Kreu Blog Faqe 84

Prononcim tejet tronditës për spastrimin etnik të Kosovës nga Ministrja e Serbisë Snezhana Paunoviq

1

Arif Ejupi, Gjenevë

Deklarata e ministres së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Republikës së Serbisë, Snežana Paunović, se, po të kishte qenë në vend të Sllobodan Millosheviqit, do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën, përbën një nga prononcimet më tronditëse të bëra kohët e fundit nga një përfaqësuese e lartë shtetërore në Ballkan.

Ky nuk është një qëndrim i zakonshëm politik dhe as një opinion që mund të arsyetohet me lirinë e shprehjes. Është shprehje publike e përkrahjes së dëbimit të një popullsie mbi baza kombëtare dhe etnike, si dhe rehabilitim i hapur i politikave kriminale që gjatë viteve 1997–1999 sollën vrasje, masakra, dhunime, djegie të vendbanimeve dhe dëbimin e qindra mijëra shqiptarëve nga Kosova.

Kur një ministre e një qeverie deklaron se do të kishte kryer një spastrim etnik edhe më të plotë se ai i regjimit të Millosheviqit, fjala nuk është më vetëm për retorikë nacionaliste.

Kemi të bëjmë me një mesazh kërcënues ndaj shqiptarëve të Kosovës, me nxitje të armiqësisë etnike dhe me përpjekje për ta paraqitur dëbimin masiv të një populli si veprim të ligjshëm dhe të dëshirueshëm.

Neni 20, paragrafi 2, i Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike përcakton se çdo propagandim i urrejtjes kombëtare, racore ose fetare, i cili përbën nxitje për diskriminim, armiqësi ose dhunë, duhet të ndalohet me ligj.

Po ashtu, neni 7 i Statutit të Romës të Gjykatës Penale Ndërkombëtare e njeh dëbimin ose zhvendosjen e dhunshme të popullsisë si krim kundër njerëzimit, kur ai kryhet në kuadër të një sulmi të gjerë ose sistematik kundër popullsisë civile. Spastrimi etnik nuk është koncept politik, por praktikë kriminale që realizohet përmes dëbimit, përndjekjes, terrorit dhe dhunës.

Edhe standardet e Këshillit të Evropës janë të qarta: liria e shprehjes nuk mund të përdoret për shkatërrimin e të drejtave dhe lirive të të tjerëve. Thirrjet që nxisin ose justifikojnë urrejtjen dhe dhunën kundër një bashkësie kombëtare nuk mund të fshihen pas mbrojtjes së fjalës së lirë.

Veçanërisht shqetësues është fakti se një deklaratë e tillë vjen nga një ministre që ushtron autoritet shtetëror. Pozita e saj ia shumëfishon peshën dhe ndikimin prononcimit. Ajo nuk foli si qytetare private, por si anëtare e Qeverisë së Serbisë, vend që ende nuk është përballur sinqerisht me krimet dhe përgjegjësitë e regjimit të Millosheviqit.

Për këtë arsye, Snežana Paunović duhet të pezullohet menjëherë nga detyra dhe të shkarkohet nga posti ministror. Organet kompetente të drejtësisë në Serbi duhet të hapin urgjentisht hetime për të përcaktuar nëse deklarata e saj përmbush elementet e nxitjes së urrejtjes, armiqësisë ose dhunës kombëtare dhe etnike.

Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës, Kombet e Bashkuara, OSBE-ja dhe institucionet e tjera ndërkombëtare nuk duhet ta kalojnë këtë rast në heshtje. Një shtet që pretendon anëtarësimin në Bashkimin Evropian nuk mund të mbajë në post ministror një person që mbron publikisht spastrimin etnik të një populli.

Heshtja ndaj kësaj deklarate do të nënkuptonte normalizimin e gjuhës së urrejtjes dhe inkurajimin e forcave që vazhdojnë të ëndërrojnë rikthimin e politikave të viteve nëntëdhjetë.

Ballkani e ka paguar shumë shtrenjtë ideologjinë e Serbisë së Madhe. Varret masive, familjet e zhdukura, gratë e dhunuara, fëmijët e vrarë dhe qindra mijëra të dëbuar janë dëshmi të asaj që ndodh kur urrejtja shtetërore tolerohet dhe shndërrohet në program politik.

Prandaj, deklarata e Snežana Paunović duhet të dënohet fuqishëm, pa ekuivoke dhe pa relativizim. Evropa dhe bota demokratike duhet të dëshmojnë se thirrjet për spastrim etnik nuk kanë vend as në institucionet shtetërore, as në jetën politike dhe as në shoqërinë evropiane.

Më 14 korrik 2026

Prevalla – pasuri e krijuar nga Zoti, por ende e lënë pa dorën e shtetit

0

Luan Dibrani, Prevallë

  • Fotoreportazh nga Prevalla

Prevalla është njëra ndër pasuritë më të bukura natyrore dhe turistike të Kosovës. Ajo është vendi ku malet, pyjet, shkëmbinjtë, burimet e ujit dhe ajri i pastër krijojnë një peizazh që të magjeps në çdo stinë.

Por përtej bukurisë që të ofron natyra, gjatë qëndrimit tim në Prevallë vërejta edhe një realitet tjetër: kjo pasuri e rrallë turistike ende nuk e ka ndier sa duhet dorën e shtetit.

Zhvillimi që shihet deri më tani mbështetet kryesisht në disa investime dhe iniciativa private. Njëra prej tyre është edhe nisma e investitorit dhe humanistit Sabri Bunjaku, me të cilin do të zhvillojmë një intervistë të veçantë.

Investimet private janë të mirëseardhura dhe të domosdoshme, por ato nuk mund ta zëvendësojnë përgjegjësinë e institucioneve shtetërore. Prevalla nuk mund të zhvillohet vetëm me vullnetin, kapitalin dhe sakrificën e individëve.

Infrastruktura që i mungon Prevallës

Një qendër turistike nuk ndërtohet vetëm me bukurinë që ia ka falur Zoti. Ajo kërkon rrugë, shërbime, siguri, orientim dhe institucione që kujdesen për turistët.

Prevalla ende ka mungesë të dukshme të infrastrukturës së organizuar turistike. Rrugët, hapësirat publike, ndriçimi, kanalizimi, furnizimi dhe mirëmbajtja duhet të trajtohen si pjesë e një plani të përgjithshëm zhvillimor.

Këtu mungojnë hotele të mirëfillta dhe kapacitete të mjaftueshme për pritjen e numrit gjithnjë më të madh të vizitorëve. Ekzistojnë objekte private dhe mundësi të kufizuara akomodimi, por Prevalla ka nevojë për një ofertë më të organizuar, me standarde bashkëkohore dhe me shërbime gjatë të katër stinëve.

Nuk mjafton të ftohen turistët të vijnë. Duhet të krijohen edhe kushtet që ata të qëndrojnë, të pushojnë dhe të kthehen përsëri.

Mungojnë shërbimet elementare shëndetësore

Prevalla vizitohet nga familje, fëmijë, të moshuar, sportistë dhe turistë nga Kosova, diaspora dhe shtete të tjera. Megjithatë, në këtë zonë mungon një ordinancë mjekësore ku vizitorët të mund të marrin ndihmën dhe konsultën e parë.

Mungon një pikë e organizuar mjekësore, me mjek dhe personel të trajnuar, veçanërisht gjatë sezoneve kur numri i turistëve rritet.

Mungon gjithashtu një barnatore, e cila nuk është luks, por domosdoshmëri. Në një zonë malore mund të ndodhin lëndime gjatë ecjes, probleme shëndetësore të papritura, reaksione alergjike apo raste kur nevojiten barna të zakonshme dhe ndihmë e shpejtë.

Në Prevallë do të ishte me shumë vlerë edhe hapja e një qendre për fizioterapi, rehabilitim dhe mirëqenie. Ajri malor, qetësia, ecjet dhe natyra mund të lidhen me programe profesionale për rikuperim fizik, çlodhje dhe largim nga stresi.

Natyrisht, këto vlera duhet të paraqiten me përgjegjësi dhe pa pretenduar se ajri malor zëvendëson kujdesin mjekësor. Prevalla ka potencial të madh shëndetësor e rekreativ, por ky potencial duhet të mbështetet me profesionistë dhe institucione.

Mungojnë banka, posta dhe shërbimet e nevojshme

Një qendër turistike e mirëfilltë duhet të ketë shërbime financiare, administrative dhe komunikuese.

Në Prevallë mungon një bankë ose të paktën një pikë bankare dhe bankomat funksional për turistët, bizneset dhe banorët. Mungon gjithashtu një zyrë postare apo pikë shërbimi ku mund të kryhen nevoja të zakonshme administrative dhe dërgesa.

Këto mund të duken si shërbime të vogla, por janë pikërisht ato që e bëjnë një destinacion funksional dhe të sigurt për vizitorët.

Turistët vijnë, por nuk kanë ku të parkohen

Një nga problemet më të dukshme është mungesa e parkingjeve të rregulluara.

Në Prevallë vijnë vizitorë me automjete private, furgonë dhe autobusë, jo vetëm nga Kosova, por edhe nga shtete të tjera. Megjithatë, nuk ka hapësira të mjaftueshme dhe të organizuara ku automjetet dhe autobusët turistikë të parkohen në mënyrë të sigurt.

Si pasojë, krijohet rrëmujë, automjetet parkohen përgjatë rrugëve, pengohet qarkullimi dhe rritet rreziku për këmbësorët.

Prevalla ka nevojë për parkingje të projektuara me kujdes, pa e shkatërruar natyrën. Duhet të ketë hapësira të veçanta për autobusët, automjetet private, personat me aftësi të kufizuara dhe shërbimet emergjente.

Mungojnë mbishkrimet dhe orientimi turistik

Një tjetër mungesë serioze është informimi i dobët.

Në shumë vende mungojnë tabelat orientuese, emërtimet e shtigjeve, të dhënat për largësitë, lartësitë, burimet ujore, pikat panoramike dhe rreziqet e mundshme.

Turisti duhet të dijë se ku ndodhet, cilin shteg duhet të ndjekë, sa zgjat udhëtimi dhe çfarë vlere natyrore apo historike ka vendi që po viziton.

Mbishkrimet duhet të vendosen në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të huaja, së paku në anglisht dhe gjermanisht. Ato duhet të jenë të qarta, të dukshme dhe në harmoni me mjedisin natyror.

Duhet të krijohen edhe harta turistike, pika informacioni, faqe zyrtare dhe kode digjitale që vizitorëve u japin të dhëna për akomodimin, shtigjet, kushtet atmosferike, shërbimet mjekësore dhe numrat emergjentë.

Burimet që dalin nga shkëmbinjtë duhet të evidentohen

Një nga pamjet më mbresëlënëse të kësaj treve janë burimet dhe rrjedhat e ujit që zbresin nga shkëmbinjtë dhe masivet e larta të Sharrit.

Vetë Prevalla shtrihet në një zonë të lartë malore, ndërsa majat përreth ngrihen mbi 2.400 metra mbi nivelin e detit. Prej këtyre lartësive, shkëmbinjve dhe borës malore ushqehen burime, përrenj dhe rrjedha ujore me bukuri të rrallë.

Mirëpo këto burime nuk janë të evidentuara dhe të prezantuara siç duhet. Mungojnë emërtimet, tabelat shpjeguese, shtigjet e sigurta dhe informacionet për prejardhjen, rrjedhën dhe rëndësinë e tyre.

Institucionet përkatëse duhet t’i regjistrojnë dhe t’i mbrojnë këto burime. Ato nuk duhet të betonohen, privatizohen apo dëmtohen. Uji, shkëmbinjtë dhe peizazhi janë pjesë e trashëgimisë së përbashkët natyrore.

Mungon informimi për vlerat e kësaj pasurie

Prevalla ka vlera të mëdha natyrore, turistike, shëndetësore dhe ekonomike, por për këto vlera flitet dhe shkruhet shumë pak.

Mungojnë fushatat serioze promovuese, dokumentarët, guidat profesionale dhe materialet që do ta prezantonin Prevallën para turistëve ndërkombëtarë.

Vizitori duhet të informohet për ajrin e pastër, pyjet, biodiversitetin, shtigjet malore, burimet ujore, sportet dimërore, gastronominë dhe mundësitë e pushimit familjar.

Kjo pasuri nuk është krijuar nga qeveritë, partitë apo bizneset. Ajo është krijuar nga Zoti dhe na është dhënë neve për ta ruajtur, zhvilluar dhe përcjellë të paprekur te brezat e ardhshëm.

Investitori privat nuk mund ta zëvendësojë shtetin

Shembulli i Sabri Bunjakut dhe i investitorëve të tjerë tregon se iniciativa private mund të sjellë ide, vende pune dhe zhvillim.

Por as Sabri Bunjaku dhe asnjë investitor tjetër privat nuk duhet të mbetet vetëm përballë problemeve të infrastrukturës, shërbimeve publike dhe promovimit turistik.

Shteti duhet të ndërtojë rrugët dhe infrastrukturën bazë. Komuna duhet të kujdeset për pastërtinë, parkingjet, ndriçimin dhe orientimin. Institucionet shëndetësore duhet të organizojnë shërbimet mjekësore. Ministritë përkatëse duhet ta promovojnë dhe mbrojnë zonën.

Vetëm atëherë investimet private mund të zhvillohen në mënyrë të qëndrueshme dhe të japin rezultate të plota.

Një thirrje për institucionet

Nga Prevalla, kjo pasuri e jashtëzakonshme natyrore, u bëj thirrje Qeverisë së Kosovës, Komunës së Prizrenit, institucioneve të turizmit, shëndetësisë dhe mbrojtjes së mjedisit që të hartojnë një plan të përbashkët zhvillimi.

Prevalla ka nevojë për:

– infrastrukturë moderne dhe të qëndrueshme;
– parkingje të organizuara për automjete dhe autobusë;
– ordinancë mjekësore dhe shërbim të ndihmës së parë;
– barnatore;
– qendër fizioterapie dhe rehabilitimi;
– hotele dhe kapacitete të standardizuara turistike;
– bankomat, shërbime bankare dhe postare;
– tabela, harta dhe qendër informacioni;
– evidentim dhe mbrojtje të burimeve ujore;
– shtigje të shënuara dhe të sigurta;
– promovim profesional brenda dhe jashtë Kosovës.

Prevalla nuk kërkon mëshirë. Ajo kërkon vizion, përgjegjësi dhe investim.

Natyra ia ka dhënë të gjitha: malin, ujin, borën, pyjet, ajrin dhe bukurinë. Tani është radha e shtetit të kryejë detyrën e vet.

Prevalla është pasuri kombëtare dhe turistike. Ajo nuk duhet të mbetet vetëm në duart e investitorëve privatë, por duhet të bëhet pjesë e një strategjie serioze shtetërore për turizmin dhe zhvillimin e Kosovës.

Luan – Asllan Dibrani
Përshtypje dhe vërejtje nga vizita në Prevallë

Lidhja Shqiptare e Prizrenit në veprën “Epizode historike” të Atë Paulin Margjokajt

0
Lekë Mrijaj, KLinë
___
Recension
___
Vepra “Epizode historike” e Atë Paulin Margjokajt është botuar në vitin 2020 nga shtëpia botuese Botime Françeskane. Botimi përmban gjithsej 87 faqe dhe mban numrin ndërkombëtar të identifikimit bibliografik ISBN 978-99956-979-5-2. Brenda kësaj vepre, autori trajton ngjarje dhe procese të rëndësishme të historisë shqiptare, duke u mbështetur në burime historike, dokumente, dëshmi dhe vlerësime historiografike. Një vend të veçantë zë kapitulli “Shqiptarët në Prizren”, në të cilin shtjellohet formimi, organizimi dhe veprimtaria fillestare e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Këndvështrimi i Atë Paulin Margjokajt mbi Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, i shtrirë në faqet 2–15 të veprës, e paraqet këtë ngjarje jo si një akt të vetëm politik, të përfunduar me Kuvendin e 10 qershorit 1878, por si një proces historik të ndërlikuar. Në këtë proces u ndërthurën rreziku i copëtimit të trojeve shqiptare, përpjekjet për bashkimin e vilajeteve, organizimi i mbrojtjes së armatosur, veprimtaria diplomatike, interesat krahinore, ndikimi i autoriteteve osmane dhe formësimi gradual i një programi të mirëfilltë kombëtar.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë politike, diplomatike dhe kombëtare shqiptare të shekullit XIX. Me të nisi një fazë e re e organizimit të shqiptarëve: kalimi nga reagimet e veçuara krahinore në një lëvizje të përbashkët politike, e cila synonte mbrojtjen e tërësisë territoriale dhe afirmimin e shqiptarëve si një bashkësi e veçantë kombëtare. Për këtë arsye, themelimi i saj duhet të shihet si rezultat i një vargu zhvillimesh që kishin nisur përpara qershorit të vitit 1878.
Atë Paulin Margjokaj e vendos Lidhjen në kontekstin e gjerë të Krizës Lindore, të Luftës Ruso-Osmane të viteve 1877–1878, të Traktatit të Shën-Stefanit dhe të Kongresit të Berlinit. Lufta ndërmjet Rusisë dhe Perandorisë Osmane e ndryshoi thellësisht baraspeshën politike në Ballkan. Humbja e Perandorisë Osmane dhe përparimi i ushtrive ruse krijuan kushte të favorshme për zgjerimin territorial të shteteve fqinje, të cilat synonin të përfshinin brenda kufijve të tyre edhe krahina të banuara nga shqiptarët. Megjithatë, përpjekja për organizimin politik të shqiptarëve nuk nisi vetëm si reagim ndaj Traktatit të Shën-Stefanit. Në pranverën e vitit 1877, përpara përfundimit të Luftës Ruso-Osmane, në Janinë u zhvillua një mbledhje e krerëve të Shqipërisë së Jugut, ku Abdyl Frashëri paraqitet si figura më e rëndësishme. Nga kjo mbledhje doli një memorandum drejtuar qeverisë osmane, përmes të cilit kërkohej bashkimi i krahinave shqiptare në një vilajet të vetëm.
Sipas kërkesave të paraqitura në këtë memorandum, administrata e vilajetit të bashkuar duhej të ishte në duart e shqiptarëve, gjuha shqipe duhej të përdorej në shkolla dhe në gjykata, rekrutët shqiptarë duhej ta kryenin shërbimin ushtarak brenda territorit të vilajetit, ndërsa të ardhurat financiare të vendit duhej të përdoreshin kryesisht për zhvillimin e tij. Këto kërkesa dëshmojnë se ideja e autonomisë administrative shqiptare ishte artikuluar përpara rrezikut të drejtpërdrejtë që sollën vendimet e Shën-Stefanit. Kërkesa për bashkimin e vilajeteve shqiptare nuk përbënte ende një program për shkëputje të plotë nga Perandoria Osmane. Megjithatë, ajo përmbante elementet fillestare të një projekti politik autonomist, sepse synonte njohjen e shqiptarëve si një bashkësi e veçantë, me territor, administratë, gjuhë dhe interesa të përbashkëta. Në këtë kuptim, Lidhja Shqiptare e Prizrenit nuk lindi në një zbrazëti politike, por u mbështet në një mendim kombëtar që tashmë kishte filluar të merrte formë.
Më 12 shkurt 1878 u shpall protesta e njohur me emërtimin “Prej Malësive Shqiptare”. Në të, Shqipëria e Jugut, Shqipëria e Mesme dhe Shqipëria e Veriut paraqiteshin si pjesë të së njëjtës tërësi historike dhe territoriale. Rëndësia e këtij dokumenti qëndron në faktin se hapësira shqiptare nuk përkufizohej sipas ndarjeve administrative të Perandorisë Osmane, por sipas kujtesës historike, përkatësisë etnike dhe së drejtës së trashëguar të shqiptarëve mbi tokat e tyre.
Më 3 mars 1878 u nënshkrua Traktati i Shën-Stefanit ndërmjet Rusisë dhe Perandorisë Osmane. Vendimet e tij parashikonin krijimin e një Bullgarie të zgjeruar dhe zgjerimin territorial të Serbisë dhe Malit të Zi. Brenda këtyre projekteve përfshiheshin edhe vise të gjera shqiptare. Ky traktat e bëri të qartë se, në mungesë të një organizimi të përbashkët, trojet shqiptare rrezikonin të copëtoheshin ndërmjet shteteve fqinje.
Pas lajmit se Dibra parashikohej të përfshihej në Bullgarinë e zgjeruar të Shën-Stefanit, banorët e saj iu drejtuan ambasadorit britanik në Stamboll. Në telegramin e tyre deklarohej se Dibra ishte një vend shqiptar dhe se popullsia e saj, myslimane dhe e krishterë, i përkiste të njëjtit gjak. Dibranët shprehnin gatishmërinë për të qëndruar deri në fund kundër përfshirjes së vendit të tyre nën sundimin bullgar.
Kjo dëshmi është veçanërisht e rëndësishme për konceptin e kombësisë që shpreh. Myslimanët dhe të krishterët paraqiteshin si pjesëtarë të së njëjtës bashkësi kombëtare. Përkatësia fetare nuk përdorej si kriter ndarjeje, por tejkalohej përmes idesë së prejardhjes së përbashkët, territorit dhe së drejtës kombëtare. Që në prag të Lidhjes, identiteti shqiptar po artikulohej si një identitet që përfshinte bashkësi të ndryshme fetare brenda të njëjtit komb.
Më 30 mars 1878, në gazetën triestine Indipendenza, u botua një thirrje përmes së cilës krerët e Shqipërisë së Veriut, të Mesme dhe të Jugut u drejtoheshin shqiptarëve të Italisë. Ata kërkonin bashkëpunimin e tyre dhe ngritjen e zërit kundër pretendimeve greke mbi krahinat shqiptare. Ky veprim dëshmon se çështja shqiptare po përpiqej të dilte përtej kufijve të Perandorisë Osmane dhe të fitonte mbështetje te kolonitë shqiptare dhe arbëreshe.
Shqiptarët e Italisë dhe të Triestes nuk shiheshin vetëm si bashkësi kulturore, por edhe si pjesë e një rrjeti të mundshëm politik dhe diplomatik. Përmes tyre, çështja shqiptare mund të depërtonte në opinionin publik evropian dhe t’u paraqitej qeverive të Fuqive të Mëdha.
Në të njëjtën periudhë, shqiptarët përballeshin me një problem themelor: mungesën e një autoriteti të përbashkët politik. Ata ishin të ndarë në katër vilajete osmane dhe nuk kishin një institucion qendror që mund t’i thërriste, t’i përfaqësonte dhe t’i detyronte krahinat të zbatonin vendime të përbashkëta. Përballë shteteve fqinje, të cilat kishin qeveri, diplomaci dhe ushtri të organizuara, shqiptarët duhej ta krijonin pothuajse nga fillimi autoritetin e tyre politik.
Në këtë proces luajti rol të rëndësishëm Komiteti Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare, me seli në Stamboll. Ndër figurat kryesore të tij ishin Sami Frashëri, Abdyl Frashëri, Pashko Vasa, Jani Vreto dhe Zija Prishtina. Ky komitet përbënte një nga format e para të organizimit politik shqiptar me synim gjithëkombëtar. Ai përpiqej të bashkërendonte reagimet e krahinave, të artikulonte kërkesat e shqiptarëve dhe të siguronte mbështetje ndërkombëtare.
Përfaqësuesit shqiptarë zhvilluan edhe bisedime me qarqet politike greke. Ata vlerësonin se zgjerimi i Serbisë, Malit të Zi dhe Bullgarisë përbënte rrezik jo vetëm për shqiptarët, por edhe për Greqinë. Një marrëveshje shqiptaro-greke mund të shërbente si kundërpeshë ndaj zgjerimit sllav dhe të lehtësonte afrimin me Britaninë e Madhe.
Bisedimet, megjithatë, dështuan për shkak të pretendimeve territoriale greke. Pala greke kërkonte përfshirjen brenda kufijve të saj të krahinave të gjera shqiptare, ndërsa përfaqësuesit shqiptarë kërkonin që Çamëria dhe bregdeti deri në Prevezë të përfshiheshin në organizimin e ardhshëm politik shqiptar. Bisedimet u ndërprenë në shkurt të vitit 1878, sepse pretendimet greke nuk mund të pajtoheshin me parimin e mbrojtjes së tërësisë territoriale shqiptare.
Pas vendimeve të Shën-Stefanit, përgatitjet për një kuvend të përgjithshëm shqiptar u intensifikuan. Duke iu referuar Xhelal Belegut, Atë Paulin Margjokaj shënon se shqiptarët u mblodhën në Gjakovë dhe vendosën që kuvendi i përgjithshëm të mbahej në Prizren më 10 qershor 1878. Ky fakt i jep Gjakovës një rol të rëndësishëm në përgatitjen politike të Lidhjes.
Kosova dhe viset verilindore shqiptare ishin ndër krahinat që i ndienin më drejtpërdrejt pasojat e Traktatit të Shën-Stefanit. Për këtë arsye, nisma për krijimin e një organizimi të përgjithshëm mori hov të veçantë në këto treva. Në këtë kontekst përmendet edhe veprimtaria e Ali Pashë Gucisë në Guci, Plavë dhe Rugovë, prej nga lëvizja u përhap drejt Pejës, Gjakovës, Shkodrës, Podgoricës dhe Prizrenit.
Më 10 qershor 1878 filluan punimet e Kuvendit të Prizrenit. Në datën e caktuar nuk kishin arritur ende të gjithë delegatët e ftuar. Të pranishëm ishin kryesisht përfaqësuesit e Shqipërisë Verilindore dhe Lindore, ndërsa nga Shqipëria e Jugut kishte ardhur Abdyl Frashëri dhe së paku një përfaqësues tjetër. Në kuvend merrnin pjesë edhe delegatë joshqiptarë nga Bosnja, Hercegovina dhe Sanxhaku i Novi-Pazarit.
Prania e përfaqësuesve joshqiptarë e ndërlikoi karakterin fillestar të organizatës. Çështja shqiptare u ndërthur përkohësisht me përpjekjet për mbrojtjen e territoreve të tjera osmane. Kjo përbërje shpjegon edhe përse vendimet e para të Lidhjes kishin një gjuhë më të theksuar osmane dhe fetare. Përfaqësuesit me program më të qartë kombëtar ende nuk kishin mbërritur të gjithë dhe nuk mund ta përcaktonin të vetëm drejtimin politik të kuvendit.
Fjalimin e hapjes e mbajti Abdyl Frashëri. Ai foli në gjuhën turke, në mënyrë që të kuptohej edhe nga përfaqësuesit e Bosnjës, Hercegovinës dhe Sanxhakut. Përdorimi i turqishtes nuk duhet interpretuar si mungesë e vetëdijes kombëtare shqiptare, por si pasojë e realitetit arsimor, administrativ dhe politik të Perandorisë Osmane, si dhe e përbërjes së pjesëmarrësve.
Më 13 qershor 1878 filluan punimet e Kongresit të Berlinit. Afërsia ndërmjet hapjes së Kuvendit të Prizrenit dhe fillimit të Kongresit dëshmon ngutjen me të cilën shqiptarët po përpiqeshin të krijonin një organizatë përfaqësuese. Fuqitë e Mëdha po vendosnin për të ardhmen territoriale të Ballkanit pa praninë e një delegacioni shqiptar të njohur ndërkombëtarisht.
Më 15 qershor, nga Prizreni iu dërgua një telegram qeverisë osmane. Në të deklarohej se shqiptarët nuk kishin ndër mend t’i nënshtroheshin sundimit ruso-bullgar, serb apo malazez dhe se qeveria osmane duhej të mbronte në Berlin fatin e Shqipërisë. Abdyl Frashëri hartoi edhe dy telegrame të tjera: njërin për ambasadorët e Fuqive të Mëdha në Stamboll dhe tjetrin për Kongresin e Berlinit.
Në të njëjtën kohë, Dega e Shkodrës hartoi një telegram në gjuhën frënge, drejtuar Kongresit të Berlinit. Në të kërkohej që Tivari, Shpuza dhe Podgorica të mbeteshin pjesë e Shqipërisë, ndërsa pohohej se shqiptarët, myslimanë dhe katolikë, përbënin një komb më vete, të ndryshëm nga popullsitë sllave. Telegrami u nënshkrua nga rreth 500 veta.
Më 17 ose 18 qershor 1878, sipas burimeve të ndryshme që citon Atë Paulin Margjokaj, u miratua Kararnameja, e njohur si Libri i Vendimeve. Dokumenti përmbante shtatëmbëdhjetë nene. Në vendimet e para shprehej besnikëria ndaj Perandorisë Osmane, kundërshtimi ndaj zgjerimit të Bullgarisë, Serbisë dhe Malit të Zi, si dhe zotimi për mbrojtjen e jetës, pasurisë dhe nderit të bashkësive jomyslimane.
Kararnameja kishte një përmbajtje të dukshme osmane dhe fetare. Përmendja e Bosnjës dhe Hercegovinës, mbrojtja e territoreve të sulltanit dhe mbështetja në normat e Sheriatit u përdorën më vonë nga kundërshtarët për ta paraqitur Lidhjen si një organizatë thjesht myslimane. Atë Paulin Margjokaj, megjithatë, e vlerëson dokumentin në kontekstin e përbërjes së mbledhjes së parë dhe të ndikimit të autoriteteve osmane.
Në nenin e shtatëmbëdhjetë, Prizreni shpallej qendra ose kryeqyteti i Lidhjes. Dokumenti u nënshkrua nga 47 përfaqësues nga Prizreni, Gjakova, Peja, Gucia, Novi-Pazari, Senica, Plevla, Mitrovica, Vushtrria, Prishtina, Gjilani, Shkupi, Tetova, Kërçova, Gostivari dhe dy Dibrat.
Në një mbledhje të posaçme u zgjodh për kryetar Iljaz Pashë Dibra dhe u krijuan tri komisione: Komisioni i Punëve të Jashtme, Komisioni i Punëve të Brendshme dhe Komisioni i Financave. Krijimi i këtyre organeve dëshmon se Lidhja po e tejkalonte karakterin e një tubimi protestues dhe po merrte tiparet e një administrate politike embrionale.
Komisioni i Punëve të Jashtme, ku rol kryesor kishte Abdyl Frashëri, merrej me hartimin e protestave dhe memorandumeve drejtuar Kongresit të Berlinit dhe Fuqive të Mëdha. Komisioni i Punëve të Brendshme kujdesej për ruajtjen e rendit dhe grumbullimin e forcave ushtarake, ndërsa Komisioni i Financave kishte për detyrë sigurimin e mjeteve për armatimin dhe furnizimin e ushtrisë.
Organizata në fillim quhej “itifak”, me kuptimin besëlidhje, ndërsa më vonë mori emërtimin Lidhja Shqiptare ose Lidhja e Prizrenit. Përdorimi i konceptit të besëlidhjes kishte një rëndësi të veçantë politike dhe kulturore. Besa, si normë tradicionale morale e shoqërore, shndërrohej në parim të organizimit politik dhe të mbrojtjes së përbashkët.
Më 23 qershor arritën në Prizren delegatë të tjerë, ndërsa më 30 qershor mbërritën përfaqësuesit e Shkodrës, Podgoricës dhe të një numri të madh bajraqesh të Malësisë, ndër të cilat Gruda, Hoti, Kastrati, Kelmendi, Shkreli, Shllaku, Temali, Shoshi dhe Shala. Vonesa e tyre lidhej me marrjen e masave mbrojtëse në kufirin me Malin e Zi.
Ardhja e delegatëve të Shkodrës dhe të Malësisë ndikoi në forcimin e karakterit kombëtar të Lidhjes. Përfaqësuesve shkodranë u ishte kërkuar të mos pranonin asgjë që mund ta kthente Lidhjen në një organizatë thjesht islamike. Në rast se ajo do të largohej nga rruga kombëtare dhe do të merrte një drejtim vetëm fetar, delegatët duhej të tërhiqeshin.
Katolikët shkodranë, kolonia shqiptare e Triestes dhe shqiptarët e Italisë hartuan një memorandum në gjuhën italiane, drejtuar kryeministrit britanik dhe përfaqësuesit kryesor britanik në Kongresin e Berlinit, Benjamin Disraeli. Në këtë dokument kërkohej autonomia e Shqipërisë mbi bazën e parimit të kombësisë dhe propozohej krijimi i një komisioni ndërkombëtar që do të garantonte zbatimin e reformave.
Në memorandum theksohej se shqiptari, qoftë katolik, ortodoks apo mysliman, e kundërshtonte pushtuesin e huaj. Ky formulim përbën një nga shprehjet më të qarta të konceptit politik të kombit shqiptar gjatë periudhës së Lidhjes. Kombi nuk përkufizohej përmes përkatësisë fetare, por përmes atdheut, gjuhës, prejardhjes dhe vullnetit të përbashkët politik.
Më 2 korrik 1878 u shpallën udhëzimet ushtarake të njohura si Talimat. Përmes tyre rregullohej mobilizimi i forcave dhe organizimi i mbrojtjes së armatosur. Ky hap dëshmon se Lidhja po krijonte mekanizma për koordinimin ushtarak dhe se mbrojtja e territorit nuk mbështetej më vetëm në nisma të veçuara krahinore.
Më 5 korrik 1878, agjencia franceze Havas përhapi lajmin se Tivari do t’i jepej Malit të Zi. Dy ditë më vonë, më 7 korrik, në Shkodër u mbajt një mbledhje e madhe. Një pjesë e pjesëmarrësve kërkonte fillimin e menjëhershëm të luftës për mbrojtjen ose çlirimin e qytetit, ndërsa të tjerët kërkonin që fillimisht të pritej vendimi i qendrës së Lidhjes në Prizren.
Në vijim, Lidhja u përball edhe me çështjen e Bosnjës dhe Hercegovinës. Kongresi i Berlinit vendosi që këto dy provinca të pushtoheshin dhe të administroheshin nga Austro-Hungaria. Përfaqësuesit e Bosnjës dhe Hercegovinës kërkuan ndihmën e Lidhjes, ndërsa disa delegatë propozuan dërgimin e forcave shqiptare kundër ushtrisë austro-hungareze.
Drejtuesit shqiptarë u gjendën përballë një zgjedhjeje strategjike. Përfshirja në një luftë kundër Austro-Hungarisë do ta shpërndante forcën e Lidhjes dhe do ta largonte atë nga qëllimi kryesor: mbrojtja e krahinave shqiptare të kërcënuara nga Serbia dhe Mali i Zi. Për këtë arsye, pjesëmarrja shqiptare në luftimet e Bosnjës mbeti e kufizuar.
Në përfundim të fazës së parë të punimeve në Prizren, delegatët e Manastirit, Dibrës, Shkupit, Prishtinës, Novi-Pazarit dhe Prizrenit morën përsipër formimin e Komitetit për Mbrojtjen e Atdheut. Përfaqësues u dërguan edhe në Elbasan, me qëllim që të vendosej bashkëpunimi me shqiptarët e Jugut. Mbledhja u shpërnda me vendimin për të luftuar kundër Malit të Zi, Serbisë dhe çdo fuqie tjetër që do të sulmonte tokat shqiptare.
Motoja “Një për të gjithë e të gjithë për një”, me të cilën, sipas Atë Paulin Margjokajt, u mbyll kjo fazë e mbledhjes, përmbledh kuptimin politik dhe moral të Lidhjes. Mbrojtja e një krahine nuk duhej të mbetej më përgjegjësi vetëm e banorëve të saj. Plava dhe Gucia, Tivari dhe Ulqini, Dibra dhe Kosova, Shkodra dhe Janina duhej të konsideroheshin pjesë të të njëjtit atdhe.
Nga shtjellimi i faqeve 2–15 të veprës Epizode historike del se Atë Paulin Margjokaj e interpreton Lidhjen Shqiptare të Prizrenit si një proces të pjekjes së vetëdijes politike kombëtare. Në fazën fillestare ajo përmbante elemente të besnikërisë ndaj Perandorisë Osmane, ndikime fetare dhe interesa të përkohshme për mbrojtjen e territoreve osmane. Me zgjerimin e përfaqësimit dhe me thellimin e konfliktit me Portën e Lartë, Lidhja mori një drejtim gjithnjë më të qartë shqiptar.
Vlera historike e Lidhjes nuk qëndron vetëm në kundërshtimin e vendimeve të Shën-Stefanit dhe të Kongresit të Berlinit. Ajo qëndron edhe në faktin se shqiptarët krijuan për herë të parë një organizatë politike me një qendër drejtuese, këshill, komisione për punët e jashtme, administratën e brendshme dhe financat, degë krahinore dhe struktura ushtarake. Në kuptimin institucional, këto përbënin elementet embrionale të një organizimi shtetëror shqiptar.
Lidhja krijoi gjithashtu një gjuhë të re politike. Në dokumentet, memorandumet dhe protestat e saj flitej për Shqipërinë, për tokat shqiptare, për kombin shqiptar, për të drejtat e kombësisë dhe për domosdoshmërinë e bashkimit. Këto koncepte e zhvendosën çështjen shqiptare nga korniza e një pakënaqësie krahinore në nivelin e një programi kombëtar.
Një aspekt themelor ishte karakteri ndërfetar i lëvizjes. Protesta e dibranëve, memorandumi i katolikëve shkodranë dhe telegrami i nënshkruar nga qindra qytetarë dëshmojnë se myslimanët dhe të krishterët paraqiteshin si pjesëtarë të të njëjtit komb. Edhe kur dokumentet e para përmbanin formulime fetare, zhvillimi politik i Lidhjes shkonte drejt një bashkimi që e vendoste përkatësinë kombëtare mbi dallimet fetare.
Trajtimi i Atë Paulin Margjokajt ka vlerë të veçantë historiografike, sepse autori nuk e idealizon Lidhjen në mënyrë të pakushtëzuar. Ai vëren mospërputhjet ndërmjet burimeve, vonesën e delegatëve, ndikimin e autoriteteve osmane, dobësinë fillestare të Këshillit Qendror dhe karakterin jo të njëtrajtshëm të degëve krahinore. Lidhja paraqitet jo si një organizatë e përkryer që nga dita e parë, por si një përpjekje historike për të ndërtuar unitetin politik në kushte jashtëzakonisht të vështira.
Në këndvështrimin e Atë Paulin Margjokajt, Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte njëkohësisht akt mbrojtjeje, shkollë politike dhe projekt kombëtar. Ajo lindi përballë rrezikut të copëtimit, por veprimtaria e saj e tejkaloi reagimin e çastit. Përmes saj, shqiptarët filluan të ndërtonin një autoritet të përbashkët, të zhvillonin diplomacinë e tyre, të organizonin mbrojtjen ushtarake dhe të formulonin kërkesën për bashkimin e trojeve shqiptare.
Prizreni i vitit 1878 u bë kështu vendi ku Shqipëria, ndonëse ende nuk ekzistonte si shtet i pavarur, filloi të merrte formë si vullnet politik. Në sallën e medresesë, në vendimet e Këshillit Qendror, në memorandumet e Shkodrës, në protestat e Dibrës dhe në gatishmërinë e krahinave për mbrojtje u hodhën themelet e një koncepti të ri: se shqiptarët përbënin një komb dhe se tokat e tyre duhej të mbroheshin si një tërësi e pandashme.
Në këtë kuptim, Lidhja Shqiptare e Prizrenit nuk ishte vetëm një ngjarje e vitit 1878, por një etapë themelore në rrugën e shtetformimit, të pavarësisë dhe të afirmimit politik të kombit shqiptar.
Më 13 korrik 2026

