Muharrem Salihu, Romë, Itali









Florim Zeqa
I vetmi anëtarë i gardës së vjetër në LDK, z. Lutfi Haziri si nënkryetarë i partisë, edhe pse i mbajti pë r një kohë të gjatë “zhagun” Lumirit, vendin e tij e zuri parashutistja dhe e dalldisura pas pushtetit, Vjosa Osmani!
Pafytyrësia e Vjosës, dëshmi e turpit dhe marrëzisë në LDK
Vjosa dhe Lumiri janë treguesi më i mirë i kapjes së LDK-së nga klani sorrosian, të cilët po bëjnë plloje në LDK, derisa ta zhbëjnë përfundimisht nga skena politike këtë subjekt të traditës demokratike!
Vrapi i Vjoses pas postit të presidentit të kujton atë thënjen e moçme popullore të “vrapimit të dhelpres pas k…..e të dashit”!
“Dashi” në kuptimin më pozitiv të mundshëm, më i forti i politikës kosovare, Albin Kurti do ta bënte gabimin më të fatal të mundshëm për shtetin sikur ta rikthente Vjosa Osmanin në postin e presidentes!
Shihet qartazi se Lumiri pa pyetur njeri në LDK e ktheu Vjosa Osamnin duke e bërë edhe bartëse të listës zgjedhore! Pa pyetur njeri e mori të dalldisurën pas pushtetit në takim me Kurtin në kundështim me vullnetin e Kryesisë Qendrore, duke anashkaluar figurën e vetme rugoviane, bashkëpunëtorin e Ibrahim Rugovës, nënkryetarin e LDK-së, z. Lufti Haziri!

Mbase kjo do të jetë goditja fatale për LDK-në!
Më në fund i erdhi dita edhe Albin Kurtit, që përmes Lumir Abdixhikut dhe Vjosa Osmanit ta shkokloj LDK-në si kokrrat e misrit!
Siq dihet, kokrrat i hane pulat e kojshisë, kurse boqa mbetët në dorën e zotit’shpisë rugoviane, nënkryetarit Lufti Haziri!
Lutë, “ne ljuti se čoveče, igraj besplatno na srušenje LDK-a!

I kërkojë falje opinionit publik për thënjën e mësipërme, por kjo është një realitet i hidhur në LDK, pasi Lutfi Hazi me (pa) dëshirën e tij është kthyer në rrënues të LDK-së Rugoviane!
Për shkak se, përgjegjësia nuk është vetëm e Lumir Abdixhikut dhe Vjosa Osmanit në rrënimin e LDK-së! Përgjegjësia është e të gjitha strukturave të saj, filluar nga nënkryetari Haziri, të cilët me mos(veprimet), heshtjen ose mbështetjen e tyre ndaj Lumirit dhe Vjosës janë bërë bashkëpjesëmarrës në rrënimin e LDK-së!
Duke e mundësuar procesin e shkatërrimit, mbajnë përgjegjësinë historike për ndarjen fatale të LDK-së!
Logjika e thjeshtë e tregon, se kur një strukturë politike vendos ta ngrejë dikë në krye të saj pa asnjë meritë, ajo merrë përsipër barrën e rezultateve dhe të dështimeve njëkohësisht!
Florim Zeqa, kandidat për kryetar të LDK-së
Orsago (Itali), 12.07.2026

Prof. dr. Fadil Maloku, sociolog dhe profesor nga Prishtina
Duke marrë parasysh rrethanat, si dhe proceset e zhvillimet shumë dinamike në jetën tonë sociopolitike kosovare, mendoj se çështja e mungesës së një kulture të qëndrueshme të mirëbesimit politik në Kosovë duhet “pensionohet” shkaku se është duke shkaktuar dëme si në planin e brendshëm ashru edhe ate të jashtëm. Dhe ky “pensionim”, shikuar me dioptërinë e sociologjiaë së zhvillimit, do të duhej t’u adresohet disa faktorëve.
E para, sistemi politik që i referohet Kushtetutës aktuale “ahtisariane” nuk jep shumë garanci, as juridike e as morale, për një “kulturë mirëbesimi dhe bashkëpunimi politik”. Ky sistem normativ është ndërtuar jo për të “instaluar” idenë dhe modelin e “mirëbesimit”, por për të afirmuar dhe implementuar konceptin e superdiskriminimit pozitiv për minoritetet (në veçanti atë serb) dhe për të arsyetuar, kinse, baraspeshën etnike dhe shpalljen e Republikës si entitet multietnik. Ky ishte një gabim kardinal, i cili tani, pas dy dekadash, po riprodhon vetëm situata ngërçi dhe bllokimesh absurde, që rrallë mund të gjenden në historinë e shtetndërtimeve moderne. Dhe, nëse imperativi apo qëllimi i “arkitektëve” të kësaj Kushtetute ishte të frenohej majorizimi etnik, ata, në fakt, bazuar në proceset dhe zhvillimet politike në Kosovë, kanë prodhuar një efekt të kundërt. Serbët, në vend që të akomodoheshin me sistemin e ri demokratik, duke i shërbyer rolit të “Kalit të Trojës”, vetëm sa e rritën distancën sociale dhe ndëretnike. Pra, po vërtetohet se Kosova mund të mbijetojë vetëm si shtet qytetar, e jo “multietnik”, ashtu siç figuron në Preambulën e saj.
E dyta, duhet kuptuar se të gjitha partitë politike të pasluftës dhe pothuajse të gjitha koalicionet e krijuara, kryesisht ndërmjet LDK-së, PDK-së dhe AAK-së, ishin koalicione të panatyrshme, sepse asnjëherë nuk u bazuan në partneritete strategjike afatgjata, të mbështetura në programe dhe objektiva të përbashkëta, por kryesisht në interesa klanore e grupore të përkohshme. Në publik ato “shiteshin” si “kulturë mirëbesimi” dhe si “vullnet politik” për të afirmuar vlerat e shtetit, demokracisë, pluralizmit dhe “përrallave” të tjera që sot nuk pinë më ujë. Arsyeja është shumë e thjeshtë: të gjithë qytetarët e Republikës e kanë kuptuar se ato ishin farsa për t’i hedhur “hi syve” elektoratit.
Kurse, klimën e mosbesimit që po na “flenë” prej kaq kohësh në Parlament, i cili lirisht mund të hynte edhe në Librin e Rekordeve Guinness për nga jetëgjatësia e ngërçit institucional, nuk e krijojnë dhe as nuk e “prodhojnë” vullnetet apo vendimet partiake, por vetëm “rregullat e lojës”, të cilat vendosen paraprakisht në ligje dhe në Kushtetutë. Kur e them këtë, nuk po pretendoj se po “zbulojmë ujin e ngrohtë”, por vetëm po parafrazojmë përvojat dhe traditat e tranzicionit që shtetet e ish-kampit komunist i kanë përjetuar. Prandaj nuk po them rastësisht se Kosova ka nevojë për një “monolog” të brendshëm partiak e politik, për të analizuar defektet dhe mangësitë e “arkitekturës” aktuale juridike dhe për të parë se çfarë mund të ndryshohet në fazën afatshkurtër, çfarë në atë afatmesme dhe çfarë në atë afatgjatë. Sepse përvoja e kësaj periudhe tranzitore ia ka dëshmuar shoqërisë kosovare një fakt: kur koalicionet nuk arrijnë ta përfundojnë mandatin, krijohet perceptimi se partneritetet politike janë të paqëndrueshme dhe të orientuara kryesisht nga interesat afatshkurtra. Gjithashtu, ky fakt ka bërë që partitë të jenë më të kujdesshme në ndërtimin e aleancave dhe shpesh ta vendosin kalkulimin elektoral përpara ndërtimit të marrëveshjeve programore.
Ndërkaq, ndryshimi që shpresoj se mund të ndodhë, si nocion dinamik, përveç se kërkon një transformim gradual të kulturës politike dhe forcimin e institucioneve demokratike, kërkon edhe një procedurë normuese, ku rregullat që duhet të implementohen në çdo shoqëri kërkojnë instalimin e mekanizmave që ushtrojnë kontrollin, por edhe zbatimin e rregullave dhe normave, të cilat, në rastin e Kosovës, ndonëse thuhet se janë të sanksionuara në letër, nuk zbatohen ose zbatohen vetëm në mënyrë selektive.
Pra, për të arritur këtë standard, që respektohet shumë në demokracitë e avancuara, nevojitet të krijohen tri parakushte: së pari, afirmimi i transparencës, jo si dhunti demokratike, por si obligim moralo-politik; së dyti, inaugurimi publik i llogaridhënies, jo vetëm si normë juridike, por edhe si standard demokratik; dhe, së treti, instalimi i përgjegjësisë, jo vetëm si akt e normë juridike, por edhe si veprim moral e etik.
Natyrisht, realizimi i këtyre objektivave kërkon kohë, vullnet politik dhe angazhim të vazhdueshëm institucional e shoqëror.






Ka dallime që nuk maten me fjalë, por me vepra. Njëri ndër to është dallimi mes shërbimit dhe shfrytëzimit.
Lidhja Demokratike e Kosovës nuk është thjesht një subjekt politik. Ajo është një institucion historik i ndërtuar mbi sakrificën, vizionin dhe besimin se liria, demokracia dhe shteti ndërtohen me përgjegjësi, jo me privilegje. Për këtë arsye, raporti me LDK-në nuk duhet të jetë raport interesi, por raport shërbimi.
Sot, LDK-ja ndodhet në një periudhë reflektimi dhe ripërtëritjeje. Çdo proces i tillë kërkon guxim për të parë të vërtetën, urtësi për të pranuar gabimet dhe vendosmëri për të ndërtuar të ardhmen. Nuk është kohë për hakmarrje, as për triumfalizëm. Është kohë për përgjegjësi.
Asnjë organizatë nuk mund të ecë përpara duke jetuar vetëm me lavdinë e së kaluarës. Historia është themel, por jo zëvendësim i punës së sotme. Çdo brez duhet ta dëshmojë veten me integritet, dije, kulturë demokratike dhe rezultate konkrete.
Kosova ka njerëz të përgatitur, brenda dhe jashtë vendit, të cilët duhet të ndihen pjesë e këtij rrugëtimi. Meritokracia nuk është slogan, por kusht për zhvillimin e një force politike që synon të qeverisë me përgjegjësi dhe vizion.
Në fund, secili prej nesh duhet t’i përgjigjet një pyetjeje të thjeshtë, por themelore:
“A i kemi shërbyer LDK-së dhe Republikës së Kosovës, apo kemi kërkuar që ato t’u shërbejnë interesave tona?”
Përgjigjja ndaj kësaj pyetjeje përcakton jo vetëm karakterin e individit, por edhe cilësinë e politikës që ndërtojmë.
Historia nuk i nderon ata që kanë përfituar nga institucionet. Ajo kujton ata që kanë lënë gjurmë në shërbim të tyre.
Prandaj, nëse duam një LDK më të fortë dhe një Kosovë më demokratike, duhet të rikthejmë në qendër të veprimit tonë tri vlera që e kanë mbajtur gjallë këtë traditë politike: ndershmërinë, përgjegjësinë dhe shërbimin. Vetëm mbi këto parime ndërtohet besimi i qytetarëve dhe vetëm mbi besim ndërtohen institucionet që i rezistojnë kohës.

Isuf Bajraktari
Kryetar i LDK-së – Dega Jugore në Suedi
Anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së