Kreu Blog Faqe 823

Fjalimi i Presidentes Vjosa Osmani në 25 vjetorin e Masakrës së Mejës

0
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë homazhe sot në Kompleksin Memorial në Mejë dhe ka marrë pjesë në Tubimin Përkujtimor.

Statusi i plotë i Presidentes:
Mejë, Lëndina e Pikëllimit e dhimbjes që nuk shuhet kurrë.
Meja është vendi i të vërtetës sonë, është rrëfimi i trishtë për 376 fate njerëzore të këputura brutalisht, është Srebrenica e Kosovës.
Sot së bashku me familjarët, ndamë dhimbjen e madhe, e cila është dhimbje e gjithë Kosovës.
Kosova nuk do të heqë dorë kurrë nga e vërteta dhe drejtësia!
Lavdi të gjithë të rënëve për liri!

Vullnetarët Amerikanë të Korpusit të Paqes në Kosovë, betimi solemn në 29 Prill 2024

0
Behlul Jashari, Prishtinë

PRISHTINË, 27 Prill 2024/ Vullnetarë të rinj të Korpusit të Paqes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë arritur në Kosovë.

Në 29 Prill 2024 Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeffrey Hovenier do të administroj betimin solemn të shërbimit për 10 Vullnetarë të Rinj të Korpusit të Paqes në Kosovë si dhe do të mbajë fjalë rasti.  “Pas përfundimit të trajnimit 10 javor për gjuhë, kulturë dhe trajnim professional vullnetarët do të prezantohen para Ambasadorit Hovenier nga ana e Drejtoreshës së Korpusit të Paqës Dr. Carolyne Siganda si dhe në prani të Ministres së Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë znj. Arbërie Nagavci, Kryetarit të Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj dhe mysafirëve të respektuar”, thekson njoftimi i dërguar sot nga Ambasada Amerikane në Kosovë.

Grupi i parë i Korpusit të Paqes të Edukimit në Gjuhen Angleze  prej  25 vullnetarësh kanë mbërritur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës në 8 qershor 2014, ndërsa betimin solemn e dhanë në 20 gusht. Batimin e dhanë pas trajnimit parapërgatitor në komunitetet kosovare, si edhe grupet e viteve tjera që pasuan.

Para se të shkonin në pikat e tyre të shërbimit në Kosovë, vullnetarët Korpusit Amerikan të Paqes u aftësuan për tre muaj në mënyrë gjithëpërfshirëse për aspektet ndërkulturore, gjuhësore dhe teknike.

Korpusi i Paqës filloi programin e tij të parë në Kosovë me ftesë të presidentes së atëherëshme Atifete Jahjaga, e cila në 9 shtator të vitit 2013 me ambasadoren në atë kohë të SHBA-së në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, nënshkruan marrëveshjen ndërshtetërore për hapjen e programit të Korpusit të Paqes në Kosovë.

“Me këtë marrëveshje, Kosova bëhet shteti i 140 nikoqir i Korpusit të Paqes, organizatë kjo e vullnetarëve Amerikanë e themeluar nga Presidenti Kenedi, që me dekada kanë ndërtuar ura të miqësisë mes popujve përreth botës”, theksoi presidentja kosovare në ceremoninë ku ishte edhe drejtoresha e atëherëshme e Korpusit Amerikan të Paqes, Helen Lowman.

Vullnetarët e Korpusit të Paqes janë të përkushtuar ndaj ndërtimit të kapaciteteve lokale dhe zhvillimit të qëndrueshëm  në nivelin bazë, për dallim nga financimi tradicional i zhvillimit.

Korpusi i Paqes nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka marrëdhënie të frytshme me popullin dhe Qeverinë e Kosovës.

Korpusi i Paqes ka rrënjët në vitin 1960 kur senatori i atëhershëm John F. Kennedy i sfidoi studentët e Universitetit të Michigan-it për t’i shërbyer shtetit të tyre në kauzën e paqes duke jetuar dhe punuar në shtetet në zhvillim. Nga ky frymëzim u ngrit një agjenci e qeverisë federale e përkushtuar ndaj paqes dhe miqësisë botërore.

 Tre qëllimet fillestare të Korpusit të Paqes mbeten të njëjta:  1. T’i ndihmojë popujve të shteteve që janë të interesuara për t’i plotësuar nevojat e tyre për persona të kualifikuar; 2. Të ndihmojë në promovimin e të kuptuarit më të mirë të amerikanëve nga ana e popujve që shërbehen; dhe 3. Të ndihmojë në promovimin e të kuptuarit më të mirë të popujve tjerë nga ana e amerikanëve.

Synimet e pandalshme për ta asimiluar kombin shqiptar në pjesë të “umet mysliman”, më të zeza se preokupimet me terroristët shqipfolës islamik

1

Gjergj Kabashi

___

Gazetarët e Kosovës ende nuk kanë arritur ta kuptojnë se me lejimin e islamizimit antishqiptar dhe përmes investimeve të pandalshme të Turqisë neoosmane në të gjitha viset e Gadishullit Ilirik, sidomos në Kosovë, vendit po i shkaktohet një tragjedi më e madhe se sa që është terrorizmi islamik.

Xhamizimi i vendit është duke ia ndryshuar natyrën kombit, kjo është e vërteta e njëmendt që nuk po e shohim si problem ende , ashtu siç e meriton të shihet, luftohet dhe të ndalohet !

Terrorizmin islamik ka për ta luftuar mbarë bota sëbashku me shqiptarët, siç po e lufton,  por si t’ia bëjmë që ne si popull po shkatërrohemi, se po asimilohemi si kulturë, traditë dhe histori në vendin tonë prej Islamit të rrethanave globale?

Dikush mund të thotë…, atëhere “duhet t’i kthehemi islamit tradicional”.

Kush të do, le t’i kthehet , por mundësitë reale për t’iu rikthyer atij tashmë nuk ezistojnë.

“Islami tradicional” e ka nënkuptuar shkëputjen e dhunshme nga qendra e islamizimit , siç  ishte Perandoria Osmane deri në vitin 1912.

Prandaj, ai islam i izoluar pas asaj kohe , është quajtur “islam tradicional”, të cilin vetëm Serbia deri në vitin 1999 është munduar t’ua ruaj shqiptarëve që i ka dashur e do aq shumë…!

Për këtë dëshmojnë Velika Medresa Krala Aleksandra (Medreseja e Madhe Mbreti Aleksander) e Shkupit, e ndërtuar prej Serbisë në vitin 1924.

Vetëm 12 vite pasi ushtria serbe i kishte pushtuar viset shqiptare, duke ia bashkëngjitur Serbisë !

Pas ndërtimit dhe meremetimit nga ana e Turqisë të kaq shumë xhamive pa e pyetur fare popullin shqiptar , zor të ndreqet gjithë ajo që është prishur. Qarqet neoosmane të përmbajtura aq shumë prej serbëve e rusëve, vetëm me komunikimin e drejtpërdrejtë me mafinë ë hoxhallarëve, i bënë të gjitha këto të zeza.

Duke bashkëpunuar me ata që tashmë është e qartë se i takojnë miletit/umetit Musliman, pra i takojnë praktikisht për ditë e më shumë një populli tjetër, që jo vetëm nuk është lojal ndaj popullit Shqiptar , por nuk e njef fare këtë “haram” popull.

Këtu është pra problemi…?

Gjenocidi dhe pushtimi i brendshëm islamik, prandaj është duke ndodhur ndaj krejt Shqiptarëve për shkak të synimet dhe planeve gllabëruese të Islamit global. Për fat të keq ndaj kësaj të keqeje të madhe përpos reagimit dhe mospajtimit të vazhdueshëm të disa intelektualëve nga mërgata, në Kosovë ende nuk reagojnë e kundërshtojnë qysh do të pritej, pasi as pas 25 vitesh nuk e kanë kuptuar se cili është synimi i përbindshit islamik ndaj nesh.

Legjenda e futbollit të Turqisë, Hakan Sukur, edhe në një deklaratë të fundit të tij, ka treguar se si jeta e ka përplasur, mes lavdisë dhe depërtimeve nga shteti për të cilën dha një kontribut të madh. Sukur ka luajtur për Galatasarai, Torino, Sakaryspor, Inter, Parma dhe Blackburn.

Hasan Sukur, thekson: “Gjithçka nisi në vitin 2013 pasi kishte deklaruar se ishte shqiptar. “E rëndësishme është të ruhet uniteti i vendit tonë. Pavarësisht dallimeve kulturore apo fetare që ekzistojnë, këtu…unë jam shqiptar, jo turk, por kam lindur këtu dhe e respektoj këtë vend në maksimum”, tha atëherë Sukur.”

Kjo e zemëroi tejmase Kryeislamistin më të madh të botës së sotshme Rexhep Taip Erdoganin, me të cilin takohen fshehurazi disa kryesilamistë të hapësirave “arnaute”, qofshin prej Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë etj.

Menjëherë pas kësaj, Erdogan e largoi Hakan Sukur-in nga partia.

Sukur, rikujton: “U hodhën gurë në butikun e gruas time, fëmijët e mi ngacmoheshin në rrugë. Duhej të largohesha, sapo u largova, më arrestuan babain”.

Mendoj se do të ishte e mjaftueshme që gazetarët e Dardanisë dhe ata shqiptarë përgjithësisht të thellohen në fjalët e futbollistit të famshëm Hasan Sukur, të cilin Erdogani jo vetëm që e largoi nga partia , por edhe ia bëri jetën ferr mbarë familjes së tij.

Pikërisht Rexhep Taip Erdogan që me politikën e vet panislamike, përmes vëzhgimeve noosmane të TIKA-s së vet në hapësirat “arnaute”, na e mbushi vendin cep më cep me xhami, në mënyrë që në to të krijohen njerëzit me ndërgjegje turke-islamike.

Se, këto “fabrika” (xhamitë, pra!) nuk meremetohen e ndërtohen për gjë tjetër, përpos për shtimin e ndikimit turkomadh-panislamik…!

Që ta shtoj ndikimin e vet përmes krijimit të “ndërgjegjës myslimane” të popullatës në hapësirat ku jetojnë “arnautët”, qoftë edhe me islamizimin e turqizimin e “ëmbël” e hyjnor të tyre!

Prandaj, mos të befasohemi aspak me veprimtarinë terroriste islamike të askujt, kur terrorizmi më i madh, asimilimi më i tmershëm me përmasa gjenocidale është duke ndodhur ndaj krejt në populli në hapësirat e Gadishullit Ilirik.

Erdogan e don “popullin unik turk” , që të tillë, sipas tij, e bënë Islami dhe Gjuha Turke, pavarësisht se përbëhet prej mbi 70 minoriteteve. Mirëpo, në anën tjetër “arnautët” i don bash turq e musliman, që t’i shfrytëzoj si mish për top , njejt si në të kaluarën historike, por tash për synimet perandorake neoosmane.

A ju kujtohet se deri në ditët e vona në mbarë hapësirën shqiptare në Gadishullin Ilirik, pothuaj për secilën ditë flisnin për “shqiptarët Muslimanë”, për “96 %” Muslimanë në Kosovë etj.

A e dini që mendimet e tilla, fjalori i tillë i mirëmenduar shovenist-religjioz, vije mu prej “Vëllazërisë Muslimane” (1928), që tashmë është e ndaluar edhe në Egjipt, aty ku është themeluar.

Mu nga ajo “Vëllazëri Muslimane” , prej së cilës frymëzohet edhe Al Kaeda!

Pas ndalimit në Egjipt para disa vitesh, tashmë kjo vëllazëri e ka selinë në Stamboll.

Fjalorin e saj andaj me apo pa qenë e vetëdijshme se çka është duke bërë ndaj popullit të vet, e përdorë edhe krejt udhëheqësia “arnaute”, sidomos në Kosovë, ku për përqindjen “madhështore muslimane” kanë folë edhe disa kryeministra të vendit!

Pastaj duhet përkujtuar edhe hapja e Medresës Alaudin të Prishtinës, që është ndërtuar në kohën e Aleksander Rankoviqit, mu gjatë kohës kur ndodhte Aksioni për Mbledhjen e Armëve ndaj Shqiptarëve, kohë kur Serbia nuk lejonte asnjë shkollë fillore e as të mesme në gjuhën shqipe!

Nëse themi se përdorimi i fjalorit të tillë religjioz , që vije në mënyrë perfide nga «Vëllazëria Muslimane» dhe shpërndahet pre hoxhallarëve , «intelektualëve» dhe «burrështetasve tonë», paraqet krim të rëndë ndaj Atdheut, është tepër pak…!

Vërtetë akademiku nacionalist serb Vasa Çubriloviq, që gjithë jetën e tij tokësore ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme të na shkatërrontevme Islam, po të ishtë e mundur do të vallëzonte edhe në varr nga lumturia që projektet e tij jetësore për shfarosjen e shqiptarëve, tashmë i kanë marrë në dorë disa shqiptarë të mjerë, të ulët e të poshtër !

Dhe, gazetarët Shqiptarë nuk po ia bëjnë një pyetje të thjeshtë vetës, se a ka ndonjë popull tjetër në Gadishullin Ilirik (Ballkan); qofshin ata serbët, bullgarët apo grekët, që shtete të tjera ua meremetojnë e ndërtojnë objektet e kultit qe 35 apo 25 vjet me radhë?

Siç po ua ndëron “vëllezërve arnaut” Turqia neoosmane, me paratë e taksapaguesve të shtetit të Turqisë?

Prandaj, lerini përrallat me “terrorizmin islamik”, por ndërprejeni mbjelljen antishqiptare të xhamive për interesat neootomane, që njëherit janë edhe interesa serbe e ruse.

Shpallni zero, të paqena, të gjitha investimet religjioze të huaja në mbarë hapësirat e Gadishullit Ilirik.

Vetëm atëhere mund të themi se po i kthehemi vetvetës, se jemi popull autentik europian, në vendin tonë.

Më 24 prill të vitit 1924, 100 vjet më parë, vizionari Sefë Reçica kishte arritur të hapë një shkollë në Llugaxhi

1
Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan 
___
Sot më rrëmbyen emocionet, më tradhtuan lotët dhe pata rënqethje në pjesët lëkurore të trupit tim
Llugaxhia sot kishte festë të shumëfishtë, qytetarët e këtij fshati patën arsye të festojnë e urojnë!
– Pikërishtë me datë 24 prill të vitit 1924, pra plot 100 vjet më parë vizionari Sefë Reçica kishte arritur të hapë një shkollë në gjuhen serbe në lokacionin e xhamisë.
– Është dashtë të kalojnë edhe plot 17 vite, apo të presim vitin 1941, për të hapur shkollën e parë shqipe në fshat., dmth. sot festuam edhe 83 vjetorin e mësimit shqip.
– Nuk ka mundësi që në një festë si kjo të harrojmë të përmendim se vitin shkollor 1947/48, e kanë ndjekur 38 vajza në klasën e parë dhe 11 vajza në klasën e dytë, kjo i bie se sot e 77 vjet më parë mësimet i kanë ndjekur edhe vajzat, diçka që atyre kohëve ishte një temë tabu. Viti shkollor 1950/51 e kemi hapjen e gjimnazit të vajzave ku mësimet i vijonin 26 vajza, jo vetëm nga Llugaxhia por edhe nga Babushi e Pojatat.
– Një ditë shumë e veqant për mua që kurrë nuk mund ta harroj është data 24 prill e vitit 1990, kur në një solemnitet nën tytat e pushkëve të fashistëve serb vumë gurthemelin e shkollës ku sot po festojmë.
– Me datë 20 shtator 1994 e premë shiritin e shkollës që e ndërtuam me vetkontribut, duke ua hapur dyert 242 nxënësve që vazhduan ti ndjekin mësimet në një objekt shumë modern të asaj kohe.
Sot e 30 vite më parë, bëmë një vepër kolosale, një vepër që deri në ato vite nuk kishte arritur ta bëjë askush, jo vetëm në tokat shqiptare por thuajse askund në Evropë e më gjërë, në këte rast qytetarët duhet ta kuptojnë se po flasim për një shkollë, që u ndërtua 100% nga paratë e qytetarëve të varfër e të raskapitur në vitet 1990/94.
Sot un Selatin Retkoceri dhe bashkëpunëtorët e mi si: Rabit Konjufca, Nazmi Reçica, Sami Islami, Xhezahir Magashi, Avdyrrahim Reçica, Osman Retkoceri, Sami Retkoceri, Lutfi Reçica, Sinan Byqmeti, Ramadan Retkoceri, Fahri Magashi, Islam Selimi, Ali Tmava, Vehbi Reçica, Tefik Retkoceri, Ibrahim Avdiu, Kadri Retkoceri, Hajdin Retkoceri dhe shumë intelektual e qytetar të këtij fshati, të cilët nuk u ndalën për asnjë qast derisa e panë se shkolla u përfundua.
Sot mora mirënjohjen ma të madhe që mund të ta ndajë një personalitet i momentit, kjo mirënjohje nuk ishte e shkruar në një copë letre, por ishte e skalitur në çdo milimetër të kësaj shkolle që unë nuk nguroj ta quaj monumentale, e quaj të tillë sepse në ato kohë kur e ndërtonim shkollën, aq fort isha lidhur apo i pasionuar pas punëve, saqë më kishin humbur dy fëmijë një djalë e një vajzë, meqë isha vonuar për ta dërgu gruan në spital për lindje.
Si të mos ndjehem krenar e të mos dridhem nga emocionet kur i numëroj se sa nxënës kanë kalu nëpër bankat e kësaj shkolle, që me shumë mund kishim arritur tua sigurojmë fëmijëve tonë.
Emocioni shtohet kur i numëron ata që kontribuan dhe derdhën ndjersë, mund e para për të ju siguru shumë brezave një shkollë të dinjëtetëshme, shumë prej tyre kanë vdekur dhe nuk jetojnë më në mesin tonë, për të shiju e për tu krenu me veprën që ata e lanë pas.
Mirënjohja më e mirë për mua janë 870 nxënësit që kaluan nëpër këto banka për këto 30 vjet jete të kësaj bukurosheje që për çdo vit veq vazhdon të duket ma e bukur e më krenare.
Mirënjohja që për mua nuk mund të zëvendësohet me asgjë, janë të gjithë ata fëmijë që sot shfaqën talentin e tyre në artin figurativ, ata që u shpërblyen me mirënjohje për talentin e shfaqur në gara të diturisë, për ata fëmijë të vegjël që shfaqin skena baleti, recituan, kënduan himnin kombtar, vallëzuan, dramatizuan, humorizuan dhe improvizuan lojë e vallëzim futbolli.
Ska asgjë më emocionuese se kur kthehesh në kohë veq para 35 viteve dhe bënë krahasime se ku ishim e ku mësonim në ato kohëra të errëta, e ku kemi arritur sot kur jemi të lirë, nuk naj mbajnë milicia tytat e automatikut në kokë, por policia e Kosovës vjen në manifestim dhe festojnë bashkë me ne.
Urime ditëlindja e 30 e shkollës së mëvetësishme të Llugaxhisë, e gëzofshi për shumë vjet e shekuj dhe urojmë që ajo gjithëmonë të jetë e mbushur me fëmijë që ti japin shpirt e jetëgjatësi.

Florida përforcon me ligj standardet shtetërore të edukimit mbi rreziqet, krimet dhe të këqiat e komunizmit

Nga Frank Shkreli

Javën që kaloi, Guvernatori i shtetit Florida në Shtetet e Bashkuara, Z. Ron DeSantis nënshkroi legjislacionin që përforcon standardet e arsimit në atë shtet – standarde të cilat detyrojnë mësimin në shkollat e Floridës mbi krimet, të këqiat dhe rrreziqet historike të komunizmit ndërkombëtar. Sipas një njoftimi për median, të shpërndar me këtë rast nga zyra e Guvernatorit DeSantis, i pari i shtetit jugor të Amerikës u shpreh në lidhje me këtë vendim se, “Ne nuk do lejojmë që studentët tanë të jetojnë në injorancë, as që të indoktrinohen nga apologjetët e komunizmit në shkollat e shtetit Florida.  Përkundrazi, ne do sigurohemi, ka shtuar ai, që studentëve në Florida t’u mësohet e vërteta mbi të këqiat, krimet dhe rreziqet e komunizmit”, ka thenë Guvernatori republikan, DeSantis me rastin e nënshkrimit të ligjit.  Ligji shtetëror (SB1264) që nënshkroi Guvernatori DeSantis, javën e kaluar, përforcon mëtej standardet ekzistuese për mësimin e historisë së komunizmit në Shtetet e Bashkuara si dhe taktikat vepruese të lëvizjeve komuniste, anë e mbanë botës.

Gjatë viteve, Fondacioni i Viktimave të Komunizmit me qëndër në Washington ka bashkpunuar me shtetin Florida dhe me shtete të tjera anë e mbanë Shteteve të Bashkuara në kujtim të viktimave të komunizmit në botë – përfshirë promovimin e mësimit në shkollat amerikane mbi krimet dhe rreziqet që vijnë nga komunizmi. Frank Shkreli: Ndërkohë që në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kujtohen viktimat e komunizmit, në Shqipëri glorifikohet regjimi i Enver Hoxhës | Gazeta Telegraf —  Florida – një shtet me popullsi dërmuese me origjinë kubane, të arratisur nga regjimi komunist diktatorial i Fidel Castros gjatë dekadave – por dhe një numër shtetesh tjera amerikane — kujtojnë viktimat e komunizmit, ndërsa kanë caktuar 7 Nëntorin si Ditën Përkujtimore të Viktimave të Komunizmit, që është caktuar si e tillë, origjinalisht, me vendim të Bashkimit Evropian (BE-së),  në përputhje me vendimet e Bashkimit Evropian, në kujtesë, pra dhe nderim të gjithë atyre që janë vrarë, kanë vdekur dhe që kanë vuajtur burgjet dhe kampet e përqendrimit, nën regjimet barbare komuniste në Evropë dhe në mbarë botën.

Ligji i sapo nënshkruar nga guvernatori i Floridës përforcon standardet ekzistuese të arsimit në shtetin Florida e të cilat mandatojnë mësimdhënien mbi rreziqet dhe krimet e komunizmit, sipas njoftimit të dale nga të zyra e Guvernatorit të Floridës. “Është tepër me rëndësi jetike që çdo student të mësoj mbi rreziqet e komunizmit”, u shpreh ndërkaq, Komisioneri Arsimit të shtetit Florida, Manny Diaz. “Nga përvoja ime personale, unë i njoh mirë të këqiat që vijnë nga komunizmi dhe jam krenar që isha pranë guvernatorit DeSantis, ndërsa ai nënshkroi legjislacionin mbi forcimin e standardeve mësimore, ligj ky që siguron se Florida do mbetet një kështjellë e lirisë”, nënvijoi me atë rast Komisioneri i Arsimit të shtetit Florida, Manny Diaz, (me origjinë nga Kuba).  Në të vërtetë, ky ligj është pak si i jashtzakonshëm pasi në Amerikë nuk ka pasur ndonjëherë komunizëm zyrtar dhe si rrjedhim nuk ka pasur as viktima dhe as krime të komunizmit. Por janë shtetasit amerikanë me prejardhje nga vendet ish-komuniste – sin ë këtë rast, kubano-amerikanët në shtetin Florida, ata që këmbëngulin që fëmijt e tyre të mësojnë të vërtetat e historisë së komunizmit ndërkombëtar, përfshir krimet gjysëm shekullore të komunizmit anë e mbanë botës.

Përveç rritjes së standardeve arsimore mbi historinë e komunizmit dhe krimet e tij, ligji autorizon gjithashtu edhe degën legjislative të shtetit Florida që në atë shtet të hap një muze të historisë së komunizmit. Ligji, njëkohësisht, ndihmon dhe përgatit studentët që të mund të ballafaqohen dhe të kundërshtojnë indoktrinimet komuniste në kolegjet dhe universitetet e atij shteti.  Autoritetet e shtetit Florida miratuan ligjin për përforcimin e standardeve arsimore për mësimin e historisë së komunizmit, në përvjetorin e invadimit të Gjirit të Derrave në Kubë (Prill, 1961) — një përpjekje kjo që dështoi, e financuar dhe e organizuar nga ana e Shteteve të Bashkuara, me qëllim për të rrëxuar regjimin komunist të diktatorit Fidel Castro. Ky muaj i Prillit shënon gjithashtu disa data të rëndësishme në ldihje me kujtesën e viktimave të komunizmit në botë, siç është edhe 15-vjetori i miratimit të rezolutës nga parlamenti Evropian (2 Prill, 2009) mbi caktimin e Ditës zyrtare për Kujtimin e Viktimave të gjithë Regjimeve Totalitare dhe Autoritare që shënohet me 23 Gusht të çdo viti në Evropë dhe më gjërë.   Texts adopted – European conscience and totalitarianism – Thursday, 2 April 2009 (europa.eu)  Duke filluar nga viti 2009, anë e mbanë Evropës shënohet Dita e Kujtesës për vikitmat e regjimeve totalitare dhe autoritare, në përpjekjet për të mbajtur gjallë në radhët e brezave të ardhëshëm, kujtimin e viktimave të komunizmit, anë e mbanë Evropës, me qëllim që ajo e kaluar mizore e komunizmit barbar ndërkombëtar të mos përsëritet më.

Shqipëria bën përjashtimin — Për fat të keq, Shqipëria sikur nuk është pjesë e Evropës, sepse ajo deri më sot nuk ka caktuar me ligj një ditë zyrtare mbarëkombëtare – në përputhje me Evropën dhe Shtetet e Bashkuara — për të kujtuar viktimat, krimet dhe të këqiat e komunizmit të regjimit totalitar të Enver Hoxhës. Koha e diktaturës së regjimit komunist në Shqipëri tregoi fytyrën më të vrazhdët të njeriut kundër njeriut – shqiptarit kundër shqiptarit — dhe të një shoqërie pa Zot. Megjithkëtë, krimet e komunizmit dhe vikitmat e tij të pafajshme të diktaturës enveriste në Shqipëri nuk kanë kaluar pa u njohur nga ente dhe personalitete ndërkombëtare gjatë tre dekadave të fundit.  Po i kujtojmë ata me këtë rast duke rikujtuar vizitën e Papa Gjon Palit II në Shqipëri me 25 prill, kur udhëheqsi I Kishës Katolike, kujtoi viktimat e komunizmit shqiptar, sidomos klerikët e Kishës Katolike shqiptare duke iu drejtuar shqiptarëve me këto fjalë: “Ty o popull fisnik shqiptar, ta drejtoj përshëndetjen time të ngrohtë dhe të dashur! … Gjatë një dimri kaq të ashpër dhe të lodhshëm vuajtjesh dhe provash, Kisha heroike në Shqipëri, e tronditur nga persekutimi i rëndë dhe i gjatë, por e pasuruar nga dëshmia e martirëve të saj, ka ndarë deri në pikën e fundit dhimbjet dhe shpresat e Kombit, duke mbajtur të gjallë dhe me sakrificën personale të shumë anëtarëve të saj, traditën e lashtë të krishterë, me bindjen se ajo përfaqëson një vlerë të përhershme të identitetit autentik shqiptar”.

Pastaj Pap Gjon Pali II – 31-vjet më parë, gjatë asaj vizite, inkurajoi shqiptarët me një mesazh për të sotmen duke iu drejtuar Shqipërisë dhe shqiptarëve me këto fjalë atërore: “Shqipëri qëndro në lartësinë e detyrave që të presin”, ndërsa bëri thirrje për kujtesën e përhershme të viktimave të pafajshme të komunizmit, ashtuqë të “Të mos harrohet e kaluara, por të shikohet e të ndërtohet me guxim e ardhmja”… Kjo liri e besimit fetar, të cilën ju më në fund po e shijoni, nuk është vetëm një dhuratë e çmuar e Zotit për ata që kanë hirin e fesë, por është një dhuratë për të gjithë, sepse liria e besimit në Hyjin është themeli i garancisë për çdo shprehje të lirisë. Ajo prek njeriun në intimitetin e vet, në atë pik të shenjtë dhe të padhunueshme që është ndërgjegjja, ku qenia njerëzore takohet me Krijuesin, dhe fiton ndërgjegjësinë e plotë të dinjitetit të vet. Nga një liri e tillë, e trajtuar ashtu siç duhet, nuk ka përse t’i trembemi asnjë çrregullimi shoqëror…Siç na mëson edhe feja: nëse kemi një Krijues të përbashkët, që të gjithë jemi vëllezër”, ka deklaruar Papa Gjon Pali II në vizitën e tij në Shqipëri (31-vit si sot) duke u gjunjëzuar për të puthur tokën e lashtë të Arbërisë.

Për fat të keq, e kam thenë shpesh se këto 30-vjet tranzicion, klasa politike shqiptare e të gjitha ngjyrave – sa i përket kujtesës së viktimave të komunizmit, nuk i ka kryer detyrat e saj në lartësinë që pritej e që duhej e për të cilën bëri thirrje Papa Gjon Pali i II në vizitën e tij në Shqipëri (Prill 1993). Kjo klasë politike vazhdon me arrogancën e saj të pa ndërgjegjshme dhe të pa dinjitet ndaj kujtimit të viktimave të komunizmit barbar në Shqipëri dhe ndaj krimeve të regjimit të Enver Hoxhës. Në mungesë të një kujtese zyrtare dhe përballjes serioze eme të kaluarën komuniste, siç ndodhë anë e mbanë Evropës për vikitmat e pafajshme të regjimeve totalitare, Shqipëria ka zgjedhur që me heshtjen e saj ndaj krimeve të komunizmit, të përjetësojë ashtu në heshtje regjimin kriminal të Enver Hoxhës – një sjellje dhe politikë anti-kombëtare e pa denjë dhe e papërgjegjshme, që së bashku me faktorë të tjerë shoqërorë e ekonomikë –po shkakton zbrazjen e Shqipërisë nga më të mirët bijë e bija të saj.

Por në mungesë të kujtesës së tyre nga Tirana zyrtare, ne si individë kudo që jemi të lirë neper botë, nuk na ndalon kush t’i kujtojmë ato viktima të pafajshme dhe krimet e komunizmit në Shqipëri, sepse besojmë që “liria e besimit në Hyjin është themeli i garancisë për çdo shprehje të lirisë.” Si e tillë kjo liri duhet mbrojtur gjithmonë duke kujtuar viktimat që u vranë nga ai regjimi dhe me ta komunizmi vrau edhe lirinë e çdo shqiptari për pothuaj një gjysëm shekulli. Këtë liri që gëzon sot Shqipëria ua ka borxh shumë viktimave të pafajshme të regjimit komunist, por me këtë rast po përmendim viktimat e një ndër gjyqeve më famëkeq të regjimit komunist, ai i zhvilluar në Kishën e Motrave Stigmatine, në rrugën Gjuhadol të Shkodrës, në Prillin e vitit 1968, që sot kujtohet në faqen e  Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës – Site of Witness and Memory | Shkodra | Facebook

Ai gjyq, sipas faqës së internetit të Muzeut, është zhvilluar pas 8 muajsh hetuesie, shoqëruar kjo me cinizëm, fyerje, përbuzje, rrahje e tortura. Më 1 prill 1968 dosja hetimore në ngarkim të Dom Frano Illisë, Dom Zef Bicit, Dom Mark Hasit, Dom Mark Dushit, At Gegë Lumës, Alfons Radovanit dhe Kol Marlacajt, nga prokurori i rrethit Shkodër Faik Minarolli, i përcillet për gjykim Gjykatës së Qarkut Shkodër.  Gjykata e Qarkut të Shkodrës me kryetar Nuri Resmja, i shpalli të gjithë të akuzuarit fajtorë, nën aprovimin e duartrokitjeve të publikut në sallë dhe pjesës tjetër jashtë saj, që e ndiqte me altoparlantë. Dom Zef Bici dhe Dom Mark Dushi u dënuan me pushkatim, ndërsa Dom Frano Illia dhe Dom Mark Hasi u dënuan me 25 vjet, ky i fundit vdiq në burg, sipas kujtimit të tyre në faqen e Muzeut të Dëshmisë dhe Kujtesës në Shkodër.

Nëqoftse vizitoni Shkodrën, mos anashkaloni të vizitoni Muzeun e Dëshmisë dhe Kujtesës, Vendin e Dëshmisë e të Kujtesës — në atë qytet të vuajtur dhe të nepërkëmbur ndër dekada.  Nëse vetëm kaq mund të bëni si individë e si shqiptarë të lirë në kujtesë të viktimave të komunizmit, jo vetëm në Shkodër, por edhe anë e mbanë Shqipërisë, bëjeni këtë si kujtim në nder të tyre por edhe si edukim për ju. Kjo HESHTJE zyrtare ndaj krimeve të komunizmit dhe refuzimi zyrtar për tu ballafaquar me atë histori të tmershme nuk i bën nder Kombit shqiptar as nuk e radhitin atë me kombet e tjera në Evropë dhe Amerikë të cilët me ligje dhe përballje, zyrtarisht, me të kaluarën kanë përjetësuar tashmë kujtesën e viktimave të komunizmit, me ligje dhe monumente, dhe kanë dënuar krimet në vendet e tyre dhe anë e mbanë botës – me shpresën që ato krime të mos përsëritën më. Është një trashëgimi kriminale që nuk mund të mbrohet më as nga pozita, as nga opozita politike shqiptare!

I përjetshëm qoftë kujtimi i viktimave të komunizmit!

Guvernatori i shtetit Florida, Ron DeSantis

Nga vizita e Papa Gjon Palit të II në Shqipëri, 25 prill i vitit 1993

Mbi romanin “Paraardhësit”, të autorit Muharrem Blakaj

1

Recensë

Nëse e konceptojmë si një triptik të temës shumë të rëndësishme që trajtojnë, atë të tjetërsimit e të robërimit të atdheut, në këtë tipologji, së bashku me romanin e Ismail Kadaresë “Sjellësi i fatkeqësisë”, në të cilin ai rrëfen për prijësin naiv dhe injorant të karvanëve Haxhi Miletin, i cili një ditë ngarkohet nga Sulltani të çojë gjysmë milioni shami për mbulim fytyre dhe trupi në krahinat e Ballkanit të banuara nga shqiptarët kryengritës; mision ky që ndërlidhet me përpjekjen e përgjakshme të osmanëve që ato territore, të cilat ata i kishin pushtuar në Mesjetën e vonshme në Ballkan dhe Evropën Qendrore dhe të cilave u kishin dhënë autonomi relative, tani të futeshin nën tutelë edhe në aspektin fetar; së dyti, si pjesë e këtij triptiku të hipotezuar, me romanin “Nata në Sion” të Dr. Anton Gjuravçajt që jep mjeshtërisht teknologjinë e sofistikuar të pushtuesve turq osmanlinj për të depërtuar e robëruar jo vetëm mbi territoret shqiptare, por, mbi të gjitha, në shpirtin e shqiptarit, duke ia sulmuar pandërprerë e zhdukur çdo gjurmë të konstitucionit të tij shpirtëror nga çdo shenjë e paganizmit dhe e kristianizmit, me pikësynim për t’u ngulur gjatë në trojet shqiptare e me ëndrrën për të mos u shkulur prej andej, siç dhe ngjau, për mbi pesë shekuj; ndërsa në pjesën e tretë të këtij triptiku, gjithnjë të hipotezuar, të shkruar në kohë të ndryshme dhe secili autor me “skedën” e vet të dallueshme: me aftësi, këndvështrime të ndryshme, me forcë talenti po të ndryshëm e mesazhe të përbashkëta dhe përveçësuese, me simbolika e ndërkallje intertekstuale të veçanta do të rendisnim padyshim edhe romanin e shkrimtarit Muharrem Blakaj, i cili përkundër dy romaneve më të para, që, siç thamë, na japin artistikisht përgatitjen terrenit e kushtet e Natës së gjatë si e Jona të gjysmëhënës mbi trojet shqiptare, te “Paraardhësi” artistikisht me mjeshtëri autori jep, se si “produkti” i kësaj nate të gjatë të gjysmëhënës rikthehet nga shkretëtirat arabike për të përhapur e krijuar terrenin e përshtatshëm për rrënjosjen (edhe ky i tjetërsuar nga zanafilla humane) të islamit fanatik, por jo vetëm atë, por islamin ekstrem e terrorist, gangrenë në trojet shqiptare, sidomos ato Veriore, ku fokusohet autori. Përkimet e autorëve në këtë triptik të hipotezuar, të cilit mund t’i qasen edhe vepra të tjera (të pa trajtuara këtu) të autorëve tanë këndej e përtej Drinit, sa është si rastësi (apo një korelacion i yni studimor), aq shpreh dhe shqetësimet e autorëve për këto realitete si në diakroni e sidomos në sinkroni, siç është dhe “Paraardhësi”.

Ardhja e hoxhës, “misionarit”, si “sjellësi i ri i fatkeqësisë” jo më me shami e burka si Haxhi Mileti i Kadaresë, por me misticizma, me ideologjinë e islamistëve ekstremë në një terren të parapërgatitur prej paraardhësve të mëparshëm disi të strukur, vitet e shekujt zërohen për mynxyrën që i sjellin vendit të tyre. Kësisoj hoxha i ri “misionari” Kurt Lula, “në vend të emrit e mbiemrit të pakuptimtë Kurt Lula, mbaj emrin e ndritur islam, Abdallah Abdul Mutalib” pra, Kurt Lula alias Abdallah Abdul Mutalib të krijon përshtypjen e një jeniçeri islamik fanatik, që e ka marrë me zell të madh e përkushtim përmbushjen e misionit të tij që, në fund të fundit, rezulton antikombëtar. Edhe pse në këtë prolog të romanit, nuk mungojnë notat sarkastike e groteske të autorit “në vend që t’i bashkojë karabushi i qepës, për çudi po i ndan cipa e hollë e saj” etj., apo “Nuk kisha aspak dëshirë të takohesha në oborr vetëm për vetëm me Imamin”(vizatim grotesk i imamit në tërësi), Kurt Lula alias Abdallah Abdul Mutalib (i konvertuar) sepse të kujton kontaktin e parë të karvanit të Haxhi Miletit me tokën shqiptare, me gratë e vajzat e zbuluara evropiane mbi të cilat do të hedhë përsipër perçet dhe burkat (nënkupto robërimin, fanatizmin e tyre, pa u ndalur më gjatë në nëntekstin alegorik të kohës, kur e shkruante Kadareja). Kurt Lula alias Abdallah Abdul Mutalib i kthyer nga studimet, për t’u bërë misionar vëren me imtësi kontrastin e vendit që ka lënë me vendin që zë. Pa dyshim që janë faqet më prekëse e, në të njëjtën kohë, përtallëse e të një ironie të hollë, siç ngjet rëndom me absurdin (s’ka më fantastike se realiteti, thoshte Dostojevski) e kontakteve të tij të para pas tjetërsimit që ka pësuar tragjikisht në vendet ku ka studiuar ose, më saktë indoktrinuar për faqe të zezë, kur rikthehet në tokën shqiptare, pas një ikje relativisht të gjatë për studim e përgatitje për “misionin” e tij, kur lidhjet me vendlindjen i mbante përmes letrave që i çonte rregullisht “paraardhësi” tjetër i tij, imami, në të cilat e vinte në kontakt me gjithçka ndodhte në shtëpinë e tij, në fshat, vdekjet, në botën shpirtërore dhe në besimin herë-herë të lëkundur të bashkëfshatarëve të tij ndaj islamit, ose e anasjelltë, siç shkruhet edhe në roman: ”Imami, veç vdekjeve që më kishin ndodhur në shtëpi, më kishte njoftuar se në fshehtësi të plotë kishte filluar punën me seleksionimin e rinisë drejt rrugës së shenjtë të regjistrimit të tyre në anëtarësinë salafiste. Pastaj imoraliteti, shkruante më poshtë Imami, është bërë një plagë e rëndë në shoqërinë tonë të pasluftës.” Në fakt, nga këtu e deri në faqet e fundit të romanit, autori, duke u fokusuar herë në thelbin e herë në shfaqjen (dukjen) e islamit terrorist, apo duke i miksuar e alternuar mjaft bukur, u ka çjerrë maskën e vetëvënë, duke na dhënë degjenerimin moral të tyre, të fshehur me sloganistikë e veprime që mbështeten në islamin fanatik e terrorist.

Autori, Blakaj, me një gjetje të bukur e sinjifikative, si të thuash, e paralajmëron lexuesin me mynxyrën që kanë bërë mbi të “ustallarët” e indoktrinimit a të tjetërsimit islamist dhe, për rrjedhojë brezat e “Paraardhësve”, mbi Kurt Lulan alias Abdallah Abdul Mutalib etj., kur ai kujton gjyshin e vet: “Sa herë që e përfundonte këngën (gjyshi) na thoshte: “Gjëja më e shëmtuar në jetë është tjetërsimi. Kur njeriu tjetërsohet, ia mohon vetes, vëllezërve, miqve e të dashurve të tij të drejtën të kenë qasje në atë së çfarë janë në të vërtetë. Prandaj, qëndroni ashtu siç ju ka krijuar i madhi Zot e mos u tjetërsoni në atë së çfarë nuk jeni…”. Ky është kryekumti i këtij romani ose rreth tij sillet i tërë romani, i cili na jepet që në faqet e para të tij dhe gjithçka që ngjet më pas rrjedh në të kundërtën historike të kësaj porosie-amanet të gjyshit, kundër tjetërsimit dhe pasojat, si në efektin domino, në jetën e një populli, që e fitoi lirinë me çmim të lartë dhe po e humbet ca nga ca për shkak të depërtimit të islamit fanatik e terrorist.

Kurt Lulan alias Abdallah Abdul Mutalib, me të mbërritur sheh ndryshimet në kohën e mungesës së tij, tashmë nën një optikë krejt tjetër, të metamorfizuar në kufijtë e absurdit (ç’kiamet ka ndodhur në mendësitë e tija!?), çka nis që nga ftohja me njerëzit më të afërt, me shokët e fëminisë, si Hili, Maksuti apo vëllai Xuni; ftohja me Zejnebën, për të cilën ka ndier simpati. Dhe, pasi “mbaron” me këtë rreth më të afërt, Kurt Lulan alias Abdallah Abdul Mutalib i drejtohet thelbit, apo misionit të tij zhbërës, fshirës të së shkuarës, të konstitucionit të dallueshëm shpirtëror: “Rreth e qark saj (varrezës) nuk kishte ndryshuar asgjë, përveç disa varreve të reja. Sytë m’u ndalën mbi epitaf. Në heshtje i shkoqita shkronjat kaurë… ishte emri i vëllait. Sytë m’u mbushën me lot.

Jashtë rrethojës me tela gjemborë, ashtu siç i kisha lënë, ishin varret e të krishterëve me ca kryqe të thyera. Sytë m’u ndalën mbi varrin e vithisur të kaurit, i cili shekuj më parë e kishte vrarë përhapësin më të denjë të islamit në këto anë, Sulltan Muratin e Madhërishëm, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të. Kur isha fëmijë, me rastin e festave, gjyshi me sillte pranë varrit të tij dhe faleshim me përulje duke e lavdëruar Zonjën e Madhe. Mos e harro o bir, ky është varr dëshmori. Pastaj, kur ktheheshim në oden e burrave, gjyshi e këndonte me nostalgji këngën epike për trimërinë e këtij kundërshtari të ashpër të islamit. Oh, sa zë të ëmbël që kishte. Sa me tundonin tingujt e zgavruar të lahutës… dhe në vesh, sikur me buçiti zëri i tij i zgavruar nën telin e lahutës.

Sa e sa herë i kisha kënduar me gjithë afsh ato këngë të lashta, pa e ditur se këndoja haram.” Lexon këtë pasazh dhe vetvetiu të shkon mendja te pasojat e paraardhësve në jetën politike e sociale të Kosovës, kryesisht, në qëndrimin ndaj figurës madhështore të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, te “kuraja” deri dhe për të dëmtuar monumentin e tij apo dhe shkëlqimin dhe evokimin e epokës skënderbejane etj. prej disa psikopatanalistëve puthadorës të reaksionit më të zi ndaj popullit shqiptar këndej e matanë Drinit, po sidomos andej, ku dhe terreni është më i përshtatshëm. Dhe, saora vjen përtallja autoriale e shëmtimit të pësuar: “Allahu m’i faltë gjynahet dhe me gjithë afsh këndova këtë ajet nga surja Llukman: “Po ka nga njerëzit që blenë tregime boshe („tregime boshe” nuk janë gjë tjetër veçse këngët) e me qëllim që t’i largojnë njerëzit prej rrugës së Allahut pa pasur kurrfarë fakti dhe për t’i marrë ato (ajetet) e Allahut si tallje. Për ta me siguri është përgatitur dënim i turpshëm!”… i mjeri gjyshi im… në botën tjetër e pret dënimi i turpshëm…”. Se në ç’shkallë degradimi ka përfunduar Kurt Lulan alias Abdallah Abdul Mutalib, dëshiroj të vë në spikamë edhe disa detaje të tjera, ku shprehet ironia therëse e shkrimtarit Muharrem Blakaj: 1.- “Dritaret m’u duken të vogla, ndërsa oxhaku që vazhdonte të nxirrte tym, ishte shtrembëruar aq shumë nga lindja, sa që nga çasti në çast, dukej sikur do të binte. Mashalla, mendova i ngazëllyer. Edhe oxhaku e paska marrë anën e mbarë.”2.- Apo tentimi gjyshes së Zejnebës për ta përqafuar e malluar hoxhën e ri, si dikur fëmijë: “E pashë (gjyshen e Zejnebes) që i mbeten duart e ngritura drejt meje që i bëri gati të më merrte në përqafim ashtu siç me kishte përqafuar kur isha i vogël… ka kaluar ajo kohë, tani nuk më përqafon dot plakushë e dreqit, – mendova pasi isha larguar tutje”, që arrin kulmin në takimin e Kurt Lulan alias Abdallah Abdul Mutalib me nënën dhe motrën e tij: 3.- Nëna e malluar do ta përqafojë dhe hoxha i ri i largohet duke thënë: “U çmend kjo (nana), apo ç’pati? Përqafimet e tilla nuk i lejon islami. Kjo plakë e krisur, para se të jetë nënë është femër, e përqafimi i femrës i zgjon ndjenja epshi çdo myslimani. Allahu e ndëshkoftë që me mbushi haram… Subhanallah. gjuhën e saj haram (gjuha e s’ames).

“Trus bythën (i thotë motrës) aty! Ku e ke mbulesën islame, ë? – i fola ashpër. E hapa torbën. Nxora dy burka i keni dhuratë nga unë. Po ju pashë me këto rroba haram, do ndëshkoheni sipas udhëzimeve të sheriatit famëmadh”.

Dhe, në vijim romani s’është gjë tjetër veçse një ndërthurje e përshkallëzuar në mes të “verifikimit” të asaj me të cilën ndeshet hoxha i ri i porsa kthyer nga studimet me realitetin e kohës; përsiatjeve të tija mistike e të fanatizmit të tij islamik; me mënyrën se si funksionojnë institucionet fetare islame atje, de jure e de facto, si rasti i Profesorit apo dhe i të dërguarit të Allahut, kundërshtitë e vazhdueshme që kanë radikalët me islamistët e zanafillës, tradicionalë e stoikë si rasti i Hafiz Hoxhës, mësuesit të Kurtit, që ndodhet gjithmonë nën trysninë e kërcënimin herë të fshehtë e shpeshherë të hapur deri dhe për jetën (?!) për t’iu bashkuar atyre, i cili gjatë një debati gjoja fetar ua përplas në fytyrë: “Unë nuk dua të jem pjesë e këtyre ndarjeve, nuk dua që populli im të infektohet me viruse të tilla, nuk dua që populli im paqedashës, tolerant, i mirënjohur për mikpritje e bujari, të jetë viktimë e përçarjeve sektare orientale. Me një fjalë; dua ta ndajë kulturën nga feja. Ne duam vetëm besimin islam e jo traditat e kulturën pagane arabe. – ia kthej pa pikë turpi Hafizi. Prandaj, myslimanët, që ju po përpiqeni t’i shëroni me mbidozë, i keni kthyer në kancer të rrezikshëm në trupin e sfilitur islam… duke i armiqësuar, në fillim me njëri tjetrin, e pastaj me gjithë botën e qytetëruar… pasha Zotin, do ta shkatërroni islamin dhe do të dështoni me turp… etj; përmbushjes së misionit të tij, sidomos aty ku kanë pikësynimin kryesor, ndër breza të rinj për të cilën është kthyer në atdhe, në burkizimin e grave e vajzave e në çdo aspekt të jetës shpirtërore të popullit për ta transfuzuar atë, ku ndër të tjera, dëshiroj të vë në spikamë detajin e mëposhtëm, që përbën një nga drejtimet e përçarjes, deunitizimit, e shpërbërjes së arritjeve shekullore të popullit shqiptar, konkretisht: “O i dërguari im, kalëroje Burakun e bardhë e nisu. Jo për Miraxh por, për t’i vrarë kaurët dhe myslimanët e pavërtetë që në kundërshtim me urdhrat e mi, bënë miqësi me çifut e të krishterë… pastaj do vish tek unë, ku të pret xheneti dhe shtatëdhjetedy hyritë virgjëresha… Estagfirullah… klithi i përdëllyer kur dëgjoj zërin e Tij” (Kurt Lula alias Abdallah Abdul Mutalib).

Romani “Paraardhësit” i autorit Muharrem Blakaj, tashmë si botim i dytë (nuk kam dijeni për jehonën në Kosovë a në arealin shqiptar, ku mund të jetë lexuar dhe, gjithashtu, nuk jam në dijeni, – as dhe e thotë në dorëshkrimin e sjellë, – nëse është riparë a ripunuar nga autori në këtë variant të sjellë, por përshtypja ime personale është se autori ka ndier, – me të drejtë – nevojën edhe të një “vistoje” (lexo: mirëpritjeje të merituar) nga prestigjiozja “Toena” në   atdheun amë, për shkak të problematikës së mprehtë, aktuale dhe mezi “të përtypshme” ndoshta nga komunitete të caktuara atje, përtej Drinit, – objekt dhe subjekt edhe i romanit edhe pikërisht për këtë arsye (nëse i duhet krijuar mundësia e botimit) është një vepër komplekse, vlerat e së cilës s’mund të suazohen në kuadrin e një recense të tillë, sa do e përimtë të jetë. Shpreh mendimin e bindshëm jo vetëm se romani është i botueshëm, por edhe si një vepër që përplotëson “triptikun” e hipotezuar, me të cilin nisëm këto shënime, me theksa edhe më aktualë, mbase diku-diku edhe më të drejtpërdrejtë duke e quajtur kësisoj një kontribut në letrat shqipe jo vetëm për temën e rëndësishme, por edhe nga mjeshtëria e niveli artistik i spikatur. Vlen për t’u theksuar, sipas gjykimit tim, fryma e qartë progresiste kundër neootomanizmit, reagimi ironiko-tragjik i tjetërsimit të njeriut shqiptar e bashkë me të edhe islamit tradicional jo me propagandë, por me argumente teologjike, duke stigmatizuar me një mjeshtëri të rrallë e me një sens të hollë ironik e sarkastik, por dhe paralajmëruar mbi rrezikun kërcënues të radikalizmit islamik si natësim i denduruar i jetës politike, sociale, religjioze e shpirtërore të popullit përtej Drinit, si të ishte zgjedhur enkas bashvendi i eksperimentit (edhe ky i hipotezuar) në kohën e ndërmjetme pothuajse nga dalja prej një skllavërie të gjatë serbe në atë të dyfishtë tashmë të përgatitur tinëzisht si për të vërtetuar nga ana strategjike dhe praktike tezën e Profesorit të Harvardit (1993) Samuel Huntington-it mbi përplasjen e qytetërimeve dhe përgatitje terreni natësimi fetar fanatik me gjithë rrjedhojat sociale të tij (a fakt i kryer tashmë) si strehë a rezervat i përgatitjes së kontingjenteve për pasardhës të tjerë të paraardhësve të tyre (tingllon si sofizëm?!) dhe për strukturat përplasëse të qytetërimeve si ISIS etj.

Personalisht, me gjithë njohuritë e pasistemuara e të pathelluara, mbase sipërfaqësore, s’do ta konsideroja veten si njohës, le më ekspert i teologjisë (paçka se jo pak njohuri përcjell edhe romani në këndvështrimin sarkastik të autorit si një rrjet merimange, ku herë merret vesh qartazi e herë mjegullohet enkas në interpretim, gjithçka dhe sipas “pikëpamjeve” të paraardhësit, ose të autorëve të mynxyrës që i kanë përgatitur ndër dekada e vite Kosovës në këtë sundim a alternim pushtimi serbo-islam radikal!?), por përshtypja ime është se nën veshjen “fetare” autori Blakaj jep një pasqyrë besnike e reale të gjithçkaje që ngjet në jetën politike, sociale e kryesisht religjioze si strumbullar të Kosovës në diakroni e, sidomos, në sinkroni dhe në ndërlidhjen e tyre të pashqitshme në aleanca e në shërbim të njëra-tjetrës gjithnjë për përfitime të ndërsjella dhe në dëm të ardhmërisë e prosperitetit të vendit. Me siguri lexuesi atje, sidomos ai progresist, antikonformist e atdhetar, si rasti i gjyshit të Kurtit, Hafiz Hoxhës, ose në tërësi të gjithë atij substrakti personazhesh që përbën themelitë kombëtare të Kosovës, të cilët në njëfarë mënyre bartin edhe shpresën e çnatimit të islamit fanatik e ekstremist apo të kundërvënies së vazhdueshme ndaj tij për të ruajtur e zhvilluar vlerat e identitetin tonë kombëtar etj., e kanë më të lehtë të identifikojnë me saktësi se cila ka qenë dhe është “lënda e parë” faktike e cila, siç thoshte dikur M. Gorki, i ka shërbyer Blakajt, për të nxjerrë e portretizuar një sërë personazhesh të romanit që të mbeten në mendje. Mbase është pikërisht ky takëm i “lëndës së parë” që mund ta ketë pritur me këmbët e para romanin, ka heshtur mbi të, pasi romani, në këtë sens, është zgjues, është, siç e kemi theksuar edhe më parë, kambanë alarmi për të sotmen dhe ardhmërinë europiane të vendit tonë.

Në këtë recensë, për shkak të kompleksitetit dhe të realizimit artistik të veprës, recensentit i duket e pamjaftueshme dhe ndihet ligsht pa dëshirën e tij, pasi s’mund të ndalet më gjatë në çdo element, anë a aspekt të romanit jo të trajtuar apo më gjerësisht këtu, si struktura kompozicionale, teksti, konteksti dhe ndërteksti, gjuha e pasur, karakterizimi i personazheve dhe portretizimi i situatave, zhbirimet psikologjike, humori dhe ironia, përçudnimi, degjenerimi moral i skajshëm dhe jeta hedoniste që bëjnë për vete krerët e islamit fanatiko-terrorist, ndërkohë që ndryshe predikojnë e kërkojnë nga xhemati e ndjekësit e tyre apo dhe në përmbajtjen e romanit për dyfytyrësinë e tinzaninë e klerit radikal terrorist islam dhe një sërë çështjesh të tjera.

Së fundi, gjykoj se romani ka nevojë për redaktim e, sidomos, korrektim të kujdesshëm.

  1. D. Tiranë, Prill 2017

Ne, një popull i tradhtuar, i vjedhur dhe i sakatuar nga të gjitha qeveritë e pasluftës

1
Nga: Lirim Gashi , Prishtinë
___
Pyes vazhdimisht veten se si e lejuam veten të lëndohemi vazhdimisht në shpirt jo vetëm nga Serbia, Rusia dhe Franca dhe nga disa popuj e vende të Evropës Perëndimore që ushqejnë nostalgji, simpati dhe emocione shpirtërore ndaj Rusisë, por edhe nga disa fuqi të rëndësishme të Bashkimit Evropian, të ciliat ende kanë iluzione se serbët dhe Serbia e tyre do të heqin dorë nga Nëna Rusi dhe do të bëhen një anëtar i bindur i kombeve dhe shteteve evropiane?
Ne lejuam veten të lëndohemi vazhdimisht në shpirt sepse e trajtuam shtetin tonë të ri, i cili është ende i butë si djathi i dhisë, si një dhuratë nga qielli, sikur deti i gjakut që derdhëm nga venat tona për dy shekuj të ishte një det nga benzina që rrodhi nga tubat e gomës së kamionëve dhe makinave.
E kam theksuar vazhdimisht se armiku, të cilit pa kushte ia falim të gjitha mëkatet, veçanërisht të pafalshmet, kthehet në vendin e krimit për ta përfunduar atë, sepse ai ka vërejtur se ne jemi armiq të vetvetes.
Ne si popull i tradhtuar, i vjedhur dhe i sakatuar nga të gjitha qeveritë tona të pasluftës nuk duhet ta lejojmë kurrë krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe në një Kosovë mjaftueshëm të zhveshur dhe të gjymtuar nga rregullimi multietnik i Marti Ahtisar-it, duke marrë parasysh faktin se jemi shumicë 96 përqindshe dhe se vëllezërit tanë në Jug të Serbisë trajtohen nga regjimi kriminal serb si bagëti që bartin mbi kurrizin e tyre barrën e rëndë të serbëve të pasur në tregun e Beogradit.
Po ky regjim kriminal serb i trajton edhe më keq vëllezërit tanë nga Jugu i Serbisë, të cilët ikën nga pashpresa dhe errësira e saj në vendet e Evropës Perëndimore për ta gëzuar lirinë dhe për ta siguruar ekzistencën e tyre, sepse atyre ua heq shtetësinë dhe ua ndalon kthimin.
Ne morëm dënimin e Zotit sepse nuk kërkuam dëmshpërblim nga Serbia gjenocidale për gjithçka që na bëri që nga koha e Grashaninit e deri më sot dhe sepse nuk kërkuam për vëllezërit tanë që jetojnë në jug të Serbisë, Asociacionin e Komunave Shqiptare, para se ta kërkonte atë prej nesh Serbia.
Fakti që një shtet gjenocidal si Serbia nuk i respekton kërkesat tona të drejta nuk do të thotë se ne duhet të ndalojmë së kërkuari ato.
Sepse aty ku ka një vullnet të sinqertë ka edhe një rrugë.
Hebrenjtë na kanë dëshmuar se vullneti shpërthen kodra përpara se ta arrijë qëllimin.
Ne nuk duhet të kemi iluzione se qeveria e Kurtit do të na shpëtojë e vetme atë që nuk kemi dashur ta shpëtojmë vetë, sepse kemi toleruar për një kohë tepër të gjatë politikanë tradhtarë, kriminelë dhe grabitqarë në pushtet, të cilët kanë ndjekur vetëm interesat e tyre të ngushta.
Ndaj të gjithë duhet të dalim në rrugë për t’i thënë jo padrejtësisë së madhe që po na vjen.
Ne ankohemi gjithmonë se si individë dhe si popull shumicë të një shteti që nuk është anëtar i OKB-së dhe që nuk njihet nga pesë shtete të Bashkimit Evropian, nuk kemi të drejtë të bëjmë padi ndërkombëtare kundër Serbisë.
Por shpresoj që askush nuk i ndalon vëllezërit dhe motrat tona që kanë nënshtetësi të shteteve më të fuqishme evropiane, të bëjnë padi civile kundër shtetit serb në Gjykatën e Strasburgut.
Apo edhe kjo është e ndaluar?
Unë nuk jam ekspert juridik, por nëse paditë civile kundër regjimit kriminal serb dhe shtetit të tij gjenocidal nuk lejohen për motrat dhe vëllezërit tanë që kanë shtetësinë e shteteve më të fuqishëm në Evropë, atëherë anëtarësimi ynë në Këshillin e Evropës është gjëja më e mirë që mund të na ndodhë.
Sepse pa u bërë shteti ynë anëtar i Këshillit Evropian, nuk mund të bëhet anëtar i NATO-s.
Do të vijë dita kur do t’i lutemi Zotit me trup dhe me shpirt që të na lejojë t’i kthehemi rrënjëve tona katolike.
Por do të jetë shumë vonë sepse ne nuk do të mund ta shpëtojmë shtetin tonë.
Kjo është arsyeja pse është më mirë ta bëjmë tani, kur kemi ende një shans për të shpëtuar gjithçka që mund të shpëtohet.
Sepse nëse ishim në atë kohë aq budallenj dhe të pabesë sa të pranonim një besim të huaj pushtues në këmbim të privilegjeve thuajse inekzistente, atëherë pse të mos bëhemi të mençur në këtë kohë dhe të kthehemi në besimin tonë, përmes të cilit do t’ia thyejmë qafën shtetit serb dhe turk. ?
E di që shumë prej jush do të thonë se kjo është e pamundur.
Por edhe topi i bores nuk bëhet kurrë ortek nëse nuk bie nga maja e bjeshkës .

Çifti nga Kelmendi i Arbërisë, i shpërngulur në Srem të Panonisë, sipas një gravure të vitit 1782!

Barazia jonë gjinore ndër shekuj: Çifti nga Kelmendi i Arbërisë u shpërngul dhe u vendos në Srem të Panonisë (atëherë pjesë e Austro-Hungarisë), sipas një gravurë të vitit 1782!

Mos mendo se dikush tjetër përpos teje mund të ta sjellë lumturinë

0
Kam pëzgjedhur disa thënie të urta, fjalë të mençura që disa prej filozofëve më të hershëm i kanë lënë të shkruara bazuar në përvojën e tyre njerëzore e studimore. Në çdo libër që lexoj, thëniet e urta i shkruaj në një bllok të veçantë shoqëruar me datën e ditës kur i shkruaj, titullin e librit dhe autorin. Kështu kur i rilexoj bëj një udhëtim brenda meje në kohë e hapësirë. Disa prej tyre po i shkruaj këtu për ju. Ndoshta dikë e ndihmojnë në situatën ku ndodhet, por mbani mend, asgjë nuk është e përhershme, as dhimbja, as vuajtja, as problemet e madje as vetë jeta.
“Shumë shpesh gabimi më i madh që bëjmë është se duam të tjerët pa mësuar të duam një herë vetveten.
Fjalët janë si çelësat, nëse i zgjidhni me kujdes ato mund të hapin çdo zemër e të mbyllin çdo gojë.
Vetmia është çmimi që paguajmë kur fillojmë të rritemi vertikalisht.
Shumë shpesh sprovohemi jo për të treguar dobësitë tona por për të zbuluar fuqinë tonë.
Mos ndërmerrni vendime të përhershme mbi bazën e emocioneve të përkohshme.
Mos i vini të tjerët në piedestale aq të larta sepse kështu do t’ju shohin nga lart poshtë.
Njerëzit të këshillojnë nisur nga eksperienca e tyre. Nuk është e thënë që përvoja e tyre të jetë gjithnjë e përshtashme dhe e nevojshme për ty.
Lumturia që kërkon gjendet brenda teje. Mos mendo se dikush tjetër përpos teje mund të ta sjellë atë.
Kur nevrikosesh keq për diçka, mendo: “A do e mbaj mend këtë pas 10 vjetësh?”
Në teatrin e jetës, roli më i vështirë për t’u luajtur është vetvetja.
Janë miq të vërtetë ata që thonë gjëra të bukura për ty kur nuk je prezent e gjërat e këqija t’i thonë drejt e në sy.
Nëse je miku i të gjithëve, je armiku i vetvetes.
Gjëja më e vështirë për t’u pranuar është ndryshimi. Vjen një ditë që dhe miqtë e tu të ngushtë bëhen të huaj.”