ARKIVI:
2 Maj 2024

Organizata Shqiptaria kërkon që qytetarët të kenë mundësi që Shqiptarinë të zgjedhin si besim të tyre

Shkrime relevante

Bota neve na njeh si popull nëpërmjet Gjergj Kastriotit, Nënë Terezës, Adem Jasharit e të tjerëve

Flori Bruqi, Prishtinë Duke ditur se figura e kryeheroit tonë arbëror Gjergj...

Parlamenti Britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

M.Sh/RTKLive Dhoma e Ulët e Parlamentit britanik ka miratuar të enjten një...

25-vjetori i shugurimit të Kishës Zoja e Shkodërs në Nju Jork

Nga: Frank Shkreli Nga historia e komunitetit katolik shqiptaro-amerikan Duke folur për përpjekjet...

Zgjedhjet në MV na rikthejnë tek epoka e Bogdanit

Nga Dr Sadri Ramabaja, Prishtinë Ekziston një hendek midis pritshmërive nga zgjedhjet...

Reflektime nga Ramiz TAFILAJ – Prishtinë, Teksas

Ramiz Tafilaj, botues Takimi i Madh i Prishtinës, 2024 Këtë javë u mbajt...

Shpërndaj

Organizata Shqiptaria kërkon nga qeveria, Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe organet ligj-zbatuese të marrin masa të menjëhershme për ndalimin e regjistruesve që po marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë në Kosovë. Këta regjistrues, pa miratimin e pjesëmarrësve në regjistrim, vendosin në mënyrë arbitrarë dhe i regjistrojnë me religjionin Islam.

Kemi raportime nga anëtarët tanë dhe qytetarë të tjerë se në rubrikën “tjetër Specifiko”, nuk ju jepet mundësia për të deklaruar sipas dëshirës së pjesëmarrësve në regjistrim, ( në këtë rast) duke i vënë në vështirësi dhe duke u arsyetuar se nuk u ja lejon sistemi.

Ne dyshojmë se ky keqpërdorim nuk është i rastësishëm, por është nxitur nga grupe dhe individë që nuk i duan të mirën e Kosovës. Kërkojmë që të gjithë pjesëmarrësit të kenë mundësinë të zgjedhin religjionin që besojnë. Kjo paraqet shkelje të drejtave të njeriut dhe cenon integritetin e regjistrimit të popullsisë në Kosovë.

Thuhet në deklaratën e dërguar Kryeshefit të Agjensionit të Statistikave të Kosovës z. Avni Kastratit nga kryetari i Organizatës Shqiptaria, z.Muhamet Latifi

K O M E N T E

3 KOMENTE

  1. Të gjitha këto janë të kota! Antishqiptarizmi dhe tradhtia po fitojnë! Vetë regjistrimi në mënyrë elektronike, pra, jo në formularë(letër) ku secili person apo kryefamiljar do të nënshkruante le mundësi manipulimi! Dhe manipulimi 100% do të ndodhë!

  2. Në regjistrimin e popullsisë në Kosovë ka manipulime. Për regjistrim ekzistojnë dy lloj formularësh me pyetje të ndryshme, njëri për vendasit dhe një tjetër për shqiptarët e diasporës. Për popullsinë e Kosovës pyetësorët kanë dy rubrika më shumë: rubrika për përkatësinë fetare dhe gjuhën amtare. Formulari për diasporë nuk i ka këto dy rubrika.
    Unë personalisht u regjistrova këto ditë në Prishtinë, një vajzë erdhi në shtëpi nxori aipedin më bëri pyetjet, unë veç gojarisht përgjigjesha , e plotësoi vet formularin në mënyrë dixhitale. E pyeta nëse kishte formular letre që ta plotësoj unë vet, por, më tha: “pse a nuk po më beson a? unë e shkruaj atë që thua ti”. Në fakt mbeta e dëshpëruar për mënyrën se si po bëhet regjistrimi i popullsisë ashtu vetëm përmes mënyrës elektronike.
    Pas pak duke biseduar me një familjar timin rreth regjistrimit më tha: “po jam regjistruar por, nuk di që ka pyetje rreth përkatësisë fetare” personi që kishte qenë për regjistrim nuk e kishte pyetur fare lidhur me përkatësinë fetare. Kur i tregova se është edhe ajo pyetje ai në pranin time e thirri në telefon personin që kishte bërë regjistrimin duke i thënë” pse nuk më ke lexuar pyetjen mbi përkatësin fetare?” ajo u përgjigj” ta kam shkruar “mus “- musliman”. Familjari im e detyroi personin në fjalë që ta përmirësojë gabimin, dhe e këshilloi të mos vepron ashtu sepse është mënyrë kundërligjore… Por, sa e sa raste të tilla ndodhin, keqpërdorin njerëzit që duan të regjistrohen, ky regjistrim lë shumë për të dëshiruar, nuk është aspak real.
    Lidhur me artikull shkruesin e shoqatës Shqiptaria , mendoj se termi Shqiptaria është kombëtare e jo fetare.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu