Kreu Blog Faqe 88

Dy “varret” e Sulltan Muratit dhe dy “kombet” e Naim Tërnavës

0
Sulltan Murati në dy varre.

Pse shqiptarët i ruajnë të brendshmet e trupit të Sulltanit?

Derisa serbët e “krijojnë “ historinë e tyre në Mitin e Kosovës; ne jemi aq solidarë sa që deklarojmë haptas se me turqit e kemi gjakun e përzier. “Ky vend flet (Tyrbja e Sulltan Muratit f.xh. )për historinë tonë dhe ky vend flet se ne si dy popuj kemi familje të përziera dhe gjakun e përzier tash e 622 vjet dhe falë tij (Sulltan Muratit) ne sot jemi besimtarë myslimanë shumicë”.( Myftiu Tërnava2011). S`iu vjen pak, së paku pak keq që të mohojmë vetveten? Pse ore më bën vëlla me turkun? Ne nuk jemi turq! Krahasoni fjalët e kryepeshkopit Irinej ,me këto të kryemyftiut të muslimanëve në Kosovë.

Larg jemi, larg jemi nga atdhedashuria. Ç ka mendojnë të tjerët për ne?
Dikur vonë serbët e shenjtëruan Carin dhe me shenjtërimin e tij, Kosova filloi të bëhet vend i manipulimeve historike dhe trashëguese. Më e freskëta është ajo e Millosheviqit kur karrierën e tij prej diktatori e filloi mu këtu.

Por ç`ndodhi në anën tjetër, në anën turke? Sulltan Muradi I u mbyt nga nga i biri Pajaziti
Sipas analizave historike dhe gjeo-luftarake më të reja vrasja ishte organizuar nga i biri Bajaziti I, mbasi që ky Bajazidi në të njëjtën kohë likuidoi edhe të vëllanë Jakubin. Të nesërmen u kurorëzua si Sulltan Bajaziti I.

Trupi i pajetë i Sulltan Muratit I u dërgua me shpejtësi në Bursa të Turqisë, dhe u varros në Mauzoleun e madh të Sulltanëve . Për arsye të procesit të balsamimit iu hoqën nga trupi organet e brendshme dhe ato u groposën në fshatin e sotëm Mazgit.

Sulltan Bajaziti pasi që e siguroi fronin dhe u martua me të bijën e Car Llazarit Princeshën Olivera, një vit më vonë e rregulloi varrin e dytë të babait të tij. Sulltan Murati I pra i ka dy varre, një në Çekirge të Bursas, ku pushon trupi i tij i balsamosur dhe tjetrin vetëm me të brendshmet e trupit të tij në Kosovë. Juridikisht varri është vendi ku prehet trupi apo hiri i një individi të vdekur. Nuk ka shënime as nga Egjiptianët, as nga Asyret, as nga Babilonasit, as nga Aztekët e as nga të tjerët që një i vdekur të ketë pasur dy varre, e më së paku ndonjë mbret .

Ka kaluar shumë kohë, 623 vjet dhe historia është shkruar ndryshe e ndryshe, por varri i Sulltanit dhe monumenti i Bezistanit të Car Llazarit palosin ditët, vitet, shekujt në fushën e Kosovës që frymëzojnë po me kaq ndryshime të mëdha aspiratat për Kosovën.

Derisa Serbët e quajnë Kosovën djepi i serbizimit, turqit po e marrin si simbol të ekzistimit turk në Evropë. Po, ne shqiptarët ku mbesim? (2012 ) 

Pa dorëheqje kolektive nuk ka ringritje të LDK-së!

0

Florim Zeqa

Këtë shkrim po e filloj me një koment të ditëve të fundit të një lexuesi të shkrimeve të mia: “Z. Zeqa çka ju keni vërsulur LDK-së, pse nuk po e bëni edhe ndonjë shkrim për partitë e tjera, por vetëm për LDK-në, të cilën jeni duke e ç’montuar copë-copë. Do doja që këto analiza shumë të sakta të mos i publikosh në facebook dhe në këto portale që zoti e di punën e kujt e bëjnë!

Përgjigja ime e përgjithësuar ndaj komentuesve është kjo: “Ndjehem i lumtur që me saktësinë e analizave të mia kam arritur të zgjojë ndërgjegjën e fjetur të njerëzve të ndershëm dhe atdhetar që ia duan të mirën LDK-së dhe shtetit të Kosoves në veçanti. Menjëherë pas shkrimit autorial ‘Dorëheqja kolektive, shpëtim për LDK-në’, i datës 03.07.2026, janë shtuar zërat me kërkesën e njëjtë për dorëheqjen kolektive të drejtuesve të LDK-së”.

LDK-në copë-copë po e bëjnë profiterët e jo ata që e duan me shpirtë

Aty ku dhëmb dhembi shkon gjuha, e thotë një fjalë e urtë popullore! LDK është dashuria ime, është dhimbja ime e madhe!

Mes veprimtarëve të orëve të para dhe këtyre lakmitarëve që po e shqyejnë LDK-në është një dallim i madh. Aktivistët dhe veprimtarët e orëve të para e duan partinë pa interes dhe pa kushte, kurse këta lakmitarët, kusarët dhe matrapazët e ditëve të sotme, po pasurohen duke i bërë njëqind marrëzi në emrin e LDK-së dhe të Ibrahim Rugovës.

Kritikat dhe sugjerimet e mia nuk burojnë nga urrejtja dhe as nga ambicia për poste dhe privilegje, por nga dashuria e sinqertë për ta ringritur LDK-në aty ku e ka vendin, në parti të parë politike në vend e jo në vendin e tretë ku e katandisën interesgjinjt dhe matrapazët politikë!

Është iluzive të presësh ringritje të partisë nga ata që e katandisën, prandaj kjo është arsyeja e logjikshme, pse unë kërkojë dorëheqje kolektive të krerëve të LDK-së, përkatësisht të Kryesisë Qendrore dhe Këshillit të Përgjithshëm!

Njëzet vite humbje dhe rrëshqitje pa asnjë fitore në nivel qendror janë pak më shumë se disfatë politike për LDK-në!

Janë këto 20 vite humbje dhe degradim, katandisje dhe përçarje, kapje dhe uzurpim i partisë nga klanet dhe grupet e interesit, të cilat shkaktuan dëshprim dhe zhgënjim të elektoratit i cili u largua pandalshëm drejt formacioneve tjera politike!

Kjo humbje e besimit të anëtarësisë është produkt i këtyre strukturave të partisë, e jo vetëm e kryetarit aktualë, i cili me naivitetin e tij është më së paku fajtorë për këtë katandisje të vlerave demokratike në LDK!

Kur e themë këtë, e kam parasysh faktin se nënshkruesit për shkarkimin e kryetarit aktualë janë shkatërruesit fatal të LDK-së. Andaj, është i pamjaftueshëm vetëm largimi i kryetarit, pasi e keqja e madhe prapë mbetet në LDK!

Pa rikthimin e vendimmarrjes tek anëtarësia, ndryshimet në LDK janë utopike

Është e dhimbshme që LDK-ja si partia më e vjetër në vend, që i hapi proceset demokratike në trojet etnike shqiptare, partia që i ndërtoj themelet e shtetit në rrethanat e okupimit klasik të Serbisë, partia që ndërtoj institucionet e Republikës së Kosovës të katandiset kaq poshtë saqë të kënaqet me vendin e tretë në skenën parlamentare!

Përveq humbjes së zgjedhjeve, LDK e ka humbur edhe shpresën për ringritje shkaku i tjetërsimit të vlerave demokratike!

Nga “Lidhja” në Rruga e re” ndodhi tjetërsimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, avangardës së proceseve demokratike në Ballkanin perëndimor.

LDK e ka vetëm një rrugë që të shpëtojë nga katandisja e mëtutjeshme.

Ajo është rikthimi në bazën elektorale, me organizimin e zgjedhjeve të brendshme, të ndershme dhe demokratike që e kthejnë në identitetin e saj tradicional të zhvillimit të demokracisë nga poshtë-lartë e jo anasjelltas me diktat autoritarë nga lartë!

Mirëpo, paraprakisht duhet të ndodhë dorëheqja kolektive e strukturave drejtuese, të cilat janë përgjegjëse për katandisjen e partisë.

Ndryshe, me këto struktura asnjëherë nuk do të kemi reforma të mirëfillta dhe unifikim të elektoratit rugovian në LDK!

Me delegat servil të zgjedhur në vitin e largët 2010, Kuvendi Zgjedhor është manipuluar në vijimësi nga drejtuesit e partisë, duke inskenuar “kuvende zgjedhore” me aklamacion apo edhe me votë të fshehtë duke i dirigjuar me ‘telekomandë’ delegatët servil dhe të dëgjueshëm që të votojnë sipas rekomandimeve të kryetarit!

Prandaj, pa rikthimin e vendimmarrjes tek anëtarësia përmes votës së lirë dhe demokratike, ndryshimet në LDK janë utopike!

Pa largimin e uzurpatorëve dhe pa zgjedhje mbi bazën e meritokracisë, LDK përveq humbjes së vendit të tretë, do të rrëshqas akoma më poshtë në renditjen tabelare!

Megjithatë, edhe vendi i katërt, përkatësisht kalimi i pragut zgjedhor do të jetë i mjaftueshëm për mbijetesën e klanorëve dhe grupeve të interesit në LDK, por jo edhe bazament për ngritjen e saj.

Se sa të vendosur janë pengmbajtësit e LDK-së, lexojeni DEKLARATËN E KRYESISË QENDRORE TË LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS (hape linkun) https://gazetablic.com/kryesia-e-ldk-se-abdixhiku-ka-mandatin-per-udheheqjen-e-proceseve-politike-rezultati-zgjedhor-nuk-permbush-pritjet/

Ngritja e LDK-së do të jetë graduale, fillimisht duhet të ngritet në vendin e dytë, pastaj vendin e parë ashtu siq e kam projektuar në fillim të këtij viti. Edhe një herë, zotohem para elektoratit për afatet kohore të ngritjes së LDK-së!

Zotimi im përgjegjësi morale para elektoratit dhe para Zotit!

Florim Zeqa, kandidat për kryetar të LDK-së

Orsago (Itali), 10.07.2026

Ishe me e fortë se shkëmbinjtë dhe kreshtat e Moknës

0

Arif Ejupi, Gjenevë

Poezi

(Kushtuar lokes zemërmadhe dhe fisnike Time Kabashi-Shatri)

Ishe më e fortë
se shkëmbinjtë
dhe kreshtat e Moknës.

Ashtin me asht,
shumë herë,
nga balta
e pluhuri
e ke pastruar.

Dhembje pas dhembjeje
ke përjetuar,
por si lis me degë
ke qëndruar.

Ditën e kryerjes
së shërbimit ushtarak,
kur hienat
e vranë Hakiun,
ia puthe ballin,
ia ledhatove duart
para rrugëtimit
të tij të fundit.

Lotët e tu, valë,
mbi trupin e tij
ende të njomë
ranë.

Ofshave thellë
dhe the:

“Biri im,
të gjithë e dinim
që kjo ishte
ushtri dreqi
dhe e huaj,
që vetëm
në arkivole
na do.”

Ishe e dashur
dhe fisnike.

Për ta ruajtur nderin
e familjes
dhe të burrit,
të gjithë
i trajtoje
si djalin tënd të vetëm,
që ta rrëmbeu
mërgimi katran i zi.

Shtatshkurtër,
por me zemrën oqean,
kishe vlerën
e diamantit.

Porsi flutur,
i kryeje rangët
e shtëpisë.

Në fushat te Poillat,
me drapër,
korrje grurin,
e në arat te Bregu
zhvishje misrin.

Shpesh thoshe
me shaka:

“Duhet ditur
kur dimri është dimër
e vera verë.”

Në vek
endje pëlhurën
e thurje
të gjitha llojet
e veshjeve kombëtare.

Në bjeshkë,
si bleta
që mbledh nektarin,
çdoherë
dilje e para
në qethjen e deleve
dhe në mbledhjen
e bulmetit.

Me Deltarin
edhe bukën e gojës
e ndaje.

Thoshe:
“Është më besnik
se shumë burra.”

Lulet
i kishe pikë të dobët;
i doje
dhe i kultivoje.

Luteshe
që dielli
t’i ngrohte,
qielli
t’ua shuante etjen
dhe bryma
të ishte e mëshirshme
me to.

Ishe njohëse
e vërtetë
e bimëve endemike
dhe e atyre shëruese.

Edhe pse
u ballafaqove
me ortekë bore,
rrufe e stuhi,
asnjëherë
nuk u gjunjëzove,
e as nga goja jote
nuk doli
fjalë e ligë.

Ishe
nënë e vërtetë shqiptare,
me rrënjë nga Kabashi i Podgurit,
shumëfish
më e fortë
se guri
e druri.

Më 4 korrik 2026

Tradita shqiptare për trashëgiminë në Luginën e Preshevës

0

Xhemaledin Salihu, Preshevë

TRADITA SHQIPTARE NË LIBRAT E BOTUARA TË SHOQATËS PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE NË PRESHEVË DHE INTERESIM I MADH PËR T’I LEXUAR, STUDIUAR DHE SHFRYTËZUAR ATO

Shoqata për Trashëgimi dhe krijimtari Kulturore në Preshevë, e themeluar më 2010,   me të vetmin qëllim dhe mision të mbrojtjes dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe kultivimit e zhvillimit të krijimtarisë kulturore shqiptare, në realitet të ruajtjes së identitetit kombëtar të Shqipëtarëve përmes trashëgimisë kulturore dhe traditës shqiptare, me të drejtë legjitime dhe në suaza të obligimeve që i ka marrë mbi vete, po e përmbushë misionin, synime, obligimet dhe detyrat ndaj të rinjëve, studentëve, studiuesve-lexues.

Tradita kombëtare në veprat-librat  e studiuesve, shkrimtarëve shqiptarë ruhet ndër breza të shumtë. Fillon nga autorët e parë shqiptarë, nga Gjon Buzuku, përmes Fishtës dhe traditës letrare shqiptare e deri te shkrimtarët modern. Te këta stdiues, shkrimtarë dhe te librat e tyre zbulohet se si folklori, mitologjia, historia, pjesë e traditës shqiptare janë integruar në letërsi. Pra, letërsia, por edhe librat në lëmitë tjera shkencore e kulturore shërbejnë si pasqyrim më I mirë I zakonove, besës, mikpritjes dhe jetës së përditëshme. Kështu shfrytëzohet tradita përmes librit dhe këto në të ardhmenë dokumentohen dhe ruhen brez pas brezi në pafundësi te shqiptarët.

Pra, fëmijët, të rinjtë dhe studiuesit duhet t’I lexojnë këto libra që përmes traditës shqiptare në librat, jo vetëm të letërsisë, por edhe të etnografisë, arkeologjise,etnologjise, folklorit, historisë, kulturës e tjerë  të mësojnë e të njoftohen me traditën shqiptare, e cila është zhvilluar në të gjitha kohërat e zhvllimit shoqëror shqiptar si dhe përmes librave me traditë shqiptare kanë  ruajtuar dhe mbrojtur  edhe identitetin tonë kombëtar. Fëmijët dhe të Rinjtë nëse me kohë nuk i lexojnë librat me traditën shqiptare mbeten të pa arsimuar sa duhet, të panjoftuar dhe të pa vetëdijësuar për traditën tonë shqiptare dhe njëkohësisht të pa formuar komplet për identitetin e tyre kombëtar. Apo më e keqja është se fëmijët dhe të rinjtë më vonë mund të ndikohen nga tradita të huaja, duke lexuar libra të autorëve të huaj dhe të indoktrinohen me identitete të huaja, sikur po ndodh kohëve të fundit në trevat shqiptare.

Disa herë përmenda traditën shqiptare dhe trashëgiminë kulturore shqiptare, çka nënkuptojmë me to:

Fjalor I Gjuhë së Sotme Shqipe, Prishtinë, 1981, f. 2010:

1.TRADITË, pasuri shpirtërore, pikëpamje, zakone, virtyte etj. që janë formuar historikisht në jetën e një populli dhe që ruhen, trashëgohen e zhvillohen më tej si një thesar i çmuar nga njëri brez në tjetrin.

Nga Ëikipedia: Trashëgimia kulturore është trashëgimi fizike e artefakteve dhe objekteve (atributeve) të një grupi ose të shoqërisë të cilat janë të trashëguara nga gjeneratat e kaluara, tek gjeneratat e tashme me qëllim të kujdesit për të mirën e brezave të ardhshëm. Trashëgimia kulturore përfshin pronën kulturore e njohur edhe si kultura materiale (të tillë si ndërtesat, monumentet, peizazhet, librat, veprat e artit dhe objektet e ndryshme), kulturën shpirtërore, (të tilla si folklori, traditat, gjuha, letërsia dhe njohurit tradicionale), si dhe trashëgiminë natyrore (duke përfshirë peisazhet e rëndësishme kulturore).

Sipas këtij definicioni kuptojmë se në kulturën shpirtërore përfshihet edhe tradita shqiptare.

Tradita dhe Trashëgimia kulturore janë vlera qenësore të përkatësisë kombëtare-përmes saj ne kuptojmë lirinë, përkatësinë, identitetin, barazinë e diversitetin. Pra, me asimilimi e gjuhës shqipe, traditës dhe trashëgimisë kulturore kombëtare asimilohet edhe identiteti kombëtar.

Identiteti kombëtar shqiptar është: gjuha shqipe, tradita shqiptare, trashëgimia kulturore, kultura, arsimi, shkenca shqiptare.

Pra, të gjitha librat e botuara të Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore, përmes Konferencave shkencore kanë trajtuar me vlera shkencore e kulturore traditën dhe trashëgiminë kulturore shqiptare si dhe kanë shqyrtuar shumë aspekte të ndryshme të traditës dhe trashëgimisë kulturore shqiptare. Ajo botoi 21 libra për traditën dhe trashëgiminë kulturore shqiptare:

1.Çështja e valles shqiptare në Preshevë me rrethinë, Preshevë, 2011

  1. Dasma shqiptare në Preshevë me rrethinë,Preshevë, 2012
  2. Lugina e Preshevës në Lëvizjen Kombëtare gjatë histories, Preshevë, 2013
  3. Presheva, Bujanoci, Medvegja, dje, sot dhe nesër, Prishtinë, 2015
  4. Shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe të trojeve etnike në ish-Jugosllavi, në mbarim të LDB, Gjilan, 2016
  5. Çështja e Luginës së Preshevës në dimensionin rajonal dhe ndërkombëtar, të drejtat e njeriut, siguria dhe marrëdhëniet shqiptare-serbe, Gjilan, 2017

7.Trashëgimia kulturore jomateriale shpirtërore e Luginës së Preshevës dhe e viseve  shqiptare, Preshevë, 2019.

8.Veshja shqiptare e Medvegjës dhe e viseve shqiptare, Prishtinë, 2022

9.Trashëgimia kulturore dhe turizmi, Gjilan, 2020

10.Trashëgimia kulturore material e paluajtshme e Luginës së Preshevës dhe e viseve shqiptare, Prishtinë, 2021

11.Zejtaria dhe tregtia në Luginë të Preshevës dhe në viset shqiptare, Prishtinë, 2022

12.Festat kalendarike tradicionale të vitit në Luginë të Preshevës dhe në viset shqiptare, Prishtinë, 2023

13.Personalitete shkencore shqiptare në Albaologji nga Lugina e Preshevës dhe vise të tjera shqiptare, Prishtinë, 2024

14.Figura me vlera shkencore dhe kulturore të Shqiptarëve bga Lugina e Preshevës dhe vise të tjera shqiptare, Prishtinë, 2025

15.Për botim: Personalitete dhe figura me vlera shkencore dhe kulturore shqiptare nga Lugina e Preshevës dhe vise të tjera shqiptare, Preshevë, 2026

16.Xhemaledin Salihu, Kultura shqiptare në Preshevë 1945-1995, Preshevë, 1999

17.Xhemaledin Salihu, Bujanoci burim i trashëgimisë sonë kulturore e natyrore, Gjilan, 2014

  1. Xhemaledin Salihu,-Vebi Fazliu, Rainca vendbanim i vjetër dardan-shqiptar në Rajonin e Preshevës, Gjilan, 2015
  2. Xhemaledin Salihu, Presheva pjesë e pandarë e Lëvizjes Kombëtare nëpër shekuj/monografi/, Prishtinë, 2017
  3. Xhemaledin Salihu, Mëhallët dhe toponimet e vendbanimeve të komunës së Preshevës, Prishtinë, 2021

21.Hysen Këqiku, Romancë e përflakur I dhe II, Gjilan, 2021

  1. Hysen Këqiku, Në kuptim të fjalës, Gjilan, 2021

23.Jonuz Fetahaj, Eshref Qahili, Ditën e lag shiu, Albumi poetik, Prishtinë, 2021

Përfundim

Punonjësit bibliotekarë të Bibliotekës të Qytetit “Mehmet Jusufi” në Preshevë thone se librat e botuara nga Shoqata per Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore lexohen dhe shfrytëzohen nga të rinjtë, student dhe studiues për diploma të shkollave të mesme, të fakulteteve , madje edhe për doktoratura, sepse më vete kanë përmbajtje dhe material të bollshëm të traditës dhe trashëgimisë kulturore shqiptare.

Andaj SHTKK edhe në të ardhmenë do trajtojë në Konferenca shkencore traditën dhe trashëgiminë kulturore dhe nga ato punimet e  studiuesve do të botohen në përmbledhje-libra shkencore, kulturore, arsimore, historike e tjerë, për t’I përmbushur kërkesat e lexuesve në Luginë të Preshevës dhe më gjërë në viset tjera shqiptare.

Të themi se SHTKK kryen edhe objektiva, synime, misione të tjera në ruajtjen dhe mbrojtjen e traditës,  trashëgimisë kulturore shqiptare dhe kultivimin e krijimtarisë kulturore shqiptare.

 

/Tema: “TRADITA SHQIPTARE NË LIBRAT E BOTUARA TË SHOQATËS PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE NË PRESHEVË DHE INTERESIM I MADH PËR T’I LEXUAR, STUDIUAR DHE SHFRYTËZUAR ATO”

U lexua ne Tryezen e Rrumbullaket: “Tradita shqiptare dhe libri” ne Panairin e Librit, ne Presheve, me 9 korrik 2026.

Preshevë, më 9 korrik 2026

Fiset e Zetës dhe ato shqiptare dhe Lidhja e dymbëdhjetë gjeneratave kroate

0
Ja edhe një artikull interesant i dr. Milan Shuflajt me titull:
“Serbët dhe shqiptarët
(Simbioza e tyre në Mesjetë)
Me një parathënie të profesorit të Universitetit të Beogradit.
Beograd, 1925
Mjegullnajat kombëtare mesjetare në Adriatik
Fiset e Zetës dhe ato shqiptare dhe Lidhja e dymbëdhjetë gjeneratave kroate.
Hyrje
Ky përkthim ka për qëllim t’ua afrojë lexuesve një pjesë nga vepra e historianit Milan Shuflajt /Šufflay/, “Serbët dhe shqiptarët (Simbioza e tyre në Mesjetë)”, botuar në vitin 1925 në Beograd.
Ky tekst i përket një periudhe kur studimet historike, etnografike dhe sociologjike përdornin terminologji të ndryshme nga ajo e sotmja. Për këtë arsye, gjatë përkthimit i kemi ruajtur sa më besnikërisht idetë dhe mënyrën e shprehjes së autorit, ndërsa disa terma të vjetër ose fjalë me kuptim të veçantë i kemi shpjeguar për ta bërë më të lehtë kuptimin për lexuesin bashkëkohor.
Shpërndarja e këtij teksti ka si qellim që ta përcjelle përmbajtjen e tekstit origjinal dhe mënyrën se si Shufflay ne vitin autori i 1925 e përshkruante organizimin shoqëror, jetën fisnore dhe zhvillimet historike në hapësirën e Shqipërisë së Veriut dhe të Zetës.
Perkthimi:
II
(Metamorfozat kulturore të totemeve. – Tiparet e përbashkëta biologjike të Zetës dhe Shqipërisë Veriore. – Katuni shtegtar i zonës qendrore dinarike. – Brezi mesjetar i zhupave fisnore të qëndrueshme në krahasim me katunin. – Shpërbërja e fiseve të qëndrueshme në Serbi, në krahinën e Danubit dhe në Sllavoninë e Vjetër. – Përmbysja /anastrofa/ e vetëdijes fisnore te kroatët.)
Në të kaluarën dhe në të tashmen e shqiptarëve dhe të malazezëve gjendet një pasuri e madhe burimesh e materialesh, të cilat kanë një rëndësi të dorës së parë edhe nga këndvështrimi i historisë së përgjithshme të njerëzimit. Megjithëse këto vise shtrihen përgjatë brigjeve të Adriatikut, një hapësirë me qytetërim të lashtë e të zhvilluar, struktura shoqërore e popullsisë së tyre me prejardhje indoevropiane edhe sot ruan në mënyrë të theksuar karakterin fisnor.
Ky është territor klasik për studimin e organizimit gentil¹, (nga lat. gens (“fis”), por në një formë të ndryshme nga ajo që paraqitet në hapësirën amerikane të totemeve të hershme të popujve indigjenë. Nga këndvështrimi sociologjik, historia e Shqipërisë përfaqëson një proces të pandërprerë të krijimit të bashkësive të reja fisnore dhe të shpërbërjes së sistemeve të vjetra gentile.
Ekziston një vis a tergo², një forcë shtytëse, një hov i trashëguar që vjen nga kohët parahistorike. Mirëpo, kjo forcë nuk është ruajtur në formën e saj të pastër, siç ndodhi në hapësirat e “Perëndimit të Egër” (Wild West) në Amerikën e Veriut; përkundrazi, ajo ka kaluar disa herë nëpër ndikimin e një qytetërimi shumë të zhvilluar, duke pësuar kështu shndërrime të thella kulturore.
Fiset ilire u shpërbënë: të parat nga sundimi romak, ndërsa fiset shqiptare/arbanase/ fillimisht nga ndikimi shtetëror bizantin, e më pas nga ai serb. Ajo që shohim sot në ato treva përfaqëson formimin e tretë gentil¹ (të fisit) në hapësirën shqiptare dhe, njëkohësisht, formimin e dytë në territorin e Malit të Zi.
Këto janë mbetje shoqërore (relikte) të Mesjetës së vonë. Nuk bëhet fjalë për toteme në kuptimin e tyre burimor, por për krijime palingjenetike²/ Palingenesis – rilindje ose ringjallje e një forme të vjetër shoqërore/, të lindura nga ringjallja e instinkteve të lashta kolektive (atavizmit³), të cilën e shkaktoi tronditja e tmerrshme e pushtimit osman.
Ky rikthim ndodhi në një kohë kur luginat kishin arritur tashmë një shkallë të lartë zhvillimi, ishin mbushur me kulturën adriatike dhe kur, në atë zonë malore – që autori e përshkruan si pragun malor midis Evropës Lindore dhe Perëndimit – nën ndikimin e aristokracisë shqiptare dhe asaj serbe, shkriheshin e ndërthureshin traditat e shkëlqyera të Bizantit, të shtetit mesjetar serb dhe të Bullgarisë. Mirëpo, nën tehun e pushtimit osman, këto struktura shoqërore filluan të copëtoheshin me shpejtësi. Në këtë proces ndikuan edhe luftërat e zhvilluara në zonën e ndikimit romako-katolik (1684–1689), ndërsa që nga viti 1711 u shtua edhe ndikimi i drejtpërdrejtë i perandorit ortodoks të Rusisë, megjithëse ai ndodhej larg këtyre trevave.
Administrata turke në malësitë e banuara me shqiptarë mund të funksiononte vetëm në mënyrë të përkohshme dhe sipërfaqësore. Këto fise njiheshin gjithmonë si kryengritëse dhe kundërshtuese ndaj pushtetit. Edhe në shekullin XIX, Shqipëria e Veriut ishte një vatër e vazhdueshme kryengritjesh. As vendosja e sistemit parlamentar në Perandorinë Osmane nuk solli këtu ndonjë ndryshim të madh; malësorët shqiptarë nuk përfaqësoheshin në parlamentin osman, sepse nuk paguanin taksën për tokë.
Gjendja e luftës që zgjati me shekuj shkaktoi varfërim të përgjithshëm dhe prapësim të vërtetë kulturor. Dhe përsëri, ashtu si në kohën ilire, fiset iu kthyen sistemit të izolimit dhe mbrojtjes përmes bllokimit të rrugëve me prerje e pengesa. Në vitin 1610 thuhet se “të gjitha rrugët ishin të pakalueshme dhe të mbyllura nga pengesat që i vendosnin banorët”.Tregimet e sotme thonë se fisi i Shalës ka jetuar për më shumë se njëqind vjet në shpella. Në mënyrë krejt të natyrshme u zhvillua ekonomia grabitqare dhe dukuria e zullumit (dhunës, shtypjes dhe plaçkitjes).
Në vitin 1692 thuhet për malësorët se: “Te ata virtyti dhe trimëria konsiderohen marrja me forcë e pasurisë, njësoj si nga miku ashtu edhe nga armiku; ndërsa frikacak quhet ai që kënaqet vetëm me atë që është e tij.” Në vitin 1703, sinodi kishtar (Concilium provinciale sive nationale Albanum – Këshilli provincial ose kombëtar shqiptar) ndaloi dhënien e faljes së mëkateve (absolucionit) për ata persona që nuk i kthenin sendet e grabitura.
Në lidhje me një zullum të tillë të shqiptarëve dhe me veprimtarinë e çetave, lidhet edhe zgjerimi i ri i malësorëve drejt fushave, sidomos në drejtim të verilindjes, i cili fillon në shekullin XVII.
Nga raportet e shumta të kohës (1593–1641), mund të vlerësohet se forca ushtarake e fiseve të veriut, së bashku me Mirditën, arrinte rreth 26.000 luftëtarë, pra afërsisht 100.000 banorë. Sipas raportit të peshkopit Stefan (1603), në atë kohë në tërë Shqipërinë kishte rreth 150.000 katolikë. Mali i Zi kishte (më 1591) rreth 14.000 familje dhe afërsisht 50.000 banorë (më 1641).
Nga pikëpamja etnografike, këto vise ishin shumë të freskëta e të paprekura; të përshkuara nga një ndjenjë e fuqishme fisnore. Ato përfaqësonin, sipas autorit, SOJIN MË TË BUKUR FIZIK TË NJERËZVE NË BALLKAN, të qëndrueshëm ndaj të gjitha vështirësive dhe fatkeqësive (“düshk toka, jelek, guri” – shprehje që lidhet me qëndrueshmërinë ndaj natyrës së ashpër malore).
Me një strukturë jashtëzakonisht pjellore, por jo romake e bizantine, këto shoqëri i rikthehen formës së tyre fillestare për të mbijetuar. Ato kalojnë në një proces involucioni (kthimi në forma më të vjetra), në mënyrë që të mund të rigjenerohen.
Ashtu si plagë që i shkaktohet trupit me thikë dhe trupi reagon për t’u shëruar, edhe organizmi shoqëror i Shqipërisë dhe i Malit të Zi reagonte në të njëjtën mënyrë.
Sepse Zeta dhe Shqipëria Veriore përbëjnë një dhe të vetëm facies biologjik; këto janë të lidhura pazgjidhshmërisht nga e njëjta formë e tokës, nga e NJËJTA PREJARDHJE ILIRE, megjithëse të formuara nga dhimbje dhe vuajtje të ndryshme historike.
Punimin e morëm nga profili i zotit Anton Kaqinari dhe e botuam me lejen e tij.

“Ishte tepër vonë”, Marjana Koçeku tregon me kë “u konsultua”: Më çuan njerëz te shtëpia kur ika nga PS, Edi Rama më ka shkruar shumë, ia hapa telefonin pas 3 ditësh (DEKLARATAT)

0
FotoArkive: Edi Rama dhe Marjana Koçeku ne podkast

Marjana Koçeku, deputetja që u largua nga Partia Socialiste, ka folur për herë të parë për vendimin e bujshëm që mori dhe ka treguar se kur deklaroi daljen e pavarur, ka marrë shumë telefonata e mesazhe dhe interesim direkt në shtëpinë e prindërve.

Në një intervistë përballë gazetares Erla Mhilli në televizionin Euroneës Albania, Marjana Koçeku tregoi se për vendimin është “konsultuar” vetëm me ndërgjegjen dhe parimet të cilat i beson dhe e kanë ndihmuar të mos largohet asnjëherë prej të vërtetës.

“Mbasi kam marr vendimin, kam marrë shumë mesazhe e telefonata. Më kanë çuar dhe njerëz te shtëpia, te familja ime për të mësuar për vendimin tim. Politikanë të PS”, tha ajo.

Deputetja, tashmë e pavarur, theksoi se nuk ka bërë asnjë komunikim privat me askënd dhe menjëherë pas vendimit e ka fikur celularin për tre ditë.

Të vetmit që i është përgjigjur, Marjana Koçeku tha se ka qenë kryeministri Edi Rama, me të cilin ka pasur disa replika por në fund janë ndarë në mënyrë “neutrale”, ndërsa të tjerët as nuk i ka telefonuar mbrapsht e as nuk u është përgjigjur.

“Me kryeministrin Edi Rama kam komunikuar tre ditë pasi e kam marrë vendimin. Ka qenë vendim personal, që të mos ketë asnjë hapësirë ndikimi mbi atë që unë kam vendos. Vetëm pas 3 ditësh kam fol me kryeministrin Edi Rama. Ka pasur një sërë mesazhesh dhe telefonatash, por unë jam përgjigjur pas 3 ditësh.

E kam fikur telefonin për shumë ditë sepse kam pasur shumë telefonata. Vetëm me zotin Rama kam komuniku, kam pasur një replikë. Me asnjë tjetër. Askujt nuk i jam përgjigjur. Me zotin Rama ka qenë bisedë neutrale”, vijoi ajo.

Më poshtë, një pjesë nga intervista e deputetes Marjana Koçeku:

Me kë u konsultuat?

Une jam konsultu vetem me ndërgjegjen dhe parimet të cilat unë i besoj. Ato ma kanë treguar rrugën gjithmonë dhe më kanë ndihmuar të mos largohem asnjëherë prej të vërtetës.

Ju kontaktoi kush?

Mbasi kam marr vendimin, kam marrë shumë mesazhe e telefonata. Më kanë çuar dhe njerëz te shtëpia, te familja ime për të mësuar për vendimin tim. Politikanë të PS. Unë nuk kam dhënë asnjë komunikim privat, sepse ka qenë tepër vonë. Unë kam kërku me i taku disa herë për zonën time, komunitetin tim, por nuk më janë përgjigjur. Pastaj ishte shumë vonë.

Kam kontaktu të gjithë ata që kanë kompetencë për qarkun tim, në nivel lokal dhe qendror. Edhe kur e kam takuar për herë të parë në podkast, ai e pranoi se nuk e kishte idenë se çfarë ndodhte në ato zona.

Tentuat t’ia komunikonit Edi Ramës?

Me kryeministrin Edi Rama kam komunikuar tre ditë pasi e kam marrë vendimin. Ka qenë vendim personal, që të mos ketë asnjë hapësirë ndikimi mbi atë që unë kam vendos. Vetëm pas 3 ditësh kam fol me kryeministrin Edi Rama. Ka pasur një sërë mesazhesh dhe telefonatash, por unë jam përgjigjur pas 3 ditësh.

Tentoi t’ju bindte?

Ai më paralajmëron se do mbetem vetëm dhe se nuk do më besoj askush, por unë i kam konfirmuar dhe i konfirmoj se nuk do mbetem vetëm sepse jam mësuar të jem e pavarur dhe nuk ka kthim pas në këtë vendim.

Telefoni i fikur?

E kam fikur telefonin për shumë ditë sepse kam pasur shumë telefonata. Vetëm me zotin Rama kam komuniku, kam pasur një replikë. Me asnjë tjetër. Askujt nuk i jam përgjigjur. Me zotin Rama ka qenë bisedë neutrale.

Përgjigja për kolegët?

Nuk janë reagime aspak të papritura. I kam vënë para një pasqyre me qytetarët dhe para një ndërgjegje nëse po e bëjnë mirë atë që po bëjnë. Nuk jam zhgënjyer aspak, ata kanë të drejtë për atë që mendojnë dhe si veprojnë.

Ka të tjerë në PS që kanë pakënaqësi?

Ka socialist që më kanë mbështetur privatisht, por nuk dua të përmend emra. Kam parë që brenda Grupit të PS ka shumë pakënaqësi. Koha do tregojë nëse ata do e kenë kurajon dhe besimin për me fol.

Largimi nga PS, rrëfehet Marjana Koçeku: I kisha shprehur hapur pakënaqësitë! U treguan të pabesë dhe arrogantë në ndërhyrjen në…

0
Marjana Koçeku

Deputetja Marjana Koçeku, mbrëmjen e sotme, ka zbuluar arsyet që e çuan drejt largimit nga Partia Socialiste dhe kandidimit si e pavarur.

Gjatë një interviste për Euronews Albania, Koçeku deklaroi se gjatë kohës që ushtroi mandatin si deputete e PS-së ka qenë kritikuese dhe kërkuese. Po ashtu, ajo tha se pakënaqësitë i kishte shprehur disa herë edhe në mbledhjet e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Gjatë tetë muajve si deputete e PS-së, kam qenë kritikuese dhe shumë kërkuese për komunitetin tim dhe për kauzat që i kam konsideruar të rëndësishme, si mjedisi apo çështjet e komunitetit të Shkodrës, nga vij unë. Mendoj se i kam dhënë shenjat e këtyre pakënaqësive dhe nuk kanë pse të habiten. Kam folur për lumin Drin si një urgjencë kombëtare, kam folur për Universitetin e Shkodrës”, tha Koçeku për Euronews Albania.

Sa i përket ndërhyrjes në Theth, Koçeku u shpreh se nuk kishte folur në atë kohë, pasi ende nuk e kishte marrë mandatin e deputetes. Më tej, ligjvënësja tha se mënyra se si u zhvillua ndërhyrja në zonën turistike ishte e pabesë dhe arrogante.

Ndërhyrja në Theth ka ndodhur disa muaj para se unë të merrja mandatin e deputetes dhe nuk e ushtroja ende atë detyrë. Unë nuk jam dakord me mënyrën se si është ndërhyrë në Theth. Pabesia dhe arroganca kanë qenë shumë të mëdha. Unë i njoh njerëzit e mi dhe fyerjet gjatë ndërhyrjes kanë qenë të rënda. Një gjë është thënë gjatë fushatës dhe një tjetër është bërë më pas. Kam qenë kundër mënyrës së ndërhyrjes, sepse në atë zonë nuk i është vënë kurrë tritol askujt. Nuk i është vënë kurrë tritol malësorit dhe thethjanit. Ky është një dëm shumë më i madh se dëmi ekonomik që i është shkaktuar asaj zone”, tha më tej Koçeku.

Si lindi kriza më e madhe shtetërore e një republike të vogël nga një himn që dilte nga prapanica?

0

Shkruen e knon: Lirim Patrioti

(Lirim Gashi, Prizren)

Kur jetoja në Gjermani, rastësisht njoha një serbe të bukur, e cila çdo ditë hante nga dy kazana fasule të ziera me dhjamë derri, e pastaj ankohej pse prapanica e saj tërë ditën ia luante dhe këndonte himnin kombëtar serb.
Por, kur binte nata dhe prapanica e saj e lodhur kërkonte pak pushim, ajo, nga rraskapitja, ia dorëzonte turnin e natës trekëndëshit të saj magjik mes kofshëve.
Mirëpo, trekëndësh i saj magjik, i zënë në befasi nga ajo detyrë e papritur, sapo e kuptonte se dirigjenti i koncertit të ardhshëm ishte shkopi im imagjinar, fillonte ta luante dhe këndonte himnin kombëtar shqiptar.
Më vonë e kuptova se në shtëpinë e saj nuk jetonte vetëm një grua.
Aty jetonte një republikë e vogël me kufij të paqartë, ku stomaku ishte Ministër i Punëve të Brendshme, krenaria Ministër i Punëve të Jashtme, ndërsa fasulet ishin opozita që nuk pranonte kurrë të heshtte.
Çdo mëngjes fillonte ceremonia zyrtare: dy kazana me fasule hynin si heronj lufte, ndërsa dilnin si dëshmitarë të një historie që askush nuk dëshironte ta dëgjonte.
Pastaj ajo, e habitur, pyeste:
“Si është e mundur që trupi im më tradhton?”
Por trupi, ai organizëm shumë më i mençur se politikanët dhe filozofët, kishte vetëm një përgjigje:
“Nuk të kam tradhtuar. Unë vetëm po e publikoj raportin tim të përditshëm.”
Natën, kur gjithçka duhej të qetësohej, fillonte drama e dytë. Pikërisht aty ku ajo priste heshtje, natyra e organizonte festivalin e saj. Një orkestër pa dirigjent, një koncert pa bileta dhe një publik i përbërë vetëm nga fqinjët e dëshpëruar.
E mora shkopin tim imagjinar që ishte dirigjent i trekëndëshit të saj magjik dhe u përpoqa të vendosja rregull. Por shumë shpejt e kuptova një të vërtetë të madhe njerëzore:
Nuk ka gjë më të vështirë sesa ta dirigjosh një orkestër ku instrumentet kanë më shumë karakter se sa vetë muzikantët.
Në fund u mblodhën ekspertët për ta gjetur fajtorin. Disa e fajësuan historinë, disa traditën, disa fqinjët që kishin dëgjuar më tepër seç duhej.
Por një njeri i urtë, me emrin Slavisha Shoshiq, i cili tërë jetën e kishte kaluar duke i vëzhguar njerëzit, tha:
“Gabimi më i madh i njerëzimit është se gjithmonë i kërkon armiqtë jashtë vetes. Ndonjëherë problemi nuk është as fqinji, as politika, as historia… ndonjëherë problemi është thjesht një kazan me fasule.”
Dhe kështu mbretëroi paqja mes nesh.
Jo sepse u bëmë më të mençur.
Por sepse asaj i mbaruan rezervat e fasuleve.

____

KAKO JE NASTALA NAJVEĆA DRŽAVNA KRIZA JEDNE MALE DRŽAVE ZBOG HIMNE IZ STOMAKA?
Kada sam živeo u Nemačkoj, slučajno sam upoznao jednu lepu Srpkinju, koja je svakog dana jela po dva kazana kuvanog pasulja sa svinjskom mašću, a onda se žalila zašto joj zadnjica po ceo dan svira i peva srpsku nacionalnu himnu.
Ali kada bi pala noć i njena umorna zadnjica poželela malo odmora, ona bi od iscrpljenosti prepustila noćnu smenu svom magičnom trouglu između butina.
Međutim, njen magični trougao, iznenađen tom neočekivanom obavezom, čim bi primetio da je dirigent njenog budućeg koncerta moj imaginarni štapić, počinjao bi da svira i peva albansku nacionalnu himnu.
Kasnije sam shvatio da u njenoj kući nije živela samo jedna žena.
Živela je mala republika sa nejasnim granicama, u kojoj je stomak bio ministar unutrašnjih poslova, ponos ministar spoljnih poslova, dok je pasulj bio opozicija koja nikada nije pristajala da ćuti.
Svako jutro počinjala je zvanična ceremonija: dva kazana pasulja ulazila su kao ratni heroji, a izlazila kao svedoci jedne istorije koju niko nije želeo da sluša.
Ona bi zatim, u čudu, pitala:
„Kako je moguće da me moje telo izdaje?“
Ali telo, organizam mnogo mudriji od političara i filozofa, imalo je samo jedan odgovor:
„Nisam te izdao. Samo objavljujem svoj dnevni izveštaj.“
Noću, kada je sve trebalo da miruje, počinjala bi druga drama. Tamo gde je ona očekivala tišinu, priroda je organizovala sopstveni festival. Orkestar bez dirigenta, koncert bez karata i publika sastavljena samo od očajnih komšija.
Uzeo sam svoj imaginarni dirigentski štapić i pokušao da uvedem red. Ali ubrzo sam shvatio jednu veliku ljudsku istinu:
Nema ničeg težeg nego upravljati orkestrom u kojem instrumenti imaju više karaktera nego sami muzičari.
Na kraju su se stručnjaci okupili da pronađu krivca. Neki su krivili istoriju, neki tradiciju, neki komšije koji su previše slušali.
Ali jedan mudri čovjek, imena Slaviša Šošić, koji je čitav život proveo posmatrajući ljude, rekao je:
„Najveća greška čovečanstva jeste što uvek traži neprijatelje izvan sebe. Ponekad problem nije komšija, ni politika, ni istorija… ponekad je problem samo jedan kazan pasulja.“
I tako je među nama zavladao mir.
Ne zato što smo postali mudriji.
Nego zato što su joj ponestale zalihe pasulja.

Revolucioni i flamingove, anatomia e një revolte qytetare që refuzon “status quo”-në

1

Liron Krasniqi, filozof, Prishtinë 

Që prej fundit të muajit maj 2026, Shqipëria po përjeton një nga valët më të pazakonta dhe më domethënëse të protestave në historinë e saj pluraliste. Ajo që nisi fillimisht si një reagim lokal më 23 maj në fshatin Zvërnec të Vlorës, mori përmasat e një lëvizjeje mbarëkombëtare duke kulmuar me shpërthimin e pandalshëm qytetar nga 31 maji 2026. E pagëzuar tashmë në diskursin publik dhe ndërkombëtar si ‘’Revolucioni i Flamingove’’, kjo valë tubimesh ka tejkaluar konturet e thjeshta të një reagimi mjedisor, duke u shndërruar në një revoltë të thellë strukturore kundër korrupsionit, kapjes së shtetit dhe mungesës së transparencës në vendimmmarrje. Pë më shumë se një muaj rresht, sheshi ‘’Skënderbej’’ dhe Bulevardi ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Tiranë janë dëshmitarë të një qëndrese të përditshme.

KAPITULLI I: Zanafilla dhe Katalizatori: Nga ekologjia te sovraniteti ekonomik

            Ndryshe nga lëvizjet e organizuara tradicionalisht nga partitë politike, ‘’Revolucioni i Flamingove’’ lindi nga një ndjesi e thellë e cënimit të pasurisë publike dhe natyrore. Plani për investime masive turistike në zona rreptësisht të mbrojtura – si ishulli i Sazanit dhe Laguna e Nartës (Zvërnec) – nga kompani ndërkombëtare, shërbeu si shkëndija që ndezi revoltën. Emërtimi i lëvizjes lidhet me mbrojtjen e faunës unike të Nartës, por parullat e para si ‘’Shqipëria nuk është në shitje!’’ treguan menjëherë se kauza ishte shumë më e gjerë. Qytetarët panë te ndryshimet e ligjit për zonat e mbrojtura dhe kontratat e ‘’investitorëve strategjikë’’ një model ekonomik që favorizon vetëm një grusht oligarkësh dhe pushtetarësh, duke privuar publikun nga pronësia mbi territorin dhe burimet kombëtare. Analiza e dinamikës tregon se suksesi fillestar i protestës qëndroi në aftësinë për të bashkuar:

  1. Aktivistët mjedisorë dhe shoqërinë civile që mbrojnë ekosistemet.
  2. Studentët dhe të rinjtë të cilët e shohin të ardhmen e tyre të bllokuar nga mungesa e meritokracisë
  3. Shtresat e mesme dhe të varfëra që vuajnë nga rritja galopante e kostos së jetesës.

KAPITULLI II: Një lëvizje që refuzon të dyja palët

            Një nga elementet më interesante dhe më inovative të kësaj proteste është refuzimi i prerë i lidershipit tradicional politik. Për herë të parë në shumë vite, sheshi nuk po dominohet nga flamujt e partive opozitare, por nga flamuri kuq e zi dhe simbolet qytetare. Në marshimet e mbajtura përgjatë qershorit, thirrjet e qytetarëve kanë qenë po aq të ashpra ndaj qeverisë sa edhe ndaj opozitës zyrtare. Sloganet e dëgjuara masivisht si ‘’Rama në burg, Berisha në burg!’’ dhe ‘’Opozitë e shitur!’’ tregojnë një thyerje të madhe të sistemit bipolar që ka qeverisë vendin për tri dekada. Kur organizatorët refuzuan ofertën e Kryeministrit Edi Rama për të takuar një delegacion prej 20 personash, ata dëshmuan se nuk kërkojnë kompromise prapaskenash, por ndryshim radikal të kursit qeverisës. Kjo distancë e lëvizjes nga estabilishmenti politik ka sjellë dy pasoja kryesore:

  1. Legjitimitet të shtuar: Qeveria e ka pasur të pamundur ta etiketojë thjesht si ‘’një lojë të opozitës për pushtet’’.
  2. Solidarizim global: Diaspora shqiptare është e organizuar në nivele të mëdha, duke mbajtur edhe tubime paralele në shumë vende të botës.

KAPITULLI III: Platforma me pika dhe Kërkesa

Me kalimin e javëve dhe arritjen në vazhdimësi të ditëve të protestës, lëvizja u maturua politikisht duke prezantuar një platformë zyrtare të kërkesave të panegociueshme, e cila synon të reformojë shtyllat e shtetit:

  1. Dorëheqja e menjëhershme dhe e panegociueshme e Kryeministrit Edi Rama.
  2. Reforma të thella kushtetuese dhe zgjedhore që kthejnë votën te qytetari dhe garantojnë ndarjen e pushteteve.
  3. Shfuqizimi i ligjeve të diskutueshme për investime strategjike, zonat e mbrojtura, trashëgiminë kulturore dhe të ashtuquajturit ‘’Paketa e Maleve’’.

Kjo platformë u pasua edhe me thirrjen për krijimin e një Kuvendi Kombëtar Qytetar, një tentativë për të ndërtuar një platformë të re politike jashtë kornizave të partive ekzistuese.

KAPITULLI IV: Reagimi i Pushtetit: Retorika e polarizimit dhe kërcënimit

Përballë një rezistence të tillë, strategjia e qeverisë ka lëvizur mes injorimit, ironisë në rrjetet sociale dhe stigmatizimit të protestuesve. Kryeministri dhe eksponentë të tjerë të mazhorancës i kanë cilësuar protestuesit si ekstremistë apo shëmbëlltyrë e dështimit që tentojnë të bllokojnë zhvillimin ekonomik dhe turizmin në vend. Në disa raste, retorika ka kaluar në nivele të sigurisë kombëtare. Tentativat për të lidhur figura të caktuara të protestës me agjenda të huaja (si rasti i dëbimit të predikueses Ikballe Huduti) tregojnë përpjekjet e pushtetit për të devijuar vëmendjen nga thelbi i problemit: korrupsioni dhe mungesa e transparencës. Nga ana tjetër, ndërhyrjet e forcave të rendit me ujëhedhës dhe gaz lotsjellës, si dhe procedimet penale ndaj aktivistëve, dëshmojnë për një nervozizëm në rritje të aparatit shtetëror.

PËRFUNDIME: Çfarë pritet të ndodhë?

            ‘’Revolucioni i Flamingove’’ i nisur më 31 maj ka shënuar një pikë pa kthim në jetën publike shqiptare. Ai ka vërtetuar se shoqëria civile në Shqipëri, dekurajuar prej vitesh nga apatia dhe emigrimi masiv, zotëron ende një bërthamë të fortë reagimi dhe vetëdije qytetare. Skenarët e ardhshëm mbeten të hapur. Nëse qeveria vazhdon të zgjedhë rrugën e arrogancës dhe refuzimit të dialogut, kriza rrezikon të thellohet duke ndikuar negativisht në imazhin turistik të vendit dhe në procesin e integrimit evropian. Megjithatë, fitorja më e madhe e kësaj proteste është thyerja e mitit të paprekshmërisë së pushtetit dhe krijimi i një precedenti të ri: në Shqipëri, vendimet për pasurinë publike nuk mund të merren më në fshehtësi të plotë pa llogaritur zërin e sovranit.

Ngërçi institucional në Kosovë, policentrizmi partiak dhe krizat kushtetuese rreth figurës së presidentit

0

Liron Krasniqi, filozof, Prishtinë

            Sistemi politik i Republikës së Kosovës, i dizajnuar mbi parimet e Kushtetutës së vitit 2008, funksionon si një demokraci parlamentare ku pushteti buron nga Kuvendi. Megjithatë, përgjatë historisë së saj të shkurtër si shtet i pavarur, Kosova është përballur në mënyrë të përsëritur me fenomene bllokuese që në zhargonin politik dhe juridik njihen si ‘’ngërçe institucionale’’. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre krizave ka pasur si epiqendër postin e Presidentit të Republikës. Edhe pse Kushtetuta e përcakton Presidentin si një figurë neutrale, përfaqësues të unitetit të popullit dhe garantues të funksionimit kushtetues të institucioneve, në praktikën politike kosovare kjo pozitë shpesh është shndërruar në ‘’monedhë kusuritjeje’’ për krijimin ose mbijetesën e koalicioneve qeverisëse. Ky punim analizon natyrën e ngërçeve institucionale në Kosovë, duke u fokusuar në zbrazëtitë dhe paqartësitë kushtetuese, rolin e Gjykatës Kushtetuese si arbitër dhe ndikimin që këto kriza kanë në stabilitetin demokratik të vendit.

KAPITULLI I: Korniza Kushtetuese dhe Nyja e ‘’80 deputetëve’’

            Për të kuptuar zanafillën e ngërçeve që lidhen me Presidentin, duhet analizuar neni 86 i Kushtetutës së Kosovës, i cili rregullon procedurën e zgjedhjes së kreut të shtetit. Sipas këtij neni, Presidenti zgjidhet nga Kuvendi me votim të fshehtë. Në dy rundet e para kërkohet një shumicë e kualifikuar prej dy të tretave (2/3) të votave të të gjithë deputetëve (pra 80 nga 120 vota). Nëse asnjëri kandidat nuk i merr këto vota, organizohet rundi i tretë, ku kandidati fitues mund të zgjidhet me shumicën e thjeshtë prej 61 votash. Megjithatë, ngërçi nuk buron vetëm nga numri i votave për fitore, por nga kushti i kuorumit për zhvillimin e seancës. ërmes interpretimeve historike të Gjykatës Kushtetuese (veçanërisht Aktgjykimi në rastin KO 29/11 e vitit 2011), është saktësuar se në sallën e Kuvendit duhet të jenë fizikishit të pranishëm të paktën 80 deputetë dhe të marrin pjesë në procesin e votimit në të tria rundet. Nëse në proces nuk marrin pjesë 80 deputetë, seanca dështon automatikisht. Nëse pas tri rundeve dështon zgjedhja, Kuvendi shpërndahet dhe vendi shkon brenda 45 ditëve në zgjedhje të jashtëzakonshme. Kjo vegël juridike u ka dhënë partive opozitare një fuqi të jashtëzakonshme bllokuese.

KAPITULLI II: Retrospektiva Historike e Krizave Presidenciale

Kosova ka kaluar nëpër disa cikle të rënda ngërçesh institucionale të shkaktuara pikërisht nga kjo procedurë:

  1. Rasti ‘’Sejdiu’’ (2010) dhe ‘’Rasti Pacolli’’ (2011). Në vitin 2010, Gjykata Kushtetuese konstatoi se Fatmir Sejdiu kishte shkelur Kushtetutën duke mbajtur njëkohësisht postin e Presidentit dhe atë të kryetarit të partisë (LDK). Dorëheqja e tij çoi vendin në zgjedhje. Pas zgjedhjeve, në shkurt të vitit 2011, Behgjet Pacolli u zgjodh president në kuadër të një marrëveshjeje politike me PDK-në. Megjithatë, opozita e bojkotoi seancën dhe Gjykata Kushtetuese e shpalli zgjedhjen e tij të pavlefshme sepse nuk kishte pasur 80 deputetë në sallë gjatë votimit dhe nuk kishte pasur kundërkandidat. Ky ngërç u zgjidh vetëm përmes një marrëveshjeje të jashtëzakonshme me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan të asaj kohe, duke sjellë Atifete Jahjagën si presidente konsensuale jashtë-politike.
  2. Dorëheqja e Hashim Thaçit dhe Tranzicioni i Viteve 2020-2021. Një tjetër ngërç i madh u shënua në nëntor të vitit 2020, kur Presidenti Hashim Thaçi dha dorëheqje pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale në Hagë. Posti kaloi te Ushtruesja e Detyrës (u.d.), Vjosa Osmani. Sipas Kushtetutës, pozita e u.d. të Presidentit nuk mund të ushtrohet më gjatë se 6 muaj. Kosova u gjend në një garë të ethshme me kohën në fillim të vitit 2021. Çdo dështim për të zgjedhur pasardhësin para prillit të vitit 2021 do ta hidhte vendin në një vakum të paprecedentë ligjor, ku nuk do të kishte as president dhe as ushtrues detyre legjitim për të shpallur zgjedhjet apo mandatuar qeverinë. Kriza u shmang në momentet e fundit vetëm pasi LDK-ja (atëherë në opozitë) vendosi të qëndronte në sallë për të siguruar kuorumin prej 80 deputetëve për zgjedhjen e Vjosa Osmanit.

KAPITULLI III: Pasojat e ngërçeve në Shtetndërtim dhe Funksionim

            Ngërçet institucionale nuk janë thjesht kalkulime brenda mureve të Kuvendit; ato prodhojnë pasoja zinxhir që paralizojnë të gjithë organizmin shtetëror:

  1. Paraliza Legjislative dhe Bllokimi i Fondeve: Gjatë periudhave të ngërçeve, Kuvendi shpesh e humb aftësinë për të miratuar ligje të thjeshta apo marrëveshje ndërkombëtare. Kjo përkthehet në humbje të miliona eurove në formë grantesh dhe investimesh nga Bashkimi Evropian dhe Banka Botërore.
  2. Kostot Financiare: Zgjedhjet e shpeshta të jashtëzakonshme (Kosova rrallëherë ka pasur një qeveri apo legjislaturë që ka çuar mandatin 4-vjeçar deri në fund) i kushtojnë buxhetit të varfër të shtetit miliona euro, të cilat do mund të orientoheshin në shëndetësi apo arsim.
  3. Vakumi në politikën e jashtme dhe siguri: Presidenti udhëheq politikën e jashtme dhe është komandant suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Kur ky post mbetet në ngërç apo ushtrohet përkohësisht, aftësia e Kosovës për të përfaqësuar interesat e saj në arenën ndërkombëtare dhe për të marrë vendime të shpejta strategjike zbehet ndjeshëm.

KAPITULLI IV: Roli i Gjykatës Kushtetuese dhe Ndërhyrja Ndërkombëtare

            Në mungesë të një kulture të pjekur politike të kompromisit, Gjykata Kushtetuese e Kosovës është shndërruar faktikisht në aktorin kryesor që zgjidh ose zhbllokon krizat. Vendimet e saj kanë pasur karakter pothuajse legjislativ, duke plotësuar me interpretime atë që Kushtetutëbërësi nuk e kishte paraparë qartë. Nga ana tjetër, faktori ndërkombëtar (shtetet e Kuintit, me theks të veçantë SHBA-në) ka luajtur historikisht rolin e ‘’pasiatësit’’të fundit. Sa herë që palët politike vendase barrikadoheshin në pozicionet e tyre duke krijuar ngërç total, presioni dhe diplomacia ndërkombëtare detyronte liderët të uleshin në tryeza dhe të gjenin zgjidhje emergjente. Ndonëse kjo ndërhyrje ka shpëtuar vendin nga kolapsi, ajo ka krijuar një varësi që ka penguar maturinë e brendshme institucionale.

Përfundime dhe Rekomandime për të Ardhmen

Ngërçi institucional në Kosovë lidhur me çështjen e Presidentit dëshmon se dizajni kushtetues i vendit mban në vete një tension të brendshëm midis nevojës për konsensus të gjerë (shumica prej 2/3) dhe realitetit të një skene politike tejet të polarizuar. Kërkesa strikte që 80 deputetë të marrin pjesë në votim ka shërbyer më shumë si një armë për shantazh politik sesa si një instrument për të nxitur unitet. Për të dalë nga ky rreth vicioz i krizave të përsëritura, Kosova ka nevojë për një reformë të thellë kushtetuese dhe zgjedhore. Dy janë rrugët kryesore që mund të diskutohen:

  1. Zgjedhja e Presidentit direkt nga populli: Kjo do t’i hiqte Kuvendit monopolin mbi këtë post dhe do të shmangte mundësinë që bllokimet parlamentare ta çojnë vendin në zgjedhje të parakohshme.
  2. Ndryshimi i kuorumit në rundin e tretë: Nëse në dy rundet e para dështon zgjedhja me 80 vota, në rundin e tretë kuorumi i pjesëmarrjes dhe votimit duhet të ulet në 61 deputetë (shumicë e thjeshtë), duke e zhveshur opozitën nga nxitja për të bllokuar procesin përmes bojkotit të thjeshtë të numrave.

Deri në realizimin e këtyre reformave, stabiliteti institucional i Kosovës do të mbetet peng i vullnetit të mirë të liderëve partiakë dhe aftësisë së tyre për të vënë interesat shtetërore mbi ato taktike elektorale.