“Europa të jetë më shumë kritike ndaj qeverisë”, Marjana Koçeku intervistë edhe për median holandeze

0

“Shqipëria ka qenë trazuar, shkak është “Revolucioni Flamingo”. Deri tani, dhjetëra mijëra shqiptarë kanë dalë në rrugë për më shumë se 40 ditë, ku maksimumi i pjesëmarrësve në shesh ka qenë 250,000 qytetarë”.

Kështu shkruan gazeta holandeze “de Volkskrant”, për të cilën deputetja tashmë e pavarur Marjana Koçeku ka dhënë një intervistë në lidhje me protestat dhe revoltën qytetare që vijojnë prej 44 ditësh në Shqipëri.

Sipas medias holandeze, protestat mbështeten edhe nga deputetja Marjana Koçeku, e cila u largua nga grupi parlamentar i PS pas shpërthimit të protestave në vend.

INTERVISTA

Pse vendosët të largoheni nga partia?

Largimi im ishte një grumbullim pakënaqësie. U bëra aktiviste në moshë të re dhe hyra në politikë sepse shpresoja të bëja një ndryshim në çështje të rëndësishme si mjedisi, ekologjia dhe turizmi i qëndrueshëm. Por shpejt u bë e qartë se zëri im kritik nuk u vlerësua nga udhëheqja e partisë sime. Më anashkaluan plotësisht temat që më prekin shumë, siç është ndotja e lumit Drin, nga vij unë. Kur dolën në dritë skandalet e mëdha mjedisore, kuptova se duhej të mbështesja politika që në fakt shkatërrojnë mjedisin. Ky ishte kufiri im moral.

Nuk kishit qenë anëtare e Partisë Socialiste për shumë kohë; a nuk mund ta kishit parashikuar këtë?

Rama më kontaktoi pasi e isha në podcastin e tij ku fola për problemet me të cilat po përballej rajoni im: një problem i madh me mbeturinat, një mungesë totale të rrugëve dhe energjisë elektrike të mirë, sepse qeveria e tij dhe të gjitha qeveritë para saj thjesht na kishin harruar.

Nuk ka qenë kurrë ëndrra ime të bëhesha politikane. Gjithmonë kam qenë një kundërshtare e ashpër e pushtetit dhe kam protestuar kundër tyre që nga ditët e mia studentore. Kur u bashkova me Partinë Socialiste, ata përreth meje ishin kundër meje. Por e shihja këtë si detyrën time morale, pjesërisht sepse përfaqësimi politik ishte mjaft i paimagjinueshëm për një grua të re nga një rajon i izoluar dhe patriarkal.

Për më tepër, shumë të rinj hynë në parlament atë vit. Sinqerisht mendova: ndoshta ky është momenti ynë.

Protestat vazhdojnë, edhe për sa kohë?

Pres që ata vetëm të rriten. Elita jonë politike e ka humbur plotësisht kontaktin me realitetin dhe nuk ka asnjë ide se çfarë kalojnë njerëzit në jetën e tyre të përditshme. Protestuesit me të drejtë po kërkojnë ndryshim. Këto protesta kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, demokracinë e vërtetë dhe refuzimin për ta lënë vendin tonë të plaçkitet. Ne do t’i përmbahemi fort idealeve tona.

Në një letër të hapur drejtuar Ramës, ju i kërkuat atij të jepte dorëheqjen. Çfarë duhet të ndodhë për të ndryshuar sistemin politik?

Kjo kërkon shumë më tepër sesa vetëm largimin e një njeriu. Ligji aktual zgjedhor mbron rendin e vendosur, i cili është thelbësisht i kalbur dhe i shërben vetëm interesave të një grupi shumë të vogël. Ne kemi nevojë për njerëz në parlament që janë aty për shkak të kompetencave të tyre, jo për shkak të besnikërisë së tyre të verbër ndaj një udhëheqësi partie.

Rezervati natyror Vjosa-Narta, ku amerikani Jared Kushner dëshiron të ndërtojë një vendpushim luksoz.

Partive të reja politike duhet t’u jepet një shans i drejtë. Kam respekt të madh për partitë e pakta të reja kritike që hynë së fundmi në parlament nëpërmjet zgjedhjeve dhe tani po mbështesin protestat. Një diversitet më i madh politik do ta bëjë demokracinë tonë më të shëndetshme, më autentike dhe më të gjallë.

Por ndryshimi i madh do të duhet të vijë nga poshtë. Qytetarët shqiptarë, dhe veçanërisht diaspora jonë, aktualisht po tregojnë një angazhim shumë më të madh ndaj ndryshimeve demokratike sesa e gjithë elita politike. Sistemi duhet të ndryshojë dhe të fillojë të funksionojë për qytetarët; nuk ka rrugë tjetër.

Në letrën drejtuar Ramës, ju shkruat edhe për një paralajmërim që ai ju kishte dhënë.

“Nuk dua të them shumë për këtë, por ai më dërgoi një mesazh se do të përfundoj vetëm, pa besimin e popullsisë apo të mbështetësve të mi në male. Përgjigja ime ndaj tij ishte e thjeshtë: Jam mësuar të qëndroj vetëm. E vetmja gjë që ka vërtet rëndësi për mua tani është se e kam mbyllur derën pas meje dhe jam e lirë. Për fat të mirë, nëna ime nuk ka rrjete sociale, kështu që nuk sheh asnjë nga agresionet dhe ngjyrimet politike që janë përhapur rreth meje që nga largimi im.”

Kohët e fundit udhëtuat për në Bruksel për një takim me anëtarë të Parlamentit Europian. Çfarë prisni prej tyre?

Evropa duhet të jetë shumë më kritike ndaj qeverisë shqiptare. Procesi i anëtarësimit nuk duhet të jetë një strategji thjesht gjeopolitike apo një çështje burokratike e plotësimit të kritereve. BE-ja aktualisht po flet vetëm me Kryeministrin dhe elitën politike, por duhet të angazhohet edhe në dialog me popullsinë dhe shoqërinë civile shqiptare. Rreth 92 përqind e shqiptarëve janë pro-evropianë sepse besojmë në vlerat evropiane si drejtësia, transparenca dhe sundimi i ligjit, por kjo nuk do të thotë që ne mbështesim qeverinë tonë.

A po flasim këtu me udhëheqësin e ardhshëm të Shqipërisë?

Ambicia ime është më e madhe se kurrë, por tani për tani e gjej më të rëndësishme t’i përkushtohem vendit tim si anëtar i pavarur i Parlamentit. Në fund të fundit, koha do të tregojë se kush mbijeton dhe kush jo. Por një gjë është e sigurt: ky nuk është fundi.

Vlerat historike të UÇK-së nuk mund të relativizot me asnjë politikë

2

Hakif Bajrami, historian, Prishtinë 

Nuk ka kaluar në asnjë moment kohor e që nuk është provuar në ndonjë formë akuzuese Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Në fillimin “fëminor” të saj UÇK u përball me përbuzje se: “është organizatë fundamentaliste”. Ndërsa kur u vërtetua se nuk është, do të pasojë emërtimi “organizatë terroriste”. Ndërsa me që nuk kishte asnjë provë për terror, në taborrin e okupatorit do të fillojë etapa e dymendësisë se: “në shembullin UÇK-ës kemi të bëjmë me organizatë iridentiste”. Këta akuzues nuk e dinin se ky emërtim do të thot se UÇK ëishtë në tokën dhe popullin, për të cilët lufton, sepse më parë kishin qenë pjesë e përbashkët etnike, prandaj i ka ngjeshë armet që ta bashkojë me Shqipërinë Bregdetare nga viti 1912 e në vijim. Por, me që koha që nominohej me denominimin iridentiste përputhej me shembjën e Murit Berlinit (9 Nëntor 1989); me shembjën e rregjimeve të një psese të shteteve komuniste në vijim, në rend të parë të shpërbërjës së BRSS, dhe themelimi i shteteve të reja sipas parimin nacional;me shembjën e Dokumentit Helsinkut; si rasti i shpërbërjës së Çekosllovakisë, Jugosllavisë; me konvertimin e shteteve totalitare (komuniste) në shtete shumëpartiake si: Polonia, Hungaria, Rumunia, Bullgaria, Shqipëria, prandaj Ushtria Çlirimtare e Kosovës provoi dhe ia doli për t` u dëshmuarse: do të lindë në rrenojat e një shteti që me dekada kishte planifikaur: shpronësimin, shpërnguljën,shfarosjën e Shqiptarëve (Sh+SH+Sh+SH).Këtu mshifet vlera historike e UÇK që i bëri copë e grimë të gjitha synimet që shqiptaria të shporret nga faqja e dheut.

Pas 4 korrikut 1992 kur Badinteri e shpalli RSFJ-ën inekzistente, shqiptarët që ishin populli i tretë përkah numri në të, do të injorohën plotësisht. Pas këtij injorimi shqiptarëve kudo që ishin të papranuar si entitet nuk do t` u mbetët rrugë tjetër vetëm se të shfaqin moskënaqësi qytetare, të themelojnë parti politike, të cilat deri më 1998 do të bredhin pas historisë e jo historia pas tyre, në të cilën kishin të drejtë legale, sepse u regjistruan në Beograd. Me që okupatori i shqiptarëve llogariste në këtë pidestal të zhvillimit politik, se do të shpërthej LUFTA QYTETARE në mes shqiptarëvre,e nuk shpërthej, për faktin se okupatori shpresoi që viset e okupuara shqiptare t` i militarizojë dhe serbizojë, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës propogandonte antimilitarizëm, ngadal por sigurtë në rrafshin historik (më 1994) do të lind de facto Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila përkundër akuzave se po e lufton “politikën paqesore” të LDK-ës, dëshmoi se është largë realitetit që politika e okupatorit të qëndron në breg e shqiptarët të xhakosën në mes veti në një luftë civile që patjetër do të kërkonte që faktori Evropian për mos me i prishur pazaret e vjetra, kah fundi i luftës përgjakur do ta plasojë Kosovën në një Serbi “demokratike”, ku kishin lulzuar partitë dhe rregjimi nazifashiste në kuptimin hilerian. E vërteta, realitetin në Serbi jo vetëm Rusia por edhe Perendimi i “egër” provoi ta konzervojë si furrig të ish Jugosllavisë.

Sa më shumë akuza dhe mjegulli polotiko-diplomatike kundër Kosovës

Konferenca e Londrës (1992) ishte rezervuar për ta pranuar realitetin e republikave, kurse Komisioni i Badinterit ishte autorizuar që ta vulosë vëndimin e Londrës. Pra në lojën e vjetër politiko diplomatike ishin ambienatalizuar prap Londra dhe Parisë.Por, kjo nuk do të thot se Vashingtoni dhe Moska shiqonin nga bregu. Jo, secila në mënyrën e vet ishin të përfshira në rindarjën e sferave të interesit në RSFJ. Shqiptarët në këtë rrëmujë të “sistemuar” në shumë parti dhe organizata politike do ta fillojnë për ta “kënduar” këngën e Hasan Prishtinës, për t` u ngrituar në armë, fakt ky që ishte në kundërshtim me politikën legjitime të LDK dhe partitë aleate të saj, se: “Çështjën e Kosovës do ta zgjidhin paqësisht, me avansimin  e saj në Republikë, brenda Jugosllavisë Demokratike (Serbi, Mali i Zi) të cilat republika e themeluan federatën e re në Zhablak,andaj u quajtë edhe Jugosllavia e Tretë, që ilegalisht peshonte sikurse Rajhu i Tretë me ambicje që të përtrihet Perandoria e Dushanit mesjetar. Kuptohet se këtë “ujem” e pranoi së pari Kisha Ortodokse Serbe, që pastaj Ushtria dhe Policia e ish Jugosllavisë, mbetej për ta rrealizuar.

UÇK përkundër akuzave nga çdo anë aty kah mbarimi i vitit 1997 do të shpërthej me tërë vrullin e saj rrevolucionar dhe kombëtar. Ky shpërthim ushtarak në Kosovë disi e gjeti shtetin okupator dhe diplomacinë ndërkombëtare në dymendësi.Ndërsa dymendësinë UÇK do ta shfrytëzojë për organizim ushtarak dhe kërkesë mobilizuese. Pra, diplomacia dhe politika do ta luftojnë deri në ekstrem për t` i sendertuar synimet kombëtare.

Një ndër format e akuzave kundër UÇK-ës janë regrutimi i dëshmitarëve të mbrojtur, për çdo gjykim eventual. Në këtë fushatë kujdestaron në rend të parë Rusia me qendrën e saj speciale në Nish.Kjo qendër grumbullon intriga edhe sot dhe ato i programon për t` i prezantuar në KS OKB, në raportet për Kosovën. Së këndejmi, krimet e luftës qendra Ruse në Nish i adreson rregullisht kundër UÇK-ës dhe Kosovës si shtet sovran.

Pse reparacionet për Kosovën diplomacia dhe politika ndërkombëtare nuk i pranon

Një politikë që gjeneron si konstantë pas luftës është mospërmendja e REPARACIONEVE të cilat Serbia duhet t` i paguaj me çdo kusht.Dihet se dëmët që ua ka siellur shqiptarëve Serbia nazifashiste për dy shekuj me radhë, duhet t` i paguaj. Lidhur me këtë, pas hulumtimeve 30 vjeqare kam ardhur në konkluzë se: pa i paguar Serbia dëmet e luftës, nuk ka paqe në Ballkan. Por as në Perendim e në Lindje jo se jo nuk lejohet që të përmendën dëmet e luftës (reparacionet) ashtu si ia ngarkuan Gjermanisë më 1946 fuqitë fituese të Luftës Dytë Botërore.

Shembulli tipik i injorimit të reparacioneve!

Sekretarja e shtetit SHBA Zonja Madllin Ollbrajt,Kosova dhe diplomacia e forcës, Prishtinë 2005 f.541, i ka boruar 75 deklarata për shtyp.Por në ato deklarata (1998/99) vetëm një (1) herë e zen në gojë fjalën reparacion. Edhe kësaj radhe e përmend kalimthi në pyetjën e gazetarit.Por nuk duhet harruar se Lufta në Kosovë dhe për Kosovën, ka pasë elemente të gjenocidit, pra jo të permasave të Srebernicës dhe Zhepës të cilat ishin (më 1995) nën pëkujdesën e KS OKB-ës, por elementet e gjenocidit në Kosovë i shtrojmë me radhë: çëshja e dhunimit të 20 000 personave; çështja e 1 000 000 të deportuarëve shqiptarë jashtë Kosovës; çështja e bartjës së kufomave shqiptare dhe bartja e tyre në Serbi për të humbur gjurmë; çësjtja e 14 000 të vrarëve e të masakruarëve shqiptarë janë argumente të gjenocidit që i tejkalon krimet monstruoze në Srebernicë.

Themelimi i Gjykatës Speciale një intrigë për t`mbyll gojën shqiptarëve

Lajmërimi se duhët themeluar një Gjykatë Speciale për Kosovën i pati gëzuar shqiptarët në fillim si ide e qëlluar. Por “idea e qëlluar” shumë shpejtë u kthye në “vetvrasje” sepse Gjykata u promovua në fillim se do t`i  denojë vetëm pjestarët e UÇK-ës që “kanë bërë trafikimin e organeve njerëzore” dhe ato në një shtëpi në Malësinë e Mbishkodrës, ku shtalla e bagëtive është shumë afër. Meqë kjo akuzë e pati tronditur tërë botën akademike të medicinës, dhe, kur institucionet shkencore e vrejtën se kjo akuzë është vetkompromitim, u ndryshua akuza dhe lindi trillimi se: “UÇK është organizatë e bashkuar kriminale”.

Lidhur me këtë rasti i themelimit të Gjykatës Speciale nga Kuvendi i Kosovës, të cilit   nuk i përgjigjet me asgjë dëshmon se KS OKB dhe BE janë kah eksperimentojnë me një luftë të drejtë që e organzoi populli i Kosovës në fund të shekullit XX. Edhe më keq tingllon fakti që propogandohej nepër kancalarintë diplomatike se Kosova nuk ka jurist shkoi deri aty në theqafje si: fenomenii në atë gjykatë që portiri të avansohët në gardian, pstaj i njejti në Prokuror, flet se me luftën në Kosovë BE është kah e eksperimenton.

Kush e luftoi pas shpine UÇK nga themelimi?

Në radhët e drejtimit politik të UÇK-ës, shumë e dëmshme konsiderohej qëndrimi i Kryeministrit Shqipërisë në Kretë Fatos Nano kur e tha publikisht para hundës së Millosheviqit se: “Kosova është çështje brendëshme e Serbisë”. Jo vetëm kaq, lufta civile në Shqipëri më 1997 lere që e shkatrroi vendin deri në themel, por i tregoi Beogradit se Shqipëria edhe pse ka armatim sa të dush, ajo nuk mundet për t` i ndihmjuar Kosovës sepsei ka hallet e veta, që lidhën me anarkin. Edhe prononcimi i Tiranës në sinkroni me Beogradin për “Ballkanin e hapur” si patent i A.Sorrosit, po të instalohej si politikë, do ta kthente Kosovën në koloni të Serbisë. Por, këto fakte duhet plasuar në rrethanat e kohës që krijoheshin për afate të shkurtëra, sepse Beogradi pas bombardimeve të NATO-s është i plagosur shumë rënd dhe synimet e tij nuk mund të këndellën as me “Botën Serbe” që mbetët si synim kishtaro-shtetëror, as me ndonjë memorandum të Akademisë nga viti 1986.Të përfundojmë: shkurt e shqip, vlera historike e UÇK-ës  nuk mund të rrelativizohet me asnjë program i cilit do forum serbiano-rus qoftë. Pra të privuarit shqiptar nga liria e që janë Hagë qe pesë vite, pa asnjë provë fajsie, duhet lirohën një orë e më parë. Për ndryshe, të gjithë shqiptarët atë ndertesë në Hagë e konsiderojnë “Bastila e Dytë”!

Shkrimi i kushtohët: Kuvendit të Ferizajit nga korriku 1908 e që ndikoi me rrximin e sulltanit nga froni në Stamboll.

Më 13 korrik 2026

Të përshpejtohen bisedimet për zgjedhjen e institucioneve shtetërore!

0

Florim Zeqa

Fillimi i mbarë i bisedimeve mes subjekteve parlamentare për krijimin e institucioneve shtetërore duhet të vazhdoj me seriozitet dhe me ritëm të shtuar! Prolongimet eventuale të bisedimeve duke u thirrur në afatet kushtetuese, jo vetëm që mund ta lënë shtetin pa President, mund ta çojnë sërish vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme

Të respektohet vullneti i elektoratit

Shkuarja e vendit në zgjedhje do të ishte skenari më i keq, por, më keq se kaq do të jetë përseritja apo rikthimi i Albin Kurtit në pikën zero, gjegjësisht të arritjes së të njëjtës “zgjidhje” për të cilën vendi shkoj në zgjedhjet e 7 qershorit!!

Kosova ka humbur shumë kohë dhe shumë përspektiva zhvillimore shkaku i kalkulimeve personale të liderëve partiakë!

Tendenca e hapur për ta personalizuar procesin negociator për krijimin e institucioneve i dëmton bisedimet, sikurse që i dëmton partitë opozitare tendenca për të marrë më shumë ‘hise’ në qeveri nga ajo që ju ka dhënë elektorati!

Vullneti i popullit është vullneti i Zotit, e thotë një fjalë e urtë popullore!
Populli ua tregojë vendin të gjitha subjekteve, andaj nuk ka rrugë tjetër përveq respektimit të vullnetit të sovranit, të shprehur më 7 qershor!

Prandaj, proporcionaliteti i votës duhet të jetë pikënisje dhe konkluzion i bisedimeve për krijimin e institucioneve shtetërore.

Çdo devijim i kësaj rruge do ta çojë vendin në zgjedhje të reja dhe humbje të shumfishta për shtetin, e cila do të ndikoj në përkeqësimin e jetës së qytetarëve!

Nëse i referohemi maksimës popullore “Dita e mirë shihet në mëngjes”, atëherë gjasat janë shumë të vogla për arritjen e një marrëveshje për zgjedhjen e Presidentit.

E themë kështu, për faktin se, që në takimin e parë ka qenë e mundur arritja e dakordimit për krijimin e institucioneve! Prolongimet nuk do të sjellin përafrime, por vetëm largim nga zgjidhja fatlume për shtetin!

Bisedime pa rezultate evidente

Epilogu i raundit të parë të bisedimeve mes liderëve partiakë është ky: Albin Kurti ua mati impulsin dy krerëve opozitarë!

Përderisa kryetari PDK-së, Bedri Hamza i mbrojti qëndrimet partiake, Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani më shumë shpërfaqen ambiciet personale sesa qëndrimet partiake shkaku i situatës shpërthyese në LDK!

Për dallim nga dy partitë më të mëdha opozitare, Aleanca e vogël e refuzoi takimin me Albin Kurtit, prapa të cilit refuzim fshihet kërkesa jetësore e Ramush Haradinajt për t’u bërë President!

Pavarësisht ambicieve personale, gjithçka mbetet në dorën e Albin Kurtit!

Mbetët të shihet në ditët dhe javët në vazhdim serioziteti i liderëve partiakë në arritjen e kompromisit politik për të mirën e shtetit dhe interesin e qytetarëve!

Anipse në opinionin publik po flitet se për Albin Kurtin më e preferuara për marrëveshje politike është LDK-ja, në realitet është e kundërta e saj, për shkak të mungesës së besueshmërisë së ndërsjellë! Ajo që është provuar një herë dhe ka dështuar, nuk ka gjasa të përseritet më nga LVV!

Me 13 korrik 2026

Në Tiranë, mosbindja qytetare është metastaza që e mban gjallë protestën!

0

Prof. Dr. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina

Duke përcjellë me vëmendjen e një sociologu prononcimet e protestuesve dhe të qeverisë, herëpashershme, të aktorëve të revoltës interesante, por edhe unike për traditën dhe etnopsikologjinë shqiptare, kuptoj, por edhe po mësoj shumëçka për lëvizjet “Made in Albania”.

Andaj, shanset që kjo protestë të eskalojë në një demonstrim të dhunshëm duken se janë të ulëta dhe pa ndonjë ambicie për të ndryshuar në mënyrë radikale status quo-në e kontestuar nga qytetarët shqiptarë. Dhe, kur ato nuk shkojnë në drejtim të acarimit, ato ose përfundojnë me negociata, ose me zbehje graduale, ose me ndryshime politike përmes zgjedhjeve të reja. Ndërkaq, kur marrin “ngjyrën” e radikalizimit, që zakonisht vjen si pasojë e një polarizimi ekstrem e afatgjatë midis palëve konfrontuese, apo e dobësimit të institucioneve shtetërore dhe humbjes së aftësisë së shtetit për ta ruajtur rendin, gjasat maksimalizohen dhe mundësitë për radikalizim shumëfishohen.

Në rastin e Revolucionit Flamengo, pavarësisht stigmatizimeve dhe tensioneve politike që kanë ekzistuar në periudha të ndryshme kohore, deri më tani institucionet shtetërore gjithnjë kanë vazhduar të funksionojnë me ritmin e tyre, ani pse “të breshkës”.

Pra, mund të supozojmë se, në rast se qeveria aktuale, që është kaq shumë e urryer dhe e padëshiruar për brezat e shqiptarëve të ngopur me padrejtësi dhe dobësi të sistemit autokratik të “ajatullahut” Edi Rama, nuk do t’i pranonte kërkesat e protestuesve, skenarët më të mundshëm do të ishin: ose vazhdimi dhe intensifikimi i protestave për një mosbindje më të gjerë qytetare, ose dialogu e ndërmjetësimi për ta rishqyrtuar edhe një herë “kontratën qytetare” të mëhershme, gjë që pak gjasa ka të ndodhë.

Megjithate, këta skenarë hipotetikë, nga këndvështrimi sociologjik, mund të “bien në ujë” në rast se “arkitektët”, apo Këshilli Organizativ, nuk i qartësojnë për publikun e gjerë (shkakun e masovizimit) objektivat e synuara strategjike, pra, nëse nuk ka ndonjë plan konkret (A, B, C) që do të zbatohej “step by step”, në mënyrë që të ushtrohet një presion më i “prekshëm” dhe më efektiv mbi institucionet e kalbura, atëherë gjasat zvogëlohen.

Një tjetër faktor që po ashtu mund ta rrisë influencimin e protestës mbi qytetarët e zhgënjyer dhe të periferizuar nga “dora e ajatullahut” të lartpërmendur, është mobilizimi i të gjitha shtresave të pakënaqura sociale, sidomos i shtresës së mesme, që në rastin e Shqipërisë është diga më e trazuar dhe më e kërcënuar nga fashitja sistematike sociale.

Po ashtu, një faktor tjetër nxitës që e “ushqen” me sukses mirëmbajtjen e protestës është mbështetja e grupeve të ndryshme sociale, si studentët, punëtorët, profesionistët meritokratë, sindikatat që kanë kauzë punëtorin, OJQ-të, që në këtë rast, sa po kuptoj, shumë pak janë aktive. Gjithë këtyre faktorëve, nëse nuk u vjen në ndihmë faktori i mbulimit apo përkrahjes mediatike, që do ta përçonte komunikimin publik, por edhe do ta qartësonte perceptimin mbi protestat dhe synimet e mëtejme lidhur me insistimet e arsyeshme për dorëheqje dhe largim definitiv të këtyre kastave senile politike që kanë bërë dëme mbi Shqipërinë dhe kombin shqiptar.

Por, ajo që mund ta dobësojë narrativën e nevojës së ndryshimit të “infrastrukturës” së stërkequr, të senilizuar, madje edhe të korruptuar e të kriminalizuar shqiptare, padyshim është ajo që në sociologjinë e njohjes njihet si “mungesa e një strategjie afatgjatë”, që nënkupton një organizim racional qytetar, një angazhim politik dinamik, një iniciativë të përpunuar ligjore dhe forma të tjera të njohura të mosbindjes qytetare.

Pra, Revolucioni Flamengo nuk mund të themi se ka dështuar, ani pse numri i protestuesve është reduktuar, por është në një krizë, të themi, të kërkimit të një identiteti të profilizuar, që do të merrte përgjegjësi konkrete për hapat shtesë, si gjetja e mënyrave të reja kreative të ndërgjegjësimit publik, krijimi i rrjeteve të reja qytetare, ndryshimi i debatit publik ose ushtrimi i presionit për ndryshime në të ardhmen, etj. E themi kështu edhe për shkakun se pushteti autokrat i Edi Ramës veç i ka në tavolinë opsionet afatshkurtra të komprometimit, reduktimit, por edhe kontestimit të frymës dhe shpirtit të protestës. Dhe këtë narrativë e kemi parë javën që shkoi, kur ofroi “dialog” përmes monologut ofertues.

Tani, nëse i bëjmë një analizë sociologjike këtij monologu ofertues, do të shohim se, përveç që nuk është i rastësishëm, nuk është fare i sinqertë dhe premtues. Ja disa arsye:

E para, strategjitë dhe sidomos taktikat autokratike, gjithnjë kur gjenden përballë kërkesave të tilla kategorike (dorëheqje të parevokueshme, qeveri teknike, ndryshime kushtetuese, etj.), gjithnjë bëjnë ftesa për kinse dialog të hapur, me qëllim që ta ruajnë, siç thotë populli, “fytyrën” (në fakt privilegjet dhe monopolin mbi shtetin e uzurpuar) e qeverisjes dhe pushtetit “demokratik”.

E dyta, ndërmarrja e “dialogut” përmes monologut ofertues duhet parë si një përpjekje për të ulur tensionet, për ta kanalizuar pakënaqësinë drejt negociatave dhe për ta shmangur përshkallëzimin e protestave, që në faza afatgjata gjithsesi e kërcënojnë pushtetmbajtjen “alla Hezbollah”!?

E treta, në gjykimin tim sociologjik, një “dialog” i tillë do të ngrinte shumë pyetje të tjera, por pyetja kryesore ka të bëjë me dilemën: nëse ky “dialog”, në formën dhe përmbajtjen e parashtruar, është vërtet një proces real për t’i pranuar kërkesat e protestuesve, apo është një taktikë mashtruese për të fituar kohë, për ta fragmentuar protestën, për ta komprometuar krejt arkitekturën e frustrimit, pakënaqësisë dhe mllefit që ka shkaktuar koalicioni pushtetar, oligarkik dhe grupet kriminale. Një trekëndësh i tillë “bermudian” s’ka gjasa të rrëzohet vetëm me protesta paqësore.

Tani nëse ta shtrojmë atë dilemën “hamletiane”se; A duhet ta pranojnë blanko apo ta refuzojnë kategorikisht protestuesit “dialogun” e monologut ofertues të autokratit Edi Rama?

Në gjykimin sociologjik, nuk mund të themi se ka ndonjë përgjigje të vetme dhe të saktë po edhe funksionale e dobiprurëse, ngase kjo varet shumë nga objektivat e protestuesve, që ende nuk po i di publiku i gjerë, pastaj, nga niveli i besimit mes palëve, si edhe nga kushtet dhe ambienti i dialogut.

Dhe, nëse bëjmë një kalkulim ad hoc, kuptojmë se:

a. Nëse e pranojnë ofertën, mund të krijojnë mundësinë për t’i paraqitur kërkesat e tyre drejtpërdrejt dhe për të testuar nëse ekziston vullnet për zgjidhje. Nëse dialogu është serioz dhe transparent, ai mund të prodhojë rezultate konkrete.

b. Nëse e refuzojnë ofertën, mund të argumentojnë se dialogu nuk ka kuptim nëse mungojnë kushtet që e bëjnë atë të besueshëm (p.sh. mungesë garancish, përvoja të mëparshme negative ose mungesë veprimesh konkrete nga pala tjetër). Megjithatë, refuzimi mund të perceptohet nga një pjesë e publikut si mungesë gatishmërie për kompromis të denjë. Nga këndvështrimi i sociologjisë së lëvizjeve shoqërore, një ofertë për dialog nuk pranohet apo refuzohet vetëm në parim; ajo vlerësohet sipas faktit nëse rrit ose dobëson aftësinë e protestuesve për të arritur objektivat dhe qëllimet e tyre fisnike dhe në interes të shtetit e kombit. Por, përfundimisht mendoj se për t’a arritur shkallën e një katarsisi moralopolitik e pse jo edhe social e ekonomik, protesta apo siç që ka identifikuar vetën si Revolucioni Flamengo, duhet ta aktivizoj  planin rezervë; B, C, D… të mosbindjes totale qytetare

Rreziqet e sigurisë të tubimit të MEK-ut më 16 korrik në Romë: Pse mbajtja e tij nuk është në interesin më të mirë të Italisë

0

Nga: Pouia Tajali

Abstrakt

Zhvendosja e tubimit të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK) nga Parisi në Romë, pas anulimit të ngjarjes së planifikuar në Francë, ofron një mundësi për të rivlerësuar politikat e sigurisë evropiane në lidhje me asambletë politikisht të ndjeshme. Megjithatë, një shqyrtim krahasues i kushteve në Paris dhe Romë zbulon se Italia, ndryshe nga Franca, nuk ka përvojë të mjaftueshme operacionale, kapacitet të krahasueshëm policor dhe një kornizë ligjore transparente për të menaxhuar rreziqet që rrjedhin nga kjo ngjarje. Duke u mbështetur në paralajmërimet e mëparshme të sigurisë, historinë e organizatës për nxitjen e tensioneve dhe pasiguritë institucionale brenda Italisë, ky artikull argumenton se mbajtja e këtij tubimi jo vetëm që përbën një kërcënim serioz për rendin publik dhe sigurinë e qytetarëve, por është gjithashtu në kundërshtim me interesat e Italisë për shkak të implikimeve diplomatike dhe të sigurisë ndërkufitare. Si rrjedhim, autoritetet italiane duhet të marrin frymëzim nga qasja parandaluese e Francës dhe të ndërmarrin veprime për të anuluar ose pezulluar ngjarjen.


Vendimi i Parisit: Një paralajmërim që nuk duhet shpërfillur

Autoritetet franceze anuluan tubimin e MEK-ut të planifikuar për 30 qershor 2026, pasi shërbimet e sigurisë paralajmëruan për një rrezik të lartë të çrregullimeve publike. Midis 12,000 dhe 15,000 pjesëmarrës nga afërsisht njëzet vende pritej të merrnin pjesë në ngjarje, raportohet me premtimin për ushqim falas dhe udhëtim drejt Parisit. Vlerësimet e inteligjencës identifikuan mundësinë e konfrontimeve të dhunshme midis mbështetësve, kundër-demonstruesve dhe policisë. Incidentet që ndodhën më pas përreth vendit të ngjarjes, të cilat u përshkallëzuan në përleshje fizike midis disa pjesëmarrësve dhe oficerëve të zbatimit të ligjit, demonstruan se shqetësimet e sigurisë së Parisit nuk ishin parashikime të ekzagjeruara, por vlerësime tërësisht operacionale dhe të bazuara në realitet. Përvoja e Francës dëshmon në mënyrë të qartë se mbajtja e ngjarjeve të tilla – qoftë edhe në një vend me një histori të gjatë të menaxhimit të demonstratave në rrugë – mund të shkallëzohet me shpejtësi jashtë kontrollit dhe të imponojë kosto të jashtëzakonshme për rendin publik. Prandaj, vendimi i Parisit nuk është thjesht një masë e izoluar, por një paralajmërim strategjik për të gjitha vendet evropiane që mund të presin ngjarje të ngjashme në të ardhmen.


Pse MEK mbetet një fokus i përhershëm i shqetësimeve të sigurisë?

Pavarësisht se u hoq nga lista e terrorizmit e Bashkimit Evropian në vitin 2009 dhe nga lista e Shteteve të Bashkuara në vitin 2012, MEK kurrë nuk i ka shuar plotësisht shqetësimet e sigurisë. Vlerësimet e sigurisë evropiane tregojnë se organizata vazhdon të posedojë karakteristika që e bëjnë atë një aktor me rrezik të lartë në arenën e tubimeve publike: një histori e gjatë e dhunës politike, një strukturë komanduese e centralizuar dhe opake, aktivitete financiare të errëta dhe sjellje agresive nga mbështetësit e saj në ngjarjet e kaluara. Raportet publike gjatë dekadës së fundit tregojnë se autoritetet e sigurisë në disa vende evropiane – duke përfshirë Francën, Gjermaninë dhe Holandën – kanë vazhduar të monitorojnë nga afër aktivitetet e saj, pavarësisht ndryshimit të statusit të saj ligjor. Ky monitorim i vazhdueshëm dëshmon vetë faktin se “heqja nga lista e terrorizmit” nuk do të thotë “të bëhesh i padëmshëm”, dhe një organizatë me një sfond të tillë mbart vazhdimisht një barrë të konsiderueshme sigurie. Si pasojë, duke organizuar këtë ngjarje, Italia do të merrte përsipër një barrë rreziku që vendet e tjera evropiane, të vetëdijshme plotësisht për përmasat e tij, kanë refuzuar ta pranojnë.


Zhvendosja nuk e zvogëlon rrezikun

Një gabim i zakonshëm në analizimin e ngjarjeve të sigurisë është supozimi se një ndryshim në vendndodhjen gjeografike ndryshon në thelb natyrën e kërcënimit. Megjithatë, një shqyrtim i faktorëve konstantë dhe variabël në këtë rast zbulon se rreziqet thelbësore mbeten kryesisht të njëjta, pavarësisht nëse ngjarja mbahet në Paris apo Romë. Pjesëmarrja ndërkombëtare që përfshin mijëra njerëz nga vende të ndryshme, koordinimi kompleks logjistik, dukshmëria e lartë mediatike dhe potenciali i konsiderueshëm për konfrontim midis mbështetësve dhe kundërshtarëve janë të gjithë faktorë që nuk zhduken me një ndryshim të kufijve gjeografikë. Ajo që ndryshon është korniza operacionale dhe kapaciteti institucional i vendit pritës, dhe pikërisht këtu Italia përballet me një sfidë serioze. Franca posedon dekada përvojë në menaxhimin e krizave rrugore dhe demonstratave në shkallë të gjerë, të pajisura me mjete të avancuara operacionale. Italia, megjithatë – veçanërisht në Romë, e cila përballet me presionet e turizmit masiv dhe infrastrukturën urbane të kufizuar – mund të mos ketë të njëjtin nivel përgatitjeje dhe kapacitet të reagimit të shpejtë. Prandaj, zhvendosja e ngjarjes në Romë jo vetëm që dështon në reduktimin e rrezikut, por, për shkak të cenueshmërisë më të madhe të mjedisit pritës, mund ta përkeqësojë atë.


Opsionet e politikave për Italinë: Cili shërben për interesin e vendit?

Bazuar në praktikën evropiane, autoritetet italiane kanë para tyre tre opsione politike: autorizim me masa të shtuara të sigurisë, autorizim me kusht dhe ndalim të plotë. Megjithatë, me një vështrim realist mbi kostot dhe pasojat e çdo opsioni, vetëm i treti – ndalimi – duket se përputhet me interesat kombëtare të Italisë.

Autorizimi me masa të shtuara të sigurisë, ndërkohë që duket ligjërisht më pak i rrezikshëm, do të impononte një barrë të rëndë operacionale mbi burimet policore dhe të sigurisë të Italisë. Vendosja e forcave në shkallë të gjerë, kufizimet e lëvizjes në qendrën historike të Romës dhe monitorimi i vazhdueshëm i inteligjencës jo vetëm që sjellin kosto të jashtëzakonshme financiare, por mund të çojnë gjithashtu në tensione të paparashikuara me turistët dhe banorët vendas. Për më tepër, edhe me të gjitha këto masa në fuqi, përvoja e Parisit ka treguar se gjasat për përleshje në rrugë dhe dëmtim të oficerëve ose civilëve mbeten të larta.

Autorizimi me kusht – që përfshin zhvendosjen në periferi ose kufizimet në kohë dhe numrin e pjesëmarrësve – ndërkohë që redukton pjesërisht rrezikun, nuk ka gjasa të pranohet nga organizatorët duke pasur parasysh natyrën e orientuar nga protestat dhe performative të organizatës. Kjo ka të ngjarë të provokojë një fushatë të gjerë mediatike kundër qeverisë italiane, e cila në vetvete përbën një sfidë serioze diplomatike dhe të opinionit publik.

Në të kundërt, ndalimi i plotë, ndërkohë që kërkon ligjërisht justifikim të fortë të bazuar në prova, duket tërësisht i justifikuar dhe i arsyeshëm duke pasur parasysh përvojën e Parisit dhe vlerësimet e pavarura të inteligjencës. Italia mund të përdorë Nenin 18 të ligjit të saj për sigurinë publike dhe të mbështetet në paralajmërimet e inteligjencës vendase dhe ndërkombëtare për të miratuar këtë vendim, duke parandaluar kështu një krizë që jo vetëm do të impononte kosto të mëdha sigurie për vendin, por do të dëmtonte edhe reputacionin e saj ndërkombëtar.


Cenueshmëria e Italisë: Një faktor përcaktues në ekuacionin e rrezikut

Korniza tredimensionale e vlerësimit të rrezikut – kapaciteti i kërcënimit, qëllimi i kërcënimit dhe cenueshmëria e pritësit – tregon se në kalimin nga Parisi në Romë, dy dimensionet e para – kapaciteti organizativ dhe qëllimi – kanë mbetur praktikisht të pandryshuara. Megjithatë, dimensioni i tretë, cenueshmëria e pritësit, është dukshëm më i lartë në Itali sesa në Francë. Kjo cenueshmëri e shtuar nuk është për shkak të paaftësisë së qenësishme, por për shkak të dallimeve në përvojën operacionale, kompleksitetit të menaxhimit urban të Romës dhe mungesës së procedurave gjyqësore transparente për trajtimin e grupeve politike të huaja. Forcat policore të Romës, ndryshe nga ato të Parisit, nuk kanë përvojë të mjaftueshme në menaxhimin e njëkohshëm të tubimeve të mëdha në prani të protestuesve të organizuar në rrugë, dhe kjo mungesë përvoje rrit gjasat për gabime ose përshkallëzim të dhunës. Për më tepër, mungesa e koordinimit të plotë midis organeve të inteligjencës dhe gjyqësorit të Italisë në lidhje me ngjarjet transnacionale mund të çojë në vendimmarrje të vonuara ose joefikase, gjë që në vetvete është një faktor që përkeqëson krizat. Thënë thjesht, Italia nuk po përballet me një kërcënim më të madh – përkundrazi, ajo përballet me një nivel më të ulët përgatitjeje, dhe kjo pabarazi vetëm sa përbën një argument bindës kundër mbajtjes së ngjarjes.


Përfundim: Është në interesin më të mirë të Italisë të mësojë nga Parisi

Zhvendosja e tubimit të MEK-ut nga Parisi në Romë nuk është një ndryshim i thjeshtë logjistik, por përkundrazi transferimi i një pakete të provuar të rreziqeve të sigurisë në një kontekst me kapacitet më të ulët menaxherial. Përvoja e hidhur e Francës – e cila, pavarësisht se posedonte kapacitete të avancuara policore dhe të inteligjencës, u detyrua të anulonte ngjarjen – tregon qartë se kostot e mbajtjes së asambleve të tilla tejkalojnë shumë përfitimet e tyre simbolike. Italia, si një shtet demokratik përgjegjës, ka detyrime të dyfishta: të mbrojë lirinë e tubimit dhe të sigurojë sigurinë publike. Megjithatë, kur inteligjenca dhe provat empirike tregojnë një rrezik të lartë të çrregullimit dhe dhunës, përparësia e patjetërsueshme duhet të jetë siguria e qytetarëve dhe ruajtja e rendit publik.

Anulimi ose pezullimi i kësaj ngjarjeje nuk është një kufizim i lirisë së shprehjes, por një ushtrim i mençur i sundimit të ligjit dhe parandalimi i një krize që mund të kishte pasoja të pariparueshme për sigurinë kombëtare, ekonominë turistike dhe pozicionin ndërkombëtar të Italisë. Autoritetet italiane duhet ta miratojnë këtë vendim me vendosmëri dhe transparencë, duke cituar vlerësimet e pavarura të inteligjencës dhe përvojën e Parisit, dhe të deklarojnë se organizimi i një ngjarjeje me këtë nivel rreziku nuk është në interes të vendit dhe qytetarëve të tij. Kjo qasje, ndërsa ruan dinjitetin e institucioneve demokratike, do t’i dërgojë një mesazh të qartë të gjitha organizatave me një histori të nxitjes së tensioneve: siguria publike është një vijë e kuqe e panegociueshme. Hulumtimet e ardhshme duhet të përqendrohen në zhvillimin e një kornize të përbashkët brenda Bashkimit Evropian që, përmes një koordinimi më të madh, parandalon transferimin e krizave të sigurisë nga një vend në tjetrin. Megjithatë, në afat të shkurtër, e vetmja rrugë racionale për Italinë është të ndjekë qasjen parandaluese të Francës dhe t’i japë përparësi sigurisë kolektive mbi çdo konsideratë simbolike apo politike.

_________

Security Risks of the July 16 MEK Gathering in Rome: Why Holding It Is Not in Italy’s Best Interest

By: Pouia Tajali

Abstract

The relocation of the Mujahedin-e Khalq (MEK) gathering from Paris to Rome, following the cancellation of its planned event in France, provides an opportunity to reassess European security policies regarding politically sensitive assemblies. However, a comparative examination of the conditions in Paris and Rome reveals that Italy, unlike France, lacks sufficient operational experience, comparable policing capacity, and a transparent legal framework to manage the risks arising from this event. Drawing on prior security warnings, the organization’s history of fomenting tension, and institutional uncertainties within Italy, this article argues that holding this gathering not only poses a serious threat to public order and citizen safety but is also contrary to Italy’s interests due to cross-border diplomatic and security implications. Consequently, Italian authorities should draw inspiration from France’s preventive approach and take action to cancel or suspend the event.

The Paris Decision: A Warning That Should Not Be Ignored

French authorities cancelled the MEK gathering scheduled for 30 June 2026 after security services warned of an elevated risk of public disorder. Between 12,000 and 15,000 participants from approximately twenty countries were expected to attend the event, reportedly with the promise of free food and travel to Paris. Intelligence assessments identified the possibility of violent confrontations between supporters, counter-demonstrators, and police. The incidents that subsequently occurred around the venue, which escalated into physical clashes between some participants and law enforcement officers, demonstrated that Paris’s security concerns were not exaggerated predictions but entirely operational and reality-based assessments. France’s experience unequivocally proves that holding such events—even in a country with a long history of managing street demonstrations—can rapidly spiral out of control and impose exorbitant costs on public order. Therefore, the Paris decision is not merely an isolated measure but a strategic warning for all European countries that may host similar events in the future.

Why Does the MEK Remain a Perpetual Focus of Security Concerns?

Despite being removed from the European Union’s terrorist list in 2009 and from the United States list in 2012, the MEK has never fully alleviated security concerns. European security assessments indicate that the organization continues to possess characteristics that make it a high-risk actor in the arena of public assemblies: a long history of political violence, a centralized and opaque command structure, obscure financial activities, and aggressive behavior by its supporters in past events. Public reports over the past decade indicate that security authorities in several European countries—including France, Germany, and the Netherlands—have continued to closely monitor its activities despite the change in its legal status. This continuous monitoring itself testifies to the fact that “delisting from the terrorist list” does not mean “becoming harmless,” and an organization with such a background consistently carries a significant security burden. Consequently, by hosting this event, Italy would be assuming a risk burden that other European countries, fully aware of its dimensions, have refused to accept.

Relocation Does Not Reduce Risk

One common fallacy in analyzing security events is the assumption that a change in geographical location inherently alters the nature of the threat. However, an examination of the constant and variable factors in this case reveals that the fundamental risks remain largely the same regardless of whether the event is held in Paris or Rome. International participation involving thousands from various countries, complex logistical coordination, high media visibility, and the significant potential for confrontation between supporters and opponents are all factors that do not disappear with a shift in geographical borders. What changes is the operational framework and institutional capacity of the host country, and this is precisely where Italy faces a serious challenge. France possesses decades of experience in managing street crises and large-scale demonstrations, equipped with advanced operational tools. Italy, however—particularly in Rome, which grapples with mass tourism pressures and limited urban infrastructure—may lack the same level of preparedness and rapid response capability. Therefore, relocating the event to Rome not only fails to reduce risk but, due to the greater vulnerability of the host environment, may even exacerbate it.

Policy Options for Italy: Which One Serves the Country’s Interest?

Based on European practice, Italian authorities have three policy options before them: authorization with enhanced security measures, conditional authorization, and outright prohibition. However, with a realistic view of the costs and consequences of each option, only the third—prohibition—appears to align with Italy’s national interests.

Authorization with enhanced security measures, while appearing legally the least risky, would impose a heavy operational burden on Italy’s police and security resources. Large-scale force deployment, movement restrictions in Rome’s historic center, and continuous intelligence monitoring not only entail exorbitant financial costs but may also lead to unforeseen tensions with tourists and local residents. Moreover, even with all these measures in place, the Paris experience has shown that the likelihood of street clashes and harm to officers or civilians remains high.

Conditional authorization—involving relocation to the suburbs or restrictions on timing and participant numbers—while partially reducing risk, is unlikely to be accepted by the organizers given the organization’s protest-oriented and performative nature. It would likely provoke a broad media campaign against the Italian government, which in itself constitutes a serious diplomatic and public-opinion challenge.

In contrast, outright prohibition, while legally requiring strong evidence-based justification, appears entirely justified and reasonable given the Paris experience and independent intelligence assessments. Italy can invoke Article 18 of its public security law and rely on domestic and international intelligence warnings to adopt this decision, thereby preventing a crisis that would not only impose enormous security costs on the country but also damage its international reputation.

Italy’s Vulnerability: A Determining Factor in the Risk Equation

The three-dimensional risk assessment framework—threat capability, threat intent, and host vulnerability—shows that in the transition from Paris to Rome, the first two dimensions—organizational capability and intent—have remained virtually unchanged. However, the third dimension, host vulnerability, is significantly higher in Italy than in France. This heightened vulnerability is not due to inherent incapacity but rather to differences in operational experience, the complexities of Rome’s urban management, and the absence of transparent judicial procedures for dealing with foreign political groups. Rome’s police force, unlike that of Paris, lacks sufficient experience in simultaneously managing large gatherings in the presence of organized street protesters, and this lack of experience increases the likelihood of missteps or an escalation of violence. Furthermore, the lack of full coordination between Italy’s intelligence and judicial bodies regarding transnational events can lead to delayed or inefficient decision-making, which itself is a factor that exacerbates crises. Put simply, Italy is not confronting a greater threat—rather, it faces a lower level of preparedness, and this disparity alone constitutes a compelling argument against holding the event.

Conclusion: It Is in Italy’s Best Interest to Learn from Paris

The transfer of the MEK gathering from Paris to Rome is not a simple logistical change but rather the transfer of a proven package of security risks to a context with lower managerial capacity. France’s bitter experience—which, despite possessing advanced police and intelligence capabilities, was compelled to cancel the event—clearly demonstrates that the costs of holding such assemblies far outweigh their symbolic benefits. Italy, as a responsible democratic state, has dual obligations: to protect the freedom of assembly and to ensure public security. However, when intelligence and empirical evidence indicate a high risk of disorder and violence, the unequivocal priority must be citizen security and the preservation of public order.

Canceling or suspending this event is not a restriction on freedom of expression but rather a wise exercise of the rule of law and prevention of a crisis that could have irreparable consequences for Italy’s national security, tourism economy, and international standing. Italian authorities must adopt this decision with firmness and transparency, citing independent intelligence assessments and the Paris experience, and declare that hosting an event with this level of risk is not in the interest of the country and its citizens. This approach, while preserving the dignity of democratic institutions, will send a clear message to all organizations with a history of fomenting tension: public security is a non-negotiable red line. Future research should focus on developing a common framework within the European Union that, through greater coordination, prevents the transfer of security crises from one country to another. In the short term, however, the only rational course for Italy is to follow France’s preventive approach and prioritize collective safety over any symbolic or political considerations.

 

Përse Kanye West fitoi ndaj protestës së Tiranës

1

Pirro Prifti, Tiranë

Dy ngjarje paradoksale ndodhën në Shqipëri disa ditë më parë, ku Koncerti I këngëtarit Kannye Ëest pati sukses të madh me mijra spektatorë, ndërsa protestat  prej disa dhjetra njerëz  që kërkonin një `Shqipëri të Re` vazhdonin të mos kuptonin se çfarë kërkonin sepse `Shqipërinë e Re` e pamë si përfundoi në vitet`90. Kërkesat e  tjera të cilat nuk kishin dhe nuk kanë aspak lidhje me realitetin si `Shqipëria nuk shitet`, `Rama t.q.rb`, ` I bëjmë të 40 Ramës`, me arkivole ne duar, madje një e moshuar përqeshi lëkurën e Kannye West duke I thënë me zë të lartë rracisteje… b.thzi.  Këto tregojnë vetëm një psikologji destruktive dhe aspak nje mënyrë për të përmirsuar gjërat që nuk shkojnë mirë në Shqipëri të cilat mund të rregullohen, por gjithmonë bazuar në ligjet që ka miratura Parlamenti .

Këto dy ngjarje po ti krahasish, të kujtojnë  filmin `Koncert në vitin 1936` ku Nure beu I thotë shoferit  që …..sa para do që tu prishesh  festën atyre…. dhe shoferi I a kthen …..po ik of be rri me xhengijet e mos u përzzje me koncertin…. Sot në Shqipëri kemi një Nure Be ish komunist që vazhdon të kërkojë me këmbënguljen e Sizifit të ndryshojë  rrugën që Shqipëria zgjodhi që në fillimet e demokracisë të  shkojë në Europë vetëm e vetëm se nuk do të pranojë gafat që ka bërë gjatë qeverisjes së tij dhe gjatë qënies në opozitë, duke dëmtuar vëndin.

Kuptohet se shumica e atyre në turmën  prej disa dhjetra vetësh që nuk mund ta përzjesh me sehirxhinjtë që kalojnë aty rastësisht dhe vështrojnë të habitur apo dhe me qesëndi se si drejtues të kësaj proteste të lodhur nxisin  apo japin të nënkuptojnë se `Shqipëria e re` kërkon revolucione dhe ultimatume prej disa pikash `të panegiciueshme`, por harrojnë se në demokraci nuk ka as ultimatume dhe as revolucione, por e drejta sovrane e popullit është vota, në dallim me turmën që mund të protestojë për hallet e veta.

Sidoqoftë në atë turme dallohen qartë se drejtuesit e saj  `ilegalë`, janë  servilët e Berishës të cilët si robotë zbatojnë urdhërat e tij për të shkaktuar kaosin e dëshëruar nga kryetari I Opozitës së thërrmuar në mënyrë që të shkaktohet një `97 e re dhe më këtë rezultat Kryetari i kësaj opozite kërkon në mënyrë patologjike  të barazojë humbjen katastrofike të `97.

Megjithëse BE dhe SHBA e kanë orientuar drejt Shqiprinë për rrugën që do të ndjekë për tu integruar, për fat të keq shikohet se sa zhgënjyese është  kur drejtues të influencuar nga jashtë dhe nga brënda vazhdojën të përpiqen të pengojnë Shqipërinë me çdo mënyrë drejt qëllimit të madh të saj: Integrimin në BE. Del vetëm një pyetje e thjeshtë: kush nuk e do Shqipërinë në BE dhe përse nuk do?

Kjo pyetje llogjike ka vetëm një përgjigje llogjike: ata që nuk e duan Shqipërinë , ata të cilët maskohen me parrulat kundër Edi Ramës dhe kundër korrupsionit, Kundër shtetit ligjor, kundër investimeve të mëdha, duke harruar se shteti ligjor, funksionon me gjithë gabimet që ka, dhe se Demokracia kërkon votën e popullit dhe jo ulurima të injorancës.

Sidoqoftë Shqipëria e ka zgjedhur rrugën e saj , rrugë që është e miratuar nga SHBA dhe BE drejt integrimit megjithë gabimet e qeverisjes të cilat po korrigjohen dhe fajtorët sot janë përballë ligjit. Aq e madhe është mëria e kësaj opozitë që drejton këtë proteste groteske sa që ata vëprojnë edhe kundër interesave të vëndit duke bërë një veprim të shëmtuar në PE duke votuar kundër integrimit. Më poshtërsisht  as Esat Pashë Toptani nuk do të kishte vepruar ashtu siç vepruan  këta opozitarë që me plot gojën mund ti quash antishqiptarë.

Krahasimi I Koncertit të Kanney West me Protestën tregon qartë se populli shqiptar nuk e përkrah një protestë të pa kokë e pa këmbë, një protestë që dëmton stabilitetin e vëndit.

priftipirro2017@gmail.com

Marin Mena: Vendprehja e një atdhetari dhe presionet që nuk e ndalin të vërtetën!

0

Marin Mema, Tiranë

Marin Mena: Vendprehja e një atdhetari dhe presionet që nuk e ndalin të vërtetën! 🇦🇱 (Kushtojini vetëm 2 minuta këtij shkrimi) Ky është varri i At Kristo Negovanit në fshatin Negovan, sot në Greqi. Kështu e gjetëm asokohe. Rreth 15 vjet më parë e vizituam këtë fshat së bashku me profesorin e ndjerë Perikli Jorgoni dhe aktivisten Elida Jorgoni. Ishte një dhimbje e madhe të shihje varrin e një atdhetari kaq të madh në atë gjendje. At Kristo u vra mizorisht me thika dhe sopata nga andartët, grupe ekstremiste greke, sepse hapi një shkollë në gjuhën shqipe dhe meshonte në shqip. Bashkë me të u masakrua edhe vëllai i tij. Ata që nuk donin që gjuha shqipe të ruhej dhe të përhapej – banda ekstremiste të udhëzuara, sipas dokumenteve historike, nga dhespoti grek i Kosturit – kryen një nga krimet më të rënda kundër lëvizjes sonë kombëtare. Megjithatë, në fshat ende ruhej shqipja, një shqipe e bukur, e mbytur nga frika për t’u deklaruar shqiptarë. Por jo të gjithë jetonin me atë frikë. E kujtoj si sot Jorgo Sinicën, të lindur dhe të rritur në Negovan, i cili, kur e vizituam, thërriste me zë të lartë dhe pa asnjë drojë se fshati ishte i tëri shqiptar. Ai ruante kartolina të vjetra në gjuhën shqipe dhe dokumente të lidhura me Shqipërinë. Sot, At Kristo Negovani prehet i harruar në varrezat e fshatit. Ai u vra në vitin 1905. Hakun e tij e morën pak kohë më pas trimat e çetës së Bajo dhe Çerçiz Topullit, të cilët ekzekutuan një prej atyre që konsiderohej si urdhërues i vrasjes, dhespotin Foti. Pak kohë pas këtij dokumentari erdhi vendimi ekstrem. Autoritetet greke menduan se mund ta mbyllnin me forcë të vërtetën. Kisha qenë edhe më herët në shumë zona të Çamërisë, por, mesa duket, pas Negovanit kupa u derdh. I trembi drita që ra mbi faktet e fshehura. Në gusht të vitit 2012 u shpalla “Non Grata”, me arsyetimin se përbëja rrezik për sigurinë kombëtare të Greqisë. Vendimi vijon edhe sot, sepse autoritetet në vendin fqinj nuk duan që e vërteta të flasë! Bashkë me mua u shpallën “Non Grata” edhe profesori i ndjerë Perikli Jorgoni dhe Elida Jorgoni. E morën këtë vendim zyrtarisht, duke harruar se e vërteta nuk ndalet… dhe në fakt nuk u ndal dhe as do të ndalet! Që prej atij vendimi kemi realizuar dhe publikuar mbi 30 dokumentarë të tjerë nga Parga, Filati, Gumenica, Margëlliçi, Preveza e Paramithia në Çamëri, si edhe nga Kosturi, Bellkameni, Lekovo, Peloponezi e shumë zona të tjera. Kemi qenë atje ku menduan se nuk do të shkonim dot.

Papa Kristo Negovani

Kemi sjellë materiale dhe dokumentim nga të gjitha këto zona. Dhe do të vazhdojmë, sepse nuk ka “Non Grata” që mund ta ndalë të vërtetën. Shteti shqiptar duhet të kërkojë kthimin e eshtrave të At Kristo Negovanit në Shqipëri. Ky atdhetar i madh meriton të prehet me nderimet që i takojnë, në atdheun për të cilin dha jetën. Ai prehet në tokën e tij, në Negovanin e tij, por kjo gjendje më dhemb, çdo atdhetari i dhemb! Si mundet shteti shqiptar të pranojë gjithçka në Shqipëri, por të mos reagojë për gjurmët, rrënjët, historinë e tij që mbeti padrejtësisht në Greqi! E pafalshme! Shihemi shumë shpejt. E vërteta nuk ndalet. Shpendajeni sa të keni dëshirë miq! ❤️