ARKIVI:
3 Maj 2024

Ermira Murati, Angjelin Prejlocaj dhe shkrimtarja Lea Ypi , tre anëtarë të rinjë të Akademisë së Shkencave Shqiptare në Tiranë

Shkrime relevante

Gjergj Kastrioti dhe koloneli amerikan

Nga: Sami S. Shatri, Prishtinë ___ Gjergj Kastrioti Skenderbeu dhe koloneli amerikan ___ (Interesante: Çka...

Skandaloze: Në Zyrën e Pensionistëve në Drenas punohet vetëm tri orë në javë!

Nga: Zeqir Bekolli Në Drenas, po bëhen më shumë se dy muaj...

Një debat për Atdheun i Aurel Dasaretit e të tjerëve

Aurel Dasareti, ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake, SHBA Përshëndetje bashkëkombës të nderuar,  Atyre fragmenteve...

Kemi probleme teknike tu kthejmë përgjigje atyre që shkruajnë për Drinin, mund ta dërgoni porosinë në wibber

Sqarim i Redaksisë së Drinit, Të nderuar bashkëpunëtë të portalit Drini. Po...

Shpërndaj

Nga: Flori Bruqi, Prishtinë
___
Shefja e ChatGPT, Ermira Murati, pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë! Miratohen akademikët e rinj, mes tyre dhe Lea Ypi e Angjelin Prelocaj Asambleja e Akademisë së Shkencave miratoi pranimin si akademikë të jashtëm të saj, të disa personaliteteve që jetojnë e punojnë larg Shqipërisë si studiuesja e shkencave të informatikës,Ermira Murati, koreografi Angjelin Prejlocaj dhe shkrimtarja Lea Ypi.
Një ndër emrat më të njohur të botës së teknologjisë, shqiptarja Ermira Murati do të jetë pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Vendimi u mor sot, teksa Asambleja e Akademisë së Shkencave votoi dhe miratoi pranimin si akademikë edhe të disa personaliteteve të tjera si koreografi Angjelin Prejlocaj dhe shkrimtarja Lea Ypi.
Të tjerë personalitete që u pranuan ishin dhe Gëzimi Alpion dhe Lulzim Tafa.
Ermira Murati është padyshim një emrë i spikatur dhe u shpall një ndër femrat më me influencë në vitin 2023.
Ermira Murati  është përgjegjëse e ‘Open Artificial Inteligence’ që nga viti 2018.
Gjithashtu pas një bashkëpunimi të suksesshëm prej më shumë se 7 vjetësh u bë udhëheqësja e punës në Chat GPT.
Ermira Murati do ta ndihmojë Shqipërinë të bëhet pjesë e Bashkimit Europian. Ka qenë kryeministri Rdvin Rama që e bëri të ditur një lajm të tillë në Kongresin e Partisë Socialiste të mbajtur më 8 dhjetor 2023.
Edvin  Rama u shpreh se në një bisedë telefonikë që ka pasur, i ka kërkuar që ajo ta ndihmoj me anëtarësimin e vendit në BE.
Gjithashtu ai shtoi se Ermira Murati pranoi që legjislasionin e Shqipërisë për në BE, të bëhet me ChatGPT dhe jo me përkthyes dhe juristë, pasi janë shpenzime të shumta.
 Koreografi Angjelin Prejlocaj është personalitet i spikatur në koreografinë bashkëkohore.
Ai dominon skenën franceze që prej vitit 1980 me mjeshtrinë dhe origjinalitetin në artin e tij.
 Lea Ypi  njihet dhe vlerësohet ndërkombëtarisht për studimet e saj të cilat janë botuara në disa gjuhë të ndryshme si në anglisht, gjermanisht, frëngjisht, holandisht, spanjisht, italisht dhe në gjuhën kineze.

Kush është Ermira Murati?

Shqiptarja më me ndikim në teknologji Kompania OpenAI ka shkaktuar bujë me chatbotin e tyre të lëshuar së fundmi të quajtur ChatGPT.
Inteligjenca artificiale pushtoi internetin me natyrën e tij elokuente dhe përgjigjet progresive, ku roboti madje kaloi një provim përfundimtar në një universitet elitar pa asnjë problem. 20min.ch shkruan se teknologjia bazë është nën drejtimin e Mira Muratit.
Si shefe e Teknologjisë, ajo drejton zhvillimin dhe zbatimin e teknologjisë së OpenAI. 

