ARKIVI:
9 Maj 2024

Pa e livrit kuçka bishtin…

Shkrime relevante

Shqiptari i Shkupit kur tradhtohet, prehet në besë, nuk ta harron, ta pret momentin!

Nga: Tim Shkupi Zoti i shqiptareve m'i pranoi thirrjet per fitore te...

Realiteti anarkist, neo-marksistë, ultra liberal komunistë amerikan dhe dialogu me një mik ebrej

Klajd Kapinova, New York Kohët e fundit, në të gjithë SHBA, kanë...

Presidentja Vjosa Osmani takoi presidentin e 43-të të SHBA-ve, George W.Bush

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron...

Shtarorja e Gjergj Kastriotit në Prishtinë më 28 Nëntor 2001-Rugova: Ditë e madhe për Kosovën

Ngrihet Shtatorja e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut në Prishtinë , me 28 Nentor...

Për dallaveraxhinjtë e regjur të BE-së

Aurel Dasareti, ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake, SHBA Dallaveraxhinjtë e regjur të BE-së...

Shpërndaj

Lis Bukuroca, Gjermani
___
Në shoqëritë ku nuk kuptohet dinjiteti i njeriut, me konceptin FTYRË arsyetohet e  përligjet dhuna ndaj grave, por dhe vrasja e tyre. Në atë mendësi mendohet se fytyra, pra nderi, rindreqet, rikthehet ose ruhet me vrasje.
Për ta penguar shpërthimin e dhunës dhe vrasjeve në popull, duhet pikësëpari ndaluar dhunën verbale nëpër debate televizive dhe Kuvende. Aty i dërgohen popullit mesazhe të prishjes morale si normalitet. Aty shpesh nuk i tregohet rinisë çfarë është edukata, por sa fitimprurëse është dhuna verbale dhe rrugaçëria. Gjysmëdija!
Në shtëpi prindërit duhet t’u tregojnë fëmijëve se të bërtitja dhe ofendimi janë dhunë verbale. Se nuk ka fytyrë, por dinjitet. Se dinjiteti ka njeriu, jo vetëm burri: vajza e gruaja. Në shtëpi nis socializimi i një popull. Aty nis ndërtimi i shteti ligjor. Aty nis ndërtimi i lumturisë së një kombi dhe respektimi i dinjitetit të njeriut: i barazisë gjinore.
Pastaj duhet vazhduar me këmbëngulje në Kopshtin e Fëmijëve, shkollë, fakultet dhe në vendin e punës. Njeriu duhet të vazhdojë mësimin. Tërë jetën.
Dhunën e lejon dhe institucianalizon edhe moskallzimi i kriminelit në polici, si dhe mosndjekja serioze nga Prokuroria apo mosdënimi i tij meritor nga Gjykata.
Se shoqëria është korruptuar deri palcë moralisht, shihet edhe te qëndrimet e profesorëve pas kallëzimit të 27 studenteve të profesorit, që për nota, kishte kërkuar seks. Ai profesor ka ushtruar dhunë verbale seksuale. Dhe, nuk e kanë përjashtuar ende. Po përpiqen ta shëlbojnë apo ta dënojnë me kusht.
Ndoshta mundohen ta arsyetojnë me thënien ANTINËNË, ANTIGRUA, ANTIMOTËR, që e kanë mësuar vetë si fëmijë, që e kanë dëgjuar edhe në shtëpi  se: “Pa e livrit kuçka bishtin, çeni nuk i shkon pas!”  
Ata kanë zbuluar shumë thënie të tilla kobzeza dhe sitgmatizuese, që arsyetojnë dhe satanizojnë gratë.  Ata besojnë se nënat e veta e kanë futur edhe dreqin në shishe! Ata shajnë aq rënd edhe nënat e veta, vetëm për të fituar lirinë për t’i dehumanizuar bashkëshortet e veta. Aty gati për çdo gjë fajtore është gruaja. Edhe për breshrin.
Gjyljeta (Haki) Ukella, gruaja që u vra pardje në Pejë prej “burrit të vet”…!
Burrat që urrejnë gratë nuk duhet të martohen me gra, por me burra. Nëse i duan burrat. Sot është kjo normale. Njeriu nuk vret kurrë atë që e do.
Dhe, e dini një gjë? Ata profesorë që do të marrin një vendim për atë profesor, shumica absolute nuk i kanë të publikuar doktoratat e tyre. Edhe pse i kanë si pdf. E dini pse? Sepse nuk guxojnë!

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Rasti i fudit tragikomedik ne Peje, vertete mund te kualifikohet i dhimbshem dhe teper trishtues.

    Gjithacka tjeter, jashta saj eshte hamendesim, loje e fjaleve ose inflacion menduimesh te ndryshme “pro et contra” per te thene ose shkruar edhe une dicka mbi kurrizin dhe fatkeqesine e tjetrit!

    Kush mund t´i dine shkaqet dhe motivet e asaj vrasjeje te rende me mire se sa viktima dhe augtori i saj. Te githa gjerat tjera, jane vetem supozime, hamendesime, spekulime, manipulime etj.

    C´eshte e verteta, biandria, poliandria, bigamia, poligamia, kriza e thelle martresdore, shpirterore, emocionyale, mentale ose psikologjike e penetrimit ose konkubinitetit (kurtiazanitetit) jashtemartesor, puna, kariera, profesioni, tubacioni, inkubacioni, strtesi, tensioni, depresioni etj…, mund te jene disa nga shkaqet ose faktoret e ndryshem determinant dhe paradigmatik.

    Se kendejmi, sipas De Fangut, Adlerit, Freudit, Jungut etj…martesat ose dsashurite qe vrien ose vdesin shume heret, nuk kane qene kurre matersa ose dashuri te verteta dhe te sinqerta.

    Ne Kosove ( edhe Shqiperi) kedni plot martesa ose kurorezime te aranzhauara, diktuara ose imponuara me muskuj dhe kerrcnime te ndryshme familjare, farefisnore etj.

    Fjalen e fundit, mendoj se duhet thene drejtesia dhe organet tjera kompetente dhe investiguese.

    Pa te keq.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu