ARKIVI:
31 Korrik 2026

Sulltan Abdul Hamidi I-rë dhe dekreti për asimilimin e gjuhës shqipe

Shkrime relevante

Gjurmët e krishterimit të hershëm në territorin e Vushtrrisë

Dedë Palokaj, Prishtinë Kishat Paleokristiane dhe gjurmët e krishterimit të hershëm në...

Lamtumirë Rugovë, lamtumirë LDK!

Florim Zeqa Ka vite dhe dekada që tri shkronjat e arta-LDK ofshajnë:...

Marjana Koçeku pyet se çfarë kërkon konsullata serbe pikërisht në Shkodër?

Marjana Koçeku, Shkodër ____ Mediat serbe këto ditë kanë fillu me përhapë nji...

“Konsullata serbe në Shkodër”, fillimi i defaktorizimit të Kosovës?

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Shkruan; Prof dr. Fadil Maloku, sociolog...

Kur parimet përfundojnë aty ku fillon pushteti

Agim Vuniqi, Vashington ____ LDK-ja ndërmjet kujtesës politike, koalicioneve të interesit dhe krizës...

Shpërndaj

Sipas mediave të fqinjëve tanë, perandoria osmane, që mbajti të pushtuar për pesëqind vjet popullin shqiptar, ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e kulturës dhe gjuhës greke: Sulltani Abdul Hamidi I (1725-1789), pasi mori një thes me flori nxori  “Një ligj kundër gjuhës dhe kulturës shqipe. Ligji u lëshua nga sulltani i Perandorisë Osmane, më 31 Maj 1779, Abdul Hamid I (1725-1789).

Në ligj përcaktohej saktë, marrja në mbrojtje nga ana e turqve, e kulturës dhe gjuhës greke dhe përkundër saj, lufta dhe shfarosja e gjuhës shqipe.

Ky dokument është nxjerrë nga arkivat greke dhe është botuar në gazetën “Thessaloniki”, të vitit 1999. Dekretin e pasqyrojnë mediet greke më 1999-ën, bashkë dhe burimin e marrjes së floririt prej sulltanit Abdul Hamid I.

Abdyl Hamiti II (1842-1918) ishte sulltan i Perandorisë Osmane (1878-1909), i cili vendosi një nga regjimet më të egra dhe për masakrat kundër popujve të shtypur u mbiquajt “sulltani i kuq”. Zbatoi ndaj shqiptarëve politikën e mohimit të të drejtave kombëtare dhe të shkombëtarizimit. Abdyl Hamiti II kundërshtoi të gjitha kërkesat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe e shtypi atë me dhunë, ndërsa nga ana tjetër mbante me privilegje krerët feudalë shqiptarë, që u shërbenin interesave të sundimit osman.

Populli shqiptar bëri kryengritje të armatosura të njëpasnjëshme kundër tiranisë së Abdyl Hamitit në fund të shek.XIX deri në fillim të shek.XX. Shqiptarët morën pjesë në shpartallimin e komplotit të organizuar nga sulltani më 13.04.1909 kundër regjimit kushtetues. Më dështimin e komplotit, Abdyl Hamiti ra nga froni.
konica.al

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu