Kreu Blog Faqe 843

Reshit Lala: Serbët në bashkëpunim me turqit na bënë myslimanë, që të na rrëmbenin kishat dhe trojet

2

Reshit Lala, studiues

Përgjigje Nazim Qehaja, që thotë: ” PSE ULËRINI MORE TË MARRË, KISHAT VETË I KENI FALË, I KENI FALË DHE KENI THËNË, SE NE JEMI MYSLIMAN, SE JEMI TURQ, S’JEMI SHQIPTARI!

Përgjigje: Keni të drejtë zoti Nazim Qehaja! I KA FALUR FEJA ISLAME! Përse?-, që ta kuptojnë vëllezërit myslimanë. Serbët në bashkëpunim me turqit na bënë myslimanë, që të na rrëmbenin kishat dhe trojet. Ata na e thonë neve dhe të gjithë botës: “Kishat në Kosovë janë KRISTIANE. Shqiptarët janë myslimanë dhe, nuk kanë punë me kishat”! Është kjo arësyeja, që serbët sulmuan Kishën Katolike shqiptare. ATA DONIN TË NA NDËRRONIN FENË, QË TË NA MERRNIN KISHAT E, PASTAJ TË NA PUSHTONIN EDHE TROJET! A e kuptoni ju vëllezër dhe motra myslimane përse u sulmua Feja Katolike e Orthodhokse në Kosovë? Ato u sulmuan, se deshën të sulmojnë dhe të përzenë SHQIPTARËT NGA KOSOVA!

Serbia dhe turku me dhunë na kthyen në myslimanë, që të na SHKULNIN NGA RRËNJËT, QË ISHTE FEJA KATOLIKE. Shqiptarët kalojnë një moment historik dhe, është në dorën tuaj ta kthejmë në fitore të Shqiptarëve. SIKUR SOT TË KTHEHENI NË KRISTIANË JU MYSLIMANËT E KOSOVËS- TË NESËRMEN TË GJITHË BASHKË DO PROTESTOJMË NË TË GJITHË BOTËN dhe do të kërkojmë , QË SERBIA TË NA KTHEJË KISHAT KRISTIANE NË KOSOVË. TË JENI TË BINDUR , SE BOTA KRISTIANE DO TË NA MBËSHTESI DHE, DO TË NA I KTHENTE KISHAT NEVE SHQIPTARËVE. Bota këtë do ta bëjë, për dy arësye: E para: Janë kishat tona dhe, deri sa ne do të rikthehemi në fenë kristiane kemi të drejtë t’i marrim kishat e pushtuara.

E dyta: Bota do të thotë: “Shqiptarët më në fund e kuptuan rrezikun e fesë islame dhe të Turqisë, që kërkojnë zhdukjen e tyre. Prandaj ne do ti mbështesim e, do t’i kthejmë kishat kristiane tek të zotët e tyre. E gjithë bota do të thotë: “Më në fund KOMBI SHQIPTAR SHPËTOI NGA FONDOMANTALIZMI EKSTREM MYSLIAMAN TURK: Shqiptarët bënë një sakrificë dhe, e meritojnë mbështetjen e botës Kristiane”. Një mbështetje HISTORIKE do të kishim edhe nga Vatikani, i cili do të ndërhynte e do t’i thoshte fuqive të mëdha, të na mbështesnin neve Shqiptarët, se VATIKANI na ka borxhe mbështetjes së shqiptarëve që nga koha e Sëndërbeut.

Papa i Rromës do t’i bënte thirrje Europës dhe botës e do t’u thoshte: “SHQIPTARËT ndjekin rrugën e Skëndërbeut. Ata, që në mesjetë e shpëtuan Europën Kristiane nga Islamizmi turk edhe sot- përsëri po e mbrojnë europën nga Islamizmi ekstrem fondomantalist turk. Prandaj duhet ti ndihmojmë të çlirohen nga islami dhe Turqia”! Vëllezër myslimanë: Ky postim thotë: “Ne vetë i dhamë kishat”! Unë si mysliman i them postuesit. “Keni të drejtë! Ne vetë i dhamë kishat, se turku dhe Serbi na mbushi mendjen, se do të ishim më mirë myslimanë”! Tani e provuam myslimanizmin!

E gjithë bota nuk na do, se ka frikë nga rritja e Islamit ekstrem në hapsirën Shqiptare! Mos harroni deklaratën e Presidentit Francez MACRON, se “po turqizohen me shpejtësi SHQIPTARËT E Maqedonisë së Veriut”! Vëllezër dhe motra myslimanë: Ne nuk mund të paguajmë kusuret e turqisë dhe të Fesë Islame”! Ku janë trojet Shqiptare në ballkan? Ata u sakatuan. As gjysmën e tyre nuk kemi: Ku janë njerëzit, që jetonin në këto troje? Njerëzit i dëboi Turqia dhe fqinjët tanë dhe, trojet i grabitën fqinjët, se nuk kishim njerëz t’i mbronim.

Shpërngulja e Shqiptarëve u bë duke i myslimanizuar dhe duke i vënë emrin “TURQË”! Kështu ne mbetëm në pakicë. Shqiptarët i dhanë kishat serbëve, se u MASHTRUAN EDHE NGA SERBËT EDHE NGA TURQIA! Por Shqiptarët sot e kanë kuptuar mashtrimin serb dhe mashtrimin turk nëprmjet fesë islame dhe, prandaj kanë vendosur të ndahen përfundimisht nga Feja Islame e Turqia.

Ata duan të ndahen , se duan të mbyllin një kapitull të mbushur me tragjedi 900 vjeçare dhe, të hapin një faqe të re në historinë e tyre- ku DO TË JENË TË LIRË edhe nga feja islame, edhe nga Turqia, edhe nga sllavët dhe i gjithë Ballkani!

Me respekt për myslimanët Shqiptarë të mashtruar historikisht!

Martirja e Kosovës Marie Shllaku (1920-1946), strehohej në shtëpinë tonë…!

Tomë Mrijaj, New York 

Para disa vitesh, kam botuar një libër monografik, kushtuar heroinës shqiptare të trojeve etnike, shkodranes Marie Shllaku. Sot për lexuesit, po ofroj disa kujtime të reja të gjyshës dhe babait tim, të cilat zbardhen për herë të parë në këte shkrim modest nderimi dhe respekti, për jetën dhe veprimtarinë e pandërprerë të martires sonë kreshnike dhe stoike.

Sot, është dita dhe momenti i lumtur historik, kur në qytetin historik të Pejës në Kosovë, do të vendoset më në fund në një shesh të saj busti i nuses së Shqipërisë etnike Marie Shllaku, për të qendruar e pavdekshme përgjithmonë në zemrat e popullit martir dardan, trojeve etnike amtare dhe diasporës shqiptare kudo në botë, që asnjëherë nuk e harroj heroizmin e saj, për dekada me radhë.

Shkodranja Marie Shllaku, ishte femra e vetme shqiptare ndër 50 çetat nacionaliste, në mesin e shekullit XX, që vepronin në Kosovë me armë në duar, me synim patriotik të bashkimit të trojeve shqiptare në një shtet të vetëm dhe në luftë të papajtueshme, kundër epidemisë së mortajës komuniste në trojet tona. Sinonimi i pandashëm Maria dhe Atdheu, ishin si dy motra binjake të shpirtit dhe zemrës së saj, që gjithë jetën qëndruan bashkë, në ditë të mira dhe të vështira.

Lidhur me qëndrimin e Marie Shllakut në shtëpinë tonë (gjatë kohës që Kryetar i Komunës në Zllakuqan ishte babai im Nikollë Pren Mrijaj), po risjell të freskëta kujtimet e paharruara, për sokoleshën e re sypatrembur, shkodranen dhe martiren e pamposhtur liridashëse të atdheut tim Dardanisë martire.

Sëpari, trimëresha patriote Marie Shllaku, në luftën e saj kishte si synim Shqipërinë Etnike, që është edhe thelbi kryesor i Lidhjes së Parë të Prizrenit (1878), të Dytë (Prizren, 1942) dhe të Tretë (1962, New York, SHBA), për të cilën s’ka nevojë të bëj shumë komente.

Sëdyti, qysh në moshën time të fëmijërisë, shumë herë e dëgjoja ketë emër në odën e burrave, në sofrat mikpritëse, që shtronte babai im për miqët e ftuar ose vizitorë të rastit, që ishin të shpeshtë në shtëpinë tonë.

Më gjerësisht, për këtë personalitet të madh më tregoi gjyshja (lokja), se si ajo vajzë trime, kishte buajtur mëse një javë në shtëpinë tonë. Ajo në shtëpinë tonë dukej si një flutur e bukur pranvere, sepse ishte gjithnjë e dashur, qeshur dhe gojeëmbël si me gjyshen time dhe të gjithë antarët e tjerë të familjes sonë asokohe.

Me ardhjen e babait të saj, Mark Simonit nga Shkodra në Kosovë (i dërguar nga Qeveria komuniste dhe forcat e Sigurimit, që përndiqnin për t’i vrarë antikomunistët dhe nacionalistët e vërtetë të asaj kohe, shënimi im T.M.), për t’a bindur vajzën e tij të re, që të hiqte dorë nga rruga e saj patriotike, në male me çetat nacionalistetë Kosovës, kishte lindur ideja, që Maria të vinte në shtëpinë tonë, ku, ishte më e sigurtë.

Për më tepër Marku, i ishte drejtuar fratit të Pejës asokohe atë Bernardin Llupit o.f.m. dhe ky e kishte dërguar tek frati i kishës së Zllakuqanit patër Tomë Xhaja o.f.m.

Pader Toma, që njihte shumë mirë familjet tona asokohe, në ato kohë dhe ditë plot trazime nga përndjekjet komuniste, si vend strehimi më të sigurtë dhe me besë të palëkundur shqiptare ndë shekuj, kishte zgjedhur shtëpinë tonë, sepse misionari françeskan kishte lidhje të ngushtë me babain tim.

Dhe pse!?

Duke qenë se, babai im asokohe punonte në administratë të pushtetit lokal, askush nuk mund të dyshonte, se në shtëpinë e tij, ai mbante heroinën Marie Shllaku, një anti-komuniste të përbetuar, të regjimit kolonial sllavo-komunist serb dhe atë shqiptarë të vendlindjes.

Sikurse dihet nga nëna histori, asokohe qyteti i lashtë i Shkodrës, ishte kthyer në qendër të rezistencës së armatosur kunër regjimit të ri bolshevik (si kryengritja e armatosur e patriotëve të zonës së Postribës, jo shumë kilometra larg qytetit historik, si dhe kryengritja e famshme e armatosur e malësorëve të Kelmendit etj., shënimi im T.M.) dhe se hienat komuniste po ndiqnin këmba-këmbës të gjithë disidentet nacionalistë dhe kundërshtaret antikomunistë të regjimit të egër ushtarak komunistë, të cilët fatkeqisht kishin filluar të instalonin juntën e tyre të dhunës antishqiptare fatkeqsisht në tokën martire të Arbërit.

Një ditë kujtonte gjyshja ime, miku i shtëpisë Lekë Marleku, një burrë besnik e solli Marien nga malet e Dollcit (Lugu i Drinit), të veshur me teshat e nuses në shtëpinë tonë.

“Unë, -tregon gjyshja ime- fjeta në një dhomë me Marien, ku, ruaj shumë kujtime të bukura. Atë e doja si vajzën time. Ishte një javë shumë e gjatë për mua dhe e frikshme, sepse nacionalistja shkodrane mbante me vete armë, disa bomba dore, radio-lidhje dhe një bllok shënimësh, që me sa duket ishte ditari i saj personal.

Ishte shumë e bukur nga pamja dhe tepër tërheqëse dhe e kandshme në biseda të lira dhe ato me përmbajtje historike për Shqipërinë. Ajo tregonte vazhdimisht për historinë e lavdishme të qytetit të saj të lindjes, dashurinë dhe respektin e vijueshëm për figurat e shquara të klerit katolik, prelatëve dhe intelektualët të spikatur laik të lagjës së saj dhe qytetit në tërësi, me një pjesë të të cilëve fati dhe jeta i kishte krijuar mundësi që të njihej dhe të bashkëpunonte vazhdimisht, për të mirën e Atdheut.

Gjatë natës, kur dëgjonim ndonjë të lehur qeni, ajo me armë në dorë vraponte drejt oborrit pa pasur frikë.

Unë friksohesha, se gjatë zgjimit të rrufeshëm të saj dhe daljes së shpejtë me pushkë në dorë drejt oborrit të shtëpisë (mes territ të natës), mos padashje po ndeshet me bombat e saj luftarakë, të cilat, mund të shpërthenin nga çasti në çast.

Gjatë ditës, kur antarët e familjes gjendeshin në fushë, për t’u marrë me punët e përditshme të bujqësisë (në arat e mbjellura), ajo kalonte ditën, duke biseduar me babain e saj. Ishin vërtetë momente emocionuese, dhe gëzohesha, kur i shihja tek bisedonin ngrohtësisht atë e bijë.

Askush nga familja e jonë, nuk ka ditur, se kush ishin këto miq shumë të rëndësishëm, që qëndronin në shtëpinë tonë, përveç meje dhe djalit tim Nikollës. Ditët kalonin shumë shpejt.

Nuk e harroj kurrë ditën e ndarjes mes babait dhe bijës së vet të re. Shumë lot derdhi shkodrani Mark Simoni, për bijën e tij. Maria, si burrëneshë malësh qëndroj e fortë deri sa babai i saj u largua.

Ajo, duke menduar babain, filloi të qajë me dënesë, saqë mendova se zemra po i del nga kraharori. Në mbrëmje Lekë Marleku, e mori Marinë dhe e dërgoi tek shokët e vet në male…

Edhe më vonë, kam dëgjuar përsëri dëshmi qendrese të fortë të çetave nacionaliste, të prirë nga luftëtarët e vërtetë liridashës, ku, spikaste trimëresha e maleve Marie Shllaku.

Gjatë tërë jetës time, kam risjellur në kujtesë ditët e paharruara, që kalova me sokoleshën stoike, vendosmërinë e saj, për t’i luftuar pushtuesit e huaj shumëshekullorë serb në Dardani nga sëmundja vdekjeprurëse e komunizmit bolshevik (proletarë), që ishte përhapur si kancer, për fat të keq, në të gjithë trojet arbërore në gjysmën e dytë të shekullit XX…”

Dhe për herë të parë, këtë histori po e zbardhi me ngjarjen, që më ka treguar gjyshja disa herë. Nënë lokja  fisnike e moshuar, kishte shumë besim tek unë edhe pse isha një fëmijë.

Ju kujtoj, se i isha betuar babait tim, se një ditë unë do t’a shkruaj një monografi të kësaj heroine dhe e realizova me modesti, pas shumë dekadave këtu në Amerikë.

Shtëpia e jonë, ishte vatër e sigurtë e heroinës Marie Shllaku dhe e shokëve të saj. Ajo qëndroi aty e fshehur për një javë. Tek ajo, familja jonë shikonte një luftëtare të vendosur, për të flijuar jetën, sikurse ka thënë Poeti Kombëtar atë Gjergj Fishta O.F.M. “me ba deken si me le”, për interesat e larta të Atdheut.

Maria, qëndroi në krah të bashkëluftëtarëve të mirënjohur si: Ndue Përlleshi, Ukë e Shaban Sadiku, Prof. Ymer Berisha, e trima të tjerë, prandaj nuk pranoi të shkonte me të atin.

Babai im, kishte lidhje miqësore me dy tribunët e luftës çlirimtare në Dukagjin: Sadik Ramën e Gjurgjevikut (1872-1944) dhe Zef Gjidodën (1878-1948), por ndihmoi edhe luftëtarët e mëvonshëm, si: Marie Shllakun, Ndue Përlleshin (1908-1949), Ukë e Shaban Sadikun, Prof. Ymer Berishën (1912-1946), Qazim Bajraktarin, Alush Smajlin, Shaban Demën (1919-1948) etj.

Flamuri kombëtar në kujtimet e mia 

Për çdo shqiptar në Kosovë, që ishte nën zgjedhën e egër të kolonizatorëve barbarë serbë, shfaqja e flamurit të Gjergj Gjon Kastriotit, ishte asokohe një dëshirë e zjarrtë dhe një mall gëzimi i papërshkruar.

Të gjithë ne e kemi të fiksuar historinë e lavdishme shumë shekullore të simbolit tonë kombëtar, për të cilin kanë dhënë jetën me qindra dhe mijëra martirë, gjatë periudhës së lavishme të historisë, për liri dhe pavarësi me humbje dhe fitore.

Për herë të parë, flamurin kombëtar e pashë në shtëpinë time në vitin 1958. Porsa hyra në dhomën e grave, në një cep të shtëpisë shoh  gjyshen, që mbante në dorë një rubë të kuqe, të cilën ishte duke e larë dhe nga sytë e saj pashë lot dhembjeje, me një pikëllim të thellë…

Në atë gjendje që ishte, unë iu afrova ngadalë, për t’a qetësuar, por ajo vetëm qante… Iu afrova më shumë dhe gjyshja nisi të përshpërisë fjalët… që për momentin si kuptoja … Ajo fliste ngadalë dhe me një zë të ulët, ku, vaji ishte bashkuar me përshpëritjen e lehtë, që vinte nga dhembja e brendshme e shpirtit të trazuar…

Gjyshja mes lotëve, që i rridhnin rrëke tha: “E kisha amanet! E kisha amenet!” E pyeta gjyshën, se për çfarë ameneti e kishte fjalën?! Ajo ashtu e përlotur m’u drejtua me flamurin, që e mbante shtrenguar në duar: “Bir, e kisha amanet nga ajo e gjorë e mjerë, që sot nuk i dihet as varri….”

Sërish e pyes, se për cilën e kishte fjalën. Ajo m’u përgjigj: “Marie Shllakun!”

Po kush është Maria, vazhdova t’a pyes përsëri gjyshën. Ajo pasi më hedh një vështrim të butë në sy, nis të flasë me zërin e saj, që i dilte me vështirësi, por e sigurtë për gjithçka thoshte, sepse kishte përjetuar histori të dhembshme gjatë jetës së saj.

“Bir im, -vazhdoi gjyshja- Marie Shllaku, ka bujtë mëse nji javë si mike speciale në shtëpinë tonë, ku, frati i Pejës atë Bernardin Llupi o.f.m., e kishte drejtuar babën e saj Mark Simon Shllakun tek Pader Tomë Xhaja o.f.m. e ky i fundit i kishte sugjerue të vinte në shtëpin tonë, mbasi takimi mes babës e bijës ishte më i sigurt tek ne. N’at kohë Qeveria komuniste e Enver Hoxhës e kishte derguar Mark Simon Shllakun, që t’a bindte vajzën e tij të kthehej n’Shqipëri.

Bir i dashur! Babai yt, ishte njeriu më i besuar tek drejtuesit e çetave nacionaliste të malit. Ata ia besuan edhe takimin e babës me të bijën në shtëpin tonë. Pas një jave qëndrimi të Markut me vajzën, ai nuk mundi t’a bindte ate që të kthehej në vendlindje. Dhe baba e bij, u ndanë atë ditë me lot ndër sy…” 

Marie Shllaku, në Luftën e Drenicës 

Gjatë hulumtimeve të mia, për të shkruar librin jetëshkrimor: “Marie Shllaku bijë e Shkodrës, martire e Kosovës“ (New York, 2004), kam ndeshur një shkrim shumë interesant, shkruar nga miku im Profesor Zef V. Nekaj (1919-2003), me pseudonimin Kosovari.

Autori, me banim në Kaliforni, shkrimin e botoi në numrin e parë të revistës fetaro-kulturore “Jeta Katholike Shqiptare” (New York, 1966), me titull: “Marie Shllaku, martire shkodrane në Luftën e Drenicës” (Viti I, No.3, 1966, f. 22-23), ku, ndër të tjera ai shkruan, se:

“Gjatë gjithë dimnit 1944-1945, ajo u gjet aty, ku shkoi gjaku deri ne gju. Në pranverën e vjetit 1945, ajo ishte në mes t’Kryengritjes së Drenicës me trimin e pamposhtun Shaban Polluzhën n’krye.

Kur kjo kryengritje u shue nga ushtrit e panumërta titiste të përqendrume n’Kosovë nga të gjitha anët e Jugosllavis, Marije Shllaku qëndron n’llogoret e fundit pa e molisë as tymi as flaka, as uria e as t’ftohtit.

Ajo vendos m’u shkri dhe mos me u dorëzue. Por fati nuk i qeshë, sepse 6 plumbat ia bëjnë trupin shoshë dhe e sakatuan krahësh e këmbësh.

Me të gjithë shokët e vramë, ashtu e plagosun, ajo s’qe ma në gjendje as t’ia merrte shpirtin vetes dhe u kap ende gjallë, por pa ndjenja…

Dy javët e fundit, Maries i erdhi një afsh me u shfry në kangë, sa që të gjithë të burgosunit tjerë kujtojshin se doli mendsh, ose ajo kishte marrë ndonji lajm tinëz e po e falin, mbasi ishte vajzë.

Por Maria, i qetësonte me këto fjalë: “Edhe ‘kaq’ ditë e po martohem, prandej po këndoj, e këndoni edhe ju kosovarë, se kurr s’ka marrë Kosova nuse shkodrane më këngëtare se unë!”…”

Z.Shaun Byrnes, ti dhe William Walker e keni ditur që Hashim Thaçi i ka burgosur Jakup Kastratin dhe Cen Deskun, në Dragobil më 30 tetor 1998 

Sinan Kastrati, Suedi

Shaun Byrnes, as ti nuk e the të vërtetën në Hagë. Ti e William Walker e keni ditur që Hashim Thaçi i ka burgosur Jakup Kastratin dhe Cen Deskun, në Dragobil më 30 tetor 1998  

Reagim ndaj deklaratve të Shaun Byrnes “Përfundon dëshmia e Byrnes në Speciale, pyetet sërish për lirimin e gazetarëve të Tanjug-ut dhe zyrtarëve të LDK-së”, Epoka e re, 03 prill 2024| 12:03    

Pasi e fillova aty ku e kisha lënë para disa ditëve, me anekdotat (meselet), mahitë dhe tregimet për Turjakën, pjesën e nëntë, dhe e zgjodha cilën mesele/mahi do ta publikoj sonte (“O mas u tut hoxhë se nuk kum ni qi ka vorr pi ukit”, Shaban Shaqa), duke shikua e lexua portalet, gati gabova e shkruajta, duke shfletua shtypin që mjerisht nuk e kemi asnjë gazetë të përditshme në gjuhën shqipe në Kosovë, më ra në sy një emër që e kisha dëgjuar disa herë para 24 vjetëve por nuk më kujtohej mirë e nuk isha i sigurtë a është ai a jo:  

-Kush është ai?  

–Ai është Shaun Byrnes, ish diplomati amerikan që SHBA-të kishin një zyrë amerikane në Dragobil, komuna e Malishevës. 

Ndoshte do ta harroja emrin e Shaun Byrnes, sikur mos ta kisha lexua një pjesë të intervistimit të Shaun Byrnes që e dha në Hagë, “… pyetet sërish për lirimin e gazetarëve të Tanjug-ut dhe zyrtarëve të LDK-së” 

“Byrnes, gjatë intervistimit është pyetur sërish rreth lirimit të gazetarëve të Tanjug-ut dhe zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke u pyetur për njohuritë që kishte lidhur me vendndodhjen e Kadri Veselit në atë kohë. 

Emmerson: Më 27 nëntor, gazetarët e Tanjug-ut dhe zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës u liruan në Dragobil”. 

Kjo pyetje, edhe sot e gjithë ditën për mua dhe të interesuarit e tjerë, ish antarë e simpatizantë të LDK-së, për popullsinë e asaj ane, për prindërit e Jakupit, për pleqtë e Turjakës, Damanekut (të fist Kastrat), që shumica kanë vdekur, ka mbetur pa përgjigje. Përgjigjen të cilën është dashur ta japin organet tona të drejtësisë së Kosovës, Policia e Kosovës, Prokuria e Kosovës dhe Gjykatat, edhe Gjykata Speciale nuk u lodhën fare edhe pse ishin burgosur e vra shumë atdhetarë të dëshmuar e të familjeve të njohura, shumica ish antarë ose të afërm me Ibrahim Rugovën e LDK-në. 

Ky shkrim imi nuk ka për qëllim që të ia gjykoj askend për (gjynahet) mëkatet e as ferrin që e panë për së gjalli ato dy vite 1998, 1999, popullsia shqiptare. Shumica e popullatës së Kosovës shpërnguleshin herë në një krahinë e herë në krahinën tjetër, duke ikur nga vdekja, nga pushteti serb, policia e ushtria serbe. Derisa popullsia shumicë shqiptare keqtrajtohej, plaqkitej, burgosej e vritej nga pushtuesi serb, disa ish “eprorë politikë e ushtarakë” me petk e emblema të uçk-së, shqiptarë, që nuk ishin as politikaj e as ushtarakë por e kishin qit nga një pushkë krahut, si hu gardhit, i ndiqnin e burgosnin aktivistët e dalluar politikë e ushtarakë shqiptar vetëm pse mendonin ndryshe, për çlirimin e Kosovës. Një nga ata, ishte Hashim Thaçi i njohur si “Gjarpëri”.  

Hashim Thaçi, para derës ku e kishte zyrën Shaun Byrnes, diplomat amerikan i ka burgosur pabesisht Jakup Kastratin, ish kryetar i LDK-së nga Turjaka dhe Cen Dekun nga Siqeva, ish nënkryetar i LDK-së për Komunën e Malishevës. 

Se a është pyetur dhe çka është pyetur më shumë për ish zyrtarët më të  lartë të LDK-së të Malishevës, Shaun Byrnes, nuk e di por zotri Diplomati Amerikan, është dashur të tregoi të vërtetën e plotë të asaj dite të 30 tetorit 1998, që ndodhi para hundëve të tij. U burgosën në besë dy ish funksionarët më të lartë të LDK-së nga Komuna e Malishevës, sapo dolën nga zyra e tij. Kjo është pabesi, te shqiptarët. 

E vërteta është kjo dhe vetëm kjo, z. Shaun Byrnes: 

Pjesë nga biseda me Jakup Kastratin, në vitin verën e vitit 2000. Për më shumë në një opinion timin të vockël ”Prokuror Millaku, urdhëro faktet, burgose Hashimin!” 

“Sahit Kastrati, djali i Sylë Sahit Mstafës nga Turjaka na ka que me kerr të vetin në një të pame në Dragobil. Ali Paqarizi, djali i Murat Paqarizit (taksist) nga Dragobili, ushar kishte ra në mina dhe kishte vdekur. Me mua ka qenë Cen Desku nga fshati Siqevë dhe Qerim Kastrati, djali i Kapllan Muslisë, kushëri nga Turjaka. Ceni jetonte në Malishevë por pas ofensivave serbe, erdhi me familje e banonte në Turjakë, në shtëpinë e Adem Ukë Kastratit i cili ishte në Suedi (vëllait të autorit të këtyre rreshtave). Pra Ceni ishte si familjar i yni. 

Jakup Kastrati, kryetar i Kuvendit Komunal në Malishevë e pret mikun e shqiptarëve, William Wallker. Malishevë, 2003

Pas të pames kemi shkuar në Zyrën Amerikane që ishte në shtëpinë e Isuf Paqarizit, djalit të Zekë Shaqës nga Dragobili i cili punonte në Francë, tash i ndjerë, një familje shumë besnike, bujare e bukëdhënëse. 

Më parë, unë, Jakupi e Ceni (shën. i aut.) kemi qenë në një t`pame tjetër, në Kleqkë te Hafir Shala (Kleqka). Atij iu kishte vrarë djali, Sadiku në Rahovec. Hafiri është miku i mikut tonë, Muhametit, djalit të Sinan Bajraktarit të Astrazubit. Jeton në Prizren. 

Nguteshim. 

Gjarpëri”, “Ibrahim Gashi” e “Sabit Geci” 

Kishim kohën e caktuar që kishim me bisedua në Zyren Amerikane me zyrtarë të OSB-së. Kështu quhej kjo zyrë nga popullata e asaj ane por edhe si Zyrë Amerikane. 

Pas bisedës me zyrtarin e lartë (të OSB-së ?), Shaun Byrnes, Diplomat Amerikan jemi arrestuar pabesisht nga një “ushtarak” i lartë i UÇK-së i njohur tashme për opinion me nofkën “Gjarpëri”, Hashim Thaçi për të treguar se edhe ai kishte pushtet,  hakmarrës e inatçor na burgosi. Hashimi është prezentuar edhe si “Ibrahim Gashi” e “Sabit Geci”. Deri sa ne ishim në takim duke bisedua në Zyrën Amerikane, në Dragobil, “ushtari” Fehmi Kryeziu nga Bubaveci ka hyrë dy herë brenda në ZYRË dhe e ka ndërprerë bisedën duke na lënë një “thirrje”. Zyrtari i Zyrës së OSB-së, Shaun Byrnes i thonte ushtarit: 

-Pritni jashtë, derisa ta kryejmë bisedën! 

Por kjo ishte kultura e tyre, që në Amerikë e … Suedi, nuk lejohet e nuk guxon të pengohet zyrtari e ndërpritet takimi me ndërkombëtarët. Këte e bënte me vetëdije Hashim Thaçi dhe “policët ushtarakë”. 

Një bisedë miqësore në Presidencë me Presid. Ibrahim Rugova, Jakup Kastrati, ish kryetar i LDK-se dhe, kryetar i Kom. në Malishevë dhe unë, Sinan Kastrati, në mes. Prishtinë, korrik 2002

Pas bisedës e cila ishte ndërprerë disa herë, falenderuam Zyrtarin e Lartë Amerikan dhe dualëm nga Zyra. Jashtë, te pragu i derës na kanë pritur 4 ushtarë: Skender Hoti nga Carralluka, Demush Laci- Krasniqi nga Vll. Drenofci, Fehmi Kryezi nga fshati Bubavec dhe Shefqet Mazreku nga Malisheva. Ushtarët kanë qenë me uniformë “usharake”, me emblemë të “UÇK-së” dhe të armatosur. 

Çka kemi biseduar ne Zyren Amerikane dhe çka kemi kërkuar nga Ata? 

Unë, Jakup Kastrati e Cen Desku kemi kërkuar nga përfaqesuesi i Zyrës Amerikane dhe OSB-eja që ta ushtrojnë autoritetin dhe të ndikojnë te qeveritë e tyre që të bëjnë presion mbi Serbinë: 

  1. Që të largohet policia dhe ushtria serbe nga kjo anë,
  2. Të kthehet popullata shqiptare në shtëpitë e veta dhe
  3. Që te fillon mësimi nëpër shkolla fillore dhe të mesme në komunën tonë.

Këto kanë qenë tri kërkesat dhe temat e bisedës sonë. Takimi ka fillua në orën 11:45 minuta dhe ka përfunduar ne orën 13:30 minuta, afro dy orë, më 30 tetor 1998, në fshatin Dragobil.  

“Ushtarët policë”, na pritnin para deres. Njëri nga ta na tha (më duket ka qenë Shefqet Mazreku): 

-A ka mundësi që të flasim nja 15 minuta me juve, me mua, Jakupin dhe Cenin? 

-Me kënaqesi iu kemi thënë dhe kemi shkua te kerri që na priste pak më larg. Një i afërm që kishte qenë me neve n`t`pame na tha ngadalë: 

-Jo 15 minuta po kanë me iu burgos”! 

Nuk besonim se janë kaq të pabesë, na kidnapojnë, na rrehin e na burgosin. 

Kur kemi hy në kerr (makinë), duart ni kanë lidhur dhe na i kanë qit “Maskat”. Sytë ni kanë mbyllur me shamia kurse kokën na kanë mbulua me kese e thas të najlonit. 

Në kerrin ku ishim unë (Jakup Kastrati) e Cen Desku, shofer ishte Sabit Hafir Kleqka. E njihnim sepse kishim qenë te ai. Ishte vëllai i Sadik Shalës (Kleqka) që ishte vrarë në Rahovec. Kemi hyrë në kerrin që ishte edhe “ushtaraku i lartë”, Hashim Thaçi”, vazhdon rrëfimin Jakupi, që është edhe djali i axhës tim. Ceni nuk ka pranua asgjë, madje as që e njeh apo i ka rreh Hashimi.  

Më 28 nëntor 1998, në Dragobil, po në prezencën e Shaun Byrnes dhe diplomatit tjetër amerikan, William Walker, ish ambasadori i OSBE në Kosovë janë lirua Jakup Kastrati, Cen Desku dhe William Walker, ish ambasadori i OSBE në Kosovë 

Pas lirimit, Jakup Kastrati, Cen Desku dhe Shën Berns me kerr të blinduar Amerikan kanë shkua në Turjakë. Shën Berns, ka ndejt disa orë në odën e Rrahman Kastratit, nipit të Shaban Seferit, djalë i mixhës. Aty, ai ka bisedua me Ukë Imerin, babën e autorit. 

Për fund: 

Cen Desku, sikurse Gjergj Dedaj, nuk tregon të vërtetën (Gjergji gënjen, rren, ndërsa Ceni, gjoja ka harrua, pra edhe ky rren).  

Reagimin tim e shkruajta në shpejtësi dhe është i mundshëm ndonjë gabim i vogël por kjo është e vërtetë 100% dhe jam në gjendje të debatoj me çdo njeri që mendon ndryshe, që ka aergumente të besueshme, dëshmi e fakte.  

Literatura e konsulltuar, jo e tëra:  

“Jakup Kastrati rrëfen burgosjen nga UÇK-ja (VIDEO)”, Infoshqip, 12:26 / 19.11.2016  

https://www.infoshqip.com/jakup-kastrati-rrefen-burgosjen-nga-uck-ja-video/  

 “Prokuror Millaku, urdhëro faktet, burgose Hashimin!” 

Denoncim publik kundër “prokurorit” Reshat Millakut dhe Hashim Thaçit, “president” 

https://www.ballikombetar.info/prokuror-millaku-urdhero-faktet-burgose-hashimin/  

“JAKUP KASTRATI KRYETAR I LDK-se MALISHEVE”  

3 468 shikime, i para 9 år vjetëve 

ARRESTUAR ME 30 TETOR 1998 NE DRAGOBIL TE MALISHEVES DHE LIRUAR ME 27 NENTOR 1998 POASHTU NE DRAGOBIL   

https://www.youtube.com/watch?v=gmvy_k5Yzp4  

“Emision Drejtesia ne Kosove Krimi ne Bellanice 2” (Nga minuta 24:10 mi. flet Jakup Kastrati)”  

140 825 shikime, para 7 vjetëve 

https://www.youtube.com/watch?v=mn-XzL3jH-Q  

“Debat Plus me Ermal Pandurin – RRËFIMI I CEN DESKUT“  

37 390 shikime, i para 2 vjetëve në Debat Plus me Ermal Pandurin – RRËFIMI I CEN DESKUT  

Cen Desku – Bashkëthemelues i degës së LDK-se në komunën e Malishevës … 

95 kommentarer 

Zeri i Kosovës, e enjte, 5 nëntor 1998. Kumtesa nr. 4 e Drejtorisë së Policisë Ushtarake të UÇK-së

ttps://www.youtube.com/watch?v=C1RkYKSqUmc  

”Përfundon dëshmia e Byrnes në Speciale, pyetet sërish për lirimin e gazetarëve të Tanjug-ut dhe zyrtarëve të LDK-së”, 03 prill 2024| 12:03  

https://www.epokaere.com/perfundon-deshmia-e-byrnes-ne-speciale-pyetet-serish-per-lirimin-e-gazetareve-te-tanjug-ut-dhe-zyrtareve-te-ldk-se/  

ZËRI I KOSOVËS 

ORGAN I LÊVIZJES POPULLORED TË KOSOVËS 

Rubrika: AKTUALITETE, E enjte, 5 nëntor 1998 

Kumtesë nr. 4 e Drejtorisë së Policisë Ushtarake të UÇK-së  

”U arrestuan nga Policia Ushtarake e UÇK-së dy funksionarë të LDK-së Policia Ushtarake e nënzonës operative të Pashtrikut, më datën 30. 10. 1998 ndërmorri masën e arrestit ndaj Jakup Kastratit nga fshati Turjakë të Komunës së Malishevës, kryetar i LDK-së, Dega në Malishevë dhe Cenë Deskut nga fshati Siqeve me vendbanim në Malishevë, nënkryetar i kësaj Dege. 

Nga vizita te Ibrahim Rugova: Sinan, Jakup e Januz Kastrati. Presidenti Rugova duke na përcjellur. Prishtinë, 2001

Në bazë të të dhënave të shërbimit informativ të UÇK-së, për veprimtarinë e tyre kundër luftës çlirimtare të UÇK-së. Të lartpërmendurit kanë propaganduar për dorëzim të armëve në bashkëpunim me kolaboracionistët Selman Biniqi (duhët të jetë ”Binishi”, përm. imi) nga fshati Banjë dhe Ramiz Hoxha nga Bellanica, kohë më parë të ekzekutuar nga UÇK-ja si dhe janë në koordinim të vazhdueshëm me Agim Krasniqin, antarë i Kryesisë së LDK-së, i cili shërbimit informativ të UÇK-së i është i njohur si inspirues i luftës speciale kundër UÇK-së dhe nismëtar i njëfarë policie autonomiste të Kosovës. 

Sinan Kastrati, në mes me djemtë e Ramiz Hoxhës, i pushkatur: Fadili e Enver Hoxha. Malishevë, 2014

Ndaj të arrestuarve Jakup Kastrati dhe Cenë Desku, Drejtoria e Policisë Ushtarake të UÇK-së, sektori i hetuesisë, është duke kryer hetime në burgun nr. 3. 

Prishtinë, 01. 11. 1998 

DREJTORIA E POLICISË USHTARAKE E USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS  

Malmö, 3 prill 2024 

sinankastrati09@hotmail.com 

Drini është regjistruar edhe për tre vite të tjera, me 29 mars 2024, andaj nuk ka nevojë për ndihma të tjera…!

1

Të dashur miqë e dashamirë të portalit Drini, ua bëjmë të ditur se me 29 mars 2024, portali Drini është regjistruar edhe për tre vite të tjera, kështu që i fëlemnderojmë të gjithë ata që ndihmuan duke dërguar para për regjistrimin e tij dhe ua bëjmë të ditur të tjerëve që të mos dërgojnë më asnjë cent, pasie nuk është më nevoja.

Sidoqoftë, redaksia e Drinit i falemnderon nga zemra të gjithë ata që ndihmuan që portali të regjistrohej në afatin kur i kalonte koha, pasi mospagesa e regjistrimit nënkuptonte mbylljen e tij.

Pas 18 vite të funksionimit, sidomos pas daljes së rregullt nga shtatori 2011 , media e vogël Drini, që gjithsesi ishte dhe vazhdon të jetë me ndikim të madh në përhapjen e së vërtetës së mohuar e të ndjekur shqiptare, e ka lujtuar rolin e vet të duhur në luftimin e panislamizmit ndër shqiptarët.

Natyrisht se asnjëri prej atyre që kanë shkruar e vazhdon të shkruaj për Drinin, nuk do të ndalet nga domosdoja e dhënies së mëtutjeshme të ndihmesës për luftimin e kësaj të keqeje, që ende vazhdon ta luftoj kulturën, historinë, traditat dhe zakonet shqiptare.

Me këtë rast pasi i falemnderojmë të gjithë ata që e dhanë ndihmesën e paharruar në mbajtjen e Drinit si dritare e domosdoshme informative, kërkojmë prej të gjithë juve që ta gjeni ndonjë të ri i cili në kohët që vijnë ta shprehë gatishmërinë për ta udhëhequr Drinin , pasi koha e jetës aktive në punë e udhëheqësit të portalit, Gjergj – Bajram Kabashit, është duke u afruar.

Pra, kërkojmë prej të gjithë juve që t’i gjeni disa persona (deri në tre veta), që në kohët që vijnë ta marrin përsipër udhëheqjen e Drinit.

Natyrisht që Gjergj – Bajram Kabashi githnjë deri sa të jetë e mundur e të ketë mundësi, do t’u qëndroj pas atyre që e marrin përsipër udhëheqjen e mëtejshme të Drinit, me të vetmen kërkesë që të vazhdohet me politikën origjinale redaktuese, që nënkupton respektimin e shprehjes së lirë të mendimit të secilit, me përjashtim të sjelljeve devijante antishqiptare, që duhen luftuar pandërprerë edhe në të ardhshme, gjithnjë sa të ketë nevojë për këtë.

Me respekt: Redaksia e Drinit

Pse vajtoni o Shqiptarë? Pse i latë manastiret të braktisura dhe pse thatë jemi myslimanë, e jo shqiptarë?!

Nga: Valbona Spahia
___
Pse vajtoni o Shqiptarë
“Tokat e Manastirit na i kanë marrë”?!!
Pse vajtoni, pse ulërini
pse zanin sot n’qiell e ngrini,
pse, pse o Shqiptarë
o fatkqinjë, o të marrë,
pse për Manastirin vajtoni sot
pse s’e ruajtët atë mot,
pse, pse o gjakprishur
pse latë Kishat e braktisur,
pse s’i ruajtët si sytë e ballit
po ua latë n’dorë shkjaut?!!
Pse, pse o Shqiptar
i vetvetes zullumqar,
pse tradhëtove rrënjët tua
pse pranove fe të huaj,
pse ndërrove me fes plisin,
pse shkele gjakun, fisin
pse mohove historinë,
pse e humbe lavdinë,
pse, pse o Shqiptar
pse u bane kaq i marrë?!
Manastirin e Deçanit
ia dhe vet shkjaut!!
(V.S)
/
Mund të jetë një imazh i 9 persona dhe teksti
” Atëherë kur mos të jem,
s’dua britma n’gjuhë të huaj,
para varrit e para Zotit
dua gjuhën e Kastriotit!”
U tha, u bë!
E Diela e Pashkëve , 31.03. 2024

Përgjigje “Mërgimtarit”…!

2

Aurel Dasareti, Australi: “Një mik më dërgoi këtë “koment” të tij” ;

https://www.drini.us/cfare-duhet-te-bejme-kur-gjeniu-i-shqiperise-eshte-bastard/

Mergimtari 2 Prill 2024 Në 10:03 am

zotni Auerel Dasarati! (…)

***

Shkarravinën e tij ua tregova edhe prindërve, vëllait dhe motrës. Kemi qeshur shumë. Babai tha se paska qenë edhe më shakaxhi se Komiku Ali – i Irakut.

E përshëndes shakaxhiun. Tregoja këtë intervistën me mikun tim të madh, tashmë të ndjerin Zeqir Lushaj, që të mësoj pak për mua. Dhe një këshillë shumë serioze për të: 
I nderur “Mergimtari”, shkarravit çka të duash, por: Asnjëherë mos kërcëno njerëzit me kanunEmoji.  

The rooster and the horse agreed not to step on each other`s feet.

Zeqir Lushaj: Intervistë ekskluzive me ekspertin Aurel Dasareti

Masakra e Tivarit, një gjenocid që nuk harrohet

Nga: Ndue Bacaj

___

Për njerëzit normalë nuk asnjë pikë dyshimi se historia e komunizmit në Shqipëri është më e zeza e të gjitha historive që njohin regjimet e këtij lloji që i përkisnin shekullit 20-të, Në kujtesën e njerzëve rreth gjysëm shekulli komunizëm njihet jo vetëm si regjimi diktatorial i Partisë (Komuniste) të Punës, por edhe e udhëheqësit absolut Enver Hoxhes, krimet e të cilit edhe sot ku kujtohen nga shumica e shqiptarëve, bëjnë të dridhen siç thuhet edhe fëmijën në bark të nënës. Një ndër krimet më monstruoze, ose supermedalja e medaljeve të zeza antishqiptare që ende valëvitet si krim pa ndëshkim në “gjoksin” e ligështuar, por jo shkatërruar të komunizmit shqiptar është pa asnjë mëdyshje, ajo që në kujtesën e njerëzve njihet si Masakra e Tivarit. Kjo masakër mbi popullsinë autoktonte shqiptare të Kosovës e ekzekutuar në vitin 1945 (31mars-02 prill) nga ushtria Serbo-Malazeze, është bekuar dhe ndihmuar nga komunistët shqiptarë, të cilët bënë si kurban të parë për dashninë që i kishte marruar e qorruar për Jugosllavinë e Titon, vëllezërit e tyre kosovarë, shpirti i të cilëve ende edhe sot nuk gjenë prehje as në botën qiellore, madje oshtimat e këtyre rreth 4-5 mijë shpirtrave edhe sot kërkojnë “Shpagim”, si ndaj kriminelëve sllavë dhe atyre që mjerisht njihen si shqiptarë. Kriminelët Serbo-Malazezë duhej të denoheshin edhe nga gjykata ndërkombëtare (edhe pse tashma pjesa më e madhe e tyre nuk jetojnë më), ashtu si dhe kriminelët nazi-fashist që ende ndiqen e denohen për krimet e tyre, shpesh herë shumë më të vogla e pa përgjegjësi direkte, sesa autorët e masakrës të Tivarit, që janë konkret e të pa fshehur….

M A S A K R A !

Partia Komuniste Shqiptare nuk ishte asgjë tjetër përveçse produkt serbo-sllav, ajo programin e saj “nacional” e shoqëror e kishte thjesht një derivat të partisë mëmë Komuniste të Titos, madje në hapat e saj të parë pas vitit 1944, komunistët shqiptarë ende nuk kishin “mësuar” të ecnin vetë, ata vazhdonin të ecateshin nga Partia Komuniste Jugosllave, si fëmija që ecatej nga nëna e vet. E pikërisht në këto momente “dhelpra” e kuqe Serbo-Malazeze filloi të realizojë doktrinën famëkeqe të akademikut serb Vasa Çubrilloviçit (të 07 marsit1937 dhe të plotësuar në atë të 03 nentorit 1944), në të cilën në pikën e III-të shkruhet: “Për këtë spastrim të shqiptarëve (krysisht të Kosoves) duhet organizuar ushtria nacional-çlirimtare e Jugosllavisë, e cila pa mëshirë duhet ta pastrojë territorin, sidomos duke shfrytëzuar tezat se shqiptarët janë kundër luftës Nac-Çl. në Jugosllavi dhe kanë bashkëpunuar me okupatorët fashistë” (Vasa Çubrilloviç – Manjinski problem u novoj Jugoslaviji, më 03. II. 1944, fq.. 1-21). Në frymën e kësaj “filozofie”, më 21 nëntor 1944 kryesia e AVNOJ-it amnistoi thuajse të gjithë kundërshtarët e saj Çetnik, ku përnjëherë ata u shndërruan në Partizanë. Në zbatim të platformës pushtuese e kriminale të Jugosllavisë (më saktë Serbisë) ndaj Kosovës, Shtabi suprem i Jugosllavisë me datën 8 shkurt 1945 me firmën e vetë Titos (sipas kerkeses se Miladin Popoviçit që ishte sekretari krahinor i PKJ per Kosoven..) shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe administrimin Ushtarak të Kosovës. Në fakt njëkohësisht edhe në Shqipërinë Veriore (Janar 1945) me urdhër të Enver Hoxhës, korporata dhe divizione të ushtrisë Nac-Çl. kishin bërë shtetrrethimin, gjithashtu sipas dokumentave që gjenden edhe sot në arkivin e shtetit shqiptar, me urdhër të Titos, E. Hoxha dërgoi për të luftuar përtej kufijve të Shqipërisë (londineze) Divizionet e V dhe VI, ku bënin pjesë Brigada e III, V dhe XXV Sulmuese të cilat kaluan në drejtim të Mitrovicës e të Sanxhakut, si dhe Brigadat e VI, VII, VIII dhe XXII Sulmuese në drejtim të Podgoricës e të Danilovgradit, duke bërë kështu edhe kapërcimin e kufijve Etnik të Shqipërisë. Në krye të këtyre forcave “shkëlqenin” dje dhe sot shumë komunistë shqiptarë protagonistë të mëvonshëm, por dy e kanë ruajtur plotësisht “shkëlqimin” (edhe pse sot kanë vdekur) e ata janë Ramiz Alia dhe Shefqet Peçi. Ky eksponent i lart i komunizmit shqiptar në tubimin e fushes Tuzit (7 shkurtit 1945), perveç të tjerave do të deklaronte:” Vëllezer malazez u mblodhem ketu per tu thenë…shqiptareve që banojnë në Mal të Zi,se ata janë bërë çerdhe reaksionaresh të ikur nga Shqiperia..” (Gazeta “Pobjeda “ mars 1945 dhe gazeta e shkodres “Koha e Re”, mars 1945). (Siç shihet me keto që u ka thënë Sh. Peçi,shqiptarëve në trojet e veta të mbetura nën Malin e Zi kerkon tu “mohoi” edhe autoktoninë)… Për të vërtetuar më mirë misionin kriminal të këtyre forcave me emrin paradoksal (me veprimet që kryenin në fakt) “ushtria nacional-çlirimtare” po citoj një urdhër të E. Hoxhës që jua dërgonte komandave të Ushtrisë nacional-çlirimtare i cili gjëndet në Arkivin Qendror të Ushtrisë; dosja 45 e vitit 1944, ku ndër të tjera shkruhet: “Të asgjësohen pa mëshirë nacionalistët dhe reaksionarët shqiptarë, brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë (ku me këtë nënkuptohej Kosova dhe vise të tjera të mbetura jasht kufirit politik të 1913-së N.B.), pa treguar as më të voglën tolerancë…”. Nga ky dokument e të tjera del e qartë qëllimi i Ushtrisë që Enver Hoxha dërgoi në viset Jugosllave në ndihmë të “vëllezërve” sllavë, pra për të vrarë, prerë e shkatërruar gjithë nacionalizmin shqiptar që mbante gjallë shqiptarët e trevave Etnike, që ishin gllabëruar padrejtësishtë nga Sllavët e jugut… Por gjithsesi edhe pas këtyre vendimeve e kordinimeve në mes Titos e Hoxhës ishte e vështirë që të kolonizonin përsëri këto treva safi shqiptare, e veçanërisht Kosovës martire, ku padyshim ishte djepi i rezistencës antisllave ndër dekada. Për të arritur qëllimin ogurzi të pushtimit serb të Kosovës në planet sekrete të Jugosllavisë së Titos u përpunua në janar të vitit 1945, programi i zbrazjes së Kosovës nga pjesa më aktive e popullsisë, të cilët gjoja nën një program për nevojat e Ushtrisë nacional-çlirimtare të Jugosllavisë nga Kosova do të rekrutoheshin 50 mijë burra me moshë kryesisht të re e aktive gjoja për të luftuar, ku ky veprim do të kryhej me shpejtësi, pasi sipas tyre e kërkonte koha, dhe për këtë kishte dijeni udhëheqja komuniste Kosovare dhe e Shqipërisë. Por “aresyen” e ketij mobilizimi të dhunshem e kriminal e tregon Bllagoje Neshkoviç (Sekretar krahinor serb) në një analizë që i bënë gjendjes në Kosovë duke theksuar: “…Në Kosovë e në Rrafshin e Dukagjinit nuk keni njeri që nuk ka pushkë dhe këta njerzë në çdo rast mund të çohen në kryengritje. Populli nuk është me ne. Po e shohim se shqiptaret në numrin më të madh janë kunder levizjes Nacionalçlirimtare.” (D. Erakoviç, Kosova tokë e premtuar, gaz. Rilindja dt.26 korrik 1989). Në vijim të këtij “programi” në mars të vitit 1945 pushteti i dhunshëm Serb-komunist pasi grumbulloi mijëra të rinj kosovarë si rekrutë (ushtarë) bëri një organizim gjoja ushtarak për t’i dërguar në frontin luftarak të Triestes (kunder fashizmit), por për të arritur atje do të ndiqej itinerari i lëvizjes Prizren-Kukës-Pukë-Vau i Dejës-Shkodër- Ulqin-Tivar… Kjo armatë në fakt nuk i përngjante një ushtrie të vërtetë, pasi në mesin e saj ishin grumbulluar edhe fëmijë 14 e 15 vjeçarë, që ishin thuajse zhveshur e zbathur. Për lëvizjen e këtyre trupave u ngarkua të kujdesej OZNA (UDB-ja e mëvonshme) si dhe Ministria e Brendshme Shqiptare që në atë kohë ministër kishte Haxhi Lleshin. Por në këtë kohë forcat ushtarake nacionaliste të Kosovës që komandoheshin nga Shaban Polluzha e tjer nacionalist u urdhëruan nga shtabi i Titos të largohen nga Kosova në drejtim të Sremit, ku padyshim ishte përgatitur një Tivar i dytë. Por komandanti legjendar nacionalist Shaban Polluzha nuk pranoi duke u shprehur: “Ne nuk nisemi andej nga na thotë dikushi”.. E kështu u detyrua të luftojë bashkë me shokët e tij kundër forcave pushtuese Serbe e të E. Hoxhës, derisa u vra më 21 shkurt 1945 në betejën masakër të Drenicës. Për megjithë ketë plani serbo-jugosllav per rekrutimin e shqiptareve të Kosoves nuk u ndal, ndaj u mobilizuan me dhunë një numër i madh shqiptarësh që sipas disa dokumenteve shkonte rreth 17 mijë vetë, të cilët u ndanë në dy grupime, njëri nga rrafshi i Dukagjinit, i përqëndruar në Prizren dhe tjetri nga rrafshi i Kosovës i përqëndruar në Suharekë. Kontrollin e marshimit të këtyre forcave shqiptare do ta bënin forcat ushtarake Serbo-Malazeze, ku spikaste armatimi modern i Jugosllavëve, dhe mos armatosja e shqiptarëve që gjoja do të bëhej në Tivar. Organizimi i marshimit u nda në tri kolona dhe filluan nga Prizreni; Kolona e parë do të nisej me 24 mars 1945, kolona e dytë me 25 mars (1945) dhe kolona e tretë me 26 mars (1945). Pra siç shihet këta shqiptar të Kosoves të rekrutuar me mashtrime e me dhunë i kishin ndarë në tre pjesë dhe do të leviznin në tre data të ndryshme me qellim asgjesimin më të lehtë të tyre.. Asgjësimi i “ushtarëve” shqiptarë vazhdoi gjatë tërë rrugës, ku pas çdo kthese, lugine të thellë, ngjitje malore, kroni uji apo të ndonjë skute u muar jeta e këtyre vëllezërve kosovarë nga dora kriminale Serbo-Malazeze-komuniste. Vlenë të theksohet se pritja më kriminele u është berë rekruteve shqiptar të Kosoves në Shkodër ku u gjendën para befasive kriminale që kishte organizuar shteti komunist, duke mbledhur grupe proletarësh (nënkupto horrash), që duke kaluar kosovarët u thirrnin ballist, tradhtarë e deri i gjuanin me sende që shteti ju a kishte rekomanduar, duke dëshmuar kështu se në Shqipërinë “mëmë” që e quanin kosovarët tashmë sundonin po dreqnit sllav, ndonëse vetëm emrat i dëshmonin për shqiptarë. Por pikërisht kriminelët shqiptarë e shkodranë që ndihmuan forcat Serbe në këtë marshim tragjik, me anë të komandës tyre të përgjithshme ushtarake në Shkodër do të njoftonin komandën e përgjithshme në Tiranë “… se grupimi i dytë me rreth 3000 vetë sapo arriti në breg të detit pranë Tivarit u rrethuan nga Forcat Jugosllave. Prej këtij grupi u larguan elementët sllavë, ndërsa mbi shqiptarët u hap zjarr”. E kështu në fakt është vepruar me shqiptarët e tri kolonave të cilët pasi kishin arritur nga data 31 mars deri me dt.02 prill (1945). Duke bërë që vetëm në Tivar të humbin jetën mbi 3000 shqiptarë të pafajshëm, të cilët ishin detyruar ti “përgjigjën” thirrjes së ushtrisë Jugosllave për t’u mobilizuar, për të luftuar gjoja kundër bishës fashiste që ende ishte gjallë, madje përgjigja e shqiptarëve për t’u mobilizuar ishte diçka më e lehtë pasi në këtë mobilizim kishin dorë vëllezërit e Shqipërisë “Londineze”, që komunizmi i kishte vëllazëruar me armiqt e hershëm sllavë. Por përpara se të mberrihej në Tivar kishin humbur jetën gjatë rruges të pakten 1500 shqiptar të Kosoves. Vetë shteti komunist shqiptar e pranon se në teritorin shqiptar janë vrarë të pakten njemijë Kosovar. Bedri Spahiu si prokuror i pergjithshem ushtarak në gjyqin kundër Koçi Xoxes (që donin tja faturonin këtë krim) deklaronte:” Xhelatet e Rankoviçit që janë shquar për krimet alla-fashiste kundër popullit të thjeshtë të Kosoves, i kanë vazhduar këto masakra kundra tyre nëpermjet rrugës prej kufirit tonë në Kukes e deri në Ulqin, duke vrarë me qindra prej tyre. Ishte kjo një rrugë e pergjakshme e fshatarëve të thjeshtë kosovarë brenda dhe jashtë tokës sonë deri në Ulqin..”. (Pretenca e Bedri Spahiut në gjyqin e lartë kunder grupit trockist. Tiranë 1949). Deshmi rrenqethse të kesaj masakre janë transmetuar deri sot nga dëshmitarë të pakët që kishin mbijetuar, ku një ndër keta ka qënë Azem Hajdini –Xani, i cili veç të tjerave këto deshmi i ka hellur në librin e tij,MASAKLRA E TIVARIT, botuar në vitin 1998 në Prishtinë. Nga këto dëshmi edhe sot “mesojmë” për këtë masakër që ende të duket se degjon të freskëta ushtimat e tmerrshme të të gjitha llojeve të armëve që godisnin nga të katër anët vëllezërit tanë shqiptarë të Kosovës, (në Tivarin e vjeter), por njëkohësisht edhe ushtimin e shpirtrave të pafajshëm që nuk gjendin vend më në trupat e bërë shoshë e të coptuar nga kriminelët e Titos që Enveri tashmë i kishte bërë xhan e shpirt. Ja disa nga keto “dëshmi”: Në qendër të Tivarit oficerët serb vranë për terror Syl Gllobarin vetëm se u përpoq që të bisedonte me ta për të pirë ujë. 80 shqiptarë pasi njëherë i lidhin e pastaj i zgjidhin i pushkatojnë përnjëherësh, në sy të tjerëve, të cilët i urdhëruan për t’i futur në një shesh të rrethuar me tela me gjemba për ti asgjësuar të gjithë si më sipër. Në hyrje të këtij “kampi” me tela me gjemba i prisnin ushtarët kriminelë serb që kënaqeshin me sadizmin e tyre duke i goditur shqiptarët me shufra hekuri në kokë, duke shkaktuar kështu pellgje gjaku. Milazim Haxhiu nga Ternavci u vra kur tentoi ti merret pistoletën një ushtari Malazez, ndërsa të riun shqiptar Ibrahim Koca i cili u bëri thirrje shokëve për qëndresë, e shpuan me bajonet dhe i prenë hundën, veshët dhe e bënë copa-copa. Ndërsa i shpëtuari nga kjo masakër (Azem Hajdini) do të dëshmonte: “Se gjatë daljes nga ngrehina pas pushimit të zjarrit munda të njoh të vrarë, Asllan Mustafën nga Ternavci, Bislim Pajazitin nga Krasmirovci, Bejt Bislimin nga Kryshevci, Sinan Avdiun e Hysen Zeqon nga Kopiliqi, si dhe dy të tjerë nga Prekazi. Me këtë rast po cilesojmë edhe një mënyrë tjeter kriminale të ekzekutimit kolektiv të shqiptareve të Kosoves në Tivar.. Një natë prilli, erdhi urdhri per të vijuar rrugen gjoja per të shkuar në front, për këtë duhej të kalonin kanalin e Çioves…rreth 100 metra të gjërë. Ura ishte bombarduar dhe për këtë futen me dhunë në një target rreth 150-180 kosovarë, të ngarkuar në shpinë me armë e paisje ushtarake. U pa qartë se u kalua pesha e lejuar dy-tre fish më shumë. Pasi trageti kaloi 20-30 metra nga bregu i kanalit u degjua një krisem e fuqishme, me ç’rast trageti u nda në dysh dhe u shkatërrua plotësisht, duke lëshuar në ujë të gjithë të ngarkuarit shqiptar…U mbush kanali me plisa të bardhë që notonin mbi ujë…Humben jeten menjeherë rreth 65 shqiptar, ndër të cilet u nxorren dhe identifikuan 29 veta që u varrosen në Trogir: Ajet M.Murseli (1917, Doganaj), Arif Sh. Provoliu (1918,Soponicë), Riza I. Kasa (1913, Rekë),Azem H. Berisha 1920,Runjevë), Kadri L. Lulolli (1922, Biçec), Ukshin H. Palloshi (1923, Biçec), Xhavit Sh. Korraqi (1920 Kovaçec), Hamit L. Bela (1925, Xhurxhedell), Xhavit I. Reka (1926 Kerbliq), Qamil I. Sopa (1923,Nikoc), Habib Xh. Bruti (1917 Drenogllavë), Hasip M. Luma (1918, Glloboshicë), Avdi I. Buqi (Drenogllavë), Sabri A. Bushi (1929, Pustenik), Bajram Sh. Bushi (1930, Pustenik), Feti S. Berisha (1924, Goranzë), Hazir B. Berisha (1919, Gornazë), Kasem H. Berisha (1920, Goranzë), Xhemal V. Kaloshi (1924, Goranzë),Hamit Xh. Topojani (1924, Neçec), Nazmi A. Huneli (1928, Neshancë). Ipë A. Qajani (1927,Krivenik), Jashar H. Dernjani (1919, Plodonicë), Ahmet A. Dernjani (1919,Plodonicë), Haziz V. Çupi (1921, Plodonicë), Beqir I. Çupi (1921, Plodonicë) dhe Nuredin M. Derguti (1923, Varosh, Ferizaj)..(Azem Hajdini-Xani,Masakra e Tivarit, Prishtinë 1998, Uran Butka,“Masakra e Tivarit dhe pergjegjësia e shtetit shqiptar”, fq.134-135, Tiranë 2011). (VOO: në mes kllapave është e shënuar vitlindja dhe vendlindja, N.B.). Masakren me ekzekutim me armë të shqiptareve në Tivar jugosllavet ja kishin ngarkuar Brigades X që udhehiqej nga ekzekutoret kriminel Gosha Markoviç dhe Vladimir Roloviç. Në një raport të shtabit të kesaj ushtrie kriminale shkruhet se: “..U hap zjarr nga pushkët dhe armët automatike. U hollën bomba nga të gjitha anët, dhe në ato të shtëna u perfshinë edhe keshilltaret, infermieret, me një fjalë shtiu (mbi shqiptarët) çdokush që pati armë. Të shtënat pushuan atëherë kur nga grumbulli nuk u ngrit më asnjë njeri dhe kur nuk levizi njeri…” (Pjesë nga raporti i shtabit të kolones IV të AJ, dt.8.4.1945). Nga kjo masaker që u mori jetën mijëra shqiptarëve të pafajshëm nuk po mundem pa cilësuar edhe rrefimin e të mbijetuarit Sadri Bytyçi, që në ketë masaker nga familja e tij mbeten të vdekur katër burra; Avdi Bytyçi, Abdulla Bytyçi, Nuhi Bytyçi dhe Syl Bytyçi. (Azem Hajdini-Xani,Masakra e Tivarit, Prishtinë 1998). Ndërsa në librin “Genocidi serbomadh dhe qëndresa shqiptare” në faqen 456 gjenden edhe emrat e këtyre viktimave të fundmarsit 1945: Xhemal Shaqir Hoxha, Xheladin Limon Shala, Xheladin Nuredin Morina, Zeqir Zenel Thaçi, Ramadan Thaçi, Murat Mazreku e tjerë. Në librin; Në flakën e revolucionit” Prishtinë 1981, shenohen emrat e të masakruarve e pushkatuarve, Hajdin Shukolli nga Suhareka, Ibrahim Baku nga Bllaca, Isuf Kryezive nga Gjakova, Jahir Sula, Jahja Mamusha, Met Pirkunga nga Bllaca e tjer e tjer.. Dëshmitë e emrat janë të pambarimtë pasi masakrat serbe nuk rreshtën thuajse kurrë… Ku të gjithë këta djem nënash shqiptare që ishin rekrutuar ishin nga viset me shqiptarë të Kosovës e Shqiptarisë, ata ishin nga Mitrovica e Podujeva, Vuçiterna, Prishtina, Kaçaniku, Gjilani, Lipjani, Shtimja, Suhareka, Istogu, Peja, Rugova, Gjakova, Rahoveci, Bragashi, Prizreni, Tetova e tjerë… Në Beograd edhe sot gjindet (i pacensuruar) dokumenti i koduar (K.D.SH., krimet-93/19-64, k-25), ku ndër të tjera thuhet se gjatë “Çlirimit” të Kosovës nga fashistet, nacionalistet, tradhtaret e bashkepuntoret e fashizmit u likuiduan: në Gjilan 7854 veta, në Drenicë 4820 vetë, në Tetovë 4100 vetë, në Bihor 3820 vetë, në Prishtinë 3675 vetë, në Pejë 3540 vetë, në Mitrovicë e rrethina 1970 vetë, në Podujevë 1670 vetë, në Pazar 1410 vetë, në Shkup e rrethina 1450 vetë, në Ferizaj rreth 1260 vetë, në Prizren 1250 vetë, në Tetovë 900 vetë, në Gjakovë 730 vetë, në Gostivar 600 vetë, në Plavë-Guci 710 vetë, në Rahovec 750 vetë, në Roxhaje 715 vetë, në Kumanovë 780 vetë, në Preshevë 690 vetë, në Dragash 500 vetë, në Kërçovë 490 vetë, në Ulqin 515 vetë, në Suharekë 420 vetë, në Dubrovnik 120 vetë, në rrugën Kukës-Shkodër 110 vetë, në Togir 80 vetë, në Vershac 30 vetë në Deçan 30 vetë, në Tivar 2629 vetë (pra me gojën e tyre kriminelët komunistë sllavë e pranojnë që u kanë marrë jetën 2629 shqiptarëve të pafajshëm vetem në Tivar, kur shifra mund të jetë vetëm e zvogëluar, (N.B), e tjerë… Pra po të mbledhësh këtë shifër krimesh del se vetë pushteti jugosllav ka vrarë mbi 47 mijë shqiptarë të cilët kishin të vetmin “faj” se kishin lindur e banuar në trojet e tyre etnike gjysh pas gjyshi dhe mijëra vjet përpara se të zbrisnin si turmë arinjësh serbo-sllavët nga Uralet e akullta, dhe se nuk deshironin të jetonin të pushtuar nga Serbët. Një ndër projektuesit e zbatuesit kryesor të masakrave antishqiptare Aleksander Rankoviç (pasi bie prej fikut) pohon një pjesë të vogël të këtij krimi, kur thotë: “Gjatë rrugës Prizren-Ulqin janë vrarë pa faj 400 vetë, si rast i gabimeve të organeve më të Ulta”. Natyrisht ky nuk ishte një rast që gabohej nga mvarës të Rankoviçit, por ishte vetë strategjia e shtetit komunist jugosllav. E pas masakrës së Tivarit, që është edhe ajsbergu i krimeve të shtetit të ish-komunistëve të sllavëve të jugut, qëndronte “Bekimi” kriminal i klikës komuniste shqiptare, e cila pas kësaj në vend që të ngrinte zërin në të gjitha institucionet europiane e botërore, ajo jo vetëm heshti, por fill pas kësaj dekoron shumë nga këta kriminelë. Dekorimi i kriminelëve Serbo-Malazez është bërë me Vendimin nr. 17 të datës 5. 9. 1945 dhe është një listë prej 55 personash, ku përveç dekorimit të Dushan Mugoshës që mban nr. 9 në listë, është edhe Miladin Popoviçi me nr. 8 (pas vdekjes), pasi ja kishte kthyer patkonjtë prej diellit patrioti trim nga Gjakova Haki Tafa, që me 13 mars 1945) e vazhdon deri tek krimineli, organizatori e zbatuesi i vrasjes të rreth 50 mijë shqiptarëve, Ministri fa)mëkeq i Punëve të Brendshme të Jugosllavisë Aleksandër Rankoviç. Në listen që dekorohet antishqiptari i tërbuar Rankoviç e ka numrin rendor 11 dhe thuhet se dekorohet me urdhrin “Ylli Partizan” i Klasit Parë. Ky vendim kriminal i komunistëve shqiptar në fund mbyllet me “siglën” “Për Kryesinë e Këshillit Antifashist Nac-Çl. Sekretari Koço Tashko, d.v. dhe Kryetari Dr. Omer Nishani d.v.. Ku dekorimi është berë me propozimin e Enver Hoxhes.. Ky dekorim i kriminelëve serbo-malazez në fakt vinte pas dekorimeve që u kishte bërë vetë Titoja udhëheqësve komunist shqiptarë fillë pas Masakrës së Tivarit në fund-marsin dhe fillim- prillin e vitit 1945. Natyrisht këtë Titoja e kishte bërë për kontributin që kishin dhënë në shfarosjen e nacionalizmës shqiptare kudo në trojet etnike shqiptare të mbetura nën Jugosllavi. E motivacioni ishte “Për kontribut të shquar në Luftën Antifashiste dhe në luftën kundër tradhëtarëve e bashkëpunëtorëve me pushtuesin fashist”. Nga vlersimet e Jugosllavisë të Titos u dekoruan Enver Hoxha, Koçi Xoxe, Bedri Spahiu, Mehmet Shehu, Dali Ndreu, Sejfulla Melishova, Baba Faja Martaneshi, Ymer Dishnica, Nako Spiro, Tuk Jakova, e tjerë. Kur litarin që e kishte lidhur bandën e kuqe të E. Hoxhës pas qerres së Titos e Jugosllavisë e këputi “baba” Stalini, së bashku me këtë lak u këputën shumë nga emrat që shënuam më sipër ish miq e bashkëpunëtorë të Enver Hoxhës, i cili si maja lakut i mbeti në dorë Stalinit të cilit i shërbeu edhe pas vdekjes… Gjithsesi kur Titon e Jugosllavinë i bëri lanet Stalini, në Shqipëri Enveri këtij “shenjtori” që i falej i bëri shumë kurbane, ku për të justifikuar jo vetëm kurbanet por edhe tradhëtinë e krimin ndaj bashkëkombasve të vet, masakrën e Tivarit e tjera u mundua t’ja faturojë ish bashkëpunëtorit të tij më të ngushtë Koçi Xoxes. Ja se çfarë thuhet në një dokument të Arkivit Qendror të Shtetit… “Me mijëra kosovarë të pafajshëm janë pushkatuar ilegalisht nga organet e UDB-së si gjatë luftës ashtu edhe pas luftës. Në këto masakra ka marrë pjesë edhe agjenti i qeverisë jugosllave në gjirin e Qeverisë shqiptare, tradhëtari Koçi Xoxe, i cili në cilësinë e Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë në fillim të vitit 1945 autorizoi oficerët e UDB-së që të pushkatojnë ilegalisht dhe pa gjyq, në tokën shqiptare më tepër se 1000 kosovarë të pafajshëm. Këtu vlenë të sqarohet se po t’u referohemi fakteve e dokumentave të fundit të vitit 1944, vitit 1945 e deri në muajin maj 1946 Ministër i Punve të Brendshme ka qenë Haxhi Lleshi, i cili njëkohësisht ka dhënë edhe autorizimin përkatës, e cilesuam këtë për hirë të vërtetës, por Koçi Xoxe nuk ka qënë aspak më pak kriminel se Haxhi Lleshi, Shefqet Peçi apo vetë shefi i tyre Enver Hoxha e tjerë nga ky “vathë”. Ndërsa komunisti kosovar Fadil Hoxha që ishte N/Komandanti i shtabit të Kosmetit akuzohet se ishte njëri nga aprovuesit e masakres së Tivarit, ku Fadili e shtoj zollumin duke kërkuar që të vriten përseri kosovarë të tjerë jashtë “planifikimit” për ti marrur hakun Miladin Popoviçt të vrarë… (Proklamata e Shtabit të LLTSH, tetor 1945, Uran Butka,“Masakra e Tivarit dhe pergjegjësia e shtetit shqiptar”, fq.188-189, Tiranë 2011). Cilsuam Fadil Hoxhen, por një rol të till Kriminal kanë edhe komunistë e ushtarakë të tjerë Kosovar të njohur që militonin në vathen serbo- jugosllave.. Të duket disi e çuditshme se pas disa viteve edhe “revizionisto”-komunisti Tito dënon me të njëjtën procedurë ish-Minstrin e tij të Brendshëm Rankoviç duke i ngarkuar faje të paqëna, e deri duke ja faturuar atij edhe krimin e pashembullt të Masakrës së Tivarit, por edhe vrasjen e zhdukjen e rreth 50 mijë shqiptarëve per rikolonizimin serb të Kosoves. Per hirë vertetes duhet thënë se në vitin 2010 (në mos gabofsha), qeveria shqiptare e asaj kohe ngriti një komision per të hetuar per Masakren e Tivarit. U grumbulluan shume dokumente e matriale shkresore nga arkivat e shtetit shqiptar, nga arkivat e ish Jugosllavisë etjerë. Por keto dokumente e matriale shkresore mbeten të tilla, përveçse historiani Uran Butka (ish antar i këtij komisioni) i përmblodhi në një libër të veçantë me titullin: “Masakra e Tivarit dhe pergjegjësia e shtetit shqiptar”, botuar me ndihmesen e Ministrisë së Turizmit, Kultures, Rinisë dhe Sportit në vitin 2011…

Ah sikur të kishte përfunduar me kaq “dashnia” sllavo-komuniste !!!. Por fatkeqësisht kjo “dashni” edhe sot trashigohet në mënyra të ndryshme nga trashigimtarët e komunizmit shqiptar me emër të ndryshuar, por në sherbim të sllavo-serbisë dhe në dëm të shqiptarisë…

90-vjetori i aktores Margarita Xhepa, Rama: Ikonë e historisë së teatrit e filmit shqiptar

1

Nga: Klotilda Saracini

TIRANË, 2 prill/ATSH/ Aktorja e njohur e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa, “Nderi i Kombit”, festoi sot 90-vjetorin e lindjes.

Kryeministri Edi Rama solli momente nga aktiviteti i organizuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. “Margarita Xhepa, aktorja ikonë e historisë së teatrit e filmit shqiptar, mbush sot 90 vjeç”, shkroi Rama në rrjetet sociale duke i uruar ditëlindjen aktores.

Në aktivitetin e organizuar me rastin e 90-vjetorit të lindjes së Margarita Xhepës, ishte i pranishëm Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, aktorja e njohur Tinka Kurti, aktorja Yllka Mujo, aktorë të tjerë njohur të skenës shqiptare, miq, familjarë etj.

Në fjalën e tij, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja tha se “sot feston ditëlindjen një nga margaritarët e gjerdanit tonë të kinemasë me aq shumë kontribute në artin shqiptar”.

“Margarita Xhepa është një ikonë e çmuar e këtij kombi, është një artistja që i dha jetë dhe përjetësoi aq shumë personazhe që janë skalitur kaq thellë në kujtesën e miliona shqiptarëve”, theksoi Gonxhja.

Ministri Gonxhja u shpreh se “ky aktivitet sot na rikthen pas në rrugëtimin e saj prej një ylli kinematografie ku çdo vit që kalon i shton më shumë asaj edhe shkëlqimin”.

“Margarita siç koha e ka dëshmuar me sharmin dhe fisnikërinë që ju karakterizon jeni krenaria e këtij vendi”, tha Gonxhja.

Aktorja Margarita Xhepa falënderoi ministrin Gonxhja për aktivitetin e organizuar, ndërsa theksoi se “në qytetin tim të lindjes në Lushnjë, ishte një zakon që nuk i festonin ditëlindjet e vajzave edhe djemtë e mi më vonë donin të më festonin ditëlindjen, por unë u thosha nuk jam mësuar. Kështu që sot është ditëlindja e parë që festoj në këtë moshë madhore”.

Xhepa solli në vëmendje edhe fillimet e nisjes së karrierës së saj.

“Një fat të madh që kam pasur në jetën time kur dhashë provim në Liceun Artistik aty fati im qëlloi regjisori Pandi Stillu, i cili pasi dëgjoi dy poezitë e mia më bëri edhe një ushtrim edhe u bind më tha vajzë më prit në korridor sa të mbaroj provimin, kur doli më tha, nesër eja në teatër se kemi bashkë me drejtorin diçka për t’ju thënë. Rrugës duke ecur mendoja çfarë do të ishte. Shkova në teatër ishte drejtor Kolë Jakova, regjisori Stillu i propozoi drejtorit dhe i tha këtë vajzë do ta marrim në teatër si aktore dhe të bëjë edhe Liceun Artistik”, tha Xhepa.

Më tej aktorja Margarita Xhepa u shpreh se “arti ka të veçantën e tij që emancipon shoqërinë”.

Aktorja e njohur Tinka Kurti tha se “Margarita është ylli i skenës dhe ylli i jetës, edhe për shoqërinë edhe për skenën. Lum ai që ka mundësi të ketë miqësi aq shumë sa kam unë me të apo si di ajo të trajtojë njerëzit”.

Regjisori Kujtim Çashku u shpreh se “të flasësh për ty është një privilegj, të flasësh për ty është si të flasësh për dashurinë. Por  a ka njeri të thotë ç’është dashuria në vetvete. Pse e them këtë gjë? Sepse mendoj që për breza të tërë që kanë kaluar që janë dhe do të vijnë do të mbetesh një simbol dashurie”.

Ndërsa aktorja Rajmonda Bulku tha se “Margarita Xhepa është një aktore e jashtëzakonshme, unike si një brilant që shkëlqen”.

Të ftuarit vizituan edhe një ekspozitë me veshjet që Margarita Xhepa ka veshur në film dhe teatër.

Margarita Xhepa, një nga zonjat më të mëdha të teatrit dhe filmit shqiptar, gjatë karrierës së saj, ka krijuar mbi 150 role në teatër dhe 32 role në kinematografi.

/k.s/ ATSH

Mos e braktisni zotin e shkencës për zotin e fesë …!

3
Autor : Lirim Gashi , Prishtinë
___
Të dashur motra dhe vëllezër shqiptarë!
Nëse doni përparim, atëherë duhet ta rindezni dashurinë tuaj për shkencën, filozofinë, kulturën, artin dhe letërsinë.
Por për ta lidhur shkencën, kulturën, artin, filozofinë dhe letërsinë me Hazreti Muhamedin, ju duhet ta huazoni lidhjen e krishterimit me Nikolla Kopernikun dhe Xordano Brunon.
Dhe meqenëse krishterimi mesjetar i vrau që të dy pikërisht sepse ata predikuan dhe përhapën fjalën e Zotit të shkencës, kulturës, filozofisë, artit dhe letërsisë, ju me vetëdije të plotë preferuat kthimin në epokën e errët të Mesjetës.
Ndërkohë, krishterimi modern e ka parë dhe e ka pranuar gabimin e tij, jo sepse dashuria e priftërinjve për shkencën, kulturën, artin, filozofinë dhe letërsinë është rritur, por sepse shoqëritë e zgjuara dhe të ndritura krishtere ua kanë kthyer atyre shpinën.
Pse ua kanë kthyer atyre shpinën?
Sepse janë gërditur nga marrëzia, hipokrizia, perversiteti, pedofilia dhe dhuna e tyre dhe i kanë dëbuar nga aparati shtetëror, duke i dërguar në ferr të mallkuar.
Që atëherë, shoqëritë e krishtera perëndimore kanë përparuar në çdo mënyrë dhe miliona muslimanë kanë kërkuar mbrojtje nga regjimet islamike klero-fashiste në vendet e tyre demokratike dhe të përparuara.
Por ju jeni peshq budallenj sepse truri juaj ka vëllimin e trurit të peshkut.
Sepse ju kafshoni grepat e agjentëve të shërbimeve sekrete serbe, turke, arabe dhe ruse dhe e dërgoni shoqërinë tonë me hapa të shpejtë drejt mesjetës.
Urime.
Sikur ta dinit sa e vogël është dituria dhe fuqia e Zotit të Tevratit, Biblës dhe Kuranit dhe sa e madhe është dituria dhe fuqia e Zotit të shkencës, filozofisë, kulturës, artit dhe letërsisë, ju nga turpi do ta pinit ujin e helmuar të laboratorëve të centraleve bërthamore ruse dhe do ta fillonit vullnetarisht udhëtimin drejt Xhenetit të mbretit të injorancës dhe errësirës Dr. Hajvan Shefqenko Krasniqit.
Por ju nuk keni as guxim ta bëni këtë, sepse jeni budallenj frikacakë dhe kokat tuaja janë të zbrazëta nga arsyeja e shëndoshë po aq sa shishet e pijanecëve rusë nga vodka.

Glauk Konjufca priti në takim një delegacion parlamentar nga Shqipëria

1

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga kryetari i Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, Ardian Gola, priti sot në takim Komisionin për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të drejtuar nga Flutura Açka. 

Në takim Kryetari Konjufca vlerësoi lart bashkëpunimin që Kosova dhe Shqipëria kanë ndërmjet tyre, duke e konsideruar atë shembull për vendet e tjera në rajon. Kryetari i Kuvendit shprehu interesimin dhe gatishmërinë për t’i vazhduar marrëdhëniet e tilla me Tiranën në të gjitha fushat, duke i kultivuar dhe intensifikuar më tej ato, në të mirë të të dyja vendeve, veçanërisht në rrafshin parlamentar.

Kryetari Konjufca theksoi nevojën e një dinamike të re të bashkëpunimit midis dy vendeve tona, përfshirë këtu sferën e arsimit, si njërën nga shtyllat kryesore të zhvillimit, për të rezultuar me arsim cilësor dhe konkurrues në tregun global.   

Anëtarët e delegacionit parlamentar nga Shqipëria falënderuan kryetarin Konjufca për pritjen e ngrohtë dhe njëkohësisht shprehën interesimin e tyre për të rritur angazhimet në funksion të kooperimit sa më të madh ndërparlamentar midis Kosovës dhe Shqipërisë.

Në takim u sugjeruan vizita më të shpeshta të ndërsjella të komisioneve parlamentare, për të kontribuuar sa më shumë si në përafrimin dhe avancimin e legjislacionit, ashtu edhe të këmbimit të përvojave parlamentare.