ARKIVI:
21 Maj 2024

Dom Nikë Ukgjini: Frymëzimi kristian në kryengritjën e Malësisë së Madhe dhe çka u shkroi Faik Konica më 10 shkurt 1913, kançelarive evropiane

Shkrime relevante

Shpërndaj

 

Referues: Dom Nikë Ukgjini

KATOLICIZMI NË MBROJTJE TË KUFINJVE VERIOR TË SHQIPERISË

  • Letër e Faik Bej Konices dërguar Konferencës së Londrës! 

Konferencë Shkencore:

Malësia e Madhe në 90 vjetorin e kryengritjes!

(Konferenca është mbajtur para 23 vitesh)

Tuz 7. IV. 2001

Tema: Frymëzimi kristian  në kryengritjën e Malësisë  së  Madhe

Ata që e njohin e Malësinë e Madhe e dinë se përpos maleve të mëdha ka edhe shkëmbinj të mëdhenj. Por nuk janë ato, sado të shtrira e të mëdha qofshin , që përcaktojnë emrin e Malësisë së Madhe. Atë e përcakton përmbajtja e saj  e brendshmefeja shekullore kristiane si flakë e vullkan e mbjellur në këto treva në shek. e parë- në kohën e apostujve të Jezu Krishtit, dhe Besa, bujaria, mikpritja, trimërja, vetflijimi  atdhedashamirësia virtyte këto, të larta të qenjes njërëzore të dhuruara nga vet Perëndia, të zbuluara nepërmjet birit të tij, Jezusit nga Nazareti, të mbjellura, në këtë trevë të Praevalitanës, nga nxënsi (apostulli) i tij, shën Luka. Frytin e këtyre të korrava, e volën malësorët, të cilët, këto vityte të larta ungjillore i ruajtën dhe i percollën me një fanatizëm të madh, brez pas brezi, qoft edhe në formën e ligjeve Kanunore, deri në ditët e sotshme.

Kjo krahinë etno-gjeografike së bashku më Malësinë e Vogël, e lidhur me sistemin fisnor, sipas traditës, ishte shtrirë, mbi territorin e dioçezës mesjetare së Pultit (Pullatum) që në shekujt XI, XII. Këtë e dëshmojnë edhe dokumtet historike, të cilat flasin mbi disa fis malësore, në shekujt  XIII-XIV. Mund të themi me të drejt se  malësorët që nga kjo kohë, duke e kultivuar një krishtërizëm të mirëfilltë, në trajtën më të shkelqyer, kanë qenë njohur në të kaluarën nga të tjerët.

Në këta shkrepa edhe përkundrejt veshtërësive jashtzakonisht të mëdha jetësore, gjithmonë është ruajtur feja e pastër stërgjyshore dhe të gjitha komponente tjera kombëtare. Është ruajtur baraspesha ndermjët asaj që thuhet dhe asaj që bëhët, ndërmjet veprimit dhe parimit. Duke qenë i frymëzuar nga qytetërimi kristian e keqja dhe genjështra tek malësor kurrë s’kanë qenë të pranuara si të ligjëshme. Pushtuesit kurrën e kurrës nuk i është lejuar ta përulë dinjitetin hyjnorë të mbjellur në shpirtin e tij, nepërmjet pranimit të sakramentit të pagëzimit dhe sakramenteve  tjera të ndara nga meshtarët. Nuk është lejuar as robëria t’ia shtyp lirinë, që Zoti ia pat dhënë malësorit në këtë hapësirë. Këtu dyftyrësia e njohur në Shkrimin Shenjt, me emrin fariseizëm, që ishte rreptësisht i dënuar nga Jezu Krishti, si i vetmi Zot i malësorit, kurrë nuk mund të kalonte si sinqeritet, as demagogji si atdhetarizëm, as kapërdisja si  trimëri. Në Malësinë e Madhe jeta jepej për nderin, të drejtën dhe të vertetën e Zotit, me të njëjtën gatishmeri që jepet për atdheun.

Malësorët ishin të bindur së Zoti zbaton barabar mëshirën dhe drejtësinë për të gjithë racën njerëzore. Ai i del në ndihmë malësorit të nëpërkëmbur, duke i dhënë guxim dhe shpresë për t’ i përballuar trysnit çnjerëzore të pushtuesit. Pra, Hyu, duke krijuar “hyjnit“ (tokën dhe njeriun), thotë malësori, bëri që vepër e tij, të jenë edhe shqiptarët dhe trojet e tyre, së bashku më gjuhën, kulturën dhe flamurin e tyre. Prandaj kujdesi dhe flijimi për atdheun, për gjuhën, për kulturën, për mendësinë shqiptare, tek  malësori ishte i përhershëm. Kujdesi dhe dashuria ndaj këtyre gjërave shenjte, nenkuptonte dashurinë dhe kujdesin ndaj vetë Zotit. Së këndejmi koncepti Fe e Atdhe për malësorin ishin binome të pa ndara, si shpirti i njeriut i lidhur me trupin.

Kjo bindje jetësore e futur kaq thell në shpirtin e këtyre viganëve, burim frymëzimi  kishte fjalët që i predikonin dhe me jetën i dëshmonin mështarët katolikë si:  provinciali françeskan i Shkodrës at Vinçenc Prenushi, në poemën e tij “Të Falëm o Krygje” këndon  “Për Atdhe e Fe na dona vehten gjithmonë me e shkri”  poeti i përjetshëm kombëtar at Gjergj Fishta, shkroi se “gjuha shqipe është si gjuhë e Perëndisë dhe flamuri si simbol kombëtar kuq e zi me shqiponjën dykrenore në mes është i endur nga vet engjujt”, dhe se Perëndia shkroi më dorën e vet se “Për Shqyptar do t’jet Shqypnija etj. si dhe predikatarëve të tjerë që bashkjetonin me oraganizuesit e kryengritjes si: atë Karl Prenushi, famullitar i Vuksanlekajve,  atë Lorenc Mitroviq, famullitar. i Bajzës,  atë Mati Prenushi, famullitar. i Kastratit; atë Sebastian Hila, famullitar i Rapshës, atë Bonaventura Gjeçaj, famullitar i Grudës, atë Luigj Bushati, famullitar i Traboinit dhe kryebariu i kryeipeshkëvisë së Shkodrës,  imzot Jak Sarreqi etj. Domethënje të veçantë për malësorin kishte kur flamuri kombëtar për herë të parë publikisht, faqe qeverisë turke, u përdor nga kleriku  e lart  kishtar,  imzot Benardin Shllaku, françeskan, kur si ndihmës ipeshkëv i Pultit, më 8 janar 1910, në stemën e vet që e vën në ball të Kishës, si dhe në pallatin ipeshkvnor ku banonte, kishte të fiksuar flamurin e Shqipërisë me shqiponj dykrerëshe më shtrojë të kuqe. Në vazhden e kësaj, veprimtaria nxitëse për malësorët, ishte dhe puna të cilën e bënin murgeshat katolike të Shkodrës, të rregullit Stigmatike,  duke punuar flamuej kombëtar, të cilët kërkoheshin në vitët 1910-11911, si dhe qendisjën e famurit i cili ishte ngriturë në Maje të Deqiçit. Pikërisht këtu qendronte çështja e frymës kristiane tek malësori, i cili e nxiste ta flijoj veten, për një të ardhme më të lumtur të atdheut.

Pra frymëzimi është një argument që mund të vështrohet dhe të formulohet mjaft qart nisur nga kënde të ndryshme shikimi,  e në veçanti nga ana e analizave të ngjarjeve historike. Ky koncept  i historisë më frymëzimin kristian, mund të përkufizohët shumë thjeshtë, siç e pamë dhe më lart.

Frymëzim kristian katolik tëk malësori ka atehërë kur një akcion luftarak, siç ishte ky i 6 prillit 1911, realizon dy obligime të mëdha:

  1. a) të mbrojë të vertetën hyjnore të shpallur sipas mësimit të fesë kristiane, që në këtë botë është rendi, drejtësia dhe paqja dhe
  2. b) nëpërmjet akcionit t’ia arrijë, qoft edhe më forcë apo sakrificë, të ndergjegjësoj të tjerët mbi këtë të Vertet të Madhe, qoft ai dhe armiku i tyre.

Nëse e bëjmë një analizë të shkurtër të kësaj ngjarje, vertetojmë se kjo kryengritje, e paramenduar mirë, por e keqpërdorur nga mbretit i malazezëve krajl Nikolla, ishte në vazhdën e natyrëshme të betejave të parreshtura të mëparshme historike, për një Rilindje Kombëtare, e cila për malësorët kishte zënë fill, ndonëse fshehurazi, që nga dita kur këto male u robëruan përfundimisht (XVI) nga turqit e pa besë. Kuptohet së rolin e dorës së parë të çdo akcioni për t’u liruar nga robëria, gjithëherë e kishin klerikët e shkelqyer. Kështu, edhe këte akcion të paharruar të malësorëve, kur kisha katolike, nga turqit, pësonte një kalvar të vërtetë u bë ajo, promotori kryesor dhe frymëzuesi kryengritjes, duke u dhënë zemër luftetarëve, që nga fillesa e saj, më 26 korrik 1910, kur Shefqet Durgut pasha erdhi në Shkodër  dhe mori drejtimin kah Malësia, kur flamuri kombetar u ngrit më 6 prill 1911, ne Bratil te De­çiqit,  deri te përpjekja për t’u plotësuar 12 kërkesat  e “LIBRIT TË KUQ” të përpiluar më 10-23 qershor 1911, në Kuvendin e Gerçës.

Etërit shpirtëror, si autoritet më i lart i ndergjegjjës njerëzore , duke e parë së kjo lëvizje duhet të marrë përmasa më të gjëra dhe çështja e problemeve shqiptare të ndërkombëtarizohet, aktivitetin e tyre e përqëndronin edhe në planin e jashtëm politiko-diplomatik. Në këtë drejtim mbesin për t’ i veçuar përpjekjet e bëra pranë Selisë Shenjte (Vatikani) në kancelarit e perandorisë Austro-hungareze, Britanike etj të :  arqipeshkvit të Shkodrës imzot Jak Sarreqi, abati imzot Preng Doçi, mështarët, dom Luigj Bunçi, dom Ndre Mjeda, dom Nder Plani, at Gjergj Fishta, etj. Meqenëse suksesi i plotë për shkak të gjendjes së re të krijuar ndër shqiptarë, ku në masën 70 % shqiptarët  e islamizuar, Europa i identifikonte me turqit, nuk u arrit, kjo lëvizje bëri që kauza shqiptare, për herë të parë të ngritet lart në qarqet evropiane.

Dedë Gjo Luli

Kryengritja e Malësisë së Madhe, siç mendohet, nuk ishte një inskenim  nga faktorët e jashtëm, sa ishte një produkt i një shpërthimi të mbrendshëm të një mjedisi fetar krejtësisht i ndrydhur dhe i ndryshëm nga pushtuesi. Se çfar raporti fetar në fakt ishte, na deshmon statitika nga tereni të vitit 1907, të bërë nga provincijali françeskan për shqipëtarë, atë Lovro Mihaçeviq. Ai, ndër të tjera, na i sjell këto shenime: famullia e Bajzës më 10 fshatra dhe 1.240 besimtarë; ajo e Grudës kishte 15 fshatra dhe 2.240 besimtarë; Kastrati 11 fshatra 1.276 besimtarë; Hoti i ndar në dy famulli, Rapsha, 6 fshatra me 1838 besimtarë; Traboini 9 fshatra më 1.276 besimtarë; Kelmendi ishte i ndar në tri famulli, Selcë, Vukël dhe Bogë, Selca, 13 fshatra me 1.106, besimtarë; Vukli 10 fshatra me 2.106 besimtarë; Vuksan-Lekaj, 5 fshatra me 397 besimtarë.  Në këtë relacion mungonin famullit të cilat nuk i administronin françeskanët, dhe që i takonin Malësisë së Madhe, famullia e Shkrelit,  e cila në vitin 1901 kishte 4.500 besimtarë katolikë, dhe  ajo e Bogës në vitin 1896, kishte 70 familje.  Ndersa, gjendja e popullatës së shqiptarëve të islamizuar e cila, në kohën, kur po kryhej një pozicionim i popullit shqiptar, në aspektin politik e fetar, sjelli pasoja negative të pakonpenzueshme, sipas burimeve austro-hungareze ishtje kjo përqindjeve: Kelmendi viti 1901, islamizuar 3-4 %,  Gruda, në vitet 1900, islamizuar afro 60 %,  Hoti, viti 1900, islamizuar 3%,  Kastrati, vitet 1878-1901, islamizuar.14-20 %,  Shkreli, viti 1904 islamizuar vetëm 16 %.

Se, islamizimi i shqiptarëve në Malësinë e Madhe, sjelli ndarje shpirtërore dhe fizike tek malësorët,  më një keqardhje, na flet edhe kronisti i kohës Risto Ll. Siliqi, i cili ndër të tjera thotë se, kryengritësit në këtë rast të vështirë, nuk gjetën përkrahje nga shqiptarët e islamizuar të fisit të Grudës, të cilët jetojshin në Milesh dhe Dinoshës  si dhe as nga  banorët e islamizuar të Tuzit. Përkundrasi, ata s bashku më 500 shqiptarët e islamizuar të ardhur, më këtë rast nga Shkodra, ndihmuan ushtrisë turke të Sheqefqet Durgut pashës, për t’u kundërvuar kryengritësve. Kurse, një pjesë e tyre rreth 130 vet, kërkuan ndihmë nga mbretëria malazeze, që mos të kënë shqetësime nga kryengritësit shqipëtarë. Natyrisht, këtë të vertët të idhur, shqiptarët katolik, për shak të lidhjëve vëllezerore, asnjëhër nuk e kanë qfaqur, këtë dukuri, si problem ndër qarqet ndërkombëtarë.

Çfarë mbresash shpirtërore kishin malësorët nga klerikët më së miri  flasin fjalët e të riut shkodran, Karlo Sumës, të mbajtur, më 23 korrik 1911, në emër të kryengritsëve në Podgoricë, më rastin e vizitës së lamtumirës se imz. Jak Sarreqit, ku ndër të tjera tha: …….I madhneëshmi Emzot! …..Dije mirë ta japim besen e Shqyptarit, per pa i konendue, deshirat tona e per pa i fitue te bjerrunat drejtat tona, edhe ma te mbramen piken e gjakut do ta derdhim. O vdhanzen Shqypetar!… Kjo ditë e sotshme ashtë ditë plot lode, e plot me vaj, tue këqyrë përpara vedit çobanin tonë, i silli, erdhi më kerkuë, të perdame delet të veta, prej duhijes topit barbarit! I madhnuëshmi Imzot! E shof se syt e tu e jan plot me lode, por me ndihme e shpnesë të Zoti e me oorë (dorë, shen. im)  të drejtesisë, tuj luftuë, e tuj derdh gjakun mbi të vorfnuëmin trollin tonë, kemi shpnesë të fortë, qi do të merjme , më me ghëzuë Liriin e Shqypeniisë, me bashkim të madhnis Tuej!! Pas këtyre fjalëve prekëse, dhe brengosjës për fatin e malësorëve, Imzot Serreqit, ju mbushën sytë më lot.

 

Përfundimi

Në këto male të larta, thotë një poet malësorë ka patur edhe shqipe edhe shkëmbni, edhe valë edhe fllad, edhe flakë edhe vullkan“.

Malësorët më gjakun e tyre shkruan kujtimët e veta, dhe mbushën faqët e historisë sonë. Malësort, më veshtir e paten kur nuk ia arriten qellimit të tyre, se kur plumbat presherë, ia u këputëshin zemrën.

Kisha katolike, e malësorëve në Malësisë së Madhe, si shqipe dhe shëmb, si vetmi institucion shqiptar, i mbetur ende në këmbë, në atë kohë, bëre atë, çka kishte detyrë ta bënte.

Kurse, fryma e krishtënizmit (katolicizmit) ishte dhe mbetej për intelëktualin e dhe diplomatin e shquar shqiptar, Faik Bej Konicëm, një busollë orijentimi, se çfarë drejtimi duhet të marrin shqiparët, për ta  patur një të ardhme më fatlume.

Ai, më 10 shkurt 1913, ndër të tjera shkruante, kançelarive evropiane “ Shqiptarët janë të vetmit katolikë që gjendën në Gadishullin e Ballkanit, dhe deri në fund të shek. të 17-të feja katolike është quajtur në gjuhën serbe,”feja shqiptare”… Në qoftë se katolikët shqiptarë shkeputën nga Shqipëria dhe aneksohën ndaj Serbisë e Malit të Zi , e gjithë puna e bërë për 15 vite, për të përgaditur kthimin gradual të të gjithë Shqipërisë në Kishën Katolike, do të jetë e humbur. Shqiptarët si musliman dhe orthodoks, e… kanë të qart se paraardhësit e tyre qenë të gjithë katolikë dhe luftuan për vite me radh për besimin e tyre përpara se të pushtohëshin prej shpatës së turkut… “(P.R.O. F.O. 371, 1769 -135 dokumenti nr.6388 i regjistrua me dt. 10.02 1913).     

Në fund duhët të thëmë se, mbi vorret e trimave malësorë, nipat do të mësojnë se më dashtë Zotin e Kombin dhe për Zot e Komb, më dhënë jetën, është më i larti ideal i njeriut.

Konferenca e mbajtur në Tuzi nga shoqata “Yllyricum” më rastin 90 vjetorit të kryengritjës së Malësisë së Madhe.

  • Janë hequr referencat, për shkak të problemeve teknike

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu