
Paqja në Lindjen e Mesme do të vendoset kur të rivendoset historia në vendin e saj

Reportazh i Le Monde/ Në Banjskë, aty ku dështoi një Krime e dytë
Banjska është rikthyer sërisht në letargjinë e saj. Vetëm vrima e plumbave mbi disa dritare dhe portat e thyera të manastirit ortodoks të ngritur mbi këtë fshat modest në veri të Kosovës, ruajnë ende gjurmët e përplasjeve të dhunshme që shpërthyen, më 24 shtator, prej një komandoje serbësh të armatosur rëndë.
Dy javë më vonë, në 9 tetor, pronari i dyqanit të vetëm ushqimor në këtë vend me disa qindra frymë të plakura e kujton gjithçka sikur të kishte ndodhur një ditë më parë.
“Gruaja ime erdhi të më zgjonte në mes të natës duke thënë se po qëllonin. Në fillim menduam se ishin kontrabandistë, por më vonë e kuptuam se ishte më keq. Kot të flas për burrërri, isha shumë, shumë i frikësuar, – thotë ai nga shkallët e dyqanit, duke refuzuar të japë emrin e tij.
Që pas sulmit, rreth 40.000 serbët që banojnë në veri të këtij vendi ballkanik, me shumicë shqiptare, ndodhen nën presion. Të gjithë kanë frikë nga një rikthim lufte, njëzet vjet pas asaj të vitit 1999, që çoi në pavarësinë e Kosovës.
“Ashtu si 95% e fshatit, unë nuk dyshoja për asgjë,” mbrohet dyqanxhiu, duke e përshkruar komandon si një “bandë kriminale”.
E mbiarmatosur, e veshur me uniforma pa shenja dhe e paisur me mbi tridhjetë automjete, disa prej të cilave të shenjuar me logo të rreme të KFOR-it, komandot serbe do të dilnin në rrugët e fshatit në natën midis datave 23 dhe 24 shtatorit. Operacioni filloi në orën 2:34 të mëngjesit. Pikërisht në këtë orë, një patrullë policore e Kosovës, që vajti aty për të inspektuar dy kamionë, të instaluar për të bllokuar urën e vogël, e cila gjendet në hyrjen e fshatit, u godit nga shpërthimi i një mine të komanduar në distancë.
Njëri nga tre policët, Afrim Bunjaku, mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos.
Njësiti i armatosur serb u përball për orë të tëra me forcat speciale kosovare të dërguara urgjentisht nga Prishtina, për t’u tërhequr pastaj brenda në manastir, ku gjendej një grup pelegrinësh dhe për tu larguar në fund përmes pyllit, që të çon drejt Serbisë. Bilanci i kësaj dite, më e dhunshmja e dekadës së fundit në Kosovë: tre terroristë të vrarë, tre të tjerë të arrestuar dhe dhjetëra në arrati.
Mes këtyre të fundit gjendej edhe lideri i tyre, i cili u identifikua shpejt, përmes imazheve të filmuara me dron: bëhej fjalë për Milan Radoiçiçin, një udhëheqës i fuqishëm politik lokal serb, i njohur prej kohësh për lidhjet me krimin e organizuar.
Pesë ditë më vonë, personi në fjalë e pranoi pjesëmarrjen e tij në ngjarjet e dhunshme dhe njoftoi, përmes avokatit të tij në Beograd, se e ndërmori këtë aksion “personalisht” dhe “pa informuar qeverinë serbe”.
Në deklaratën e tij, ai pohoi se e drejtoi atë komando për të “inkurajuar popullin serb të këtij rajoni, për t’i rezistuar terrorit të regjimit [kosovar]” dhe që të “krijojnë kushtet e nevojshme për realizimin e ëndrrës së lirisë”, të pakicës prej 100.000 serbësh në Kosovë.
Këta të fundit refuzojnë ta njohin pavarësinë e këtij territori që e konsiderojnë si djepin e kombit të tyre. Prej pesëmbëdhjetë vjetësh ata kanë ëndërruar të kthehen në gjirin e Beogradit.
Por ky version i ngjarjeve është vënë në dyshim serioz nga shumë elementë shqetësues që kanë nxjerrë në dritë gjetjet e hetuesve kosovarë.
“Nuk ishte vetëm një grup qytetarësh të pakënaqur të cilët organizuan një sulm, ishte qartësisht një ofensivë paraushtarake nga Serbia. Një grup “burrash të vegjël të veshur me të gjelbër” që synonin një aneksim sipas stilit të Krimesë”, ka thënë për Le Monde presidentja kosovare, Vjosa Osmani, duke bërë një paralele me operacionin rus të kryer nga ushtarë pa shenja dalluese në gadishullin ukrainas, në vitin 2014. “Objektivi i tyre kryesor ishte të pushtonin territorin në Veri, për të provuar të ndanin këtë rajonin nga pjesa tjetër e Kosovës”, thotë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. “Ne gjetëm harta të cilat tregojnë se duhet të ketë pasur tre fusha operimi me më shumë se 200 persona të përfshirë”, siguron ministri, duke vlerësuar se kontrolli i rastësishëm i policisë në mes të natës, bëri që operacioni të dështonte, duke e shkaktuar përplasjen më shpejt se sa ishte planifikuar.
Videot me dron të publikuara nga Prishtina tregojnë në fakt njerëz të armatosur rëndë të gatshëm për të luftuar pasi u trajnuan për ditë të tëra në baza ushtarake brenda në territorin serb.
Në automjetet e braktisura pranë manastirit, autoritetet e Kosovës kapën një
arsenal të vertetë lufte: më shumë se 40 raketahedhës antitank, afro 200 granatahedhës, dhjetëra pushkë automatike, mina, 80.000 fishekë… « Nuk mendoj se diçka e tillë është e mundur pa lidhje me qeverinë serbe”, akuzon z. Maqedonci. Aty shumë nga këto armë kanë fletë-daljet nga fabrikat shtetërore serbe, ndonjëherë vetëm disa muaj para operacionit të 24 shtatorit.
Autoritetet e Beogradit që vazhdojnë të pretendojnë se nuk kanë lidhje me sulmin, këmbëngulin se zoti Radoiçiç mund ta ketë marrë këtë arsenal në “tregun e zi” në Tuzla të Bosnie-Herzégovines. “Është e lehtë të gjesh armë” në Ballkan, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiq, në një nga intervistat e rralla të dhëna për këtë ngjarje.
Sipas tij, zoti Radoiçiq kishte kryer « një shkelje të madhe penale” pa e paralajmëruar vetë atë. Megjithatë, lideri serb e njeh mirë kreun e komandove, i cili është nënkryetar i Listës Srpska, partia kryesore e serbëve të Kosovës, e lidhur me drejtpërdrejt me partinë Progresive et zotit Vuçiq. “Aï
ishte aleat, por jo mik”, u shpreh Vuçiq në televizionin britanik Sky News, pasi kishte ndryshuar disa herë version për këtë gjë gjatë viteve të fundit.
45 vjeç, me flokë të prera shkurt dhe mjekër treditore, zoti Radoiçiç është një burrë që qëndron në në hije, i cili ka ruajtur për një kohë të gjatë një reputation kontrovers në veri të Kosovës. Zyrtarisht shef kompanish ndërtimi dhe hotelesh, ai u ndëshkua, në fund të 2021, nga sanksionet e SHBA për përfshirje në « korrupsionin » endemik në veri të qytetit të Mitrovicës. Kjo është një zonë ku lulëzojnë trafikantët, duke përfituar nga vakumi ligjor i krijuar nga konfliktet e sovranitetit midis Beogradit dhe Prishtinës. Radoiçiç akuzohet gjithashtu se ka pasur gisht në vrasjen et Oliver Ivanoviç, një kundërshtar i zotit Vuçiç, që u qëllua për vdekje në vitin 2018, pasi denoncoi rolin e mafias për dominimin e minoritetit serb.
Prishtina transmoi gjerësisht në media imazhet e vilës luksoze të Radoiçiçit buzë një liqeni. Me pishinën, bilardon dhe tarracën madhështore, ajo binte në kontrast me varfërinë përreth. «Është e qartë se nuk këmi të bëjmë me një “luftëtar lirie” por me një Pablo Escobar» ironizoi Xhelal Sveçla, ministri i brendshëm kosovar.
Pasi u paraqit vetë pranë policisë serbe, zoti Radoiçiq u akuzua për krim kundër sigurisë publike. Megjithatë, Beogradi tashmë ka njoftuar se do të refuzojë ekstradimin et tij në Prishtinë, në perputhje me politikën e tij të
mosnjohjes së sistemit gjyqësor kosovar. Udhëheqësi i komandove zgjodhi si avokat të tij një njeri të njohur në të gjithë Ballkanin për nacionalizmin dhe afërsinë me Moskën: Goran Petronijeviçin, ish-mbrojtësin et kriminelit të luftës Ratko Mlladiç.
Ky i fundit ishte këtë në shtator në zonat e pushtuara në Ukrainë si vëzhgues i zgjedhjeve farsë të organizuara nga Rusia.
Në të shkuarën, ai gjithashtu mbrojti një nga pjesëtarët e komandos ruso-serbe që hynë në Mal të Zi në 2016, për të kryer një grusht shteti.
Edhe ky qe një operation i dështuar i cili kishte shumë ngjashmëri me këtë që ka ndodhur së fundi në Kosovë. As z. Radoiçiq as z. Petronijevic nuk dëshëruan ti përgjigjeshin pyetjeve të Le monde.
Pasi u arrestua për dyzet e tetë orë, zoti Radoiçiq u lirua me kusht më 4 tetor nga një gjykatë në Beogradit, me arsyetimin se i kishte pranuar të gjitha faktet për të cilat akuzohet. Ky lirim u përshkrua si “fatkeq” deri dhe nga presidenca franceze, Elysée, ndërsa diplomatët perëndimorë janë ende në pritje që Beogradi t’u paraqesë një version të besueshëm të ngjarjeve.
Por deri më tani zoti Vuçiq, i cili prétendon se dëshiron të anëtarësohet në BE, pa prishur lidhjet et tij historike me Moskën, preferon të luajë kartën nationaliste. Ndërsa dënojnë vdekjen et policit shqiptar, autoritetet e Beogradit i kanë shpallur heronj tre sulmuesit që u vranë në shëkmibim zjarri kundër tij. Një ditë zie kombëtare u shpall për nder të tyre dhe qindra njerëz u shkuan në varrim. Në Mitrovicën e Veriut, njoftimet e ngjitura në muret e qytetit kujtojnë burrat që « vdiqën me shumë trimëri, duke luftuar për atdheun e vet”.
Le monde, perktheu T Çela, Lapsi.al
Shkarkimi i barrës së Rusëve në luftën me Ukrainën, përmes shpërndarjes së konflikteve nëpër botë, që “islami ynë” po e ndihmon!
“Allahistët” në luftë e terror kundër Izraelit dhe izraelitëve… Edhe “allahistët tonë” , që mediat tona joprofesionale dhe mercenare u japin hapësirë shprehjeje, po të guxonin do të ishin pjesë e Hamasit, Hezbollahit (partisë së Allahut!), Xhihadit Islamik etj. Ky është një turp i madh për gazetarinë dhe për mbarë popullin shqiptar. Fajet për këto zhvillime antishqiptare i ka politika jonë “kombëtare” gjithandej në Gadishullin Ilirik.

Nga: Gjergj Kabashi
Sulmet e Ushtrisë së Serbisë të kamufluara pas të së ashtuquajturës “Brigada e veriut” me 24 shtator 2023, tek Banjska, këto të sotshme ndaj Izraelin e shumë sulme që po përgatiten anekënd botës, bëhen për të shfrytëzuar kaosin e luftës së Federatës Ruse ndaj Ukrainës, pushtimi i së cilës po zgjat më shumë se një vit tashmë. Rusët janë duke pësuar humbje të mëdha në Ukrainë, andaj të ndeshur me çmitizimin e armatës së pamposhtur ruse nga trimat ukrainas, ata duan të zhgarkohen nga barra tepër e rëndë, duke përhapur konflikte anekënd botës.
Serbia është e para që për interesat panserbe e panruse, do ti ndihmoj Rusisë që betejat e saj dhe ekspansioni territorial ndaj Ukrainës sot, e të tjerëve nesër, të mos mbetët në lloq, baltë!
Shqiptarët, andaj duhet të përfundojnë me teprimet e lavdërimeve të betejës së 24 shtatorit dhe të përqëndrohen kahdo nëpër KUFI, se nuk është më koha e Heroit Ahmet Delia, pasi Serbia vazhdon të mos heq dorë nga agresioni ndaj Kosovës.
Musteqedredhunve, “namuzlive”, panislamikëve dhe ata që nëpër “oda” i numrojnë “çajat e rusit”, jo vetëm që s’duhet tu besoj askush, se qoftë me qëllimet e këqija që mund ti kenë, naivitetin, apo me gjumin e tyre të rënde dhe përhumbjen që mund ti ketë kapluar, mund ta dëmtojnë keq integritetin territorial dhe sigurinë e shtetit të Kosovës.

Dy nga nacionalistët e mëdhenj islamik, që i dhanë jetëkotat për të ashtuquajturen “Toka e Shamit”, që sipas BIK-ut, “asht aq e randsishme për Allahun”. Paraprakisht, këta i takonin të së ashtuquajturës “Rinia Muslimane e Kosovës”, e njohur për urrejtjen dhe shovenizmin e madh religjioz. Ata e patën nisë “simbolikisht” vënien e gurthemelit të së ashtuquajturës “Xhamia e Erdoganit” në Prishtinë, që tashmë po e ndërton Turqia me afro 40 milionë euro para të taksapaguesve turq. Për të përgatitur kësi ushtarësh – për Islamin!
***
Këta me gishin përpjetë ndërkaq janë palestinez që të ndërsyem nga Hamas , e sulmojnë me agresion të hapur shtetin e Izraelit. Gjoja për shkak të Xhamisë Al-Aksa, të cilën para disa vitesh presidenti aktual i Turqisë, pati dhanë betimin se “do ta çlirojnë”, pra mu ai , shteti i së cilit për hirë të ëndërrave neoosmane, po ia meremeton dhe ndërton Dardanisë krejt gratis dhe jo vetëm asaj, xhamitë në çdo cep të vendit, duke na e shndërrue vendin në Xhamistan! Nëse shihni ndonjë “arnaut” me kësi gishtërinjsh ngritur drejt qiellit, që janë krijesa të shfytyrumr të xhamive të tilla, të huaja për ne, keni të drejtë absolute që tu psh…ni në ata gishtërinj … dhe në kokë.
https://drini.us/hamasi-perdor-altoparlante-nga-xhamite…/
Sepse ju, dmth të gjithë ne, jemi vetëm Shqiptare e Shqiptarë dhe nuk durojmë asnjë agjendë religjioze antishqiptare në vendin tonë të shenjt dardan, në Dardaninë tonë, në Gadishullin tonë Ilirik.
Dialogut i ka humbur kuptimi!

Florim Zeqa
Pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit, gjegjësisht pas agresionin terrorist serb, nuk ka logjikë të vazhdojë më sikurse para aktit tragjik të 24 shtatorit në Banjskë.Kësisoji kemi arritur në pikën kur dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit i ka humbur kuptimi.
Jo dialog pa rolin prijës të SHBA-ve
Situata e shtensionuar politike fare nuk përkon më situatën eskaluese në terren, e cila pas bastisjeve të Policisë së Kosovës në pjesën veriore, për një çast të vetëm mund të kthehet në konflit të hapur, për shkak se aty ende po gjendet arsenal i madh luftarak për destabilizimin e rajonit.
Krijohet përshtypja sikur në atë pjesë të vedit tonë më shumë ka arsenal luftarak sesa banorë dhe kjo nuk është krijuar për një ditë të vetme, por me vite të tëra dhe një vijimësi nga dita në ditë.
Edhe përkundër faktit se zyrtarët e BE-së po bëjnë thirrje që palët të kthehen në procesin e dialogut, pa i specifikuar detajet se si do të duket ai. Pas 24 shtatorit, procesi i dialogut nuk guxon të vazhdojë tutje pa e qartësuar agjendën dhe formatin e dialogut.
Paaftësia e BE-së për ta shtyrë përpara procesin e dialogut me eepilog final, e shtron nevojën që dialogu Kosovë-Serbi të vazhdojë në një format krejtësisht të ri, me rolin prijës të SHBA-ve, e cila do t’i vëjë në binarë të barabartë të dy palët në dialog, duke i ngarkuar me përgjegjësi të njëjta për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel dhe Ohër.
Barazia në dialog fillon në momentin e ndëshkimit të Serbisë për sulmin në veri më 24 shtator 2023, si dhe me heqjen e masave ndëshkimore për Kosovën pas trazirave në veri, nga të cilat Kosova u ndëshkua padrejtësisht dhe në mënyrë të njëanshme.
Me format të ri të bisedimeve
Jo serioziteti i negociatorëve evropian në bisedimet e Brukselit në njërën anë dhe favorizimi i Serbisë në anën tjetër, i bën Borrelin dhe Lajçakun të ‘pabesueshëm’ për palën kosovare në bisedime.
Andaj, nuk ka më asnjë arsye për vazhdim të dialogut me logjikën e vjetër, me të njëjtën përmbajte dhe të njëjtin përfaqësim. Kur e themë ketë e kam parasysh faktin, se dialogu Kosovë-Serbi duhet të zhvillohet në nivel të barabartë mes dy presidentëve, e jo si deri më tani në nivel të pabarabart president-kryeministër.
Presidentet e dy shteteve, përveqse liderë shtetërorë janë edhe udhëheqës suprem të forcave të armatosura në shtetet respektive, dhe kjo nuk është gjë krejtësisht e parendësishme për rrethanat nëpër të cilat po kalojmë.
Shkala e lartë e rrezikut e kërkon nivelin më të lartë të përgjegjësisë në bisedime, e jo të takohen sa për të bërë foto-kortezie, sa për t’u dukur se janë serioz apo të relaksuar me situatë të tensionuar në vend.

Edi Rama me presidentin e Serbisë…, si ta kishte shtatë herë vëlla! Intersohet dhe bënë “status” për serbët e veriut të Kosovës prapa shpinës së Qeverisë së Kosovës, por nuk kujtohet që të njejtin “status” ta bënte edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës
***
Liderët shtetërorë duhet të jenë të gatshëm me marrë vendime të mëdha për të mirën dhe të ardhmen e qytetarëve, ligjërisht të obligueshme për të dyja shtetet, e jo të vazhdohet sikurse deri më tani, me lojëra të kriposura politike të palëve në dialog, pasojat e të cilave po i vuajnë qytetarët e Kosovës.
Qëllimi i presidentit serb, Aleksander Vuqiqi është që me lojëra politike të mbulojë ngjarjen tragjike në Bajnska, me promovimin e zgjedhjeve të reja në veri, i cili është i njëjti që i ka urdhëruar serbët për bojkotim të zgjedhjeve dhe daljen nga institucionet e Kosovës, siq e kishte bërë me policët, gjyqtarët, prokurorët dhe zyrtarët shtetëror të komunitetit serb të pjesës veriore.
“Humoristi” i facebook-ut dhe une që ia paskam “marrë inati popullit!”


Karriera e shkëlqyer pedagogjiko-shkencore e Prof.dr. Nikoleta Mita
Foto: Prof.dr. Nikoleta Mita

Eshref Ymeri
(Rezultate imazhesh për Voal Prof.dr. Eshref Ymeri Dy fjalë pas n jë marrëveshjeje) tradhtare
Më 20 shtator, në adresën elektronike, nga Tirana më erdhi letra në vijim:
“I nderuar Prof. Eshrefi,
Unë jam Nikoleta Mita, ish studentja juaj. Uroj të jeni mirë me shëndet!.. Unë po ju shkruaj me ftesën për të marrë pjesë në Takimin e 45-vjetorit të Diplomimit të Kursit të Gjuhëve të Huaja (1974-1978) që është planifikuar të mbahet në 6 tetor 2023, në ora 17.30-19.30 në Tiranë. Ne kemi planifikuar të bëjmë një veprimtari të përbashkët të anglishtes, frëngjishtes dhe rusishtes e të ftojmë edhe pedagogët e shkollës së lartë dhe mësues të Shkollës së mesme të gjuhëve të huaja dhe të ndajmë së bashku kujtimet e atyre viteve, të shprehim mirënjohjen tonë për punën e përkushtuar, të kryer nga ana e pedagogëve dhe e mësuesve. Ne kemi parashikuar edhe lidhjen online për pedagogët dhe të diplomuarit që nuk do të mund të jenë të pranishëm personalisht.
Për ne do të ishte gëzim dhe kënaqësi nëse ju do të mund të ishit pjesë e takimit.
Ne do të japim Çertifikata mirënjohjeje për pedagogët dhe mësuesit dhe do të bëjmë një video homazh për pedagogët dhe të diplomuarit që janë ndarë nga jeta…
Me dëshirën për t’u takuar,
Nikoleta”.
Për mua kjo letër ishte një befasi tepër e këndshme.Më gëzoi zemra që studentet dhe studentët e mi të viteve akademike 1974-1978 më kujtojnë me respekt dhe më ftojnë të marrë pjesë në përkujtim të 45-vjetorit të përfundimit të studimeve universitare.
Për mua do të ishte një kënaqësi e jashtëzakonshme të isha i pranishëm personalisht në atë takim jubilar, të përshëndetesha dhe të përqafohesha me ish-studentet dhe studentët e mi të atyre viteve, të cilët, pas përfundimit të universitetit, i kam konsideruar gjithmonë kolege dhe kolegë mjaft të respektuar.
I ktheva përgjigje Nikoletës, duke e përshëndetur me shumë përzemërsi për nismën që kishte ndërmarrë për organizimin e atij takimi mjaft emocionues. Në të njëjtën kohë, i theksova se do të isha shumë i lumtur të merrja pjesë në festën e 45-vjetorit të diplomimit të tyre, por, për shkak të largësisë shumë të madhe (15 orë udhëtim me avion), e kisha të pëmundur ta ndaja me ta drejtpërdrejt gëzimin dhe kënaqësinë e papërshkruar që të sjellin ngjarje të tilla të paharruara. Po ashtu, Nikoletës ju luta t’u përcillte të gjithë të pranishmëve – ish-studentë, mësues dhe pedagogë veteranë – urimet e mia më të përzemërta.
Letra e Nikoletës më mallëngjeu aq shumë, saqë më bëri të shtegtoj pas në vite dhe të sjell në kujtesë fillimin e vitit akademik 1974-1975, kur Nikoleta ishte studente e kursit të parë të degës së gjuhës dhe letërsisë ruse. E kujtoj si një studente bukuroshe, mendjemprehtë, mjaft të talentuar, buzagaze dhe tepër të edukuar. Dallohej për një kujtesë fenomenale, sidomos në orët e lëndës së leximit analitik. Mbaj mend kur analizonim në rusisht fragmente nga romani në vargje “Evgjeni Onjegin” të Pushkinit, Nikoleta recitonte përmendësh vargje të tëra, si fjala vjen:
“Kujtoj një det para stuhisë,
Zilije valësh i pushtuar,
Me vrap tek rendnin krejt hazdisë,
Ndër këmb’t e saja për t’u shtruar”.
Ose një tjetër fragment po nga romani “Evgjeni Onjegin”, të cilin studentëve të grupit të saj, në orën e seminarëve të letërsisë ruse, ua kishte recituar lektorja e shquar e asaj lënde, Profesoresha ime e dashur, Docente Vitore Ballvora, Nikoleta e kishte mësuar përmendsh shumë shpejt:
Vall’ heshti zëri i magjisë,
Semjónova, kjo muz’ çudare,
Dhe ne na la mes arratisë,
Me Febin mos u nda për fare
Dhe zulma ruse u molis?
S’besoj! Se prapë ajo do ngjitet,
Për të do ndizen zemrat horë –
Në sytë tanë nuk do venitet
Lavdi e saj me kurorë.
Pas analizës gjuhësore të një fragmenti nga romani“Frymë të vdekura” të Gogolit, po komentonim në auditor poezinë e Lermontovit “Tumir, Rusi, moj palarane” dhe Nikoleta shpërthente me kujtesën e saj befasuese:
“Tumir, Rusi, moj palarane,
Vend veç me skllevër, agallarë,
Ju, uniforma kaltërane,
Dhe popull, ti, q’u hiqesh zvarrë”.
Një ditë, kur u ktheva në shtëpi, pas përfundimit të orëve të mësimit, shoqes së jetës sime, Havasë, i thashë:
“Në grupin që jap mësim, kam një studente shumë të talentuar. Kam bindjen që ajo do të bëhet dikush”. Havaja ma ktheu: “Hyjnia e ndihmoftë!”.
Kaluan vitet. Jeta vërtetoi se, falë talentit dhe vullnetit të papërkulur të Nikoletës, parashikimi im dhe urimi i Havasë kanë vite që janë bërë realitet. Talenti i Nikoletës, si studente shembullore, pati shkëlqyer në të gjitha lëndët në gjuhës ruse dhe në gjuhën shqipe. Por pasioni i saj binte në sy edhe për lëndën e pedagogjisë dhe të psikologjisë, të cilën e jepnin, respektivisht, Profesor Qemal Mandia dhe Profesor Aleko Qendro. Prandaj, gjashtë vjet pas përfundimit të Fakultetit, Nikoleta kaloi me punë në Katedrën e Pedagogjisë të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, pasi bëri specializimin në pedagogji-psikologji. Katedra ishte po në atë fakultet deri në vitin 1992 dhe më pas u zhvendos në Fakultetin e shkencave sociale. Nikoleta atje ka punuar gjithë kohën, përveç dy viteve 2018-2020 kur ishte rektore në një kolegj universitar privat. Fusha e kërkimit dhe e mësimdhënies ka qenë vlerësimi në arsim dhe në psikologji, një fushë e palëvruar në Shqipëri. Kjo ishte fusha që Nikoletës i përshtatej mirë. Ajo mbrojti doktoratën në vitin 1990, fitoi titullin akademik “Profesor i asociuar” në vitin 1994 dhe titullin akademik “Profesor” në vitin 2002. Ka dhënë mësim në Kosovë dhe Maqedoni dhe ka bashkëpunuar si adjunct professor me Clemson University (SHBA). Në kuadrin e projekteve të shumta ndërkombëtare, Nikoleta ka vizituar rreth 40 shtete në botë dhe ka qenë deri në Australi. Bashkëpunimi me të huajt ka qenë pjesa më e bukur e karrierës së saj akademike edhe përkundrejt përvojës, edhe përkundrejt vlerësimit. Në SHBA ajo ka qenë 12 javë në katër udhëtime. Në vitin 1992 ka qëndruar 5 javë. Ishte në California (Los Angeles dhe Malibu), në Ohio (Columbus), në Indiana (Indianapolis, Bloomington), Virginia, në Washington DC. Në vitin 1999 ka qëndruar në New York (Manhattan) për 5 javë se ndoqi një postmaster për politika dhe drejtim në arsim në Pace University. Me atë rast, vizitoi edhe shtetin New Jersey. Në vitin 2007 ishte në South Caroline se vizitoi Clemson University. Ishte dhe në Georgia (Atlanta). Në vitin 2010 ishte në Pennsylvania, në Shippensburg University dhe në Florida (South Florida University).
Po cila është më konkretisht karriera pedagogjiko-shkencore 45-vjeçare e Prof.dr. Nikoleta Mita?
Tani është Profesore në Departamentin e pedagogjisë dhe të psikologjisë të Fakultetit të shkencave sociale të Universitetit të Tiranës, si dhe bashkëpunëtore e jashtme e Universitetit Clemson (SHBA). Ka zhvilluar veprimtarinë mësimdhënëse dhe kërkimore në fushën e gjuhësisë, të pedagogjisë, psikologjisë dhe të shkencave sociale. Ka kryer specializime dhe ka fituar përvojë në fushën e pedagogjisë, të psikologjisë, të drejtimit dhe administrimit të arsimit, të vlerësimit arsimor, të vlerësimit psikologjik dhe të edukimit qytetar në disa vende të botës, si: SHBA, Britani e Madhe, Belgjikë, Francë, Itali, Greqi, Danimarkë, Suedi, Gjermani, Irlandë, Hollandë, Zvicër, Austri, Australi, Izrael, Slloveni, Spanjë, Portugali, Poloni, Hungari, Bullgari, Rumani, Lituani, etj. Ka një përvojë 45-vjeçare në fushën e mësimdhënies dhe të kërkimit në fushën e shkencave të edukimit dhe të psikologjisë. Aktualisht zhvillon mësim në programet e studimit Master i shkencave në psikologji shkollore, Master i shkencave në politika dhe drejtim arsimi, Master i shkencave në mësuesi për shkencat sociale. Ka dhënë mësim në Universitetin e Prishtinës dhe në Universitetin e Evropës Juglindore, Maqedoni e Veriut. Bashkëpunon me Clemson University (SHBA) për programin e doktoratës “Studime ndërkombëtare për familjen dhe komunitetin”. Ka përvojë të gjatë në udhëheqjen e tezave të kërkimit për diplomën bachelor, master dhe gradën shkencore “doktor”. Ka një përvojë të pasur në planifikimin, organizimin dhe drejtimin e projekteve të kërkimit në fushën e edukimit dhe të shkencave sociale. Ka mbajtur pozicione drejtuese, si: rektore e Kolegjit Universitar “LOGOS” (2018-2020), drejtore e Shkollës pasuniversitare të studimeve evropiane të Universitetit të Tiranës (2003-2009), ka ushtruar detyrën e dekanit të Fakultetit të shkencave sociale të Universitetit të Tiranës për një periudhë 6-mujore në vitin 1996 dhe ka drejtuar Seksionin e pedagogjisë të Katedrës së pedagogjisë dhe të psikologjisë të Fakultetit të historisë dhe të filologjisë të Universitetit të Tiranës (1992-1993). Ka qenë anëtare e disa organeve drejtuese të IAL-ve, ku ka punuar, si: anëtare e Senatit akademik, e Këshillit të fakultetit, e Këshillit të profesorëve. Ka një kontribut aktiv në zhvillimin e reformave arsimore të të gjitha niveleve në Shqipëri dhe në Kosovë. Ka një përvojë të pasur në bashkëpunimet ndërkombëtare në fushën e arsimit dhe të psikologjisë. Ka drejtuar, koordinuar dhe ka marrë pjesë në disa programe dhe projekte ndërkombëtare të fushës së arsimit. Ka referuar rezultate të studimeve në konferenca shkencore, të zhvilluara brenda dhe jashtë vendit. Ka qenë drejtuese kombëtare e PISA-s (1999-2003). Është anëtare e disa shoqatave profesioniste ndërkombëtare të fushës së edukimit, e bordeve të tyre dhe e bordeve të botimit të revistave vendore dhe të huaja. Ka botime të shumta në fushën e arsimit dhe të pedagogjisë, si autore dhe bashkautore. Në Bibliotekën kombëtare të Shqipërisë ka 105 tituj. Ka botuar artikuj në revista të huaja dhe kapituj në libra të botuara jashtë vendit. Prof. Hajrullah Koliqi e ka prezantuar veprimtarinë e Prof. dr. Nikoleta Mita në dy botime të tij: “Gruaja ndër shekuj/Arsimimi dhe emancipimi i saj, 2009” dhe “Fjalor enciklopedik i edukimit, 2022”.
Pas takimit të 6 tetorit në mjediset e Fakulteti të gjuhëve të huaja, Profesore Nikoleta, më 8 tetor, më njoftonte si më poshtë:
“Shumë i nderuar dhe i dashur profesor Eshrefi,
Festa ishte e mrekullueshme. Pati shumë mallëngjim, emocion, gëzim. Profesorët dhe mësuesit u lumturuan dhe ne u kënaqëm. Ju falënderoj që u bëtë pjesë e festës në disa mënyra.
Unë bëra një përmbledhje të përshëndetjes suaj gjatë festës dhe përzgjodha mesazhet për të gjithë, për ish- studentët dhe për kolegët tuaj. Keni shumë falënderime për përshëndetjen. Do të donim të ishit prezent, por keni mirëkuptimin e të gjithëve. Keni të fala nga gjithë të diplomuarit dhe pedagogët që morën pjesë në festë… Unë po ju dërgoj Çertifikatën elektronike të mirënjohjes për ju, një falënderim nga unë për të gjithë dhe disa foto nga festa….
Me shumë mirënjohje për gjithçka
Nikoleta”.
Fotot që më dërgoi Profesore Nikoleta më ngjallën shumë mall dhe nostalgji për vitet e mia studentore (1962-1966), për studentet, studentët dhe profesorët e mi, për kolegët-pedagogë. Më ka bërë përshtypje të thellë diçka: një personalitet shkencor, si Prof.dr. Nikoleta Mita, me një karrierë aq të shkëlqyer në fushën e pedagogji-psikologjisë dhe të bashkëpunimit me shumë universitete të njohura të vendeve të tjera, mund të qe larguar nga atdheu për t’u punësuar në një mjedis akademik të atyre vendeve. Por ajo e ka dhënë dhe vazhdon ta japë kontributin e vet të shquar në atdheun amë. Mendoj se shteti ynë duhet të ketë një këndvështrim të veçantë për pensionimin e Profesorëve të formatit të Prof.dr. Nikoleta Mita: Profesorë të tillë duhet të dalin në pension vetëm sipas dëshirës së tyre, siç veprohet në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara. Prandaj nuk duhen lejuar punonjësit e kuadrit të tregojnë zellin e tyre, duke pritur në përgjim të datës, kur Profesorët mbushin moshën, për t’i njoftuar të largohen për në pension. Është e turpshme të veprohet kësisoj me Profesorët e nderuar që kanë lënë emër në fushat e dijes.
Meqë e solla fjalën te pensionimi i profesorëve, lexuesve të nderuar po u rrëfej diçka:
Profesori i talentuar Vasil Kristo, pedagog veteran i gjeografisë fizike, me të cilin kam qenë koleg në Fakultetin e historisë dhe të filologjisë, në vitet ’50, studimet universitare i pati përfunduar në Poloni. Ishte tetori i vitit 2003. Një pasdite, kur po shëtisnim bashkë në Parkun e Madh të Tiranës, më rrëfeu diçka nga vizita që kishte bërë në Poloni në vitin 1993. Ja rrëfimi i tij në vijim:
“Kishin kaluar gati 40 vjet që nga koha kur kisha përfunduar universitetin në Poloni. Të them të vërtetën, më kishte marrë malli për t’u kthyer edhe një herë në ato mjedise ku pata kaluar vitet studentore. Dy vjet pas ndërrimit të sistemit, pikërisht në vitin 1993, i dhashë karar dhe u nisa për në Polon. Shkova në universitet dhe u ngjita në katin ku ndodhej katedra e gjeografisë fizike. Kur u afrova te dera, m’u shtuan emocionet. Trokita. Ma hapi derën një zotëri elegant, me pamje fisnike dhe më ftoi brenda. Iu prezantova si ish-student shqiptar i viteve ’50 i degës së gjeografisë fizike. U prek tej mase, m’u prezantua si shef i katedrës dhe ma shtrëngoi dorën fort, duke më uruar mirëseardhjen. Ndërkohë që po ma bënte me shenjë të ulesha në kolltukun përballë tryezës, vetëtimthi, më shkuan sytë te një shkresë që ndodhej mbi tryezë. Ishte një shkresë-porosi e dekanit të fakultetit. Ajo shkresë u drejtohej të gjitha katedrave të fakultetit. Në të thuhej:
“Janë të lutur të gjithë profesorët që kanë mbushur moshën e pensionit që të mos largohen për në pension”.
Ajo shkresë më bëri përshtypje të jashtëzakonshme se më kujtoi mënyrën aspak etike se si më larguan për në pension që ditën që mbusha moshën. Tani, i dashur Eshref, bëje vetë krahasimin se ku jemi ne, si shtet, në qëndrimin ndaj pensionimit të profesorëve, dhe ku është Polonia”.
Si shqiptar dhe si pedagog i dikurshëm në Fakultetin e gjuhëve të huaja, e ndiej veten shumë krenar për personalitetin e shquar shkencor të Prof.dr. Nikoleta Mita.
Kaliforni, 14 tetor 2023
Ushtria izraelite paralajmëron: – Sulmi ndaj qytetit të Gazës do të fillojë shumë shpejt
Botë
Izraeli dhe Hamasi në luftë
Izraeli paralajmëron për operacione ushtarake në qytetin e Gazës. Ata kanë kërkuar që 1.1 milionë palestinezë të ikin në jug të Rripit të Gazës.
Gazetari Tuva Hilton
Andreas Bakke Foss Gazetar
Stine Barstad gazetar
Wasim Riaz gazetar
14/10/2023 19:52
Kjo është gjëja më e rëndësishme tani:
“Sulmi në qytetin e Gazës do të fillojë shumë shpejt”, thotë një zëdhënës i ushtrisë izraelite të shtunën në mbrëmje.
Të premten mbrëma, Izraeli u kërkoi njerëzve në Gazën veriore që të evakuoheshin në Gazën jugore. Po flasim për 1.1 milion njerëz. Afati skadoi të shtunën në orën 15:00 me kohën e Norvegjisë. OKB thotë se një transferim i tillë është i pamundur pa pasoja të mëdha humanitare.
Lëvizja Hezbollah në Liban thotë se është e gatshme t’i bashkohet luftës kundër Izraelit.
Mbi 120 pengje civile mbahen në Rripin e Gazës, sipas ushtrisë izraelite. Hamasi pretendon se 13 pengje që morën në Izrael të shtunën më 7 tetor janë vrarë në sulmet ajrore izraelite. Numri është rritur me nëntë gjatë 24 orëve të fundit, sipas Hamasit.
Luftëtarët e Hamasit që sulmuan Izraelin ishin urdhëruar të “vrisnin sa më shumë të ishte e mundur” dhe të merrnin pengje. Këtë e tregojnë dokumentet e gjetura tek anëtarët e vrarë të Hamasit, sipas mediave amerikane.
Sipas autoriteteve palestineze shëndetësore, mbi 2200 njerëz janë vrarë në Rripin e Gazës nga bombardimet izraelite. Mbi 8700 janë lënduar. Shumë prej tyre janë fëmijë.
Nga ana izraelite, numri i të vdekurve është të paktën 1,300, ndërsa të paktën 3,436 janë plagosur.
Në Bregun Perëndimor të pushtuar, të paktën 54 janë vrarë dhe 1,100 janë plagosur.
Kjo do të thotë se numri i përgjithshëm i njerëzve të vrarë dhe të plagosur në luftën që ka shpërthyer është mbi 16,000 njerëz.

Fakte
Këto janë palët në luftën mes Izraelit dhe Hamasit
Izraeli. Shteti i Izraelit u krijua në vitin 1948 në tokat e banuara nga palestinezët. Në të njëjtën kohë, midis 500,000 dhe 1 milion palestinezë u zhvendosën, duke përfshirë në atë që përfundimisht u bë territoret palestineze të Bregut Perëndimor dhe Rripit të Gazës.
Palestina. Palestina përbëhet nga zonat e Bregut Perëndimor dhe Rripit të Gazës. Palestina njihet si shtet më vete nga OKB-ja, por jo nga vende si SHBA, Izraeli dhe Norvegjia.
Bregu Perëndimor. Bregu Perëndimor është një nga dy territoret palestineze. Ajo ka qenë nën pushtimin e pjesshëm ushtarak izraelit që nga Lufta Gjashtë Ditore në 1967. Gjithashtu është pjesërisht e kontrolluar nga Autoriteti Palestinez, PLO/Fatah.
Rripi i Gazës. E dyta nga dy territoret palestineze. Rripi i Gazës kontrollohet nga Hamasi. Kur Hamasi fitoi zgjedhjet në vitin 2006, Izraeli dhe Egjipti vendosën një bllokadë në Rripin e Gazës.
PLO. Organizata për Çlirimin e Palestinës (PLO) u themelua në vitin 1964. PLO u drejtua nga Yasir Arafat nga viti 1969 deri në 2004.
Fatah. Fatah është partia më e madhe politike në PLO dhe aktualisht është partia qeverisëse në Bregun Perëndimor. Partia drejtohet nga presidenti palestinez Mahmud Abbas, i cili gjithashtu kryeson PLO.
Hamasi. Hamasi është një organizatë militante dhe politike palestineze që ka sunduar Rripin e Gazës që nga viti 2006. Hamasi u themelua në vitin 1987 dhe ka qenë pas një sërë veprimesh terroriste. Ai përbëhet, ndër të tjera, nga Brigadat paraushtarake Qassam.
Hezbollahut. Hezbollahu është një grup militant dhe politik mysliman libanez dhe shiit me bazë në Liban. Ata mbështeten nga Irani.
Xhihadi Islamik. Një grup militant dhe politik, i cili ndër të tjera është i vendosur në Rripin e Gazës.
Marrëveshja e Oslos. Dy marrëveshje midis Izraelit dhe PLO-së që u lidhën në 1993 dhe 1995. Marrëveshjet nënkuptonin që Izraeli dhe PLO e njihnin njëri-tjetrin dhe se PLO njohu të drejtën e Izraelit për të ekzistuar. Marrëveshja e Oslos zyrtarizoi atë që do të ishte pushtimi i përkohshëm ushtarak i Bregut Perëndimor nga Izraeli. Izraeli nuk ka ndërmarrë hapa për t’i dhënë fund okupimit.
Kolonët. Kolonët izraelitë janë njerëz që jetojnë në qytete, vendbanime dhe poste në Bregun Perëndimor të pushtuar. Vendbanimet izraelite konsiderohen se janë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar nga komuniteti botëror.
Marrë nga: Aftenposten
Vijon zbardhja e planit të strukturave terroriste të Serbisë për aneksimin e veriut të vendit tonë




Kryhen kontrolle në shtatë lokacione në veri të vendit, gjinden armë, municion, mjete shpërthyese e pajisje tjera ushtarake
KOMUNIKATË E PËRBASHKËT NGA PROKURORIA SPECIALE DHE POLICIA E KOSOVËS
Prishtinë, 14 tetor 2023 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), dhe Policia e Kosovës (PK), njoftojnë opinionin publik se në vazhdën e angazhimit dhe realizimit të aktiviteteve policore për ruajtje të rendit kushtetues, ofrimit të sigurisë dhe parandalimit të aktiviteteve kriminale, Policia e Kosovës, respektivisht njësitet relevante, sot kanë zbatuar urdhër kontroll në pjesën veriore të vendit.
Prokuroria Speciale njofton se me urdhër të gjykatës, Policia e Kosovës ka zhvilluar kontrolle në shtatë lokacione në pjesën veriore të vendit, që lidhen me ngjarjet e 24 shtatorit 2023.
Po ashtu, ju njoftojmë se kontrollet janë kryer në lokacione të ndryshme, katër në Mitrovicën e Veriut, dy në Zveçan dhe një në Banjskë.
Gjatë këtyre kontrolleve, në një podrum të njërit nga tre soliterët në Mitrovicën e Veriut, janë gjetur një sasi municioni, kallashnikovë, zola, eksploziv etj.
Pjesëmarrës në këto kontrolle ishin edhe zyrtarë nga EULEX-i, kurse te tre rrokaqiejt prezent kanë qenë edhe EOD -KFOR-i, po ashtu EOD e Policisë së Kosovës është në vend të ngjarjes.
Lista preliminare e armëve dhe pajisjeve tjera të sekuestruara:
• 87 copë eksploziv të tipit TM 100
• 3 granata hedhës dore (zola)
• 1 armë automatike AK-47
• 1 minë kundër këmbësorisë e tipit MRUD
• 14 karikatorë
• Municion të kalibrave të ndryshëm
Republika e Kosovës Republika Kosovo/ Republic of Kosovo Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës/ Kancelarija Specialnog Tuzilastva Republike Kosovo / Special Prosecution Office of the Republic of Kosovo Policia e Kosovës/Policija Kosova/Kosovo Police Drejtoria e Përgjithshme e Policisë/ Generalna Policijska Direkcija/General Police Directorate
• 63 detonatorë elektrik
• 23 detonatorë mekanik
• 1 orë për aktivizim
• 1 granatë dore M79
• 3 tuba fitila ndezës
• Çanta, radiolidhje, antiplumba, pajisje medicionale, gyksore (jelek për bartje të karikatorëve), maskë kundër gazit, bateri etj.
Panduri në rolin e xhandarit…!