Për shkak të kësaj, ajo konsiderohet si një nga gratë më me ndikim në industrinë e AI.
Por kush është Ermira Murati? 
Mira Murati ka lindur në Shqipëri në vitin 1988.
Që në fëmijëri, ajo ka shfaqur një interes të shtuar për matematikën dhe zbatimin e saj praktik.
 Megjithatë, u shfaq një problem: Kur u rrita në Shqipëri, nuk kishte shumë mundësi për të vënë në praktikë teorinë.
 Për shkak të kësaj, Ermira Murati u transferua në Shtetet e Bashkuara, ku studioi inxhinieri në Kolegjin Dartmouth në New Hampshire.
Më pas ajo filloi karrierën e saj profesionale si analiste verore në gjigantin e investimeve Goldman Sachs, përpara se të fillonte në industrinë e teknologjisë.
Murati ka mbajtur pozicione duke përfshirë Menaxher të Lartë të Produkteve për Modelin X në Tesla dhe Zëvendës Presidente e Produkteve dhe Inxhinierisë në Leap Motion.
 Në vitin 2018 ajo më pas iu bashkua OpenAI. Ajo ka mbajtur pozicionin e CTO që nga maji 2022 dhe është përgjegjëse për zhvillimin e ChatGPT, ndër të tjera.
Akademik Ermira Murati,PHD
___

Ajo është optimiste për zhvillimin e teknologjisë, por sheh edhe rreziqet që vijnë me të. “AI mund të keqpërdoret, ose mund të përdoret nga aktorë me qëllime të dyshimta”, tha Ermira Murati në një intervistë për revistën Time.

Për këtë arsye, ajo angazhohet për rregullimin e UA.
 Sipas saj, pyetja kryesore është: Si e rregulloni përdorimin e AI në një mënyrë që është në përputhje me vlerat njerëzore?
 Përgjigjet për këtë pyetje nuk duhet të jepen vetëm nga kompani si OpenAI, por edhe nga rregullatorët dhe qeveritë.
Ajo gjithashtu mendon se nuk është shumë herët për ndërhyrjen e qeverisë. “Duke pasur parasysh ndikimin që do të kenë këto teknologji, është shumë e rëndësishme që të gjithë të përfshihen”, tha Murati.

Mediat indiane shkruajnë se Mira Murati, është vajzë e dy prindërve me origjinë indiane. ‘Hindustimes.com‘ raporton se shqiptarja që udhëheq operacionet teknologjike të Open-AI e projekteve Chat-GPT dhe Dall-E, ka një lidhje indiane.

‘Prindërit e saj janë me origjinë indiane. Murati ka lindur në San Francisko në vitin 1988 dhe është rritur në Amerikë. Në Tesla, ajo mbajti pozicionin e Menaxherit të Lartë të Produkteve pasi mori diplomën e saj Bachelor në Inxhinieri nga Shkolla e Inxhinierisë Thayer në Dartmouth.’- shkruhet në mediat indiane. Të njëjtën gjë raporton edhe ‘Wionews‘.Edhe pse vetë Murati ka deklaruar se ka lindur dhe rritur në Shqipëri, në Indi raportohet se prindërit e saj janë me origjinë Indiane. Edhe për shenjtoren Nënë Tereza, në Indi besohet se është me origjinë indiane.Ermira Murati është nga qyteti i Vlorës dhe në vitin e dytë gjimnaz fitoi të drejtën të studionte në Amerikë. Murati u largua nga Shqipëria në vitin 2005 pasi fitoi një konkurs që organizonte Ambasada Amerikane. E ëma ishte mësuese letërsie dhe babai mësues fiskulure. Murati, ka studiuar inxhinieri në Universitetin e Inxhinierisë Thayer në Dartmouth.

Ajo ka udhëhequr operacionet teknologjike të Open-AI e projekteve Chat-GPT dhe Dall-E. 35-vjeçarja nga San Fancisko, ka udhëhequr zhvillimin e projekteve të prodhimit të automjeteve të Tesla Motors, duke përfshirë modelin X, si dhe nisma revolucionare të industrisë ajrore. Ajo ka mbikqyrur skuadrat e inxhinierisë dhe prodhimit të Leap Motion.

ChatGPT është një teknologji relovucionare që u lejon kompjuterëve të kuptojnë dhe t’i përgjigjen gjuhës së folur. Ky model gjuhe kompjuterike është në gjendje të krijojë biseda “njerëzore” me një robot, t’u përgjigjet pyetjeve, të ndihmojë në shkrimin e një teksti, email-i apo edhe të kodojë. Murati udhëheq ekipet e DALL-E, i cili përdor AI për të krijuar vepra arti bazuar në kërkesë, dhe ChatGPT, chatboti jashtëzakonisht i popullarizuar i AI, që mund t’u përgjigjet pyetjeve më të ndërlikuara me aftësi të frikshme njerëzore.Inxhinieria shqiptare që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mira Murati, ka qenë gjatë kësaj kohe në qendër të vëmendjes për shkak të sukseseve që ka arritur së fundmi. Ajo udhëheq operacionet teknologjike të kompanisë OpenAI e projekteve ChatGPT dhe Dall-E.

Në një konferencë të mbajtur muaj më parë, Murati tregoi se ka lindur dhe është rritur deri në një moshë të caktuar në Shqipëri. Mirëpo, ajo thotë se pasioni që kishte qysh në moshë të herët për matematikën nuk mund të praktikohej në Shqipëri, pasi s’ka shumë mundësi. Më pas, ajo shton se kur u zhvendos në SHBA, nisi studimet për inxhinjeri mekanike.Isha shumë e interesuar për fushën e matematikës. Por, kur rritesh në Shqipëri nuk ke shumë mundësi ta praktikosh, kur erdha në SHBA studiova inxhinjeri mekanike ne Dartmouth College‘- dëgjohet të thotë në video shqiptarja.

Mira Murati është shqiptarja që po udhëheqë operacionet teknologjike të kompanisë OpenAI e projekteve ChatGPT dhe Dall-E. 35-vjeçarja e nisi rrugëtimin e saj në OpenAI si zëvendëspresidente e Inteligjencës Artificiale të Aplikuar dhe Partneriteteve për tu zhvendosur më pas si zëvendëspresidente e Kërkimit, Produktit dhe Partneriteteve.

Gjatë periudhës 2013-2016 Murati punoi pranë Tesla si Menaxhere e Lartë Produkti për seritë Model X përpara se të punonte për dy vite të tjera për Leap Motion si zëvendëspresidente e produktit dhe inxhinierisë.

Sot OpenAI mbështetet nga Microsoft dhe ka një histori të gjatë me disa prej emrave më të shquar të Silicon Valley. Vitin e kaluar kompania publikoi një sistem me inteligjencë artificiale që mund të krijonte imazhe reale të veprave të artit falë Dall-E.

Në intervistat e mëparshme, Murati shpjegonte sesi Dall-E funksiononte.

Angelin Preljocaj (lindi më 19 janar 1957) është valltar dhe koreograf francez me origjinë shqiptare.

Koreografia e tij përshkruhet si interpretim i baletit klasik dhe modern. Ai konsiderohet si një nga koreografët më të rëndësishëm bashkëkohorë. Ai iu bashkëngjit Beletit të Operës Nacionale në Paris në vitet ’90 dhe dhëhoqi Kompaninë e tij që nga viti 1985.Ai eshte me origjine nga Kelmendi Malsise se Madhe .

Krijimtaria

  • 1984 : Aventures coloniales
  • 1984 : Marché noir
  • 1985 : Larmes blanches
  • 1985 : Peurs bleues
  • 1986 : À nos héros
  • 1987 : Le Petit Napperon bouge
  • 1987 : Hallali Romée
  • 1988 : Liqueurs de chair
  • 1989 : Noces (répertoire)
  • 1989 : Un trait d’union
  • 1990 : Amer America
  • 1990 : Romeo and Juliet
  • 1992 : La Peau du Monde
  • 1993 : Parade (répertoire)
  • 1993 : Noces (new version)
  • 1993 : Le Spectre de la rose (répertoire)
  • 1994 : Le Parc (répertoire) for the Ballet de l’Opéra national de Paris
  • 1995 : Annonciation (Bessie Award in 1997)
  • 1995 : Petit Essai sur le temps qui passe
  • 1995 : L’Anoure (répertoire)
  • 1996 : The Firebird (répertoire)
  • 1996 : Romeo and Juliet (new version) in collaboration with Enki Bilal
  • 1996 : L’Annonciation (répertoire)
  • 1997 : La Stravaganza[1]
  • 1997 : Paysages après la bataille
  • 1998 : Centaures
  • 1998 : Casanova (répertoire)
  • 1999 : Personne n’épouse les méduses
  • 2000 : Portraits in Corpore
  • 2000 : MC/14-22 (Ceci est mon corps)
  • 2001 : The Rite of Spring
  • 2001 : Helikopter on a composition by Karlheinz Stockhausen
  • 2002 : Near Life Experience
  • 2003 : L’Annonciation (video version)
  • 2004 : MC/14-22 (new version, répertoire)
  • 2004 : Le Songe de Médée (répertoire)
  • 2004 : Empty Moves (part I) on a music by John Cage
  • 2004 : N (répertoire)
  • 2005 : Les 4 saisons… in collaboration with Fabrice Hyber (répertoire)
  • 2007 : Empty Moves (Part I and II) (répertoire)
  • 2007 : Eldorado (Sonntags Abschied) (répertoire) with a dedicated composition for the ballet by Karlheinz Stockhausen
  • 2008 : Blanche Neige (Snow White)[2]
  • 2009 : Un funambule
  • 2010 : Siddharta
  • 2011 : Suivront mille ans de calme
  • Është anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave në Tiranë.
Lea Ypi Lindi  në Tiranë më më 6 shtator 1979,  është profesore dhe filozofe shqiptare.
Lea Ypi
___

Lea Ypi ka lindur në Tiranë më 8 shtator 1979. Ajo është profesore e Teorisë Politike në Shkollën e Shkencave Politike dhe Ekonomike në Londër. Ajo është diplomuar për Filozofi dhe Letërsi nga Universitetin La Sapienza dhe ka përfunduar doktoraturën në Institutin Universitar Europian.

Ajo ka bashkëpunuar me Universitetin e Stanfordit (2017), Institutin për Studime të Avancuara në Berlin, Universitetin e Frankfurtit (2010, 2016), Universitetin e Tokios dhe Universitetin Federal të Santa Caterina në Brazil.

Ndër botimet e saj të shumta janë “Global Justice and Avant-Garde Political Agency”, “The Meaning of Partisanship” (me Jonathan White), etj.. Vepra e saj është përkthyer në frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, italisht, holandisht dhe kinezisht (mandarinisht). Me studimet e saj ka marrë disa çmime ndërkombëtare. Ypi ka dhënë mbi njëqind leksione si e ftuara, duke përfshirë Universitetin e Çikagos, Princeton, Yales, Harvardit, Stanfordit, Kembrixhit, Oksfordit, Parisit, Romës, Frankfurtit, Berlinit, Pragës, Uppsalas, Barcelonës, ​​Oslos, Montrealit, Torontos, Pekinit, Kiotos dhe Melburnit. Ajo kontribuon rregullisht në mediat prestigjioze ndërkombëtare si The Guardian, New Statesman, The Independent, Jacobin Magazine dhe në panelet dhe debatet e radios dhe TV të BBC-së.

Në gjuhën shqipe ka botuar dy libra: “Vetëm për vete” dhe “Të lirë”.

  • Është anëtare i rregullt i Akademisë së Shkencave në Tiranë.

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Cfare paska bere Lea Ypi per Shqiperine dhe per politiken nderkombetare e ben cdo pedagog shqiptar dhe kosovar ne universitettet tona dhe ne media. Pranimi i Lea Ypit tregon edhe njehere se Akademia e Shkencave qenka nje Akadami miqsh dhe Vip-a nga media dhe jo nga puna.
    Si kjo paska dhe te tjere.
    Akademia ka neboje per reforme te thelle.

  2. I dashuri mik Pirro, lidhur më këtê drejtoju më këtë pyetje akademikëve shqiptarë më Tiranë e jo mue që unë i njoftova lexuesin shqiptar të Diellit me editor Bajram Kabashin!
    Faleminderit në mirëkuptim!
    Flori Bruqi

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu