Përkrahje e madhe për intelektualin dhe atdhetarin Boik Breca (Pajazit Jasharin), pas akuzave e shpifjeve të islamit politik

Shkrime relevante

Bledi Budo nga Saranda shkrun në fb për Deputeten Marjana Koçekun: Një “Shqipëri e ndryshme”

Bledi Budo, Sarandë ____ Kur lindi Marjana Koçeku 25 vjet më parë, unë...

Jeta nuk merret në emër të mosbesimit dhe urrejtjes

Arif Ejupi, Gjenevë  Tërbim e verbim sysh...  Nuk vritet nëna, gruaja, motra e as...

Shqipëria, baza e përgatitjes së UÇK-së

Kolonel Hajro Limaj, Tiranë (Ish atashe ushtarak në Republikën e Turqisë). ____ BAZAT DHE...

Sulmi terrorist ndaj Ambasadës së Izraelit në Beograd – kambanë alarmi për Ballkanin dhe kombin shqiptar!

Luan - Asllan Dibrani, 28 tetor 2026 Kur fanatizmi politik-fetar ngre thikën...

Shpërndaj

Në përkrahje të mikut tim, Pajazit Jashari (Boik Breca), i cili gjithmonë ka treguar një angazhim ndaj kombit dhe interesave kombëtare. Akuzat e ngritura nga Islami Politik dhe agjentët e Serbisë ndaj tij për udhëheqjen e një organizate joqeveritare që kishte si qëllim integrimin e komuniteteve në shoqërinë kosovare, janë përpjekje të pabaza për të njollosur punën e tij patriotike. Ky angazhim nuk ishte thjesht një akt patriotik, por një përpjekje e guximshme për ta ndihmuar Kosovën të heqë mbikëqyrjen ndërkombëtare dhe të arrijë pavarësinë e saj të plotë.
Pajaziti e kuptoi se një nga kushtet kryesore për heqjen e mbikëqyrjes ndërkombëtare ishte pikërisht integrimi i komuniteteve në shoqërinë kosovare, dhe për këtë arsye, ai veproi me vizion dhe përkushtim.
Sot, si patriot i vërtetë, Pajazit Jashari ka guximin dhe është aktiv në nismën për braktisjen e fesë islame, me qëllim që Kosova të mbetet e orientuar drejt kulturës perëndimore. Akuzat ndaj tij janë vetëm përpjekje të kota për të njollosur aktivitetin e tij patriotik,prandaj unë qëndroj krah tij, me bindjen e plotë.
Kosova ka nevojë për njerëz si miku im Pajazit Jashari, që nuk dorëzohen kurrë përballë sfidave dhe vazhdojnë të mbrojnë interesat e kombit.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Islamistet dhe serbet i kane disa karakteristika te perbashketa:
    “Genjejme per ta mashtruar vehten, per te ngushelluar te tjeret; genjejme nga keqardhja, genjejme nga turpi,per te inkurajuar,per te fshehur mjerimin tone, genjejme per shkak te ndershmeris. Genjejme per shkak te lirise,Genjeshtra eshte nje gjendje e natyrshme e gjuhes ,popullit dhe shtetit serb. Eshte patriotizem dhe konfirmim i inteligjences sone te lindur.Ne genjejme ne menyre krijuese, imagjinative, shpikese.” (D. Qosiq)
    A mund te ma thot dikush se cfare dallimi ka ( persa i perket genjeshtres) ne mes te serbeve dhe islamisteve? Absolutisht qe nuk ka kurrfare dallimi!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu