Kreu Blog Faqe 840

Gjergj Kastrioti, “Lirinë nuk ua solla unë, atë e gjeta mes jush!”, Bujar Osmanit ti thuhet se lirinë tonë nuk mund t’ia japësh Serbisë!

1

Aurel Dasareti, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike, SHBA

____

Përshëndetje shqiptarëve të vërtetë.

Dëgjova se njëfarë Bujar Osmani (njëri prej këlyshëve shqipfolës që ua lëpijnë prapanicën sllavo-“maqedonëve” vetëm për të mbetur në pushtet), ka vizatuar planin 9 pikësh për copëtimin e Kosovës, për ta kënaqur Serbinë.

Bujar Osmani, Ministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë Veriore dhe udhëheqësi i OSBE-së, është hartuesi i planit 9 pikësh të OSBE-së, në të cilin Kosovës i kërkohej të tërheqë Policinë Speciale nga veriu, kurse Serbisë vetëm të ulë gatishmërinë e ushtrisë …?!

Gjergj Kastrioti-Skënderbeu ka thënë: “Lirinë nuk ua solla unë, atë e gjeta mes jush!

Unë them: Fjalorin e gjuhës shqipe (rubrikën e sharjeve), nuk ua solla unë, atë e gjeta mes jush.

Dhe, aty thuhet:

KËLYSH
Pjellë e keqe, shërbëtor i ndyrë i dikujt.

BAJGË
Njeri i ndyrë e i poshtër, njeri pa vlerë, pa
karakter dhe i pacipë

BESËQEN
Që nuk e mban besën e dhënë, i pabesë.

BIR
Qen bir qeni

DELENXHI
Njeri i poshtër, i paturp e i pasjellshëm; njeri i pandershëm,
njeri pa karakter, faqezi; maskara.

DOBIÇ
Fëmijë i lindur jashtë martese, kopil.
Njeri i prapë e dredharak, mashtrues.

DOÇ
Kopil, dobiç.

EDEPSËZ
I paturp, i pacipë; i poshtër. Njeri edepsëz.

FARË
Farë e keqe!

Uraniumi i varfëruar dhe ndotësit e tjerë, rrezik serioz për Kosovën

0

Shkruan: Sejdi Veseli

Po mbushen tetë vjet të plota nga përfundimi i luftës së armatosur kundër shkelësve të barit mbi varret etë parëve tanë, të cilët na e lan trashëgimi truallin tonë. Këtë luftë e zhvilluam nën Flamurin e Famëmadhes Ushtria Çlirimtare e Kosovës, të mbështetur nga ajri nga forcat e Aleancës Veriatllantike – NATO.
Është rregull i mirënjohur, se pas përfundimit të luftërave, të bëhet edhe vlerësimi i përmasës së dëmtimeve në njerëz, bagëti të mira materiale në përgjithësi, të shkaktuara nga veprimet luftarake të kundërshtarit. Andaj, edhe ne shqiptarët e Kosovës (Unmikistan) e kemi ndie detyrë parësore eliminimin e dëmtimeve të mëdha dhe të shumëllojshme që na janë shkaktuar nga thundrakët pushtues serbo-çetnike, mearmatimet supermoderne të tyre.
Duhet të konstatojmë me dhembje në shpirt, se edhe ato sanime teknike që i kemi bërë në terrenet e djegura rëndë, përveç në rastet kur kemi pasur të bëjmë me shtëpitë e minoritarëve serbë, ku i kemi bërë të gjitha veprimet për mrekulli, pa e lodhur mendjen se çfarë kanë bërë familjarët e tyre gjatë luftës, për popullin shumicë ishin gjysmake, për mos me thënë shkel e shko. Nuk përjashtohet mundësia, që edhe familjeve të paramilitarëve serbo-çetnikë u kemi ndërtuar shtëpi moderne dhe ua kemi mobiluar me mobile të reja, thjesht, ua kemi siguruar një jetë komforte, më të mirë se ajo që e kanë pasur para luftës. Ndërsa, shumicën e luftëtarëve të lirisë dhe familjet e shumta shqiptare, të cilëve ua kanë djegur shtëpitë pushtuesit (ndofta po ata që u kemi siguruar plëng dhe shtëpi), i kemi lënë të presin për një kulm mbi kokë dhe që gjallojnë nën plastmase, duke u ballafaquar me acarin e dimrave dhe lagështinë, e, besa disa njerëzve të UÇK-së, nuk u janë ndërtuar fare
shtëpi.
Por, me këtë shkrim timin, kam për qëllim të përpiqem ta shpalos një problem, i cili gjeneron në vazhdimësi rrezik të madh për shëndetin, jo vetëm për gjeneratat e sotme të popullit, por edhe për ato që do të vijnë për disa shekuj më pas. Pra, e kam fjalën për rrezikun që paraqet ndotja e Truallit tonë atëmëmëdhetar me lëndë radioaktive, biologjike dhe helme të ndryshme luftarake.
Jemi dëshmitarë të një realiteti të hidhur, se deri në ditët tona, nga të gjithë kompetentët për shëndetësi dhe për mbrojtjen e ambientit, të cilët dje figuronin si “zyrtarë të lartë” të kinse IPVQK (e që në realitet u vetë-dëshmuan se nuk ishin tjetër pos servilë të unmikistanezëve…), dhe, ata të mëvonshmit që fryheshin më mandatin që ua dha populli me votën e tij, jo vetëm se nuk është ndërmarrë as edhe një hap për eliminimin e
këtij rreziku afatgjatë, por, as që është diskutuar seriozisht për te, ngase u kanë thënë shefat e tyre ndërkombëtarë, harrojeni këtë punë, se ky rrezik nuk ekziston.
Nëpërmes këtij shkrimi, të cilin po e ribotoj (me pak ndryshime), u bëj thirrje publike, të gjithë atyre që e konsiderojnë veten kompetentë, për të ndërmarrë hapa konkrete për detektimin ABK të hapësirës së Kosovës dhe dekontaminimin e asaj çka mund të dekontaminohet, në rend të parë, nga ndotësit atomikë (uraniumi i varfëruar), kimik (dioksina) dhe biologjik (shkaktarë të sëmundjeve ngjitëse e të cilët bëjnë pjesë në arsenalin e armëve biologjike, si p.sh. Tularemia…), me të cilët u kontaminua kjo hapësirë gjatë periudhës së luftës, si nga ana e ushtrisë pushtuese serbo-çetnike, ashtu dhe nga fushata e bombardimeve të NATO-s, ndaj pozicioneve, armatimeve dhe pikave strategjike të pushtuesit.
Si erdhi deri të kontaminimi radioaktiv?
Përgjigjen në këtë pyetje do ta fillojmë me këtë citim:
“Më 22 prill (1998, v. ime, S. V.) forcat serbe përdoren për herë të parë predhat radioaktive kundër trupave të UÇK-së… përdorimi i predhave me material radioaktiv brenda territorit shqiptar synonte të qëllonte mbi popullatën civile… përdorimi i armëve të tilla u shtua gjatë muajit maj…”
James Pettifer dhe Miranda Vickers “Çështja shqiptare – Riformëzimi i Ballkanit”, faqe 355, botimi shqip nga Bota shqiptare dhe Edicioni “Libri”, Tiranë-New York, 2007.
Siç dihet, ushtria pushtuese serbo-çetnike ka pasur në posedim DU municione që nga viti 1989, të prodhimit rus e më vonë ato të prodhimit serb, në “Krušik” të Valevës dhe “Sloboda” të Çaçakut.
Dëshmia më e mirë që vërteton faktin, se në përdorim të ushtrisë serbe gjenden DU municione, është aksidenti në Fabrikën e armatimeve ”Krushik” të Valevës, ku u rrezatuan 4 punëtorë serbë, të cilët punonin në këtë fabrikë. (www.b-92.net).
Siç theksova më lartë, Ushtria pushtuese serbo-çetnike, që nga viti 1989 ka në posedim raketa ajër-ajër, me kokë nukleare dhe me peshë prej 3.5 e 6 kg dhe të cilat posedojnë 1.6 kg DU, në formë të shufrave, si ato të prodhimit rus, ashtu dhe ato të modifikuara në fabrikën “Krushik” të Valevës, me shenjën dalluese R60 MK.
DU-depleted uranium (uraniumi i varfëruar), është një nusprodukt i prodhimit të karburantit nuklear, pra, si tepricë e uraniumit të fisnikëruar, i cili shfrytëzohet për prodhimin e bombave nukleare.
Uraniumin e varfëruar, OKB e klasifikon si “ një metal të rënd dhe jo stabil”, i cili emeton tri lloje të radioaktivitetit jonik: alfa, beta dhe gama.
Në fabrikat serbe për prodhimin e armatimeve, në “Krushik” të Valevës, “Slloboda” të Çaçakut, “Zastava” të Kragujevcit dhe “Prvi Partizan” të Uzhicës, uraniumi i varfëruar (me siguri prodhim i reaktorit “Vinça”), shfrytëzohet për prodhimin e municioneve blindëshpuese të këtyre kalibrave: 7,62 mm, 7.9 mm, 12.5 mm, 12.7 mm, 20 mm, 25 mm, 30 mm, 105 mm, 125 mm, 155 mm, si për prodhimin e kokave të raketave tokëajër, tokë-tokë dhe ajër-ajër, të të gjitha kalibrave, përfshirë këtu edhe ato të radiusit të gjatë të veprimit!
Këto municione u shfrytëzuan dhe shfrytëzohen si nga Ushtria serbe, ashtu dhe për eksport.
Me këto raketa janë të armatosur aeroplanët luftarak serb, MIG 21, MIG 29, Orao 2, Supergaleb…
Ushtria serbe, përveç të tjerave, ka pasur dhe ka në posedim DU municione për tankun e prodhimit të vet, M-84(sipas modelit rus T-74).
DU-municioni që përdoret nga tankësi M-84 njihet me shkurtesën APFSDS 125 mm. Por, në përdorim të tankësit M-84, që prej momentit të modifikimit të tij nga modeli rus T-72, gjendet edhe predha me penetrues nga volframi.
DU-municionet bashkëkohore me predha nënkalibrore, janë të destinuara për t’u përdorur nga topat e tankeve dhe topat kundërtank, për luftime kundër mjeteve të blinduara luftarake, në largësitë prej 2000 deri në 3000 metra.
Këto municione janë të konstruktuara sipas principit të shfrytëzimit të energjisë vetanake kinetike, e cila, gjatë kontaktit të predhës me cakun, së pari deformohet dhe më pastaj e tejshpon pengesën. Gjatë shpërthimit brenda objektit, copëzat e predhës dhe të blindës paaftësojnë ekuipazhin dhe stabilimentet vitale të mjetit të goditur, duke e nxjerrë atë nga formacioni luftarak i kundërshtarit.
DU-municionet kundërtank, me predha nënkalibrore, janë shumë më efikase, në krahasim me ato klasiket, të cilat lansohen nga tytat e topave të tankeve dhe të atyre kundërtank dhe njihen si: predhat pancir dhe komulative.
Në bazë të konstruktimit specifik masa e predhës është zvogëluar prej 1/3 deri në ¼ të masës së atyre klasike. Kjo veti mundëson shpejtësi të madhe fillestare të udhëtimit të predhës nënkalibrore, prej 1.400 deri në 1.800 m/sek. Përveç të tjerave, bartësi i predhës përben afro 30% të masës së përgjithshme të predhës dhe ndahet nga ajo, menjëherë pas daljes së saj nga tyta lansuese, kështu që e rritë radiusin e veprimit të predhës,
prej 1000 metra në 2000 deri në 3000 metra. Shih foto 1.

Foto 1: Ndarja e bartësit të predhës UV, menjëherë pas daljes nga tyta e lansuesit

Për ndërtimin e bërthamës së këtyre predhave të destinuara për luftë kundër mjeteve të blinduara përdoren metalet e rënda dhe uraniumi i varfëruar dhe për këtë njihen me emërtesën e njohur, si DU municione.
Metali i fortë që përdoret për ndërtimin e bërthamës së këtij lloji të predhave, është një legurë e përbërë prej dy elementëve, nga volframkarbidi (WC) dhe kobalti (Co) ose nga nikeli (Ni), me masë specifike afro 13 deri 14 gr/m³.
Metali i rëndë është një legurë e përbërë nga tri elemente, nga volframi (W), hekuri (Fe) dhe bakri (Cu) ose nga volframi (W), nikeli (Ni) dhe hekuri (Fe), më masë specifike prej rreth 18 g/m3

Si duken municionet DU?

Fig. 2 Municionet UV

Këto predha dallojnë nga predhat tjera të artilerisë, edhe nga fakti, se nga koka e tyre del një pykë me ngjyrë të përhimtë në të mbyllur, me gjatësi prej afro 20 cm. Maja penetruese e kësaj pyke ka një gjatësi prej afro 3 cm dhe ka shkëlqim të ngjashëm me atë të argjendit.
Transportohet në ambalazh të posaçëm, në të cilin ka vend për dy predha, ku janë të vendosura shenjat e rrezikut nga radioaktiviteti dhe shenja e uraniumit 238 (uraniumit të varfëruar). (www.cgocable.net)

Xhafer Buzoli në një vend të goditur nga raundet e uraniumit të varfëruar në Rikavac. (Foto: Phil Miller / DCUK)

Ky municion është përdorur në zonën e Shalës, Llapit, Drenicës dhe të Dukagjinit, Prishtinës, si dhe në zonën kufitare Shqipëri Londineze-Kosovë, në rajonin e Kukësit dhe Bajram Currit.
Ky municion është përdorur kundër fortifikimeve, sidomos në objektet e ndërtuara me gurë (kullat shqiptare) dhe betonarme dhe ku kanë qenë vatrat e fortifikuara të zjarrit.
Cilat janë pasojat shëndetësore nga kontaminimi me UV?
Rreziku më i madh nga DU-municionet fillon në momentin e shpërthimit të predhës. Në kontakt të predhës me cakun, krijohet një temperaturë e lartë, prej afro 3400 gradë Celsius. Pas perforimit të pengesës, predha shndërrohet në formë të pluhurit, që digjet në kontakt me ajrin, duke krijuar oksidin e uraniumit dhe shndërrimin e tij në aerosol. Në varshmëri të drejtimit dhe të forcës së erës, ky pluhur mund të kontaminojë hapësira të mëdha.
Personat që inhalojnë këtë pluhur, mund të pësojnë dëmtime serioze. Serioziteti i këtyre dëmtimeve është në varshmëri të plotë nga forma e oksidit të uraniumit, me të cilin është kontaminuar personi.
Dihet se ekzistojnë dy forma të këtij oksidi.
Nëse personi e ka inhaluar formën e gaztë të UV, ai mund të lirohet nga ai duke e nxjerrë nga organizmi, me anën e djersitjes dhe urinimit.
Nëse personi është kontaminuar me formën “qeramike” të UV, ky kontaminuat mund të qëndrojë në ndonjë ind për një kohë të gjatë e kjo do të thotë, se personi që është kontaminuar me këtë formë të oksidit të uraniumit, do të ketë një burim rrezatimi të përhershëm në organizmin e tij dhe do të ballafaqohet me të gjitha pasojat e rrezatimit radioaktiv.
Rrezatimi alfa që posedon UV ka një forcë të madhe depërtuese, ai shkatërron edhe materialet gjenetike, kështu që pasojat barten tek pasardhësit. Jonizimi i emetuar nga UV shkakton ndryshime të pariparueshme në molekulat dhe në trashëgiminë gjenetike të qelizave dhe si pasojë shkakton njërën prej formave të kancerit.
UV është më i rrezikshëm se uraniumi natyror, ngase ai oksidohet dhe është i tretshëm në ujë, duke depërtuar, në shtresat ujë bartëse të tokës.
Me pasojat e detonimeve të DU municioneve të shumta në Kosovë, gjatë viteve 1998 dhe 1999, të shkrepura si nga ushtria serbe, ashtu dhe nga aviacioni i NATO-s (prej 24 marsit e deri me 10 qershor të vitit 1999), siç duket, kemi filluar të ballafaqohemi më herët se sa ka mundur të paramendohet (nëse është paramenduar) nga kompetentet e mbrojtjes së ambientit dhe të shëndetësisë së Kosovës.

Një bunker i ushtrisë jugosllave në Gjakovë është goditur me uranium të varfëruar. (Foto: Phil Miller / DCUK)

Avionët amerikanë hodhën 655 fishekë me uranium të varfëruar në këtë vend në liqenin e Radoniqit. (Foto: Phil Miller / DCUK)

Në vitin 2001, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar pranoi se mijëra trupa britanike që shërbyen në Kosovë, gjatë konfliktit, të udhëhequr nga NATO në 1999 ishin në rrezik nga efektet e DU, pasi një paralajmërim shëndetësor nuk arriti t’i arrinte ushtarët.
Raportet e deklasifikuara se gjykatat italiane po gjejnë, në favor të veteranëve forma që u zhvilluan nga kanceri, pasi u ekspozuan ndaj uraniumit të varfëruar, ndërsa shërbenin në Ballkan, në vitet 1990.
Përdorimi nga NATO i uraniumit të varfëruar (DU), në Kosovë, nuk u konfirmua deri në vitin pas luftës, mes panikut për ‘sindromën ballkanike’. Paqeruajtësit italianë, të cilët morën kontrollin e shumë bazave të bombarduara të ushtrisë jugosllave, po bien me leuçemi.
Në mars të vitit 2000, shefi i NATO-s, kolegu laburist George Robertson, i tha me vonesë Kofi Annan të OKB-së se “afërsisht 31,000 fishekë” të DU-së ishin qëlluar “në të gjithë Kosovën gjatë, afërsisht, 100 misioneve”. Ai tha se arma vendosej “sa herë që A-10 angazhohej me forca të blinduara”, duke iu referuar “tankbusterit” të Warthog të forcave ajrore amerikane.
Pas muajsh mashtrimesh të brendshme, intensive, për marrjen e hartave më të sakta, ata kaluan 24 ditë, gjatë viteve 2000-2001, duke vëzhguar Kosovën për kërcënimin e dyfishtë të paraqitur nga DU: rrezatimi dhe toksiciteti i metaleve të rënda – të cilat mund të shkaktojnë kancer ose defekte të lindjes.
Shumë varet nga gjetjet e tyre. Një rezultat negativ do të minonte kredencialet humanitare të NATO-s dhe do të pengonte kthimin e refugjatëve nga azili i tyre i përkohshëm në Evropën Perëndimore.

Droja e shprehur nga disa njohës të efekteve të uraniumit të varfëruar, se populli i Kosovës do të ballafaqohet pas 5 vjetësh me pasojat e para të bombardimeve me DU municione, mjerisht po vërtetohet, ngase numri i madh i të sëmurave nga sëmundjet malinje, mjerisht me epilog fatal, ka filluar të bëhet dukuri e përditshme.
Përveç rritjes së numrit të atyre që po preken nga format e ndryshme të sëmundjeve malinje, shqetëson fakti se ky numër dominohet nga të rinjtë.
Sipas pikave të goditura nga predhat DU, popullata e rajonit të Dukagjinit është më e rrezikuara, sidomos, nga pjesa që kufizohet me kufirin shqiptaro-shqiptar. Siç dihet, nga ushtria serbe jo vetëm se janë goditur me predha DU caqe të shumta në rrethin e Deçanit dhe Gjakovës, por edhe pjesë të rrethit të Bajram Currit dhe Kukësit.
Është për të dyshuar seriozisht në profesionalizmin dhe sidomos në etikën e disa punëtorëve të disa organizatave ndërkombëtare, të cilët, duke u bazuar vetëm në disa hulumtime sipërfaqësore dhe të vonuara shumë (sa për të arsyetuar donacionet e majme që marrin për këto punë të tyre”hulumtuese”), që po kanë fytyrë të deklarojnë se DU është i parrezikshëm për shëndetin e popullatës së vendeve ku janë përdor municionet e
prodhuara nga kjo lëndë shumë e rrezikshme. Në kuadër të këtyre organizatave prijnë UNEP dhe simotrat e saj.
Është e kuptueshme se përdoruesi i këtij lloji të municioneve nuk pranon se ato paraqesin rrezik për rrethinën, sepse sipas normave ndërkombëtare, përdoruesi i mjeteve të rrezikshme është i obliguar të paguajë shpenzimet financiare për detektimin dhe dekontaminimin dhe, këto shpenzime janë shumë të mëdha.
“Në Malin e Zi fqinj, ku NATO gjuajti uranium të varfëruar në vetëm një vend, kostot e pastrimit janë të frikshme. Për të dekontaminuar 480 fishekë, të cilave iu deshën vetëm 12 sekonda për t’u gjuajtur, Mali i Zi shpenzoi mbi një çerek milion dollarë amerikanë dhe i kushtoi 5,000 ditë pune.
Kosova ka më shumë se 100 vende të tilla.”
Është në natyrën e seriozitetit shkencor dhe të etikës profesionale e njerëzore, që, për çështje të pastudiuara mirë, të jepen supozime, se efektet e tyre janë, apo nuk janë të rrezikshme për shëndetin e njeriut, në veçanti, dhe të botës shtazore, bimore, shpezore e ujore, në përgjithësi.
Realisht, numri i të sëmurave nga format e ndryshme kanceroze, sidomos të mushkërive, gjirit, grykës, lëkurës dhe leukemive është në rritje dhe me përfundime fatale. Çka është më keq, në numrin e përgjithshëm të të prekurve nga kjo fatkeqësi, grupmosha e re ka filluar të shënojë rritje.
Mjafton të bëhet kujdestari për një muaj rresht në varrezat e Prishtinës, dhe të mësosh një fakt shumë shqetësues, se më shumë se gjysma e atyre që varrosen, janë të diagnostifikuar se kanë lënguar nga sëmurjet kancerogjene dhe të moshës nën 60 vjeçare.
Duhet konstatuar me keqardhje, se këtë të dhënë mund ta sigurosh vetëm në këtë mënyrë, ngase institucionet tona shëndetësore, nuk e kanë parë të arsyeshme ta hulumtojnë këtë dukuri, andaj edhe mungojnë të dhëna të sistemuara profesionalisht.
Kohëve të fundit janë shpeshtuar rastet e aborteve dhe lindjeve të fëmijëve me anomali kongjenitale, sidomos nga zonat e prekura nga bombardimet gjatë luftës.

Gjithashtu, duhet konstatuar se edhe tek kafshët shtëpiake, janë shpeshtuar sjelljet në jetë të të vegjëlve të tyre me anomali të ndryshme.
Kjo nuk i shqetëson kompetentët vendorë, ngase ata janë të dhënë pas tenderëve, honorareve dhe luftës për poste drejtuese… etj.
Përballë këtij realiteti të hidhur, pa u frikësuar së po merremi me paragjykime, na imponohet dyshimi i bazuar, se shkaktari i krejt kësaj që po ndodhë, nuk është tjetër pos pasojë e kontaminimit me UV (uranium të varfëruar). Ky dyshim mund të kontestohet vetëm pas hulumtimeve të mirëfillta dhe të gjithanshme shkencore, çdo kontestim tjetër, padyshim bëhet për qëllime politike. Fshehja e këtij rreziku shumë të madh para popullit,
siç po bëhet qe 8 vjet, është turp për ata që dinë çka është turpi!
Kur e tërë bota shkruan me të madhe për rreziqet me të cilat ballafaqohet populli i Kosovës, sidomos nga ndotësit e ambientit, të cilët u hodhën nga të huajt gjatë kohës kur populli shqiptar luftonte heroikisht për të
shpëtuar nga bishat serbo-çetnike, të cilat synonin shfarosjen e tij, hajnat e farës tonë, mafiozët, “ekspertët” me diploma false, të paaftit, të verbuar pas interesave të tyre personale dhe të mujsharëve të tyre, heshtin dhe e mbulojnë të vërtetën.
Populli jeton nëpër terrene të kontaminuara dhe deri në ditët e sotme, askush nga “shkencëtarët” tanë zhurmaxhinjë nuk e tërhoqi vërejtjen për rrezikun që i kanoset. Bile, disave u konvenon fshehja e këtij rreziku serioz para popullit, ngase, ky është një investim për të pasur fitime të mëdha në ambulancat private dhe gjatë procedurave për dërgimin e fatkëqijve për shërim në qendrat e specializuara mjekësore jashtë vendit.
Po të ishte ndryshe, me siguri do të bëheshin hulumtimet e mirëfillta në terren, me qëllim të identifikimit të rajoneve të kontaminuara me uranium të varfëruar, si dhe shkalla e ndotjes së terrenit me materie helmuese, si p.sh. me dioksinë e cila për nga shkalla e rrezikshmërisë për shëndetin e popullatës, radhitet menjëherë pas mjeteve radioaktive.
Si pasojë e mosinteresimit të kompetentëve nuk është bërë dekontaminimi as edhe i një centimetri katror të terreneve të kontaminuara të Kosovës, edhe ato të cilat janë para hundëve të IPVQ-ve, të cilat ishin goditur nga predhat DU dhe as ku kanë shpërthyer depot ushtarake (p.sh. në Llukar) në të cilat përveç DU municioneve ka pasur edhe predha të mbushura me helme luftarake, si dhe depot e karburanteve për nevojat ushtarake, si
p.sh. në Bardhosh dhe në Arbëri, etj.
Gjatë bombardimeve janë asgjësuar një numër i madh i stabilimenteve kimike dhe petrokimike dhe është përdorur municioni me uranium të varfëruar. Këtë fakt e ka pranuar edhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i Paktit NATO, George Robertson.
Pasojat e këtyre kontaminimeve, si pasojë e përdorimit të DU municioneve, vërehen me të madhe dhe me siguri do të vërehen edhe nesër dhe do të jenë me pasoja të rënda dhe të paparashikueshme. Andaj, duhet të formohet një komision ekspertësh, nga të jashtmit dhe vendorët për t’i bërë hulumtimet e nevojshme në terren dhe në bazë të tyre t’i propozojë masat, të cilat duhet të ndërmerren, së pari për dekontaminimin e terrenit dhe
masave tjera sanuese.
Gjatë këtij hulumtimi duhet të bëhet diferencimi i qartë, se cilat terrene i ka kontaminuar ushtria serbe dhe cilat aviacioni i NATO-s. Kjo punë mund të bëhet lehtë, në bazë të mbetjeve të municioneve të detonuara dhe në bazë të hartës, në të cilët janë pasqyruar të gjitha objektet e goditura nga aviacioni i NATO-s me DU municione. Kjo mund të dëshmohet edhe kur të krahasohen urdhrat e skuadrileve sulmuese për të kryer
veprime, në terrenin e Kosovës, ndaj caqeve të ushtrisë serbe. Kjo, gjithashtu, mund të dëshmohet edhe në bazë të dokumentacionit të armëtarëve, të cilët i kanë krye veprimet e armatosjes së avionëve para se të niseshin për detyrë luftarake në terrenin e Kosovës.
Projekti për sanimin e gjendjes duhet të mbështetet nga shkaktarët e kontaminimit të terrenit, ngase projektet e tilla jo vetëm se kushtojnë shumë, por ata duhet të detyrohen, si masë dënimi, ngase përdorimi i këtyre mjeteve të rrezikshme është i ndaluar nga OKB.
Sa është evident rreziku nga kontaminimi me agjensë radioaktivë dhe helme kimike, tregojnë këto fakte:
Fillimisht, si ushtarët e KFOR-t, nëpunësit e UNMIK-ut, OSBE-së dhe organizmave tjerë
ndërkombëtarë, të instaluar në Kosovën e pasluftës, nuk i kanë shfrytëzuar gjërat ushqimore të prodhimit vendor dhe as ujin e pijes, të gjitha i kanë sjellë nga jashtë.
Me 19 janar 2001, në mbledhjen e hapur të KS të OKB, në të cilën është diskutuar për Kosovën, është inicuar edhe diskutimi në lidhje me municionet që përmbajnë në vete uranium të varfëruar, të cilat i ka përdorur NATO gjatë fushatës së bombardimeve ndaj caqeve të përzgjedhura në territorin e Serbisë dhe Kosovës.
Disa vende anëtare të KS të OKB, kanë kërkuar që kjo çështje të hulumtohet drejt dhe mirë dhe të ndërmerren masat përkatëse për sanimin e gjendjes, me kusht që të ruhet edhe personeli ushtarako-civil ndërkombëtar nga pasojat e këtyre municioneve të përdorura.
Gjatë hulumtimeve që u janë bërë rreth 300.000 veteranëve amerikanë të luftës për çlirimin e Kuvajtit nga Iraku, të cilët kanë qenë të ekspozuar kontaminimit me uranium të varfëruar, është zbuluar ky element i rrezikshëm në urinën dhe në spermën e tyre.
Kosova është e kontaminuar përjetësisht me elementë radioaktivë, të cilët janë shumë kancerogjenë.
Periudha latente kancerogjene, d.m.th. koha e inkubacionit të malinjiteteve është prej 5 e deri në 50 vjet. Mund të konstatohet me siguri se malinjitetet që lajmërohen sot në trupat e NATO-s dhe paqeruajtësit në Ballkan janë vetëm maja e ajsbergut.
Zgjedhja e vetme është sanimi i terrenit, nëpërmjet dekontaminimit të plotë të vendeve ku kanë goditur predhat DU, si dhe hapësira e kontaminuar nga detonimi, në përputhje me radiusin e veprimit të tyre. Me një dekontaminim të tillë, do të zvogëloheshin në minimum rreziqet për popullatën dhe kafshët shtëpiake, për botën bimore, ujore, ajrore e shpezore nga një rrezik evident për shëndetin dhe jetën e tyre.

Referenca: Shtypi evroperëndimor dhe veçanërisht ai britanik (BBC).

Për ta dëshmuar seriozitetin e gjendjes, e shoh të mjaftueshme ta citoj një pjesë nga raporti i
IWRP BCR No 526, 15-Nov-04):

Mosmarrëveshjet për matjen e ndotjes

Por, disa shkencëtarë thonë se problemi më i madh është mënyra e matjes së ndotjes.
Një shkencëtar i cili mendon se uraniumi i varfëruar është shumë më i rrezikshëm se sa mendohej më parë, është Dr. Chris Busby, i komitetit mbikëqyrës për uraniumin e varfëruar në Ministrinë e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe.
Dr. Busby ka kryer disa studime në Kosovë, ku janë përdorur gjithashtu municionet me uranium të varfëruar. “UNEP thotë se sasitë e vogla të uraniumit të varfëruar në ajër janë të padëmshme, megjithatë kjo nuk është e vërtetë,” ka thënë ai për IWPR (Institute for War and Peace Reporting), duke shtuar se kjo nuk është e vërtetë,” ka thënë ai për IWPR, duke shtuar se sipas tij, “ata kanë përdorur mënyra të gabuara për ta llogaritur
rrezikun”.
“Modeli tradicional i rrezikshmërisë bazohet në një organ të trupit njerëzor ndaj një pjese të uraniumit të varfëruar,” shpjegon ai.
“Por, kur një pjesë e uraniumit të varfëruar thithet, ajo që ndodh është se një pjesë shumë e vogël e indeve të trupit ekspozohet ndaj tij. Pra, pasojat e uraniumit të varfëruar nuk duhet të maten bazuar në një organ të trupit, por vetëm në ato qeliza të prekura”.
Profesori Malcolm Hooper, një profesor i njohur i kimisë mjekësore në Universitetin e Sunderland,
pranon se kjo është një mënyrë më e mirë e matjes së shkallës së ndotjes.
“Uraniumi i varfëruar është një rrezik për shëndetin e popullsisë lokale sepse pjesëzat e vogla të uraniumit të varfëruar depozitohen fillimisht në sistemin e ujërave. Më pas, kur del dielli, drita dhe nxehtësia i stimulon pjesëzat dhe ato ngrihen përsëri në ajër,” ka thënë ai për IWPR.
“Raporti i UNEP ka qenë i pasaktë, shkencërisht. Ata e kanë vizituar zonën shtatë vjet më pas dhe zonat e vizituara prej tyre janë pastruar – mjetet e shkatërruara dhe pjesa më e madhe e municioneve janë larguar”.
Në fund, profesori Hooper kujton edhe rastin e ushtarëve italianë, të cilët kanë shërbyer në Bosnjë dhe Kosovë.
Sugjerimi i parë për një lidhje ndërmjet uraniumit të varfëruar dhe sëmundjes së kancerit ka qenë ai në lidhje me vdekjen e pashpjegueshme të një numri ushtarësh italianë të cilët kanë shërbyer atje.
Televizioni italian e ka quajtur Sindroma e Ballkanit dhe shtypi i huaj ka shkruar shumë për këtë temë, duke shkaktuar një zhurmë të madhe në media.

Frika për pasojat e uraniumit të varfëruar në Bosnjë është shfaqur, fillimisht, në dhjetor të vitit 2000, kur është njoftuar vdekja nga kanceri e Salvatore Carbonaro, vetëm 24 vjeç.
Carbonaro ka qenë ushtari i gjashtë, i cili kishte qenë në Ballkan që ka vdekur nga kanceri dhe ndryshimi i tij nga pesë të tjerët mund të ketë qenë se ai kishte shërbyer vetëm në Bosnjë dhe jo në Kosovë.
Deri më atëherë, NATO nuk kishte pranuar se kishte përdorur municione me uranium të varfëruar në Bosnjë. Por, në dhjetor të vitit 2000, ministri i Mbrojtjes i Italisë, Sergio Mattarella, ka pranuar se aleanca kishte përdorur municione të tilla edhe në Bosnjë, duke shtuar se Italia është njoftuar për këtë vetëm në atë kohë.
Mattarella më pas ka urdhëruar nisjen e një hetimi, nën drejtimin e profesor Franco Mandelli, për ta hetuar lidhjen e mundshme ndërmjet kancerit dhe uraniumit të varfëruar.
Një anëtar i ekipit të Mandellit, Dr. Martino Grandolfo, ka thënë për IWPR se ekipi kishte parë një rritje të madhe të sëmundjes së Limfomës së Hodgins – një formë e leuçemisë në gjak.
“Përqindja e rasteve me Limfomën e Hodgkins në radhët e trupave italiane, të cilët kanë shërbyer në Bosnjë dhe Kosovë, është për dy herë më e lartë se sa ajo në radhët e ushtarëve, të cilët kanë shërbyer në Itali,” ka thënë ai për IWPR. “Por, për momentin, ne nuk e dimë arsyen e kësaj”.
Numri i veteranëve italianë të Ballkanit, të cilët kanë vdekur nga kanceri ka arritur në 27, në korrik të vitit 2004 – dhe disa mendojnë se shifra e vërtetë është edhe më e lartë.
“Numri i të vdekurve në fakt është 32 apo 33, dhe numri i atyre të cilët jetojnë ende të sëmurë me kancer është disa qindra”, thotë për IWPR, Falco Accame, një ish oficer i marinës ushtarake dhe studiues, i cili është drejtues i grupit të veteranëve të Italisë, Anavafaf.
Reagimi publik e ka detyruar qeverinë të pranojë ngritjen e një komisioni parlamentar në senatin italian për hetimin e pasojave të uraniumit të varfëruar.
Por, Accame ka thënë për IWPR se ndërkohë, përveç kompensimit të paguar familjeve të ushtarakëve të vdekur, shteti nuk ka pranuar zyrtarisht asnjë lidhje ndërmjet uraniumit të varfëruar dhe kancerit.
“Si në rastin e problemeve shëndetësore nga përdorimi i duhanit apo asbesti, ne nuk mund të jemi të sigurt që uraniumi i varfëruar është përgjegjës për vdekjen e këtyre ushtarëve,” shton Accame. “Këtu, ne flasim vetëm për një mundësi që uraniumi i varfëruar të ketë ndikuar në sëmundjet kanceroze”.
Megjithatë, mungesa e dëshirës së zyrtarëve për ta pranuar ekzistencën e një lidhjeje ndërmjet uraniumit të varfëruar dhe kancerit mund të ndryshojë.
Në një vendim të rëndësishëm të gjykatës së Romës, më 10 korrik 2004, urdhërohet Ministria e Mbrojtjes e Italisë të paguajë 500,000 euro kompensim për familjen e Stefano Melone, një veteran i misioneve në Ballkan, i cili ka vdekur nga kanceri në vitin 2001.
Gjykata ka deklaruar se Melone ka vdekur “për shkak të ekspozimit ndaj substancave radioaktive dhe kancerogjene” dhe ka përmendur ndër to edhe uraniumin e varfëruar.
E veja e ushtarit të vdekur, Paola Melone, ka thënë për IWPR se ky është “një vendim historik”, duke shtuar se një gjykatë civile “tani ka pranuar se uraniumi i varfëruar është një substancë kancerogjene dhe e ka përmendur atë si një shkak të mundshëm të vdekjes”, të burrit të saj.
“Ky rast ka krijuar një precedent dhe ne po organizojmë tani një konferencë në Itali për familjet e  ushtarëve të tjerë të vdekur, për t’i ndihmuar ato në gjyqet e tyre”, shton ajo.
Urgjenca për të vepruar në Kosovë Të dhënat dhe dëshmitë e përmendura më lart, tregojnë për një rrezikshmëri të lartë të kontaminimit në Kosovë, si pasojë e përdorimit të municioneve DU dhe armëve të tjera biologjike e kimike.
Prandaj, apriori, duhet të kujdesemi dhe ta kemi parasysh shëndetin e popullatës, cilësinë e kualitetit të ushqimeve, të ujit të pijshëm, të bimësisë, të pemëve dhe perimeve, drunjve që kontaminohen nga toka e kontaminuar me uranium të varfëruar dhe ndotës të tjerë nuklearo-atomikë (biologjiko-kimikë), që ka përdorur pushtuesi serbo-çetnik, si dhe NATO-ja, kundër pushtuesit të egër serbo-rus.
Sipas ligjeve dhe normave ndërkombëtare, përdoruesit e këtyre municioneve të rrezikshme (DU) janë të obliguar t’i paguajnë shpenzimet financiare për detektimin dhe dekontaminimin e terrenit ku janë përdorur municione të tilla, që lënë pasoja afatgjata për popullsinë, kafshët, shpezët dhe botën tjetër të florës dhe faunës vendore.
Urgjenca për të vepruar në Kosovë, kërkon që të formohet një komision ekspertësh, vendorë e ndërkombëtarë, që të bëhen hulumtime të nevojshme në terren, dhe, në bazë të tyre, t’i propozojë masat, të cilat duhet të ndërmerren, së pari, për detektimin dhe dekontaminimin e terrenit dhe masat e tjera të domosdoshme për zvogëlimin e rrezikshmërisë dhe sanimin e gjendjes alarmante që dominon në Kosovën e pasluftës.
Referenca:
James Pettifer dhe Miranda Vickers, “Çështja shqiptare – Riformëzimi i Ballkanit”, faqe 355, botimi shqip nga
Bota shqiptare dhe Edicioni “Libri”, Tiranë-New York, 2007.
Phil Miller -In Kosovo, US-NATO 1999 Depleted Uranium Ammunition Bombings Still Causes Rising Cancer
Cases –
Phil Miller -Courts across Europe have ruled that depleted uranium can cause cancer among troops.
Dr. Martino Grandolfo -(IWPR) Institute for War and Peace Reporting
Profesori Malcolm Hooper -(IWPR) Institute for War and Peace Reporting
PHIL MILLER – declassifieduk.org/

___
Sejdi Veseli – Vdekja e padukshme i kanoset Kosovës 11 prill 2007
Prishtinë, me 6 prill 2024

Drenica, tokë e mbjellë me dëshmorë !

Seff Krasniqi, Prishtinë
___
Çdo vit, sidomos çdo pranverë, kur ringjallet natyra, ringjallet fuqishëm edhe kujtimi për dëshmorët, të cilët tash 25 vite pas çlirimit të Kosovës i kujtojmë të mbushur me dhimbje dhe emocione.
Meqë kishim biseduar disa herë me Ramadanin (Danin) për një takim miqsor kur të ndodhemi në Kosovë, sivjet e realizuam.
E filluam me vizitën e bunkerit të parë, i cili pasohet me gjashtë tjerë përgjatë kurrizit të malit në një gjatësi prej 1500 metra prej ku vëzhgoheshin forcat serbe ditë e netë.
Me mikun tim, Sabri Alidemaj, u nisëm drejte Drenicës. Atje ku ka filluar gjatë shekujve çdo rezistencë kombëtare kundër pushtuesëve. Dani me Besim Hotin na pritën në Ujmirë.
Pasi u takuam, pa vonuar u nisëm dejtë Aqarevës.
Rrugës, vizituam vendin ku Njësiti i UÇK-së kishte projektuar bunkerin e parë, i cili pasohej edhe me gjashtë të tjerë dhe shenojnë vijën e gjate 1500 metra për të vazhduar edhe deri në 5 km përgjatë kurrizit të bjeshkës nga ku, ditë e netë, vëzhgoheshin forcat serbe.
Në vazhdim vizituam shtepinë familjare të heroit, Ismet Rrahmani, para së cilës na priti me shumë mirësjellje dhe fisnikëri i vëllai i tij i madh. Derisa shikonim kullen, verejtëm në murin e shtepisë që kishte mbetur një predhë e kalibrit të madh që ishte goditur nga forcat serbe. Ndërsa, ngjitur me shtepinë qëndronte busti i Ismetit.
Peut être une image de monument
Pasi vizituam shtepinë familjare të heroit Ismet Rrahmani, vendosëm të vizitojmë shkollën e fshatit, e cila mban gjithatu emrin e heroit, por edhe arsimtarit, të cilit i qëndrojnë anash dy nxënës të tij, dhe të duket sikur i bëjnë roje. Ciceroni i rastit na spjegon, se derisa vrasja e heroit, Ismet Rrahmani, ende nuk është zbardhur, nxënsit e tij Nexhat e Rifat HAXHA u ekzekutuan nga gjakatarët pushtues serbë. Madje, nxënësi Nexhat Haxha u vra në sy të babait nga afërisa.
Peut être une image de Stari Most
Në këtë shkollë, arsimatri, drejtori dhe luftëtari, Ismet Rrahmani bashkë me Bekim Berishen-Aben dhe e Kadri Hamitin-CD, dhe bshkëluftëtarët tjerë, themeluan Akademinë e pare ushtarake të UÇK-së. Ky është momenti që secili e mbuset me emocione të përziera, nga njera anë ndihesh krenarë me guximin e çlirimtarëve, e nga ana tjetër ndien peshen e dhimbjes. Kjo gjendje s’e lë askë indiferent.
Peut être une image de monument et texte qui dit ’se AKADEMISE USHTARAKE ME 22.IV.1998 NỀ KOSOVE AÇAREVE ESHTE BERE RRESHTIMI PARE FORMACIONEVE TẺ UÇK NẺ KOMANDEN E KOM. SYLEJMAN SELIMIT DHE EPROREVE BEKIM BERISHES EKADRI HAMITIT. ESHTE BERE FORMIMI DIVIZIONIT "ADEM JASHARI" JANE DALE KADETET E PARE TẺ AKADEMIS USHTARAKE TE UÇK SE FLAMURIN NGRITEN XHEVE E FEHMI LLADROVCI.’
Në kullën-muze e ndërtuar nga ministria e kulturës, në kohën kur ishte minister akademiku Shala, në hyrje të oborrit dominon pllaka përkujtimore e heroit Ismet Rrahamni, siç dominon edhe ballinën e konakut-muze e mësuesit, luftëtarit, çlirimtarit dhe heroit që mban në njerën dorë librin e në tjetrën armën dhe si gjithmonë në sfond i stolisur me flamurin kombëtar dhe shqiponjen dykrenare.
Peut être une image de monument et texte
Përnrdyshe në katër anët, muret janë të mbushura me fotografi të luftëtareve dhe luftarëve që i rezistuan armikut. Gjithçka është rregulluar me kujdes dhe me rrefime të shkurtëra, me pak rreshta, janë rrëfimet për çdo detal dhe për secilin që ka kontribuar në luftën çlirimtare.
Peut être une image de monument et texte
Në varrezat e fshatit, memoriali që u kushtohet dëshmorëve dhe viktimave të luftës dominohet nga akronimi UÇK-së. Në mesin e dëshmorëve prapë gjendet Ismeti, si emblemë krenarie e familjes Rrahamni por edhe e fshatit.
Peut être une image de 1 personne
Përballë MEMORIALIT shtrihen varrezat tjera dhe secila pllakë është e stolisur me nga një lulëkuqe dhe një flamur kombëtar. Përveç emrit dhe mbiemrit si dhe datëlindjes, asnje varr nuk është stolisur me hënë, yll apo kryq. Gjithçka simbolizon shqiptarin çlirimtar.
Kështu i pamë edhe fshatrat tjerar të mbushura me varre dëshmorësh. Secili fshat është njëfarë Prekazi ose krejt Drenica është Prekaz apo vetë Prekazi është Drenica. Drenica qëndrestare nga e cila filluan të gjitha betejat atdhetare kombëtare gjatë shekujve kundër armiqve.
Sefedin Krasniqi

Sadik Blakaj më preu në besë e vrau me mohë 

Sinan Kastrati, Suedi 

Nga Arkiva ime  

Sadik Blakaj më preu në besë e vrau me mohë*) mua dhe e keqpërdori mikëpritjen e muahabetin e nderin që ia bën mysafirit, në odën e Mustafë Jashar Durmishit- Majancit nga Stanofci i Ultë (Stanofci i Qerkezëve).  

Sot, më 7 prill 2024, kur e hapa kompjuterin, rastësisht hyra në në portalin ”Pashtriku” dhe për habinë time edhe më të madhe pash një opinion timin me titull.   

”SI I REKRUTONTE TË „BURGOSURIT POLITIK“ SIGURIMI I SHTETIT – UDB?! SADIK BLAKAJ I “BURGOSURI POLITIK” I UDB-ës!” në rubrikën ”Histori”.  

NGA EDITORI, 26 SHKURT, 2024 

5 MINUTA PËR TË LEXUAR dhe 4 komente 

Shkruan: Sinan Kastrati 

Është ndoshta e pabesueshme por gazetat e portalet e majta (Epoka e re, Kosovapress …) asnjëherë nuk më kanë publikua as komentet apo ndonjë reagim të shkurtër. Nuk po e zgjas e as nuk pe lodhi lexuesin me llafe por po i them edhe unë dy-tri fjalë për ”Pashtrikun”. 

Disa nga ata që i shkruajnë, në Pashtrik që i hijeshojnë e rritin ato ngjarje të atyre viteve, 1979- 1999 sa bjeshkët e Rugovës e malet e Sharit, sa maja e Gjeravicës e malet e Korabit, i njoh.  

Ata iu kanë këndua odje e himne ish marksitë-leninitëve e enveristëve, Enver Hoxhës, Adem Demaçit e … Jusuf Gërvallës deri te Fatos Nana, Klosi e Edi Rama. Përdornin pseudonime në kominikim, në letra dhe si autorë shkrimesh, trashëgim që iu lanë dhe vazhduan edhe më vonë, më … 1998, 1999, ”çlirimtarët”. Ata flejnë me ”Manifestin …”  

Me Pashtrikun bashkëpunojnë një shumicë e kalemlinjëve të ish organizatave marksiste-leniniste-enveriste e nanoiste dhe të tjerë për ”Mbrojtjen dhe lirinë e luftëtarëve, politikanëve e komandantëve të luftës” që ende sot e gjithë ditën qajnë me lot krokodili vitet 1979-1985. Krejt me vend se Kosova kishte nevojë për ”shtyp të lirë”, ”shtyp të kuq” e ”shtyp të verdhë” , jashtë Kosovës, ish antarë e përkrahës të Lëvizjeve komuniste, Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe Viseve të tjera Shqiptare (LNÇKVSHJ – LRSHJ) me më tepër se revista, me fjalë kallaballak, pamflete, me simbolet, me ”Grushtin”, që simbolizonte ”bashkimin”… ”Drapërin e…*), parulla e këngë,  

Editori, Sheradin Berisha (pronari i portalit PASHTRIKU) kishte zgjedhur një fragment nga një fejton i imi i hershëm me 20 vazhdime të publikuar në Bota Press, në Shqiptari.eu dhe revista e portale tjera të para e pas vitit 2015. 

Dy foto si ushtar në Doboj (B e H)

Por për lexuesin opinioni ”SI I REKRUTONTE TË „BURGOSURIT POLITIK“ SIGURIMI I SHTETIT – UDB?! SADIK BLAKAJ I “BURGOSURI POLITIK” I UDB-ës!” është ”In medias res” (lat. në mes të ngjarjes) *) 

Për ta kuptua më mirë këtë pjesë të shkëputur, unë për lexuesit po i paraqes më poshtë 7 pjesë të fejtonit ”Jeta në burg, në ushtri dhe si i izoluar”. 

Pas (ri)pubkimit të fejtonit që ishte bukur i gjatë, periudhën 1981-1999, në vitin 2017 e unë isha i shtrirë në spitalin në Malmö të Suedisë, më shkruante në inboxin tim privat (në fb) e më kërcënonte një familjar i Sadikut se ai do të më gjej kudo që jam, do të vije në Suedi e do të më kidnapoj për shkakun se po shkruaj të pavërteta për Sadikun. Ai person edhe tash është aktiv por nuk jam i sigurtë a është edhe ai i kuq si Sadiku, a është ”isis” apo është konvertua në ”demakrat”. 

Burgu i Prishtinës, tash muze: Katër fotografi, Isha vetë e vizitova burgun dhe fotografove më 14. 08. 2022 Prishtinës

Emrin nuk e kam bërë publik atëherë e as tash nuk po e tregoj por ai trimi, në portalin ku publikohej fejtoni në vazhdime me titull ”A ishin demonstratat e vitit 1981 të organizuar dhe kush ishin organizatorët”, me nëntituj për ”Jetën në burgun hetues të Prishtinës e Ferizajit, Jetën si ushtar dhe izolimi në Tuzëll” dhe jetën pas ushtrisë, jetën në ”liri”, pjesë të fejtonit ku ishin të lidhura si mishi me ashtin, me Sadik Blakan, Fadil Alia (Aliun) nga Drenica.  

Oda e Mustafë Jashar Durmishit-Majanci në Stanofc ku ”mysafir” ishte edhe Sadik Blakaj në prill apo fillim të muaj. maj 1981. Nuk është më në këmbë kjo odë burrash.

Ai, sigurisht familjar i Sadikut më kërcënonte mua dhe të gjithë ata që shkruajnë për Sadik Blakajn. Rastin nuk e kam lajmërua në polici, jo nga frika por kam mendua që edhe tash ai trim me fletë do të ma gjej shumë lehtë adresën që unë e shkruaj në fund të çdo publikimi: sinankastrati09@hotmail.com (fb e instgram, nuk kam) e do të më kërkoj falje. 

Sadik Blakaj ishte i burgosuri më i “autoritetshëm” në dhomën e burgut, në burgun hetues në Ferizaj, në prill të vitit 1981. Në krahasim me të burgosurit e tjerë ai ishte pak më i vjetër, rreth 32-tave, djalë dylber. Të tjerët ishin më të rinjë dhe të dënuar për vepra të tjera kundërvajtëse me nga 15, 30, 60 ditë, deri në 3 muaj, për vjedhje, fjalosje e rrahje. 

Mustafë Jashari- Majanci (me marhamë) e vëllai i vogël Duli, me kapuç të zi, këmishë (e zemër të bardhë), tash të ndjerë. Baca Mustafë e ka pritur Sadikun. Ka ndejtur e ka folur me Sadikun më 1981

Po mosha e vjetërsia nuk ishte ajo që e dallonte Sadik Blakajn nga të burgosurit e tjerë. Ishin “Hallet” për Kombin Shqiptarë dhe Kosovën, arsyet që ai ishte në ”burg”. Për këtë, si ”i burgosur politik” Sadiku gëzonte respekt nga të burgosurit dhe nga disa gardianë shqiptarë të burgut. 

Burgu i Qarkut Prishtinë, Procesi Verbal, nr 32/IV, 27/03 1981 ( I shkruar serb. para shqipes). I burgos. Sinan Kastrati

Atë e nderonin të gjithë të burgosurit sepse, thoshin ata:  

-Sadiku është qe 5 vite në burg. Kështu iu kishte thënë Sadiku shokëve të dhomës në burgun e Ferizajit. Sadiku ishte i vetmi që kishte libra, laps, fletore e ndonjë gjësend që ne të tjerët nuk e kishim. Ne, dhe unë nuk kishim të drejtë ta lexojmë shtypin ditor, gazetën Rilindja. Nuk kishim as Televizor e Radio. Jetonim në dhoma pa dritare që të mos shohim dritën e diellit as oborrin e burgut. Dritaret që ishin, shikonin vetëm në koridoret e burgut. Në një dhomë, që në kushte normale mund të flenin 4-8 të burgosur, ne ishim afro 30-të burgosur. Ditën e natën e kalonim të ngujuar. Krevatet i kishin largua e ne flenim në tokë në dyshekë sungjeri, nga 2 e tre veta. Pasi e “kreu burgun” Sadiku, unë fleja me Enver Mehmet Shaqirin, ish student mjekësie nga Shtimja, tash mjek specialist i syve në Ferizaj, djalë i vendosur e trim. 

DSHSSH (Dega Shërb. Sigur. Shtet. Prsishtine, numër 381/04, 27.03.1981

Të burgosurve të tjerë, nuk iu interesonte politika e as nuk dinin, po ti pyesje kush është kryetar i komunës, e jo më të kishin libra, fletore e lapsa. Dhe as kjo nuk më mjaftoi mua që ta njoh e kuptoj Sadikun. 

Mua sapo më kishin tranferua nga burgu i Prishtinës në burgun hetues të Ferizajit, në fillim të prillit 1981, shkaku se më 1 e 2 prill kishte pasur përsëri demonstrata në Prishtinë, pas atyre të 11 e 26 marsit 1981 e burgu i Prishtinë nuk kishte vend të lirë prandaj edhe shumë të burgosur me kamionë si në kohën Hitlerit, në masa të rrepta policie na shprendanin nëpër burgjet e qyteteve të Kosovës. Unë, u gëzova shumë që e “gjeta” një të “burgosur politik”, si Sadik Blakajn sepse pas gjithë atyre vuajtjeve, edhe pse jo kohë të gjatë, mu duk sikur të kisha shkua në shtëpi. Pastaj, me gjithë respektin që kisha për të burgosurit e tjerë, shokët e dhomës, Rexhep Dabërdolin e Tahirin dhe një të riut që erdhi në burgun e Prishtinës, për hajni sa isha unë atje, bisedat ishin ndryshe në Ferizaj, më “të sinqerta”, më “serioze” dhe më me kuptim me Sadikun. Pra të burgosurit që unë kisha qenë në një dhomë në Prishtinë, ishin për vepra të tjera dhe nuk na shkonin llafet, përveç mahive dhe lojës së shahut, në kohën “e lirë” që ata bënin edhe pse ishin të dënuar me vdekje, për vrasje (Rexhepi dhe Tahiri). 

Disa nga revistat ilegale, ”Zëri i Kosovës”, ”Liria” etj. I mora nga interneti se në arkivën time, nuk munda ti gjej.

Sadiku mu afrua mua posa shkova në dhomën e burgut në Ferizaj. Nuk e di pse. Ndoshta pse isha më i ri apo pse punoja edhe unë në arsim, sikurse ai që kishte “punuar” në arsim si ”profesor”. Sadiku më afroi afër vetes dhe mua mu duk sikur ndjeva një lehtësi, një siguri më të madhe e mbrojtje më të sigurtë me të. U ndjeva i privilegjuar që Sadik Blakaj, ”i burgosur politik shumëvjeçar” më “pranonte” mua të flas e të shoqnohem me te. Sadiku u “interesua” me dijt çka ka ndodhur “jashtë” burgut gjatë kohës sa ai ishte brenda. Unë në fillim i tregova shkurt, në formë të një kronike të thatë, sikur lajmet e RTP-së, për atë që kishte ndodhur në Prishtinë, për protestat e demonstratat e 11 e 26 marsit `81 deri në ditën që më arrestuan, 26 mars 1981, ditën kur vinte Stafeta e Titos në Kosovë, ”simbol i rinisë”… Edhe Sadiku më tregoi pse dhe kur ishte burgosur në Pejë. 

Vërtetim numër 22/81, dt. 06.04.1981: 1. 109 copë fotografi, 2. Katër traka të magnetofonit (kanë qenë Katër bobina, jo traka)

”Punoja si profesor i gjuhës shqipe në gjimnazin e Pejës dhe para nxënësve në orën e mësimit, iu thash nxënësve se veprat e Sinan Hasanit*) nuk vlejnë asgjë, janë rrena, filloi rrëfimin e tij Sadiku. Ai mu “hap” por edhe unë përveç që u gëzova, fillova me i tregua çka kishte ndodh më 11 e 26 mars të vitit 1981, gjerësisht. Kishim kohë të mjaftueshme prandaj fillova me ia tregua Sadik Blakajt historinë time, që nga koha kur isha nxënës i gjimnazit … kur isha burgos, si nxënës maturant për herë të parë, më 1974, pse u përjashtova nga shkolla, kur dhe pse isha në Shqipëri, për herë të parë dhe dytë, më 1974 e 1979 e ndodhi që mua më kishin ndodhur mua e që mendoja se Sadik Blakajt do ti pëlqejnë e ai do të më besoj më shumë. Demonstratat ia përshkruajta si është më së miri, hollësisht krejt ngjarjen që e kisha parë unë dhe ia tregova emrat e të gjithë shokëve, studentëve, njerëzve që i kisha njohur dhe takuar më 11 dhe 26 Mars dhe më herët. Nuk e besoja që ai ishte punëtor i sigurimit shtetëror. 

Nga besimi që kisha (u mashrova, më mashtroi) pasi ai më tregoi se pas disa ditëve e kryen dënimin, unë iu luta që të shkoj deri te Xhevat (M.) Durmishi, ish shok i studimeve dhe i konviktit e ai të shkoi në Turjakë, katundin ku unë jetoja me prindër e të mi largojnë gjithë librat, gazetat, revistat, fotografitë dhe materialet tjera nga shtëpia. 

Gjykata e Qarkut në Prishtinë. Kp. nr. 22/81, dt. 27.03.1981. Procesmbajtës: Branimir Aleksiq. Kryetar i Gjykatës-Kolegjit: Lubomir Popovič

Ai më tha dhe më bindi: 

-Sinan, do të ishte mirë që ti ta shkruajsh një letër që ata të mos dyshojnë. Mi dha dy fletë të fletoreve dhe një stylplaps dhe i shkruajta Xhevatit … 

Ia përshkruajta në detaje edhe adresën e shtëpisë ku jetonte Xhevati. 

Ai letrën time e kish pas dërgua në SHSSH të ish SPB-së në Ferizaj e ata, pasi e fotokopjojnë, ia japin Sadikut e ai shkon në Stanofc dhe ia jep letrën n`dorë Xhevatit. 

Burgu i Prishtinës, tash muze: Katër fotografi, Isha vetë e vizitova burgun dhe fotografove më 14. 08. 2022 Prishtinës

Letrën që e kisha shkrua unë, në izolim ma ka përplas në fytyrë Aleksandar Aca Vasiljević*) në Tuzëll, pasi unë nuk pranoja të përgjigjesha në pyetjet që mi bënin dh isha i akuzuar nga ish oficerët e Sigurimit Ushtarak Efendić e Drlić, kapitenë të Klasit të Parë, me katër yje. 

Aca më pyeti: 

-Kush e ka shkrua këtë letër? 

-Unë!  

Isha unë që e kisha shkrua. Ishte letra ime, shkrimi dhe nënshkrimi im. 

Tash e kuptova se deri ku paska shkua puna. Më nuk frikësohesha. Ai, Aca u mundua me dredhua bisedën duke më thënë me një gjuhë ndryshe ”Se Organet e Sigurimit në Kosovë ia kanë gjetur letrën Sadikut”, që nuk ishte e vërtetë sepse po të kishte qenë ashtu, Sadiku i kishte tregua Xhevatit, e ku ishte edhe plaku, baca Mustafë, baba i Xhevatit se letra mu ka zënë, në besë … por Sadikun ata e kanë pasur mashë. 

… 

Kam bindjen që edhe sot po të kisha qenë me Sadikun në burg, prapë do ti besoja e tregoja ato që i pata thënë atëherë. Nga natyra Sadiku ishte shumë i qetë, dhe nuk tregonte shenja të një njeriut të pabesë, që s`e mban fjalën, që është njeri i keq, spiun, kriminel e sadist, siç në të vërtetë kishte qenë ai. Nga veshja ishte i thjeshtë, modest e elegant që te unë lente përshtypjen e një intelektuali të madh, punëtori të zellshëm arsimor e patriotit të devotshëm. Pamja e tij e jashtme, djalë i hijshëm, “për syret” siç thuhet në popull “syni i keq mas e paftë” e fjalët shiqer! Sjelljet i kishte shumë të matura me të burgosur ndërsa fjalët i përdorte me “karar”. Edhe kur e “qortonte” ndonjë të burgosur, na bindëte se ka shumë të drejtë. Të gjithë përuleshim para tij, e ia “hiqnim kapelën” për nder e respekt si i vetmi i burgosur politik në dhomën me afro 20 të burgosur. Kur folte, ”ishte mehlem e nga goja qitke mjaltë”. 

Por, Sadiku nuk kishte qenë ai që unë e kam mendua dhe i kam besua. Sadiku kishte qenë punëtor i fsheftë, spiun i SHSSH (Shërbimi i Sigurimit Shtetëror) të Jugosllavisë për Kosovë i cili mua më ka sjellur shumë probleme, që edhe ashtu nuk i kisha të pakta. 

Pas këtij rasti, kur Sadiku që e kishte dorëzuar letrën time SHSSH, mua më thirrnin më shpesh në zyrat e SPB-së në Ferizaj inspektorët e Sigurimit shtetëror që vinin nga Prishtina dhe më pyesnin mua, Lutfi Ajazi, Faik Nura, Muharrem Dana, dy drenicakë e një gjakovar por kurrë nuk më shkonte mendja se Sadik Blakaj e kishte dorëzuar letrën time në SHSSH, në SPB-në e Ferizajit. Unë dyshoja mos janë burgos Xhevat Durmishi, Skënder Gashi, Izedin Krasniqi, Haki Berisha, Nuhi Syla, Behxhet Krasniqi … dhe Milazim Krasniqi, tash profesor universiteti, Nexha, e fejuara ime etj. sepse për këta më pyesnin më shpesh inspektorët, emra që i kisha përmend në letrën time… Më pyesnin edhe për Jusuf Gërvallën, aktivitetin e tij në Gjermani e revistat ilegale që dilnin jashtë e ne, edhe unë i shpërndanim te të besueshmit në Kosovë. 

Frikësohesha edhe mos Izedini ka pranuar që unë ia kam dhënë revistat ilegale për Milazim Krasniqin me i lexua, të cilit ia kisha premtuar. Frikën e kisha mos po gjinden ato revista ilegale e edhe Milazimi po burgoset. Pasojat dihen. 

Kjo letër më vonë më ka nxjerr shumë telashe, probleme e dyshime edhe tek të afërmit, miqt e mi… dhe shkaku i saj është izolua e burgos Xhevat Durmishi, ushtar në Bihaq të Bosnjës nga faji im e ndoshta edhe Skënder Gashi, mjekë, ish shokë të studimeve që kishim shkua ushtarë të njëjtën ditë me mua, 4 korrik 1981. Ata, sa më kujtohet, i kishin prua në Tuzëll, në izolim. Por unë nuk e dija se edhe ata i kam pas shumë afër, me “banesë”, një muri në mes na ndante. Pas e kam kryer shërbimin ushtarak, më ka tregua Xhevati.  

Haki Berisha nga Komarani ishte burgos dhe gjatë kontrollimit të shtëpisë iu kishin gjetë edhe disa libra që unë ia kisha dhënë për me e përgatit provimin e Letërsisë së Sotme, Poezi dhe Prozë të profesorët Agim Vinca e Isak Shema (Historinë e Letërsisë Shqipe- Realizmin Socialisht, me autor K. Bihikun), poemën “Nënë Shqipëri” të Dritëro Agollit, ”Dimri i vetmisë së madhe “të Kadaresë e disa fotografi, si studentë me studentë të tjerë në Kosovë e në Shqipëri. 

Mua me “liruan” nga burgu i Ferizajit, me 26 Maj 1981… 

Xhevat Durmishi e Skënder Gashi 

Me Xhevat Durmishin e Skënder Gashi njiheshim … Të dytë studionin mjekësinë e përgjithshme në fakultetin e mjekësisë në Universitetin e Prishtinë. Xhevati e Skënderi banonin bashkë me një dhomë dy krevetëshe, në konviktin nr. 3. Për konviktin nr. 3 kam shumë mbresa e më lidhin gjithashtu shumë e kujtime të paharrueshme për ngjarjet e personalitetet e kohës, si studentë banues. 

Xhevati e Skënder Gashin, banonin në dhomën nr. 307, ndërsa unë me Ali Lajqin, në dhomën nr. 206, një kat më poshtë, si studentë të letërsisë. 

Skender Gashin e njihja më herët, qysh kur ai ishte gjimnazist, si aktivist në kryesinë e rinisë së gjimnazit “Ramiz Sadiku” në Rahovec. Skënderi ishte nga Drenofci i Zatriqit, fshat afro 8 km në veri-perëndim të Rahovecit, fshat i njohur për rrush, pjeshka, pemë tjera e perime. Ishte nip i Selman Zatriqit, i shpërngulur në Damanek, afër Turjakës. Selmani ishte kushëri i pleqve tanë nga Zatriqi, me fis Kastrat. Skënderin, mund të them se e kisha edhe si nip. 

____________ 

Shtojcë e pashtrikut 

SADIK BLAKAJ SIPAS IBRAHIM KELMENDIT „JE I PASTËR SI LOTI“! 

Nga Xhafer Durmishi  

https://pashtriku.org/xhafer-durmishi-sadik-blakaj-sipas-ibrahim-kelmendit-aeurzje-i-paster-si-lotiaeuroe/  

https://pashtriku.org/si-i-rekrutonte-te-burgosurit-politik-sigurimi-i-shtetit-udb-sadik-blakaj-i-burgosuri-politik-i-udb-es/  

https://revistadrini.info/sadik-blakaj-me-preu-ne-bese…/  

“Vehbi Ibrahimi e Hysen Tërpeza, Ibrahim Kelmendit do t`ia kërkonin lulen e ballit” 

Shkruar nga Sinan Kastrati  

https://www.ballikombetar.info/vehbi-ibrahimi-e-hysen-terpeza-ibrahim-kelmendit-do-tia-kerkonin-lulen-e-ballit/  

“Pse më arrestuan si ushtar në Doboj të Bosnjes e Hercegovinës?”, Drini.us, 1 Nëntor 2021  

https://www.drini.us/pse-me-arrestuan-si-ushtar-ne-doboj-te-bosnjes-e-hercegovines/  

“Arrestimi i dytë, tash si ushtar, në stacionin e trenit në Sarajevë dhe Fadil Alija i Drenicës, spiuni i parë, në ushtri …!” Nga Drini.us, 2 Nëntor 2021. Nga Ditari im i ushtrisë, pjesa e dytë (2)  

https://www.drini.us/arrestimi-i-dyte-si-ushtar-ne-stacionin-e-trenit-ne-sarajeve-dhe-fadil-alija-i-drenices-spiuni-i-pare-ne-ushtri/ 

“Bajram Mavriqi, ushtari i parë shqiptar që burgoset në Doboj” 

Drini.us, 3 Nëntor 2021. Nga Ditari im i ushtrisë, pjesa e tretë (3)  

https://www.drini.us/bajram-mavriqi-ushtari-i-pare-shqiptar-qe-burgoset-ne-doboj/  

“Prej spitalit të Sarajevës, në burgun hetues-izolim në Tuzëll” 

Drini.us, 3 Nëntor 2021. Nga Ditari im i ushtrisë, libri në proces, pjesa e katërt (4)  

https://www.drini.us/prej-spitalit-te-sarajeves-ne-burgun-hetues-izolim-ne-tuzell/  

“Me Xhevat Durmishin e Skënder Gashin na ndante një muri në dhomat e policisë ushtarake në Tuzëll, por që ishte si Muri “Kinez”! Drini.us, 4 Nëntor 2021. Nga Ditari im, pjesa e pestë (5)  

https://www.drini.us/me-xhevat-durmishin-e-skender-gashin-na-ndante-nje-muri-ne-dhomat-e-policise-ushtarake-ne-tuzell-por-qe-ishte-si-muri-kinez/  

“Në Doboj e kisha adresën, kurse në Tuzëll isha i izoluar, pa asnjë vendim gjykate!”, Drini.us, 4 nëntor 2021, pjesa e gjashtë (6)  

https://www.drini.us/ne-doboj-e-kisha-adresen-kurse-ne-tuzell-isha-i-izoluar-pa-asnje-vendim-gjykate/ 

“Aleksander Vasiljević-ACA, ma përplasi para syve, letrën që ia kisha dhënë Sadik Blakajt!”, Drini.us, 5 Nëntor 202, pjesa e shtatë (7)  

https://www.drini.us/aleksander-vasiljevic-aca-ma-perplasi-para-syve-letren-qe-ia-kisha-dhene-sadik-blakajt/  

“Kur e dëshiroja vdekjen, më shumë se sa që e doja jetën …!” Drini.us, 6 Nëntor 2021, pjesa e tetë (8)  

https://www.drini.us/kur-e-deshiroja-vdekjen-me-shume-se-sa-qe-e-doja-jeten/  

*) Më preu në besë kur dikush të pret në besë, shkel fjalën, premtimin, zakonin shqiptar. Vrau në mohë, kur vrasësi ose vrasësit vrasin fshehtas natën e nuk zbulohen. Nata e hasmi nuk kanë besë (shprehje zakonore popullore shqiptare)    

*) In medias res (latin, sued. ”i händelsernas mitt”) är ett berättargrepp som innebär att en historia börjar mitt i handlingen, vars helhet blir tydligare efter hand. Att en berättelse inleds under en pågående händelse innebär inte nödvändigtvis att den inletts in medias res, sett till berättelsens centrala eller övergripande handling.  

Man kan använda sig av så kallade presuppositioner. På svenska innebär detta till exempel att man förutsätter eller låtsas att läsaren vet genom bestämdhet; substantiv står i bestämd form och med attribut (bestämningsord).  

In medias res (latinisht, shqip ”në mes të ngjarjes”) është një pajisje narrative që do të thotë se një histori fillon në mes të veprimit, tërësia e të cilit bëhet më e qartë me kalimin e kohës. Fakti që një histori fillon gjatë një ngjarjeje të vazhdueshme nuk do të thotë domosdoshmërisht se ajo është iniciuar në medias res, lidhur me komplotin qendror ose mbizotërues të historisë. 

Ju mund të përdorni të ashtuquajturat presupozime. Në anglisht, kjo do të thotë, për shembull, të supozosh ose të pretendosh se lexuesi e di nëpërmjet definitivitetit; Emrat janë në formë të caktuar dhe me atribute. (Përkth nga sued. me google translate)  

Për fund: Për 7 prillin e vitit 1939, qysh si nxënës filloreje kisha lexua librin e Sh. Musarajit ”Para agimit”, dy pjesë dhe nga ai mësova për mos me harrua se ditën e premte, më 7 prill 1939 Italia fashiste pushton Shqipërinë. 

Nuk ishte vetëm Sadik Blakaj spiun, por në ushtri (në Doboj e në Sarajevë) ndër më të njohurit ishte FADIL ALIA (Aliu), nga Drenica. Shkaku i Fadilit burgoset Bajram Mavriqi, tash i ndjerë dhe mua më ndali e më mori në pyetje në stacionin hekurudhor në Sarajve, derisa erdhi PU (Policia Ushtarake) e më arrestuan. Më priste ACA. Me mua ishte ish nxënësi e kusheriri im, Nazmi Sefer Kastrati, kadet në Rajllovac afër Sarajeve.  

Falenderoj ish ushtarët: Musa Behramin, Mustafë Magjunin, nga Akrashtica e Novosella e Magjunit, Vushtrri, Shemsedin Hajdarin, ish eprorin tim (potporučnik) e shumë të tjerë që mu gjetën sa isha ishtar, më përkrahën e më ndihmuan. 

Me Musanë e Mustafën edhe tash flasim në telefon e takohemi kur të shkoj në Kosovë  

*) Drapëri dhe çekiçi 

https://sq.wikipedia.org/wiki/Drap%C3%ABri_dhe_%C3%A7eki%C3%A7i  

*) Sinan Hasani, jeta dhe vepra, shkurtimisht 

https://sq.wikipedia.org/wiki/Sinan_Hasani  

*) Aleksandar Aca Vasiljević – Šef kontraobaveštajne službe u SFRJ  

https://www.youtube.com/watch?v=RgCeKP-7feA  

Malmö, 7 prill 2024 

sinankastrati09@hotmail.com 

Me “95% Muslimanë në Kosovë”, të abrogohet shteti demokratik e te Shpallet Kalifati i Kosovës!

Fatmir S. Gashi

Në media dhe në publikime të ndrsyhme pohohet se në Kosovë 95% të popullatës janë Musliman, dhe 5% janë popullatë me religjione tjera, dhe pa religjione.
Në regjistrimin e ardhshëm Kosovarët do të kenë mundësinë ideale të deklarohen se cilin religjion e praktikojnë.
Dhe nëse nga ky regjistrim rezulton se 95% të banorëve të Kosovës e kanë deklaruar Islamin si religjion, atëhere krijohen rrethana shumë te favorshme që Kosova të shpallet Kalifat dhe të ketë rregullim shtetror sipas rregullave të Islamit të bazuar në librin Islamik Quran-i.

Bashkësia Islamike e Kosovës edhe pse zyrtarisht nuk ështe regjistruar si organizatë në institucionet e Kosovës, ajo DE FACTO ekziston, dhe funksionon me dokumentin organizativ të saj Kushtetuta e BIK-ut.

Kushtetuta e BIK-ut,  veprimtarinë e saj e ka të bazuar në Sheriat, dhe është normale që shteti i KS me 95% të banorëve te deklaruar si Musliman apo UMETI MUSLIMAN(Kombi Musliman) të abrogojë kushtetutën e saj liberale dhe demokratike, dhe të e instaloje shtetin Islamik dhe sherijatin si bazë të sistemit juridik apo Jurisprudenca Sherijatike.

Islami ështe mënyre e jetesës, dhe nëse popullsia e një shteti si KS e ka zgjedhë të jetojë si Musliman, patjetër duhet që popullatës me ia plotësue kërkesat e saja për Kalifatin si formë burimore e organizimit Islamik të shtetit.

Kosova Islamike nuk ka nevojë për organizimin e tashëm, por për Kalifat. Kosova ska nevojë për parlament por te gjitha qështjet duhet zhvilluar përmes Kalifatit dhe Sherijatit.

Gjinia femërore do të jetë përfituesja më e madhe e Kalifatit të Kosovës dhe aplikimit të Sherijatit, sepse nuk do të ketë nevojë për divorce që zgjasin shumë kohë në gjykatat e tashme, por Sherijati i rregullon për 2/3 minuta.

Poashtu edhe dënimet do të bëhen më afikase dhe më të shpejta, me gurë.

Dënimet kryhen shumë shpejt me procesin e gurë-gjujatjes në fajtorin ose shkelësin e ligjit Sherijatik.

Kosova është shtet ku ka gurë mjaftueshëm për aplikimin e Sherijatit Gurë-Hedhës.

Aplikimi i Sherijati nuk duhet të aplikohet në personat që nuk janë Muslimanë, dmth nga Sherijati duhet të përjashtohen Shqiptarët, Serbët, Turqit, Romët, dhe të gjithë banorët që nuk aplikojne asnjë religjion, ose të gjithë shtetasit e KS që aplikojnë religjione tjera.

Këto pakica (5%) duhet trajtuar mirë dhe sipas Sherijatit, dhe nëse në ndërkohë ata konvertohen në Musliman, edhe ata duhet bëhen pjesë e kombit(Umetiti) musliman, dhe natyrishit i nënshtrohen dhe i gezojnë të gjitha përparësite dhe benefitet e Kalifatit apo shtetit Islamik, dhe Sherijatit.

Kosova ka mjaftueshëm kuadro Islamike të shkolluar ne universitetet me prestigjioze Islamike të Jemenit, Saudisë, Katarit, Turqisë, Egjiptit dhe me lehtësi mundet të udhëhiqet nga ekspertët e kalibrit botëror të jurisprudencës Sherijatike, si për shembull:  Dr. Sabri Bajgora, Dr. Xhabir Hamiti, Dr. Naim Trrnava, Dr. Irfan Salihu, Dr. Hysamedin Abazi, dhe shumë dijetarë të mirëfillte Islamik.

Me këto kuadra profesionale lehtësisht mund të aplikohet Kalifati i Kosovës me Sherijat.

Sistemi shkollor poashtu duhet të avancohet sipas Islamit, dhe të gjitha mësimet në kundërshtim me Islamin të largohen nga curicula apo plan-programet në të gjitha nivelet shkollore.

Poashtu restorantet dhe kafeteritë duhet përshtatë sistemit Islamik, pa alkohol dhe muzikë, por të lejohen Ilahitë e mrekullueshme.

Regjistrimi që fillon sot ështe rast ideal që Kosova të dëshmojë se është  shtet i gatshëm të kalojë nga Republika në Kalifat, sepse nëse 95% të shtetasve janë Muslimanë, duhet mundësuar të drejtat e shumicës absolute për të jetuar ashtu siq e urdhëron Islami për Muslimanë.

1932 / Rrëfimi i reporterit amerikan Reuben Henry Markham : “Shqiptarët paguajnë më shumë për Mbretin Zog se sa për Parlamentin, dhe kjo u pëlqen dhe ia vlen për këto arsye…”

Reuben Henry Markham (1887 – 1949) / Mbreti Zog (1895 – 1961)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 7 Prill 2024

“The Christian Science Monitor” ka botuar, të premten e 1 korrikut 1932, në ballinë, rrëfimin e reporterit amerikan Reuben Henry Markham rreth pagës së majme të Mbretit Zog dhe justifikimit të saj nëpëmjet arritjeve të bëra asokohe në Shqipëri falë udhëheqjes së tij, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Shqiptarët paguajnë më shumë për Mbretin se sa për Parlamentin, dhe kjo u pëlqen

Burimi : The Christian Science Monitor, e premte, 1 korrik 1932, ballinë

Burimi : The Christian Science Monitor, e premte, 1 korrik 1932, ballinë

Nën udhëheqjen e Zogut, ky vend i lashtë malor ka përparuar më tej dhe në më shumë fusha (linja) se në 2000 vitet e fundit.  

Nga R. H. MARKHAM

Korrespondent i Stafit të The Christian Science Monitor  

Tiranë, Shqipëri — Zogu, Mbreti i Shqiptarëve, merr më shumë se 3000 dollarë në javë dhe Kryeministri i tij, zyrtari më i paguar në mbretërinë shqiptare, vetëm 80 dollarë. Një anëtar i Parlamentit merr 35 dollarë dhe një gjyqtar i Gjykatës së Lartë po aq. 

I gjithë Parlamenti i kushton vendit shumë më pak se mbreti; këshilli ministror vetëm rreth një e teta e kësaj shume. 

Mbreti me familjen dhe oborrin e tij konsumojnë një të tridhjetën e të gjithë buxhetit të shtetit. Ai merr një fitim financiar jashtëzakonisht të mirë për drejtimin e punëve të 1,000,000 njerëzve. 

Por ai ia vlen ! Domethënë, shërbimet që ai po bën vlejnë pothuajse çdo çmim. Ky i ri ka bërë më shumë për Shqipërinë se çdo sundimtar tjetër në historinë e kombit, i cili është një nga më të vjetrit në Evropë. Gjatë këtyre pak viteve të sundimit të tij, shqiptarët kanë bërë më shumë përparim se në çdo kohë tjetër që kur janë njohur nga shkrimtarët e analistët e popujve. Për herë të parë Shqipëria është diçka më shumë se një shprehje gjeografike. 

Në asnjë periudhë tjetër shqiptarët nuk kanë qenë kaq të bashkuar sa tani. Edhe pse të ndarë në tre grupe fetare, të cilat janë në konflikt të ashpër me njëri-tjetrin në shumë vende të tjera, shqiptarët janë plotësisht të lirë nga armiqësia fetare. Megjithëse flasin dy dialekte shumë të ndryshme, ata kanë arritur të kuptojnë njëri-tjetrin pa shumë probleme. Ndonëse të ndarë nga njëri-tjetri nga male të larta, lugina të thella dhe lumenj të pabesë, ata janë bashkuar. 

Asnjëherë më parë, as në kohën e dominimit romak rrugët në Shqipëri nuk ishin aq të mira sa tani. Dy ose tre linja kryesore mund të kenë qenë pak më të mira atëherë, por sistemi aktual i komunikimit tejkalon shumë çdo gjë që ka ekzistuar deri më tani. 

Shqiptarët kanë një sistem shkollor, një gjuhë letrare, tekste shkollore dhe një frymë kulturore dhe të gjitha këto kanë origjinën e kohëve të fundit. Dy-tre dekada më parë shkollat shqipe ishin të ndaluara. 

Për herë të parë në një mijëvjeçar, toka është mjaft e sigurt nga jashtë dhe jashtëzakonisht e sigurt brenda. Ka pak vende në Evropën Lindore në të cilat mund të udhëtohet me më pak rrezik. Dhe përkundër kontrollit shumë të rreptë policor, ka më pak ndërhyrje policore se më parë. 

Një sistem mjaft i mirë juridik zbaton një kod ligjor modern : ekziston një shtyp i përditshëm — i paimagjinueshëm vetëm pak vite më parë. 

Të gjithë të rinjtë janë të stërvitur në kazerma dhe shumë në shoqëri atletike. Kazermat sigurisht që kanë defekte serioze, por ato i japin rinisë fshatare analfabete një trajnim të dobishëm. 

Teatrot, koncertet, ekspozitat e artit dhe argëtimet si për burrat ashtu edhe për gratë jepen në disa qytete — gjëra të padëgjuara pak kohë më parë. 

Kryeqyteti po shndërrohet në një qytet modern dhe kapërcen në komoditet çdo vendbanim që ekziston në Shqipëri prej dy mijëvjeçarësh. 

Udhëtimi është i shpejtë dhe i lirë, pavarësisht mungesës së plotë të hekurudhave. 

Fati i gruas shqiptare, ndonëse ende shumë i vështirë, është më i mirë se çdo herë tjetër. 

Ka më pak korrupsion, ryshfet dhe parregullsi administrative se më parë. Sigurisht, ka shumë për të dëshiruar, por shumë është arritur. 

Sporti po përparon me hapa të mëdhenj. 

Pakicat (minoritetet) trajtohen relativisht mirë. 

Shumë pak vende në botë kanë një shërbim ajror më të mirë. 

E gjithë kjo nuk është tërësisht falë mbretit Zog – në asnjë mënyrë. Shpirti i zgjuar i një kombi që lufton për të ecur përpara ka dhënë një kontribut të madh. Zogu është instrumenti i këtij shpirti. 

I gjithë ky përparim mbështetet në rregull, siguri dhe një shkallë të caktuar drejtësie. Shkollat, rrugët, gjykatat dhe ndërtesat janë të pamundura pa rregull. Zogu e imponoi këtë rregull. Nuk ka ekzistuar asnjëherë më parë. 

Shqipëria është ende prapa. Ka ende një rrugë të gjatë për të bërë. Ka përmirësime të mëdha për të bërë. Por ajo ka shkuar shumë më tej në një dekadë se në çdo shekull të mëparshëm dhe vazhdon të përparojë me shpejtësi. 

___

Historia na paralajmëron: “Mos harroni kurrë që të mos përsëriten kurrë!”, fatkeqësitë dhe gjenocidet që na ndodhën për shkak të Islamit…!

Reshit Lala, studjues
___
SHIHENI TURPIN SHQIPTAR, QË NA BËRI EDHE TURPIN E BOTËS!
___
Shqiptarët braktisën atdheun e tyre, vëllezërit e tyre të një gjaku, varret e të parëve dhe, shkuan tek “VËLLEZËRIT MYSLIMANË” NË TURQI, që kishin ardhur nga shpellat e Mongolisë.
Nuk ishin pak, por miliona Shqiptarë, që morën mbi një qerre çfar kishin e nuk kishin, vunë përpara gjënë e gjallë, FËMIJËT PAS TYRE dhe, u nisën drejtë kurbetit më katastrofik të historisë së botës. Këtë kurbet nuk do ta bënte asnjë popull, por e bënin shqiptarët nga presioni dhe, se u mashtruan nga propoganda ruso-turke, që ju tha të shkonin tek vëllezërit myslimanë në Turqi. Mbi 100 000 fëmijë vdiqën rrugës nga Selaniku i Greqisë e deri në Stambollin e Turqisë!
Paraardhësit tanë nuk menduan kurrë, se FEJA ISLAME po përdorej kundër tyre! Ata nuk menduan kurrë, që i BËNË MYSLIMANË, që ti përzenin si “TURQË” nga trojet e tyre historike! Pasardhësit e këtyre Shqiptarëve i kanë mallkuar miliona herë prindërit e tyre, që braktisën vendin e baballarëve, të gjyshërve e stërgjyshërve të tyre, që brakktisën varret e të parëve dhe, u nisën NË KËMBË E ME QERRE të bënin me mijëra kilometra rrugë për të shkuar tek “vëllezërit”e tyre myslimanë në Turqi. Por tragjedia e tyre nuk kthehet mbrapsht. Ata do të mbeten gjithmonë pa atdhe, gjithmon në dhe të huaj!
Ata do të mbeten gjithmonë si dëshmi e injorancës së shqiptarëve, që u dërëzuan nga presioni serbo-turk, u joshën nga lajkat dhe u mashtrua nga feja islame! Ata nuk ishin as më shumë e as më pak nga myslimanët e sotëm EKSRTEMË, që janë gati të shkojnë, jo në Turqi, por në Mongoli në këmbë, SE DUAN TË BASHKOHEN ME MYSLIMANËT E VET. O zot i madh! Ndriçojua mendjen dhe ngrohu zemrën këtyre njerëzve, që PËR FENË KANË BRAKTISUR KOMBIN E GJAKUN!
Historia tragjike shqiptarëve vjen në kohën tonë duke ulëritur nga dhimbja e ju thotë Shqiptarëve: “Ç’bëni kështu? Po shitni kombin për fenë! DO TË ZHDUKENI SI KOMB”!
Ajo vjen e fuqishme dhe paralajmëron brezin e sotëm të shqiptarëve dhe ju thotë:
“MOS E HARRONI KURRË TRAGJEDINË HISTORIKE, që ju ka shkaktuar turku dhe serbi, që ajo të mos përsëritet kurrë”! Nëqoftëse Arbëri do të zhduket PËRGJEGJËSIA HISTORIKE DO TË BJERË MI NE MYSLIMANËT SHQIPTARË, që për fenë shitëm Kombin. Një gjë është e sigurtë: Për të dytën herë historia nuk do të na e falë!
Reshit Lala 06/04/2024

Gabim pas gabimi deri tek humbja përfundimtare!

1

Florim Zeqa 

Edhe pse Vuçiqi nuk po i zbaton marrëveshjet e Brukselit dhe aneks marrëveshjen e Ohrit, presioni po i bëhet në mënyrë të njëanshme Kosovës dhe jo vetëm kaq, neve po na rëndojnë mbi supe edhe masat ekonomike të vendosura padrejtësisht nga BE-ja!

Gatishmëria e Kurtit për pranim dhe moszbatimi i marrëveshjeve nga Vuçiqi

Në vend që BE-ja ta ndëshkojë Serbinë për moszbatim të planit franko-gjerman dhe marrëveshjes së Ohrit, ajo po vazhdon ta mbajë nën sanksione ekonomike Kosovën!

Po ndodhë pikërisht kështu edhe për shkak të qasjes së gabuar të Kosovës në raport me dialogun politik.

Rrëshqitja e kohpaskohshme e Kosovës nga dialogu politik në atë teknik, siq ishte rasti për targat dhe së fundmi edhe për dinarin, i shkuan për shtati Serbisë, e cila po e saboton dialogun nën justifikimin e gjërave teknike, të cilat pas marrëveshjes përfundimtare do të zgjidheshin pa asnjë vështirësi nga institucionet e Kosovës.

Përsëritja e gabimeve në dialog po i kushton Kosovës. Në vend që politika shtetërore të përqendrohej në arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, po ngritë çështje të reja, siq është puna e dinarit serb.

Çfarë të mire i solli Kosovës ngritja e çështjes së dinarit serb?!

Përgjigja është asgjë, përveq shpërqendrimit nga temat madhore, humbje kohe dhe terreni politik, duke e rrezikuar anëtarësimin e Kosovës në KiE!

Në vend që të zhvillohen bisedime për përmbylljen e marrëveshjeve paraprake deri tek marrëveshja e Ohrit, po zhvillohen raunde të kota të bisedimeve rreth qarkullimit të dinarit serb në Kosovë!

Fillimi i gabuar dhe vazhdimi i gabuar i dialogut

Problematizimi i panevojshëm i dinarit serb, e ka ç’orjentuar totalisht Kosovën nga temat madhore në tema minore teknike nga të cilat po përfiton Serbia e cila tani po e konsideron dinarin serb në Kosovë si çështje të interesit nacianal, e cila po e konsideron Bankën Kombëtare të Serbisë institucion monetar e jo BQK-në!

Kur është në pyetje qarkullimi i dinarit serb si mjet pagese në Kosovë, Serbia i referohet Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së!

Fillimi i gabuar i bisedimeve me Serbinë në vitin 2011 pa kushtin themeltar që kjo e fundit ta parnojë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, ka bërë që Serbia në bisedimet e Brukselit, Vjenës e Parisit, Berlinit e Washingtonit ta trajtojë Kosovën si pjesë integrale të saj, e cila ende figuron në preambulën e kushtetutes serbe!

Mbetët i dhimbshëm fakti që BE-ja dhe SHBA-të asnjëherë nuk i kërkuan Serbisë që ta heqë Kosovën nga premabula e saj. Për më keq se kaq, edhe përkundër njohjes së Kosovës nga 117 shtetet të botës, nuk u inicua nga asnjë shtet evro-perëndimor miratimi i një Rezolute të re në KS të OKB-së, e cila do ta bënte të pavlershme Rezolutën 1244!

Vargu i gabimeve të politikës kosovare në dialogun e Brukselit është i gjatë dhe i pambarim nga njëra qeveri tek tjetra. Gabimet ndodhën dhe po ndodhin shkaku i mungesës së një politike të mirëfilltë shtetërore, por edhe si pasojë e moskoordinimit të faktorit politik shqiptar në Ballkan.

Urojmë që politikanët tonë të këndellen “5 minuta pasa orës 12”, t’i lënë inatet personale dhe interesat partiake, për t’iu kthyer interesit shtetërorë me moton ‘Të gjithë në rimëkëmbje ekonomike dhe mbrojtje të shtetit’, në të kundërtën na pret humbja e madhe dhe përfundimtare, nga e cila më e dhimbshmja është zbrazja totale e shtetit nga shqiptarët!

Pse Albin Kurti është kaq i rëndësishëm…?

1
Nga : Lirim Gashi, shkrimtar nga Prishtina
___
1. Ata që pretendojnë se Albin Kurti është njeri i Serbisë janë njerëzit më të këqij, më budallenj, më të neveritshëm, më mashtrues dhe më gënjeshtarë në botë.
Sepse ta quash Albinin njeri të Serbisë është njësoj si të jesh katolik dhe të thuash se Papa i Vatikanit është kreu i muslimanëve të botës.
Në historinë e burgjeve politike jugosllave dhe serbe nuk ka pasur kurrë asnjë të burgosur tjetër politik shqiptar, boshnjak apo kroat, që ka treguar një qëndrim kaq të guximshëm dhe kaq dinjitoz para prokurorisë dhe gjykatave serbe.
Ta quash një të burgosur të tillë njeri të Serbisë, të cilit gardianët e burgjeve serbe ia nxorrën lëngun e bardhë të trurit përmes rrahjeve brutale me shufra hekuri, është një vetëvrasje e sigurt politike për ata që e bëjnë këtë.
Ramush sidomos ty të pret nje ndëshkim i madh nga populli me vota, që do ta sjellë vdekjen politike, sepse e ke tepruar ne çdo aspekt me shpifjet dhe genjeshtrat e tua budallaqe.
2. Ta fajësosh Albinin për sanksionet e turpshme dhe të paarsyeshme të BE-së dhe SHBA-së, edhe pse rasti Banjska tregoi se ai kishte plotësisht të drejtë që nuk i tërhoqi forcat speciale nga veriu, është edhe një vetëvrasje e tmerrshme politike për ata politikanë opozitarë që e bënë këtë.
3. Ta quash Albin Kurtin Kryeministër anti-UÇK që e do këtë ushtri heroike më shumë se çdo shqiptar tjetër që njoh në këtë botë, siç dëshmohet nga lidhjet e tij jashtëzakonisht të ngushta me familjen Jashari, është një vetëvrasje akoma më e tmerrshme politike për konkurrentët e tij politik budallenj dhe të pa shije që e bëjnë këtë.
4. Se sa budallenj janë konkurrentët e tij opozitarë, dëshmohet nga fakti se ata nuk janë në gjendje të zgjedhin temat e duhura për ta goditur atë me efikasitet, për shkak të verbërisë që ua ka shkaktuar urrejtja ndaj tij.
Dorën në zemër, edhe nëse Albin Kurti nuk arrin të bëjë politika të suksesshme ekonomike, investuese, punësuese, arsimore dhe shëndetësore, ata i fusin gishtat e tyre të ndotur edhe në atë lojë, sepse e sabotojnë vazhdimisht.
5.Duke shfrytëzuar institucionet ligjore që e bazojnë punën e tyre në të drejtën e veprimit që u jep Kushtetuta e Kosovës, Albin Kurti ndryshon gjendjen faktike në terren dhe i tregon botës së qytetëruar në mënyrë shumë kreative, piktoreske, të gjallë dhe të dokumentuar, jo vetëm pasurinë e pabesueshme që kriminelët serbë të luftës dhe paqes e fituan me metodat më mafioze të veprimit, por edhe mënyrën se si ata u bënë më kalimin e kohës zotër të jetës dhe vdekjes në veri të Kosovës.
Përveç kësaj, ai i portretizon ata pikërisht ashtu siç janë, pra si gjuetarë mafiozë që nuk dallojnë aspak nga ata të bandave të dikurshme mafioze të Al Kapones dhe të hordhive klero-fashiste të Benito Musolinit.
Në këtë mënyrë ai fiton shumë simpati edhe te ata serbë që me sytë e tij i shohin edhe më qartë qëllimet e Vuçiqit dhe bandës së tij.
Dhe kjo është diçka që këta idiotë në mediat tona dhe në opozitë nuk e shohin sepse janë të barrikaduar, të burgosur dhe të dehur në marrëzinë e tyre si alkooli në shishe.
Pse
Sepse janë të verbuar nga urrejtja ndaj atij, vetëm pse nuk i lejon të vjedhin bashkë me batakçinjtë e Radojçiqit.
Veç kësaj, ata kanë edhe koka boshe nga qelizat e shëndetshme, kështu që nuk mund të shohin as pesë metra larg.
6. Duke lexuar postimet e z. Nikolla Sanduloviq, znj. Bojana Vatiq, z. Çedomir Stojkoviq, si dhe duke e parë mënyrën se si Nenad Çanak i drejtohet mediave serbe, ku flet haptas dhe me sinqeritet maksimal për të gjitha problemet me të cilat ballafaqohet shoqëria serbe, kam përshtypjen e trishtuar se ne nuk jemi vërtet të vetëdijshëm se sa njerëz të mirë, të drejtë dhe të zgjuar ka në Serbi.
Prandaj ne nuk dimë t’i përkrahim dhe t’i forcojmë sa duhet, edhe pse janë pikërisht ata që po ia hapin sytë shoqërisë serbe se po udhëhiqet nga llumrat më të këqij luftënxitës, gjenocidal, kriminal, klerofashist dhe mafioz.
Të dashur shqiptarë, përkrahja jonë direkte për ta shpesh keqkuptohet nga serbët e çmendur nga propaganda klero-fashiste e pushtetit të tyre, si konfirmim se ata janë kundër tyre, gjë që është krejtësisht e pavërtetë.
Dhe kjo është arsyeja pse ne duhet të gjejmë mënyra shumë më të zgjuara për t’i mbështetur ata.
Çfarë dua të them me këtë?
Përfaqësuesit zyrtarë të popullit dhe shtetit tonë në politikën e jashtme duhet të përdorin autoritetin dhe ndikimin e tyre tek kolegët evropianë dhe amerikanë për t’i mbështetur dhe fuqizuar ata në çdo gjë të mirë, fisnike dhe humane që bëjnë ditë e natë, duke rrezikuar jetën.
Dhe ne nuk duhet të kemi turp që ata janë më të zgjuar, më të guximshëm dhe më kreativ se ne në paraqitjen e të vërtetës së plotë për gjendjen e shoqërisë dhe shtetit serb, edhe pse ne nga politika gjenocidale serbe kemi pësuar shumë më tepër humbje materiale dhe njerëzore, siç dëshmon numri i viktimave njerëzore dhe materiale që kemi pësuar në njëqind e pesëdhjetë vitet e fundit.
Zonja Bojana Vatiq ka publikuar mbrëmë dhe sot në profilin e saj në Facebook dy fakte prekëse, të cilat dëshmojnë se xhelatët e Millosheviqit me uniforma policore dhe ushtarake i futën kufomat e familjarëve tanë në frigoriferët e kamionëve të thertores shtetërore Progres nga Prizreni dhe i hodhën në Danub, ku dolën pas disa ditësh mbi sipërfaqe, por numri i shqiptarëve që e panë postimin e saj dhe që e admiruan atë për guximin e saj ishte jashtëzakonisht i vogël.
Ajo sot ka publikuar një videoklip në të cilin shihet ministri i Policisë, Xhelal Sveçla, duke ia treguar një gazetareje vilën luksoze të grabitësit kryesor të klanit kriminal serb nga veriu i Kosovës, Milan Radojçiq, me mbishkrimin “Albin, mos u ndal, por shko deri në fund në ekspozimin dhe shkatërrimin e tyre, që populli serb më në fund ta shohë se çfarë llumi po e udhëheq dhe si po e keqpërdor gjendjen e rëndë të serbëve të veriut për t’u pasuruar nga fatkeqësia e tyre.
E megjithatë numri i shqiptarëve që e shikuan dhe lexuan postimin e saj dhe që e mbështetën mesazhin e saj ishte jashtëzakonisht i ulët.
Eh, pikërisht këto janë ato momentet që më trishtojnë më së shumti, kur shoh sa bashkatdhetarë kam që nuk e dinë pse ekzistojnë në këtë botë.

Islami ishte politik që nga themelimi e deri tash

9

Ibrahim Kelmendi, shkrimtar, Gjermani

Fillimisht kërkoj falje për pamundësinë për pjesëmarrje fizike në simpozium.
Uroj të jetë i suksesshëm dhe i falënderoj organizuesit.

Qysh në fillim duhet të bëj sqarimin, në dukje “teknik”: nuk ekziston Islam tjetërfare pos politik, sepse është formuar për qëllime politike – për të formuar e menagjuar bashkësi homogjene për nevoja sundimi e shfrytëzimi, e cila suksesshëm ka agravuar në konvertime të dhunshmet, pushtime e asimilimet të popujve. Rezultati: formimi i një umeti  (populli) arabo-mohamedan nga shumë popuj jo-arab të cilët janë arabizuar.

Platforma bazike politike kanunore e Islamit është Kurani, të cilin të gjithë mohamedanët naivisht e besojnë se e ka e formuluar Allahu. Pos Kuranit janë edhe sira (biografia e Mohamedit) dhe Hadithet (legjendat). Pas vdekjes se Mohamedit kanë filluar përvijime për mënyrën e interpretimit e zbatimit të dogmës islame, prandaj flitet për islame sektariste, të cilat u armiqësuar për vdekje mes tyre.

Nga viti 610 deri në vitin 622 Mohamedi, sa kohë ishte misionar paqësor, ia doli t’i konvertonte vetëm rreth 80 mohamedanë. Pra, rreth 6 veta në vit. Edhe ata ishin kryesisht skllevër që Hatixhja, Bashkëshortja e Mohamedit, i blente për t’i angazhuar si skllëveër në biznesin e saj.

Pas vdekjes se Bashkëshortës Hatixhe dhe Xhaxhait Talib (i cili ishte babai i kalifit të pestë, Aliut), Mohamedi agravoi në agresiv vandal. Ai zuri t’i demolonte rekuizitët e statujat religjioze politeiste të fisit të tij, Kurejsh, në Kaba dhe gjetiu. Për atë shkak Fisi i tij në korrik 622 mbajti një kuvend publik për ta dënuar Mohamedin për atë vandalizëm blasfemik, i cili e ka dënuar Mohamedin me vdekje. Fatkeqësisht Mohamedi ia del të arratiset me ndihmën e Ebu Bekrit, i cili ishte babai i Aishës, gruas 6-vjeçare të Mohamedit. Dita e arratisjes është dita NJË në kalendarin muhamedan, i quajtur El-Hixhri. Sipas atij kalëndari, sot që po e mbahet simpozium, është data: 28 ramadan 1445.

Arratisjen e Mohamedit dhe Ebu Bekrit në Medina e pasuan edhe rreth 60 mohamedanë. Fillimisht atje u mirëpriten nga miqtë e babait të Mohamedit. Në ndërkohë këta rreth 60 kaçakë mohamedanë, të cilët vetën e quanin xhihadistë, zunë të merren me sulme të karvanëve të tregtarëve, kryesisht kurejshit, të cilët kalonit transit buzë Medine. Ajo mënyrë e plaçkitjes u krijoj apetit për të qenë më agresiv, prandaj ato u agravuan në beteja në mes të xhihadistëve mohamedanë dhe karvanistëve paganë. Dy palët në beteja ishin kryesisht të të njëjtit fis, si Mohamedi. Ato sulme u bënë përditshmëri edhe kundër fiseve hebreje e pagane në Medinë e rrethinë, tashmë edhe duke i detyruar të konvertohen në mohamedanë dhe duke ua grabit vajzat e gratë e reja për t’i pas skllave seksi.

Gjatë dhjetë viteve pasuese xhihadistët, të komanduar nga Mohamedi, ndërmorrën rreth 120 sulme agresive, ndër to edhe sulmin ndaj Meke, sepse Kabja ishte fitimprirëse për shkak se frekuentohej shumë nga pelegrinët politeistë. Ky sulm ndodhi në vitin 8 sipas kalendarit muhamedan, respektivisht në vitit 630. Mohamedanët, tashmë të obliguar edhe me Kuran për të qenë xhihadistë të përhershëm, ndërmorën sulme pushtuese kundër popujve tjerë, duke pushtuar Egjyptit, Irakun, Sirinë, deri edhe Jerusalemin (në nëntot 637).

Fatmirësisht në vitin 661 Kalifin Ali, djal i axhës dhe dhëndëri i Mohamedit, vritet nga pjesëtarë të komanduar nga Mu’avija i parë, gjithashtu i Fisit Kurejsh, djali i Ebu Sufjanit, ish-udhëheqës i luftëtarëve poligamistë kurejshit kundër kurejshitëve muhamedanë monoteist. Mu’javija vret pasardhësit e Familjes së Mohamedit dhe stopon sundimin monist muhamedan në Bagdat, duke e shndërruar në qendër të qytetërimit politeistë; aty tashmë Arsitoteli madhërohej nga Dinastia Umajade, e jo Mohamedi.

Ky informim telegrafik mjafton për të kuptuar se Mohamedanizmi zanafillor ishte agresiv, shovinist, diskriminues, plaçkitës, nuk kishim të bënim me religjion hyjnor, siç spekulohet me këtë epitet, edhe pse nuk di të ketë pas e të ketë në botë religjion hyjnor e paqësor.

Mohamedanizmi në Europën Juglindore u imponua përdhunshëm përmes pushtimit osman, duke filluar nga shekulli i 14 e duke zgjatë deri në shekullin 20-të, gjegjësisht deri  në vitin 1913. Ishte Osmani i parë që e nisi luftën e shejt për përhapjen e Islamit, në vitin 1299, duke krijuar kështu Perandorininë e Dinastisë Osmane…

Ende nuk kemi studime serioze, pse shqiptarët u islamizuan më masovikisht se popujt tjerë fqinj.

Shkurt e shqip: mohamedani, gjegjësisht myslimani, nuk është shqiptar, sepse ai është përcaktuar për arabizim të tij. Ndërsa hibridët, që simulojnë “shqiptarin mysliman”, janë karakter e etni hibride – as “mish as peshk”.

Rëndom shpërdorohet shumë pjesëmarrje e të ashtuquajturëve shqiptarë myslimanë në Luftën çlirimtare të UÇK-së. Asnjëri prej tyre nuk ishin mysliman, sepse myslimani ka obligim të lufton vetëm për Allahun dhe Islamin. Po të ishin myslimanë, pjesëmarrje e tyre në luftërat nacional-çlirimtare do të diskualifikohej haram (e ndaluar). Për argumentim po citoj vetëm një verset (ajet) nga Kurani:

“Luftoni ata që nuk besojnë All-llahun e as botën tjetër, nuk e konsiderojnë të ndaluar atë që e ndaloi All-llahu dhe i dërguari i Tij, nuk besojnë fenë e vërtetë…” [Kurani, 9:29 / shqipëruar nga Sherif Ahmeti.]

Kujt i intereson më shumë mund të informohen nga libri im mbi Islamin, i cili mund ta shkarkohet falas nga interneti, nëse nuk keni pas mundësi për ta gjet librin fizik, botimi i parë i të cilit duhet të jetë në përfundim e sipër. Ndërsa për ata që e zotërojnë gjermanishten, versioni i librit tim në gjermanisht më ka dal më i arrirë. Të interesuarit mund ta porositin; fatkeqësisht tarifat e transportimit postar ndërshtetëror i shtrenjt, prandaj nuk i kam mundësitë financiare për ta shpërnda falas.

Falënderim deklamuesit të kësaj kumtese time.
Falënderim edhe atyre që nuk kanë dëgjuar me vëmendje.

(Ibrahim Kelmendi, më 07.04.2024)