Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafa

Shkrime relevante

A do të tërhiqet Shqiptar Shaljani nga aktiviteti për kauzën, përkatësisht për kauzat gjithëkombëtare?

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ JO, SHQIPTARI NUK TËRHIQET! Nuk tërhiqem dhe...

Shqiptarët mes historisë dhe harresës. Kush jemi ne përgjigjen arkeologu Qazim Namani dhe historiani Emin Sallahu? (Video)

Shpjegojnë me të dhëna arkeologjie Qazim Namani dhe historiani Emin Sallahu. Emin...

Emigracioni nuk është vetëm largim, por edhe mundësi zhvillimi për Kosovën

Agim Vuniqi, Vashington ____ Pse debati për 250 mijë leje qëndrimi dhe 85...

Shpërndaj

Prishtinë, 29 gusht 2022

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafa.

Interesat dhe të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës ishin tema qendrore e diskutimit. Bashkëpunimi mes nesh është i rëndësishëm për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve. Në parimin e reciprocitetit, shqiptarët në Luginën e Preshevës, duhet të kenë të drejta të barabarta, të përfaqësimit, ashtu siç edhe serbët në Kosovë.

Qeveria e Republikës së Kosovës është angazhuar në mënyrë konkrete për mbështetjen e Luginës. Për herë të parë është buxhetuar mbështetja në shumën prej 2 milionë eurove për Luginën, me qëllim mbështetjen e rinisë dhe arsimimit, përkujdesjes ndaj trashëgimisë kulturore, identitetit kombëtar e organizatave për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve.

Në muajin korrik të këtij viti, me vendim qeveritar, janë ndarë 255 mijë euro për sigurimin e teksteve mësimore për nxënësit e Luginës së Preshevës. Zëvendëskryeministri Bislimi dhe z. Mustafa, diskutuan për finalizimin e kryerjes së kësaj pagese dhe fillimit të shpërndarjes së librave, në prag të fillimit të vitit të ri shkollor.​

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu