ARKIVI:
29 Prill 2024

Si mu kujtua mallkimi: “Ia kërkofsh të drejtën tënde të huajit dhe mos ta dhëntë!”

Shkrime relevante

Dëmtohet pllaka memoriale e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Gjenevë të Zvicrës

Nga: Arif Ejupi ____ Individë të paidentifikuar ende nga policia kantonale e Gjenevës...

Një përkujtim ndryshe për Fadil Vatën

Nga: Ragip Shala a ) -  Fadil  Vata , gjatë vitit shkollor ...

Paska vdekur Ali Lajçi, udhëheqësi i kryengritjes studentore të vitit 1981 dhe aktivisti i njohur politik

Paska vdekur Ali Lajçi, udhëheqësi i kryengritjes studentore të vitit 1981. Ai...

Paradoksi i një strukture analistësh të rremë…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ Si të çlirohemi nga e njohura injorancë. Rapsod i orëve...

Shpërndaj

Konspektoi: Bardhyl Selimi, Tiranë, më 4 dhjetor 2021

Para disa ditësh, shoku im, Ing. Fisnik Kruja, më dha për ta lexuar këtë libër që m’u duk interesant.
Pasi e lexova, m’u kujtua një mallkim i madh i shqiptarëve “Ia kërkofsh të drejtën tënde të huajit dhe mos ta dhëntë!”
Vërtet, ngjarjet që përshkruhen edhe në këtë libër provojnë se kombi ynë ishte fatkeq, pasi trojet e tij u bënë plaçkë tregu për të kënaqur ambiciet ekspansioniste të sllavëve dhe grekëve me idetë e tyre të “Malit të Zi të Madh”, “Serbisë së Madhe”, “Bullgarisë së Madhe” dhe “Greqisë së Madhe”. Në fakt ata i plotësuan ndjeshëm idetë e tyre. Sidomos Serbia! Nga ana tjetër, i qortojnë shqiptarët për kinse idenë e “Shqipërisë së Madhe”.
Sa mirë do të ishte që rrëfimet e Mehdi Frashërit të përfshiheshin në tekstet e Historisë sonë, sepse ato janë vërtet dokumentare. Ato tregojnë se edhe atëhere, pa përjashtim, Fuqitë e Mëdha ndiqnin interesat e tyre afatshkurtëra dhe afatgjata.
Në këtë libër gjen shumë fjalë të reja të pastërta shqipe si “vetëdashës” për vullnetar, “paravajtës” për avangard, “ujdhesë” për ishull, “siujdhesë” për gadishull e plot të tjera që, mjerisht, u bjerrën më pas nga vetë ne, shqiptarët.

Shkëputa disa fragmente nga ky libër.

f. 56

Demonstracioni i Ulqinit dhe dorëzimi për malazezë, në parlamentin e Ingliterrës dhe të Italisë provokoi biseda të gjata dhe simpathike për Shqipërinë. Joseph Covain, një nga parlamentarët idealist të Ingliterrës, me këtë rast, foli dy fjalime të shquara, njërin në shtator 1980 në parlamentin e Anglisë dhe tjetrin më 3 kallnor 1981 në Bashkinë e Newkastelit. Ndër të tjera tha:
“Malazeztë janë të rrethuar nga një tjatër popull, i cili asht aq trim sa dhe ata dhe historia e tij humbet në brymën e kohës. Shqiptarët janë më i vjetri komb i Orientit, ishin atje më parë se grekërit e vjetër. Shqiptarët kanë legjenda, gjuhë dhe karakteristika të veçanta. Kanë disa cilësi që ndryshojnë krejt nga ato të malazezve, por janë aq trima si edhe ata. Dhe dashuri e tyre për liri, as u vu, as mund të vihet në dyshim. Plani i Pushteteve është që të marrin një copë të Shqipërisë dhe t’ia japin Mali të Zi, pa I pyetur shqiptarët”.

Padrejtësia në dam të shqiptarëve, bashkimi, energjia dhe patriotizma e tyre bëri bujë edhe në Parlamentin e Italisë, një kohë kur Krispi, një shqiptar nga të Italisë, ndodhej në fuqi. I ndershmi deputet Marchese Rafaeli Kapelli, më 16 korrik 1980 bëri një interpelancë duke pyetur se “Konferenca e Berlinit ( qe u mbajt pas Kongresit të Berlinit- shënimi im-B.S.) a i mori parasysh të drejtat e shqiptarëve, a deshi t’i mpronte ato, apo jo?”
Përsëri, i ndershmi deputet Rugero Bonghi shtoi këto fjalë: “Të drejtat e shqiptarëve duhet të nderohen, dhe është e dëshirueshme që fisi shqiptar të ruajë një tokë për veten e tij!”
I ndershmi deputet Maurici më 19 korrik e mori fjalën dhe tha: “si në shqyrtimin e kufisë greke, ashtu edhe në caktimin e Ulqinit për Mal të Zi, u bë fjalë për të futur në zgjedhë popullsi të huaja, të ndryshme nga raca e besimi.”
Giuseppe Massari , duke marrë fjalën, shtoi edhe këto: “popullsi e Ulqinit është shqiptare dhe nuk mund të shtrëngohet, pa dashur të bëjë pjesë në Mal të Zi!”
Medero Savini tha: “dorëzimi i Ulqinit Malit të Zi u vendos prej gjithë Pushteteve, kjo është një arsye e tmerrshme parapushteti, simbas kësaj theorie, lipset të aqë-vlejë sa edhe e drejta!”

f. 84

Lirija dhe indipendenca që gëzojmë sot mund të themi se është konsekuenca vazhduese e Lidhjes së Prizrenit. Në luftën e fundit të Ballkanit më 1912, sado që intelektualizma shqiptare me atq të 1878, ishte mjaft e përparuar, por karakteret ishin mjaft të dobësuara. Në këtë luftë shqiptarët, po të kishin atë krenarinë e parë, mund të bashkoheshin dhe të deklaronin independencën shqiptare së bashku me deklaratën e Luftës Ballkanike.
Në vend të Ismail Qemalit të ndodhej një Abdyl, dhe në vend të Esadit një Hodo Pashë dhe në vend të Bibdodës një njeri si Vaso Pasha. Shqipëria e Re nën një triumvirat që përfshinte gjithë Shqipërinë, do të ishte e zonja të mpronte kufijtë natyralë të saj. Por koha ndryshon dhe karakteret dhe njerëzit!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu