Presidentja Vjosa Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Shkrime relevante

Mos e përdorni UÇK-ën dhe mërgatën për justifikimin e agjendave fetare!

Alberto Leka, Prishtinë ____ MOS E PËRDORNI UÇK-NË DHE DIASPORËN PËR TË JUSTIFIKUAR...

Fillon çmontimi i regjimit të Vuçiqit

Bahri Cani, Gjermani _____ Nuk e di sa po i përcillni, por në...

Peja nuk është fajtore nëse Prokuroria e saj ka kërkuar paraburgimin e një burri të dyshuar për sulm seksual ndaj vajzës së tij 13-vjeçare

Lirim Gashi, Prishtinë _____ PEJA, KROMOZOMET E KRIMIT DHE BIOLOGJIA E PANDËSHKUESHMËRISË ____ Duket sikur...

Mulla Fatmir Latifi i Shipolit të Mitrovicës dhe urrejtja ndaj Kanunit të Lekë Dukagjinit

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë KANUNI I LEKË DUKAGJINIT DHE MULLA...

Shpërndaj

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar nga Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi me Çmimin e Evropës për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët euroatlantikë, si dhe përkushtimin ndaj orientimit pro-evropian, demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Në njoftimin e publikuar nga Fondacioni, Presidentja Osmani është vlerësuar për qëndrimin politik dhe orientimin e saj të qartë evropian, duke e mbrojtur atë me përkushtim, pavarësisht situatës delikate të sigurisë në rajon dhe kërcënimit të vazhdueshëm nga Serbia.

Mëtej, në njoftimin e publikuar nga Fondacioni Pan-Evropian, Presidentja Osmani është vlerësuar edhe për punën dhe përkushtimin e saj për demokracinë dhe sundimin e ligjit, si dhe për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Tutje, në njoftim, Presidentja vlerësohet për qëndrimin e saj politik të ndjekur me bindje të plotë ndaj rëndësisë së marrëdhënieve transatlantike, e cila në angazhimin e saj mbështet filozofinë e arkitektit të pavarësisë së Kosovës, presidentit dr. Ibrahim Rugova, i cili u nderua me po këtë çmim, 20 vjet më parë.

Laureatët e këtij çmimi përfshijnë personalitete të ndryshme botërore, përfshirë edhe: ish-Kancelaren Angela Merkel,  ish-Presidentin amerikan Ronald Reagan dhe Presidentin historik të Kosovës Dr.Ibrahim Rugova.

Më poshtë gjeni të bashkëngjitur njoftimin nga Fondacioni për ndarjen e çmimit.

https://www.ots.at/presseaussendung/OTS_20240418_OTS0034/europapreis-coudenhove-kalergi-2024

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu