Kreu Blog Faqe 83

Reagim pas deklaratës së ministres serbe për spastrim etnik të Kosovës

0

Masakra e Reçakut

Gani I. Mehmeti 

  • SERBIA DUHET TË PAGUAJË DËMSHPËRBLIM PËR LUFTËRAT E SHKAKTUARA NË ISH JUGOSLLAVI 

Demokratët evropianë dënojnë deklaratën e Paunoviqit: Serbia nuk mund të ecë drejt BE-së me retorikën e Millosheviqit! 

Por, Serbia nuk mundet pa retorikën e Millosheviqit. Jo, sepse bombardimi i Serbisë në vitin 1999 e bëri të sajën, e ndali luftën dhe populli shqiptar u kthye në Kosovë, por mbeti në gjysmë veprimi i NATO-s ndaj Serbisë.

Krejt çka janë sot në qeveri dhe presidencë të Serbisë, ishin bashkëpunëtorë të Millosheviqit në të gjitha luftërat e shkaktuara nga Serbia. Ata nuk janë bërë tjerë, kanë mbetur e janë po me atë mentalitet – shovenistë.
Pas luftës, disi, si në mënyrë pajtimi pse ishte beombarduar, iu afruan shtete të ndryshme dhe investuan në zhvillimin e saj, në vend që ta dënonin atë me dëmshpërblimin e të gjitha dëmeve të shkaktuara në të gjitha luftërat në republikat e ish Jugosllavisë.

Serbia sikur të ngarkohej me këto dëme, më nuk do i binte ndërmend të mendonte për ndonjë luftë e të mos flasim për spastrime të ciltido vend dhe të cilitdo popull.

Pra, që nga paslufta atë e ngritën shtete të tjera sa mori krihët e u thvillua, me çka ajo edhe u armatos, qoftë me prodhime armatimi në fabrikat e saja, qoftë me blerje të armatimit më modern në botë, duke marrë armatim nga Franca, Rusia e Kina. Krejt këtë armatim e blinte, gjoja për mbrojtjen e Serbisë nga shtete të tjera që e rrethojnë, por preteksti ishte dhe mbeti tek shqiptarët e në veçanti te Republika e Kosovës.

Sikur të llogariteshin dëmet e shkaktuara nga Serbia prej luftës në Slloveni, Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë, ajo do të vunate me dhjetëra vite duke paguar dëmshpërblime dhe nuk do i binte më ndërmend të për spastrime etnike, nuk do i dëgjohej emri asnjërit për luftë. Luftërat e Serbisë ishin fashiste, shoveniste e pushtuese, për krijimin e Serbisë së Madhe.

Përndryshe, deklarata e ministres Snezhana Paunoviq, për spastrimin e Kosovës nga shqiptarët, nuk është shpikje vetëm e saj. Kjo deklaratë ka dalë në marrëveshje me Daçiqin që e përkrah, sa edhe i quan të turpshëm ata që e kritikojnë Paunpoviqin. E, përveç Daçiqit, Paunoviq, gjithsesi deklaratën e ka lëshuar edhe në marrëveshje me Vuçiqin. Vuçiqi e di mirë forcën ushtarake dhe të armatimit të Serbisë, prandaj ai mendon të sulmojë Kosovën ushtarakisht. Në anën tjetër, kjo është një deklaratë serbe për matjen e pulsit me ndërkombëtarët dhe me NATO-n, se si do të reagojnë. Dhe, në bazë të reagimit të tyre, Serbia do të veprojë, do e sulmojë ose jo Kosovën.

Në një mënyrë, Serbia ka matur pulsin me NATO-n që më 29 maj 2023, ekipet e KFOR-it në Zveçan ishin sulmuar dhe 30 ushtarë të misionit paqeruajtës ishin lënduar, disa prej tyre rëndë, deri sa KFOR-i nuk u ishte përgjigjur fare çetnikëve serbë ne këtë rast.

Me këtë, Vuçiqi mendon se KFOR-i nuk do të reagojë dhe po hyri ushtarakisht në Kosovë, për çka bën përgatijet e nevojshme dhe është rrezik një ditë të bëjë sulmin.

Rreth kësaj, Kosova dhe NATO, duhet të jenë shumë vigjilente të përgatitur mirë, sepse nuk i besohet.

Kjo deklaratë është sulm i drejtpërdrejtë serb në Kosovë.

BE, le të anojë e ledhatojë edhe më tutje Serbinë, se gjoja do e tërheqin në Bashkimin Europian, por ajo nuk e ka as mendjen te BE-ja, deri sa e ka Rusinë, Kinën e tani edhe Iranin.

Paunoviçka ua nxori gjumin vetëm budallëve

1
« Po të isha në vend të Millosheviqit, do ta pastroja etnikisht Kosovën… » Që i bie se do t’i çoja shqiptarët në rrs… prej të parit e deri në të mbramin…
Falemnderit Snezha ! E di se nuk e kishe lënë për atë dynje. Dhe nuk e keni lënë, por e keni bërë, ‘draga’ gospodjo! Shihe foton në aneks, vetëm njërë nga mijëra fototot që e tronditi krejt botën… ! Prandaj nuk do të merrem me ty pos si parabolë.
Ministrja e Vuçiqit është nxënëse e dobët. Por ata që i shqetësoi deklarata e saj, pra shypet me fletë, janë nxënës edhe më të dobët se ajo. Sepse gati asnjë ragim i tyri nuk e preku thelbin e propagandës bajat që Paunoviçka rinxori në tregun e plaçkave të vjetra.
Ajo i përmendi 4 top krime ‘kundër serbëve’ që edhe sot ua mveshin shqiptarëve.
1. Patriarkana e Pejës, viti 1981. Asokohe qe djegur konaku i vjetër. Zjarrin që shpërtheu ua mveshën shqiptarëve. Hetimet, ku pati edhe hetues serb, konstatuan se instalimi i vjetër i rrymës ishte shkaktar i zjarrit;
2. Rasti Martinoviq, viti 1985. Gjorgjeja i shkretë gjatë masturbimit qe lënduar keq, kur iu thy shishja e birrës atje ku s’thuhet. Fajin ua mveshi shqiptarëve, konkretisht bashkëfshatarëve të vet Hasan Shemsiut me djem. Problemi ishte se ata që i fajsonte propaganda serbe, ishin arrestuar 8 muaj para rastit Martinoviq, që çoi aq shumë pluhur. Ishin babai dhe vëllezërit e Zija Shemsiut që ndodheshin në burg që nga shtatori i vitit 1984. Edhe zogjtë e dijnë se ata u arrestuan për t’iu hakmarrë Zija Shemsiut që ishte zënë duke i sjellur në Kosovë 1000 ‘Zëra të Kosovës’…
Hetimet faktuan katërcipërisht se fjala ishte për vetëlëndim. Hetues civil e ushtarakë. A ju kujtohet kapiteni Ivanoviq se sa keq e pësoi vetëm pse ua qiti rrentë n’ledinë?
‘3. Paunoviçka helmimin e rinisë shkollore, që tronditi Kosovën (në vitet 1989 – 1990) e quajti teatrim. Dy OJQ që menjëherë shkuan në Kosovë dhe arritën t’i nxjerrin mostrat e gjakut në Përendim, konstatuan se fjala ishte për helm lufte me të cilin shërbimi sekret serb i sulmoi fëmijtë nëpër shkolla me qëllim që prindërit e tyre të tmerruar nga ky akt mizor të çoheshin në kryengritje… Helmimi pati ndodhur menjëherë pasi që i ndanë nxënësit në baza etnike duke e futur apart’heidin nëpër shkolla.
4. Më 14 dhjetor 1998, dy persona të armatosur sulmuan kafeterinë « Panda » , e cila frekuentohej nga të rinjtë serbë. 6 të rinj u vranë e 15 të tjerë u plagosën. Atë natë dhe të nesërmen në Pejë u arrestuan rreth 200 shqiptarë të cilët u torturuan mizorisht.
15 vjet më vonë, më 26 dhjetor 2013, kryetari aktual i Serbisë, A. Vuçiq deklaroi : “Krimi në ‘Panda’ nuk u krye nga shqiptarët, siç kemi besuar deri tani.”
Megjithatë, Paunoviçka tha se tragjedia te « Panda » është në themelet e shtetit serb.
Kur jemi këtu, duhet përmendur se po të ishte Kosova vetëm 10% shtet, ajo do t’ua nxjerrte gjumin prokurorëve të prontomafisë dhe do t’i detyronte të hapin dosje hetimore për krimet mizore, për helmimin e fëmijëve dhe për « Pandën » që edhe Vuçiqi e pranoi se e kishin kryer serbët…
Për turpin dhe cubninë e tij, krimin në « Panda », nuk e përmendi kurrë as ai që e çoi vetën, shokët dhe Kosovën me u ulë në bangën e zezë ku ishte ulur kasapi i Ballkanit, S. Millosheviqi.
Snezhana Paunoviq me Ivica Daciqin
Një gjë që e përmendi Paunoviçka do të duhej ta dridhte sadopak veshin tapall të Albin Kurtit. Ajo tha se shqiptarët e Kosovës më shumë u besojnë mjekëve në Beograd se sa mjekëve të tyre në Prishtinë.
As këtë nuk do ta besonte njeri, por kur ndëgjojmë të përsëritet lajmi se ka tre muaj që gratë e prekura nga kanceri i gjirit, nuk kanë ku ta marrin terapinë në Kosovë, flet shumë.
Në një vend normal ky lajm i zi do ta detyronte ministrin kurtian, Arben Vitinë jo vetëm me dhënë dorëheqje menjëherë por edhe me ikë shpejt e me humbë dikund përgjithmonë.
Nuk është çudi pse çifti i babsë i fiton votat pa u njersë, sepse opozitën e ka edhe më të zezë se që është vetë.

Vdekja e analizës në ekranet shqiptare

0
Ka ditë kur hesht. Jo sepse nuk kam çfarë të them, por sepse më duhet kohë të rikuperohem nga sasia marramendëse e budallallëkut që disa analistë televizivë arrijnë ta prodhojnë brenda një nate të vetme televizive.
Ka marrëzi që nuk më zemërojnë menjëherë; ato më mpijnë.
Për një çast, ma lëkundin besimin se mendja njerëzore mund ta trajtojë me kaq lehtësi dhe papërgjegjësi kompleksitetin e politikës.
Pastaj pyes veten: si është e mundur që pikërisht njerëz të tillë të jenë mysafirët më të privilegjuar të emisioneve politike më të ndjekura?
Si është e mundur që ata të paraqiten si autoritete etike, morale dhe profesionale të analizës politike, ndërkohë që me pothuajse çdo fjali bëjnë çmos t’ia zhdukin analizës vetë kuptimin dhe ta shkatërrojnë atë si disiplinë intelektuale?
Sepse analiza nuk është një grumbull paragjykimesh të shqiptuara me vetëbesimin e një gomari.
Analiza nuk është improvizim që bëhet më i besueshëm vetëm pse shoqërohet me një besim të tepruar në injorancën personale.
Përkundrazi.
Analiza është përpjekja për ta kuptuar një realitet kompleks përmes dijes shumëdisiplinore.
Por kur analiza zëvendësohet me mendim bardh e zi, me shije të keqe, me banalitet dhe me logjikë mejhanesh, ajo shndërrohet në karikaturë të vetvetes.
Dhe kur pikërisht kjo karikaturë shitet në orarin më të ndjekur televiziv si standard i analizës, nuk degradohet vetëm debati publik.
Degradohet edhe shija kulturore e një shoqërie të tërë.
Po aq shqetësuese është edhe një pyetje tjetër.
A e kuptojnë vallë moderatorët se zgjedhja e analistëve flet po aq për karakterin dhe nivelin e tyre profesional, sa edhe për mysafirët që ftojnë?
Sepse çdo moderator e ndërton reputacionin e vet përmes njerëzve të cilëve ua dorëzon mikrofonin.
Mjafton ta dëgjosh Astrit Gashin për ta kuptuar këtë fenomen.
Ai ka një prirje pothuajse patologjike për të nxjerrë përfundime të thjeshta për çështje jashtëzakonisht komplekse, me një vetëbesim që nuk mbështetet mbi argumente, por mbi bindjen se zëri i lartë mund ta zëvendësojë mendimin e thellë.
Shqiptarët këtë fenomen e kanë përmbledhur në një proverbë brilante:
“Nga goja e tij rrëshqet fjala si nga bytha e lopës bajga.”
Është një metaforë e pamëshirshme për mendimet që dalin nga goja para se të kalojnë nëpër tru.
Në një moment ai deklaron:
“Albin Kurti ia mori LDK-së Vjosa Osmanin.”
Mjafton kjo fjali mjafton për ta zbuluar absurditetin e mënyrës së tij të të menduarit.
Sipas kësaj logjike, Vjosa Osmani nuk është subjekt politik me vullnet, me bindje dhe me vendimmarrje të vetën.
Ajo reduktohet në një objekt që dikush mund t’ia marrë dikujt tjetër e pastaj t’ia rikthejë, sikur të ishte një çokollatë mbi tavolinën e Isa Mustafës, të cilën Albin Kurti e mori, e hëngri dhe, pasi e përfundoi procesin biologjik të tretjes, ia ktheu sërish LDK-së.
Ironia është se kjo metaforë groteske nuk tregon asgjë për Albin Kurtin dhe as për Vjosa Osmanin.
Ajo e zbulon vetëm mënyrën se si Astrit Gashi e kupton politikën: si tregti objektesh dhe jo si marrëdhënie mes njerëzve të lirë.
Në të vërtetë, Vjosa Osmani nuk ka qenë dhe nuk është lodër dhe pronë e askujt.
Ajo nuk ishte as çokollata e Isa Mustafës, as trofeu politik i Albin Kurtit.
Arsyet e largimit të saj nga LDK-ja nuk kishin të bënin me ndonjë “rrëmbim politik”.
Ato buronin nga kriza e brendshme e asaj partie.
Ajo pa aty njerëz, metoda dhe procese vendimmarrëse me të cilat, të paktën në atë kohë, nuk mund të identifikohej dhe as t’i mbështeste.
Pas zgjedhjeve të vitit 2019, kur ishte figura më e votuar dhe më e fuqishme elektorale e LDK-së, ajo u margjinalizua pikërisht nga udhëheqja që më parë kishte përfituar nga popullariteti i saj.
Me fjalë të tjera, e shfrytëzuan dhe më pas e flakën.
Në ato rrethana ishte krejtësisht logjike ta kërkonte një platformë tjetër politike.
Dhe platforma më e fuqishme ishte Lëvizja Vetëvendosje, nën udhëheqjen e Albin Kurtit, i cili e gëzonte atëherë, ashtu si edhe sot, një mbështetje të jashtëzakonshme qytetare.
Prandaj bashkëpunimi mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit nuk ishte akt romantizmi politik.
Ishte një vendim racional për ndërtimin e një kapitali të ri politik.
Më vonë, Vjosa Osmani vendosi ta keqpërdorte pikërisht atë kapital politik, të krijuar edhe falë këtij bashkëpunimi, për një drejtim tjetër politik, shpeshherë edhe kundër Albin Kurtit.
Kjo është pjesë e karakterit së saj njerëzor dhe politik, prandaj përgjegjësinë për atë vendim e mban vetëm ajo.
Por kjo nuk e bën të vërtetë pretendimin se dikush ia “mori” dikujt Vjosën.
Jo.
Njerëzit nuk janë sende.
Politika nuk është depo mallrash.
Dhe analiza nuk është licencë për ta zëvendësuar realitetin me metafora primitive.
Kur një analist nuk e kupton këtë dallim elementar, ai nuk e shpjegon politikën.
Ai vetëm zbulon kufijtë e horizontit të vet intelektual.
Për ta kuptuar dëmin e një analize të tillë, nuk mjafton ta shohim si problem mediatik.
Ajo është problem i higjienës mendore të një shoqërie.
Sepse propaganda nuk fillon aty ku gënjehet.
Propaganda fillon aty ku njerëzit mësohen të mos mendojnë.
Dhe mënyra më elegante për ta vrarë mendimin nuk është censura.
Është banaliteti.
Një regjim autoritar të detyron të heshtësh.
Një debat publik i mbushur me pseudoanalistë ta zbraz mendjen.
Në fund, të dyja çojnë pothuajse në të njëjtin rezultat: qytetari e humb aftësinë për ta dalluar argumentin nga zhurma.
Prandaj historia na mëson se shoqëritë rrallëherë fillojnë të rrënohen në parlament.
Ato fillojnë të rrënohen në kulturën e debatit.
Kur mediokriteti shpallet kompetencë dhe padija flet me tonin e profesorit, demokracia e humb sistemin e saj imunitar.
Në filozofi ekziston një dallim themelor mes mendimit dhe dijes.
Mendimi është i lirë.
Dija është përgjegjësi.
Problemi lind kur mendimi maskohet si dije dhe shpallet vetë standard.
Pikërisht aty lind pseudoanalisti.
Ai nuk e studion realitetin.
Ai e improvizon atë.
Nuk ndërton argumente.
Prodhon përshtypje.
Dhe, si çdo mjeshtër i efektit sipërfaqësor, nuk ka nevojë për fakte.
I mjafton vetëbesimi.
Efraim Kishoni ndoshta do ta përshkruante një figurë të tillë si një njeri që hyn në sallën e operacionit me një lugë supe dhe, pasi pacienti vdes, deklaron me krenari se problemi nuk ishte luga, por organizmi tepër i ndërlikuar i pacientit.
Kështu funksionon edhe një pjesë e analizës sonë politike.
Kur realiteti nuk përputhet me teorinë e analistit, atëherë fajin nuk e ka teoria.
Fajin e ka realiteti.
Nga pikëpamja psikologjike, ky fenomen është jashtëzakonisht interesant.
Sa më pak të dijë një njeri për një temë, aq më shumë priret ta mbivlerësojë dijen e vet.
Ndërsa ai që di vërtet, zakonisht flet me kujdes, sepse e njeh kompleksitetin e gjërave.
Prandaj në studiot tona televizive shohim një paradoks të jashtëzakonshëm.
Pikërisht njerëzit si Astrit Gashi, Berat Buzhala, Baton Haxhiu, Lirim Mehmetaj dhe të ngjashmit e tyre, që kanë më së paku arsye për të qenë të sigurt në vetvete, i shfaqen bindjet e tyre me sigurinë e gomarit.
Ndërsa njerëzit si Sadri Ramabaja, Elvis Hoxha dhe disa të tjerë të formatit të tyre, që kanë lexuar, studiuar dhe menduar gjatë dhe seriozisht, flasin me përmbajtje, sepse e dinë se politika nuk është një ekuacion me një të panjohur, por një univers me mijëra variabla.
Nga këndvështrimi sociologjik, pasojat janë edhe më të rënda.
Shoqëritë nuk formësohen vetëm nga ligjet.
Ato formësohen nga modelet që admirojnë.
Kur televizioni e shpërblen mendimin sipërfaqësor me famë, njerëzit fillojnë ta ngatërrojnë famën me kompetencën.
Kështu lind një brez që beson se nuk ka nevojë të studiojë histori, ekonomi, filozofi politike, psikologji sociale, të drejtë kushtetuese apo marrëdhënie ndërkombëtare për t’u bërë analist.
Mjafton të flasësh pa pushim.
Në atë çast, spektakli zëvendëson studimin.
Zëri zëvendëson argumentin.
Shfaqja zëvendëson arsyen.
Dhe televizioni nuk prodhon më dije, por influencerë të padijes.
Nga pikëpamja pedagogjike, dëmi është pothuajse i pallogaritshëm.
Një fëmijë që rritet duke parë se më të zhurmshmit konsiderohen më të mençurit, humbet motivimin për të fituar dije.
Pse të lexojë dhjetë libra, kur dhjetë slogane mjaftojnë për të bërë karrierë?
Kështu fillon zhvlerësimi i dijes.
Jo në universitete.
Por në ekran.
Nga këndvështrimi kulturor, një shoqëri humbet shijen.
Ashtu si një njeri që ushqehet për vite me radhë vetëm me ushqim të prishur dhe harron shijen e bukës së mirë, edhe një publik që ushqehet për vite me analiza të dobëta fillon ta konsiderojë mediokritetin si normalitet.
Kjo është tragjedia e vërtetë.
Sepse shija nuk lind me njeriun.
Ajo edukohet.
Dhe po ashtu edukohet edhe mungesa e shijes.
Nga pikëpamja etike, përgjegjësia nuk bie vetëm mbi analistin.
Ajo bie po aq mbi moderatorin.
Sepse moderatori nuk është kamerier që shpërndan mikrofonë.
Ai është portieri i debatit publik.
Nëse portieri e lë stadiumin pa rregulla, nuk duhet të habitet kur fusha pushtohet nga huliganët.
Çdo mysafir i ftuar është njëkohësisht një deklaratë morale e moderatorit.
Çdo panel është autobiografia e tij profesionale.
Nga pikëpamja epistemologjike, dëmi është edhe më i thellë.
Kur qytetari ekspozohet çdo mbrëmje ndaj analizave që nuk dallojnë faktet nga interpretimet, ai e humbet dalëngadalë edhe vetë këtë aftësi.
Dhe kur humbet aftësia për ta dalluar të vërtetën nga përshtypja, demokracia fillon të funksionojë si një autobus pa timon, i drejtuar nga dikush që nuk e di dallimin mes frenës dhe radios.
Kishoni ndoshta do të shtonte se udhëtarët, në vend që të zbresin nga autobusi, diskutojnë se sa artistikisht ai përplaset me shtyllat.
Kjo nuk është më komedi.
Është tragjedi e maskuar si argëtim.
Historia na tregon se popujt jo gjithmonë i sjellin në pushtet më të aftët.
Shpesh ngjisin lart ata që dinë të manipulojnë tregun e emocioneve.
Sepse votuesit nuk vendosin vetëm mbi bazën e informacionit.
Ata vendosin mbi bazën e perceptimit.
Dhe perceptimi është pikërisht fusha ku mediat ushtrojnë ndikimin më të madh.
Kur qytetari dëgjon për vite me radhë të njëjtat klishe, të njëjtat shtrembërime dhe të njëjtat analiza intelektualisht të varfra, ai fillon ta shohë botën me sytë e njerëzve që nuk e kanë kuptuar kurrë qartë atë.
Prandaj fuqia e mediave është shumë më e madhe sesa duket.
Ato nuk vendosin drejtpërdrejt se kush fiton zgjedhjet.
Ato përcaktojnë nivelin intelektual mbi të cilin zhvillohen zgjedhjet.
Kur ky nivel bie nën tokë, edhe politika fillon të gërmojë.
Dhe kur gërmon mjaftueshëm gjatë, një ditë nuk prodhon më burra shteti.
Prodhon vetëm varrmihës profesionistë të interesit privat.
Prandaj lufta për cilësinë e analizës nuk është luks akademik.
Është luftë për cilësinë e demokracisë.
Sepse çdo shoqëri qeveriset në fund jo vetëm nga politikanët që zgjedh, por edhe nga niveli i të menduarit që pranon si normal.
Dhe kur absurdi duket i arsyeshëm vetëm sepse përsëritet çdo mbrëmje në televizion, problemi nuk qëndron më vetëm te analisti.
Atëherë shoqëria ka filluar ta ngatërrojë jehonën me mendimin, zhurmën me argumentin dhe famën me urtësinë.
Në atë çast nuk kemi më një krizë të analistëve.
Kemi një krizë të qytetërimit.

Anthony Athanas, shqiptari që nderoi Amerikën dhe nuk e harroi kurrë Shqipërinë

Anthony Athanas – Shqiptari që u bë një legjendë amerikane

(Korrik, 1911- Maj 2005)

Nga Frank Shkreli

Në përvjetorin e lindjes së njërit prej vatranëve më të shquar të shekullit të kaluar 

   Sa herë më bie rasti të kujtoj Anthony Athanas, nuk më vjen ndër mend së pari restoranti i famshëm “Anthony’s Pier 4”, as fotografitë e tij me presidentë amerikanë, senatorë, artistë e personalitete botërore që zbukuronin muret e atij institucioni të njohur të Bostonit. Më kujtohet vetë Anthony.  Më kujtohet buzëqeshja e tij e ngrohtë, mënyra si të priste në hyrje të restorantit dhe përulësia me të cilën të bënte të ndiheshe si në shtëpinë tënde. Ishte pronar i një prej restoranteve më të njohura të Amerikës, por nuk sillej kurrë si njeri i rëndësishëm. Përkundrazi. Kur hynte një shqiptar, ai shihte para së gjithash një bashkatdhetar. Kjo ishte madhështia e Anthony Athanas.

Kam pas fatin dhe privilegjin që Anthony Athanas ta kem takuar disa herë kur isha me shërbim në Washington dhe më vonë gjatë veprimtarive të komunitetit shqiptaro-amerikan, por dhe në restorantin e tij, në Boston, dhe në takime në Nju Jork e Boston. Pa përjashtim, çdo herë largohesha nga takimet me të, me të njëjtën përshtypje: se përballë nuk kisha vetëm një biznesmen të suksesshëm shqiptaro-amerikan, por një burrë që nuk kishte lejuar që suksesi ta largonte nga njerëzit e vet, nga “Vatra” dhe nga Shqipëria.

Sot në përvjetorin e lindjes së tij, mendova se ia vlen të kujtojmë Anthony Athanas, jo vetëm njeriun që realizoi ëndrrën amerikane, por edhe shqiptaro-amerikanin që e kishte kuptuar se suksesi merr kuptim të plotë vetëm kur vihet në shërbim të komunitetit shqiptaro-amerikan, në interes të Amerikës sonë të dashur dhe të lidhjeve tona të ngushta historike, komb me komb, sidomos në këtë 250-vjetor të të themelimit të Amerikës. Në përvjetorin e lindjes së tij, për mua, si shqiptaro-amerikan, kujtimi i Anthony Athanas nuk është vetëm një detyrim moral ndaj një bashkatdhetari të shquar të cilin kam pasur priviliegjin ta njoh deri diku. Kjo datë është edhe një rast për të reflektuar mbi vlerat që ai përfaqësoi gjatë gjithë jetës së tij këtu në Amerikë: punën e palodhur, integritetin, mirënjohjen ndaj vendit që i hapi dyert dhe për besnikërinë e pandërprerë të tij ndaj Shqipërisë.

Ka data, pra, që meritojnë të kujtohen jo vetëm për të nderuar një njeri, por, njëkohsisht, edhe për t’u kujtuar brezave se çfarë mund të arrijë shqiptari kur puna, ndershmëria dhe dashuria për atdheun bëhen pjesë e pandashme e jetës së tij. Përvjetori i lindjes së Anthony Athanas është njëra prej këtyre datave. Emri i Anthony Athanas nuk lidhet vetëm me restorantin legjendar “Anthony’s Pier 4”, siç mendojnë disa,  dikur ndër më të njohurit në Shtetet e Bashkuara, ose me biznese të tjera.  Emri Anthony Athanas, ndoshta si rrallë ndonjë tjetër, lidhet me një jetë që mishëroi në mënyrën më të denjë atë që amerikanët e quajnë “American Dream”, por që për Anthony Athanas nuk ishte kurrë një histori e shkëputur, krejtësisht, nga rrënjët e tija shqiptare.  Ai ka lindur në Korçë dhe si shumë bashkatdhetarë të brezit të tij, mori rrugën e emigrimit në një moshë fare të njomë. Ishte vetëm katër vjeç kur mbërriti në Amerikë, në vitin 1911, për t’u bashkuar me të atin. Jeta nuk i fali atij asgjë. Në moshën 13-vjeçare u detyrua të linte shkollën për të punuar. Por ajo që nuk mundi t’i jepte shkolla, Anthonit ia dha puna, përkushtimi dhe inteligjenca natyrore e shqiptarit. Nga larës i enëve e deri tek pronari i një prej restoranteve më të famshme të Amerikës, rruga e tij nuk ishte as e lehtë dhe as e shkurtër. Ishte një jetë e ndërtuar me djersë, sakrifica dhe këmbëngulje. Kur hapi “Anthony’s Pier 4” në Boston në vitin 1963, askush nuk mund ta kishte parashikuar se ai restorant do të bëhej një institucion amerikan,  Frank SHKRELI: Restoranti “Anthony’s Pier 4” nuk është më | Gazeta Telegraf, i një shqiptari që u bë legjendë amerikane. Për dekada me radhë, “Anthony’s Pier 4” nuk ishte vetëm një restorant. Ishte një simbol i suksesit amerikan të një shqiptari. Në vitet e lulëzimit të tij, mijëra klientë e frekuentonin çdo ditë, ndërsa në muret e tij vareshin fotografi me presidentë amerikanë, senatorë, artistë, diplomatë dhe figura të njohura amerikane dhe botërore. Për të përmendur vetëm disa, Frank Sinatra, John F. Kennedy, Richard Nixon, Henry Kissinger, Elizabeth Taylor, Alfred Hitchcock e shumë personalitete të tjera, ishin mysafirë të rregullt të Anthony Athanas.  Megjithatë, as fama dhe as pasuria nuk ia ndryshuan karakterin e shqiptarit.  Anthony nuk e harroi kurrë vendlindjen. Nuk e harroi gjuhën. Nuk e harroi kombin.  Përkundrazi!

Sa më shumë rritej emri i tij në Amerikë, aq më shumë shtohej angazhimi i tij qëllim mirë, në shërbim të komunitetit shqiptaro-amerikan. Siç thashë më lartë ka data që duhet të kujtohen në jetën e disa njerzve, por unë sot po kujtoj Anthony Athanas edje si një shembëll të rrallë – ndoshta ndër të vetmit të tillë – të komunitetit shqiptaro-amerikan gjatë shekullit të kaluar e deri në ditët e sotëme.  Anthony Athanas ishte dhe mbetet, historikisht, ndër figurat më të rëndësishme të Federatës Pan-Shqiptare “Vatra”.  Ishte bashkëpunëtor i afërt i Fan Nolit dhe Faik Konicës dhe më vonë një nga mbështetësit më besnikë të vazhdimësisë së kësaj organizate historike në Shtetet e Bashkuara. Për ata që e njihnin, Anthony Athanas, nuk e bëri këtë angazhim për interes personal, sepse nuk kishte nevojë as për emër, as për para. Ai i kishte fituar të dyja me punën e tij. E bëri sepse besonte se shqiptari, sado larg të jetojë, nuk duhet ta harrojë kurrë përgjegjësinë ndaj kombit të vet.  Me një rast, ish-kryetari i “Vatrës”, Agim Karagjozi, e ka përshkruar Anthony Athanas, me të drejtë, si trashëgimtarin e Fan Nolit në Federatën Vatra. Ishte një vlerësim që nuk i bëhej një biznesmeni të pasur shqiptaro-amerikan, por një patrioti të përkushtuar shqiptaro-amerikan. Pas largimit nga jeta të Fan Nolit dhe të brezit të themeluesve, “Vatra” kishte nevojë për njerëz që ta mbanin gjallë frymën e saj. Anthony Athanas ishte ndër ata burra që nuk lejuan të shuhej ai pishtar që Noli, Konica dhe patriotët e tjerë kishin ndezur në fillim të shekullit të kaluar. Ai nuk e bëri këtë për lavdi personale as për pëfitime materiale. Ai e bëri këtë sepse e konsideronte si detyrim ndaj historisë së shqiptarëve në Amerikë.

Më vonë, ndonëse në moshë të shkuar, dhe kur çështja kombëtare kërkonte zërin dhe autoritetin e tij, Anthony nuk mungoi. Gjatë luftës së Kosovës ai iu bashkua delegacioneve amerikane që vizituan Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë, duke përdorur prestigjin e tij në mbështetje të të drejtave të shqiptarëve. Kjo ishte arsyeja pse ai gëzonte respekt jo vetëm në komunitetin shqiptaro-amerikan, por edhe në qarqet më të larta politike dhe shoqërore amerikane.

Gjatë jetës së tij shumë dimensionale, Anthony Athanas nderoi Shqipërinë, me besnikërinë ndaj prejardhjes së vet dhe me shërbimin e palodhur të tij ndaj komunitetit shqiptaro-amerikan. Sot, në një kohë kur shoqëria shqiptare, sidomos komuniteti shqitaro-amerikan, kërkon modele frymëzimi, jeta e Anthony Athanas mbetet, për të gjithë ne, një dëshmi suksesi i vërtetë që nuk matet vetëm me pasurinë që krijon, por edhe me gjurmën që lë në jetën e njerëzve dhe në historinë e kombit tënd.  Për këtë arsye, Anthony Athanas nuk është vetëm një figurë e shquar e diasporës shqiptaro-amerikane.  Ai është pjesë e historisë sonë kombëtare.   Sot, kur shpesh dëgjojmë të flitet për modele frymëzimi në komunitettin shqiptaro-amerikan ose më gjërë, nuk kemi nevojë t’i kërkojmë larg.  Anthony Athanas mbetet një prej tyre. Ai na kujton se suksesi nuk matet vetëm me pasurinë që grumbullojmë, por me respektin që fitojmë në komunitet dhe më gjërë, me dorën që u shtrijmë të tjerëve dhe me shërbimin që i bëjmë kombit tone të origjinës dhe Amerikës tone të dashur.   Ky ishte, pra ishte Anthony Athanas. Një amerikan i mirë. Një shqiptar i madh. Por edhe një vatran që e nderoi përjetë emrin e shqiptarit në Amerikë. Top of Form Ai e deshi Amerikën, sepse Amerika i dha mundësinë të ndërtonte jetën e tij, i lirë. Por, ai nuk e harroi kurrë Shqipërinë. Pikërisht, për këtë arsye, Anthony Athanas mbetet një nga figurat më fisnike të historisë së diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara. Ashtu do mbahet mend!

Nderim të përhershëm kujtimit të tij! 

Ajka e dikurshme shqiptare anti-komuniste, Anthony Athanas, Prof Martin Camaj, Dr Hamdi Oruçi, në një seminar të Federatës Vatra, 1968, Nju Jork

Krerët e mërgatës shqiptare antikomuniste dikur, Anthony Athanas, Prof. Ernest Koliqi, Prof. Nexhat Peshkëpia, ndër të tjerë, mbledhur në Romë, 1968 – një rast i humbur historic për Kombin!

Anthony Athanas duke folur gjatë një darke në Nju Jork, para një mijë pjesëmarrësve në një seminar të Vatrës—foto nga revista Shejzat e Ernest Koliqit

 

Snezhana Paunoviq foli me gjuhën e Millosheviqit – ëndrra për spastrimin e shqiptarëve ka vdekur përgjithmonë

0
Basri Beka, Prishtinë
____
Organizata Shqiptaria dënon me ashpërsinë më të madhe deklaratën skandaloze të ministres serbe Snezhana Paunoviq, e cila shprehu publikisht keqardhje që regjimi kriminal i Slobodan Millosheviqit nuk e paskësh realizuar në tërësi projektin e spastrimit etnik të shqiptarëve në Kosovë.
Një deklaratë e tillë nuk është gafë politike, por një shfaqje e hapur e mentalitetit shovinist që për dekada prodhoi luftëra, masakra, dëbime dhe krime kundër njerëzimit në Ballkan. Kur një ministre e qeverisë së Serbisë flet me nostalgji për spastrim etnik, ajo nuk fyen vetëm popullin shqiptar, por sfidon edhe vetë vlerat mbi të cilat pretendohet se ndërtohet Evropa moderne.
Ne i themi ministres Paunoviq se ëndrra fashiste për një Kosovë pa shqiptarë ka dështuar përgjithmonë. Ajo u mund nga rezistenca e popullit shqiptar, nga lufta çlirimtare, nga ndërhyrja e NATO-s dhe nga vetë e drejta historike e shqiptarëve për të jetuar të lirë në trojet e tyre.
Po aq e rrezikshme sa kjo deklaratë është edhe mungesa e reflektimit të shtetit serb për krimet e kryera në Kosovë. Në vend që të kërkojë falje për masakrat, varrezat masive dhe politikat gjenocidale të regjimit të Millosheviqit, në Serbi ende gjenden zyrtarë që flasin me admirim për ato politika kriminale.
Organizata Shqiptaria konsideron se deklarata të tilla tregojnë se një pjesë e elitës politike serbe ende nuk është shkëputur nga trashëgimia e nacionalizmit agresiv që solli tragjedi në gjithë rajonin.
Por në premtojmë se jo vetëm që nuk do t’ju lejojmë të prekni asnjë fije floku të Shqiptarëve, por do t’ju largojmë edhe nga objektet mesjetare ortodokse që i keni uzurpuar me intriga, falsifikime historike dhe mbështetje nga politika ekspansioniste serbe. Nuk do t’ju lëmë asnjë metër katror, asnjë vend, asnjë mundësi për të ushqyer e për të realizuar idetë tuaja shoviniste dhe gjenocidale.
Ne u bëjmë thirrje institucioneve ndërkombëtare, Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të reagojnë qartë ndaj gjuhës së urrejtjes dhe glorifikimit të spastrimit etnik nga zyrtarë shtetërorë serbë.
Shqiptarët nuk do të frikësohen nga kërcënimet, nostalgjitë apo fantazitë e atyre që ende ëndërrojnë rikthimin e politikave të shekullit të kaluar. E ardhmja e Kosovës dhe e kombit shqiptar nuk do të përcaktohet nga shovinistët e Beogradit, por nga vullneti i lirë i qytetarëve dhe nga e drejta e patjetërsueshme e shqiptarëve për të jetuar të lirë në vendin e tyre.
Organizata Shqiptaria

Ata që sulmojnë Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, sulmojnë vetëdijen kombëtare shqiptare

0

Basri Beka, Prishtinë

  • Ata që sulmojnë Gjergj Kastriotitn Skënderbeun, sulmojnë vetëdijen kombëtare shqiptare
Është e papranueshme dhe e neveritshme që në rrjetet sociale, nën maskën e fesë islame, individë si Halil Palushi – që as gjuhën shqipe nuk e zotërojnë si duhet – të helmojnë opinionin publik shqiptar me gënjeshtra historike flagrante, me urrejtje ndaj heroizmit kombëtar dhe me një ideologji që synon të tjetërsoshë, të përçajë dhe të nënçmojë identitetin shqiptar.
Gjergj Kastrioti – Skënderbeu nuk është “serb”, nuk është “kafir, armik i Islamit” dhe as simbol i “luftës globale kundër myslimanëve”, siç trillojnë këta renegatë. Ai është hero kombëtar shqiptar, udhëheqës ushtarak që, për një çerek shekulli, i dha goditje të rënda Perandorisë Osmane – një perandori që në atë kohë po pushtonte dhe islamizonte me forcë Ballkanin. Lufta e tij nuk ishte luftë kundër besimit islam si fe personale, por kundër pushtuesit osman që po shkatërronte sovranitetin dhe identitetin e popullit shqiptar. Ky është një fakt historik i pakontestueshëm, i njohur nga historianë seriozë shqiptarë, evropianë dhe jo vetëm.
Narrativa që Palushi dhe të tjerë si ai ndërtojnë – duke e quajtur Skënderbeun “vrasës të 30 mijë myslimanëve shqiptarë” dhe duke lidhur bustet e tij me “thirrje për vrasjen e myslimanëve” – është jo vetëm e pavërtetë, por edhe një provokim i hapur për urrejtje dhe përçarje. Kjo nuk është “fjalë e lirë”. Kur dikush demonizon heroin kombëtar, kur e lidh atë me gjenocidin aktual dhe kur nxit urrejtje fetare brenda shqiptarëve, ai kalon vijën e kuqe të nxitjes së urrejtjes dhe përçarjes shoqërore. Kjo prek dinjitetin e çdo shqiptari, qoftë ai mysliman, i krishterë apo ateist.
Shqiptarët kanë qenë gjithmonë tolerantë fetarisht. Islami në Shqipëri dhe Kosovë ka ardhur kryesisht me osmanët, por identiteti shqiptar ka qenë gjithmonë mbi fenë – “Feja e shqiptarit është shqiptaria”, siç shkroi Vaso Pasha. Këta predikues me gramatikë të çalë dhe mendje të helmuar po e përdorin fenë si armë për të çmontuar pikërisht këtë unitet. Ata janë vegla të një projekti më të madh: atij serbomadh dhe anti-shqiptar, që kërkon të na kthejë në ballafaqime fetare, që ne të harrojmë gjuhën, historinë dhe tokën tonë.
Shteti i Kosovës dhe ai i Shqipërisë kanë për detyrë kushtetuese të mbrojnë unitetin kombëtar dhe të ndalojnë propagandën që nxit urrejtje. Organet e drejtësisë duhet të veprojnë ex officio ndaj këtyre individëve që, nën petkun e fesë, shpërndajnë helm, gënjeshtra dhe thirrje për përçarje. Heshtja ndaj tyre nuk është neutralitet – është bashkëpunim me ata që duan të na shkatërrojnë nga brenda.
Kushdo që sulmon Skënderbeun, sulmon themelet e identitetit shqiptar. Kushdo që lidh heroizmin tonë kombëtar me “krime kundër njerëzimit” ose me konfliktet aktuale në Lindjen e Mesme, po bën politikë të ulët armiqësore ndaj shqiptarëve. Ne nuk jemi palë në konfliktet e huaja fetare. Ne jemi një popull evropian me identitet të qartë, që ka dhënë kontributin e vet në histori duke luftuar për liri, jo duke u bërë vegël e të huajve.
Mjaft me helmin! Shqiptarët, pavarësisht bindjeve fetare, duhet të reagojnë me vendosmëri kundër këtyre renegatëve. Edukimi kombëtar, historia e vërtetë dhe uniteti mbi interesin kombëtar janë arma më e fortë. Shteti duhet të veprojë ligjërisht. Shoqëria duhet t’i izolojë ata që duan të na kthejnë në shekujt e errët.
Skënderbeu mbetet flamur. Dhe flamuri nuk përkulet para asnjë propagande të ulët.
Kan være et bilde av tekst som sier 'Halil Palushi 1d Es SELAMUALEJKUM!.. See See more Masakron 30 mij shqiptar mus musliman E quajn Hero'

Ujku qimen e ndërron, por zanatin nuk e harron

0
E përshëndes vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për vazhdimin e paraburgimit të Fatmir Shehollit.
Për fat të keq, njerëz të parapolitikës, të lidhur me parti të dala nga lufta, rehabilituan dhe promovuan një person që prej vitesh është konsideruar si agjent i strukturave serbe të inteligjencës. Kjo u bë pa e kuptuar ose pa dashur t’i kuptojnë pasojat që veprime të tilla mund t’i sjellin shtetit, institucioneve, subjekteve politike dhe vetë elektoratit të tyre.
Unë i kuptoj rrethanat e vështira të pasluftës, mungesën e kapaciteteve institucionale dhe faktin se shumë raste të tilla nuk janë trajtuar seriozisht, qoftë për shkak të administrimit ndërkombëtar, qoftë pas mbylljes së Shërbimit Informativ të Kosovës. Nëse ky person ka qenë i identifikuar dhe i përfshirë në procese bashkëpunimi, ai është dashur t’i përcillet institucioneve kompetente, përkatësisht AKI-së, dhe të mbahej nën mbikëqyrje institucionale.
Mjerisht, parapolitika zgjodhi një rrugë tjetër. Ky individ u përdor për interesa të ngushta, për ndikim, shantazh dhe kontroll ndaj njerëzve të caktuar, pa e kuptuar dëmin afatgjatë që po i shkaktohej Kosovës. Ata zyrtarë publikë, politikanë e media që e promovuan dhe i dhanë legjitimitet publik, duket se nuk e kanë kuptuar urtësinë e vjetër popullore: “Ujku qimen e ndërron, por zanatin nuk e harron.”
Fatmir Sheholli nuk e harroi zanatin e tij. Prandaj, në këtë rast, meriton përgëzim puna e institucioneve të sigurisë dhe e drejtësisë, veçanërisht e Agjencia Kosovare e Inteligjencës dhe e Gjykata Themelore në Prishtinë, për trajtimin serioz të këtij rasti.
Kosova nuk mund të ndërtojë siguri shtetërore duke rehabilituar njerëz mbi të cilët rëndojnë dyshime serioze për veprimtari kundër interesave kombëtare.

Për gjurmët historike e ndërgjegjen kombëtare

0

Nue Oroshi, historian

Gjurmë në histori dhe ndërgjegje kombëtare (Studime,publicistikë dhe ligjërime historike). Pas një punë bukur të gjatë është kompletuar edhe libri i radhës:”Gjurmë në histori dhe ndërgjegje kombëtare” (Studime,publicistikë dhe ligjërime historike).

Botimi i këtij libri bëhet pikërisht në përvjetorin e 30 të botimit të parë, që kam bërë në vitin 1996 ku e pata botuar librin e parë me poezi “Shenjat e Shpirtit”. Shfrytëzoj rastin të falënderoj redaksinë për punën e kryer me përkushtim, redaktorën prof. dr. Rovena Vata Mikelin, recensentin Prof. dr. Nexhmedin Bardhin pa lënë anash dizajnerin e vyer ma.art Dizajn Adil Beqaj si dhe lektoren dhe korrektoren Ma.sc.Kristinë Oroshi.

Ky libër është i ndarë në tri pjesë, por ka vetëm një qëllim ndriçimin e historisë së vërtetë shqiptare, si dhe orientimin e drejtë të politikës shqiptare.

E orientimi i drejt i politikës shqiptare është Shqipëria Etnike.

Mediat online dhe “bossët” politikë

0
Mediat online dhe ndikimi i “shefave” politikë janë bashkuar në epokën dixhitale. Mbikëqyrja politike nuk është më e kufizuar vetëm te drejtuesit tradicionalë të lajmeve ose shefat lokalë të lagjeve. Sot, “shefat” modernë janë oligarkë të teknologjisë dhe drejtues të mediave sociale – si Mark Zuckerberg dhe Elon Musk – të cilët kontrollojnë algoritmet, politikat e platformave dhe shtrirjen dixhitale. Peizazhi ka evoluar në disa mënyra kryesore sikurse “Diktimi Algoritmik”. Pronarët e platformave dhe teknologët kryesorë veprojnë si shefa të ditëve të sotme, duke mbajtur një pushtet të madh mbi të cilin narrativat politike shtypen, amplifikohen ose demonetizohen. Duke rregulluar përparësitë algoritmike, platformat formësojnë drejtpërdrejt diskursin publik dhe polarizimin politik. Ngritja e klasës së ndikuesve janë komentuesit e pavarur dhe krijuesit online të cilët kanë tejkaluar mediat tradicionale. Personalitete si Joe Rogan dhe Dan Scavino janë bërë ndërmjetës të mëdhenj të pushtetit, duke vepruar si ndërmjetës midis politikanëve dhe bazave të tyre të votuesve pa u mbështetur në transmetimet e trashëguara. Politikanët tani i anashkalojnë plotësisht rojet gazetareske. Duke përdorur algoritme të personalizuara, platforma si Truth Social ose burime shumë të kuruara të mediave sociale u lejojnë elitave politike të flasin drejtpërdrejt me bazat e tyre, të pafiltruara nga verifikimi i fakteve. Për një vështrim më të thellë në këtë dinamikë, eksploroni se si Freedom House vlerëson manipulimin e opinionit publik ose lexoni më tej mbulimin nga Nieman Journalism Lab mbi kryqëzimin e medias, teknologjisë dhe demokracisë.
Njerëzit mendojnë se iPhonet, laptopët dhe Netflixi janë prova të progresit. Në disa drejtime, është e vërtetë. Për shembull, një sasi e aktivitetit në Google mund të jetë e mirë për trurin, ndërsa ka aplikacione që mund të rrisin funksionet dhe veprimtarinë e trurit. Megjithatë, avantazhet e teknologjisë vijnë edhe me pasoja të paqëllimshme.
Në trurin tonë “rivendosen kabllo të reja” prej teknologjisë, thotë neuroshkencëtari Michael Merzenich në librin e tij “Çfarë po i bën interneti trurit tonë”. Merzenich paralajmëron se efekti i teknologjisë mbi inteligjencën njerëzore mund të jetë “vdekjeprurës”.
Edhe ashtu bota e teknologjisë së sofistikuar digjitale ka përfshirë edhe Kosovën, ka zvogluar edhe ndikimin e gazetarisë zyrtare, duke pranuar atë alternative, në të cilën të gjithë e gjejnë veten, duke i dhënë asaj karakter të larmishëm. Në këtë konkurencë mendimesh nuk vlen më parimi i gradimeve shkencore, por i mendimeve logjike të cilat plasohen në tregun e lirë të lexuesëve, nganjëherë duke u degraduar në sharje, fyerje, ofendime kërcnime…, por butoni korrektues fshinë dhe bllokon ata që kanë prioritet konfliktin në fillim verbal, më vonë atë eskalues fizik. Prandaj njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm dhe mos t’u japin hapësirë atyre, duke i ekskomunikuar, dhe duke mos i përfillur fare. Të interesuarit japin edhe ashtu publikisht mendimet personale për rrjedhat e caktuara politike, kulturore, sportive etj. Këtë ndryshim e kanë kuptuar jo vetëm të rinjtë, por edhe ata më të moshuar, e kanë kuptuar edhe ish zyrtarët dhe pronarët Kosovës, duke anashkaluar ideologjinë partiake, duke gjetur veten në aktivitete profitabile biznesore, duke shkelur ligjin dhe kushtetutën-guximshëm. Të gjithë ata apo një shumicë dominante e tyre veprimet mafioze i konsideronin si gjëra normale, duke përmendur nën dhëmbë kapitalizmin dhe tregun e lirë, që përngjanë më shumë me kapitalizmin e egër të Wayat Erp-it dhe Dock Holidayt, jo kapitalizmin demokratik, pse jo edhe socializmin demokratik.
Këtë konfiguracion të ri sistemor e ka kuptuar mirë Politika, por edhe oligarkët. Prandaj nuk do ta befasonin demonstratat paqesore për mbrojtjen e votës së lirë, ngase kështu pengohet kapja e shtetit, por edhe nxitja e ekskokuminikimit të kuvendit nga Gjykata Kushtetuese, që është nxitësi dhe “faktori” kryesor për blerje të kohës të humbësit të zgjedhjeve dhe për të instaluar qeverinë dhe kontabilistin e dëgjueshëm si kryeministër, por edhe ministrin e ri-të vjetër lokale të policisë për të instaluar gjendjen e jashtëzakonshme, bile për të pasur dicka të re në agjendën e tyre politike, sepse ajo duhet të dërmohet perbrenda gjithsesi, nuk vendoset president i Kosovës dikush që ka marrë pjesë në zgjedhje dhe i ka humbë ato.
Komandantët dhe veteranët
Ata që shërbejnë 20 vjet në Ushtrinë Amerikane, edhe ata që luftojnë, përveq atyre që kane pësime të rënda trupore, për të cilet duhet përkudesje më e gjatë shëndetesore, kanë të drejtë në pension. Perndryshe veteranët dhe familiarët e tyre kanë përparësi në punësim në kushte të njejta, por edhe në asistencë sociale, sikur të tjerët, por këtë që janë duke e bërë komandantët sot, më tepër bëjnë për të përfituar politikisht ata, dhe subjektet politike për një numër më të madhë të votave. Ky karneval votëdhënësish vullnetarë asocion më tepër me “heimet” e azilanteve ku kanë kaluar kohën e rekrutimit “bosët” e tyre politik, gjithsesi jo për të krijuar nga ata parazitë me merita luftarake, ngase ju pa të drejtë po i shndërroni ata në mercenarë. Ata vërtetë janë heronjë dhe ashtu duhet ti mbajmë mend. Atyre duhet t’u mundesohet rikualifikimi dhe puna. Për këtë arsye keni një vrapim marramendës për të hyre në listat e veteranëve.
Duke analizuar gjenezën e luftes në Kosovë, veteranët e vërtetë janë qytetarët e thjeshtë, të cilët jetonin me dhjetëra, qindra e mija e më shumë te koncenturar larg banimeve të tyre, duke lëvizur nga një vend në tjetrin, për të ikur nga zonat e luftës, dhe qe bashkëjetonin me luftarët e armatosur. Janë përmbi 20.000 gra të dhunuara, për gjëmën të cilave dëgjoi edhe Komiteti për Politikë të jashtme i Kongresit të SHBA, të cilat pësuan edhe për shkak se nuk pati kush ti mbronë, dhe askush nuk ankohet, as ata që u detyruan të largohen dhuneshëm, përmbi 1 milionë, për shkak të spastrimit të egër etnik serb. Por askush nga zyrtaret pas luftës nuk mblodhen dëshmi, as kryesitë e subjekteve politike, të cilat nuk ishin në nivel të përgjegjësisë, per tu riorganizuar në kushte te reja. Tash ju shurdhojne me të bemat heroike të tyre, derisa komandanti legjendarë pësoi me familjen e tij 54 anetareshe, ku ishin atëherë ushtarët me armë, sot veteranet, numri i të cilëve bymohet cdo ditë?

Dialog me heshtjen

0

Dialog me heshtjen

Poezi

Velipojë,
në rërën
dhe valët e tua të njelmëta
kërkova gjurmët
e motrës sime,
por askund
nuk i gjeta.

I trishtuar,
u nisa drejt Shkodrës
dhe u ngjita në kala.

Nisa të numëroj,
gur më gur
e rrasë më rrasë,
mos vallë do të gjeja
ndonjë gjurmë të gishtërinjve
apo të hapave të saj.

As aty
s’gjeta asnjë shenjë —
shiu i kishte fshirë,
e toka i kishte përpirë
në honet e veta.

Dhembja më kaploi,
duke m’i trazuar
shpirtin dhe zemrën.

Zemërthyer,
ika drejt Prizrenit;
ndjeva erën
e gjakut ende të patharë.

U mallëngjeva,
nisa me dënesë
të qaj.

Mallkova
14 korrikun 2012,
me orën e tij të zezë.

Motër,
nuk u pamë
vite e vite.

Ike
pa më thënë:
“Udhë të mbarë!”

Më le zemërlënduar,
e me mallin prush për ty,
sa të jem gjallë.

Por shpresoj
se një ditë
do të takohemi
në përjetësi.

Arif Ejupi, Gjenevë, 14 korrik 2015