ARKIVI:
3 Maj 2024

Daciq, do të dallojë miqët e rremë dhe të vërtetën në votimin e Rezolutës për Srebrenicën

Shkrime relevante

Gjergj Kastrioti dhe koloneli amerikan

Nga: Sami S. Shatri, Prishtinë ___ Gjergj Kastrioti Skenderbeu dhe koloneli amerikan ___ (Interesante: Çka...

Skandaloze: Në Zyrën e Pensionistëve në Drenas punohet vetëm tri orë në javë!

Nga: Zeqir Bekolli Në Drenas, po bëhen më shumë se dy muaj...

Një debat për Atdheun i Aurel Dasaretit e të tjerëve

Aurel Dasareti, ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake, SHBA Përshëndetje bashkëkombës të nderuar,  Atyre fragmenteve...

Kemi probleme teknike tu kthejmë përgjigje atyre që shkruajnë për Drinin, mund ta dërgoni porosinë në wibber

Sqarim i Redaksisë së Drinit, Të nderuar bashkëpunëtë të portalit Drini. Po...

Shpërndaj

Gani I. Mehmeti

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, tha të martën, më 23 prill, se do të votohet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për rezolutën për njohjen e gjenocidit në Srebrenicë, e cila do të jetë publike. Aty, ai tha se do të të shihet se kush janë partnerët e Serbisë në politikën e jashtme dhe kush nuk do të jetë, duke shtuar se e mundur që disa shtete “ta gënjejnë Serbinë se janë me të, por votojnë ndryshe”, transmeton “Kosova Sot Online “.

Miqt e vërtetë nuk njihen në punë të liga e të këqia tonat, por në punët tona të mira, jo kur ne vrasim, kur plaçkisim, kur fëmijëve ua nxjerrim sytë, kur therim njerëz me bajoneta, kur dhunojmë femra seksualisht, që do të ishte krim sikur edhe ndaj kafshëve të vepronim asisoji, Daçiq.

Nuk gaboj edhe kur them se jeni popull i pashpirt. Kjo është parë në të gjitha luftërat tuaja pushtuese të popujve të tjerë, veçmas ndaj popullit shqiptar.

Dhe, do duhej ta kuptosh, se, secili shtet që ju përkrah juve, është shtet gjenicidal, ashtu siç jeni ju. Prandaj, e ke gabim se mund të dallosh miqt e armiqt tuaj në rastin konkret – votimin e Rezolutës për gjenocid në Srebrenicë, Kosovë e republika tjera të ish Jugosllavisë, që ju po përpiqeshit ta bënit Serbi tërë Jugosllavinë.

Ju, me punët tuaja të liga, keni bërë armiq  të gjithë të tjerët, prandaj, mos u përpiqni të tërhiqni edhe të tjerët të bëhen të tillë, si ju.

Kthehuni për së mbari njëherë, sepse keq jeni duke shkuar. Ta dini, nuk do keni njerëz afër jush, përveç atyre që janë si ju, që hanë mish njeriu dhe nuk ngopen, e të tillët quhen kanibalë.

Kënaqësia juaj është të bëni të tjerët të vuajnë në vendin e tyre, t’i pushtoni ata dhe t’i lëni pa mëmëdhe, të bëhen në fillim robërit tuaj e më vonë, t’i asimiloni e t’ipërdorni për pushtime të vendeve të tjera.

Daçiq, është mirë t’i veni gishtin kokës, të mendoni deri ku keni shkuar dhe të këndelleni e të bëheni njerëz.

Për ju janë të gjithë të turpëruar pse nuk mendojnë si ju, madje ju i quani edhe tradhtarë nëse nuk iu përkrahin, po jo ore: Nuk hanë të tjerët mish njeriu, jo! As duan gjak të derdhin e të pinë! Secili në vendin e vetë le të vetëqeveriset. Kisha thënë që, edhe ju qeverisni në vendin tuaj, duke i lënë rehat të tjerët. Duhet ta kuptosh se edhe Kosova është shtet, dhe, sa më heret ta kuptoni këtë, më mirë do të jetë për ju. Është mirë që bota demokratike nuk do të lejojë më padrejtësira e krime mbi popuj të tjerë. Këto po luftohen edhe brenda një shteti, e lëre më ndërmjet shteteve.

E ke keq, je shumë gabim, të mendosh se duhet të kesh miq, kur ti nuk je mik. Ka ardhur koha sot të thuhet në sy secilit vetëm e vërteta. Kjo është më e mira. Duhet të luftohet i keqi, sepse ne shqiptarët e themi: Më i keq se i keqi, është ai që e përkrah të keqin a të keqen. E, secili që ju përkrah juve, do jetë më i keq nga ju.

Srebrenica ishte gjenocid, Raçaku në Kosovë ishte masakër. Ndjkeja e shqiptarëve në vitin 1999 nga Kosova dhe vrasja e mbi 13 mijë shqiptarëve, përfshirë mbi 1200 fëmijë, pastaj pleq, plaka, të sëmurë e të paarmatosur – ishte poashtu – g j e n o c i d !

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. O ti “Gani jarani”; nese je me i vjeter se 5O vjec, e dine forte mire se policet ose speciallcat boshnjak (musliman) i kane rrahur studewntet dhe popullin shqiptar te Kosoves, edhe me shume dhe me brutalisht se serbet.

    Muslimanet boshnjak, jane edhe shume spiuna, komplotist dhe kolaborator, lume Gania!

    Kosova i ka Srebernicat e veta, lume jarani e mos t´u kerset leshi per vellezerit e nje barku dhe te nje gjaku ( serbet dhe boshnjaket), te cilet i ndane vetem feja, lume jarani!

    Futjauni kepen (k….) dy paleve o Gani!

    T´i rrofshin topat edhe serbet, edhe boshnjaket.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu