ARKIVI:
17 Maj 2024

Me “95% Muslimanë në Kosovë”, të abrogohet shteti demokratik e te Shpallet Kalifati i Kosovës!

Shkrime relevante

Me diplomaci inekzistente drejt dështimit të madh!

Florim Zeqa  Dështimi për anëtarësim në KiE është pasojë e diplomacisë inekzistente...

Shkrim i shkrimtarit Rai Gashi i vitit 2017: Kush po luan lojëra të rrezikshme me shqiptaret dhe në emër të shqiptarëve?

Xhamia e Bresanes, Sharr, Prizren Nga: Raif Gashi, Prishtinë ___ Ndërtimi i qindra e...

Nail Draga për librin e Fahri Musliut “Ditari i gazetarit shqiptar në Beograd”

Nail  Draga, Ulqin LIBËR DOKUMENTAR PËR  KOSOVËN NË NJË  KOHË DRAMATIKE Fahri Musliu,...

Presidentja Osmani ka takuar ambasadorët e Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në...

Shpërndaj

Fatmir S. Gashi

Në media dhe në publikime të ndrsyhme pohohet se në Kosovë 95% të popullatës janë Musliman, dhe 5% janë popullatë me religjione tjera, dhe pa religjione.
Në regjistrimin e ardhshëm Kosovarët do të kenë mundësinë ideale të deklarohen se cilin religjion e praktikojnë.
Dhe nëse nga ky regjistrim rezulton se 95% të banorëve të Kosovës e kanë deklaruar Islamin si religjion, atëhere krijohen rrethana shumë te favorshme që Kosova të shpallet Kalifat dhe të ketë rregullim shtetror sipas rregullave të Islamit të bazuar në librin Islamik Quran-i.

Bashkësia Islamike e Kosovës edhe pse zyrtarisht nuk ështe regjistruar si organizatë në institucionet e Kosovës, ajo DE FACTO ekziston, dhe funksionon me dokumentin organizativ të saj Kushtetuta e BIK-ut.

Kushtetuta e BIK-ut,  veprimtarinë e saj e ka të bazuar në Sheriat, dhe është normale që shteti i KS me 95% të banorëve te deklaruar si Musliman apo UMETI MUSLIMAN(Kombi Musliman) të abrogojë kushtetutën e saj liberale dhe demokratike, dhe të e instaloje shtetin Islamik dhe sherijatin si bazë të sistemit juridik apo Jurisprudenca Sherijatike.

Islami ështe mënyre e jetesës, dhe nëse popullsia e një shteti si KS e ka zgjedhë të jetojë si Musliman, patjetër duhet që popullatës me ia plotësue kërkesat e saja për Kalifatin si formë burimore e organizimit Islamik të shtetit.

Kosova Islamike nuk ka nevojë për organizimin e tashëm, por për Kalifat. Kosova ska nevojë për parlament por te gjitha qështjet duhet zhvilluar përmes Kalifatit dhe Sherijatit.

Gjinia femërore do të jetë përfituesja më e madhe e Kalifatit të Kosovës dhe aplikimit të Sherijatit, sepse nuk do të ketë nevojë për divorce që zgjasin shumë kohë në gjykatat e tashme, por Sherijati i rregullon për 2/3 minuta.

Poashtu edhe dënimet do të bëhen më afikase dhe më të shpejta, me gurë.

Dënimet kryhen shumë shpejt me procesin e gurë-gjujatjes në fajtorin ose shkelësin e ligjit Sherijatik.

Kosova është shtet ku ka gurë mjaftueshëm për aplikimin e Sherijatit Gurë-Hedhës.

Aplikimi i Sherijati nuk duhet të aplikohet në personat që nuk janë Muslimanë, dmth nga Sherijati duhet të përjashtohen Shqiptarët, Serbët, Turqit, Romët, dhe të gjithë banorët që nuk aplikojne asnjë religjion, ose të gjithë shtetasit e KS që aplikojnë religjione tjera.

Këto pakica (5%) duhet trajtuar mirë dhe sipas Sherijatit, dhe nëse në ndërkohë ata konvertohen në Musliman, edhe ata duhet bëhen pjesë e kombit(Umetiti) musliman, dhe natyrishit i nënshtrohen dhe i gezojnë të gjitha përparësite dhe benefitet e Kalifatit apo shtetit Islamik, dhe Sherijatit.

Kosova ka mjaftueshëm kuadro Islamike të shkolluar ne universitetet me prestigjioze Islamike të Jemenit, Saudisë, Katarit, Turqisë, Egjiptit dhe me lehtësi mundet të udhëhiqet nga ekspertët e kalibrit botëror të jurisprudencës Sherijatike, si për shembull:  Dr. Sabri Bajgora, Dr. Xhabir Hamiti, Dr. Naim Trrnava, Dr. Irfan Salihu, Dr. Hysamedin Abazi, dhe shumë dijetarë të mirëfillte Islamik.

Me këto kuadra profesionale lehtësisht mund të aplikohet Kalifati i Kosovës me Sherijat.

Sistemi shkollor poashtu duhet të avancohet sipas Islamit, dhe të gjitha mësimet në kundërshtim me Islamin të largohen nga curicula apo plan-programet në të gjitha nivelet shkollore.

Poashtu restorantet dhe kafeteritë duhet përshtatë sistemit Islamik, pa alkohol dhe muzikë, por të lejohen Ilahitë e mrekullueshme.

Regjistrimi që fillon sot ështe rast ideal që Kosova të dëshmojë se është  shtet i gatshëm të kalojë nga Republika në Kalifat, sepse nëse 95% të shtetasve janë Muslimanë, duhet mundësuar të drejtat e shumicës absolute për të jetuar ashtu siq e urdhëron Islami për Muslimanë.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Humori, sarkazma, cininizmi, injoranca dhe ironia, jane nje “podium” ose “audience e larte” per te marret, te paditurit, te shpifurit, sajuareit, te panjohurit, shpirteshituari, dogmatiket, demagoget dhe hipokritet.

    Paskesh (paskeni) ” oratori dhe talent te madh” per legjen e madhe setrbo-turko-boshnjake e jo per shqiptaret e paster dhe te vertete z. Gashi!

    Kush te garanton ty se mbi 95 % e popllsise se Kosoves, jane musliman? Kush eshte ai shqiptrar qe lejon ngritjen dhe nderimin e nje kalifati ose xhamahiri islamike ne Kosove, pashe besen!

    po jo more burre i dheut, pa u derdhur gjaku deri mbi gjunj.

    “Pasja ose ekzistenca e mendjes , koshiences, logjikes ose intelektit te njohur te njeriut, jane privilegj dhe nje pasuri e madhe per zemtren, shpirtin dhe trupin ose oganizmin e tij. ” (Aritoteli):

    Ne te kunderten, inkuizicionisteve, antiiluministeve, tiraneve, diktaoreve, persekutoreve ose ekzekutoreve te ndryshem, nuk iu mungojne kurre mjetet dhe instrimentet e tyre, per t´i perqeshur, injoruar, zhdukur, fundosur ose pushkatuar te tjeret me forma dhe metoda te ndryshme blafemike, inkuizicioniste etj.

    Mos harro se je shume i gabuar dhe i paqelluar ne kete shkrim!

    Te urojme shendet dhe mendje pjellore, lume “jarani”!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu