Kreu Blog Faqe 87

Strategjia sistematike e vëllazërisë: Europa po islamizohet nga poshtë

0

Arnt Jensvoll / Document.no

Partia Popullore Austriake (ÖVP) ka publikuar një analizë të detajuar se si Vëllezëria Myslimane islamizon sistematikisht Europën nga brenda.

Dokumenti deri tani është një nga përballjet europiane më të detajuara me islamin. Ai heq qafe idenë liberale të integrimit dhe rrëzon çdo përshtypje se islami kufizohet vetëm në praktikën fetare në xhami. Sipas Vjenës, kërcënimi është themelor: Bëhet fjalë për një “islamizim nga poshtë” të ndërgjegjshëm.

Dëmtohen vlerat perëndimore nga brenda
Vëllezëria Myslimane është kritikuar për vite me radhë për të operuar me një strategji të dyfishtë: Publikisht shfaqen me një retorikë të moderuar dhe “demokratike” që mbulon ideologjinë kryesore; futje graduale e sharias dhe dominimi islamik.

Qëllimi nuk është të konvertohet popullata brenda natës, por të zënë strukturat që formojnë mënyrën e të menduarit dhe qeverisjes së shoqërisë. Përmes formimit ideologjik dhe hyrjes graduale në institucionet tona, ndërtohet një strukturë paralele «demokratike» pushteti që minon vlerat perëndimore si nga lart ashtu edhe nga poshtë. Metoda është thjesht e zgjuar: Jepi njerëzve trajnime ideologjike, vendose ata në pozicione kyçe në shoqëri dhe lejoji të ngjiten në institucionet që përcaktojnë se çfarë është «normale». Përmes «islamizimit nga poshtë», struktura fundamentale të shoqërisë ndryshojnë para se shumica të kuptojë që janë nën sulm. Dokumenti austriak është thelbësisht i sinqertë. Ai nuk tregon vetëm metodat, por edhe rrjetet organizative mbajtëse që fshehin qëllimet e vërteta të Vëllezërisë. Ideologët “të moderuar” vendosen në parti politike. Organizatat “vullnetare” të financuara nga shteti (ONG-të) përhapin vizionin ndaj botës të organizatës, shkollat dhe kopshte formojnë gjeneratën e ardhshme brenda kuadrit të tyre ideologjik. Përveç kësaj, ka edhe infiltrime në shoqata, organizata përmbajtësore, institucione arsimore, struktura politike etj.

ÖVP konfirmon atë që kritikët kanë treguar për vite me radhë – për Vëllazërinë, integrimi nuk është një qëllim, është një vegël për të ndryshuar shoqërinë nga brenda.

Në kontrast me shumicën e vendeve evropiane, Austria ka marrë masa sistematike për të mapuar strukturat islame dhe ka ndaluar organizatat radikale – në vend që të bëjë sikur islami është paqësor dhe problemi nuk ekziston.

Islam-Landkarte, një hartë publike e vitit 2017 e rrjeteve islame, jep një pasqyrë se si organizohet dhe financohet islami politik. Ajo tregon se një pjesë e madhe e institucioneve islame të Austrisë kanë lidhje me agresorë si Turqia, Katari dhe Vëllezëria Myslimane.

Islam-Landkarte përdoret ende si referencë në debatin evropian mbi islamin politik.

Po ashtu thuhet se edhe shërbimi gjerman i inteligjencës së brendshme së fundmi ka dhënë paralajmërime jo të ndryshme nga ato që vijnë nga ÖVP.

Brorskapets systematiske strategi: Europa islamiseres nedenfra

Prof. Ymer Berisha nga Gjurgjeviku i Madh i Klinës, sipas dokumenteve të CIA-s amerikane

0

Lekë Mrijaj, Klinë

* Homazh në 80-vjetorin e vrasjes së tij

 Tetëdhjetë vjet pas vrasjes së prof. Ymer Berishës, përkujtimi i figurës së tij nuk duhet të mbetet vetëm një ceremoni nderimi, një homazh për sakrificën apo një rikthim emocional në kujtesën historike. Përmasat e veprimtarisë së tij kërkojnë një trajtim të mbështetur në dokumente, burime arkivore dhe analiza të kujdesshme të rrethanave politike, kombëtare e ndërkombëtare në të cilat ai jetoi dhe veproi. Në këtë kuadër, materiali i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me titull “Pakica shqiptare në Jugosllavi”, përbën një burim me rëndësi të veçantë për ndriçimin e rolit të tij në organizimin dhe drejtimin e lëvizjes nacional-demokratike shqiptare në Kosovë gjatë viteve 1945–1946.

Dokumenti mban numrin e referencës CIA-RDP82-00457R014500140002-8 dhe është shpërndarë më 7 janar 1953. I klasifikuar si sekret, ai përmbante të dhëna mbi gjendjen e shqiptarëve në Jugosllavi, organizatat e tyre politike e të armatosura, drejtuesit, ndërlidhësit dhe përpjekjet për bashkërendimin e veprimeve kundër pushtetit komunist jugosllav. Emri i prof. Ymer Berishës përmendet disa herë dhe lidhet me pothuajse të gjitha organizatat kryesore nacionaliste që vepronin në Kosovë. Kjo tregon se ai nuk ishte vetëm drejtues i një grupi lokal apo udhëheqës i një çete të izoluar, por një nga figurat qendrore të organizimit politik dhe ushtarak shqiptar. Burimi amerikan e paraqet atë si udhëheqës të forcave nacionaliste që vepronin në Jugosllavi dhe si prijës të grupeve kosovare të rezistencës.

Ymer Berisha, i lindur më 13 maj 1912 në Gjurgjevikun e Madh të Klinës, ishte intelektual, pedagog, organizator dhe veprimtar politik. Formimi i tij arsimor e kulturor i kishte dhënë aftësinë që çështjen shqiptare ta shihte përtej kufijve të një krahine, një organizate apo një periudhe të caktuar. Ai e kuptonte se lufta e një populli nuk mund të mbështetej vetëm në armë, por kërkonte program politik, strukturë të qëndrueshme, rrjet komunikimi dhe përpjekje të vazhdueshme për ndërkombëtarizimin e kauzës kombëtare. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe vendosjes së administratës ushtarake e politike jugosllave në Kosovë, ai nuk e pranoi realitetin e ri si çlirim të shqiptarëve. Për Berishën dhe bashkëpunëtorët e tij, rikthimi i Kosovës nën administrimin e Jugosllavisë përbënte mohimin e së drejtës për vetëvendosje dhe vazhdimin e një sistemi që nuk e njihte vullnetin politik e kombëtar të popullit shqiptar. Në këto rrethana, ai u bë një nga drejtuesit kryesorë të organizatës “Besa Kombëtare” dhe të strukturave të tjera nacional-demokratike. Synimi i tij ishte që grupet e shpërndara në vise të ndryshme të Kosovës të mos mbeteshin njësi të veçuara, por të bashkoheshin në një lëvizje të organizuar, me objektiva politike dhe kombëtare të përcaktuara qartë.

Sipas të dhënave të CIA-s, organizata e Halim Spahiut mbante lidhje me Ymer Berishën dhe Muharrem Bajraktarin, ndërsa ajo e Sylejman Lleshit ishte në kontakt me Berishën dhe Jup Binjakun. Struktura e drejtuar nga françeskani shqiptar At Bernardin Llupi bashkëpunonte me Ymer Berishën, Nue Perlleshin, të njohur si “Luani i Dukagjinit”, Pashuk Bibën dhe Ndoc Mirakajn. Ndërkaq, grupi i Prishtinës ishte i lidhur me Luan Gashin, Gjon Sereqin, Abdyl Hensinin dhe vetë Berishën. Prania e emrit të tij në lidhje me organizata të ndryshme tregon se ai përbënte nyjën qendrore të këtij rrjeti. Secila strukturë mund të kishte drejtuesit dhe mënyrën e vet të veprimit, por komunikimi me Berishën krijonte mundësi për shkëmbimin e informatave, përcaktimin e objektivave të përbashkëta dhe koordinimin e veprimeve politike e ushtarake. Ndërmjet viteve 1945 dhe 1947, degët lokale të organizatave të fshehta përpiqeshin të ruanin kontaktet me udhëheqësit politikë që vepronin në ilegalitet. Brenda kësaj harte organizative, Ymer Berisha paraqitet si një nga figurat më me ndikim të lëvizjes shqiptare të pasluftës.

Një vend të veçantë zë bashkëpunimi i tij me At Bernardin Llupin, françeskan shqiptar dhe famullitar i Kishës Katolike “Shën Katarina” në Pejë, i cili drejtonte një organizatë nacionaliste. Sipas dokumentit, Nue Perlleshi shërbente si ndërlidhës, ndërsa në të njëjtin grup bënin pjesë edhe Marie Shllaku dhe mësuesi Gjergj Martini, të dy nga rrethina e Shkodrës. Këto lidhje tregojnë se veprimtaria shqiptare nuk kufizohej vetëm brenda Kosovës, por shtrihej edhe drejt qarqeve nacionaliste në Shqipëri. Marie Shllaku dhe Gjergj Martini mbanin komunikimin ndërmjet veprimtarëve të Shkodrës dhe atyre të Gjakovës, Prizrenit e Prishtinës. Në këtë mënyrë krijoheshin ura bashkëpunimi ndërmjet shqiptarëve në të dyja anët e kufirit. Përfshirja e At Bernardin Llupit nxjerr në pah edhe rolin e një pjese të klerit katolik shqiptar në mbrojtjen e të drejtave kombëtare. Ai nuk paraqitet vetëm si meshtar, por edhe si veprimtar e organizator, i cili e kishte vënë jetën në shërbim të lirisë dhe të dinjitetit të popullit të vet. Edhe Nue Perlleshi kishte një detyrë të rëndësishme. Në kushtet kur rrugët kontrolloheshin nga organet e sigurimit dhe çdo lëvizje mund të përfundonte me arrestim apo vrasje, roli i ndërlidhësit ishte jashtëzakonisht i rrezikshëm. Ai siguronte bartjen e porosive, informatave dhe udhëzimeve ndërmjet drejtuesve e strukturave të ndryshme. Prania e Marie Shllakut në këtë rrjet është, gjithashtu, një dëshmi me rëndësi për kontributin e grave shqiptare në lëvizjen kombëtare. Ajo nuk ishte bashkëpunëtore e rastësishme, por një veprimtare e angazhuar, së cilës i ishin besuar detyra të rëndësishme komunikimi dhe koordinimi. Në këtë pikë, materiali amerikan duhet të ballafaqohet me burime të tjera historike. Dëshmitë e tjera tregojnë se Marie Shllaku dhe Gjergj Martini u arrestuan, u gjykuan në Prizren dhe u ekzekutuan së bashku me At Bernardin Llupin dhe Kolë Parubin. Kjo tregon se dokumentet e inteligjencës, pavarësisht vlerës së tyre, duhen analizuar në mënyrë kritike dhe krahasuar me procesverbalet gjyqësore, kujtimet e bashkëkohësve dhe literaturën historiografike. Rrjeti i organizimit shqiptar shtrihej në një hapësirë të gjerë. Përveç Pejës, Gjakovës, Prizrenit dhe Prishtinës, përmenden edhe Gjilani, Vitia, Kamenica dhe Presheva. Grupet e Gjilanit mbanin lidhje me Mulla Idrizin, ndërsa komunikimin ndërmjet Vitisë, Kamenicës dhe Preshevës e siguronte Sul Hoti. Kjo shtrirje tregon se veprimtaria shqiptare e viteve të para të pasluftës nuk ishte reagim i kufizuar, spontan apo i rastësishëm. Ajo kishte mbështetje në shumë vise dhe përfshinte njerëz me prejardhje, profesione e përgjegjësi të ndryshme: intelektualë, profesorë, mësues, klerikë, veprimtarë politikë, luftëtarë dhe ndërlidhës.

Ymer Berisha kishte arritur të ndërtonte një autoritet që i tejkalonte kufijtë e vendlindjes dhe të krahinës së tij. Përmes jetës dhe veprës së këtij intelektuali e atdhetari, Gjurgjeviku i Madh i Klinës u bë pjesë e hartës së gjerë të përpjekjeve kombëtare shqiptare. Një nga çështjet kryesore që del nga dokumentacioni është shpresa e nacionalistëve për ndihmë nga jashtë. Ata prisnin që fuqitë perëndimore, veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, të ndërhynin në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve dhe ta trajtonin çështjen e Kosovës në rrafshin ndërkombëtar. Ymer Berisha kishte bërë përpjekje që gjendja e shqiptarëve të bëhej e njohur jashtë vendit. Në tetor të vitit 1945, ai i kishte drejtuar një memorandum gjeneralit Hodgson, drejtues i Misionit Ushtarak Britanik në Shqipëri. Përmes këtij akti synohej informimi i fuqive perëndimore për represionin jugosllav dhe për kërkesat politike të lëvizjes nacional-demokratike. Mirëpo, ndihma e pritur nuk erdhi. Burimi amerikan e përmbledh këtë realitet në mënyrë të drejtpërdrejtë: nacionalistët shqiptarë mbetën pa mbështetje të jashtme, ndërsa OZNA po forcohej gjithnjë e më shumë. Ky konstatim përmbledh tragjedinë e asaj kohe. Nga njëra anë mungonte përkrahja ndërkombëtare, ndërsa nga ana tjetër fuqizohej aparati shtetëror jugosllav i ndjekjes, infiltrimit dhe eliminimit të kundërshtarëve politikë. OZNA, si organ sigurimi i regjimit, kishte për detyrë identifikimin, arrestimin dhe asgjësimin e strukturave që kundërshtonin pushtetin komunist. Në Kosovë, veprimtaria e saj u drejtua posaçërisht kundër organizimeve nacionaliste shqiptare. Arrestimet në Prishtinë, Pejë, Prizren dhe në qendra të tjera, proceset gjyqësore, torturat e ekzekutimet ishin pjesë e një strategjie të planifikuar për shuarjen e çdo forme kundërshtimi politik dhe të armatosur. Në material të CIA-s, përmendet arrestimi i anëtarëve të organizatës nacionaliste të Prishtinës, ndër ta Gjon Sereqi nga Ferizaj dhe Sylejman Aliu nga Prizreni. Po ashtu, bëhet fjalë për goditjen e grupit të At Bernardin Llupit dhe të strukturave të tjera që bashkëpunonin me Ymer Berishën. Eliminimi i këtij të fundit kishte rëndësi të veçantë për pushtetin jugosllav. Nuk synohej vetëm vrasja e një luftëtari apo e një intelektuali, por ndërprerja e lidhjeve ndërmjet grupeve, dobësimi i udhëheqjes dhe shpërbërja e strategjisë së përbashkët. Në përshkrimin e vrasjes së tij, dokumenti e cilëson Ymer Berishën si “shpirtin, forcën dhe trurin e qëndresës”. Ky është një nga vlerësimet më të fuqishme që një burim i huaj i ka bërë figurës së tij. Ai ishte shpirti i kësaj lëvizjeje, sepse frymëzonte dhe mbante të gjallë idealin e lirisë; ishte forca e saj, sepse kishte autoritetin për t’i bashkuar drejtuesit dhe grupet e ndryshme; ishte truri i saj, sepse përfaqësonte mendimin politik, organizimin dhe strategjinë. Sipas materialit të CIA-s, më 6 gusht 1946 u zhvillua një takim ndërmjet përfaqësuesve të refugjatëve nacionalistë dhe Ymer Berishës, i cili e kryesonte atë. Delegatët ishin Pashul Bib Mirakaj, Ndoc Kol Mirakaj dhe Nik Sokolli, të ngarkuar me detyrën për të vendosur bashkëpunim të efektshëm me grupin e tij. Agjentët e OZNA-s, sipas të njëjtit burim, morën dijeni për këtë takim dhe, në përleshjen që pasoi, Berisha humbi jetën. Mirëpo, data e dhënë nuk përputhet me burimet biografike dhe historiografike, të cilat vrasjen e tij e vendosin më 11 korrik 1946, në malet e Hereçit të Gjakovës. Nga pikëpamja shkencore, kjo mospërputhje duhet të evidentohet qartë. Mund të bëhet fjalë për ngatërrim të datës, ndërthurje të dy ngjarjeve ose pasaktësi të burimit informativ mbi të cilin është mbështetur materiali amerikan. Pavarësisht këtij problemi kronologjik, dokumenti ruan rëndësi të madhe, sepse tregon se Ymer Berisha kryesonte takime ndërmjet përfaqësuesve nacionalistë dhe se vrasja e tij konsiderohej goditje vendimtare ndaj organizimit shqiptar. Prandaj, në trajtimet historike dhe përkujtimore, si datë e vrasjes duhet të përdoret 11 korriku 1946, përderisa dokumentacioni i ri dhe i pakundërshtueshëm nuk vërteton ndryshe. Figura e tij nuk mund të kuptohet vetëm përmes angazhimit të armatosur. Ai ishte, para së gjithash, intelektual dhe pedagog, i aftë ta shihte çështjen kombëtare si proces të lidhur ngushtë me dijen, vetëdijen, organizimin politik dhe diplomacinë. Autoriteti i tij nuk mbështetej vetëm në guximin personal apo në forcën e armëve, por në formimin intelektual, karakterin moral, aftësinë për të bindur dhe vizionin për ta shndërruar revoltën lokale në një lëvizje të organizuar kombëtare. Për këtë arsye, veprimtaria e tij mund të cilësohet si pjesë e një lëvizjeje nacional-demokratike, e cila kundërshtonte sistemin njëpartiak komunist, kërkonte njohjen e vullnetit politik të shqiptarëve dhe synonte që çështja e Kosovës të bëhej pjesë e diskutimeve ndërkombëtare. Vrasja e Ymer Berishës më 11 korrik 1946 ishte humbje e jashtëzakonshme për lëvizjen kombëtare shqiptare. Pas rënies së tij, organizatat vazhduan të vepronin, por arrestimet, ekzekutimet dhe mungesa e një qendre të vetme udhëheqëse e dobësuan ndjeshëm veprimtarinë e tyre. Megjithatë, vepra dhe ideali i tij nuk u shuan dhe nuk do të shuhen kurrë. Ato mbetën në kujtesën e familjes, bashkëluftëtarëve dhe popullit, në dokumentet e organizatave ilegale, në procesverbalet e kohës dhe në arkivat e institucioneve të huaja.

Sot, në 80-vjetorin e vrasjes së tij, Ymer Berisha duhet të kujtohet si mësues, sepse dijen e shihte si themel të vetëdijes kombëtare; si ideolog dhe organizator, sepse u përpoq t’i bashkonte forcat e shpërndara në një lëvizje të përbashkët; dhe si dëshmor i lirisë, sepse nuk e braktisi popullin dhe idealin e tij edhe kur rreziku ishte i pashmangshëm. Dokumenti “Pakica shqiptare në Jugosllavi”, pavarësisht pasaktësive të caktuara kronologjike dhe faktografike, mbetet dëshmi e fuqishme për pozitën qendrore që ai kishte në organizimet shqiptare të viteve 1945–1946. Prej këtij materiali kuptohet se Ymer Berisha mbante kontakte me qendrat kryesore në Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë dhe në vise të tjera; se rreth tij bashkëpunonin intelektualë, klerikë, mësues, luftëtarë e ndërlidhës; se synonte bashkërendimin e veprimtarisë së brendshme me qarqet nacionaliste jashtë Kosovës dhe kërkonte mbështetje nga fuqitë perëndimore. Vrasja e tij nuk ishte vetëm eliminimi fizik i një njeriu, por një goditje ndaj qendrës politike, intelektuale dhe organizative të lëvizjes nacional-demokratike shqiptare.

Njëkohësisht me duhet ta them se në 80-vjetorin e rënies së tij, Gjurgjeviku i Madh, Klina, Kosova dhe mbarë hapësira shqiptare kanë detyrimin moral, institucional e shkencor që figurën e Ymer Berishës ta vendosin në vendin që i takon në historinë kombëtare. Ai ra heroikisht më 11 korrik 1946, por ideali për të cilin luftoi nuk u shua. Ai edhe pas vrasjes së tij, vazhdoi të jetonte në brezat që erdhën më pas, në kërkesën për liri, dinjitet kombëtar dhe në të drejtën e shqiptarëve për të vendosur vetë për fatin e tyre. Prandaj Ymer Berisha nuk duhet të kujtohet vetëm si viktimë e represionit jugosllav, por si mendimtar, pedagog, organizator dhe prijës, i cili dijen e shndërroi në vetëdije, vetëdijen në veprim dhe veprimin në testament kombëtar.

Përcaktimi i CIA-s se ai ishte “shpirti, forca dhe truri i qëndresës” mbetet një nga përkufizimet më të plota dhe më domethënëse të rolit të tij historik. Pikërisht në këtë dritë duhet të nderohet, të studiohet dhe t’u përcillet brezave figura e tij, jo vetëm në këtë 80-vjetor, por edhe në të ardhmen, si pjesë e pandashme e kujtesës dhe e historisë sonë kombëtare.

Më 11 Korrik 2026

Ndalesa në Dunav, në rrugën për Kumanovë

1
Udhës nga Gjilani që çon për Kumanovë, lakuam për Dunav.Që në fillim të këtij udhëtimi,sikur na dëshironte atë “mirëardhjen” e njerëzve të munguar pllakati i veprimtares dhe humanistes Otilia Kramer.
Kjo zonjë për shkak të shërbesës në Dunav,asht çmuar nga vendasit si Nënë Tereza e dytë.
Dunavi një katun karadaku,tipik shqiptar që për t’i ikur ndikimit të okupatorit dhe për të ruajtur lashtësinë arbënore katolike,kishte ngjitur majat e malit.Një udhë e keqe,por e kalueshme në ditët ma të mira të verës na çoi te Kisha katolike shqiptare e Shën Anës.
Atje në krye të masivit malor,mes një freskie natyre përrallore ,kjo kishë e ndërtuar më 1938,mban kujtimin e një kohe të krishtenë shqiptare ,që asht lanë në mëshirën e natyres së pothuaj të paprekur dhe kujtesës së një Arbënie që pothuajse ka ra në Harresë.
Sikur të kishte një kujdes dhe një vetdije ma të naltë shtetnore e kombëtare,për hir të një mbamendje kulturore arbënore,”dora e shtetit” do shtrihej deri te këto vise përrallore ,me një natyrë që nuk e gjen ma të bukur ,për të krijue një infrastrukturë udhore e cila do e shndrronte këtë anë në një pikë pelegrinazhi kulturor ,”requiem” për të kaluaren tonë.

Kur miti i heroit të luftës, “bëhet biletë” për pasuri mafioze në paqe

0
Në çdo shoqëri që ka kaluar nëpër luftë, ekziston një tundim i madh: të ngatërrohet sakrifica e popullit me lavdinë e individëve. Historia shpesh shkruhet nga fitimtarët, por e vërteta kërkon diçka më të vështirë: t’i dëgjojë edhe zërat që heshtin.
Për shumë shqiptarë të Kosovës, lufta e UÇK-së mbetet simbol i rezistencës dhe i sakrificës për liri. Por pikërisht për shkak të peshës së madhe historike të asaj lufte, ajo nuk duhet të shndërrohet në një mburojë që mbron çdo individ nga përgjegjësia morale dhe politike në kohë paqeje.
Një luftë guerile nuk matet vetëm me numrin e betejave klasike apo me përballjeve ballë për ballë me armikun.
Ajo synon një efekt tjetër: ta lodhë psikologjikisht një ushtri më të fuqishme, ta bëjë pushtuesin të ndihet i pasigurt në çdo qytet, në çdo fshat dhe në çdo cep të territorit që kontrollon. Kjo është natyra e luftës guerile: goditje të shpejta nga prita, lëvizshmëri dhe krijimi i një ndjenje të vazhdueshme kërcënimi për armikun.
Fakti që një forcë e vogël dhe relativisht e dobët ushtarakisht arriti një rezultat historik — çlirimin e Kosovës dhe ndërhyrjen ndërkombëtare — është kapitulli më i rëndësishëm i historisë sonë të lavdishme.
Por historia e drejtë nuk lejon që ky kapitull të shkruhet vetëm me emrat e komandantëve.
Ajo duhet të përfshijë edhe vuajtjen e dy milionë njerëzve të zakonshëm që e paguan çmimin më të lartë.
Viktimat më të mëdha të luftës ishin civilët: fëmijët që humbën fëmijërinë, nënat që humbën bijtë, familjet që humbën shtëpitë, njerëzit e pafajshëm që u vranë vetëm pse i përkisnin një populli të caktuar. Ata nuk kishin uniforma, grada apo armë. Ata kishin vetëm jetën e tyre — dhe pikërisht ajo u shkatërrua më së shumti.
Por një shoqëri nuk mund ta ndërtojë të ardhmen duke e kthyer çdo kritikë në tradhti.
Respekti për luftën nuk do të thotë heshtje përballë gabimeve të njerëzve që dolën prej saj.
Një hero i vërtetë nuk ka nevojë për frikë nga pyetjet, sepse e vërteta nuk e zvogëlon sakrificën e tij; përkundrazi, e pastron atë nga interesat personale.
Një tjetër realitet që shpesh lihet në hije është roli vendimtar i bashkësisë ndërkombëtare dhe veçanërisht i NATO-s në ndryshimin e rrjedhës së luftës.
Pranimi i këtij fakti nuk e zvogëlon rezistencën e shqiptarëve të Kosovës, por e vendos historinë në vendin e saj të saktë: një fitore që erdhi nga ndërthurja e sakrificës së njerëzve, rezistencës së armatosur dhe ndërhyrjes ndërkombëtare.
Problemi lind atëherë kur lavdia e luftës keqpërdoret si kapital politik për kohën e paqes.
Kur disa njerëz e shndërrojnë sakrificën kolektive në pronë personale dhe e keqpërdorin kujtesën historike si mburojë ndaj kritikave, atëherë heroi i djeshëm rrezikon të bëhet peng i privilegjeve të sotme.
Mirëpo historia nuk u përket vetëm atyre që e mbajnë mikrofonin, lapsin apo pushtetin.
Historia u përket sidomos atyre që heshtin në varre, atyre që qajnë në shtëpi të zbrazëta dhe atyre që mbijetuan me plagë që nuk u panë kurrë nga kamerat.
Një popull i pjekur nuk i harron heronjtë e tij, por as nuk lejon që dikush ta keqpërdorë heroizmin si licencë për të plaçkitur dhe për t’i tradhtuar të gjitha idealet.
Sepse lufta për liri ka kuptim vetëm atëherë kur liria sjell drejtësi, barazi, dinjitet, përgjegjësi dhe llogaridhënie për të gjithë.
Por atëherë lind pyetja më e rëndësishme e epokës sonë: pse një pjesë e madhe e shoqërisë kosovare filloi t’i japë besimin e saj një figure politike si Albin Kurti, ndërsa u distancua nga shumë prej figurave që dolën nga elita e ish-komandantëve të luftës?
Përgjigjja nuk mund të kërkohet vetëm në politikën e ditës. Ajo duhet kërkuar në thellësinë e ndryshimeve historike, psikologjike dhe morale që ka përjetuar shoqëria kosovare pas luftës.
Nga këndvështrimi historik, shumë qytetarë nuk e gjykojnë më një politikan vetëm mbi bazën e rolit që ka pasur në luftë, por mbi mënyrën se si e ka përdorur atë rol në paqe. Për një pjesë të shoqërisë, lavdia e dikurshme ushtarake nuk mjafton më si garanci për qeverisje të mirë. Brezi i pasluftës filloi të bëjë një pyetje të re: “Çfarë keni ndërtuar me fitoren që u arrit?”
Kjo pyetje nuk është mohim i luftës dhe as i sakrificës së atyre që luftuan. Është një kërkesë që idealet e luftës të përkthehen në institucione të drejta, ekonomi funksionale, drejtësi të barabartë dhe shtet që u shërben qytetarëve.
Nga aspekti politik, besimi ndaj Kurtit te shumë mbështetës të tij lidhet me perceptimin se ai përfaqëson një shkëputje nga modeli i vjetër i pushtetit. Për një pjesë të elektoratit, ai simbolizon një brez që nuk e ndërtoi identitetin politik mbi kujtesën e luftës, por mbi kërkesën për reformim të shtetit.
Në këtë kuptim, përplasja nuk është vetëm mes individëve, por mes dy mënyrave të ndryshme të legjitimitetit politik: legjitimitetit të dalë nga roli historik në luftë dhe legjitimitetit të kërkuar përmes votës, reformës dhe premtimit për ndryshim institucional.
Nga pikëpamja filozofike, kjo lidhet me një dilemë të vjetër njerëzore: a duhet një shoqëri ta gjykojë një person vetëm nga e kaluara e tij apo edhe nga veprimet e tij të tashme?
Një hero i dikurshëm mund të ketë bërë sakrifica të mëdha në një periudhë historike, por kjo nuk i jep atij një privilegj të përjetshëm mbi pushtetin. Në një demokraci të shëndetshme, lavdia historike respektohet, por nuk e zëvendëson përgjegjësinë e përditshme.
Nga aspekti psikologjik, një pjesë e qytetarëve përjetoi pas luftës një zhgënjim të madh mes pritshmërive dhe realitetit. Ata prisnin që liria të sillte drejtësi sociale, barazi, mirëqenie dhe institucione të forta. Kur këto pritshmëri nuk u realizuan plotësisht, shumë njerëz filluan të kërkonin figura që premtonin një fillim të ri.
Këtu u krijua hapësira për figura politike që u shfaqën si kundërvënie ndaj elitave të konsoliduara. Për shumë mbështetës të Kurtit, ai u bë simbol i pakënaqësisë ndaj korrupsionit, klientelizmit dhe ndjenjës se disa njerëz kishin përfituar më shumë nga fitorja kolektive sesa qytetari i zakonshëm.
Nga këndvështrimi sociologjik, shoqëria kosovare ndryshoi. Brezi i ri nuk e përjetoi luftën në të njëjtën mënyrë si brezi i prindërve të tij. Ai nuk kërkonte vetëm figura çlirimtare, por edhe menaxherë të shtetit modern.
Një brez që u rrit me internet, arsim jashtë vendit dhe krahasime me demokracitë perëndimore filloi të kërkojë standarde të reja: transparencë, meritokraci dhe institucione që nuk varen nga autoriteti personal i individëve.
Nga aspekti etik dhe moral, çështja kryesore është kjo: sakrifica për një ideal nuk duhet të shndërrohet në pronësi mbi atë ideal.
Një luftëtar që ka luftuar për liri meriton respekt për sakrificën e tij. Por liria që ai ka mbrojtur nuk mund të përdoret si mburojë për çdo gabim të mëvonshëm. Përkundrazi, respekti i vërtetë ndaj heronjve matet edhe me faktin nëse shoqëria ruan vlerat për të cilat ata pretenduan se luftuan.
Në këtë pikë shumë qytetarë e shohin dallimin mes figurave të luftës dhe figurave të reja politike: jo te historia personale e secilit, por te premtimi moral që secili përfaqëson.
Nga aspekti epistemologjik — pra nga mënyra se si njerëzit formojnë bindjet e tyre — besimi politik nuk ndërtohet vetëm nga faktet historike, por edhe nga përvoja e përditshme. Njerëzit gjykojnë atë që shohin: institucionet, drejtësinë, ekonominë, shërbimet publike dhe mënyrën se si trajtohen nga shteti.
Një qytetar mund ta respektojë një komandant për rolin e tij në luftë, por njëkohësisht të mos e votojë atë nëse mendon se qeverisja e tij nuk përputhet me nevojat e kohës së paqes.
Në fund, kjo nuk është vetëm historia e një partie apo e një lideri. Është historia e një shoqërie që kaloi nga pyetja “Kush na çliroi?” te pyetja “Kush po e ndërton shtetin që kemi fituar?”
Sepse lufta kërkon guxim për të përballuar armikun, ndërsa paqja kërkon një guxim tjetër: guximin për të ndërtuar institucione, për të pranuar kritikat dhe për të mos lejuar që asnjë figurë, sado e rëndësishme të ketë qenë në histori, të vendoset mbi ligjin dhe mbi interesin e qytetarëve.
Në fund të fundit, demokracitë nuk maten vetëm me mënyrën se si i nderojnë heronjtë e së kaluarës, por edhe me aftësinë për të zgjedhur udhëheqësit e së ardhmes.

Pse Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, më 19 maj 1981, i ka dënuar demonstratat e marsit dhe prillit të atij viti

0
Ka kohë që kur vetëm po lexoj, në arkiv ato po i sistemoj por, edhe durimi paska fund
Atë kohë kthesash të shekullit tonë 1981 kur po thyhej akulli i shtetit ish Jugosllav dhe i “Bashkim vëllazërimit” fasadë politike kjo, të mos harrojm se ishte një pergjegjësi e madhe për ta parë e analizuar mirë e më gjakftohtësi se qka mund të humbim e qka të fitojm dhe proceset ti avansojm si popull i pushtuar politikisht e admiistrativisht …
Ish strukturat politike në Kosovë, shumë leht e pa brengosje i kemi kuptuar dhe sot arsyeshëm i kuptojm por, ajo qka na ka befasuar dhe sot na mundon është fakt pse
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, më 19 maj 1981, ka mbajtur një mbledhje në të cilën anëtarët e pranishëm në sallë, unanimisht i kanë dënuar këto demonstrata e per më keq e më dhimbje na erdhi fakti, pse ishin në këtë mes emra pa dyshim rilindas të kohës tonë të cilët as sot nuk mund ti kontestojm se ishin vet ata rilindja jonë dhe konkretisht :
Hajredin Hoxha, Ali Hadri, Idriz Ajeti, Gazmend Zajmi, Esad Mekuli, Dervish Rozhaja, Syrja Pupovci, Minir Dushi, Jashar Rexhepagiqi, Musa Haxhiu, Osman Imami, Muslim Mulliqi e ca tjerë, kush më fuqishëm e kush më butë ama të gjithë, ndonse nen presion nga Komiteti i LKK-s i denojn demonstrat të cilat më vonë u bënë gjithë popullore !!!
Mendova të mos zgjatëm shumë por, kur fillon të merresh më këtë temë kaq të tundur këto titë, nuk mund të mos zgjatësh pak ngase,tek të pa diturit del i ngrat.
Nga elita politike e kohës pa u zgjatur shumë, na ka ndihmuar z. Mahmut Bakälli më arsyetimin e doreheqjës tij, dihet teksti kur e dorëzon dorëheqjën duke legjitimuar se kjo është protestë gjithë populloreështë dhe se nuk mund të dal kunder popullit.
Nga Akademia e Shkencave, vetëm akademik Rexhep Qosja nuk ka marrë pjesë në këtë mbledhje dhe nuk i ka dënuar këto demonstrata, ndonse dinakërisht por shumë menqurisht siq ishte Qosja i cili duke e parë qka po impunon Komiteti i LKK-s, ai zgjodhi rrugën të shkoj në Vithaj më arsyetim se e kam Nënën para vdekjës. Këtë menquri të profesor Rexhep Qosjës më së miri ma ka konfirmuar e arsyetuar Albanologu z. Fazli Syla.
Krejt qka u tha më lartë e nuk po mundëm pa e zgjat, ne sot pas kaq kohe nuk mund të themi se të gjithë këta akademikë të cilët në rrethana kohe paskan kënë kundër Kosovës dhe kthesave të historisë tonë, jo, jo kjo nuk qendron…
Sot, për njerëzit normal nuk flitet e as trajtohët tema sikur ,,Pranvera e luleve 1981 ka goditur frytet e arritura pas luftës dytë botërore e në veqanti kushtetutën e 1974-tës”
është e kunderta, pikërisht viti 1981 e goditi planin sekret të Serbisë më librin e kaltert ku synohëj goditja e asajë autonomie ashtu siq e kishim, dhe më pranverën historike 1981, perfundimisht u mbyll plani politik i Serbisë që atë projekt politik ta ballafaqon më popullin e jo më politikan tonë të kohës të cilët do ti dermonte bashkë më fatin e Kosovës.
Herat tjera do ti publikojm bash të gjitha, krejt kush qka ka bërë madje fjalën e sejcilit se si është mbajt e si është ligështuar,po, po edhe nga elita politike, nga bota akademike dhe nga vet personazhët e këtyre ngjarjeve kthesa e historisë dhe shekullit tonë.
Nuk ka vlerë e as kaperdihët më që të kritikohët vet pranvera e kthesave të mëdha 1981, ne duhet kritikuar fenomene të vogla që kanë ndodhur siq është rasti i brohoritjës Enver, Enver jemi gati kurdoherë, parullë kjo e cila nga unë vet është anuluar dhe në vend të sajë dalim më :
Ne nuk jemi Jugosllav por Shqiptar, si nacionalitet i pjellur ky ku kishin filluar të shkruhën e regjistrohën si Jugosllav.
Pastaj të kritikohën sulmet fizike mbi të dyshuarit në mesin e protestuesve si spiun dhe ndonjë thyerje xhami autobusash, sulme të cilat e zbehën paksa imazhin e protestës paqësore. Ka qka definohët per kritikë e jo pa definuar fenomene kritike të këtij niveli, të ju ipet e drejta për ti kritikuar ato ngjarje themel i ndryshimeve të shekullit tonë dhe më vonë, përfshir edhe vet luftën e UÇK -s deri tek Pavarësia e Kosovës.
Krejt në fund, ju lutëm pa lexuar literaturë deri tani të botuara si, dy vëllime kumtesash nga Konferenca Shkencore, tjetra nga Konsullata në Shtudgard më vonë, si dhe libra tjera nga personazhët e këtyre ngjarjeve, ju lutëm mos na futni në fronte mes veti kush si don dhe nga kush ka këtë emision.
Prishtinë 10.07.2026
Xun Cetta

Fundi – Shpërbërja e Federatës Ruse

0

Skender Jashari, Preshevë

Rusia vazhdon traditën e saj të luftës ekspansioniste ndaj fqinjëve të saj. Janë të pakta shtetet që ngjasojnë me Rusinë. Ajo historikisht ka qenë agresive ndaj pothuajse të gjithë fqinjëve të saj e më gjerë. Rrjedhimisht Rusia ka qenë kundër Perëndimit, siç historikisht, ka qenë promotori i shumicës së të këqijave që na kanë ndodhur në Europën Lindore, Qendrore dhe  Jug-lindore( ekskluzivisht në Ballkan). Në Rusinë e Car Pjetrit të Madh filloi ekspansionin në drejtim të Europës ( Polonisë, Baltikut etj),[1] dhe synonte marrjen e Konstantinopojës-Stambollin përfshirë edhe gadishullin Ilirik-Ballkanik.[2] Rusia në vazhdimësi, bëri luftëra kundër Turqisë-Otomanve,[3] me pushtime territorësh që në vitet 1735-173,[4] pasuar në vitet 1768-1774, rreth Detit të Zi. Derisa Perandoria Osmane luftonte kundër Austrinë, më 1787, Rusia filloi luftë dhe arriti armëpushimin e Jashit më 9.01.1792, ku fitoi Krimen, Odesën, Oçakov dhe Dnjestrinë.[5] Lufta ruso-turke e vitit 1806-1812, e filloi Perandorisa Osmane, pasi forcat ruse humbën në Austerlic nga Napoleon Bonaparta, e në këtë rast Rusia përfitoi Besarabinë lindore dhe Transkaukazin.[6] Lufta ruso-turke 1828-1829, shkaku i kryengritjes greke për pavarsi,[7] avansuan deri në Dobruxhë, përmes Vllahisë dhe Moldavisë dhe në Kaukaz deri në Erzurum.[8] Në  vitet 1853-1856, e njohur edhe si “lufta e Krimesë”[9] e që Fuqit Europiane nuk donin ta lejonin daljen e Rusisë në Mesdhe, gjë që ia arritën, por që Rusia edhe në këtë rast përfitoi disa territore.[10] Lufta ruso-turke e vitit 1877-1878, mes koalicionit ortodoks të kryesuar nga Rusia, të përbërë nga Bullgaria, Rumania,[11] Serbia[12] dhe Mali i zi,[13] kundër Perandorisë Osmane,[14] u luftu në Ballkan dhe në Kaukaz. Shtetet ballkanike përfituan autonomi deri pavarsi, si Bullgaria,[15] derisa Rusia gati sa nuk e pushtoi Stambollin)  në Traktatin e Shën Stefanit), e që Fuqitë e Mëdha Europiane thirrën Kongresin e Berlinit.[16] Rusia kishte ndikim edhe në Luftën e I Ballkanike që u zhvillu në njërën anë koalicioni i sllavëve të Ballkanit kundër Perandorisë Osmane, pos influencës në Ballkan, gjë më shumë nuk përfitoi.[17] Në Luftën e I Botërore, Rusia, e sulmoi mbretërinë Austro-Hungareze, në mbrojtje të Serbisë,[18] e që Rusia përfitoi territoret si: Bjellorusinë( 1922), Ukrainën( 1922), Uzbekistanin dhe Turkmenistanin më 1926, Taxhikistanin 1929, Armeninë, Azerbejxhanin, Gjeorgjinë, Kazakistanin dhe Kirgistanin më 1936.[19] Përfitimet e tilla shumica i erdhën pas Luftës së I Botërore, duke përfitu nga ideologjia bolshevike si parim kinse universal. Në Luftën e II Botërore, Rusia u shpëtu nga Perëndimi-Franca, Britania dhe SHBA-të,[20] e që nga kjo luftë Bashkimi Sovjetik pushtoi: Finlandën më 1940, Estoninë, Letoninë, Lituaninë dhe Moldavinë më 1940.

Bashkimi Sovjetik mbështeti, motivoi edhe ndihmoi shumë grupe rebele majtiste luftarake, terroriste islamike etj, si: Partia Komuniste e Afganistanit; Partia Komuniste e Butanit; Fronti Popullor Revolucionar Bolivian; Partia e Komunizmit Maoist; Armata e Çlirimit Kombëtar Kolumbiane, Armata e Çlirimit Popullor-Kolumbi, Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë; Partia komuniste e Ekuadorit- Dielli i kuq dhe Grupi i Luftëtarve Popullor; ETA; Partia Komuniste e Indisë; Partia komuniste e Iranit, Partia demokratike e Iraniano-kurdistanit; Partia e Jetës së Lirë të Kurdistanit; Njësitë Mbrojtëse të Kurdistanit Lindorë, Unioni i Komunitetit të Kurdistanit; Organizata e Çlirimit të Palestinës, Fronti i Çlirimit Arab-Palestinë, As-Sai’qa, Fronti Demokratik i Çlirimit të Palestinës, Fatah, Brigadat e Martirve Al-Aqsa, Forca 14, Fornti i Çlirimit të Palestinës, Unioni Demokratik i Palestinës, Partia popullore e Palestinës, Brigadat Abu Ali Mustafa, Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës; Armata Popullore e Paraguajit; Shtegu i Dritës-Peru; Partia Komuniste e Filipineve, Fronti Demokratik Kombëtar-Filipine, Partia e Puntorve Revolucionar-Filipine; Batalioni i Lirisë Ndërkombtare-Siri, Partia komuniste e Turqisë Marksiste-Leniniste, Partia Komuniste Marksiste-leniniste; Partia e Puntorve Komunist të Turqisë, Partia Komuniste e Kurdistanit, Partia Komuniste Revolucionare e Turqisë; Borotba-Ukrainë; Familja e Guerilës së Zezë dhe Milicia Komuniste e SHBA-së etj.[21]

“Boshti i Djallit”-Bashkimi Sovjetik, me rastin e Revulucionit të marsit 1989 në Poloni, vazhdoi në Hungari më 23 tetor 1989, pastaj në Gjermanin Lindore me rënijen e Murit të Berlinit më 9 nëntor 1989, Bulgari më 1990, Çekosllovaki më 1990, si dhe Rumani më 1989,[22] Jugosllavia u shpërbë, Afganistan, Angola, Benin, Kongo, Etiopi, Mongoli, Mozambik, Somali dhe Jemen, mbaroi okupimi vietnamez në Kamboxhia, u bashku Jemeni, ndërsa Kina, India dhe Vietnami bën liberalizim ekonomie.[23] Bashkimi Sovjetik, u shpërbë: Lituania( 11.03.1990), Estonia( 30.03.1990), Letonia(4.05.1990), Abkazia(25.08.1990), Transnistria(2.09.1990), Gjeorgjia(9.04.1991), Gaugazia(9.08.1991), Estonia(20.08.1991), Ukraina(24.08.1991), Bjelorusia(25.08.1991), Moladavia(27.08.1991), Kirgizia(31.08.1991), Uzbekistani(1.09.1991), Republika e Nagorno-Karabakh(2.09.1991), Taxhikistani(9.09.1991), Armenia(21.09.1991), Azerbejxhani(18.10.1991), Turkmenistani(27.10.1991), Republika çeçene e Içkerisë(1.11.1991), Osetia jugore(28.11.1991), Federata e Rusisë(12.12.1991) dhe Kazakistani(16.12.1991).[24]

Putini, ka inkorporu në Strategjinë e Ringritjes së Rusisë, edhe përdorimin e ideologjive, sidomos: përdorimin e islamizmit dhe terrorizmit islamik për qëllime të saj; korruptimin e zyrtarëve në vendet që synon shtrirjen e ndikimit rus; përdorimin e krimit të organizuar; instrumentalizimin e resurseve energjetike; propagandën dhe kërcënimet nukleare etj. Në shtrirjen e Rusisë, ajo zhvilloi disa luftëra pushtuese, që nga vitet 1991, e në veçanti atë në Gjeorgji 2008, Ukrainë 2014 dhe 2022. Paralelisht edhe Serbia, kopjoi të njejtën Strategji prej Rusisë, të cilat i aplikon ndaj Boshnjakëve dhe ndaj Shqiptarëve të besimit islam.

Natyrisht të gjithë e kuptojmë që agresioni rus, kundër Ukrainës, nuk është thjeshtë agresion rus kundër këtij vendi, por është kundër të gjithë botës demokratike, që kryesisht përfaqësohet nga vendet e Perëndimit dhe kundër vendit tone- Shqiptar. Faza e parë e agresionit rus, kundër Ukrainës, që filloi më 24 shkurt 2022, që synonte okupimin e tërë territorit të shtetit ukrainas dhe që zgjati deri 7 prill 2022, ishte kryer nga fronti verior me shënjestër Kievin, paralelisht edhe me drejtimet e sulmit në Ukrainën Lindore në Luhansk dhe Donbas etj.[25] Shpejt  dështoi, duket që u bë shkak, që të fillonte fazën e dytë, në Ukrainën juglindore, më 8 prill 2022, Rusia njoftoi për dislokimin e trupave të saj nga veriu i Ukrainës, që kjo ofenziv filloi nga 17 prill, e që edhe në këtë drejtim avansimi i forcave ruse, ishte shumë i vogël. Në fund të gushtit dhe deri në gjysmën e shtatorit, forcat ruse humbën pjesë të konsiderueshme të territoreve që kishin pushtuar, por pos saj humbën edhe numër të konsiderueshëm të personelit dhe makinerisë së saj. Në situatë të tillë, kuptohej që Rusia do tentonte të gjente një alternativë, e ajo ishte destabilizimi i Ballkanit, konkretisht i Bosnje dhe Hercegovinës dhe Republikës së Kosovës, në pjesën veriore, përmes Serbisë. Prezenca e paraushtarakëve, subversionistëve, diversantëve dhe pjestarëve të forcave speciale serbe dhe ruse, ishin të dukshme, në dhjetor 2022, duke ngritur barikada, kryer sulme terroriste, sabotazhe etj. Në të njejtën rast paralelisht Serbia përdori edhe agjentët islamik të saj, për të shkaktuar trazira të brendshme politike si në Bosnje dhe Hercegovinë e sidomos në Republikë të Kosovës, të njejtën gjë e bëri edhe me agjentët ortodoks të Serbisë, të cilët u përpoqën të instrumentalizonin minoritetin ortodoks në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Republikë të Kosovës. Fatmirësisht SHBA, Britania, Gjermania, Franca, Italia etj, ngritën zërin dhe kryen veprime konkrete kundër qeverisë së Serbisë.

Mrekullisht në instanca politike, ushtarake dhe të sigurisë, trajtohet çështja e shkatërrimit të Rusisë, ashtu siç më parë është trajtuar dhe fatmirësisht ishte arritur shkatërrimi i Bashkimit Sovjetik. Natyrisht Federata Ruse, ka mbetur ende krijesa e fundit shoveniste, ekspansioniste,  gjenocidiste dhe djallëzore, e cila bënë përpjekjet e fundit për t’u ringritur në piedestalin e Bashkimit Sovjetik. Por siç dikur flitej për  të “Sëmurin e Bosforit” sot fatmirësisht flitet për  të “Sëmurin e Siberisë.”

Fundi i Federatës Ruse, është çdo ditë e më afër dhe thellimi në luftë në Ukrainë, është çdo ditë e më katastrofik për agresorin, prandaj proporcionalisht kuptohet,  sa më shumë të thellohet lufta në Ukrainë, aq më katastrofal do jenë përfundimi i agresorit.

Federata Ruse ka 142.8 milion banorëve, 111 milion llogariten se janë të etnisë ruse, sipas burimeve ruse,[26] ose 80.9% në total, kurse 19% janë minoritete.[27] Derisa në Federatën Ruse, fliten edhe më shumë se 150 gjuhë etnike.[28] Edhe sot, Rusia, është një ndër vendet e pakëta në botë, që ende mba nën pushtim:193 grupe etnike,[29] shumica e kanë besimin ortodoks, 16.4 milion janë musliman, me 277 gjuhë të minoriteteve,[30] me 21 republika etnike, sipas Traktatit të Federatës të 1992,[31] prej të cilave rusët përbëjnë minoritet në 13 prej tyre. Prandaj mund të kuptohet që Federata Ruse do ndahet në së paku 22 shtete të reja apo 193 deri 277 shtete të reja( sipas parimit të gjuhës si përcaktues i etnisë). Natyrisht me rënijen e Federatës Ruse, si bastioni i fundit i “së keqës në botë” rrjedhimisht do bien edhe terrorizmi ndërkombëtar me theks të veçantë terrorizmi islamik.

Asnjëherë Europa, si e ndarë, nuk e fitoi ndonjë luftë karshi Rusisë, këtë nuk mundën ta bënin as Napolen Bonaparta e as Gjermania në dy Luftërat Botërore. Për shkakun jo të fuqisë ushtarake të Rusisë, por për shkakun që Napoleon Bonapartën e mposhtën forcat gjermane, derisa Gjermaninë në dy Luftërat Botërore e mposhtën forcat Anglo-Amerikane. Prandaj  sot shohim Europën e Bashkuar, e në vijën e parë të frontit shohim Ukrainën që mrekullisht shkrumbon çdo sulm tokësor rus. Fatmirësisht janë dekada përjashtimisht dekadat  e fundit të  një krijese politike dashakeqe ndaj fqinjëve të saj.

Më:10/07.2026

Skender Jashari  ish i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

[1] Peter the Great: The Struggle for Power, 1671-1725, Paul Bushkovitch, Cambridge University Press, 2001, faqe 334 dhe 351.

[2] Russia’s Balkan entanglements 1806-1914, Barbara Jelavich, Cambridge University press, 1991, faqe 24.

[3] Russia’s Balkan entanglements 1806-1914, Barbara Jelavich, Cambridge University press, 1991, faqe 147.

[4]http://www.encyclopediaofukraine.com/display.asp?linkpath=pages%5CR%5CU%5CRusso6Turkishwars.htm (27.02.2023).

[5] https://www.britannica.com/topic/Russo-Turkish-wars(27.02.2023); The Routledge Companion to European History since 1763, Chris Cook, John Stevenson, Routledge Taylor&Francis Group, 1998, faqe 203.

[6] The Routledge Companion to European History since 1763, Chris Cook, John Stevenson, Routledge Taylor&Francis Group, 1998, faqe 206.

[7] Po aty, faqe 42 dhe 75.

[8] Po aty, faqe 2.

[9] Being European: Russian TravelWriting and the Balkans 1804-1877, Sarah McArthur, mw 2010, University College London, faqe 157.

[10] Po aty, faqe 90-115.

[11] The Christianization of Ancient Russia, a millennium: 988-1988. Yves Hamant, UNESCO, 1992, faqe 269.

[12] Russia’s Balkan entanglements 1806-1914, Barbara Jelavich, Cambridge University press, 1991, faqe 235-248.

[13] Being European: Russian TravelWriting and the Balkans 1804-1877, Sarah McArthur, mw 2010, University College London, faqe 60-64.

[14] Russia’s Balkan entanglements 1806-1914, Barbara Jelavich, Cambridge University press, 1991, faqe 32,

[15] Po aty, faqe 143.

[16] Po aty, faqe 170.

[17] Russia’s Balkan entanglements 1806-1914, Barbara Jelavich, Cambridge University press, 1991, faqe 200-206.

[18] Po aty, faqe 197. The Cambridge History of Russia. Volume II. Imperial Russia, 1689-1917. Dominic Lieven, Cambridge University press, 2006, faqe 670.

[19] http://www.cvce.eu/en/recherche/unit-content/-/unit/02bb76df-d066-4c08-a58a-d4686a3e68ff/a36c2b08-97a1-4308-b764-6ad5988d939b(27.02.2023).

[20] Resource mobilization for World War II: the U.S.A., U.K., U.S.S.R., and Germany, 1938-1945* Mark Harrison** Department of Economics University of Warwick * Published in the Economic History Review, 41:2 (1988), faqe 171-192.

[21] The Soviet Union and Nonruling Communist Parties, Directorate of Intelligence, CIA Historiacal Review program release as sanitized 1999; The Organizational Strategies of Communist Parties in East Central Europe, 1945-89, Anna Grzyma≈a-Busse, Department of Government, Harvard University Cambridge, 1997, (Çekosllovaki dhe Hungari).

[22] Causes and Origins of the Collapse of the Former Soviet Union An Honors Research Thesis Presented in Partial Fulfillment of the Requirements for Graduation ―with Honors Research Distinction in Russian Economic Studies‖ in the Undergraduate Colleges of the Ohio State University by Erik Lauritzen The Ohio State University June 2011.

[23] http://www.coldwar.org/articles/90s/fall_of_the_soviet_union.asp(27.02.2023).

[24] http://www.history.com/topics/cold-war/fall-of-soviet-unionhttp://belfercenter.hks.harvard.edu/files/disc_paper_95_09.pdf(27.02.2023).

[25] https://www.cbsnews.com/news/ukraine-mariupol-russia-surrender-reject/; https://www.cbc.ca/news/world/ukraine-russia-war-march21-1.6391709 (27.02.2023).

[26] http://www.demoscope.ru/weekly/ssp/rus_nac_02.php(27.02.2023).

[27] https://web.archive.org/web/20120118212344/http://www.perepis-2010.ru/results_of_the_census/result-december-2011.ppt(27.02.2023).

[28] Iryna, Ulasiuk (2011). “Legal protection of linguistic diversity in Russia: past and present”. Journal of Multilingual and Multicultural Development. European University Institute. 32 (1): 71–83.

[29] National Minorities in Putin’s Russia, Diversity and Assimilation, Nga Federica Prina, 2015, faqe 1; The Palgrave Handbook of Minority Languages and Communities, Editorët:Bernadette O’Rourke, Gabrielle Hogan-Brun, 2018, faqe 185.

[30] Handbook of Easy Languages in Europe, Editorët:Camilla Lindholm, Ulla Vanhatalo, 2021, faqe 439; Life Expectations of the People, A Comparative Sociological Analysis of China and Russia, Nga Peilin Li, Mikhail Konstantinovich Gorshkov, faqe 158.

[31] Comparative Politics, Edituar nga : Prabir Kumar De, 2011, faqe 184.

Afatet kushtetuese dhe sfidat e mandatarit, koha e Albin Kurtit për formimin e qeverisë së re

0

Liron Krasniqi, flozof nga Prishtina

Me çertifikimin zyrtar të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Kosova ka hyrë zyrtarisht në fazën më kritike dhe më të rregulluar ligjërisht të tranzicionit të pushtetit. Ky akt zyrtar i KQZ-së, jo vetëm që vulos shpërndarjen përfundimtare të ulëseve në Kuvendin e Kosovës, por aktivizon automatikisht ‘’kronometrin kushtetues’’ për formimin e institucioneve të reja. Si lider i partisë që ka fituar shumicën e votave në këto zgjedhje, Albin Kurti gjendet sërish përpara përgjegjësisë dhe detyrimit ligjor për të ndërtuar ekzekutivin e ri.

KAPITULLI I: Konstituimi i Kuvendit

            Përpara se Albin Kurti të mandatohet zyrtarisht për formimin e Qeverisë, Kushtetuta e Kosovës kërkon përmbushjen e një hapi të parë të domosdoshëm: konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit. Sipas Nenit 66, Paragrafi 1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Kuvendi duhet të mblidhet brenda 30 ditëve nga dita e certifikimit zyrtar të rezultateve. Kjo seancë thirret nga Presidenti i Republikës. Në rast se Presidenti nuk e thërret këtë seancë brenda këtij afati, Kuvendi ka të drejtë të mblidhet vetë në ditën e fundit të këtij afati. Gjatë kësaj seance të parë kryhen dy veprime jetike:

  1. Verifikimi i mandateve të 120 deputetëve të rinj dhe dhënia e betimit.
  2. Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve.

Kosova nuk mund të ketë një Kryeministër të ri pa pasur, fillimisht një Kryetar Kuvendi të zgjedhur ligjërisht, pasi ky i fundit udhëheq seancën e votimit të qeverisë.

KAPITULLI II: Koha e Albin Kurtit: Mandatimi dhe Afati i Parë 15 ditor

            Sapo Kuvendi të konsiderohet i konstituuar (me zgjedhjen e Kryetarit), nis zyrtarisht procesi i formimit të Qeverisë, ku vëmendja zhvendoset plotësisht te Albin Kurti, i mbështetur në nenin; Nenit 95 të Kushtetutës.

Hapi i Parë (Propozimi): Presidenti i Republikës, pas konsultimit me partinë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën (në këtë rast Lëvizja Vetëvendosje) i propozon Kuvendit kandidatin për Kryeministër. Presidenti ka një diskrecion të kufizuar këtu; ai është i detyruar t’ia japë mandatin e parë fituesit të zgjedhjeve.

Afati i parë (15 ditë): Nga momenti i emërimit zyrtar si mandatar nga Presidenti, Albin Kurti ka në dispozicion saktësisht 15 ditë për të prezantuar përbërjen e kabinetit të tij qeverisës dhe programin e tij përpara deputetëve të Kuvendit. Për t’u zgjedhur Qeveria, Kurti duhet të sigurojë votën e shumicës së të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që përkthehet në minimalisht 61 vota pro nga 120 sa janë gjithsej.

Skenari i rrezikut: Nëse dështon raundi i parë? Nëse Albin Kurti nuk arrin të sigurojë 61 vota brenda afatit të parë 15-ditor, Kushtetuta parashikon një mekanizëm të dytë për të shmangur ngërçin total, por që rrit ndjeshëm tensionin politik: Sipas Nenit 95, Paragrafi 4, nëse përbërja e propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme, Presidenti i Republikës, brenda 10 ditëve emëron kandidatin e dytë sipas së njëjtës procedurë.

Dilema e Madhe Kushtetuese: Pas aktgjykimeve të kaluara të Gjykatës Kushtetuese, Presidenti ka të drejtë të vlerësojë nëse mandati i dytë do t’i jepet sërish zotit Kurti (nëse ai dëshmon se ka gjetur aleatë të rinj) apo një partie tjetër/koalicioni që mund të dëshmojë se ka siguruar 61 votat e nevojshme për ta formuar qeverinë. Kandidati i dytë ka gjithashtu 15 ditë kohë për të votuar qeverinë. Nëse edhe ky raund dështon, atëherë Kosova shkon automatikisht në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, të cilat duhet të mbahen brenda 40 ditëve nga dita e shpalljes së tyre.

KAPITULLI III: Sfidat e Kurtit për sigurimin e numrave dhe përfaqësimit pakicë

            Megjithëse afatet ligjore janë të qarta, realiteti politik në terren e bën këtë periudhë mjaft komplekse për Albin Kurtin. Formimi i qeverisë kërkon kalkulime të sakta strategjike në dy fronte:

  1. Partneritet me Pakicat Joshumicë (Detyrimi i Nenit 96): Kushtetuta e Kosovës e përcakton qartë se qeveria duhet të ketë përfaqësim të komuniteteve pakicë. Nëse qeveria ka deri në 12 ministri, të paktën një ministër duhet të jetë nga komuniteti serb dhe një nga komunitetet e tjera joshumicë. Kurti duhet të negociojë me deputetët e komuniteteve joshumicë (përjashto ose përfshirë Listën Serbe, varësisht nga konjukturat dhe numrat e nevojshëm) për të integruar kërkesat e tyre në kabinet, pa cenuar vijat e tij të kuqe politike.
  2. Nevoja për Stabilitet Afatgjatë: Edhe nëse partia e Kurtit ka arritur një rezultat të lartë, varësia nga votat e vetme apo nga koalicionet e vogla mund ta bëjë qeverinë e re të brishtë përballë sfidave të mëdha gjeopolitike, bisedimeve me Serbinë dhe reformave ekonomike të vitit 2026. Prandaj, koha e tij që ka filluar nuk është vetëm kohë matematikore (numërim ditësh), por kohë e diplomacisë intensive partiake.

PËRFUNDIME: Koha nuk pret

            Çertifikimi i rezultateve i ka dhënë fund periudhës së paqartësisë zgjedhore dhe ka nisur numërimin mbrapsht. Për Albin Kurtin, ditët dhe javët në vijim do të testojnë aftësinë e tij pragmatike për të shndërruar fitoren elektorale në një shumicë stabile parlamentare. Kushtetuta e Kosovës ofron afate të mjaftueshme por të panegociueshme: 30 ditë për Kuvendin dhe 15 ditë për Qeverinë. Çdo vonesë, taktizim i tepërt apo dështim në leximin e saktë të numrave, rrezikon ta çojë vendin drejt një krize të panevojshme institucionale apo edhe drejt zgjedhjeve të reja – një skenar që asnjë palë politike apo qytetar i Kosovës nuk do ta dëshironte në këtë moment.

Serbia është projekt i Rusisë për të dalë në ujërat e ngrohta duke pushtuar toka dhe bërë gjenocide ndaj shqiptarëve

0
Serbia asht projekt rus.Për të arritur qëllimet e politikës ruso-madhe.Për të dalë në ujërat e ngrohëta të Mesdheut,asht dashtë me e nënshtrue tokat arbënore.Kjo politikë gjenocidale deri në një masë ia ka arritur qëllimit,përmes masakrave dhe grabitjes së tokave arbënore përmes kësaj kriese të quajtur Serbia.
Pjesë e hershme e këtij projekti ishte edhe Mali i Zi.Përmes asimilimit dhe nënshtrimit.
Edhepse e asimilueme në sllavo-orthodox,një pjesë e popullit të Malit të Zi nuk i nënshtrohej kësaj politike dhe mbante lidhje shpirtërore me rrënjët arbënore.Kjo pasoi lëvizje të shumëta anti pushtimit serb i cili pastaj ndërmori expedita masakrimi.
Për këtë ka folur edhe Mitropoliti i Kishës Ortodokse Malazeze (PKM) Boris Bojović,i cili në një intervistë për portalin hkv.hr,në pyetjen e gazetarit kroat :- Gjatë Kryengritjes së Krishtlindjeve, nga viti 1918 deri në vitin 1928, besohet se rreth 7,000 malazezë vendas u vranë dhe 6,000 shtëpi u dogjën. Konfliktet në Mal të Zi, të iniciuara nga Kryengritja e Krishtlindjeve, janë një shembull i rezistencës masive dhe dhjetëvjeçare të armatosur ndaj politikës serbe në Mal të Zi, ose më saktë në Mbretërinë e Serbëve, Kroatëve, Sllovenëve dhe Sllovenëve. A meriton kjo një rezolutë të ndonjë lloji nga parlamenti malazez, pasi për një kohë ishte praktikisht e ndaluar të flitej për të?
Brajoviq është përgjigjur:
-Kjo është e vërtetë! Mali i Zi është djegur, rrahur dhe grabitur që nga viti 1918, gjatë Mbretërisë SKS. Për këtë nuk është folur kurrë dhe mijëra luftëtarë për nderin dhe lirinë e vërtetë të Malit të Zi dhe familjeve të tyre janë vrarë dhe plaçkitur. Sipas mendimit tim, kujtimi i këtyre ngjarjeve duhet të çmohet, duhet të bëhen transmetime, filma dhe monumente, dhe rezolutat duhet të miratohen dhe të harrohen.

Për krijimin e Serbisë së madhe, duheshin bërë barbarizma në tokat e pushtuara shqiptare!

“Çdo ditë tellalli dilte nëpër rrugë e thërriste: Sot qeveria do të pushkatojë dhjetë veta! Askush nuk e dinte se cilët ishin ata dhe përse do të pushkatoheshin. Ata vendoseshin buzë një llogoreje, që do të ishte edhe varri i tyre. Mbi ta qëllonte një skuadër prej dymbëdhjetë pushkatarësh dhe, sapo viktimat shembeshin per tokë, i mbulonin me dhe, edhe pse ndonjeri mund të mos kishte vdekur akoma”.
Në Rrafshin e Dukagjinit, terrori mori përmasa të shfarosjes së popullsos shqiptare. Mbledhja e armëve u shoqërua me vrasje masive dhe kthimin me dhune ne fenë ortodokse sllave jo vetëm të shqiptarëve myslimanë, por edhe të atyre katolikë. Në fshatrat e Gjakovës brenda një dite u kthyen në “fenë e re” 400 shqiptarë.
Sipas komandës ushtarake në Gjakove, në fshayrat Gramoqet, Dobrigj,Firajë, Novosellë,Zhdrellë, Janosh, Gllogjan dhe Bistazhin, në fenë ortodokse kaluan 800 shqiptarë. Kjo metodë terrori që në dokumentet e kohes u quajt gjenocid, kulmin e arriti me masakrimin e fratit Luigj Palaj.
Organi “Nru Prei Presse”, si dhe gazeta të tjera, shkruanin se vrasja e meshtarit katolik dhe kryqëzimi ishte edhe nje provë e re e krimeve mbi popullsinë shqiptare. Vjena i paraqiti qeverise malazeze protestë energjike dhe kerkoi që elementi katolik të rikthehet menjëherë në fenë e mëparëshme si dhe kërkoi zhvillimin e hetimeve në vend. Qeverisë malazeze i bëhej me dije se hetimet do t’i kryej argjipeshkvi i Prizrenit, i shoqëruar nga vicekonsulli austriak.
Më 29 mars 1913, argjipeshkevi Lazër Mjeda arriti në Gjakovë, së bashku me vicekonsullin austro-hungarez, Pecelin dhe me italianin Zakulini, kurse nga ana malazeze ishin Gavrillo Peraziq dhe Lubo Bakiq.
Shqiptarët e konvertuar shkuan fshehtazi ne kishën e qytetit në Gjakovŕ dhe deklaruan se së pari u torturuan për vdekje per shkak të armëve e pastaj u shtrënguan të ndërrojnë fenë. Pas këtyre deklaratave organet malazeze bllokuan te gjitha vendkalimet per të penguar mbledhjen e provave.
Që në fillim të punës Komisionit i dolën mosmarrëveshje rreth gjuhës se komunikimit dhe vendit se ku do te punohej.Pala malazeze kërkonte përdorimin e gjuhës serbe dhe zhvillimin e hetimeve në territorin malazez.
Argjipeshkvi Mjeda kërkonte që shqiptarët e konvertuar me dhunŕ mos të merren ne pyetje ne zonen malazeze, ngase ata ishin persekutuar dhe nuk guxonin të shprehnin dëshiren e kthimit ne katolicizëm. Komisioni e vërtetoi se konvertimi ishte bërë me dhunë dhe se viktimë e dhunes ishte edhe atë Luigj Pali.
Atë Luigj Pali
Pala malazeze duke mos pasur mundesi t’i rezistoi fakteve deklaroi se në “masat e sigurimit që ishin ndërmarrë në kushte lufte s’ka te drejte askushë të përzihet.” ” Ishte një pretekst i mjaftueshëm që Komisioni të nderprese punën dhe Mali i Zi të vazhdojë konvertimin e dhunshel të shqiptarëve”.
Materialet arkivale vërtetojnë se organet e pushtetit i detyronin shqiptarët që në emër të familjes apo edhe te fshatit, t’u drejtohen organeve më të larta shtetërore që t’u “lejohet kthimi ne fenë e vjeter.”

Si i shtyu nacionalizmi i serbëve të Kosovës, serbët dhe popujt fqinjë drejt tragjedisë së papërshkrueshme

0

Gjeneral Jankoviq, udhëheqësi i pushtimit të Kosovës menjëherë pasi u detyrua të tërhiqej pushtimit i Perandorisë Osmane. E ka udhëhequr masakrën e njohur të lumër dhe për “kontributin për Atdheun e tij Serbinë”, deri më 1999 Hani i Elezit, komuna e vogël e Kosovës në kufi me Shkupin, e ke ka mbajtur emrin Gjeneral Jankoviq.

Lirim Gashi, Prizren

(në shqip dhe serbisht)
Fundi i viteve tetëdhjetë nuk ishte thjesht një periudhë krize politike. Ishte çasti kur një pjesë e elitës nacionaliste serbe në Kosovë vendosi ta shndërronte frikën në ideologji, manipulimin në strategji politike dhe konfliktin në mjet për pushtet e përfitime.
Ndër figurat më të zëshme ishin Miroslav Šoljevići, Momçilo Trajkovići dhe një varg ideologësh, organizatorësh e agjitatorësh nacionalistë, të cilët, në vend që të kërkonin zgjidhje të arsyeshme, ushqyen histerinë kolektive, mitin e rrezikimit të përhershëm dhe mobilizimin etnik. Në këtë mënyrë, ata kontribuan në mënyrë vendimtare në krijimin e klimës politike që i hapi rrugë ngritjes së Slobodan Miloševićit dhe më pas shpërbërjes së përgjakshme të Jugosllavisë.
Veprimtaria e tyre nuk u kufizua vetëm në fjalime politike. Historia, feja dhe simbolet kombëtare u shndërruan në armë propagande. Bartja e eshtrave të princit Lazar nëpër trojet e banuara nga të gjitha kombet shtetformuese, u keqpërdor si një instrument i fuqishëm simbolik për të ndezur emocionet nacionaliste dhe për ta paraqitur konfliktin politik si një mision historik, madje pothuajse të shenjtë. Kur politika fillon të marshojë pas relikteve dhe miteve, arsyeja është zakonisht viktima e parë.
Më tragjikja është se shumë prej atyre që ndezën zjarrin e nacionalizmit nuk e paguan kurrë çmimin që e paguan njerëzit e zakonshëm. Luftërat morën dhjetëra mijëra jetë, miliona njerëz mbetën pa shtëpitë e tyre dhe breza të tërë u bënë peng të urrejtjes që u ushqye me vetëdije për vite me radhë. Ata që ndezin zjarrin e nacionalizmit rrallë digjen të parët; zakonisht digjen pikërisht popujt për të cilët pretendojnë se po luftojnë.
Prandaj historia nuk duhet t’i kujtojë ata si mbrojtës të popullit serb, por si pjesë të një politike që e keqpërdori po atë popull për interesa pushteti dhe ambicie politike, duke e shtyrë drejt izolimit, luftërave dhe një tragjedie, pasojat e së cilës i ndien ende sot i gjithë rajoni.
Nga këndvështrimi historik, ajo që ndodhi në fund të viteve tetëdhjetë nuk ishte një revoltë spontane e një populli të shtypur, por një proces politik i ndërtuar me kujdes, në të cilin mitet zëvendësuan sistematikisht faktet, emocionet e mposhtën arsyen dhe propaganda u bë më e rëndësishme se e vërteta.
Pas Memorandumit të Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve (SANU) të vitit 1986, në një pjesë të elitës politike dhe intelektuale serbe filloi të mbizotëronte gjithnjë e më shumë teza se serbët ishin viktima kolektive të historisë dhe se duhej të bashkoheshin rreth një projekti të ri kombëtar. Kjo retorikë nuk mbeti vetëm në qarqet akademike. Shumë shpejt ajo u përhap në rrugë, në media, në mitingje politike dhe në simbolikën fetare. Kosova u shndërrua në skenën qendrore të këtij projekti.
Pikërisht në këtë atmosferë vepruan Miroslav Šoljevići, Momçilo Trajkovići dhe aktivistë të tjerë nacionalistë lokalë, të cilët me paraqitjet e tyre publike dhe mobilizimin politik kontribuan në krijimin e bindjes se serbët ndodheshin përballë një rreziku të menjëhershëm ekzistencial. Në të njëjtën kohë, mediat shtetërore shpesh i paraqisnin incidente të veçuara si dëshmi të një persekutimi të përgjithshëm të serbëve, duke e shndërruar frikën në kapital politik.
Nga pikëpamja filozofike, çdo nacionalizëm që e ngre mitin mbi faktin dhe emocionin kolektiv mbi mendimin kritik bëhet i rrezikshëm para së gjithash për vetë shoqërinë që e përqafon. Kur një bashkësi politike pushon së verifikuari pretendimet dhe fillon të besojë vetëm atë që dëshiron të dëgjojë, hapet rruga për manipulim. Nga këndvështrimi epistemologjik, propaganda fillon ta zëvendësojë dijen, ndërsa dyshimi ndaj narrativave zyrtare shpallet tradhti.
Edhe mekanizmi psikologjik ishte sa i thjeshtë, aq edhe shkatërrues: prodhimi sistematik i frikës, i ndjenjës së poshtërimit dhe i rrezikimit kolektiv bëri që një numër i madh njerëzish të pranonin politika që në rrethana normale nuk do t’i kishin mbështetur kurrë. Frika u shndërrua në armën më të fuqishme politike, më të fortë se çdo argument racional.
Nga pikëpamja etike dhe morale, përgjegjësia e elitave politike nuk matet vetëm me veprimet e tyre, por edhe me pasojat që ato prodhojnë. Ata që zgjojnë urrejtjen midis popujve mbajnë përgjegjësi edhe për jetët e humbura si rezultat i politikave që kanë nxitur me vetëdije.
Ironia më e madhe historike është se çmimin e kësaj politike nuk e paguan vetëm shqiptarët, kroatët, boshnjakët dhe popujt e tjerë të ish-Jugosllavisë. Një çmim jashtëzakonisht të rëndë e paguan edhe vetë serbët. Dhjetëra mijëra familje humbën më të dashurit e tyre, qindra mijëra njerëz u detyruan të braktisnin shtëpitë, Serbia kaloi nëpër luftëra, izolim ndërkombëtar, kolaps ekonomik, sanksione, bombardime dhe një krizë të gjatë politike e morale. Edhe shumë serbë të Kosovës, në emër të të cilëve pretendohej se zhvillohej ajo politikë, përfunduan vetë refugjatë.
Ky është ndoshta mësimi më i madh i historisë: nacionalizmi pothuajse kurrë nuk i shkatërron vetëm ata kundër të cilëve drejtohet. Në fund ai shkatërron edhe shoqërinë që e ka krijuar dhe ushqyer. Ideologjitë që premtojnë rilindje kombëtare, por mbështeten mbi frikën, urrejtjen dhe mitet, pothuajse gjithmonë përfundojnë në tragjedi kombëtare.
Përballja me faktet historike nuk është akt tradhtie ndaj askujt; ajo është parakushti i vetëm për një paqe të qëndrueshme dhe garancia e vetme që brezat e ardhshëm të mos bien përsëri në kurthin e të njëjtave mashtrime dhe katastrofave historike.
Prandaj çdo njeri i arsyeshëm, i qytetëruar, human, i arsimuar dhe paqedashës – qoftë serb, shqiptar, kroat, boshnjak, hungarez, maqedonas apo malazez – duhet t’i mbështesë ata zëra të rrallë, por të çmuar në Serbi, që kanë guximin ta vendosin të vërtetën mbi mitet nacionaliste dhe drejtësinë mbi interesin politik.
Njerëz si Nikola Sandulovic, Nenad Çanak, Jovan Golubovic, Nataša Kandiq, Sonja Biserko dhe shumë të tjerë prej vitesh paralajmërojnë se asnjë popull nuk mund të ndërtojë një të ardhme me dinjitet pa u shkëputur nga politika e urrejtjes, dhunës dhe mohimit të krimeve. Mesazhet e tyre nuk janë kundër Serbisë, por kundër ideologjisë që i ka shkaktuar dëme të pallogaritshme si vetë Serbisë, ashtu edhe popujve fqinj.
Historia e ka dëshmuar tashmë se ku të çon prodhimi dhe madhërimi i pandërprerë i politikanëve si Slobodan Millosheviqi, Aleksandar Vuçiqi, Vojisllav Shesheli, Ivica Daçiqi, Zheljko Razhnjatoviq Arkani dhe të tjerëve të ngjashëm. Për sa kohë që modele të tilla paraqiten si patriotizëm, Serbia do të mbetet peng i së kaluarës së saj, në vend që të bëhet pjesë e barabartë e së ardhmes evropiane.
Forca e vërtetë e një populli nuk matet me numrin e atyre që bërtasin më fort, por me numrin e atyre që kanë guximin ta thonë të vërtetën pikërisht atëherë kur është më e vështirë.
KAKO JE SRPSKI NACIONALIZAM NA KOSOVU GURNUO I SRBE I NJIHOVE SUSEDE U NEOPISIVU TRAGEDIJU
Autor : Lirim Gashi
Kraj osamdesetih godina nije bio samo period političke krize. Bio je to trenutak kada je deo srpske nacionalističke elite na Kosovu odlučio da strah pretvori u ideologiju, manipulaciju u političku strategiju, a sukob u sredstvo za sticanje moći i koristi.
Među najglasnijim akterima bili su Miroslav Šolević, Momčilo Trajković i čitav niz nacionalističkih ideologa, organizatora i agitatora koji su, umesto da traže razumna rešenja, podsticali kolektivnu histeriju, mit o večitoj ugroženosti i etničku mobilizaciju. Time su značajno doprineli stvaranju političke atmosfere koja je otvorila put usponu Slobodana Miloševića i kasnijem krvavom raspadu Jugoslavije.
Njihovo delovanje nije se zaustavilo na političkim govorima. Istorija, vera i nacionalni simboli pretvoreni su u propagandno oružje. Prenošenje moštiju kneza Lazara širom srpskih krajeva korišćeno je kao snažno simboličko sredstvo za raspirivanje nacionalnih emocija i predstavljanje političkog sukoba kao istorijske i gotovo svete misije. Kada politika počne da maršira iza relikvija i mitova, razum obično prvi napušta pozornicu.
Najtragičnije je što mnogi od onih koji su raspirivali vatru nacionalizma nikada nisu platili cenu koju su platili obični ljudi. Ratovi su odneli desetine hiljada života, milioni su ostali bez svojih domova, a čitave generacije ostale su taoci mržnje koja je godinama planski podsticana. Oni koji pale požar nacionalizma retko prvi izgore – najčešće izgore upravo narodi za koje tvrde da ih brane.
Istorija zato ne bi trebalo da ih pamti kao zaštitnike srpskog naroda, već kao deo politike koja je taj isti narod zloupotrebila zarad vlasti i političkih interesa, gurajući ga u izolaciju, ratove i tragediju čije posledice ceo region oseća i dan danas.
Istorijski gledano, ono što se dogodilo krajem osamdesetih godina nije bila spontana pobuna obespravljenog naroda, već pažljivo konstruisan politički proces u kojem su mitovi sistematski zamenili činjenice, emocije potisnule razum, a propaganda postala važnija od istine.
Nakon Memoranduma SANU iz 1986. godine, u delu političke i intelektualne elite sve više je preovladavala teza da su Srbi kolektivne žrtve istorije i da im je potrebna nacionalna homogenizacija. Takva retorika nije ostala samo u akademskim raspravama. Vrlo brzo je preneta na ulice, u medije, na političke mitinge i u versku simboliku. Događaji na Kosovu postali su centralna pozornica tog projekta.
Upravo u toj atmosferi delovali su Miroslav Šolević, Momčilo Trajković i drugi lokalni nacionalistički aktivisti koji su svojim javnim nastupima i političkom mobilizacijom doprinosili stvaranju slike o neposrednoj egzistencijalnoj ugroženosti. Istovremeno, državni mediji su pojedinačne incidente često predstavljali kao dokaz navodnog opšteg progona Srba, čime je strah pretvaran u politički kapital.
Sa filozofskog stanovišta, svaki nacionalizam koji mit uzdiže iznad činjenica, a kolektivne emocije iznad kritičkog mišljenja, postaje opasan po sopstveno društvo. Kada politička zajednica prestane da proverava tvrdnje i počne da veruje samo onome što želi da čuje, otvara se prostor za manipulaciju. Epistemološki gledano, propaganda počinje da zamenjuje znanje, dok se sumnja u zvanične narative proglašava izdajom.
Psihološki mehanizam bio je podjednako jednostavan koliko i razoran: proizvodnja straha, osećaja poniženosti i kolektivne ugroženosti omogućila je da veliki broj ljudi prihvati politike koje u mirnim okolnostima nikada ne bi podržao. Strah je postao efikasnije političko sredstvo od svakog racionalnog argumenta.
Sa etičkog i moralnog stanovišta, odgovornost političkih elita ne meri se samo onim što su učinile, već i posledicama koje su njihove odluke proizvele. Oni koji bude mržnju među narodima snose odgovornost i za živote izgubljene zbog politike koju su svesno podsticali.
Najveća istorijska ironija jeste to što cenu takve politike nisu platili samo Albanci, Hrvati, Bošnjaci i drugi narodi bivše Jugoslavije. Visoku cenu platili su i sami Srbi. Desetine hiljada porodica izgubile su svoje najbliže, stotine hiljada ljudi napustile su svoje domove, Srbija je prošla kroz ratove, međunarodnu izolaciju, ekonomski slom, sankcije, bombardovanje i dugotrajnu političku i moralnu krizu. Mnogi Srbi sa Kosova, u čije ime se navodno vodila ta politika, na kraju su i sami postali izbeglice.
To je možda i najveća istorijska pouka: nacionalizam gotovo nikada ne uništava samo one protiv kojih je usmeren. Na kraju razara i društvo koje ga je proizvelo. Ideologije koje obećavaju nacionalni preporod, a počivaju na strahu, mržnji i mitovima, gotovo uvek završavaju nacionalnom tragedijom. Zbog toga je suočavanje sa činjenicama preduslov svakog trajnog mira i jedini način da buduće generacije ne ponove iste istorijske greške.
Zato svaki razuman, civilizovan, human, obrazovan i miroljubiv čovek — bio on Srbin, Albanac, Hrvat, Bošnjak, Mađar, Makedonac ili Crnogorac — treba da podrži one retke, ali dragocene glasove u Srbiji koji imaju hrabrosti da istinu stave ispred nacionalističkih mitova, a pravdu ispred političke koristi.
Ljudi poput Nikola Sandulovica, Nenada Čanka, Jovan Golubovica, Nataše Kandić i Sonja Biserko, i mnoge druge istaknute ličnosti, godinama upozoravaju da nijedan narod ne može graditi dostojanstvenu budućnost ako ne raskrsti sa politikom mržnje, nasilja i poricanja zločina. Njihove poruke nisu usmerene protiv Srbije, već protiv ideologije koja je i Srbiji i njenim susedima nanela nesagledivu štetu.
Istorija je već pokazala kuda vodi neprekidno stvaranje i veličanje političara poput Slobodana Miloševića, Aleksandra Vučića, Vojislava Šešelja, Ivice Dačića, Željka Ražnatovića Arkana i njima sličnih. Dok god se takvi obrasci predstavljaju kao patriotizam, Srbija će ostajati talac sopstvene prošlosti umesto da postane ravnopravan deo evropske budućnosti.
Istinska snaga jednog naroda ne meri se brojem onih koji viču najglasnije, već brojem onih koji imaju hrabrosti da izgovore istinu kada je to najteže.