ARKIVI:
3 Maj 2024

Thirrje për ndryshim të qasjes ndaj patriotizmit, planifikimit, organizimit dhe mësimit

Shkrime relevante

Gjergj Kastrioti dhe koloneli amerikan

Nga: Sami S. Shatri, Prishtinë ___ Gjergj Kastrioti Skenderbeu dhe koloneli amerikan ___ (Interesante: Çka...

Skandaloze: Në Zyrën e Pensionistëve në Drenas punohet vetëm tri orë në javë!

Nga: Zeqir Bekolli Në Drenas, po bëhen më shumë se dy muaj...

Një debat për Atdheun i Aurel Dasaretit e të tjerëve

Aurel Dasareti, ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake, SHBA Përshëndetje bashkëkombës të nderuar,  Atyre fragmenteve...

Kemi probleme teknike tu kthejmë përgjigje atyre që shkruajnë për Drinin, mund ta dërgoni porosinë në wibber

Sqarim i Redaksisë së Drinit, Të nderuar bashkëpunëtë të portalit Drini. Po...

Shpërndaj

Nga: Lirim Gashi
___
Asnjë shqiptar në të gjitha trevat tona etnike nuk ka një plan më të mirë, më të saktë, më të kompletuar, më efikas dhe më të dobishëm se unë se si ta shndërrojmë kështjellën tonë të dobët, që funksionon si shtet i gjymtuar, në një kështjellë të fortë dhe të pathyeshme.
Unë jam gati ta dëshmoj pohimin tim kurdo që më jepet mundësia, kështu që kushdo që dëshiron mund të më sfidojë me planin e tij.
Do ta pranoja një duel me çdo kandidat serioz dhe ambicioz në çdo kohë, pa asnjë kusht dhe pa dëshirën për ta mposhtur apo poshtëruar, por vetëm për t’i siguruar atij njohuri plotësuese unike, profesionale dhe autentike.
Sepse mangësitë e shoqërisë dhe politikës sonë kërkojnë jo vetëm një diagnozë të saktë dhe një trajtim gjithëpërfshirës, ​​specifik, paralel dhe adekuat në disa fusha, por edhe kritere profesionale, etike dhe morale, si dhe trajtime dhe metoda shëruese efektive që japin relativisht shpejtë rezultate konkrete.
Sepse vetëm konkurrenca e cilësisë së lartë krijon vlera të shtuara që në fund të ditës kthehen në rezultate të dukshme dhe të prekshme.
Dhe më besoni, njohuritë që kam nuk më kanë rënë nga qielli mbi supe, por janë rezultat i një kurioziteti të pashtershëm të lindur nga inati se pse zëmë vendin e fundit në listën apo në tabelën evropiane të dijes, zhvillimit, sigurisë, mirëqenies dhe prosperitetit, edhe pse jemi një nga kombet më të vjetra në botë.
Nuk kam dashur asnjëherë të jem protagonist i një kalibri primitiv, motivi kryesor i të cilit është vetëpromovimi, sepse që në fëmijëri dhe adoleshencë kam fituar të gjitha konkurset apo garat e dijes komunale, rajonale dhe shtetërore, prandaj jam i pastruar kimikisht nga çdo kompleks inferioriteti.
Motivi im i vetëm ka qenë gjithmonë të shëroj dhimbjen time të madhe shpirtërore, pse kombi im i dashur, të cilit i përkas me vullnetin e Krijuesit, vazhdimisht po e kthen atdheun e tij në zorrën e trashë të politikave gjenocidale të Serbisë, përmes tolerimit të agjentëve të saj shqipfolës që i ka instaluar në të gjitha institucionet e rëndësishme vendimmarrëse të shtetit tonë të ri, ndaj vazhdimisht po e kthen Kosovën në tualet të saj, ku zbraz të gjitha katrahurat e saj.
Duke studiuar organet e frymëmarrjes dhe të tretjes së politikës udbashe serbe, hibridit më të rrezikshëm të inteligjencës ruse, gjeta recetën më efektive për ta kthyer atë në strofkën e nënës së djallit prej nga erdhi.
Dhe sigurisht, gjeta edhe një recetë tepër efektive që shëron viktimat e manipulimit të saj në mënyrën më efektive të mundur.
Megjithatë, unë kurrë nuk do t’i publikoja kundërmasat më efektive, por thjesht do t’i konvertoja ato në një manual ose doracak për Shërbimin tonë Inteligjent.
Ose më saktë në një manual që do t’i përkiste fushës së “sekreteve më të rëndësishme shtetërore”.
Se ndershmëria, sinqeriteti, pjekuria, përgjegjësia, përgjegjshmëria, disiplina, puna e palodhur, etja për dije dhe vetëdija e lartë janë edhe ekonomikisht të dobishme, e vërtetojnë popujt skandinavë, të përbërë nga individë të qytetëruar, të ndershëm, të zgjuar, të përkushtuar, të sinqertë, të ndërgjegjshëm, të guximshëm, të përgjegjshëm, patriotë, besnikë, kozmopolit, humanë, solidarë dhe punëtorë, të cilët arrijnë një nivel të lartë prosperiteti pa pasur nevojë të vjedhin njëri-tjetrin dhe shtetin e tyre.
Meqenëse ata ishin kanibalë që ushqeheshin me mish njerëzor vetëm treqind vjet më parë, arritjet e tyre të paimagjinueshme në të gjitha fushat sfidojnë të gjitha ligjet evolucionare të natyrës dhe na japin shpresë se kërcimet ose revolucionet e mëdha kulturore janë të mundshme.
Ne shqiptarët jemi e kundërta e tyre, prandaj me meritë zëmë vendin e fundit në tabelën europiane për zhvillim, punësim, prodhim, inovacion, tregti, eksport, kulturë, edukim, shkencë, arsim, sport, shëndetësi, siguri dhe prosperitet.
Pse?
Sepse pjesë e shoqërisë dhe politikës sonë janë dhjetëra mijëra idiotë funksionalë thellësisht të pandershëm, të paarsimuar, të pashkolluar, të pamoralshëm, të pasinqertë, të paturpshëm, të pabesë, të korruptuar, injorantë, dembelë, frikacakë, mashtrues, gënjeshtarë, manipulues dhe kriminelë.
Prandaj, shteti ynë i brishtë dhe sovraniteti i tij rrezikohet më shume nga ata sesa nga nga serbët, rusët, amerikanët, turqit, arabët dhe kinezët që abuzojnë me marrëzinë tonë të pafundme individuale dhe kolektive për të na tërhequr nga brirët si lopë të gjalla.
Diagnozat e mia janë më të sakta se orët zvicerane, dhe nëse do ta kuptonit saktë vlerën e tyre, jam 100% i sigurt se do të zhvillonit një zemërim të brendshëm që do t’ju detyronte dhe motivonte të mësonit nga më të mirët, si duhet të jeni dhe nga më të këqijtë si nuk duhet të jeni.
Një gjë është e sigurt:
Nga hebrenjtë skandinavët, anglezët, gjermanët, francezët, italianët, zviceranët dhe amerikanët e veriut ne mund të mësojmë shumë gjëra të mira dhe të dobishme që do të na ndihmojnë të ecim përpara.
Nga afganët, beduinët dhe çeçenët, ne mund të mësojmë vetëm se si të kthehemi në errësirën e Mesjetës dhe të bëhemi fantazma të modernitetit.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. A e dine ti se kush thote “une, une dhe vetem une, dij mese miri, dhe jam me i mire se te tjeret”….Apo, “pas meje, une, une…dhe vetem une….”?!

    Sokrati i urte dikur tha: Une dije se nuk dij asgje!

    E ti…si Ali Hertica, Enver Bytyqi, Jusuf Buxhovi, Sadri Ramabaja etj…Gjitholog ose “universal” per gjithecka!!! Perdite ne gazeta ose portale te ndryshme. Kesaj i thone semundje nervore dhe shpirterore. Kompleks inferioriteti dhe malicioziteti.

    E kuptoj skribomanine, grafomanine etj….por nuk e kuptoj deshiren e perditshme dhe afektive te dikujt per te folur, shkruar ose thene gjithecka pa treguar asgje konkrete dhe relevante.

    Lirim Gashi, mos e ule veten poshte para lexuesvve te shumte.

    Mos i ben si “Joriku i perjetshem” tek “Hamleti” i Shekspirit…Pusho pak dhe jepi kohes kohe.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu