ARKIVI:
4 Maj 2024

Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime kundër shqiptarëve të Kosovës

Shkrime relevante

Dorëshkrimi serb për Gjergj Kastriotin i vitit 1778

Prof. dr. Hakif Bajrami, historian   Familja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut sipas dorëshkrimit...

Shtatorja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut vendoset në Gjakovë

Foto: Islam Haxhiu| RTK Në parkun kryesor të Gjakovës...

Ambasada e Kosovës në Pragë të Çekisë, nikoqire e Konferencës së XXII të Federatës së Mjekëve Shqiptar në Europë  

Pjesëmarrësit në Konferencë  Shkruan Hajriz Mamaj Pragë/ Berlin Federata e Mjekëve Shqiptarë në Evropë...

Emigrimet e mëdha të shqiptarëve përgjat historisë

Dilaver Goxhaj, Tiranë Emigrimi i Parë i shqiptarëve rezulton se ka...

Betejat e humbura me bullgarët, serbërt dhe grekët, nacionalizmi maqedonas po mundohet t’i kompenzojë me fushatën antishqiptare

Emin Azemi, Shkup __ "Sheteti i fuqishëm maqedonas", me shqiptarë të defaktorizuar! __ Emërues i...

Shpërndaj

Pamje nga varrezat e Masakrës së Lubeniqit
Ish-anëtari i Ushtrisë Jugosllave, Toplica Milladinoviç, u dënua me 20 vjet burgim për krime kundër shqiptarëve të Kosovës në fshatrat përreth Pejës më 1999.
 Sipas njoftimit të publikuar në web-faqen e Gjykatës së Lartë në Beograd më 24 prill, edhe gjashtë ish-pjesëtar të Ushtrisë Jugisllave u dënuan me krime lufte.
Predrag Vukoviç u dënua me 13 vjet burgim, Abullah Sokiç me 12, Sinisha Mishiç me pesë, ndërkaq
Lazar Pavlloviç, Sllavisha Kastratoviç dhe Boban Bogiçeviç u dënuan me nga dy vjet burgim secili.
 Ndërkaq, Vellko Koriqanin dhe Millan Ivanoviç u liruan nga akuzat.
Sipas aktakuzës, ish-anëtarët e Detashmentit të 177-të të ushtrisë territoriale të Ushtrisë Jugosllave, (të njohur si “Çakallët”), morën pjesë në masakrat kundër shqiptarëve të Kosovës në fshatrat ZahaqLubeniq, Qyshk dhe Pavlan gjatë prillit dhe majit të vitit 1999.
 Të pandehurit, siç u tha në aktakuzë, morën pjesë në vrasjet dhe në shkatërrimin e pronave të civilëve.
 Prokurorët thanë se Toplica Milladinoviq si komandant i detashmentit, kishte urdhëruar dëbimin e civilëve shqiptarë dhe se ai kishte njohuri për vrasjet dhe vjedhjet gjatë zhvendosjes së dhunshme.
 Në aktakuzë u tha se vrasjet u kryen në mënyrë mizore dhe tinëzare, teksa në shumicën e rasteve viktimat u qëlluan pas shpine.
Më pas, shumica e trupave të viktimave u dogjën, në mënyrë që ata të mos mund të identifikoheshin.
 Vendimi i Gjykatës së Lartë të Beogradit mund të apelohet. Natasha Kandiq nga organizata joqeveritare, Fondi për të Drejtën Humanitare, pas vendimit se jeta e njeriut nuk është e rëndësishme.
 “Ndjenja ime, pas 14 vjetësh që nga nisja e gjykimit për vrasjen e civilëve në Qyshk, Zahaq, Lubeniq dhe Pavlan, është se jeta e njeriut nuk është e rëndësishme në procedurat gjyqësore”, tha ajo përmes një deklarate të lëshuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare.
 Gjykimi për këtë rast nisi më 2010. Vendimi i parë ishte marrë më 2014, por Gjykata e Apelit e Serbisë e kishte shfuqizuar atë më 2015

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu