Kreu Blog Faqe 841

Gani Qarri: Mjaft më, xhamive dhe turko-arabizimit në Kosovë!

0
Në foto: Xhamia e Bresanës, Sharr, Prizren

Nga: Gani Qarri, analist politik

___

Ndërtimi i xhamisë më të madhe në rajon, prej më tepër se 42 milion eurove, mu në qendër të Prishtinës në kohën kur niveli i arsimit në Kosovë, ka rënën nën nivelin arsimor të vendeve afrikane dhe shteti ynë i ri, nuk ka asnjë fabrikë të vetme, për prodhime cilësore të nivelit evropian, vërtetë ka lënë pa mend jo vetëm shqiptarët, të cilët ëndërrojnë një vend pune, një jetë të dinjitetshme në shtetin e vet dhe të ardhme evropiane për fëmijët e tyre, por veçanërisht faktorin ndërkombëtar, që edhe mese një çerek shekulli pas çlirimit, përkundër faktit se para çmendurive të arabizimit masiv me xhami mbi 42 milionëshe të Kosovës, e ka shumë të vështirë, tua shpjegojë arsyen popujve të vet,  është i detyruar akoma ta mbështes Kosovën në të gjitha drejtimet; financiarisht, ushtarakisht politikisht e krejt format dhe mënyrat, që nga shtetndërtimi, shëndetësia, arsimi, ekonomia dhe deri te skemat sociale.
Xhamia e Madhe e Prishtinës, për ndërtimin e së cilës Diyaneti i Turqisë i ka siguruar 42 milionë euro para të taksapaguesve turq. Diyanati është organizatë e afërt me Qeverinë Turke dhe e ka si qëllim kryesor përhapjen e islamit në botë, sidomos në viset e dikurshme të Perandorisë Osmane, që ishin nën pushtimin e saj
***
I vetmi sinjal shprese për kundërvënie adekuate çmendurisë talebano-vahabiste turko-arabe, në Kosovë, aktualisht mbetet “Nisma e Deçanit”, që edhe është ndërmarrje shumë e qëlluar, e cila për të arritur suksesin maksimal, duhet të bëjë disa ndryshime, të vogla e kosmetike në dukje, por me shumë ndikim, në opinion dhe të mëdha në veprime, si futja e këshillimit, për emërtim kombëtar të të konvertuarve, p.sh. nga emrat turk, apo arab ; sadat, emin, mehmet, sadedin etj, çdo shqiptarë i konvertuar të riemërohet me emra shqip: Agron, Agim, Alban, Kujtim, Kastriot, Përparim,  etj, veprim ky që do të kryente shumë punë, do ta bënte konvertimin shumë më atraktiv, joshte bashkëkombësit gjithandej ti bashkohen me dëshirë kësaj nisme e shqipëronin emrat e vet, si dhe bënte ata të krenoheshin njëkohësisht edhe me emërtim të pastër kombëtar!
Përndryshe siç dihet tanimë botërisht, xhamitë e panumërta të ndërtuara vend e pa vend, po bëjnë kërdinë kudo në Kosovë, të cilat nuk janë më, thjeshtë vetëm objekte “fetare” por janë kthyer në fabrika masive për transferimin e egër industrial, të identitetit kombëtar shqiptar, në atë turko-arabo-fetar.
Në to nuk sheh qoftë edhe një mbishkrim shqip, asnjë shenjë a simbol kombëtar, ligjërohet pothuajse vetëm arabisht, me ndonjë përkthim gjysmak me gojë, aty këtu, bëhen edhe thirrje për xhihad dhe flitet e shpjegohet vetëm mbi tokën e “shamit”, traditat e prapambetura mesjetare arabe dhe vetëm për turq e arab.
Në Kosovën tonë të vogël, këtë vend të vjetër dardan dhe të banuar pothuajse tërësisht me shqiptar, sot ka mese 900 xhami bashkë me të ashtu quajturat shkolla kuranore, të shndërruara tanimë në bunker të imamëve turko-arab të BIK-ut, që jo vetëm dëshiron ta mbulojnë tërë Kosovën me xhami, por shefi i BIK-ut Naim Tërnava para vetëm disa kohësh edhe kërcënonte publikisht shqiptarët, që të ikin nga vendi i tyre, nëse nuk u pëlqen arabizimi, me të cilin BIK po e kthen në mesjetë Kosovën.
Albin Kurti me Naim Tërnavën, duke u interesuar për projektin për meremetimin e një xhamie…
***
Llogaritur për kokë banori, edhe po të banohej vendi ynë me 100% musliman, për nga numri i xhamive turko-arabe, Kosova për momentin ia tejkalon edhe vet Stambollit apo edhe Bangladeshit e Kandaharit.
Ndërsa fatkeqësi më vete e cila po tronditë që nga paslufta kombin tonë të vogël, mbetet fakti se imamët shqipfolës të paguar majm nga BIK-u, me parat e dyshimta arabe, pothuajse nëpër të gjitha xhamitë, me shpejtësi marramendëse po transformojnë, veçanërisht të rinjtë tanë, por edhe shqiptarët masivisht nga popull evropian, në komunitet fetar afrikano-aziatik, gjë që do duhej ti alarmonte vërtetë shumë veçanërisht “inteligjencën”, që fatkeqësisht, po dëshmon se nuk ka qenë kurrë më e papërgatitur dhe e varfër, deri në ekstrem-mendërisht.
Prandaj shteti duhet të zgjohet, përfundimisht nga gjumi dhe ti parandalohej rreptësishtë e me vendim të prerë, të gjitha këto prapësi të rrezikshme të cilat po e shkatërrojnë vendin dhe të rinjtë tanë kudo.
Vetëm Prizreni sot numëron rreth 40 xhami, pra ndoshta edhe më tepër se sa që ka shkolla. Por sikur mos të mjaftonin as të gjitha këto, për çudi edhe atje, nën udhëheqjen e “haskukajt” bëheshin thirrje dogmatike dhe dëgjoheshin zëra të mekur, që edhe mbi Kalasë së qytetit historik të “Lidhjes Kombëtare Shqiptare”, t`ia hipnin një xhami, përmbi.
Po ashtu, pas kërcënimeve, si ato të kryeimamit të përhershëm të BIK-ut, se ai i pari, do të bie “shehit” që në qendër të Prishtinës, me leje ose edhe pa leje, ta ndërtojnë edhe një xhami, një edhe më të madhe, të madhe sa nuk ka tjetër, madje më të madhen nga më të mëdhatë në gjithë rajonin, ajo përfundimisht edhe po ngritët, duke habitur gjithë botën me koston e saj, prej më tepër se 42 milion eurove, e cila do ti hijezojë përgjithmonë murgshëm, shumë rrugë e parqe dhe tërë arkitekturën evropiane të kryeqytetit të Kosovës!
Në anën tjetër, xhamia e Çarshisë në Prishtinë, e cila thuhet se është edhe më e vjetra në Ballkan, ka kohë që ka mbetur bosh, është mbushë bërllok dhe kthyer në vatër të drogës dhe prostitucionit, por për të nuk tregon asnjë interesim z.Tërnava as BIKU, famoz i tij.
Madje mediat njoftojnë se të paktën edhe 25-26 xhami tjera në vendbanime të ndryshme të Kosovës, nuk përdoren as frekuentohen më nga askush, por përkundër të gjithave imamët turko arab, nuk reshtin me misionin e tyre antikombëtar, duke organizuar edhe më tej, vetëm ngritje xhamish.
Sa herë fluturojmë mbi Kosovë, gjatë vizitave në atdhe, nuk të sheh syri pothuajse asgjë tjetër të re, përveç xhamive të ngritura vend e pa vend, të cilat mbijnë si kërpudhat pas shiut edhe nëpër varre, buzë rrugëve kryesore, e ku jo tjetër, nevojë e pa nevojë, nga imam dhe organizata të dyshimta fetare, me para të pakontrolluara e origjinë të dyshimtë të organizatave kontroverse arabe.
Deri kur do të lejohen avaze të tilla dhe edhe sa kohë do të durojnë shqiptarët që BIK-u, ta hijezojë mbarë Kosovën me arkitekturën hijerëndë të mesjetës turko-arabe, edhe mese pas kaq vitesh pas çlirimit, sikur nuk e di askush.
Ndaj kështu siç ka marrë turr BIK-u, me ndërtime xhamish, në çdo cep dhe skutë të atdheut tonë të shtrenjtë, krijohet përshtypja, se shqiptarët e Kosovës, janë popull “sui generis” në Evropë dhe Ballkan, të cilët nuk kanë asnjë nevojë tjetër, përveç ndërtimit të xhamive, madje atyre nuk u duhet fare puna, shkollat as fabrikat, sepse ushqehen nga xhamitë.
Pamje nga koha kur terroristët e mëvonshëm islamik, Lavdërim Muhaxheri e të tjerë shovenistë të rinj Musliman nga e ashtuquajtura “Rinia Muslimane e Kosovës”, protestonin për shkak të ndërtimit të Katedrales “Nëna Tereze” në Prishtinë. Në atë kohë e pas saj, pas protestuesve qëndronte BIK-u. Më vonë ata u organziuan me pothuaj 400 shqipfolës të tjerë shkuan të luftonin e disa edhe e dhanë jetën për të ashtuquajturen “Toka e Shamit” dhe “Levanti-t” në Siri e Irak, pasi BIK-u me një “qarkore” u pati bërë thirrje të rinjve që të shkonin për ta mbrojtur “Tokën e Shamit që është aq e rëndësishme për Allahun”.
***
E çfarë hanë shqipfolësit e arabizuar aty…..?!
Për fat të mirë inteligjenca dhe qytetaria më në fund sikur po zgjohen nga kllapia e gjatë dhe të lodhur e të frustëruar nga të gjitha sa po bëjnë imamët e papërgjegjshëm turko-arab, kanë vendosur të reagojnë kundër mega vërshimeve të xhamive të cilat po mbijnë kudo, si kërpudhat pas shiut.
Kështu që përfundimisht ata dhe filluan nisiativën e shumëpritur për nënshkrimin e një peticioni të qëlluar kundër ngritjes së mëtejme të objekteve të tilla boshe e të thata, si dhe lindi iniciativa për konvertimin e tyre në besimin e të parëve.
Mjaftë më me këto xhami!
Sa u takon këtyre objekteve të huaja mesjetare në vendin tonë, edhe unë personalisht jam kundër dhe u bashkohem të gjithë atyre, që janë për ndalimin e ndërtimit të mëtejmë të xhamive, në Prishtinë dhe kudo tjetër në vendin tonë.
Të gjithë jemi dëshmitar se objekte të tilla, kudo që janë ngritur dhe lejuar, që nga Kosova, Shqipëria, Evropa dhe deri në Amerikën e largët, përveç radikalizmit islamik, nuk kanë prodhuar asgjë të mirë për shqiptarët, përveç urrejtjes ndaj progresit e zhvillimit dhe botës së përparuar.
Xhamitë nuk janë institucione shkollimi as fakultete, ato praktikojnë dogmën ndaj asnjëherë nuk kanë nxjerrë, as nxjerrin kurrë, asnjë kuadër të vetëm efecientë ekonomiko-financiare dhe asgjë të mirëseardhur që do të garantonte financa të qëndrueshme as mbarëvajtjen ekonomike, për ushqyerjen dhe mbijetesën e banorëve të varfër në vend.
Përkund razi aty mbillet urrejtje dhe radikalizohen të rinjtë, keqpërdoret mosha e tyre e njomë, të cilët po prej këtyre objekteve dogmatike mesjetare, disa qindra nga ata, janë dërguar fshehurazi nga familjet, dhe kanë lënë edhe jetën, në luftëra të huaja, siç kishim raste më tepër se të mjaftueshme në Siri e Irak, ku u dërguan mese 370 të rinj shqiptar, duke lënë shumë prindër e familje pa bijtë e tyre të dashur.
Nisur nga këto fakte, unë personalisht mendojë se Kosova ka më tepër se që në fakt i duhen xhami, ndaj jam kundër ndërtimit të mëtejmë të tyre dhe shkatërrimin e atyre që janë të panevojshme, përfshi ato të ndërtuara pa leje dhe jashtë rregullave të planifikimit hapësinorë.
Në vend të xhamive boshe, Kosovës i duhen më shumë shkolla të mbushura me nxënës të mirë-përgatitur, me arsimin më cilësor, çerdhe moderne fëmijësh dhe vendstrehime bashkëkohore për pleq e të sëmurë,të mbetur pa përkujdesje shoqërore.
Në Kosovë nga ndërtimi i xhamive, populli kurrë nuk ka pasur asnjë përfitim praktik përveç pasurimeve marramendëse e të paligjshme financiare të imamëve vahabistë të cilët për parat me prejardhje të dyshimtë që marrin, duan ti shtojnë edhe më tepër xhamitë dhe arabizojnë gjithë Kosovën.
Nga imam të tillë, që nga paslufta në Kosovë, drejtësisë dhe shtetit tonë të vogël i dolën dhe dalin vazhdimisht telashe të mëdha, si për mbikëqyrjen ashtu edhe për pengimin e akteve terroriste dhe arrestimin e islamistëve të shumtë radikal në vend.
Me shtimin kaq të madh të xhamive, lind përshtypja sikur ky popull jeton vetëm nga feja mesjetare dhe xhamitë turko arabe.
Shqiptarët kurrë nuk e kanë lënë vendin e vet, për shkakun se atyre u munguan “xhamitë”.
Përkundrazi, ata edhe sot, detyrohen të ikin nga mungesa e kushteve për mbijetesë, derisa para syve të tyre të uritur, imamët e BIK-ut, në bashkëpunim me organizata të dyshimta arabe, shpenzojnë miliarda euro, për vetura moderne, shtëpi marramendëse dhe ndërtime xhamish turko-arabe, fare të panevojshme, kur shihet me sy, se si po ikin masivisht njerëzit nga vendi.
Xhamia e re në Llugaxhi të Lipjanit… Ndërtimi i xhamive pas luftës është bërë gjithmonë në pikat më strategjike të vendit dhe domosdoshmërisht afër shkollave.
***
Xhamitë përveçse në asnjë kohë dhe rast, nuk dhanë qoftë edhe një shembull pozitiv kombëtar e human, po këto xhami, sot po i japin edhe pamje- tmerrësisht aziatike mbarë Kosovës.
Pse u dashka tani të ndërtohet patjetër edhe një xhami e “madhe” si ajo në Prishtinë, se mos ato tjerat ishin të vogla !?
Në Kosovë ka rreth 900 xhami dhe të ashtuquajtura “shkolla të Kuranit”, ndërtuar pa asnjë kriter e plan dhe vend e pa vend, që nga pas lufta, kanë mbirë kudo nëpër të gjitha skutat e saj.
A thua edhe në një vend kaq të vogël si Kosova, nuk mjaftuaka gjithë kjo mori e xhamive të huaja aziatiko-afrikane mbi të cilat valojnë flamuj turko-arab dhe nuk ekziston asnjë shenjë kombëtare apo mbishkrim i vetëm në gjuhën shqipe?!
Si nuk duan ta shohin imamët e babëzitur me paranë e sheikëve të stërkequr arab, se rreth 26 apo edhe më shumë xhami, në vendbanime të ndryshme të Kosovës kanë mbetur bosh, objekte që nuk i përdorë askush dhe ngrehina që ekzistojnë kot.
Po shqiptarët, si ka mundësi të kenë harruan kaq shpejtë, se radikalizmi islam ka lindur, pikërisht nëpër xhami, është rritur e përhapur nga ato dhe kthyer në kërcënimin më serioz për të ardhmen e Kosovës!?
Imamët dhe Xhamitë e tilla, që nga fillimi i punës së tyre, zhvendosën tërësisht identitetin kombëtar evropian të shqiptarëve , në atë aziatiko-afrikan fetar.
Ndaj sot shifrat e “myslimanëve” të radikalizuar janë aq alarmuese, sa që edhe strukturat shtetërore dhe ato të shoqërisë civile, vetëm me shumë mund e përpjekje, po arrijnë t’i frenojnë këto zhvillimet kaq shqetësuese për vendin.
Për të gjitha, sa kanë ndodhur, bashkëfajtorë ishte dhe është BIK-u.
Me udhëzimet e BIK-ut, në të gjitha këto ngrehina afrikano-aziatike, më tepër ligjërohet arabisht, bëhen thirrje për xhihad dhe mbahen shpjegime vetëm për toka të arabëve dhe për turq e arab.
Imamët vahabistë të BIK-ut, nëpër xhami të ngritura, pothuajse për dhunshëm në vendin tonë, që numëron më pak se dy milionë banorë, prej vitit 2012, nga Kosova i nisin për ndihmë ISIS-it, në Siri e Irak, rreth 370 “ushtarë” shqiptar, mes të cilëve pati edhe të atillë që me vete morën edhe gra e fëmijë të pa fajshëm, ani pse gratë as fëmijët kurrë nuk ishin të interesuara për Siri as Irak, e lëre më për luftërat e tyre sektare.
Mese 60-70 prej tyre, thuhet deri më tani, të jenë vrarë, disa edhe si kamikaz, përderisa me gjithë shuarjen e ngadalshme por të trishtë të ISIS-it, mendohet se për të ashtuquajturin “Shtet Islamik”, edhe sot luftojnë qindra shqiptar.
Rreth 120, sosh flitet të jenë kthyer, me të cilët të gjithë jemi të vetëdijshëm se shteti, familjet dhe shoqëria nuk do të gjejnë kurrë qetësi, të ruhen nga planet e tyre terroriste të shpalosura disa herë më kërcënimet më makabre në media të shkruara dhe radio e televizionet vendore kundër Kosovës.
Prandaj një Kosovë kaq e vogël me mese 900 xhami turko-arabe, jo vetëm se ka shumë më tepër se që, në një shtet normal dhe vërtetë laik, mund të duhen dhe lejohen xhami, por në mënyrë urgjente duhet parë mundësia e rrëzimit masiv të tyre kudo që ato janë të tepërta dhe të panevojshme.
Kosova medoemos dhe sa më parë duhet t’ia kthej patjetër, vendit pamjen e vet evropiane duke ndaluar xhamitë dhe ndërtuar më shumë shkolla e fabrika për arsim, si dhe uljen e varfërisë, shpëtimin e shqiptarëve nga zhytja në radikalizëm islamik dhe pengimin e “mbytjes” së të rinjve tanë në dogmat fetare-afrikano-aziatike.
Sot Kosovës mbi të gjitha, i duhen vend-punime të bollshme, shkolla e fabrika si dhe zhvillim ekonomik e ngritje intelektuale dhe jo më xhami, në Prishtinë as kudo tjetër në shtetin tonë të vogël e të ri.
Shtimi edhe më tej i numrit të xhamive, në mënyrë masive rrit edhe rrezikun e shtimit të radikalistëve islamik në Kosovë, kur dihet mirë, se ishin po këto xhami, që jo vetëm furnizuan me ushtar ISIS-in, por bënë që të vdesin disa dhjetëra shqiptar në Siri e Irak dhe Kosova të konsiderohet nga Bota Demokratike, si vatër e terrorizmit islamik në Evropë.
Ngritja e asnjë xhamie, nuk ka dëshmuar deri më tani, se ka përmirësuar kushtet e jetesës së cilitdo qytetarë të thjeshtë, të varfër e të papunë të këtij vendi, përkundrazi ato kanë rritur radikalizmin, kudo që janë shfaqur.
Kështu që, unë personalisht i bashkohem me tërë qenien, peticionit të intelektualëve shqiptar dhe jam e mbetem gjithmonë, kundër dhënies së lejes për ngritjen e xhamisë në Prishtinë, apo kudo tjetër në vendin tonë.
Xhamia nuk është ilaç as posedon ndonjë shkop magjik për shërimin e asnjërës nga problemet e shumta që ballafaqohet Kosova dhe rëndojnë mbi vendin tonë.
Përkundrazi ndërtimi i tyre shton edhe më tepër rreziqet për shtim të radikalizmit dhe tensionim të mëtejmë të situatës brenda vendit dhe ftohjen e mardhënieve me shtetet mike europerëndimore.
Lumir Abdigjiku me kryesin e LDK-së, shtrojnë “iftar” politik për Naim Tërnavën e njerëzit e tij.
___
Shtete dhe popuj që me aq shumë elan dhe entusiazëm, kanë ndihmuar çlirimin dhe mbështesin e ndihmojnë shtendërtimin dhe avancimin e Kosovës në integrimet euro-atlantike deri te anëtarësimi saj, si shtet i pavarur me të drejta të plota, në OKB.
Ndaj, para se të jepen leje, për ndërtime xhamish vend e pa vend, të cilat edhe ashtu janë shumë më të tepërta, se që kanë nevojë shqiptarët për to, preferojë ngritjen e sa më shumë shkollave, objekteve ekonomike, punësimin e njerëzve, zhvillimin e përparimin shkencorë dhe ngritjen intelektuale të të rinjve shqiptar, si kushti më i sigurt për zgjidhjen e problemeve të grumbulluara tash e sa vite dhe integrimin e suksesshëm të Kosovës në organizatat më të rëndësishme euro-atlantike, deri te anëtarësimi në OKB.

Kush jam unë?

0

Nga Aurel Dasareti

Të dashur bashkatdhetarë,

Kjo letër e mëposhtme është shkruar para 11 viteve (më 06.04.2013). E dërgoj për botim për disa arsye që do t`i them pas një kohe të shkurtër. (PS: Populli më i vjetër i Evropës, shqiptarët, janë gati të zhdukin identitetin e vetvetes pellazg/ilir dhe shndërrohen në zero).

I dërgoj letrat e mia në disa grupe, përafërsisht 1000 persona. Dhe vetëm me disa prej jush kam pasur rastin të takohem personalisht. Ka shumë të tjerë që më pyesin të njëjtën gjë. Prandaj po dërgoj këtë letër.  Të gjithë kanë të drejtën e kujtimeve, por edhe sqarimeve, si shkrimtarët ashtu edhe lexuesit…

***

Bota shqiptare nuk kërkon nga gjenitë vepra dhe vlera, por adresa dhe personalitete që t`i adhurojë e pastaj t`i flakë tutje, t`i stolisë dhe pastaj t`i zhveshë, tu gëzohet e pastaj t`i tradhtojë.

Urrejtja patetike ndaj shqiptarëve fle në qoshet e thella të mendjes së pushtuesve dhe kolonizatorëve të trojeve tona etnike dhe zgjohet e shpërthen në kohë vështirësish, turbullirash, trazirash e rrëmujash.

Prandaj edhe paraqitja ime në dhomat e diskutimeve, që së bashku me ju, të jap kontributin tim i cili është vetëm një pikë uji që derdhet në lumin e madh. Detyra ime nuk është t`u jap të tjerëve atë që është objektivisht më e mira, por atë që është imja me sa më pastërti e sinqeritet që të mundem

Kur dikush vendos t`i bëjë portretin vetvetes publikisht, është si të tregojë një anekdotë apo të shkruaj  “nekrologjinë” (Përkujtim i shkurtër, që zakonisht botohet në shtyp për një njeri, i cili ka vdekur pak kohë më parë dhe që përshkruan jetën e veprimtarinë e tij).

Shumë simpatizues të shkrimeve të mia 12 vite me radhë më pyesin kush jam unë. Është mirësjellje të përgjigjem në kureshtjen, prandaj do të përsëris disa gjëra dhe po shtojë pak. Por jo në detaje. Mbaj një profil të ulët.

Aurel Dasareti, lindur Nëntor 1976, Sydney, Australi. Prej moshës 8 vjeçare kryesisht jetojë në USA (Kaliforni, Arizona), pjesën tjetër në Australi. Dy nënshtetësi. Njeri i rëndomtë, familjar. I martuar, gruaja ekonomiste (udhëheqë biznesin e përbashkët familjar), dy fëmijë nën moshën 3 vjeçare. Kam ndjekur studimet në një shkollë legjendare të themeluar në vitin 1802. Titujt më të lartë në shkencat psikologjike-ushtarake. Pëlqej shahun, notin, vrapimin, mjeshtër në aftësitë sportive luftarake. Motra antropologe, vëllai inxhinier i elektroteknikës. Nëna, psikiatër (arbëreshë) ka lindur në Australi, stërgjyshërit e saj kanë ikur prej Shqipërie në Itali (Venedik) nëse nuk gaboj aty nga viti 1512. Babai (psikolog), ka lindur në Amerikë, ndërsa gjyshi im me prejardhje nga Shkodra ka emigruar në vitin 1943. Katolik. Gjuhën shqipe kam filluar ta mësoj nga mosha 8 vjeçare. Tokën shqiptare për herë të parë e shkela në vitin 1994. Zotëroj në nivelin më të lartë gjuhën: anglishte, shqipe, italishte, latinishte, frëngjishte, gjermane. Në moshën e fëmijërisë, gjithë familja ime më e afërt, me bindje e arsye e kanë ndryshuar (amerikanizuar) identitetin por kjo nuk më bënë të mos jem më Aureli. Nuk është kjo hera e parë për ne, edhe stërgjyshi im (great-grandfather) e ka ndryshuar identitetin në vitin 1883. Asgjë interesante, nuk jemi as të parët e as të fundit në këtë aspekt. Nuk dua të bëjë vetveten dhe familjen objekt diskutimi dhe spekulimesh. Do të ishte joserioze ta paraqes në internet emrin/mbiemrin e tanishëm dhe fotografi që t`u bëjë të ditur të padëshirueshmëve: “Shikoni mirë si dukem, emrat, adresat e sakta…na vizitoni!”.

***

Qeveritari-politikani-zyrtari i trojeve arbërore është person i paguar nga unë e ti, person publik, prandaj fotografia, jeta-vepra e tyre doemos të dalin sa më shumë publikisht në skenë. Të tillët kanë obligim ligjor të shpalosin mbi tryezë të gjitha kartat. Opinioni ka të drejtë legjitime të shoh se kush dhe si i udhëheqë, si i përfaqëson në botë. Unë nuk paguhem nga shoqëria shqiptare e as që përfaqësoj zyrtarisht interesat e tyre. Unë jam nga masat, për të cilat vlen e kundërta e këtij parimi / obligimi. Çdo individ mban në vetvete gjëra që i përkasin, që i bëjnë mirë, që janë të veçanta për të, por që s`mund të dalin në dritë. Por, do të ishte kënaqësi të takohem fizikisht me motra dhe vëllezër shqiptar. Alternativa: chat, email.

Nevojitet të kemi disa bindje për të na udhëhequr në jetë. Nuk mund të mbështetemi vetëm te arsyeja. Qëndrimi i arsyeshëm ka vlera, por ka edhe kufizime. Nëse ngulim këmbë për të qëndruar brenda caqeve të arsyes, nuk mund ta përballojmë realitetin ku jetojmë. Në të kundërtën, bindja në gabueshmërinë tonë vetjake, mund të na shpjerë më përpara, duke na udhëhequr në jetë.

Jeta ime aktuale është fakt, në këtë aspekt unë s`kam mundësi ta qeras vetveten; por unë kam respekt për fatin dhe aspiratën time. Dymbëdhjetë vite me radhë për to jam duke folur.

Politika nuk përputhet, parimisht, me prirjet e mia, ndryshe prej kohësh do të isha një revolucionar. Megjithatë, isha pjesëmarrës aktiv (2 vjet) në luftërat e Ballkanit dhe kam dhënë ndihma të konsiderueshme ekonomike në Fondin “Vendlindja thërret”…

Prej vitit 2001 e deri tani, kam publikuar me qindra shkrime (falas) në faqe të ndryshme të internetit shqiptar por nuk kam dashur të shfrytëzoj identitetin e (great-grandfather) stërgjyshit tim nga Shkodra për motive reklamimi komercial. Unë asnjëherë nuk kam shfrytëzuar rastin të reklamoj biznesin e përbashkët të familjes sime, as 2  doktrinat e mia në gjuhën anglishte.  Atdhedashuria e pastër pa përfitime materiale ishte dhe mbetet në mua. Po të doja do të fitoja shuma të mëdha me aktivitete të kësaj natyre. I kam dyert e hapura të pranoj ofertat e disa politikanëve shumë pasanik për të propaganduar nëpër mediumet shqiptare dhe gjetiu “vlerat” personale të tyre dhe të partive që ata i kanë shndërruar në prona private.

Tani numërohen në gishta shqiptarët që nuk e kanë botuar ndonjë libër. Askush më nuk pyetën për kualitet dhe curriculum vitae të vërtetë, autori mund të jetë gjeni ama mund të jetë edhe shakaxhi, i pakualifikuar por me tituj akademik e diploma false. S`ka dert, nëse paguan disa qindra euro për botimin e “veprës” fantazon se edhe ai  bëhet Rilindës i famshëm. Kalemxhi e jo mahi, por për Shqipërinë tragjedi.

Para 2 javësh e shikova një film fëmijëror së bashku me nipin tim 6 vjeçar (djalin e vëllait). “Xhaxhi, edhe unë do të bëhem aktor”– më tha. “Qysh ashtu?”- e pyeta. “Si bre qysh ashtu, kur mundet të aktroje ky gaztori (clown) pse jo unë?!” – më çuditi me përgjigjen.

Planifikoj të shkruaj edhe 2 libra, të bëhen 5-6 e jo më shumë, përndryshe do të rrezikoja të bëhem një matuf.

***

Nëse ndonjë i panjohur të pyetën a mund të tregosh pak se kush je ti, çfarë do të thuash?  Kush jeni ju? Çfarë është identiteti juaj?

Shumë prej nesh do të dëshironin të përmendin emrin, gjininë, vendin ku jetojmë, me çka merremi (profesionin) ose çka studiojmë, interesat tona, ndoshta me ke jetojmë dhe jo më pak  cilësitë personale që ne besojmë se janë tipike për ne. Si e shihni ju veten dhe si ju mendoni se të tjerët ju shohin.

I gjithë ky informacion për ju, ajo që ne e quajmë identitetin tuaj, ju e keni grumbulluar nëpër të kaluarën tuaj.

Të gjithë sukseset dhe mossukseset e juaja, zgjedhjet që ju keni bërë në situata të ndryshme, të gjitha reagimet dhe mungesat e reagimeve nga njerëz të tjerë rreth jush. Dikush ka komentuar se keni qenë të këndshëm, apo dikush nuk e tha kurrë atë. Dikush të deshi ty aq shumë sa që je ndjerë me të vërtetë i vlefshëm, ose dikush nuk e bëri  këtë. Ti je i(e) bukur – apo jo. Ti  je i zgjuar – apo jo. Si e kuptoni ju botën e jashtme se është përgjigjur në sjelljen tuaj dhe ka dhënë reagime për atë që ju bëni, pamjen tuaj dhe atë që jeni; e gjithë kjo përcakton në një masë të madhe atë që ju e mendoni si identitetin tuaj.

Gjithçka që ka ndodhur në të kaluarën tënde ka ndihmuar të vendosësh se çka mendon ti se je sot. Ju identifikoheni me të kaluarën. E kaluara nuk ekziston më, ajo ekziston vetëm në mendjen tuaj, në kujtimet tuaja të asaj që ka ndodhur. Këto kujtime mund të jenë të vërteta, por shpesh ato janë të gabuara dhe vetëm interpretimi  juaj të asaj që ka ndodhur një herë prapa në kohë. Pra, me të vërtetë nuk është e kaluara ajo me të cilën ju identifikoheni, por mendimet tuaja në lidhje me të kaluarën.

Për shembull, nëse ju e shikoni veten si të aftë dhe i zgjuar, kjo është ndoshta për shkak të disa kujtimeve nga e kaluara, ku ju ishit duke bërë diçka dhe bërët  diçka të zgjuar, apo dikush në atë kohë ju ka thënë se jeni shumë të talentuar dhe të zgjuar. Por, ndoshta ndonjë person tjetër do të ndjehet jo i aftë e jo i zgjuar, edhe pse ai (ajo) kishte bërë pikërisht të njëjtën gjë, sepse ai e mbanë mend mirë një kohë kur ai dështoi dhe bëri ndonjë budallallëk, ose e di cilët janë më të mirë dhe më të zgjuar. Prandaj janë mendimet tona, bazuar në të kaluarën, e cila formon identitetin tonë.

Çfarë ndodh nëse ju në një moment mbaroni  për tu identifikuar me mendimet tuaja në lidhje me të kaluarën, kush jeni ju? Nuk është e lehtë për të braktisur të kaluarën në këtë mënyrë. Por nëse ti  përqendrohesh për këtë moment, atëherë e kaluara zhduket nga mendja juaj për një kohë. Provoje këtë!  Të jesh plotësisht i pranishëm në atë që ti je duke bërë tani. Kush je ti?

Papritmas ti nuk je më i mirë ose më i keq se të tjerët. Ti nuk je më i sjellshëm, më i zgjuar, më budalla, më i bukur, më i shëmtuar, më i këndshëm ose më i mërzitshëm se të tjerët.  Egoja juaj fillon plasaritjet dhe ju mund të vëreni se si është vetëm të jesh. Ju do të vini re se egoja juaj, mendimet tuaja se kush jeni, mendimet tuaja se kush janë njerëzit tjerë dhe të gjitha vlerësimet që ju gjithmonë i keni pas për vetveten dhe për të tjerët, janë një pengesë për dashuri dhe dhembshuri. Ti ke mundësinë, tani, të jesh plotësisht i pranishëm në këtë moment. Ju mund të vëreni se ka diçka më shumë në ju se ajo çfarë keni menduar se ishte identiteti juaj. Dhe se këtë  “më shumë” ti mund ta ndjesh thellë brenda  kur ju jeni të pranishëm në të tashmen, vetëm mirësinë.

Në të menduar, s`kanë rëndësi objektet pak a shumë rastësore të mendimit, por interpretimi, shkalla e ngrohtësisë  dhe kthjelltësisë me të cilat dikush përjeton dhe thellohet në problemet e kohës që jeton.

Faleminderit që më kuptuat,  ju donë shumë, të gjithëve,

Aurel Dasareti

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Shkrimtari dhe historiani Jusuf Buxhovi për nacionalizmin serb në Gjermani dhe për “Iftariadat” tona..!

0
Shkrimtari e historiani nga Prishtina, Jusuf Buxhovi
___
Këtë foto ma dërgoj sot kolegu im Jusuf Buxhovi, shkrimtari dhe historiani ynë i njohur.
Ai në mesenger më kishte shkruar këto fjalë:
“Shkrim i Bild-it të sotëm, rreth ndeshjes Alva Berlin – Partizan Beograd. Thuhet se referët nuk guxuan ta ndërprejnë ndeshjen, ngaqë organet e rendit (policia gjermane) kishte frikë nga reagimi i një mijë tifozëve serb në kryeqytetin gjerman!”
Shrimtari dhe historiani ynë i njohur, pastaj më kishte th¨në:
“Nacionalistët serbë pushtojnë Berlinin, ndërsa patriotat tanë nëpër iftariada!”
“Iftar” publik në Gori Mahalla të Mitrovicës, i organizyuar nga “policia e moralit islamik” në vitin 2022, që shteti i Kosovës ende s’po do ta kuptoj se kush qëndron pas organizimeve të tilla, ku shfaqet publikisht njëfar krenarie islame, mu në qytetin e ndarë padrejtëisht që nga paslufta.
*
Shumë e vërtetë, madje tepër e hidhur kjo që e thekson shkrimtari dhe historiani ynë i njohur… Pastaj po kërkojmë të na respektoj e nderoj bota, kur nuk e respektojmë e nderojmë historinë, kulturën dhe as traditat tona.
“Iftariadat” që me të drejtë i përmend Jusuf Buxhovi, po bëhen nën mbikqyrjen e “udhëheqjes sonë të shtetit”, që me heshtjen ndaj dukurisë së tillë aq të theksuar të islamit politike, po lejojnë të shkaktohen dëme të pa riparueshme kombëtare. Nuk ka qenë kurrë në traditën shqiptare që të organizohen parada të tilla me ceremoni fetare.
Shteti duhet të dijë se kush i organizon ceremonitë e tilla dhe kush qenka ai që paguan për shtrimin e “iftariadave” të tilla politike. Udhëheqjen partiake e shtetërore kudo ku jetojnë shqiptarët në Gadishullin Ilirik (Ballkan) , duhet ë jenë në dijeni të plotë të organizatorëve dhe ndaj tyre të ndërmirren masa konformë ligjit. Se as Shqipëria, as Kosova e as Maqedonia Veriore, nuk mund të jenë shtete ku do të lejohet teokracia dhe zëvendësimi i kushtetutave laike me “ligjin sharia”.
Ne jemi vetëm shqiptarë, islami politik nuk do të mund të dominojë e udhëheq kurrë ndër vendet shqiptare. Askush nuk ka të drejtë e nuk duhet lejuar që për hirë të votave të mjera elektorale, mund t’i lejohet ta shndërroj popullin Shqiptar në “Umet Musliman”, ashtu qysh kanë dashur e duan gjithnjë në histori Turqia, Serbia dhe Rusia.
Nacionalistët serbë organizohen për “Kosovën e tyre” edhe në Gjermani, e nacionalistët “tonë” panislamik për hirë të miletit-umetit të “profetit”, duan ta kallin shqiptarinë në vendin tonë.
Ne që ndihemi vetëm Shqiptarë domosdo do të fitojmë, por na kanë nxjerrë punë të madhe me pushtimin e brendshëm islamik, që për fat të keq po e përkrahin edhe disa “udhëheqës të shtetit”.

Astrit Zemaj, ambasador i Republikës së Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, reagon ndaj shkrimeve në mediat serbe

0

Shkruan: Astrit Zemaj, Ambasador i Republikës së Kosovës për marrëdhënie me NATO

Në vend te reagimit ndaj deklaratave malinje dhe të amnezisë historike të krimeve të tyre(Serbisë) kundër popullit të Kosovës, në vijim një pjesë e shkëputur nga Konferenca per media sot para 25 viteve, me 6 prill 1999, e mbajtur ne selinë e NATO-s nga nga zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea dhe Air Commodore, David Wilby, nga SHAPE-NATO.

  1. “Në Kosovë dje( 05.04.1999), brigada të blinduara të ushtrisë dhe policisë speciale serbe vazhduan të përqendrojnë përpjekjet e tyre në perëndim midis Pejës dhe Gjakovës dhe përgjatë kufirit Kosovë-Shqipëri. Situata e UÇK-së mbetet e njëjtë.

Forcat e NATO-s në Kosovë po bëjnë përpjekje të mëdha për të ndihmuar refugjatët që ende po largohen në Maqedoni. Ky imazh, i bërë dje, tregon disa nga mijëra njerëz që presin në kufi për të hyrë në ish-republikën jugosllave të Maqedonisë. Përpjekjet tona janë në kurorëzim të plotë dhe dje rreth 33 fluturime të ndihmave humanitare u ulën në Maqedoni dhe shkarkuan ngarkesat e tyre me ushqime, çadra, pajisje mjekësore, thasë gjumi, dyshekë dhe krevat fëmijësh. Më shumë se 20,000 refugjatë janë vendosur në fshatin me tenda të krijuar nga ARRC në një aeroport të vogël në Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë; Hapësirat totale të shtratit tani numërojnë 32,000. Deri më tani ARRC ka furnizuar dhe zhvendosur 36 ton ushqime, 7 ton pajisje mjekësore, një impiant për pastrimin e ujit dhe 100 ton tenda….(David Wilby, SHAPE-NATO, 06 prill 1999)”

2″ .Zonja dhe zotërinj, nga ana politike sot( 06.04.1999), fillimisht ambasadorët e NATO-s në takimin e mëparshëm përshëndetën ngrohtësisht vendimin e shpejtë dhe shumë të rëndësishëm të qeverisë shqiptare për të autorizuar vendosjen e helikopterëve amerikanë Apache në Shqipëri. Tani do t’u kërkojmë komandantëve tanë ushtarakë që të koordinohen drejtpërdrejt me qeverinë shqiptare për detajet praktike të kësaj dislokimi dhe shpresojmë padyshim që të kemi Apaçët atje në një të ardhme jashtëzakonisht të afërt.

Më lejoni të deklaroj edhe një herë qëndrimin e njohur të NATO-s se NATO do ta shohë me seriozitetin më të madh çdo sulm nga Jugosllavia ndaj Shqipërisë, veçanërisht si pasojë e mbështetjes së saj për operacionet e Aleancës. Sërish, fokusi i takimit të sotëm ishte shumë në situatën humanitare në dhe rreth Kosovës. Ne shohim një shifër pothuajse identike të njerëzve që janë larguar nga Kosova dje – 40,000 – saktësisht njësoj si një ditë më parë. 22,000 nga këta persona të zhvendosur, të dëbuar kanë shkuar në Shqipëri, duke e çuar totalin tani në 244,000 dhe vetëm për t’ju dhënë një përshtypje të përafërt se si është për një vend si Shqipëria për sa i përket përqindjes së popullsisë së saj, nëse marrim pak a shumë i njëjti proporcion me Turqinë do të thoshte 6 000 000 njerëz shtesë; për Gjermaninë 8,000,000 njerëz shtesë, dhe për Shtetet e Bashkuara do të thoshte mbi 20,000,000 njerëz shtesë.

Pra, ju mund ta imagjinoni fare mirë barrën e konsiderueshme që këta refugjatë të dëbuar po i vendosin Shqipërisë dhe për rrjedhojë urgjencën me të cilën NATO po i përgjigjet situatës në drejtim të ofrimit të të gjithë ndihmës që mundemi. Tashmë ne kemi krijuar – forcat e NATO-s në Shqipëri kanë krijuar – tre kampe që ofrojnë strehim për 10,000 njerëz. Ne do ta zgjerojmë atë aftësi në ditët në vijim, në mënyrë që të ketë provizion për 25,000. Helikopterët po fluturojnë nga pilotët e NATO-s midis Tiranës dhe Kukësit, duke siguruar sigurisht furnizime emergjente, por në të njëjtën kohë duke evakuuar ata që janë të sëmurë dhe kanë nevojë për kujdes urgjent mjekësor, si dhe po ofrojmë racione, kujdes mjekësor dhe mjedise sanitare për refugjatët në Shqipëria(pjesë e shkëputur nga zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea, NATO HQ dt. 06 prill 1999)”.

PRANDAJ EDHE NJËHERË PËRJETËSISHT I JEMI MIRËNJOHËS NATO-S PËR INTERVENIMIN HUMANITAR USHTARAK NE KOSOVË, sepse:

Jo rastësisht institucionet shtetërore politike, ushtarake dhe të sigurisë së ish Jugosllavisë dhe të Serbisë, shpeshherë kishin bashkëvepruar në ko-ordinim të plotë për dhunë dhe terror. Përpos në luftën e Bosnjës, është dëshmuar se edhe në Kosovë, autoritetet më të larta shtetërore, sidomos ato të ushtrisë ishin përgatitëse kryesore të terrenit dhe vënin në posedim një pjesë domethënëse të infrastrukturës për të jetësuar projektet shfarosëse/eliminuese, e cila ndikonte drejtpërdrejtë në kyrerjen e akteve të dhunës dhe te krimeve të sipërpërmendura, të cilat në masën më të madhe janë produkt i forcave të rregullta dhe speciale të policisë, si dhe të njësiteve paramilitare.

Aplikimi i metodës së tokës se djegur, djegia dhe shkatërrimi i monumenteve historike, atyre të kulturës dhe objekteve fetare, fushatat sistematike dhe të ko-ordinuara për dëbimet masive të popullsisë shqiptare, plaçkitja e pasurisë private dhe përvetësimi i shtëpive për banim, plaçkitja e pronave të ndryshme dhe të mirave ekonomike – materiale, përbën një fakt tjetër i cili është tregues për veprimet dhe mizoritë më çnjerëzore të aplikuara në Kosovë, të cilat më mbështetje te institucioneve kryesore të Serbisë, kishin për qëllim, pastrimin etnik dhe përfundimin e kolonizimit të Kosovës të filluar gjatë viteve të luftërave në ish Jugosllavi dhe në fund serbizimin e Kosovës( Astrit Zemaj, pjesë e shkëputur nge libri Legjitimiteti i Intervenimit Humanitar Ushtarak në Kosovë, botim i vitit 2013, Prishtinë).

Bruksel, 06.04.2025

Dëshira për t’iu shërbyer qytetarëve para çdo interesi partiak dhe personal!

0

Florim Zeqa 

Nganjëherë duhet të shtirresh sikur je injorant dhe nuk kupton asgjë, për të njohur njerëzit dhe për të kuptuar se deri ku arrin pabesia dhe mashtrimi, poshtërimi dhe maskarallëku i atyre që të hiqen si miq, të cilët në momentin e parë që ju ipet mundësia të dalin kundër dhe të bëhen armiq të përbetuar!

Pakurrizorët sa herë që ndërron moti e kthejnë gzofin

Për fat të keq ka plot figura politike që kanë ambicie të sëmuara karrieriste, që janë përfitues të çdo situate, të çdo gjëje dhe gjithçkaje. Të tillë, për fat të keq në Kosovën tonë të vogël ka më bollëk. Sa më parë që arrijmë të pastrohemi nga kjo kastë kusarësh politikë aq më e ndritshme do të jetë e ardhmja e jonë në shtetin e Kosovës.

Politikanët të cilët në radhë të parë e vëjnë karrieren e tyre dhe interesin personal, jo vetëm që nuk mbrojnë parime politike, janë zvarranik dhe të pakurrizorë. Të pakurrizorët nuk e kanë problem të lakohen sipas situatave, herë në të djathtë e herë në të majtë për mbajtur, gjegjësisht marrur pushtetin pa asnjë meritë personale duke u thirrur në meritat e të tjerëve, saqë për njeriun e zakont krijohet dilemë e pajustifikueshme, ku ishin këta njerëz në Kosovë kur “hahej pasuli nga një kokërr”!?

Nëse ndodhë që në zgjedhjet e ardhshme të ndryshojnë numrat, po të njëjtit politikan të pakurrizorë do t’i ndryshojnë aleancat partiake vetëm që të ulen në karrikën e pushtetit.

Vullneti im politik dhe dëshira për t’i shërbyer atdheut dhe qytetarëve është para çdo interesi partiak dhe personal. Që i bie, se ambiciet e mia nuk janë pushtetore, por qytetare, gjegjësisht të qenurit gardian i përhershëm i interesave të qytetarëve dhe bashkatdhetarëve në mërgatën tonë.

Ashtu siq i kam shërbyer atdheut dhe qytetarëve (bashkatdhetarëve) për katër dekada rresht pa asnjë ambicie pushteti dhe pa asnjë kompensim material, do t’i shërbejë edhe në të ardhmen. Kjo më bën të ndjehem krenarë dhe faqebardhë në përballje me secilin që mendon ndryshe, pavarësisht bindjeve ideologjike. Ndërgjegja e pastër është pasuria më e madhe e kësaj bote.

Kryengritja anti-osmane e Malësisë së Madhe. Gjergj Fishta: “Mësyn Turku me furi, e pret Malësia me trimëri” 6 Prill, 1911 

Nga: Frank Shkreli

Sipas lajmeve të fundit, mësohet se Presidenti i Republikës, Z. Bajram Begaj po viziton Malësinë e Madhe këto ditë për të lartësuar, me praninë e tij si figura përbashkuese e Kombit, kujtimin e – Kryengritjes së Malësisë së Madhe; kësaj ngjarjeje të madhe historike, që sipas historianëve, për nga rëndësia historike, ka ndryshuar përgjithmonë historinë dhe ka shënuar për shekuj me germa ari, kujtimin e këtyre burrave dhe burrneshave malësore, që me trimërinë dhe guximin e tyre, pas pesë shekujsh robërie otomane, shpalosën Flamurin e Gjergj Kastriotit- Skenderbeu, në trojet shqiptare.

Në Malësi shënohet përvjetori i kryengritjes së Malësisë së Madhe, (6 prill, 1911), ose Kryengritjes së Ded Gjo Lulit, siç njihet ndryshe.  Kjo kryengritje e malësorëve kundër Perandorisë Osmane, përveç se çoi në ngritjen e parë të flamurit kombëtar në tokën shqiptare, prej kohës së Gjergj Kastriotit. Sipas historianëve, ka një rëndësi të veçantë në lëvizjen e rilindjes kombëtare shqiptare. Sipas tyre, veprimtaritë kryengritëse dhe luftërat e malësorëve tërhoqën, si asnjëherë më parë, vëmendjen e shteteve evropiane si edhe të opinonit publik të kohës në Evropë, mbi ato që po ndodhnin në Malësi dhe në trojet shqiptare.  Lëvizja e kryesuar nga prijsi i Malësisë së Madhe, Ded Gjon Luli dallohet nga lëvizje të tjera të shqiptarëve për liri, pikërisht, nga jehona e madhe që bëri lufta e malësorëve në ato vite, anë e mbanë Evropës. Ndërsa, kryengritësve të Hotit, Grudës, Kelmendit, Kastratit e Shkrelit iu bashkuan edhe shumë përfaqësues patriotë nga krahina të tjera të Shqipërisë dhe trojeve shqiptare.

Është meritë e kryengritjes së Malesise së Madhe fakti se kjo lëvizje nuk ishte e lokalizuar, por kishte qellime mbarëkombetare, gjë që gjeti ndihmen dhe përkrahjen edhe të Ismail Qemalit e Luigj Gurakuqit, të cilët me patriotë të tjerë të kohës, duke parë luftën serioze të Malësorëve për liri e pavarësi, shkuan në Podgoricë, ku përpiluan Memorandumin për t’ua dërguar fuqive të mëdha të asaj kohe, përfshir Perandorinë osmane, e që përmbante, ndër te tjera, kërkesat e Shqiptarëve për një Shqipëri, me administratë, gjuhë e buxhet të vetin. Por, edhe që Shqipëria të drejtohej nga një guvernator shqiptar.  Memorandumi në fjalë, në të vertetë, ishte një pasqyrim, jo vetëm i kërkesave të Malësorve, por edhe i të gjithë shqiptarëve.  Nënshkrimi i përfaqësuesve të malësorëve të kërkesave të shpallura e në Memorandum i bënë kryengritësit Malësorë t’i paraqiteshin botës së atëhershme si përfaqsues edhe të kërkesave, por edhe të aspiratave të mbarë Kombit shqiptar për liri e pavarësi, pas pesë shekuj robëri.  Lufta për liri e Malësorëve, në fillim të shekullit të kaluar dhe ngritja e flamurit të Skënderbeut në Deçiq që pasoi, ishte simbol i vëllazërimit të kombit shqiptar rreth një Flamuri të vetëm dhe tregoi se Shqiptarët kishin një Atdhe të vetëm e të përbashkët, që dëshironte liri dhe dritë, për të dalur nga errësira shekullore e robërisë osmane.  Si rrjedhojë e këtyre ngjarjeve në Malësinë e Madhe, gazetat anë mbanë Evropës, ndoshta për herë të parë, shkruanin për Shqipërinë si një entitet, jo më si një frazë e zbrazët gjeografike, por flisnin për një popull që ishte në prak të lirisë dhe të çlirimit nga zgjedha shekullore e pushtimit robërues turk. Për më tepër, Kryengritja e Malësorve, në krye me Ded Gjo’ Lulin, frymëzoi edhe kryengritjet e tjera anti-osmane në Kosovë dhe anë e mbanë trojeve shqiptare, ose vilajeteve të asaj kohe, duke çuar, më në fund, në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë me 28 nëntor, 1912. Kjo, falë sakrificave dhe derdhjes së gjakut të dëshmorëve si Ded Gjo Luli me Malësorët, të cilët luftuan dhe vdiqën për idealin e shenjtë të lirisë, pavarësisë dhe të drejtave kombëtare të shqiptarëve në trojet e tyre shekullore. 

Malësorët e vitit 1911 dhe prijësi i tyre u bënë zëdhënësit e drejtëpërdrejtë të Rilindjes Kombëtare dhe platformës së tyre për liri. Në të njëjtën kohë, ata ishin vijues të traditës së tyre shekullore për rezistencë ndaj okupatorit! Kur ekzistenca e këtij kombi të lashtë ishte në rrezik nga pesha e pushtimit të gjatë por edhe nga konjukturat politike të kohës, nën shembullin e heronjve antikë të atyre trojeve, në skenën e përgjakshme të Ballkanit, në Malin Deçiç, ngjitet Dedë Gjo Luli si fuqi shpirtërore, patriotike e pse jo edhe ushtarake e një populli që do t’i thonte lamtumirë së keqes 5-shekullore otomane, një herë e përgjithmonë.

Me pushkën e qëndresës dhe me emblemën e identitetit shqiptar, me Flamurin kuq e zi në dorë, ai do t’i përcillte shqiptarëve dhe botës mbarë, porosinë e Gjergj Kastriotit -Skënderbeut se kjo tokë ka zot, se kjo tokë ka malësorë, se këto troje kanë identitet kombëtar: shqiptarë dje, shqiptarë sot, shqiptarë përgjithmonë!
Dedë Gjo Luli ngjitmas me fatin historik të Shqipërisë eci nëpër rrugë të vështira, rrugë që më në fund e çuan atë dhe malësorët e tij drejt Bratilës së Deçiqit, majë nga e cila shihej horizonti i Shqipërisë. Ajo ishte rruga e atdhedashurisë, rruga e cila e çoi, eventualisht dhe për fat të keq, drejt një vdekjeje prej martiri që pushtuesit e trojeve shqiptare ia kurdisën në vitin 1915, atëhere kur vendi përsëri ishte pranë një gremine tjetër.

Në panteonin e Atdheut, aty ku përjetësia dhe mirënjohja e brezave bëhen një, burrat e sojit të Dedë Gjo Lulit janë pushkë të ngrehuna të Shqipërisë siç do t’i quante Ismail Qemali asokohe, por edhe modele për çdo bir shqiptari! Rojtar i përjetshëm i fateve të Shqipërisë mbetet ai. Kryengritja që filloi më 24 mars të vitit 1911, e që kulmoi me ngritjen e Falmurit shqiptar me 6 prill, 1911, e ndezi flakë gjithë Shqipërinë, flakë që nuk u shua, kryengritje pas kryengritjeje, deri në shpalljen e Pavarësisë me 28 nëntor 1912. Shtizë e atij flamuri ishte Dedë Gjo Luli! 

Një meritë tjetër e këtyre burrave në krye me Ded Gjon Lulin, është se kryengritësit malësorë i erdhën në ndihmë Kombit në çastin kur mendohej se raca shqiptare po jepte shpirt e ndarë dhe e përçarë, e harruar nga bota perëndimore, e lakmuar dhe e pushtuar nga armiqtë shekullorë të tij. Dedë Gjon Luli me malësorët e tij i erdhën në ndihmë tokës arbërore, atëherë kur dukej se shpresat e shqiptarëve për liri e pavarësi po zhdukeshin dhe kur fqinjët; lakmues të tokave shqiptare, nëpër kancelaritë e Evropës, bërtisnin duke thënë se nuk kishte komb shqiptar. Malësorët e vitit 1911, jo vetëm që u bënë simboli i Rilindjes Kombëtare, por ata ishin edhe dallëndyshet, që paralajmëruan Pavarësinë kombëtare të shqiptarëve një vit më vonë. Ata ishin lajmëtarët e kombit, që njoftuan Evropën dhe botën se toka e Gjergj Kastriotit, më në fund, kishte zot.

Memorandumi dhe kryengritja e malësorëve, mund të konsiderohet edhe fillimi si fillimi i përpjekjeje, që sot do ta quanim, “ndërkombëtarizim të çështjes shqiptare”, që pasqyronte dëshirën e të gjithë shqiptarëve, pa dallim, për bashkim, për liri e pavarësi, anë e mbanë trojeve të veta shekullore. Ishte pra një mesazh i fuqishëm për atë kohë, por edhe për sot, se shqiptari dëshiron të jetojë në shtëpinë e vet, zot i fatit të vet, pa ndërhyrje dhe influenca nga jashtë, në paqe e siguri me fqinjët, si pjesë e familjes së madhe evropiane.

Në botën aktuale shqiptare të korrupcionit e konflikteve politike, koncesioneve ekonomike, publiko-private, të interesave të shumë llojshme personale e partiake, përfshirë interesat dhe influencat e huaja që nuk prajnë kurrë së vepruari kundër interesave shqiptare, është mirë të kujtohet me këtë rast se kryengritja e Malësisë së Madhe dhe ngritja e Flamurit në Deçiq me 6 prill, 1911, u bë thjesht për ideale të larta kombëtare dhe jo për interesa personale as partiake. Kryengritja e malësorëve nuk ishte një ndërmarrje për përfitime të përkohëshme personale, krahinore, fetare ose ideologjike, por ishte një luftë për jetë a vdekje, për mbijetesën e identitetit kombëtar të shqiptarëve, pavarësinë dhe lirinë e kombit shqiptar. Si e tillë, kryengritja e Malësisë së Madhe që shënohohet sot kishte qëllime dhe objektiva të interesit mbarë-kombëtar për ruajtjen e identitetit dhe të vlerave, vetive e karakteristikave që kanë dalluar gjithmonë shqiptarët nga të gjithë popujt e tjerë: dashuria për Atdheun, nderi, besa dhe burrëria shqiptare!

Me shpresë për ditë më të mira e të bukura për Malësinë e Madhe dhe për të gjithë shqiptarët: Gëzuar 6 Prillin, Malësisë së Madhe dhe mbarë Kombit shqiptar!

The Christian Science Monitor (1933) / Rrëfimi i reporterit amerikan Reuben Henry Markham : “Ja si po borgjezohet Shqipëria”

Reuben Henry Markham (1887 – 1949)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 6 Prill 2024 

“The Christian Science Monitor” ka botuar, të hënën e 9 janarit 1933, në faqen n°12, rrëfimin e reporterit amerikan Reuben Henry Markham rreth borgjezimit (zhvillimit) asokohe të Shqipërisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Shqipëria po borgjezohet

Burimi : The Christian Science Monitor, e hënë, 9 janar 1933, faqe n°12

Burimi : The Christian Science Monitor, e hënë, 9 janar 1933, faqe n°12

Është zakon që udhëtarët dhe shkrimtarët t’i referohen Shqipërisë si toka që kaloi me një kërcim nga mesjeta në shekullin e njëzetë në çështjen e transportit; për shembull, nga gomerët e grumbulluar te aeroplanët. Por ndryshimi i shpejtë në jetën shoqërore dhe politike të Shqipërisë është akoma më interesant. 

Shqipëria është e mbushur me rrënoja fortesash. Ato janë simbole të organizimit të saj shoqëror të së kaluarës – ose mungesës së tij. Pronarët e tokave, shumë prej të cilëve ishin bejlerë dhe disa pashallarë, dominonin vendin, secili zot i mbretërisë së tij të vogël ose më të madhe. Masa e popullit u shërbente atyre si bujkrobër. 

Rezultati ishte varfëria e tmerrshme, analfabetizmi i plotë, padrejtësia e madhe dhe kaosi i përgjithshëm. Nuk kishte rrugë të mira dhe pak ura të klasit të parë. Asnjë qytet modern, një mungesë e plotë e akomodimeve në hotele, pa kulturë popullore dhe pak siguri. 

Në atë kohë nuk ekzistonte ndërgjegjja kombëtare shqiptare, por në fillim të shekullit të sotëm pati shenja zgjimi. Kur krerët e kësaj lëvizjeje të re nisën një kryqëzatë për një Shqipëri të pavarur dhe të bashkuar, panë se bejlerët përbënin një pengesë pothuajse të pakapërcyeshme. 

Kishte dy mënyra historike për të kapërcyer kundërshtimin e tyre : njëra ishte që një princ të vinte nga jashtë dhe të zbatonte rendin në Shqipëri me ndihmën e huaj, dhe tjetra ishte që një nga krerët vendas të fitonte epërsi mbi të gjithë rivalët e tij. Të dyja mënyrat u provuan dhe një kombinim i të dyjave pati sukses. Një udhëheqës vendas, i riu, i vrullshëm dhe i aftë Ahmet Zogu, pas shumë revolucioneve dhe shumë mundi, iu imponua Shqipërisë me ndihmën jugosllave dhe italiane dhe u bë Mbret me emrin Zogu i Parë. 

Njerëzit e rëndësishëm tani janë organizatorët, oficerët, shefat inteligjentë të departamenteve, shefat e policisë, sipërmarrësit mendjemprehtë, burokratët dominues. Mbreti Zog mbështetet me zjarr nga një grup i ri njerëzish të arsimuar dhe të punësuar. 

Këta burra kanë formuar një këndvështrim krejtësisht të ri në Shqipëri. Ata janë për ligjin, stabilitetin, komunikimin e sigurt, policët kompetentë, gjyqtarët e drejtë dhe një ushtri të fortë. Ata do të shkatërroheshin plotësisht nga revolucionet dhe rikthimi i dominimit të baronëve (bejlerëve) të vjetër të tokës. 

Shqipëria është borgjezuar patjetër. Për rrjedhojë, kundërshtimi ndaj Mbretit Zog është zhdukur në masë të madhe. Prosperiteti i gjithë inteligjencës shqiptare varet nga ai ose nga dikush tamam si ai. Ai ka inauguruar një sistem që për shumicën e shqiptarëve të arsimuar është i mirë. Atyre iu pëlqen. Sepse do të thotë një rrogë mujore, rroba të bukura, një shtëpi dhe tokë, pak kulturë dhe një vend në botë. Këta liderë borgjezë mund të luftojnë mjaft ashpër mes tyre për kontratat, koncesionet dhe punët më të mira, por secili prej tyre mbetet për Mbretin dhe sistemin e tij. 

Kjo do të thotë, për shumë vëzhgues politikë, se ushtria, e cila është shumë aktive, do të bëhet një forcë e madhe politike dhe shoqërore; se do t’i akordohet një vend i lartë në rendin shoqëror dhe se ndoshta do të zhvillohet një burokraci e ngurtë. Ndoshta me kalimin e kohës do të lindë një oligarki.

Por pikërisht tani Shqipëria e gjen veten në atë fazën e parë të lezetshme ku jakat e bardha dhe kostumet formale kanë përparësi ndaj kostumeve tradicionale të bejlerëve dhe ku rrugët e drejta, orkestrat, tualetet dhe llogaritë bankare preferohen në vend të pyjeve dhe luginave të mbushura me bujkrobër. Sistemi borgjez përfaqëson një përmirësim të konsiderueshëm ndaj feudalizmit dhe Shqipëria duket se ka interes të ndjekë rrugën që ka marrë ose po ndjek secili nga fqinjët e saj perëndimorë.

  1. H. M. (Reuben Henry Markham)

Dom Nikë Ukgjini: Frymëzimi kristian në kryengritjën e Malësisë së Madhe dhe çka u shkroi Faik Konica më 10 shkurt 1913, kançelarive evropiane

 

Referues: Dom Nikë Ukgjini

KATOLICIZMI NË MBROJTJE TË KUFINJVE VERIOR TË SHQIPERISË

  • Letër e Faik Bej Konices dërguar Konferencës së Londrës! 

Konferencë Shkencore:

Malësia e Madhe në 90 vjetorin e kryengritjes!

(Konferenca është mbajtur para 23 vitesh)

Tuz 7. IV. 2001

Tema: Frymëzimi kristian  në kryengritjën e Malësisë  së  Madhe

Ata që e njohin e Malësinë e Madhe e dinë se përpos maleve të mëdha ka edhe shkëmbinj të mëdhenj. Por nuk janë ato, sado të shtrira e të mëdha qofshin , që përcaktojnë emrin e Malësisë së Madhe. Atë e përcakton përmbajtja e saj  e brendshme:  feja shekullore kristiane si flakë e vullkan e mbjellur në këto treva në shek. e parë- në kohën e apostujve të Jezu Krishtit, dhe Besa, bujaria, mikpritja, trimërja, vetflijimi  atdhedashamirësia virtyte këto, të larta të qenjes njërëzore të dhuruara nga vet Perëndia, të zbuluara nepërmjet birit të tij, Jezusit nga Nazareti, të mbjellura, në këtë trevë të Praevalitanës, nga nxënsi (apostulli) i tij, shën Luka. Frytin e këtyre të korrava, e volën malësorët, të cilët, këto vityte të larta ungjillore i ruajtën dhe i percollën me një fanatizëm të madh, brez pas brezi, qoft edhe në formën e ligjeve Kanunore, deri në ditët e sotshme.

Kjo krahinë etno-gjeografike së bashku më Malësinë e Vogël, e lidhur me sistemin fisnor, sipas traditës, ishte shtrirë, mbi territorin e dioçezës mesjetare së Pultit (Pullatum) që në shekujt XI, XII. Këtë e dëshmojnë edhe dokumtet historike, të cilat flasin mbi disa fis malësore, në shekujt  XIII-XIV. Mund të themi me të drejt se  malësorët që nga kjo kohë, duke e kultivuar një krishtërizëm të mirëfilltë, në trajtën më të shkelqyer, kanë qenë njohur në të kaluarën nga të tjerët.

Në këta shkrepa edhe përkundrejt veshtërësive jashtzakonisht të mëdha jetësore, gjithmonë është ruajtur feja e pastër stërgjyshore dhe të gjitha komponente tjera kombëtare. Është ruajtur baraspesha ndermjët asaj që thuhet dhe asaj që bëhët, ndërmjet veprimit dhe parimit. Duke qenë i frymëzuar nga qytetërimi kristian e keqja dhe genjështra tek malësor kurrë s’kanë qenë të pranuara si të ligjëshme. Pushtuesit kurrën e kurrës nuk i është lejuar ta përulë dinjitetin hyjnorë të mbjellur në shpirtin e tij, nepërmjet pranimit të sakramentit të pagëzimit dhe sakramenteve  tjera të ndara nga meshtarët. Nuk është lejuar as robëria t’ia shtyp lirinë, që Zoti ia pat dhënë malësorit në këtë hapësirë. Këtu dyftyrësia e njohur në Shkrimin Shenjt, me emrin fariseizëm, që ishte rreptësisht i dënuar nga Jezu Krishti, si i vetmi Zot i malësorit, kurrë nuk mund të kalonte si sinqeritet, as demagogji si atdhetarizëm, as kapërdisja si  trimëri. Në Malësinë e Madhe jeta jepej për nderin, të drejtën dhe të vertetën e Zotit, me të njëjtën gatishmeri që jepet për atdheun.

Malësorët ishin të bindur së Zoti zbaton barabar mëshirën dhe drejtësinë për të gjithë racën njerëzore. Ai i del në ndihmë malësorit të nëpërkëmbur, duke i dhënë guxim dhe shpresë për t’ i përballuar trysnit çnjerëzore të pushtuesit. Pra, Hyu, duke krijuar “hyjnit“ (tokën dhe njeriun), thotë malësori, bëri që vepër e tij, të jenë edhe shqiptarët dhe trojet e tyre, së bashku më gjuhën, kulturën dhe flamurin e tyre. Prandaj kujdesi dhe flijimi për atdheun, për gjuhën, për kulturën, për mendësinë shqiptare, tek  malësori ishte i përhershëm. Kujdesi dhe dashuria ndaj këtyre gjërave shenjte, nenkuptonte dashurinë dhe kujdesin ndaj vetë Zotit. Së këndejmi koncepti Fe e Atdhe për malësorin ishin binome të pa ndara, si shpirti i njeriut i lidhur me trupin.

Kjo bindje jetësore e futur kaq thell në shpirtin e këtyre viganëve, burim frymëzimi  kishte fjalët që i predikonin dhe me jetën i dëshmonin mështarët katolikë si:  provinciali françeskan i Shkodrës at Vinçenc Prenushi, në poemën e tij “Të Falëm o Krygje” këndon  “Për Atdhe e Fe na dona vehten gjithmonë me e shkri”  poeti i përjetshëm kombëtar at Gjergj Fishta, shkroi se “gjuha shqipe është si gjuhë e Perëndisë dhe flamuri si simbol kombëtar kuq e zi me shqiponjën dykrenore në mes është i endur nga vet engjujt”, dhe se Perëndia shkroi më dorën e vet se “Për Shqyptar do t’jet Shqypnija“ etj. si dhe predikatarëve të tjerë që bashkjetonin me oraganizuesit e kryengritjes si: atë Karl Prenushi, famullitar i Vuksanlekajve,  atë Lorenc Mitroviq, famullitar. i Bajzës,  atë Mati Prenushi, famullitar. i Kastratit; atë Sebastian Hila, famullitar i Rapshës, atë Bonaventura Gjeçaj, famullitar i Grudës, atë Luigj Bushati, famullitar i Traboinit dhe kryebariu i kryeipeshkëvisë së Shkodrës,  imzot Jak Sarreqi etj. Domethënje të veçantë për malësorin kishte kur flamuri kombëtar për herë të parë publikisht, faqe qeverisë turke, u përdor nga kleriku  e lart  kishtar,  imzot Benardin Shllaku, françeskan, kur si ndihmës ipeshkëv i Pultit, më 8 janar 1910, në stemën e vet që e vën në ball të Kishës, si dhe në pallatin ipeshkvnor ku banonte, kishte të fiksuar flamurin e Shqipërisë me shqiponj dykrerëshe më shtrojë të kuqe. Në vazhden e kësaj, veprimtaria nxitëse për malësorët, ishte dhe puna të cilën e bënin murgeshat katolike të Shkodrës, të rregullit Stigmatike,  duke punuar flamuej kombëtar, të cilët kërkoheshin në vitët 1910-11911, si dhe qendisjën e famurit i cili ishte ngriturë në Maje të Deqiçit. Pikërisht këtu qendronte çështja e frymës kristiane tek malësori, i cili e nxiste ta flijoj veten, për një të ardhme më të lumtur të atdheut.

Pra frymëzimi është një argument që mund të vështrohet dhe të formulohet mjaft qart nisur nga kënde të ndryshme shikimi,  e në veçanti nga ana e analizave të ngjarjeve historike. Ky koncept  i historisë më frymëzimin kristian, mund të përkufizohët shumë thjeshtë, siç e pamë dhe më lart.

Frymëzim kristian katolik tëk malësori ka atehërë kur një akcion luftarak, siç ishte ky i 6 prillit 1911, realizon dy obligime të mëdha:

  1. a) të mbrojë të vertetën hyjnore të shpallur sipas mësimit të fesë kristiane, që në këtë botë është rendi, drejtësia dhe paqja dhe
  2. b) nëpërmjet akcionit t’ia arrijë, qoft edhe më forcë apo sakrificë, të ndergjegjësoj të tjerët mbi këtë të Vertet të Madhe, qoft ai dhe armiku i tyre.

Nëse e bëjmë një analizë të shkurtër të kësaj ngjarje, vertetojmë se kjo kryengritje, e paramenduar mirë, por e keqpërdorur nga mbretit i malazezëve krajl Nikolla, ishte në vazhdën e natyrëshme të betejave të parreshtura të mëparshme historike, për një Rilindje Kombëtare, e cila për malësorët kishte zënë fill, ndonëse fshehurazi, që nga dita kur këto male u robëruan përfundimisht (XVI) nga turqit e pa besë. Kuptohet së rolin e dorës së parë të çdo akcioni për t’u liruar nga robëria, gjithëherë e kishin klerikët e shkelqyer. Kështu, edhe këte akcion të paharruar të malësorëve, kur kisha katolike, nga turqit, pësonte një kalvar të vërtetë u bë ajo, promotori kryesor dhe frymëzuesi kryengritjes, duke u dhënë zemër luftetarëve, që nga fillesa e saj, më 26 korrik 1910, kur Shefqet Durgut pasha erdhi në Shkodër  dhe mori drejtimin kah Malësia, kur flamuri kombetar u ngrit më 6 prill 1911, ne Bratil te De­çiqit,  deri te përpjekja për t’u plotësuar 12 kërkesat  e “LIBRIT TË KUQ” të përpiluar më 10-23 qershor 1911, në Kuvendin e Gerçës.

Etërit shpirtëror, si autoritet më i lart i ndergjegjjës njerëzore , duke e parë së kjo lëvizje duhet të marrë përmasa më të gjëra dhe çështja e problemeve shqiptare të ndërkombëtarizohet, aktivitetin e tyre e përqëndronin edhe në planin e jashtëm politiko-diplomatik. Në këtë drejtim mbesin për t’ i veçuar përpjekjet e bëra pranë Selisë Shenjte (Vatikani) në kancelarit e perandorisë Austro-hungareze, Britanike etj të :  arqipeshkvit të Shkodrës imzot Jak Sarreqi, abati imzot Preng Doçi, mështarët, dom Luigj Bunçi, dom Ndre Mjeda, dom Nder Plani, at Gjergj Fishta, etj. Meqenëse suksesi i plotë për shkak të gjendjes së re të krijuar ndër shqiptarë, ku në masën 70 % shqiptarët  e islamizuar, Europa i identifikonte me turqit, nuk u arrit, kjo lëvizje bëri që kauza shqiptare, për herë të parë të ngritet lart në qarqet evropiane.

Dedë Gjo Luli

Kryengritja e Malësisë së Madhe, siç mendohet, nuk ishte një inskenim  nga faktorët e jashtëm, sa ishte një produkt i një shpërthimi të mbrendshëm të një mjedisi fetar krejtësisht i ndrydhur dhe i ndryshëm nga pushtuesi. Se çfar raporti fetar në fakt ishte, na deshmon statitika nga tereni të vitit 1907, të bërë nga provincijali françeskan për shqipëtarë, atë Lovro Mihaçeviq. Ai, ndër të tjera, na i sjell këto shenime: famullia e Bajzës më 10 fshatra dhe 1.240 besimtarë; ajo e Grudës kishte 15 fshatra dhe 2.240 besimtarë; Kastrati 11 fshatra 1.276 besimtarë; Hoti i ndar në dy famulli, Rapsha, 6 fshatra me 1838 besimtarë; Traboini 9 fshatra më 1.276 besimtarë; Kelmendi ishte i ndar në tri famulli, Selcë, Vukël dhe Bogë, Selca, 13 fshatra me 1.106, besimtarë; Vukli 10 fshatra me 2.106 besimtarë; Vuksan-Lekaj, 5 fshatra me 397 besimtarë.  Në këtë relacion mungonin famullit të cilat nuk i administronin françeskanët, dhe që i takonin Malësisë së Madhe, famullia e Shkrelit,  e cila në vitin 1901 kishte 4.500 besimtarë katolikë, dhe  ajo e Bogës në vitin 1896, kishte 70 familje.  Ndersa, gjendja e popullatës së shqiptarëve të islamizuar e cila, në kohën, kur po kryhej një pozicionim i popullit shqiptar, në aspektin politik e fetar, sjelli pasoja negative të pakonpenzueshme, sipas burimeve austro-hungareze ishtje kjo përqindjeve: Kelmendi viti 1901, islamizuar 3-4 %,  Gruda, në vitet 1900, islamizuar afro 60 %,  Hoti, viti 1900, islamizuar 3%,  Kastrati, vitet 1878-1901, islamizuar.14-20 %,  Shkreli, viti 1904 islamizuar vetëm 16 %.

Se, islamizimi i shqiptarëve në Malësinë e Madhe, sjelli ndarje shpirtërore dhe fizike tek malësorët,  më një keqardhje, na flet edhe kronisti i kohës Risto Ll. Siliqi, i cili ndër të tjera thotë se, kryengritësit në këtë rast të vështirë, nuk gjetën përkrahje nga shqiptarët e islamizuar të fisit të Grudës, të cilët jetojshin në Milesh dhe Dinoshës  si dhe as nga  banorët e islamizuar të Tuzit. Përkundrasi, ata s bashku më 500 shqiptarët e islamizuar të ardhur, më këtë rast nga Shkodra, ndihmuan ushtrisë turke të Sheqefqet Durgut pashës, për t’u kundërvuar kryengritësve. Kurse, një pjesë e tyre rreth 130 vet, kërkuan ndihmë nga mbretëria malazeze, që mos të kënë shqetësime nga kryengritësit shqipëtarë. Natyrisht, këtë të vertët të idhur, shqiptarët katolik, për shak të lidhjëve vëllezerore, asnjëhër nuk e kanë qfaqur, këtë dukuri, si problem ndër qarqet ndërkombëtarë.

Çfarë mbresash shpirtërore kishin malësorët nga klerikët më së miri  flasin fjalët e të riut shkodran, Karlo Sumës, të mbajtur, më 23 korrik 1911, në emër të kryengritsëve në Podgoricë, më rastin e vizitës së lamtumirës se imz. Jak Sarreqit, ku ndër të tjera tha: …….I madhneëshmi Emzot! …..Dije mirë ta japim besen e Shqyptarit, per pa i konendue, deshirat tona e per pa i fitue te bjerrunat drejtat tona, edhe ma te mbramen piken e gjakut do ta derdhim. O vdhanzen Shqypetar!… Kjo ditë e sotshme ashtë ditë plot lode, e plot me vaj, tue këqyrë përpara vedit çobanin tonë, i silli, erdhi më kerkuë, të perdame delet të veta, prej duhijes topit barbarit! I madhnuëshmi Imzot! E shof se syt e tu e jan plot me lode, por me ndihme e shpnesë të Zoti e me oorë (dorë, shen. im)  të drejtesisë, tuj luftuë, e tuj derdh gjakun mbi të vorfnuëmin trollin tonë, kemi shpnesë të fortë, qi do të merjme , më me ghëzuë Liriin e Shqypeniisë, me bashkim të madhnis Tuej!! Pas këtyre fjalëve prekëse, dhe brengosjës për fatin e malësorëve, Imzot Serreqit, ju mbushën sytë më lot.

 

Përfundimi

„Në këto male të larta, thotë një poet malësorë ka patur edhe shqipe edhe shkëmbni, edhe valë edhe fllad, edhe flakë edhe vullkan“.

Malësorët më gjakun e tyre shkruan kujtimët e veta, dhe mbushën faqët e historisë sonë. Malësort, më veshtir e paten kur nuk ia arriten qellimit të tyre, se kur plumbat presherë, ia u këputëshin zemrën.

Kisha katolike, e malësorëve në Malësisë së Madhe, si shqipe dhe shëmb, si vetmi institucion shqiptar, i mbetur ende në këmbë, në atë kohë, bëre atë, çka kishte detyrë ta bënte.

Kurse, fryma e krishtënizmit (katolicizmit) ishte dhe mbetej për intelëktualin e dhe diplomatin e shquar shqiptar, Faik Bej Konicëm, një busollë orijentimi, se çfarë drejtimi duhet të marrin shqiparët, për ta  patur një të ardhme më fatlume.

Ai, më 10 shkurt 1913, ndër të tjera shkruante, kançelarive evropiane “ Shqiptarët janë të vetmit katolikë që gjendën në Gadishullin e Ballkanit, dhe deri në fund të shek. të 17-të feja katolike është quajtur në gjuhën serbe,”feja shqiptare”… Në qoftë se katolikët shqiptarë shkeputën nga Shqipëria dhe aneksohën ndaj Serbisë e Malit të Zi , e gjithë puna e bërë për 15 vite, për të përgaditur kthimin gradual të të gjithë Shqipërisë në Kishën Katolike, do të jetë e humbur. Shqiptarët si musliman dhe orthodoks, e… kanë të qart se paraardhësit e tyre qenë të gjithë katolikë dhe luftuan për vite me radh për besimin e tyre përpara se të pushtohëshin prej shpatës së turkut… “(P.R.O. F.O. 371, 1769 -135 dokumenti nr.6388 i regjistrua me dt. 10.02 1913).     

Në fund duhët të thëmë se, mbi vorret e trimave malësorë, nipat do të mësojnë se më dashtë Zotin e Kombin dhe për Zot e Komb, më dhënë jetën, është më i larti ideal i njeriut.

Konferenca e mbajtur në Tuzi nga shoqata “Yllyricum” më rastin 90 vjetorit të kryengritjës së Malësisë së Madhe.

  • Janë hequr referencat, për shkak të problemeve teknike

Për një grindje me bashkëveprimtarin Sheradin Berisha, që ma kontestoi rrëfimin për takimin me Kadri Zekën me 5 prill 1981

Ibrahim Kelmendi, Gjermani
___
5 PRILL 1981
___
Duke u grind me ish-bashkëveprimtarin Sheradin Berisha (pronarin e portalit PASHTRIKU), ai për herë të parë kontestoi rrëfimin tim për takimin me Kadri Zekën që e kam pas më 5 prill 1981, sepse, sipas Sheradinit, nëse vërtet ka ndodh, ajo datë do të duhej të vlerësohet si datë e themelimit të Lëvizjes për Republikën e Kosovës.
Qysh kur Sheradini e bëri atë lloj spekulimi (diversiv), po mendohesha, nëse vërtet marrëveshja e 5 prillit 1981 për të filluar me demonstrata të përbashkëta në Perëndim, ishte bashkimi i tri organizatave “ilegale” që po angazhoheshin për çlirimin e Kosovës.
Në ndërkohë Shkrimtari Sulejman Mato postoj mendimin: “Modestia e tepruar është kulmi i mendjemadhësisë.” Ky mendim më shtyri të reflektoj, mos ndoshta jam unë vet “kulmi i mendjemadhësisë”, duke praktikuar modesti të tepruar. Kjo po më jep kësaj radhe kuraje për reflektim ndaj atyre zhvillimeve.
Deri më 3 prill 1981 vepramtaria jonë “ilegale” në Perëndim ishte simbolike, meqë ishin mbi 300 mijë emigrantë ekonomikë, ndërsa organizatat tona kishin pak anëtarë e simpatizantë. Konkretisht Lëvizja Nacional-Çlirimtare e Kosovës dhe Viseve tjera Shqiptare në Jugosllavi (LNÇKVSHJ), kuadër i së cilës ishte Jusuf Gërvalla, nuk kishte asnjë anëtar, sespe Jusufit i ishin shkëput të gjitha lidhjet me udhëheqësin e organizatës, Sabri Novosellën (SN), nga data 14 dhjetor 1979. Deri më 14 prill 1981 Jusufi nuk ndihej autonom për të filluar me anëtarësime. Po hamedësoj se SN i është paraqit Jusufit më 13 prill 1981, i urdhëruar nga eprori i tij, kryeUDBashi i sektorit përkatës në Prishtinë, tashmë i ndieri Ibush Kllokoqi. Ibushi duhet të ishte informuar se demonstrata e përbashkët e 11 prillit 1981 në Bern të Zvicrës kishte dalë e suksesshme. Që do të thotë, SN duhet të jetë komanduar për ta fut sërish nën komandë Jusufin, për t’i bërë komplote asaj bashkëveprimtarie në praktikë. Jusufi, i ekzaltuar nga gëzimi naiv, se i ishte paraqit udhëheqësi SN pas 16 muajve në ekzil, i shkruan atij letër më 14 prill 1981, e cila përban përmasa tronditëse për gjendjen traumatike të Jusufit. Në mbarim të asaj letre Jusufi i shkruan SN:
“Konkretisht në rrethinën e Shtutgartit janë nja 7-8 shokë të gatshëm e të përshtatshëm për punë patriotiko-revolucionare. Ata presin ndonjë orientim nga unë. Po unë duke qenë dhe vetë në mjegull për gjendjen time, nuk kam dashur t’i ngashënjej e pastaj t’i lë në gjysmë të rrugës. Prandaj u kam folur për gjëra të përgjithshme në çështje të organizimit, të propagandës dhe të agjitacionit si dhe kam bërë përpjekje për t’ua dhënë elementet e domosdoshme shkencore të historisë kombëtare dhe të lëvizjes komuniste shqiptare e ndër¬kombë-tare. Janë punëtorë dhe ma ka marrë mendja se në radhë të parë u duhet një ngritje e tillë ideore, politike e shkencore.”
Edhe këta “7-8 shokë” që i përmend Jusufi në këtë rast, janë ish-bashkëveprimtarët e Hysen Gegës. Jusufi i ka njohur ata përmes Hysen Gegës, i cili shokëve të tij ua ka propaganduar Jusufin. Siç duhet të ketë informuar Faridin Tafallari, ata “7-8 shokë” duhet të jenë anëtarësuar në LNÇKVSHJ tek në dhjetor 1981, sepse emigrantët e atëhershëm ekonomik u frikësoheshin anëtarësimeve klasike në organizata “ilegale”, me plotësim e nënshkrim të formularëve për anëtarësim, me betime, meqë u trembeshin arrestimeve kur do të shkonin për vizitë në Kosovë.
Sheradin Berisha
___
Pavarësisht këtyre rrjedhave, Jusuf Gërvalla ishte infuzion jetik sidomos për Frontin e Kuq Popullor (FKP), sepse duke ia përgatit organin e tij, fletushkën “Bashkimi”, FKP-ja e rriti shumë famën e saj. Para se të arratisej Jusufi “Bashkimi” ishte fletushkë tepër primitive, në aspektin përmbajtjesor e grafik.
Jusufi pas arratisjes u bë infuzion jetik edhe për “ilegalen” në Kosovë, sepse në vitin 1979 Jusufi ishte intelektuali më kualifikime më të larta profesionale. Pra, Jusufin, si personalitet e afirmuam shpejt me propagandimin që ia bëmë në meset e Emigracionit në Perëndim, prandaj u bë infuzion jetik edhe për Emigracionin revolucionar çlirimtar. Por, në aspektin konkret organizativ stononte, për arsyet që e paraqita më lartë. Atyre duhet shtuar edhe pamundësia “teknike” e Jusufit për të udhëtuar që të takonte mërgimtarë në Gjermani, ndërsa jashtë Gjermanie nuk delte dot, sepse nuk kishte pasportë, meqë institucioni kompetent gjerman po ia zvarriste njohjen e azilit politik.
Deri më 3 prill 1981 nuk isha i informuar për Kadri Zekën. Pra, nuk kisha asnjë informim se ai ishte kuadër i OMLK-së, i cili kishte azil politik në Zvicër. Për shkak të konspiracionit leninist dhe për shkak të ndalesave që i përmbante ligji përkatës i Zvicrës, Kadriu nuk kishte bërë asnjë aktivitet publik në Zvicër e jashtë saj.
Siç do infomohem më vonë, edhe OMLK deri me këtë datë nuk kishte asnjë anëtar në Emigracion; kishte vetëm 6-7 “kandidatë” në Zvicër (Hasan Mala, Mujë Shurdhani, Ismet Rashiti…).
Jusufi në të njëjtën letër i ka shkruar SN:
“Tash së fundi jam në kontakt edhe me një shok të grupit të Marksistë-leninistëve të Kosovës, të tubuar rreth organit të tyre “Liria”. Personalisht, për organin e tyre kam mendim shumë të mirë, po edhe shoku me të cilin kam kontaktuar duket shumë i ngritur dhe i pjekur. Ka një mirëkuptim midis nesh dhe kemi rënë në ujdi që t’i bashkërenditim veprimet.”
Nuk e di nëse janë takuar ndonjëherë fizikisht Jusufi dhe Kadriu deri me këtë datë, por më rezulton që kanë krijuar njohje vetëm përmes komunikimit postar e telefonik(?). Përndryshe, pse më 3 prill 1981 Jusufi nuk kishte adresë private të Kadri Zekës, pos adresës kontaktuese?!
Vetëm FKP kishte anëtarë e simpatizantë qindra veta në shumë shtete, sepse unë me pak bashkëveprimtarë kemi bredh gjithandej për ta shpërnda “Bashkimin” e për t’i indoktrinuar bashkatdhetarët me platformën e FKP-së. Në janar 1981 bëmë njoftimin publik për “ngrirje” të organizimit dhe të botimit të “Bashkimit” për hir të bashkimit, se tashmë po keqkuptoheshim që FKP po garonte kundër LNÇKVSHJ (inekzistente në Perëndim).
Më 3 prill 1981 Jusufi më ka dërgua në Zvicër të takohem me Shokun e “Lirisë”, siç e quante Kadri Zekën ato ditë. Më dha vetëm adresën e një librarie në qytetin Biel/Bienne të Zvicrës. As emrin konkret të Kadriut nuk ma tha. U mjaftua me nofkën “Zeqa”.
Nuk e kisha kundërshtuar asnjëherë Jusufin, kur më angazhonte për ndogjë konkrete, prandaj edhe kësaj radhe rrugëtova menjëherë me tren. Sigurisht, nëse Jusufi do të kishte pasaportë, do të kishte shkuar vet. Guxoj të hamendësoj, po të kishte bashkëveprimtar më adapt, nuk do më dërgonte mua. Arrita në atë adresë. Gjeta një librari, që u ngjante librarive të Partisë Komuniste Gjermane / Marksiste-Leninste (KPD/ML) në Gjermani. Gjeta një zviceran të ngrysur, tepër dyshues ndaj secilit që hynte për herë të parë në atë librari. Iu prezantova dhe i tregova arsyen pse isha aty. Fillimisht shkuarjen time e vlerësoi si provokim. U ula aty në këndin që e kishte për vizitor të interesuar dhe po shfletoja revista, gazeta dhe libra nga Shqipëria, që i ofronte për shitje. Në ndërkohë, për shkak se bëri konsultime (ndoshta edhe me shokë komunistë gjermanë), e tha se aty OMLK-ja ka vetëm adresë kontaktuese për komunikim dhe se “Zeqa” paraqitej herë pas here për të pa nëse dikush ka dërguar letër. Pra, siç u njohem pas rreth dy orëve, ai ishte Komunisti enverist zviceran Beat Schaffer. Më ofroi mundësinë për ta prit aty deri kur do të vinte “Zeqa”.
Ishte e premte pasdite. Nuk njihja asnjë bashkatdhetar në atë qytet. Fatkeqësisht gjatë gjithë kohës nuk erdhi asnjë bashkatdhetar për të ble ndonjë libër apo revista e gazeta të botuara në Tiranë. As gjatë të shtunës nuk u paraqit asnjë bashkatdhetar. Kjo dukuri për mua ishte sqaruese se OMLK dhe “Zeqa” nuk kishin asnjë tifoz në Biel/Bien apo në qytete më të afërta.
Shoku Beat Schaffer (Shafer), si mikpritës fisnik, më ofroi fjetje në librarinë e tij, në dhomën e pasme që e përdorte si magazinë dhe arkivë. Aty vendosi krevat mobil. Më dha leje të gjurmoja në arkivin e tij…
Të dielën pasdite erdhi “Zeqa”. Komunikuam rreth dy orë. U morëm vesh shpejt për të filluar me thirrje të demonstratave të përbashkëta, duke filluar me demonstratë të parë, më 11 prill 1981, në Bern. Nuk biseduam për platformë, ndoshta sepse ishte bë e vetëkuptueshme platforma “Kosova-Republikë”, duke heq dorë për momentin nga çlirimi kombëtar. U zotova se për informim të bashkatdhetarëve, për përgatitje të bandarollave në gjermanisht dhe për përgatitje e shumëzim të traktit në gjermanisht që do ta shpërndanim gjatë demonstrimit. Për fjalime dhe për letrën në emër të demonstruesve u zotua t’i përgatiste Kadriu në konsultim me Jusufin.
Bëmë edhe gallatë, meqë “Zeqa” nuk ishte aq marksist-leninist sektar, siç i paragjykoja. Por as Kadriu nuk ma tregoi emrin. As unë nuk e pyeta. Kisha përvojë të hidhur me kërkesë për njohje konkrete, me ata që praktikonin konspiracion strikt leninist e snobist…
Po e potencoj: qe fenemonal fakti se nuk biseduam për përcaktimin ideoplik të demonstratave, edhe pse kishim përcaktim strik vetëm për çlirim kombëtar dhe ndokush edhe për revolucion marksist-leninist. Vetvetiu na qe imponuar kërkesa për Kosova-Republikë, të cilën deri më 26 mars 1981 e trajtonim vetëm si tematikë historike të demonstratave të vitit 1968 dhe të debatit për miratim të Kushtetutës në vitin 1974. Që do të thotë, të gjitha organizatave revolucionare “ilegale” iu imponua kërkesa Kosova-Republikë, e cila u plasua më 26 mars 1981 nga studentët në protestën në lagjen e konvikteve të studentëve në Prishtinë.
U ktheva te Jusufi. E informova për marrëveshjen. Ai e tumiri.
Fatkeqësisht, të hënën, më 6 prill 1981, Jusufi më detyroi të shkoja në Vjenë për të pyet në Ambasadë shqiptare, nëse ajo marrëveshje për të filluar me demonstrata ishte konstruktive. Përtova, por shkova. Kësaj radhe më priti një diplomat i panjohur për mua deri atëherë. Sapo ndërruam fjalët e para përshëndetëse e njohëse, plasi grindja fizike…
Seriali i demonstratave, pothuajse çdo fundjavë, nga 11 prilli (Bern) deri më 18 korrik 1981 (Frankfurt), ishte i suksesshëm, nëse kemi parasysh se ishte përvojë e parë dhe kishim të bënim me bashkatdhetarë që frikësoheshin shumë nga përndjekjet që do t’i pësonin kur do të shkonin për vizitë në vendlindje.
[Vijon me reflektim prapavajtës.]

Në  Drenas u mbyll zyra, në sportelet e pensioneve në Prishtinë nuk na i pranojnë as ankesat tona!

2

Zeqir Bekolli, Drenas

Një zyreje të pensioneve në Drenas ia kanë vënë dryrin. Në derën e saj gjendet njoftimi për mbyllje, por jo edhe arsyetimi përse është mbyllur kjo zyrë, pos sugjerimit se shërbimet mund të kryhen në Prishtinë. Dhe kur i drejtohesh Prishtinës mbetesh më i zhgënjyer se nga  mbyllja e zyrës në Drenas.

Kjo dëshmon se, të jeshë pensionist, në këtë kohë në Kosovë, do të thotë të jesh kategoria më e nënçmuar dhe më e fyer. Pos që je qytetar i rendit të dytë, krijohet përshtypja se në sytë e “zyrtarëve” je edhe një shtresë me të cilën mund të sillen si të duan vet, pa e ditur se ata janë vetëm shërbëtorë të qytetarëve,  që paguhen nga taksapaguesit. Prandaj, mos u habitni kur për një përgjigje, pensionisti mund të pres edhe me dy e tre muaj ! Dhe çuditërisht askush nuk qanë kokën për këtë.

Më rastësisi sot të isha njëri prej personazheve të kësaj gjendjeje të mjerë, që ekziston në sportelet e pensionistëve të Prishtinës, ku  çdo i dyti pensionist dilte nga zyrat duke u ankuar e sharë, për shkak të padrejtësive që po u bëhen. Madje, më ndodhi edhe personalisht, që ankesën time të bërë nga  Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, që vepron në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë,  për mos përgjigje në afat ligjor, në ankesë, të mos ma pranojnë fare në sportelin numër 3, në zyrtat numër 4 dhe 1 në Prishtinë! Për dallim prej zyrave tjera, në zyrën nr. 1 personi që i thoshin drejtor, edhe ai ishte i befasuar për mospërgjigje në ankesat e qytetarëve në zyrat e Ministrisë, te Sheshi Zahir Pajaziti!

Këtë nuk do ta kisha besuar në asnjë mënyrë, sikur të mos më kishte ndodhur mua, që mu dashtë t’i humbas disa orë duke bredhur sa te Agjencia, sa te zyrat e pensioneve, sa të Ministria, për të përfunduar në postë.

Çfarë t’i thuhet kësaj? Anarki institucionale, kapje e shtetit apo pa aftësi në kryerjen e punëve! Si do që të jetë, kjo që po ndodhë para syve tanë, e për këtë heshtet, nuk do koment.