Kreu Blog Faqe 842

Masakra e Tivarit dhe rishkrimi i historisë

Nail Draga, Ulqin 

(Me rastin e 79-vjetorit 1945-2024)

Ndër ngjarjet tragjike të popullit shqiptar që ka të bëjë me Luftën e Dytë Botërore është Masakra e Tivarit e cila ka ndodhur me 1 prill 1945. Në këtë masakër të realizuar nga njësitë ushtarake të Jugosllavisë aty janë likuiduar një numër i madh shqiptarësh nga Kosova, me përmasat e gjenocidit, të cilët ishin mobilizuar për të ndjekur okupatorët gjermanë në pjesën perëndimore të ish-Jugosllavisë. Mobilizimi i tyre në Kosovë ka pasur një prapavi të caktuar politike  sepse si qellim kishte spastrimin e Kosovës nga shqiptarët për të realizuar në praktikë  pushtetin ushtarak i cili ishte vendosur  nga data 8 shkurt 1945, duke bërë riokupimin e Kosovës, pa përfillur parimet e Kartës së Atlantikut, me pasoja për shqiptarët që është dëshmuar në vitet vijuese.

 Me 1 prill u bënë 79- vite(1945-2024) nga Masakra e Tivarit, ku u likuiduan në mënyrën më mizore shqiptarët nga Kosova. Sipas të dhënave del se ky numër shkon  minimalisht  nga 1560 shqiptarë, ndërsa sipas disa përllogaritjeve arrinë  deri në 3764 persona. Fjala është për shqiptarët  të cilët ishin të mobilizuar si regrutë ne aradhat partizane për të ndjekur armikun përfundimisht nga territori i ish-Jugosllavisë.Por, edhe pas shtëdhjetë e pesë vjetëve kjo tragjedi ende nuk është ndriçuar nga studiuesit e ndryshem nga vet fakti se gjatë periudhës së sistemit komunist marrja me një ngjarje të tillë ishte e pa preferueshme dhe me pasoja për autorët.

Edhe pse ne popull dihej për ketë tragjedi dhe përshperitej për numrin e të vrarëve, saktësisht pak kush dinte të dhëna të sakta, sepse arkivat për shqiptarët ishin nën embargo, madje dokumentët  gjegjëse ka mundësi që janë zhdukur nga ato të cilët kanë realizuar ketë masakër.

Dëshmi autentike e atyre që përjetuan masakren 

Por, vetëm pas dështimit të sistemit monist dhe vendosjes së pluralizmit nga viti 1990, opinioni i gjërë  filloi të njihej më ne detaje për ketë masakër, e ate duke iu falenderuar dëshmitarëve autentik të cilët kishin shpëtuar nga kjo kasaphane tipike naziste e bërë nga pjesëtarët e aradhave partizane jugosllave gjoja “nacional-çlirimtare”. Dhe janë këto individ të cilët e përjetuan personalisht ketë masakër të cilët kanë dhënë kujtimet e tyre për ketë kalvar të shqiptarëve nga mobilizimi i tyre në Kosovë dhe rrugëtimi ne relacionin Prizren-Kukës-Shkodër-Tivar.

Ndër ta bën pjesë edhe Azem Hajdini-Xani i cili opinionit i ka dhuruar librin “Tragjedia e Tivarit”, botuar në Shtutgard në Gjermani në vitin 1990, dhe më pas ribotuar në Prishtinë në vitin 1998. Po ashtu ky autor ka botuar edhe një botim tjetër me titull ”Masakra e Tivarit”-Memoare, Prishtinë 1998, duke prezentuar dëshmi autentike të personave të cilët kanë mbetur gjallë. Edhe pse ne ndërkohë janë botuar edhe disa studime nga autor të tjerë për ketë masakër(M.Pirraku. U.Butka etj.), botimi i këtyre materialeve nga autori i cili e ka përjetuar drejtëpëdrejt ketë masakër për momentin shërben si lëndë  bazë dhe e domosdoshme për të trajtuar ketë tragjedi të bërë nga komunistet ne prag të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, sepse arkivat ende janë të mbyllura për hulumtuesit shqiptarë.

Nisja nga Prizreni  për në Tivar

Për të bërë plotësimin e Armatës IV të Jugosllavisë, për në Frontin VP të bregdetit të Adriatikut ne saje të të dhënave të publikuara del se ne mars dhe prill të vitit 1945, u deportuan 22.017 luftëtarë shqiptarë nga Kosova. Ata janë deportuar ne formacione ushtarake të cilat quhen eshalone qe gjatë muajve mars-prill 1945 nga Prizreni për në Tivar gjithsejt ishin gjashtë eshalone të tilla. Kështu në mars janë deportuar tre eshalone; eshaloni i parë, me 3.700 luftëtarë, niset nga Prizreni më 24.3.1945 dhe arrin në Tivar më 29.3.1945; eshaloni i dytë, më 4.700 luftëtarë, niset nga Prizreni më 26.3.1945 dhe arrinë në Tivar më 31.3.1945 dhe eshaloni i tretë me 2.700 luftëtarë shqiptarë, niset nga Prizreni me 27.3.1945 dhe arrin në Tivar më 1 prill 1945. Ndërsa gjatë muajit prill janë deportuar edhe tre eshalone të tjera: eshaloni i parë me 1.506 luftëtarë niset nga Prizreni më 19 prill 1945, eshaloni i dytë me 2.601 luftëtarë niset nga Prizreni më 20 prill 1945 dhe eshaloni i tretë me 1.216 luftëtarë niset nga Prizreni më 24 prill 1945.Ndërsa më pas nga Prizreni niset një eshalon i veçantë me 5.323 luftëtarë shqiptar, nga Maqedonia ne ditët e para të prillit të vitit 1945.

Pse po largoheshin luftëtarët nga Kosova 

Duke marrë parasysh se operacionet luftarake kundër nazistave gjermanë ne Luftën e Dytë Botërore kishin marrë fund nga fundi i viti 1944 me të drejt bëhët pyetja se pse i deportuan luftëtarët shqiptarë nga Kosova. Përgjigja ishte e qartë sepse planifikohej një hakmarrje ndaj shqiptarëve të Kosovës për humbjen qe kishin përjetuar formacionet ushtarake të partizanëve jugosllavë ne luftën ndaj luftëtarëve të Shaban Polluzhës. Ndërsa nga ana tjetër si qellim ishte largimi nga Kosova i atyre luftëtarëve të cilët mund të bëjnë rezistencë për vendosjen e pushtetit  ushtarak serb, gjegjësisht ripushtimin serb të Kosovës, ne saje të vendimeve të më vonshme.

Të mobilizuarit  iu ngjanin robërve 

Edhe pse të gjithë të tubuarit nga anë të ndryshme të Kosovës kishin premtime se do të deportoheshin me statusin e luftëtarëve për të ndjekur armikun ne vijen e frontit në veriperëndim të Adriaktikut(Istër-Slloveni), nga momenti i parë në Prizren u verejt se do të jetë tërësisht ndryshe.Nëse deri aty ata ishin të armatosur dhe të përcjellur me oficerë shqiptarë, më tu nisur nga Prizreni përcjelljen e moren oficeret serbo-malazez, ndërsa  po ashtu u detyruan për të dorëzuar armet me pretekst se rruga është e gjatë dhe do të lodheni pa nevojë, pra, ata u nisen nga Prizreni të paarmatosur, të pa ushqyer, të lodhur, të paveshur, dhe ne kushte higjenike të papërshtatshme. Ishte ky eshaloni i dytë që është nisur nga Prizreni  më 26 mars, ku pjesëtarët e tij  do të përjetojnë gjenocid të pa parë ne qytetin e Tivarit të Ri.

Gjatë rrugës atyre iu ndalohej dalja nga kolona qoftë për të pirë ujë apo kryer nevoja fiziologjike. Kush kishte guxim të vepronte ndryshe e pësonte me jeten, sepse pushkatohej në vend. Nga një sjellje e tillë e oficerëve përcjelles të cilët vrisnin kur kishin dëshirë e flisnin fyerjet më vulgare ndaj shqiptarëve tash të gjithë e kishin të qartë se nuk janë më luftëtarë por iu ngjanin robërve të luftës. Dhe nga një situatë e tillë dramatike gjatë rrugës deri ne Shkodër numri i të vrarëve kishte arritur deri në 800 luftëtarë të cilët janë gjuajtur në lumin Dri, Bunë etj.

Pamjet e Tivarit paralajmëronin masakren 

Me të arritur në Tivarin e Ri është vërejtur një moblizim i madh i popullatës vendore ku me ta ishin së bashku edhe njësitë ushtarake të Brigadës së Dhjetë Malazeze, të armatosur ne çdo aspekt, athua se janë duke pritur njësitë  e armikut. U pa qartë komploti dhe gracka e pregatitur, por ata  prisnin vetëm shkasin.Ne qendër të Tivarit të Ri pasi i kanë udhëruar për të pushuar ne afërsi të tyre ishte një krua, ku shqiptarët shprehen kërkesën për të pirë ujë, por oficeret reaguan ashper duke mos iu mundësuar dhe fyer ata ne aspektin nacional, duke vrarë tre shqiptarë, ndërsa nga plumbat e tyre kishin vrarë “gjoja” një ushtarë malazias. Ky ishte një tjetër pretekst për të vrarë shqiptarë, andaj për ketë “vepër “ e cila nuk ishte bërë nga shqiptarët ata pushkatuan 100 ushtarë shqiptarë, sikurse nazistatët gjermanë kohë më parë. Nga kjo e papritur shqiptarët ishin të vetdijshëm se një tragjedi e tillë  nuk do të përfudnoj më kaq, sepse ishin të rrethuar nga të gjitha anët.

Ndërtesa e Monopolit të Duhanit ferri i shqiptarëve 

Ata më pas ne kolonë i detyruan të ecin dhe i vendosen ne objektin e Monopolit të Duhanit në afërsi të portit.Ishte kjo një ndërtesë tre katëshe, ku i detyruan të hyjnë brenda ndërsa të tjerët u vendosen në oborr, pra të gjithë grumbull e jo ne kolonë, sepse kështu mundësia për ti shfarosur ishte më e madhe. Dhe nuk ka vonuar shumë ne të gjithë shqiptarët si brenda ne ndërtesë e ne oborr është qitur me të gjitha mjetet luftarake rreh dy orë dhe ne oborr dhe shesh  ku ishin rreth 3000 veta nuk mbeti njëri i gjallë në këmbë, sepse u bë kasaphanë e vërtetë dhe kudo u bë lumë gjaku. E tërë kjo masakër ka zgjatur rreth një orë e gjysmë duke filluar në ora 14 të datës 1 prill 1945. Patën fat të shpetojnë vetëm ata qe ishin ne katin e lartë të ndërtesës, dhe disa nga eshaloni i parë të cilët për momentin ishin në Tivarin e Vjetër. Por, tragjedia nderpritet duke iu falenderuar një automobili i cili brenda kishte disa vëzhgues amerikanë, të cilët më gjasë kishin dëgjuar të shtënat e armëve dhe kishin ardhur për të parë vendin e ngjarjës.Por, kriminelet  iu dolën përpara dhe i binden të largoheshin  dhe të vazhdojnë rrugën për në Ulqin.Pra, nga frika se do të zbulohet krimi, ata u detyruan ta nderpresin plojën. Ishte kjo një rastësi që të shpëtojnë disa luftëtarë kosovarë, të cilët do të jenë dëshmitarë të kësaj masakre, edhe pse qellimi i forcave shfarosëse të partizanëve jugosllavë ishte për ti vrarë të gjithë për  të mos pasur dëshmitarë.

Mungojnë varret e të masakruarve 

Me pas u mobilizuan të gjithë qytetarët si pleq, gra, të rinj, punëtor e ushtarë për të pastruar oborrin për të humbur gjurmet e kësaj vepre mizore. Me kamion kanë ngarkuar të vrarët dhe të plagosurir për ti deportuar ne varreza të ndryshme kolektive. Madje ne ketë transport kanë angazhuar edhe ata shqiptarë të cilët kanë mbetur gjallë.Ende nuk dihet se ku janë bartur kufomat dhe varrosur ata. Bëhet fjalë për disa vende si ne Tivarin e Vjetër, Tugjemil, Zalef dhe ne një shpellë ne malin e Vollujicës pranë detit. Por, nuk ka dilemë se pjesen më të madhe të tyre e kanë gjuajtur në det.

Bëhët pyetja sa janë vrarë ne këtë masakër, e sa kanë mbetur gjallë.Pasi nuk ka të dhëna arkivore, andaj  i vetmi burim është A.Hajdini-Xani i cili thot se të gjallë kemi mbetur 810 individ, ndërsa nga Kosova janë nisur 4700 luftëtarë, nga del se gjatë rrugës dhe ne ketë masakër janë vrarë e zhdukur 3.890 shqiptarë të Eshalonit të dytë dhe 420 të Eshalonit të parë, pra gjithsej 4310 individ kanë humbur jetën, çështje që mbesin për hulumtime..

Ne këtë regji shfarosëse ka pasur raste qe individ të ndryshëm të shpëtojnë dhe të ikin ne drejtime të ndryshme, por edhe aty nëse janë zbuluar janë likuidur, sepse të gjithë shqiptarët janë cilësuar si armiq, nga pushteti ushtarak. Ka raste të veçanta që kosovarët janë strehuar e mbajtur nga familje shqiptare duke iu shpetuar jetën, si ne Tivar, Anë të Malit dhe Krajë, ku për raste të tilla egzistojnë dëshmi autentike.

Objekti i Monopolit të Duhanit në Tivar-vendi i masakrës të 1prillit 1945!

144 vjetori i dëbimit të Shqiptarëve nga Shqipëria e Vjetër, (Sanxhaku i Nishit dhe ai i Pirotit)

Akademik prof.dr. Hakif Bajrami, historian nga Prishtina

“Gjenocidi  serbian për dy shekuj ndaj shqiptarëve”.

SHQIPTARËT AUTOKTON TË SANXHAQEVE TË NISHIT DHE PIROTIT SHNDËRROHEN NË MUHAXHERË-RREFUXHATË MË 1- 28 DHJETOR 1877

Sipas hulumtimeve që i kam bërë më 1978-1982, nga sanxhaqet e Nishit dhe Pirotit, si pasojë e Marrëveshjes sekrete Wienë-Peterbur më 15 janar 1877, tërë popullsia e Shqipërisë Vjetër (Sanxhaku i Nishit dhe Shalqinit), e ku ishin edhe një pjesë të Kazave të: Gjilanit, Preshevës, Prishtinës  në madhësi popullore prej 346 286 personave u shndërruan në muhaxhirë për 28 ditë. Ishte kjo një tragjedi e paparë kombëtare. Në lidhje me këtë, në Kosovën Verilindore po thuaj se nuk ka lokalitet që nuk  e ka nga një emër nëpër male: “Kolibat e Muhaxhirëve”. Ishte kjo tragjedi shqiptare, të cilën e përgatitën në hollësi Gjeneral Franjo Aleksandrov Zah dhe Gjeneral Novosillov. Këta ushtarak, me urdhër të Vjenës dhe Peterburgut, punuan për dy vite në projektin e shekullit me moton: “Pastrojmë Evropën nga Osmanlinjtë dhe myslimanët”. Projekti më 15 janar 1877 mori emrin: “Synimi për t` iu afruar Serbia detit”.

Tragjedinë shqiptare  nga tërë arsenali i dokumenteve, me objektivitet e ka përshkruar Myderriz Faik FEFENDIA (I vjetri-HB), profesor në shkollën IDADIE në Arbanas afër Kurshumlisë. Myderriz Faik Efendia ndër të tjera shkruan se:’ për 28 ditë (1-28 dhjetor 1877) popullit shqiptar iu shkaktuan këto dëme nga fallanga sllave dhe mercenarët evropian-kryesisht në emër të Serbisë:

1.U shfarosën gjashtë qytete (Nishi, Prekupja, Kushumlia, Leskofci, Vraja, Piroti-Shalqoi) dhe 714 katunde. Të gjitha lokalitetet  mbetën të shkreta. Pra, emrat e katundeve nuk kishte kush për t` i treguar okupatorit serbian. Në lidhje me këtë, vetëm në maj 1879 filloi kolonizimi i familjeve të para malazeze në këto treva, sepse Serbia nuk kishte popull për kolonizim-sllavizim. Gjatë 28 ditëve solldateska serbiane nuk la institucion shqiptar, nuk la mejtep (shkolla), nuk la xhamia, nuk la varre pa i rrënuar. Sot, atje prania e shqiptarëve AUTOKTON, nepër ato vise nuk mundet të identifikohet, asgjë që ishte 99% shqiptare.

 2. Gjatë fushatës tragjike 28 ditshe shqiptare (1-28 XII 1877),nëpër shtëpia janë masakruar nga granatimet dhe therjet me bajoneta (kacaturra) 26 287 persona. Rrugëve duke u arratisë u vranë ose u masakruan 34 854 persona. Nga të ftohtit e dhjetorit 1877, kufoma të ngrira janë gjetur përskaj rrugëve të mbuluara me borë 11 253 persona.Prej tyrenë gjendje të ngrirë janë gjetur 28 11 fëmijë të moshave nga 6 muaj deri në 17 vjeç. Nga ky bilansim i tragjedisë shqiptare, rezulton se soldatët serbian dhe mercenarët evropian shkaktuar nga BLIC KRIGU i Franjo Zahut, 72 395 vrasje mizore të njerëzve, pa armë në dorë.

Sipas evidencës ekipit të medresantëve të Idadijës Arabanasit, hulumtuar nga Faik Efendia, me autorizim të Myderriz Ymer Prizrenit, nga 345 286 shqiptarë, kanë arritur të shpëtojnë 274 893 individë. Në librin që e botoi Shtëpia botuese “FAIK KONICA”: MURAT XHAKJA, Prishtinë 2020, f 480, është prezantuar sasai e varreve që i ka përgatitë ekipi i Faik Efendisë me MEDRESANTËT (nxënësit) e tij, për se cilin lokalitet.

Shtrohet pyetja kush e ushqente këtë popullsi fatkeqe në pikë të dimrit dhe kush e strehoi. Përgjigja është sipas raporteve: POPULLI me vetorganizim deri më 10 qershor 1878.Pas kësaj date organizmin e merr LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT, me Myderriz Ymer PRIZRENIN, që ishte për 20 vjet profesor në Medresenë e Arabasit afër Kushumlisë. Medreseja  e Arbanaisit u themelua më 1375 me urdhër të Sulltan Muratit,i cili po në këtë vit, pas Betejës Maricës (1371) u vendos me shtab në Nish. Aty së pari Osamnlia e themeloi kazermën ushtarake, e ndërtoi shkollën dhe si faktor i tretë, pa dhunë kërkoi të pranohet islami si religjion. Ky fenomen ishte praktikë për dy shekuj. Më vonë, konvertimi kaloi në ndërmarrje dhune.

Gjithnjë sipas Myderrizëve Ymer Prizreni dhe  Faik Efendia, Kongresi i Berlinit (në fund të qershorit 1878) e detyroi Serbinë (Jovan Ristiqin….) për t` i paguar dëmet ndaj shqiptarëve. Ato para, shkruan Myderriz Ymer Prizreni si kryetari i parë i shtetit shqiptar, ia hëngrën Stambolli dhe Vailiu i Kosovës, nëpër iftare dhe ndeja duke bërë dua për të vdekurit në tragjedi.

Sipas dokumenteve që ruhen në Arkivin e Londrës (FO 371), Stambolli i mori të gjitha paratë si një lloj dëmshpërblimi nga Serbia, Wjena dhe Peterburgu. Në këtë dëmshpërblim të përvetësuar nga Padishahu, kanë gisht, thuhet në dikumente: Austro-Hungaria dhe Rusia, me shuma të caktuara.Ndërsa në anën tjetër nga Rusia dhe Austro Hungaria, Serbia dhe Mali i Zi në Berlin u shpërblyen me pranim të shtetësisë në rang principatash. Kurse, Bullgaria mbeti me autonomi nën mbikëqyrjen e Stambollit deri më 1908. Ja kjo ishte me pak fjalë tragjedia shqiptare në Sanxhaqet e Nishit dhe Pirotit dhe një pjesë të Kosovës Verilindore. Ky realitet flet për një gjenocid, sepse 714 katunde mbetën të shkreta, pa asnjë banor shqiptar. Lidhur me këtë populli vargnoi:

Baba mbret mos ma shit Shipninë

Baba mbret a din më keq tjetër,

Pse ma shite Shipinë e Vjetër,

Shite Nishin, Vrajën, Kushumlinë,

Shite Ulqin, Plavën dhe Gucinë,

Po luan majtap me shiptarinë.

Fëmijët në djepa të kanë mallkue,

Pleqë e plaka të kanë nem e shitue,

Populli i ngratë ka metë nën qiell,

Mbetë shqiptarët pa buk e pa diell,

 Pse nuk e ndien vajin dhe muhaxherinë,

Die mirë dhe kot e ke përgjithëmonë

 Se nuk lejojmë kurrë me shitë Shipninë*!.

E pra qou Serbi ti kurva e vjetër,

Me Stambollin ka një lojë tjetër,

Të largohesh prej dheut tonë

Të bëjmë me die sa nuk asht vonë.

(Paria e 714 katundeve ndër Kulinë më 10 VI 1879).

Shqiptarët duke i lënë me dhunë vatrat e veta nga Sanxhaku i Nishit dhe Pirotit para 144 viteve. 

___

ps!

Komentet që nuk përkojnë me analizën e tekstit historik të Akademikut Hakif Bajrami, do të shlyhen menjëhere.

Mos u deklaro cilit religjion i takon, ti je vetëm Shqiptar !

1

Afrim Musliu, Suedi

___

Kur ishte kriza e madhe viteve të 90-ta, kur pothuajse të gjithë shqiptarët u dëbuan nga puna nga regjimi apartheid i Millosheviçit, rrymat ekstreme wehabiste e salafiste, të cilat u mbinë nga askund e përnjëherë tek shqiptarët në Kosovë, i jepnin nga 200 dollarë secilit që anëtarësohej.

Kishte familje të tëra që për shkaqe të mbijetesës ekonomike anëtarësoheshin, ku femrat duhej të mbulohen, e meshkujt të i lëshojnë mjekrrat e t’i shkurtojnë pantollat në tre-fërtal, për me pasë të drejtë me i marrë ato para nga ato rryma të islamit radikal e të instaluara nga kush e di se kush. Pra, paguheshin me dollarë amerikanë, jo me marka gjermane, e cila edhe ishte valuta më e zakonshme që përdorej në ato territore.

Nisur nga qyteti im, Mitrovica, e tëra filloi në lagjen “Gori Mahalla”, sepse në fillim të asajë lagjeje jetonte njëri nga protagonistët kryesorë të një rryme të paparë më herët tek ne të islamit radikal. Fillimisht, në ato rryma i anëtarësuan të rinjtë që ishin fqinjët e parë të personit në fjalë. Përnjëherë, ata të rinjë u shndërruan në diçka që nuk ishin më herët. Filluan të lëshojnë mjekrra e t’i shkurtojnë pantollat në tre-fërtal. Filluan të mos dalin nëpër kafeteri ku mblidheshim zakonisht, sepse aty shitej dhe pihej alkooli. Filluan të përshëndesin me “selam alejkum”. Madje, ata që kishin emra shqip apo internacional, u ripagëzonin në emra arabë. E tërë kjo ndodhi shumë shpejt.

Çdo ditë i shihje se si po bëheshin më shumë e më shumë. Derisa neve na përndjeknin policia serbe 24 orë, na ndalonin, na maltretonin dhe na rrahnin në mes të rrugës saherë që na shihnin që ishin tre apo më shumë të tubuar, ata ashtu me mjekrra e veshje karakteristike të tyre lëviznin dhe vepronin lirshëm nëpër qytet në grupe nga 15-20 persona pa i ndalu e pa i ngucë kurrë askush. Njërit nga protagonistët kryesorë në atyre rrymave të islamit radikal, në një rast, policia serbe i hyjnë në shtëpi në vitin 1998 dhe i’a marrin mbi 800 mijë dollarë amerikanë para të gatshme.

Dikush sigurisht se pyetet, “përse dollarë amerikanë?”. Përgjigja është mëse e qartë, se vendet arabe dhe afrikane, valutën kryesore që e përdorin ishte/është pikërisht dollari amerikan. Poashtu, simbas disa publikimeve nga ish-zyrtarë të shumtë amerikanë, se invazioni në Irak në vitin 2003, ishte pikërisht për shkak se në Irak shtypeshin në mënyrë të pakontrolluar me miliarda dollarë amerikanë, gjë që ishte jashtë kontrollit të FED-it amerikan e që e dëmtonin bindshëm ekonominë dhe balancin ekonomik të ShBA-ve.

Poashtu dihet se Iraku dhe Irani ishin vendet e vetme të cilat e thyenin embargon ndaj Serbisë dhe Malit të zi (FRJ) viteve të 90-ta duke e furnizuar Serbinë me derivate të naftës. Poashtu, vlenë të potencohet, se, kur udhëheqësia politike e sistemit paralel të shqiptarëve, bënë thirrje në rezistencë paqësore, disa persona nga ato rryma ekstreme, e shfrytëzuan atë moment që të shpërndanin tek të rinjtë e qytetit tespihë që t’i mbajnë në duar si pjesë e “rezistencës paqësore”.

Gjë që, kur shkova në konsultime tek Prof. Latif Berishën, ndjesë pastë, se çka janë ato rruaza, ai mbeti i habitur ku mi mori ato nga dora e i hodhi, i cili më tha që t’iu them të gjithëve që i njoh që t’i hedhin ato, sepse ku me ditë se kush e me ç’farë qëllimi është ka i shpërndanë ato rruaza. “Ne po bëjmë rezistencë për liri e pavarësi, e jo revolucion islamik”, më tha ndër tjerash Prof. Latif Berisha, atëherë kryetar i LDK-së për Mitrovicë, e i vrarë nga forcat serbe më 24 mars 1999 ndër personat e parë që u vranë në Mitrovicë kur filluan bombardimet e NATO-s për ta çliruar Kosovën nga robëria shekullore.

Aq shumë e zgjëruan atë rrymë ekstreme në atë rrugë, saqë sot atë rrugë lirisht mundemi me e qujtë “Rrypi i Gazës” në mes të Mitrovicës. Ku, me vite të tëra gjatë muajit të Ramazanit bllokohet komplet rruga për të demonstruar islamin politik me ‘iftare’ publike. Pas çlirimit të Kosovës, në kaosin e pasluftës, ato forca të errëta islamike prap filluan të marrin territor nga qyteti në qytet e nga fshati në fshat, ku cak i tyre ishin vendbanimet me shtresat më të ulëta sociale.

Sot, kur e tërë bota arabe mundohen të liberalizohen e të demokratizohen, si rasti i Miss Arabia Saudite, tek ne shumë imamë të dyshimtë, përfshirë këtu edhe kryeimamin Naim Tërnava dhe BIK-un në përgjithësi, thërrasin në një islam më radikal e në ligje të sheriatit. Ata morën hov edhe më të madh pasi që në Turqi erdhi në pushtet Erdogani dhe partia e tij islamiste, i cili cak politik e kishte vazhdimin zgjërimit të islamit në Evropë. Vazhdimin e ekspansionin islamik në Europë përmes Ballkanit, që e kishte dikur Perandoria Osmane.

Screenshot

Regjistrimi i parë i popullatës në Kosovën e lirë, të pavarur e demokratike ndodhi në vitin 2011, kur në pushtet ishte koalicioni PDK-ja e Thaçit, AKR-ja e Pacollit dhe PD-ja islamiste e Ferid Aganit. Ky koalicion qeverisës gjetën gjuhë të përbashkët me Erdoganin dhe partinë e tij, i cili, përmes tyre fitoi ndikim jashtëzakonisht të madh në jetën politiko-shoqërore të Kosovës.

Njejtë siç e ka edhe sot me LVV-në në pushtet, të cilët e prishën Kosovën me të gjithë aleatët perëndimorë, ndërsa e përafruan vendin edhe më shumë me Turqinë e Erdoganit. Në ato fleta të regjistrimit, ishte pyetja e njejtë sikurse që figuron edhe sot me nr 10: “Cili është besimi i juaj fetar?” Në një shtet me kushtetutë laike, një pyetje e tillë fare nuk guxon të figurojë. Në shtetet sekulare e demokratike besimi fetar i individit është çëshje shumë personale. Është një e drejtë individuale të cilën i’a jepë edhe Kushtetuta e vendit, ku as shteti e as individi i caktuar nuk ka të drejtë të të pyes se a beson ti në zot dhe ç’farë besimi fetar ke.

Pastaj, kur me ligj është e caktuar se regjistrimi i popullatës duhet të bëhet çdo dhjetë vite, a mundet shteti apo individi me garantuar se ai/ajo që sot në fletat e regjistrimit deklaron besimin fetar që i takon për momentin, që brenda dhjetë viteve nuk e përdorë të drejtën e tij/saj individuale e të garantuar me Kushtetutën e vendit, që ta ndërron besimin fetar? A mundet shteti të garantojë që për dhjetë vite qytetari i Kosovës nuk do ta gjejë veten në një besim tjetër fetar?

Prandaj, ajo pyetje qëllimkeqe e të imponuar nga BIK-u, i cili dirigjohet drejtpërdrejt nga Erdogani, është komplet pyetje e paarsyeshme dhe e panevojshme dhe ndërhyrje direkte e shtetit të Kosovës në një çështje dhe të drejtë shumë personale të individit, drejtë të cilën i’a garanton edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e bazuar në Konventën e OKB-së si dhe në Artikullin 10 të Bashkimit Europian. Unë i thërras të gjitha partitë politike të Kosovës, si dhe tërë shoqërinë civile të Kosovës, që me këmbëngulje të kërkojnë që të largohet ajo pyetje e paarsyeshme nga fletat e regjistrimit të popullatës.

Në qoftë se nuk largohet ajo pyetje nga ato fleta, atëhetë i’u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese që fare të mos përgjigjen në atë pyetje, sepse ajo është çëshje e tyre personale, të cilën shteti nuk guxon as t’i pyes, e lere më t’iu përzihet.

Është e drejtë e individit të cilën i’a garanton Kushtetuta e Republikës së Kosovës, si kushtetuta më e përsosur në ruzullin tokësorë e cila i’a garanton individit të gjitha të drejtat.

Aktet çnjerëzore të Islamit, kësaj shpifjeje të mbrapsht të njerëzimit

7

A është arsimimi i lartë i grave një nga faktorët e uljes së lindshmërisë?

1

Nga: Pirro Prifti, Tiranë

Në Shqipëri është vënë re një ulje e lindshmërisë vitet e fundit aq sa në vitin 2023 lindjet ishin të barabarta me vitin 1934 të kohës së Zogut. Ulja e Lindshmërisë është e dukshme në Shqipëri por shkaqet dhe faktorët nuk janë të njëjtë. Nga vitet 1989 lindshmëria ishte rreth 80.000 lindje në vi tnë një popullsi prej 3.1 milion banorë. Në 2023 lindshmëria ishte rreth 22,210 lindje në një popullsi 2.76 milion banore sipas 1 janarit 2023 (INSTAT) (Lindjet dhe vdekjet në Shqipëri, projeksioni i zymtë i Kombeve të Bashkuara – Revista Monitor).

Në kohen e Zogut në vitin 1934 (1930) popullsia ishte 833,600 banore me lindje të njëjta me vitin 2023, kur popullsia në Shqipëri më 1 janar 2023 rezulton 2.761.785 banorë, duke pësuar një rënie me 1,1 %, krahasuar me 1 janar 2022 (https://ëëë.instat.gov.al/al/temat/treguesit-demografik%C3%AB-dhe-social%C3%AB/popullsia/publikimet/2023/popullsia-e-shqip%C3%ABris%C3%AB-1-janar-2023/).

Unë nuk do të analizoj  faktorin e Emigracionit, faktor që është studjuar mirë në pakësimin e lindjeve, por emigracioni nuk është i vetmi faktor. Po kush janë faktorët e tjerë?

Pakësimi i lindshmërisë në Shqipërisë nuk ka si faktor kryesor pakësimin e popullsisë ashtu siç shihet tek të dhënat e mësipërme sepse popullata sot është rreth 3 herë më e madhe se ajo e viti 1938. Sidoqoftë mesa duket faktorë të tjerë janë shkaktarë në raport me vitin 1934.

Një nga faktorët e rëndësishëm janë martesat e pakësuara: Sipas INSTAT, në vitin 1990 kishte rreth 29 mijë martesa, ndërsa në vitin 2019, numri i tyre ishte rreth 22 mijë. Në të njëjtën periudhë, divorcet u rritën nga 2600 në gati 6000. Numri i divorceve për 100 martesa arriti rekordin prej 26.1 në 2019-n, me një të pestën e çifteve që ndahen.

Faktor tjetër i rëndësishëm  në kohën e sotme janë abortet: INSTAT raportoi se në vitin 2022 kishte 170 aborte për 1000 lindje nga 164 që ishte ky tregues me 2021. Numri i aborteve në vitin 2022 ishte 4.199. Raporti lindje-abort tregon se për çdo 5,9 lindje, ka ndodhur paralelisht edhe një abort. Sikur të mos abortonin, Lindshmëria sot në 2023 do të ishtë mbi 30.000 lindje (Abortet për 1000 lindje u rritën më 2022, teksa numri i bebeve po bie me shpejtësi – Revista Monitor).

Faktor i katërt i rëndësishëm është rritja e moshës së femrave për të lindur në raport me të kaluarën. Sipas përllogaritjeve të Eurostat në vitin 2019 mosha mesatare e grave për lindjen e fëmijës së parë në Europë ishte 29.4 vjeç, ndërsa në Shqipëri në të njëjtin vit ishte 26,4 vjeç. Shqipëria bashkë me Turqinë, Bullgarinë dhe Rumaninë kishin normat më të ulëta të moshës mesatare të grave që lindin fëmijën e pare. Para çlirimit madje dhe gjatë viteve para pas çlirimit, mosha e grave për të lindur ishte edhe më e vogël rreth 16-18 vjeç.Rritja e moshes së femrave për të lindur ndikon negativisht në numrin e lindjeve.

Faktorë të tjerë të veçantë që kanë ndikuar në uljen e lindshmërisë sigurisht është emigracioni por ai nuk është faktor për tu egzagjeruar, sepse emigracioni është një veçori e Globalizmit por edhe pasojë e keq-qeverisjeve të gabuara pas viteve `90 duke filluar që nga mbyllja dhe shkatërrimi i industrisë së lehtë dhe të rëndë duke prishur mbi 500 fabrika e punishte e kombinate duke e detyruar popullsinë të emigrojë- pra Papunësia mbetet një faktor negativ i emigrimit.

Janë larguar sipas OKB: “Nga Shqipëria kanë ikur 1.2 mln persona gjatë 1990-2020, pritet të largohen dhe 615 mijë të tjerë në dekadat e ardhshme “; Në periudhën 2005-2010 u konstatua sërish një valë e rritur migracioni, me 217 mijë të larguar.

Në 2010-2015, nga vendi u larguan 137 mijë persona dhe 2020-2025, ikja do të vijojë të jetë me ritme të larta, me rreth 70 mijë persona të larguar neto (https://ëëë.monitor.al/okb-nga-shqiperia-kane-ikur-1-2-mln-persona-gjate-1990-2020-pritet-te-largohen-dhe-615-mije-te-tjere-ne-dekadat-e-ardhshme/).

Ii

Një nga faktorët që dominon në vitet e Demokracisë por që e ka zanafillën që nga koha e diktaturës, është lëvizja për emancipimin e gruas dhe realisht arsimimi i lartë i gruas i cili po luan një rol të madh në uljen e lindshmërive. Duket si paradoks por po të shohësh vendet perëndimore dhe vëndet e lindjes dhe ato qëndrore ku femrat kanë një përqindje të lartë arsimimi me arsim të lartë, lindin më pak fëmijë 1 ose realitivisht 2 fëmijë gjatë jetës së tyre. Pse Emancipimi i Gruas?

Sepse Emancipimi i gruas po i çliron gratë nga kufizimet politike, sociale dhe ligjore. Ai përfshin të drejtën e votës, të drejtën për të pasur pronë, të drejtën për të pasur llogari financiare në emër të saj, të drejtën për autonomi trupore, të drejtën për të punuar, të drejtën për të lëvizur vetë nëpër botë. Procesi, strategjia dhe përpjekjet e panumërta me të cilat gratë janë përpjekur të çlirohen nga autoriteti dhe kontrolli i burrave dhe strukturave tradicionale të pushtetit, si dhe të sigurojnë të drejta të barabarta për gratë, të heqin diskriminimin gjinor nga ligjet, institucionet dhe modelet e sjelljes, dhe standardet ligjore që do të promovojnë barazinë e plotë të tyre me burrat (https://eige.europa.eu/publications resources/thesaurus/terms/1239?language_content_entity=en).

Sidoqoftë Anna Klassen Universiteti Friedrich Schiller Jena thotë  “ levizjet feministe dhe feminizmi i sotëm – të paktën siç është i dukshëm në mediat sociale – kuptohet si jo vetëm duke përfshirë gratë, por përkundrazi duke dekonstruktuar nocionin e femrës dhe duke i kushtuar vëmendje akseve të tjera të diskriminimit si raca, klasa apo jo. identiteti gjinor, cis, dhe jobinar. Unë mendoj se kjo qasje dekonstruktive dhe ndërsektoriale është specifike për feminizmin dhe jo për fuqizimin e grave“.

Pra të lirë nga kufizimet tradicionale shoqërore, sinonimet e “një grua e re e emancipuar që ndjek karrierën e saj”: e lirë e çliruar. në gjendje të veprojë sipas dëshirës; nuk pengohet; jo nën detyrim apo kufizim. Po ashtu dhe lëvizjet feministe të cilat kërkojnë në dallim nga Emancipimi i gruas -mbrojtjen e të drejtave sociale, politike, ligjore dhe ekonomike të grave të barabarta me ato të burrave.

Në botën perëndimore dhe atë të ish  kampit socialist, arsimimi i lartë dhe vendosja e grave në përgjegjësi njëlloj si burrat, krahas efekteve pozitive social-politike, traditiconale-fetare, ka ndikuar edhe negativisht përsa i përket lindshmërisë, dhe mendoj se edhe në Shqipëri numri i grave fertile por me shkollë të lartë shumica të të cilave kanë edhe poste drejtuese publike apo private në shoqëri politikë, etj, kanë pak femijë.

Të dhënat zyrtare nga Eurostat tregojnë se norma e lindshmërisë në Shqipëri ishte 1.71 fëmijë për grua më 2012 dhe në vitin 2023 zbriti në 1,21 fëmijë për grua. Kjo do të thotë se në vitin 2012, në vendin tonë 100 gra lindën 171 fëmijë, ndërsa në vitin 2022, po 100 gra lindën vetëm 121 fëmijë (https://pamfleti.net/aktualitet/lindshmeria-ne-shqiperi-bie-ne-121-femije-per-grua-ne-vitin-2022-e-tr-i191805). Sot rreth 55% e vëndeve të punës në administratë dhe në Shkollat fillore, të mesme dhe të larta, në pushtetin lokal dhe qëndror i zenë gratë me arsim të lartë.

Gjithashtu Arsimimi i lartë dhe postet drejtuese që zenë femrat në publik dhe privat, krahas uljes  së dëshirës për të lindur, shkaktojnë edhe efekte të tjera negative si aborted, dhe divorcet, rritja e punonjëseve të seksit, etj. Shumica dërrmuese e aborteve dhe divorceve janë në familjet me arsimim të lartë.

Sigurisht ndryshimi nga sistemi dictatorial në atë të demokracisë liberale perëndimore, ka nxjerrë në pah krahas vlerave positive të demokracisë të pasqyrura që nga revolucioni francëz tre ngjyrësh si bardhë-kuq-blu, pra Liri- barazi- vëllazëri, ka sedimentuar efektet e saj negative në dobësimin dhe madje prishjen e familjes në shoqëritë tona të konsumit, duke vënë në plan të parë pasurimin dhe si Zot- Paranë dhe Ateizmin. Dobësimi i Familjes dhe prishja e celulës së domosdoshme të shoqërisë njerëzore po shkakton në vëndet e botës së parë dhe të dytë uljen e lindshmërisë. Dobësimi i Familjes vjen në rradhë të parë medoj nga arsmimi i larte i Femrës por dhe i Meshkujve të cilët venë në plantë parë fitimin por të punosh shumë dhe të fitosh shumë ka si pengesë lindjen e fëmijëve, kështu ka rënë lindshmëria; megjithëse në Shqipëri numri i grave fertile në 2023 është 3 herë më i lartë se në vitin 1934, por lindjet janë njëlloj.

Kjo mund të vërtetohet në  raport me vëndet islamike, hinduiste, budiste,etj,  ku të drejtat e grave janë të cunguara, Arsimimi i lartë është i ulët, lejimi i martesa me shumë gra është normal për ata sipas ligjit Sharia, por edhe në vëndet budiste dhe Hinduiste ku gratë nuk kanë barazi me burrat dhe nuk kanë të drejta, sepse me ligj burri është drejtues i familjes. Në të gjitha këto raste lindjet janë të shumta dhe brënda 100 vitesh p.sh Egjipti nga 3 milion banorë në vitin 1900 sot ka popullsi mbi 100 milion banorë, po kështu Irani, India, Kina  (i vetmi vënd i cili vendosi planifikimin familjar vetëm me 1 fëmijë për familje).

Së fundmi në vëndet e demokracive liberale ku ka një pakësim të dukshëm të lindjeve dhe ngadalsim të rritjes së popullsisë, për shkak të  prishjes së familjes dhe degradimit moral e social (mesa duket edhe politik, ku mafia po shtrembëron drejtimin politik për shkak të korrupsionit, drogës, dhe kriminalitetit), por megjithse ka një rritje të mirëqënies ekonomike, po preket edhe nga një fenomen tjetër i rezikshëm emigracioni nga vëndet e varfëra për shkak të globalizmit. Ky emigracion rrezikon të kthehet në një bumerang për vëndet e pasura dhe ka rrezik të ndodhë si me Perandorinë Romake e cila u shkatërrua nga dyndjet e popullsive të tjera jashtë saj.

Zgjidhja është e vështirë, dhe nuk them që arsimimi i lartë është i dëmshëm, përkundrazi barazia- vëllazëria-liria duhet të jenë të ekuilibruara sidomos në Shqipëri, duke vendosur një planifikim familjar të mirë, rritje cilësore rrogash të diferencuara, luftë kundër korrupsionit dhe mitmarrjes, drogës, kriminalitetit, një pushtet të tretë të pavarur (drejtësia), një pushtet të katërt (mediat) jo I kapur, dhe një drejtim qeverisës nga intelektualët meritokratë dhe profesionistë.

Vetëm atëhere nga Shqipëria nuk do të largohen njerëzit.

priftipirro2017@gmail.com

Votim elektronik për mërgimtarët!

0

Florim Zeqa  

Politikanët në pushtet dhe opozitarët po mendojnë që e kanë bërë namin me mundësimin e votimit nëpër ambasada dhe konsullata për mërgimtarët, duke e harruar qëllimshëm faktin se për shumicën e mërgimtarëve në shtetet evro-perëndimor kjo nuk është mundësi, por sfidë e papërballueshme!

Politikanët pasiv, presin masovizim të mërgatës në zgjedhjet e ardhshme

Nuk e kam idenë, se nga ju vjen gjithë ky inspirim politikanëve pasiv, të cilët nag xhepi i tyre nuk e shpenzojnë asnjë cent gjatë fushatave zgjedhore, e në ndërkohë presin masovizim të mërgimtarëve, me kosto të lartë financiare duke i bërë me qindra dhe mijëra kilometra vajtje-ardhje në ambasada dhe konsullata për të votuar për ta!

Në shtetet me shtrirje të gjërë dhe të gjatë gjeografike, siq janë Italia dhe Gjermania, etj, për shumicën e mërgimtarëve janë të paarritshme qendrat e votimit në ambasada dhe konsullata!

Andaj, vetëm mundësimi i votimit elektronik do të kryente punë dhe do të ndikonte drejtëpërdrejt në rritjen e votuesve në zgjedhje.

Në të kundërtën, nëse nuk miratohet projektligji për votimin elektronik të mërgatës, atëherë do të ndodhë ajo që më së paku i duhet vendit, blerja me çmim të lartë e votuesve të mërgatës në zgjedhje.

Kush do të përfitojë nga kjo situatë!?

Në vend të përgjigjes

Kush janë ato subjekte që nuk e duan votimin elektronik të mërgatës. Janë ato që i frikësohen votimit masiv, të lirë dhe demokratik të mërgimtarëve, të cilët nuk mund t’i mbajë nën kontroll asnjë subjekt politik.

Për këtë arsye nuk janë të interesuar të votojnë ligjin për votim elektronik!

Prandaj, duan të përfitojnë partitë e ashtuquajtura të mëdha, apo ato subjekte që i kanë burimet e pashterrshme finaciare, ndërsa subjektet apo kandidatët e pavarur politik me mundësi të kufizuara financiare do të mbeten të margjinalizuara në votë.

Sikurse në zgjedjet e fundit, edhe në ato të ardhshmet, të rregullta apo të jashtëzakonshme, përcaktuese do të jetë vota e elektoratit në mërgatë e jo pakica elektorale në Kosovë.

Për këtë arsye të gjitha partitë politike më shumë janë përqendruar në mërgatë sesa tek elektorati i mbetur në Kosovë.

Votimi elektronik i shpejt, i sigurt 100 % dhe pa kosto financiare

Votimi elektronik përveqse i sigurtë 100 %, merr shumë pak kohë (më pak se gjysëm ore) në numrimin e votave pas mbylljes së qendrave të votimit. Ata që votojnë në mënyrë elektronike do të mësojnë të parët rezultatin e votës së tyre.

Procesi i votimit elektronik të mërgimtarëve është i lehtë, i shpejt dhe pa kosto financiare. Mërgimtarët mund të votojnë nga vendbanimet e tyre me letërnjoftim ose pasaportë të Republikës së Kosovës.

Përparësia e votimit elektronik është se Sistemi e pamundëson votimin më shumë se një herë të një personi siq ndodhë shpesh në proceset manuale të votimit.

Përparësia tjetër e votimit elektronik është edhe kjo, që në momentin që votuesi e zgjedh subjektin politik, me automatizëm i del lista e kandidatëve të subjektit të dëshiruar nga i cili i voton kandidatët e preferuar, pra e ka të pamundur që të ngatërrojë partinë me listën e kandidatëve.

Kujtimet për Marie Shllakun ishin prezente vazhdimisht mes shqiptarëve emigrantë asokohe në New York dhe California (1944-1990)

0

Klajd Kapinova. New York

Më në fund po riabilitohet apo rindertohet nga fillimi me nderim dhe respekt figura e përbaltur pa të drejtë për 50 vjet e personalitetes dhe nacionalistes së shquar antikomuniste dhe antisllave qytetares shkodrane Marie Shllaku (1922-1946).

Kujtoj, se disa dekada më parë studiuesi dhe publicisti shqiptaro amerikanë Tomë Mijaj, ka hedhur qysh ne fillim hapat e parë, duke u marrë personalisht me inisitiativën e zbardhjes së figurës së saj, për të ringritur nga pluhuri i harresës dhe përbaltja sistematike e pamerituar komuniste, duke bërë jetëshkrimin për jetën dhe veprimtarinë nacionaliste të martires së re të Shqipërisë etnike Marie Shllaku.

Kujtoj, me modesti se Toma bujar dhe human, gjithashtu falë zemërgjerësisë se tij karakteristike, ka ndihmuar financiarisht, duke sponsorizuar edhe dy libra të tjerë, të bashkatdhetarëve tanë nga Shkodra dhe Klina e Kosovës, për të botuar pranë Shtëpisë Botuese dhe Shtypshkonjën “Volaj” në Shkoder, veprat e reja, që janë shkruar fatmirësisht për Marie Shllakun.

Ai gjithashtu edhe pse nga Kosova, ka inisituar vazhdimisht, që në qytetin e saj të lindjes në Shkodër, Bashkia e qytetit të vendos për respekt emrin e saj në një rrugicë. Dhe ky projekt human, u realizua për fat të mirë edhe me nderhyrjen direkte bujare të mikut të tij, të ish Kryetarit të Bashkisë së Shkodrës Lorenc Luka dhe të ndjerit Nikolin Destanishës (babai i të cilit Kapiten Gjon Destanisha, është pushkatuar mizorisht nga regjimi sllavokomunist në Kosovë), bëri të mundur vendosjen e emrit të saj në një lagje të qytetit.

Po ashtu kujtoj, se para disa viteve, nipi i deshmorit antikomunist Kapiten Gjon Destanishës, ka shkuar në Kosovë, për të marrë dekoratën e Mirënjohjes, që i është dhënë gjyshit të tij dhe heroinës qytetare shkodrane Marie Shllaku, mbasi e ndjera nuk ka lanë apo pasur të afërm të saj.

Duke biseduar me Gjon Destanishën Junior, që sot jeton në SHBA, ai me thotë se e ka pasur dhe e ka edhe sot për nder dhe krenari për t’a mbajtur në shtëpinë e tij këte dekoratë të Maries në shtëpi, sepse ajo ka qenë e lagjës dhe qytetit tonë.

Historia flet

Në vitin 1941, rajoni i Kosovës, i cili po i nënshtrohej shkombëtarizimit nga autoriteti mbretëror jugosllav, që nga viti 1918, u bë sërish pjesë e Shqipërisë.

Marie Shllaku nga Shkodra, ishte një nga vullnetaret e para, që shkoi në Kosovë dhe ndihmoi banorët e varfër të rajonit, të përshtateshin me administratën e re shqiptare. Ajo ishte shumë e admiruar dhe e dashur nga njerëzit, për shkak të miqësisë dhe vetëmohimit (përkushtimit) së saj të hapur.

Në vitet 1944-1945, forcat e bashkuara komuniste shqiptaro-jugosllave hynë në Kosovë, pas tërheqjes së ushtrisë gjermane, e cila për hir të së vërtetës historike, duhet thënë se lejuan që trojet etnike shqiptare të ishin të bashkuar.

Ata (komunistët shqiptaro-serbë) filluan një fushatë të pamëshirshme të arrestimeve me vrasje masive dhe frikësimit të të gjithë atyre që dyshoheshin se ishin anti-jugosllavë ose anti-komunistë.

Pasi u mor në pyetje në hetuesi dhe u keqtrajtua barbarisht nga autoritetet e reja komuniste jugosllave, Maria iu bashkua nëpër male kryengritjes së kosovarëve nacionalistë në Drenicë e gjetkë.

Ajo u plagos rëndë dhe u strehua nga një familje fshatare. Fatkeqësisht, streha e saj u zbulua (me trathti) nga NAZMI KURSANI, kapiten në shërbim të forcave kriminale të Sigurimit Jugosllav.

Policia, nuk kishte marrë parasysh gjendjen e saj të plagosur. Ajo u rrah mizorisht dhe u poshtërua dhe duhej të çohej në gjyqin e saj. Prokurori trathtar pro serb ALI SHUKRIJA, asokohe një nga anëtarët e Këshillit Qeverisës të Republikës Jugosllave, kërkoi dënimin me vdekje për Marien dhe shokët e saj me këto fjalë: “Vdekja me pushkatim, për këta kriminelë nuk është asgjë! Ata duhet të digjen ngadalë të gjallë në hi.”

Në fjalët e fundit Marie Shllaku, hodhi poshtë akuzat e prokurorit. Ajo dhe shoqëruesit e saj nuk ishin kriminelë, por ishin asokohe të përkushtuar për çështjen e drejtësisë dhe lirisë së Shqipërisë dhe Kosovës nga kthetrat e komunizmit jugosllavo-shqiptar.

“Një ditë.” ajo tha: “Do të turpërohen bijtë dhe bijat tuaja, ose tradhtia juaj dhe veprimet tuaja njerëzore, kundër nesh dhe popullit shqiptar“.

Profesor Jeh Vela, që tani jeton në Shtetet e Bashkuara, ishte në të njëjtin burg në atë kohë dhe kujton kjartë sesi shkodranja heroine Marie Shllaku këndonte çdo natë, këngë popullore shkodrane, sikur të ishte duke u përgatitur për një festë dasme, në vend të ekzekutimit të saj.

Në një mbrëmje vjeshte të vitit 1946, Marie Shllaku u mor nga qelia dhe u ekzekutua, në një vend të pashënuar (të panjohur), së bashku me të, u ekzekutuan edhe patër Benardin Llupi, O.F.M., mësuesi Gjergj Martini dhe të tjerë. Maria Shllaku ishte vetëm 28 vjeç. (By Gjon Sinishta, “Maria Shllaku”,  “The Fulfilled promise”, A Documentary Account of Religious Persecution in Albania, Santa Clara, California, U.S.A., 1976, Library of Congress Catalog Card numer: 76-57433, f. 167-168). 

Sokolesha Marie Shllaku (1922-1946) një “nuse” e vetëflijuar për Shqipërinë Etnike

(Mendime rreth librit “Marie Shllaku bijë e Shkodrës martire e Kosovës” të studiuesit dhe publiçistit  shqiptaro amerikan Tomë Mrijaj)

Kanë kaluar shumë vite, kur autori, ka hapur skedat e para, për të hartuar lënden e librit. Vit pas viti, pas “ecejakjeve” ajrore me avion në rrugëtimin New York-Tiranë, New York-Prishtinë, studiuesi dhe publiçisti shqiptaro amerikan Tomë Mrijaj, ka hulumtuar dhe sistemuar tërë materialin studimor, si një bletë punëtore, me durim dhe përkujdesje të veçantë.

Ai, përpunoi brumin e pasur historik dokumentar dhe gojor mbi çdo gjë interesante, që lidhet me jetën dhe kontributin e përsonazhes së vet të marrë në studim. Fryt i gjurmimeve shteruese, ishin buletinet, librat e reja, kujtimet, dorëshkrimet e njerëzve në moshë, gazetat e botuara asokohe në diasporën e SHBA së Evropë, duke konturuar idetë e ndërtuar kjartë fizionominë e plotë të veprës.

Studiuesi Mrijaj, grishi historinë e shkurtër të kohës fakt pas fakti, rriti dhe zgjeroi strukturën e veprës, duke futur në penën e tij subjektet, që janë plazmor në strukturën e dorëshkrimit, tashmë të kthyer fatmirërisht në një libër jetëshkrimor të pavdekshëm, për t’a njohur të gjithë lexuesit mbarëshqiptarë.

E parë në planin e rizgjimit të traditës atdhetare, trimëresha e zgjuar sypatrembur qytetare shkodrane Marie Shllaku, i përket atij brezi të patriotëve shqiptarë, që fatin e lidhën ngushtësisht me atë të popullit të vet, që zemra e re rrahu gjithë jetën për popullin, gjithçka që patën, si: energjitë, aftësitë e dituritë i vunë me ndërgjegje të pastër në shërbim të çështjes nacionale, të realizimit të aspiratave të ligjshme amtare.

Martirët, me madhështinë e stoicizmit të tyre të gjatë, falë fakteve të reja, që ruan në brendësi nëna histori, dalin nga labirinthet e heshtjes në momentin e përshtatshëm kohor, kur populli ka nevojë më së shumti për ta.

Si të tillë, ata së bashku futën në historinë nacionale në vendin e merituar, pranë librit të madh të kujtesës dhe mirënjohjes së përhershme të martirëve mbarëpopullor.

Libri në fjalë, i autorit Tomë Mrijaj, është një rreze drite në errësirën e madhe, që ka mbuluar për disa dekada historiografinë e figurave të shquara të nacionalizmit shqiptar, që luftuan tërë jetën e shkurtër që kishin, për idealin dhe qëllimin fisnik të të parëve të tyre nacionalistë, që ishte dhe mbeti bashkimi i tërësisë së plotë të trojeve etnike shqiptare.

Vepra e re, ka të bëjë me portretizimin e martires Marie Shllaku dhe fushë veprimtarinë e ekipit bashkëluftëtarë nacionalistë, të dalluar në Shqipërinë e Veriut, në mesin e shek. XX.

Gjatë asaj kohe të vështirë historike, shumë familje dhe katunde të Kosovës, u dogjën me themel nga forcat e të ashtëquajtura partizane. U vranë e masakruan, me qindra njerëz të pafajshëm, luftëtarë idealeve të lirisë.

Antarët e familjeve të tyre, u ekzekutuan pa mëshirë, vetëm pse luftonin komunizmin dhe regjimin kolonizues shekullorë të Serbisë. Nisën të vriteshin një nga një me kurthe dhe trathti, prijësit e çetave atdhetare, burra, gra, pleq (dhe shumë antarë të familjeve të tyre), për të zhdukur gjithsesi gjurmët e krimit vllavrasës, në emër të një ideologjie “mrekullibërëse” boshe, të importuar qysh heret nga stepat e Siberisë bolshevike asokohe, përmes ideologëve trushpërlarë leninistë, si: Ali Kelmendit dhe peshkopi i kuq orthodoks bolsheviku fanatik Fan Stilian Nolit.

Krimet seriale në fjalë, ishin të studiuara me kujdes nga xhelatët sllavo-shqiptarë, në mënyrë, që historia të mos kishte dëshmitarë nesër, të masakrave kolektive dhe individuale, të kryera sistematikisht ditën për diell, në emër gjoja të pushtetit të ri marksist popullor.

Duke e parë veprimin barbar e gjakësor të komunistëve hipokritë, çetat nacionaliste asokohe filluan të lidheshin edhe më shumë me njeri-tjetrin, duke bashkëpunuar ngushtë politikisht dhe rezistencë aktive me armë në dorë.

Dhe më së miri, këto shembuj, i risjell të freskëta autori, duke u mbështetur në burimet e kohës, literaturën e pasur, dorëshkrimet, kujtimet e bashkëkohsve, librat etj., që kanë dalur në qarkullim vitet e fundit dhe janë botuar, nën përkujdesin e studiuesve të rinj ambiciozë dhe shumë seriozë.

Pasi u pushtua dhe fatkeqsisht u aneksua Kosova më 1945, dhe pasi u ngrit muri më makabër i ndarjes ndërmjet shqiptarëve, regjimi i juntës ushtarake serbe, nuk kurseu asgjë, për t’a terrorizuar, masakruar, përndjekur dhe asgjësuar popullsinë e pafajshme etnike shqiptare, që u robërua nga kjo makinë shfarosëse dhe shpesh me ndihmen e ingranazheve puthadorë, naivë dhe lajkatarë, për fat të keq me gjak dhe gjuhë shqiptar.

Në këto rrethana të reja të krijuara, asokohe shqiptarët fituan një status inferior, në krahasim me republikat dhe me popujt e tjerë të Jugosllavisë.

Përkundrejt gjendjes së re jo të këndshme, popullsia autoktone e dardanëve, çdo orë, ditë, muaj e vite, kishte grumbulluar një lëmsh të madh zemërimi të natyrshëm. Ata si pasoj e ndërgjeghësimit dhe rrethanave favorizuese europiane të kohës, u rilindën shpirtërisht dhe nisën të organizojnë vazhdimisht lëvizje, protesta, revolta kolektive të organizuara në mënyrë spontane dhe filluan t’a shprehin atë pakënaqsi shoqërore dhe politike në mënyra të ndryshme organizimi, sipas kohës dhe rrethanave të reja të krijuara.

Fatmirësisht asokohe populli dardan masivisht u hodh në kryengritje (demostrata), por mercenarët komunistë të Josif Broz Titos i shtypën ato me gjak dhe burgosje të vazhdueshme. Përballë raplezarjeve të reja, dardanët nga një luftë e drejtpërdrejtë e hapur patriotike, u detyruan, të ndryshojnë taktikë, duke kaluar në ilegalitet. Ata formojnë organizata politike, kulturore, atdhetare (kryesisht diaspora) me përmbajtje të shëndoshë patriotike, objektivi kryesor i së cilës ishte bashkimi sa më parë të jetë  mundur i trojeve etnike arbërore.

Një nga organizatat e rezistencës së armatosur antikomuniste, që bëri bujë asokohe, është Organizata Nacional Demokratike Shqiptare (ONDSh), në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe degë në vise të tjera shqiptare në ish Jugosllavi, në gjirin e së cilës, bënte pjesë edhe vajza e re patriote shkodrane Marie Simon Shllaku.

Populli shqiptar, ka një histori shumë të trazuar (me humbje dhe fitore), e cila vazhdimisht ka kaluar nëpër kapërcej të ndryshëm kohorë. Këtë histori e përshkojnë momente të hidhura të jetës dhe të veprave të shqiptarëve.

Përkushtimi ndaj nacionalistëve martirë të nacionit, përbën një detyrim fisnik, për çdo pendë, që të përcjell vazhdimisht me përkushtim brëndinë e ngjarjeve reale historike, duke zbardhur figurën e pastër e të pasur atdhetare të Marie Shllakut, që sakrifikoi çdo gjë, për të bërë nacionin e vet të pavdekshëm dhe nacioni si shpagim e nderon, duke e bërë atë të përjetshme mes nesh.

Në këtë aspekt, libri hedh dritë, mbi veprimtarinë e vajzës së re qytetare shkodrane, që jetën e saj ia fali në lulen e rinisë Kosovës martire, duke pasur në mendje e zemër emblemën e pashuar të rezistencës stoike, kundër ballinës së përbashkët komuniste bastardhe të ashtëquajtur partizan shqiptaro-sllave.

Maria, sipas kujtimeve të bashkëkohsve shkodranë, që sot janë të moshuar, ishte një vizionare e kulturuar, për një të ardhme demokratike, ku respektohen dhe sanksionohen liritë dhe të drejtat e njeriut, sikurse ndodh realisht në shumë shtete përparimtare të Evropës Perëndimore.

Nga bisedat e ndryshme të të moshuarve mësojme, se asaj vazhdimisht i vinte keq, kur shihte çdo ditë, se ku ishte katandisur atdheu i saj, nën kthetrat e fjalëve të bukura mashtruese të komunistëve vendas dhe të huaj, që vepronin në vendin tonë të mjerë me dorë të hekurt asokohe.

Libri, liria, kultura përparimtare dhe lufta, për t’i arritur këto vlera të domosdoshme përparimtare dhe demokratike, që burojnë nga këto dituri të reja të shkruara, ishin vazhdimisht bashkudhëtare të pandara, për vajzën e re shkodrane Marie Shllaku.

Ajo kishte një pasion dhe vullnet të madh për librat, dashuri dhe respekt, për çdo vlerë të re përparimtare kulturore botërore, në të cilën ajo rregullisht përpiqej të merrte sa më shumë që të ishte e mundur.

Shpesh, iu desh të sakrifikonte nga dëshirat dhe gëzimet e moshes rinore, për të realizuar qëllimin e saj, që i kishte vënë vetes, të shkollohej sa më mire dhe t’i shërbente në liri dhe demokraci Atdheut, përmes dijeve të saj perëndimore.

Tharmi atdhetar dhe ndjeshmëria e thellë nacionale, ka qenë model për kohën dhe një shembull pozitiv për brezat e sotshëm në Kosovë dhe Shqipëri.

Maria asokohe e tregoi vazhdimisht me jetën e saj, se ç’kulturë atdhetare kishte zotëruar deri në ato vite dhe sa e si i shërbei mëmëdheut, duke dhuruar jetën e saj, në moshën më të bukur të rinisë.

Ndërkohë theksoj, se ky element patriotësh të flaktë, përmes odiseve të çuditshme, plot ngjarje të mbushur me ngarkesë luftrash dhe vështirësish në jetën e tyre të vështirë të maleve në çdo stinë të vitit, ka shpërfillur dhe përballuar me po aq çudi të jashtëzakonshme ekspeditat sllavo komuniste shfarosëse të stilit mesjetar, të zjarrit e të hekurit, skamjen, terrin, vuajtjen.

Rrethimet e shpeshta hermetike, kalitën vazhdimisht heroizmin, përballuan eliminimin e tyre fizik, shpërbërjen njerëzore, në keqtrajtimin dhe internimin e familjeve të trimave të lirisë, për të vetmin “faj”, pse luftuan kundër sllavëve serbo malazez të komunizmit.

Zëri dhe vepra e Maries, shërbei si lëndë e parë, në fillim të shekullit XXI, për jetëshkrimorin Mrijaj, studiuesi Mrijaj, rreshtoj dëshmi të reja tronditëse, refleksione dhe vlerësime reale historike, të cilat gjatë gjithë veprës në fjalë jepen me një përkujdesje serioze dhe përshkrim original rrënqethës dhe gjuhë të thjeshtë në libër.

Maria, ishte e mbeti një zë i fuqishëm i kohës, kundër dhunës, praktikimit të metodave të pushtetit absolut të diktaturës. Me shembullin pozitiv, ajo është një dëshmi e këngë krenarie e rezistencës, mbijetesës dhe vitalitetit të forcave nacionaliste, që refuzuan pandërprerë pushtetin e juntës komuniste, që po hidhte me shpejtësi rrënjën e farës së keqe.

Patriotët e lirisë dhe Shqipërisë etnike, ekzistencën e tyre e mbështetën vetëm në vlerat e pastra dhe të larta morale, të traditës së kulluar nacionaliste.

Autori Mrijaj, rrëfen fatin e përsonazhit kryesorë, kohën kur janë zhvilluar ngjarjet etj., duke dhënë me një gjuhë e stil të thjeshtë fatet e ndryshme njerëzore, në luftën e mbijetesës mbinjerëzore, në kohën më të egër dhe të errët të komunizmit në Shqipëri dhe Dardaninë martire.

Jetëshkrimi i martires së re të pushkatuar, plotëson shumë zbrazëti, zbulon gjëra të reja të mbuluara dhe njëkohsisht arrin të qortojë dhe korigjoj shumë gjëra apo ngjarje të shkruara keq dhe paramendim, veçanërisht në vitet e zeza të diktaturës komuniste 1944-1990, ku, historiografia trilluese zyrtare abuzive në Kosovë dhe trungun amë, e kishte kthyer në normë përbaltjen dhe tjetërsimin e të vërtetave historike etj., ku rasti i çetave nacionaliste antiserbo-komuniste, ishte forma më e dukshme e këtij deformimi të vazhdueshëm.

Ky botim i mire seardhur, nga një autor serioz në diasporën shqiptaro amerikane, përbën padyshim një kontribut të ri, në skjarimin e disa momenteve me peshë historike, në çuarjen më përpara të mendimit tonë historik me objektivitet, për sa i përket studimit të nacionalizmës përparimtare shqiptare, si dhe problemeve të tjera historike, që lidhen me figurën historike të atdhetares së pushkatuar nga sllavo komunistët.

Kanë kaluar disa dekada, për të cilën bëhet fjalë në libër, por kujtesa e historisë, arkivat dhe dëshmitë e rrëfimtarëve bashkëluftëtarë s’është dobësuar.

Komunistët dhe mercenarët e tyre, menduan, se i kanë zhdukur të gjitha faktet historike, por në fakt në zemrat e brejtura popullore, kanë qëndruar të fjetura ngjarjet dhe episodet, të cilat pas viteve 1990, bënë të mundur të ndërtohet ky libër dhe gradualisht të rishkruhet historia, sipas dokumenteve dhe fakteve autentike.

Episodet dhe jeta përshkruhet dora-dorës, duke fituar përmasat e një arkivi të gjallë. Ndodhitë, zënë pikënisje në qytetin e Shkodrës, ku, lindi dhe u edukua në fëmijëri Maria. Secila prej tyre, fiton mëvetësinë e të ekzistuarit, në një kohë të caktuar dhe me peshë të dukshme pikëzohen në atë kohë në Shqipëri dhe Dardani.

Përmbajtja, është e larmishme dhe me tituj joshës, për t’a lexuar deri në fund me endje. Autori Mrijaj, në vështrimin konceptual, me një logjikë të natyrshme dhe në lidhje kompakte e ka trajtuar veprën e vet, kushtuar nacionalistes më të re (e vetme, si femër në 55 çeta nacionaliste, që vepronin me pushkë në dorë në Kosovë), si një pjesë e tërë dhe jo në kapituj veçmas.

Rrëfimi, fillon me një përshkrim historik të qytetit të lashtë Shkodrën, të njohur për vlerat kulturore të hershme dhe cilësore në të gjithë Ilirinë, periudhën e ndritur të Arbërisë dhe kudo sot në trojet etnike shqiptare.

I zhytur natyrshëm në leximin e stilit narrativ të autorit, si pa e kuptuar faqe pas faqeje përfshihesh në pjesën interesante me titull: “Shkodra dhe bija e saj”. Ndryshe lexuesi, mund të mendoj, se në ç’truall të begatë atdhetar u lind, rrit dhe u edukua vazhdimisht bija e qytetit antik verior.

Të gjitha këto mirësi të vendlindjes, i ndiente në frymëzimin e shpirtit të saj fëmija, që çdo gjë, do t’a mësonte nga stërgjyshërit, nëna e babai, gjatë ditëve të ftohta të dimrit, pranë zjarrit dhe sofrës bujare karakteristike shkodrane.

Komunistët, me të ardhur dhunshëm në pushtet, filluan menjëherë përsekutimin sistematik, kundër krenarisë, fisnikërisë dhe diturisë të mijëra intelektualëve qytetarë shkodranë, prelatëve dhe klerikëve të tjerë katolikë, duke e kthyer qytetin në një katakomb, dhe më pas në një truall të madh martirizimi.

Shkodra, sikurse dihet nga historia asokohe u bë epiqendra e rezistencës antikomuniste, ku, për idealet e larta të lirisë dhe demokracisë, flijuan jetën shumë martirë të fesë dhe atdheut. U mbyllën shkollat private fetare dhe laike, dhe u konfiskuan me dhunë pasuritë e tundshme dhe të patundshme të udhërave apo kuvendeve fetare shpirtërore shumë shekullore të Klerit Katolik (1944-1990) dhe të qytetarëve të shquar të Shkodrës.

Në qytetin e Shkodrës në vitin 1947 u hapën 12 burgje, për të mbajtur në qelitë e ftohta bijtë më të mirë të qytetit të lashtë, duke iu nënshtruar hetuesisë së egër, torturave macabre ç’njerëzore, pushkatimit non stop me radhë e pa radhë dhe me vdekje apo zhdukje misterioze, të organizuar vazhdimisht nga forcat partizane dhe Sigurimi i Shtetit (Policia Sekrete), apo junta e kuqe ushtareke, që po linde me gjak, litar, burgje, pushkatime dhe mbi male me kufoma të pafajshme të popullit pa dallim feje dhe krahine.

Kujtoj, se asokohe u dogjën ose ua dhanë peshqesh jugosllavëve komunistë të gjitha librat e rrallë, që ndodheshin në Kuvendet e Urdhërave Katolike (60.000 ekzemplarë e shumë prej tyre antikuare origjinale) dhe shtëpitë e zotnive kulturdashës të qytetit me një histori të lashtë në të gjithë Shqipërinë.

Diktatura, e cilësoi qytetin e banorët e tij, si “qendër reaksionare, trathtarë, bashkëpunëtorë të Vatikanit, CIA-s, UDB-së, KGB-së, agjentë të Kinës, etj.”, duke e burgosur, torturuar, internuar, privuar nga çdo e drejtë njerëzore, keqtrajtuar pa mëshirë.

Diferencimi fetarë dhe klasor filloi më 28 nëntor 1944 dhe vijon edhe sot, në mënyrë të hapur apo të kamufluar, mbasi shpirti dhe geni i zgjuarësisë, i kulturës së trashëguar, shihet si rrezik për të gjithë ata, që i shtuan kalvarin e vuajtjeve dje e sot…

Shkodra dhe bija martire Marie Shllaku (1922-1946), gjithnjë është dalluar, për vlerat e mëdha të nacionalizmit shqiptar, duke qenë një zonjë e rëndë dhe burrat e dheut e thirrshin Shkodërloca.

Sikurse dihet nga shekujt e historisë, tregohet se në këto lagje rrugica shekullore, janë rritur dhe edukuar, pranë votrës bujare dhe mikpritëse karakteristike shkodrane, fëmijët në djep, që nënat e tyre u jepnin qumështin e gjirit, ashtu sikurse thotë legjenda e lashtë e kështjellës Rozafa.

Martiria Marie Shllaku, ishte pjesë e qytetit, që ruante në gjirin e saj historinë e lavdishme mijëravjeçare, pikërisht atëherë, ku, shumë qytete të Shqipërisë jetonin fazën e embrionit të tyre.

Zoti dhe natyra, kishte shtrirë me kohë dorën e saj bujare, në drejtim të qytetit, që si shpërblim i dhuroi atdheut bijtë më të mirë, intelektualë solidë, njerëz me erudicion dhe vizion të pastër atdhetarë, burra të pushkës e pendës, prijës të aftë e martir, që zunë fill qysh nga lashtësia e Gentit dhe Teutës së famshme…

Për te, vendlindja ishte çdo pëllëmbë toke shqiptare, njëlloj si Shkodra, që në dritë e qiti dhe ndoshta më tepër e deshti Drenica.

Maria e përshkoi në këmbë Kosovën anembanë, në fusha e në male, në qytet e fshatra dhe gjithnjë ndjente kënaqësi, kur ishte mes bjeshkëve të bukura të Kosovës, lumenjëve që gurgullojnë me bardhësinë e tyre, pyjet që harlisen në shpatet e maleve, që herë herë mbulohen me dëborën e re të dimrit të ashpër.

Ajo bashkëpunoi ngushtësisht asokohe me lëvizjet politike antikomuniste, si: Legalitetin, Ballin Kombëtar etj., dhe me të gjithë ato forca përparimtare shqiptare, që ishin përkushtuar për Shqipërinë etnike, një shembull ideal sot, për secilin prej nesh.

Faktet, analiza e argumenteve zbardhen dhe shfaqen, për herë të parë në veprën e re, në pjesët e qëlluara shkrimore, por shumë kuptimplote, si:

“Familja Shllaku dhe historia”,

“Kosova dhe Marie Shllaku”,

“Nacionalisti ing. Xhafer Deva zbuloi dhe përkrahu talentin e Maries”,

“Profesor Ymer Berisha udhëheqës e martir i Kosovës”,

“Shokët antikomunist kujtojnë Marien”,

“Maria në Kuvendin e Dobërdolit”,

“Beteja e qelisë së Siçevës 12 shtator 1945”,

“Maria aktive në Kuvendin e Drenicës”,

“Martiria shkodrane në luftën e Drenicës”,

“Shtypi i kohës flet për pushkatimet”,

“Nxënësia e Fishtës e priti me qetësi pretencën e vdekjes”,

“Maria dhe ONDSh”,

“Krijimi i Organizatës Patriotike “Besa Kombëtare” dhe Maria aktiviste”,

“Marie Shllaku bashkëpunëtore e shumë organizatave nacionaliste në mal”,

“Maria në Mat’hauz-en dhe Aushvic-in e Jugosllavisë komuniste”,

“Heroina për 50 vjet e lënë në harresë”,

“Një histori të dhimbshme, por krenare shqiptare”,

“Maria dhe historia që do të flasë përsëri”,

“Një përmendore e pavdekshme për Marien libri i Kelmendit dhe Gashit”,

“Me histori në dorë”, etj.

E gjithë jetëshkrimi, ndjehet i freskët nga rrëfimet e bashkëkohësve dhe shoqërohet me shënime të pasura historike, për bashkëluftëtarët e përsonazhes, një literaturë e pasur të hulumtuar në Kosovë, Shkodër, Tiranë e SHBA. Me pushtimin e Kosovës nga ushtritë serbo-malazeze, më 1912, populli shqiptar ra nën zgjedhën e një shtypësi të ri tërësisht barbar.

Aneksimi i trojeve shqiptare, i sanksionuar fatkeqsisht nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër më 1913, u shoqërua me vendosjen e një regjimi të egër të shtypjes dhe gjenocidit për shumë dekada me radhë.

Pozita e Jugosllavisë, nën Mbretërinë Jugosllave aoskohe dhet se ishte shumë e konsoliduar. Kjo kishte ardhur fatkeqisht menjëherë, pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore (1945), kur forcat masive injorante partizane dhe komuniste në Europën Lindore marrin me gënjeshtra tipike të propagandës dhe raplezarje të vazhdueshme ndaj kundërshtarëve të tyre, për drejtimin e shtetëve të çliruar nga pushtuesit fashist dhe nazist.

Pra, kemi në këtë rast një kontuinim të mbretërisë jugosllave, ku, brenda tyre padrejtësisht ishin përfshirë padrejtësisht një pjesë e konsiderueshme e trojeve shqiptare.

Pas përsekutimit dhe masakrimit fizik në kohën e sundimit të Aleksandrit, shqiptarët e Kosovës, provuan në kurrizin e vet masakrimin në masë, menjëherë pas “çlirimit” të Jugosllavisë.

Vrasjet masive u kryen nga repartet e ushtrisë popullore çlirimtare të Jugosllavisë të kryesuar në Kosovë nga marsha e direkte e Marshallit Tito, i plotëfuqishmi asokohe Fadil Hoxha me kompani, me të cilat do të bashkohen më vonë brigadat partizane të drejtuar për masakra nga komandantet xhelat Shefqet Peçi, Shaban Haxhia dhe komisar politik krimineli Ramiz Alia të nënës Shqipëri me urdhër direkt të komandantit sadist Enver Hoxhës.

Në emër të nënës apo “memëdheut”, ata vranë bijtë më të mirë të shqipes në trojet etnike shqiptare, për t’i hyrë në zemër sllavokomunistëve të kirminelit dhe mashtruesit politik J.B Titos.

Në situatën e re shumë rë rëndë të krijuar asokohe, gjendja nacionale, sociale, ekonomike e popullit shqiptar erdhi duke u ashpërsuar nga dita në ditë.

Shqiptarët, qenë kësisoj një ndër popujt më të diskriminuar dhe të shtypur totalisht dhe vazhdimisht në të gjithë të ashtëquajturën Mbretëria e Jugosllavisë.

Me ardhjen e Italisë fashiste dhe Gjermanisë naziste në Kosovë (1939-1944), kufiri shqiptaro-shqiptar, midis trojeve shqiptare, në pjesën veriperëndimore të Kosovës ishte i lirë.

Tashmë, shqiptarët e ndarë padrejtësisht, qysh prej vitit 1913 nga Europa lavire dhe Fuqitë e Mëdha, filluan të lëvizin lirshëm në të dy anët e përbashkëta të nacionit arbëror.

Sigurisht, ky veprim i rrëzimit të “murit” artificial, ishte një nxitje, për zhvillim të trevave shqiptare, por nga shovinistët sllavë nuk shihej me sy të mirë.

Mbarimi i Luftës së Dytë Botërore, në vend që të zgjidhte problemin e fillimshekullit XX, e thelloi më shumë trathtinë, që vetë udhëheqësit e Partisë Komuniste të Shqipërisë, kishin bërë në bashkëpunim me shqiptarët mercenarët besnikë të Serbisë. Ata bënë aktin më të rëndë, duke e lënë Dardaninë e lashtë martire nën morsën e re shtypëse të kolonizatorëve sllav barbarë.

Fakti, që nga viti 1944-1990, ku, shqiptarët ishin të pushtuar e përligjë trathtinë e regjimit të diktatorit të kuq antishqiptar, sadistit otomano-arab Enver Hoxhës dhe më kot mundohen pseudohistorianët komunistë të shfajësojnë Hoxhën dhe regjimin e tij bastardh.[1]

Kujtojmë nga historia, se ka qenë pikërisht ky regjim antihuman, që ka dorëzuar me dorën e vet kasapit të Europës Juglindore (Ballkanit) gjatë 50 viteve me mijëra vëllezër kosovarë (Masakra e Tivarit me 4.500 shqiptarë të masakruar ditën për diell), mbushën burgjet e Burrelit, Spaçit, etj. dhe në kampet e përqendrimit në shtetin amë burg…

Dhe për këto fakte, shiko vargun e gjatë të listave në gazetat: “Pishtari” (Shkodër), “Liria” (Tiranë) etj., të Shoqatës së ish-Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, shënimi im K.K.), që kishin ikur nga vendlindja, për t’i shpëtuar masakrave, por janë trathtuar fatkeqsisht nga komunistët sllav të Tiranës së kuqe zyrtare të Hoxhës, që kishin dashuri të pakufi, për kroatin Josif Broz Titon.

Vetë diktatori antishqiptar Enver Hoxha, (administrata, institucionet shtetërore e shkollat), në zyrën e vet ka mbajtur portretin e Titos, Stalinit, Mao Ce Dunit.

Asokohe dhe për shumë dekada me radhë, diktatori antishqiptar, e pllakosi përtokë krenarinë e shqiptarit si individ dhe komb, mëvetësinë e tij, në mënyrën e të menduarit e të jetuarit, me projektin makabër të krijimit të “njeriut të ri” (një ibrit eksperimental), kryekreje sipas modelit të komunizmit sllav-ruso-kinez, ka bërë që edhe sot disa njerëz të konsumojnë dollarin në SHBA, euro-n në Kosovë e Shqipëri, për t’a blerë “artin”, që i këndon largkjoftit.

Ai, pas vetës ka lënë Shqipërinë një “kopsht me lule” (katrahurë), me kujtimet e errëta për Burrelin, Spaçin, Ballshin, etj., dhe me qindra kampe internimi ne të gjithë atdheun, duke thithur si ushujzat gjakun e popullit të vet për 50-vjeçarë me radhë.

Eshtë pikërisht ai, që e vari, kryqëzoi dhe katandisi shtetin shqiptar në ishull kubanez (xhungël) dhe në varfëri të tejskajshme, pasojat e së cilës ndihen ende sot…

Duhet vënë në dukje, se figura e Maries, nuk mund të kuptohet e shkëputur nga dëmi, që regjimi i Tiranës i ka bërë çështjeve të trojeve etnike shqiptare, duke i detyruar nacionalistët të rrokin armët, kundër sllavëve dhe trathtisë shqiptare.

Në politikën negative të jashtme, që luante Tirana zyrtare e të vetëquajturit “gjeneral” Enver Hoxha, ishte çasti antishqiptar, kur zyrtarët amerikanë e pyetën, se cili do të ishte reagimi juaj, fjala vjen, sikur Shqipëria të kërkonte, që të futej çështja e Kosovës në rendin e ditës të Konferencës së Paqes?

A nuk do të mendonit ju, se të paktën, ju gëzoni të drejtën, që pretendimi i juaj të diskutohet dhe të studiohej?

I shtangur nga kjo analogji e papritur, Enver Hoxha përgjigjet, se: “Analogjia e juaj nuk qendron, sepse ne nuk kemi pretendime ndaj aleatit tonë Jugosllavisë, për Rajonin e Kosovës”.

Tashmë Shqipëria, do të kishte padronë të rinj jugosllavët e Titos dhe sovjetikët e Stalinit. Mendoj, se s’ka nevojë për koment.

Ajo që e bën më interesant këte episod historik, është se tani, Shqipëria ndodhej para një realiteti, ku, Beogradi nëpërmjet një varg traktatesh ekonomike, kishte formuar kompani me aksione të përbashkëta, kishte hartuar një program të barabartë, për unifikimin e çmimeve dhe kishte filluar bisedimet për bashkimin doganor, unifikimin monetar etj.

Gjuha cilirike serbo-kroate, asokohe menjëherë ishte futur në shkollë. Sipas planit jugosllav, Shqipëria, do të ishte furnizuesja e saj me lëndë të para dhe shumë shpejt, ajo do të bëhej republikë e saj e shtatë…

Kjo tashmë nuk është fshehur as nga vetë jugosllavët, që thonë se asokohe ia hodhëm Shqipërisë “motër”!!!

Libri në fjalë, përkushtuar denjësisht dhe profesionalisht heroines së re Marie Shllakut, futet ndër ato botime të vlerave të përveçme dhe njëkohsisht del nga rrethi vicioz, ku, shpesh humbin shkrimer dhe librat të llojit të kujtimeve.

Historia mbetet në rend të parë, ku, qendrueshmëria e të dhënave dhe fakteve, i hapin hapësirë pasurimit të biografisë së shkodranes bukuroshe Marie Shllaku, duke e ndihmuar në rizgjimin e historisë.

Mund të thuhet, se jetëshkrimi i deritanishëm në fjalë sjell një drejtpeshim në vlerësimin objektiv të figurës së vajzës së re martire.

Ajo mbeti një femër legjendare, me tradita të thella atdhetare, një nacionaliste e ndërgjeshme. Ajo u ndal (qëndroi) në Kosovë, me vullnetin e saj të lire shpirtëror, për të vdekur si patriote e trojeve të përgjakura të Kosovës martire.

Autori Mrijaj, orientohet drejtë në kohë, duke e parë martiren e flijuar, për ideale të shenjta atdhetare, si një figurë realisht historike, tek i shmanget natyrshëm mitizimit, d.m.th., ai e çmitizon atë, e bën qënie të prekshme, me trup dhe frymë, duke demostruar kësisoj një shembull të jetësuar, me punë hulumtuese e shkrimore serioze.

Historia, ende ka për të thënë e shkruar, për këtë përsonalitet historik në të ardhmen, mbasi ka lënë gjurmë të pashlyeshme, në vetëdijën e popullit tonë dhe si e tillë përkujtohet me krenari dhe respekt të veçantë, si qytetare nderi e trojeve etnike shqiptare.

Botimi i librit jetëshkrimor historik, është mundësuar nga cifti i ri i porsamartuar shqiptaro-amerikanë, që të prekur thellë nga historia tragjike e vajzës së bukur dhe shumë trimëreshë Marie Shllaku, shprehën dëshirën të sponzorizojnë librin kushtuar heroinës së pamposhtur.

Martiria fisnike shkodrane, ëndërroj në vajzërinë e saj që të bëhej nuse, por ajo zgjodhi si dhëndërr interesat e larta të Atdheut, duke privuar vetvetën nga dita e nusërisë.

Libri me 3000 ekzemplarë, është botuar në New York dhe ka 218 faqe me disa foto, që botohen për herë të parë. Kopertinat (ballore dhe mbrapa librit), janë realizuar me mjeshtri nga dizanjeri i talentuar i gazetës “Illyria” Berat Gashi, ndërsa lektorimi është bërë nga profesori i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dr. Fran Luli, recensent profesori i Historisë studiuesi Nue Oroshi, konsulent studiuesi i mirënjohur dhe botuesi i shumë librave jetëshkrimor e artistik studiuesi Jetish Kadishani dhe në kompjuter Donika Mrijaj.

Shënim: Ky shkrim është marrë nga libri në dorëshkrim “Dritëhije historike në New York”, (New York, 2024), që së shpejti pritet të botohet në platformën online të kompanive më të mëdha në SHBA dhe botë Amazon, Barnes and Noble etj.

[1] Kujtojmë nga dokmentet historike, se në Kamborxhia diktatori Polpot vrau 2.000.000 bashkëkombas kamborxhian nga 7.000.000 banorë që asokohe kishte vendi, që mendonin ndryshe nga regjimi i tij dhe u fut në enciklopedinë e krimeve komuniste botërore kundër njerëzimit.

Një koment tjetër shqiptarit me nofkën “Mërgimtari”

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Një person mund të jetojë pa shikim, një i verbër është gjithashtu një person. Por nëse nuk shihesh, atëherë nuk je asgjë.

***

https://www.drini.us/cfare-duhet-te-bejme-kur-gjeniu-i-shqiperise-eshte-bastard/

Mergimtari 2 Prill 2024 Në 10:03 am

zotni Auerel Dasarati!

Mergimtari: Nese pretendon, aludon ose i thua vetes -demokrat, ne baze te shprehjeve dhe fjaleve tua, shihet qarte se ke mentalitet dhe tradite te madhe komuniste, revolucionre ose bolshevike.

Aureli: Çfarë tradite kam, kjo është puna ime. Nuk është problemi jot. Në shkrimin tim i kam bërë një analizë të vogël veprës kolosale “Arratisja nga liria”, të kolosit Erich Fromm (1900-1980), i cili ishte: mësues universitar, sociolog, psikanalist, autor, psikolog, filozof, ekonomist social. Dhe, ti faktikisht kritikon Fromm-in, jo mua. Të duket vetja më i ditur se ai.

Mergimtari: Nese i thua vetes fetar ose bresimtar i fese katolike, ortodokse, muslimane, protestnte etj…shihet teper qarte se je afetar i parikuperushem ose ateist.

Aureli: Se a jam fetar apo jo (cilës fe etj) është vetëm problemi im. Unë nuk po lëndoj askënd. Mos u shqetëso aty ku nuk duhet.

Mergimtari: Nese i thua vetes ekspert i shkencave ushtarake-sikologjike, atehere ndryshoj mjetet per ate arritur ose realizuar qellimet.

Aureli: Unë nuk i them vetes, por jam ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike, madje edhe pak më shumë se kaq.

Mergimtari: Nuk e dij se ku jeton, punon ose vepron ti´?;por, gjithekund ne bote shprehjet, ofendimet ose fjalet e renda jane te denueshjme edhe me ligj , edhe me kanun.

Aureli: O gënjeshtar i sëmur trush, ti e dinë shumë mirë se kush jam. Shkarravit çka të duash, por: Asnjëherë mos kërcëno njerëzit me kanun.  

The rooster and the horse agreed not to step on each other`s feet. (Gjeli dhe kali ranë dakord të mos shkelnin këmbët e njëri-tjetrit).

Mergimtari: Nga e dine ti se ai per te cilin ti aludon ( Edvin Rama, apo dikush tjeter) eshte bastard, bire shkine ose shkau etj…???!!!

Aureli: Ajo që kam shkruar për dikë tjetër është problemi im. Je avokati i dikujt që të kruhet shpina aty ku nuk të pyet njeri?! Dhe, nuk thashë as bir shkine as shkau. Termi bastard në rastin konkret ka të bëjë me sjelljen e pistë, vjedhjen, tradhtinë ndaj kombit dhe vendit , jo prejardhjen biologjike të filanit.

Mergimtari: A e di ti se per keto shprehje, njerezit nje dite mund te rrasin ose fusin ne burg, apo del dikush e te kerkon llogari!?

Aureli: Dukesh sikur ke lindur në një xhungël. Më kërcënon? Ndalon shprehjen e lirë? Hehehe, taliban e jo mahi.

Mergimtari: E dyta: keto sloganet ose recidivet e perditshme mbi nazi-fshistet, si duke jane bere akronim, sewmundje e pavetedijshme, ushqim ose konsum i perditeshem per diletantet ose delirantet e ndryshem brenda dhe jasgre atdheut.

Aureli: Ti Komiku Ali, i sëmurë psikik dhe xheloz i gërditshëm, mos quaj diletant ata që janë më të zgjuar dhe shuuuummmë më të shkolluar se ty.

Mergimtari: Nazizmi ( nacizmi) gjerman dhe fashizmi italian , kane nje botekluptim krejt tjeter nga ajo qe flitet ose shkruhet (  pordhet)perdite ne mediat shqiptare.

Aureli: Kjo që thua tregon se ti je një azilkërkues (“refugjatë) fals në Gjermani. Krijesë për lëmoshë.

Mergimtari: Aurel, te lutrem shume gjithemone ke te drejte sovrane ose legjitime per t´i identifikuar, verejtur, hetuar, qortuar dhe kritikuar cemet ose gabimet e njohura e te panjohura te Edi Rames dhe atij tjetrit, para dhe pas tij….Absolutisht po. Ama, nenat, nderin dhe familjen shqiptare, leri rehat.

Aureli: Ti me siguri je nga Kosova. U tregove gënjeshtar kronik, manipulues amator dhe simpatizant i kryeministrit ilegjitim shqipfolës që puth çetnikun serbo-sllav për t’ia dhënë Kosovën Serbisë.

Mergimtari: Nuk mund te krahasohen nje grusht i vogel serbesh, malazasish ose shqiptaresh me gjermanet dhe italianet qe jane dy prej kombeve me te medha, me te zhvilluara dhe me te fuqishme te Europes.

Aureli: Shumë interesant o zotëri “Mërgimtari” që shkarravitën plehra e pastaj i bënë replikë vetvetes me nofkën e radhës “Albert”. Kritika jote ndaj meje në portalin “Drini” është e datës 2 Prill 2024, në ora 10:03, dhe aty figuron fjalia jote: “gjermanet dhe italianet qe jane dy prej kombeve me te medha, me te zhvilluara dhe me te fuqishme te Europes”.Ok?

Ndërkaq, një bashkëkombës i nderuar që quhet Agron Shabani (ndoshta ke dëgjuar për të), në të njëjtën datë, më 2 Prill, dhe vetëm 3 orë pas teje, në ora 13:04, në portalin “Bota.sot” ka botuar shkrimin:

“Gjermanët dhe rusët janë dy popujt me të mëdhenj të Evropës”: https://www.botasot.info/opinione/2150291/gjermanet-dhe-ruset-jane-dy-popujt me-te-medhenj-te-evropes/

Pra, rastësisht data e njëjtë dhe pothuajse e njëjta orë botimi.

Prisni një minutë, diçka edhe më interesante: Ti “Mergimtari” ke shkruar: “gjermanet dhe italianet qe jane dy prej kombeve me te medha, me te zhvilluara dhe me te fuqishme te Europes”.

Agron Shabani ka shkruar pothuajse të njëjtën: “Gjermanët dhe rusët janë dy popujt me të mëdhenj dhe me të fuqishëm të Europës“.

Çfarë ngjashëmërie, tema të njejta, fjali të njëjta, koha e shkrimit e njëjtë. Çfarë rastësie e çudie!!! Apo jo? Hehehe…

Zotëri „Mërgimtari-Albert“. Turp të kesh. Mos kopjo citate nga shkrimi i zotëri Agron Shabanit pa lejen e tij, citate që u ke bërë vetëm pak ndryshime mikroskopike, OK? Madje ia ke kopjuar (vjedhur) 3 orë para se shkrimi i Agron Shabanit të botohet në Bota.sot. Mrekulli e natyrës tënde, nuk e di se në cilën planetë jeton.

Edhe diçka, më kishe kritikuar edhe në shkrimin e një zonje të nderuar:  https://www.drini.us/pse-vajtoni-o-shqiptare-pse-i-late-manastiret-te-braktisura-dhe-pse-thate-jemi-myslimane-e-jo-shqiptare/#comments

Aty kishe shpifur dhe fyer edhe atdhetarin/ intelektualin e njohur Gëzim Marku që për 20 vjet e më tepër me portalin e tij të pavarur: https://www.zemrashqiptare.net/ ka dhënë dhe jep një kontribut të madh për çështjen kombëtare. Gëzimi t`i ka botuar edhe shkrimet tua. Ty të mungon karakteri njerëzor. Turpi qoftë mbi ty. Nuk e kam idenë se kush je në të vërtetë, por qenke krijesë e çuditshme, e çoroditur, interesante.

PS: Ti je lindur dhe ke jetuar (pothuajse) gjithë jetën në Kosovë. Ndoshta ke ikur në kohën e luftës (1998-1999). Dhe çka ke dhënë ty për Shqiptarët e Kosovës?  Dhe shqiptarët e trojeve në përgjithësi? Zero.

Më kritiko sa të duash, kritika e mirëfilltë është e dobishme, por me argumente, jo të shkarravitësh bajga për motive të sëmura. Dhe, lexo me kujdes intervistën e zhvilluar në SHBA. Zeqir Lushaj: Intervistë ekskluzive me ekspertin Aurel Dasareti

Shkurtër, pa doreza. Një këshillë  humanitar, pasi shpresoj se ndoshta je shqiptar. Mos u merr më me shkarravina të pakuptimta por kërko ndihmë mjekësore. Ti je i sëmurë psikik (mendor) dhe vuan nga:

·      Kompleksi i inferioritetit

·      Çrregullimi i personalitetit narcisist

Kompleksi i inferioritetit – është një reagim ose vetë-përvojë ku një individ ndihet më pak i vlefshëm shoqërisht se njerëzit e tjerë dhe shqetësohet shumë nga kjo. Ndjenjat e inferioritetit mund të vijnë nga sëmundje dhe njolla të vërteta (dëmtimi i organeve), por edhe nga një sfond dhe situatë fatkeqe shoqërore, karakteristika jopopullore, aftësi të dobëta dhe tipare të tjera me vlerë të ulët.

Çrregullimi i personalitetit narcisist – është një gjendje e shëndetit mendor në të cilën njerëzit kanë një ndjenjë të paarsyeshme të lartë të vetë-rëndësisë. Ata kanë nevojë dhe kërkojnë shumë vëmendje dhe duan që njerëzit tjerë t’i admirojnë. Njerëzit me këtë çrregullim mund të mos kenë aftësinë për të kuptuar ose për t’u kujdesur për ndjenjat e të tjerëve…

Shërim të këndshëm.

Kjo rini shqiptare, me të vërtetë, është një krenari kombëtare

Nga Frank Shkreli 

____

Universiteti i Prishtinës njoftoi javën që kaloi, atë që u quajt në portalin e këtij institucioni të lartë të dijes në Republikën e Kosovës, “Një arritje historike e studentëve”, të kësaj qendre të njohur akademike shqiptare. Bëhet fjalë, pra, për një grup të zgjedhur studentësh të Fakultetit Juridik të këtij Universiteti, të cilët përfaqësuan Universitetin e Prishtinës në garën ndërkombëtare, “Willem C. Vis International Commercial Arbitration Moot”, ku morën pjesë mbi 350- universitete botërore. Objektivi i kësaj gare është të trajnojë liderët e ardhdshëm më të mirë në fushën e drejtësisë dhe në metodat e zgjidhjeve alternative të konflikteve.

Arritja e studentëve shqiptarë cilësohet si historike se ata kanë zenë vendin e tretë  duke arritur të dilnin të tretët më të mirë në botë, nga radhët e disa qindra universitetesh botërore; ndër më të njohurat ndërkombëtarisht, që morën pjesë në këtë garë prestigjoze botërore. Ishin, pra, këta studentët e Universitetit të Prishtinës, të Republikës së Kosovës, shtetit më të ri të Evropës që shkëlqyen në Vjenë të Austrisë!

Kjo garë nuk është do-si-do, por është gara më e madhe botërore në fushën e të drejtës ndërkombëtare komerciale dhe arbitrazhit – është pra një garë serioze në fushën e drejtësisë ndërkombëtare. Prandaj, me të drejtë Universiteti i Prishtinës e cilëson suksesin e studentëve të vet në skenën ndërkombëtare, si një arritje “historike, e cila ngre lart punën e studentëve tanë dhe emrin e Universitetit të Prishtinës, si dhe na bën të gjithëve shumë krenarë”, siç thuhet në deklaratën e Universitetit shtetëror të Kosovës.

Ky grup studentësh shqiptarë të Universitetit të Prishtinës i bën krenarë të gjithë shqiptarët kudo që jemi. Ndaj i dërgojmë atyre secilit/secilës, trajnerëve të tyre dhe Universitetit të Prishtinës urimet dhe përgëzimet me të sinqerta:  Ariana Rexha, Dea Fetiu, Morea Pula, Melisë Sejdiu, Nol Musa, Rea Hadri, si dhe trajnerëve të tyre: Prof. Donikë Qerimi, Ilir Hajraj dhe Art Sylaj. Suksesi i tyre është një triumf i vërtetë për ta si individë, për entin akademik, që ata përfqësojnë, për Republikën e Kosovës dhe për të gjithë shqiptarët. E para e Kosovës, Presidentja Vjosa Osmani shprehu krenarinë e saj të veçantë për këtë grup studentësh shqiptarë dardanë, duke nënvijuar se ajo kishte trajnuar shumë prej tyre, në të kaluarën.

“Mirënjohje Presidenciale për ekipin e Fakultetit Juridik që dolën të tretët në garën më prestigjioze të drejtësisë në botë.  Ata janë personifikimi më i mirë i rinisë sonë të talentuar, të motivuar e të përkushtuar për të arritur çdo sukses e për ta ngritur lartë e më lartë shtetin tonë. Prandaj sot, në prezencë të disa prej ish- pjesëmarrësve të garës VIS moot, shumë prej të cilëve edhe kisha nderin t’i trajnoja për rreth 15 vite, si dhe të ekipeve më të reja të Universitetit tonë të udhëhequra nga Donikë Qerimi e mbi të gjitha në prezencë të prindërve të studentëve, shprehëm sërish mbështetjen dhe krenarinë tonë për studentët tanë”, -ka shkruar Presidentja e Republikës së Kosovës, Zonja Vjosa Osmani në faqen e saj fejsbuk.

Në ceremoninë e zhvilluar javën që kaloi në presidencë, mori pjesë edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Z. Jeffrey Hovenier, i cili në faqen e ambasadës amerikane në Republikën e Kosovës, uroi grupin e studentëve të universitetit të Prishtinës për suksesin e tyre në skenën botërore: “Urime grupit të Kosovës që mori pjesë në garën Moot Court për suksesin e tyre në skenën botërore. Të gjithë ne celebrojmë arritjet e tyre, ndërsa Shtetet e Bashkuara janë krenare për suksesin e tyre pasi për një kohë të gjatë kanë ndihmuar studentët juridikë të Kosovës për të marrë pjesë në garat ndërkombëtare, përfshirë edhe këtë”,- thuhet në urimin e Ambasadorit amerikan në Prishtinë. U.S. Embassy Pristina, Kosovo

Ndër urimet e shumta në drejtim të grupit të studentëve të Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Prishtinës ishte edhe Ministrja e Drejtësisë në qeverinë e Republikës së Kosovës, Zonja Albulena Haxhiu, e cila shprehu krenarinë e të gjithëve për këtë grup të talentuar studentësh juridikë shqiptarë. Ata, “Na bënë krenarë të gjithëve”,- tha ajo. “Ata na treguan edhe njëherë potencialin që ka rinia jonë. Ata janë shembulli më i mirë i përkushtimit, punës së palodhur dhe talentit bashkë me trajnerët e tyre të palodhshëm, të cilët i përgëzoj, po ashtu. Performancë fantastike ekipi ka treguar që në garat përgatitore. Faleminderit që po e vendosni Kosovën në hartat e suksesit”, -është shprehur, me këtë rast, Ministrja e Drejtësisë e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Me shembëllin e tyre, ky grup studentësh të talentuar të Kosovës dardane, të pakën në nivelin e kësaj gare ndërkombëtare, në të cilën morën pjesë, me suksesin e tyre i treguan vetes, por edhe brezit të shokëve e shoqeve studentë/studente si dhe rinisë shqiptare, në përgjithësi, se megjithë vështirësitë nëpër të cilat ka kaluar dhe po kalon aktualisht rinia shqiptare dhe Kombi shqiptar, në përgjithësi, ka ende forca të mëdha në gjirin e këtij populli të lashtë e të vuajtur, që frymëzojnë! Megjithëse sot shqiptarët gjënden ende përballë pasojave të një errësire të kaluar shekullore të komunizmit sllavo-aziatik dhe luftërave çfarosëse të armiqve të kombit kundër shqiptarëve, ky grup studentësh shqiptarë, me suksesin e tyre në këtë garë, na jep shpresë se fuqia krijuese nuk u shterret kurrë shqiptarëve. Ata kanë nevojë vetëm për liri dhe mundësi veprimi e shkollimi dhe mund të garojnë me më të mirët e botës. Edhe përballë vështirësive të jetës, shpresa nuk i ka lënë kurrë shqiptarët. Se këta studentë u treguan kolegëve të vet ndërkombëtarë në garën e Vjenës se kur shqiptarët, megjithëse për dekada, të mbërthyer në një errësirë shekullore, të cilës nuk i shihej fundi, sot në liri dhe kur u jepet mundësia, ata ndriçojnë dhe shpërndajnë rreze drite e qytetërimi -edhe në skenën ndërkombëtare – duke bërë krenar Kombin shqiptar, të cilit i përkasin, me të gjithë aftësinë intelektuale, si dhe me fisnikërinë dhe me zgjuarsinë e tyre intelektuale.

I takon kësaj klase politike aktuale; e mbërthyer në konflikte të brendshme të pakuptimta e të pafund për dekada tani, në dëm të interesave të Kombit dhe të brezave të ardhshëm anë e mbanë trojeve shqiptare, që t’i japë rinisë shqiptare liritë, mundësitë, drejtësinë dhe ligjet e nevojshme, për të përparuar dhe për t’u zhvilluar në vendin e vet. Mundësisht, për të ndaluar shpërnguljen katastrofike në masë e më të mirëve të Kombit. Me këto politika zhgënjyese në veprim tani për klasën politike të këtyre dekadave të fundit historia ka rezervuar dënime të rënda, nëqoftëse nuk ndryshoni drejtimin dhe rrugën e gabuar që i kini dhënë Kombit, para se të jetë tepër vonë.

U lumtë studentëve të Universitetit të Prishtinës dhe iu priftë për së mbari! Suksese dhe përparime gjithmonë paçin – në nivel kombëtar e ndërkombëtar – si edhe në jetën personale dhe në veprimtarinë e tyre profesionale në shërbim të shoqërisë ku jetojnë, aty në Dardaninë e vjetër e në Kosovën e Re. Por edhe në shërbim për të mirën dhe në interes të mbarë Kombit Shqiptar, të cilin ju e përfaqësuat aq denjësisht në garën ndërkombëtare “Willem C. Vis International Commercial Arbitration Moot”, në Vjenë të Austrisë! Shpresa e Kombit është se brezi i juaj, më në fund, do të jetë ai që bën “Ndryshimin e Madh” për të cilin shpiptarët kanë pritur me shekuj!

Studentët e Universitetit të Prishtinës, Fakulteti Juridik, që morën pjesë në garën“Ëillem C. Vis International Commercial Arbitration Moot”, në Vjenë të Austrisë para një jave, duke zenë vendin e tretë midis mbi 350-universiteteve botërore.

Kisha në Rakinicë të Podujevës, shkas i akuzës nga prokuroria e Shtetit të Kosovës, ndaj priftit ortodoks At Nikolla Xhufka

2

Nga: Agim Bajrami, Prishtinë

KISHA NË RAKINICË TË PODUJEVËS,SHKAS, I AKUZËS NGA PROKURORIA E SHTETIT E KOSOVËS, NDAJ PRIFTIT ORTODOKS SHQIPTAR I CILI PËRFAQËSON KISHËN ORTODOKSE FAN NOLI NË SHQIPËRI? E verteta historike shqiptare dëshmohet në vazhdimësi nga studiues e ndryshëm botëror, e sidomos të atyre studiuesve gjerman dhe së fundit edhe nga studiuesit francez , se shqiptarët i takojnë popullit më të vjetër pellg, dhe nga të gjeturat e fakteve të dokumentuara biblike dëshmohet origjina e shqiptarëve nga përmbytja biblike e Noeut.

Dhe pse sulmohen egërsisht shqiptarët dhe lashtësia e tyre nga barbarët sllav serb, kur secili që e dëshmon ,e paraqet dhe shpreh mendimin rreth shqiptarëve, se janë populli i historisë biblike ,kur kjo dëshmohet edhe nga faktet historike të arkivave në Vatikan,serbët tërbohen ngase historia e falsifikuar dhe e miteve të tyre i bënë si popull rrenacak ,pushtues dhe i ndertuar në trojet dhe kulturën shqiptare.

Fakti tjetër historik për të gjithë ata/ato studiues të Biblës ,paraqitet,se apostujet e Jezusit e kanë predikuar lajmin e mirë krishterë në gadishullin Ilirik tek populli shqiptar, dhe sipas Biblës ,apostujet e Jezusit gjatë predikimet të UNGJILLIT kanë folur shqip. Edhe sot shumë hulumtues shkencor po konstatojnë ,se gjuha shqipe është ndër gjuhët e para edhe para hebreishtes . Edhe Konstadini në Kosovë në kohën antike ARBËRIA ka krijuar kodin e Justinianit , i cili dëshmon se i takonte popullit Arbnor.

Dhe nga të gjitha këto fakte ,prifti ortodoks shqiptar At Nikola i cili përfaqëson kishën ortodokse shqiptare të Fan Nolit e ka shpreh mendimin e vetë krishter, se kishat dhe kultura krishtere, është burim i popullit Iliro- Arbnoro-shqiptar, që vonë u përhap edhe tek popujt sllav ardhacak në trojet dhe kulturën e stërgjyshërve të shqiptarëve. Dhe At Nikolla, duke bërë paraqitje publike në studiot e televizioneve të Kosovës, dhe me shfaqjen e mendimit të tij krishter, e të argumentuar, kur në vazhdimësi e ka potencuar , se kishat dhe kultura krishtere në përgjithësi i sidomos në Evropë, e ka origjinën tek shqiptarët , dhe për tu përhapur më vonë tek popujt tjerë.

Madje, Ati Nikolla nga kureshtja e studimit krishter ka vizituar kishën antike në fshatin Rakinicë të Podujevës, e cila Kishë , e ka burimin e kulturës dhe besimit shqiptar të Konstandinit të madh shqiptarë të Arbërisë së atëhershme, dhe vendlindja e të cilit ishte Turuqica, vetëm një kilometër nga Kisha , të cilën e vizituar At Nikolla, ku prokuroria e shtetit të Kosovës, po e akuzon , ” për përhapje të urrejtjes dhe mos durimit” dhe ia ndalon përmes masës së sigurisë ofrimit të Kishës së Rakinicës , dhe pse,vetëm se po e paraqet një të vertetë historike, për historinë,kulturën dhe besimin e shqiptarëve dhe të popujve ballkanas. At Nikola ,mund edhe mos te dinë ,por Kisha në Rakinicë të Podujevës, është ruajtur dhe mbrojtur nga banoret shqiptarë të atyre lokaliteteve, vetëm nga dashuria e tyre, se Kisha i takon të njëjtës kulturë shqiptare.

Edhe autori i këtij shkrimi, në koordinim me ‘rrjetin e krishterëve evropian’ për evropën juglindore , dhe nën patronazhin e komunës së Podujevës ,dhe Ministrisë së Kulturës gjatë vitit 2007, kur kisha në Rakinicë të Podujevës është restauruar , ngase , ka qenë e dëmtuar nga të reshurat dhe kushtet atmosferike ,dhe sot e njëjta KISHË është nën mbrojtje e shtetit si monument i kulturës dhe historisë së shtetit të Kosovës.

Dhe pse të akuzohej At Nikola nga prokuroria e shtetit të Kosovës ,për arsyen e vetëm, se e ka paraqitë të vërtetën për historinë,kulturën dhe traditën shqiptare,ndërsa prokuroria e shtetit e ndjek për këtë të vërtetë…?