ARKIVI:
26 Prill 2026

Zogu i Pakashticës, Heroi Muharrem Mehmeti, që jetën ia fali Lirisë së Atdheut

Shkrime relevante

Prizreni nuk është skenë për rikthimin e hijes osmane

Zamira Bytyqi, Prizren Dje 25.04 në Shadërvan, në zemrën historike të Prizrenit, u...

Zbulohën planet e fshehta ”politike” të opozitës në Kosovë!

Ismet M. Hasani, Suedi Pak politikë Kriza politike në Kosovë dhe dështimi i...

Lavdi grave të qëndresës antikomuniste shqiptare

Nga Frank Shkreli (Në Kujtim të Klora Mirakaj Merlika dhe të gjitha...

Kosova miratoi Rezolutë, për Luginën e Preshevës

Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës, për avancimin e përkujdesjes institucionale,...

Shpërndaj

Gani Mehmeti

  • Sot, në 45-vjetorin e lindjes të Heroit Muharrem Mehmeti

ZOGU I PAKASHTICËS QË JETËN IA FALI LIRISË SË ATDHEUT

Muharrem, për Ty që dhe jetën për Liri, në lulën e rinisë sate, kur teksa kishe mbushur tetëmbëdhjetê vite jetë, sado të shkruajmë, nuk mjafton.

Ti që le punën në Gjermani, u ndave nga vëllau Ekremi e nga xhaxhai Ramushi, u ndave nga jeta ndoshta luksoze, për t’i dalë zot Atdheut që po vritej dita-ditës nga Serbia, nuk po mund të rrije i qetë dhe me këngën në gojë, me dashurinë në zemër për Lirinë, me vullnetin për t’i dalë zot vendit, u armatose, bleve edhe uniformën ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe u hudhe në luftë, atje ku neve na rrinte gjithherë mendja se si një ditë do të thyhet kufiri shqiptaro-shqiptar mes Kosovës e Shqipërisë, në Kosharen qê ju i dhatë lavdinê.

Muharrem, sot kur Nëna të ka ardhur atje tek ti e nuk jeton më, duke shkruar këta rreshta në shenj përkujtimi për Ty, doemos se më dolën lotët, veti kjo shumë e rrallë tek unë. Janë lotë dashurie e përkujtimi nga mungesa jote fizike, lotë dhembjeje e krenarie, Muharrem. Po, sepse të kujtova edhe si fëmijë kur ishe, edhe si i ri, kur nuk po lije lis në Pakashticë pa ia prekur majen, duke hipur në ta deri lart.

Muharrem, deri sa ne flisnim për Atdheun, ti rrije i heshtur. Kurrë nuk dhe shenjë se sa shumë e doje Lirinë e Atdheut. Këtë e paske mbajtur në vete, deri sa e tregove atë me vepër, jo me fjalë.

Muharrem, mua më tingëllojnë në veshët e mi edhe fjalët tuaja kur i kishit thënë xhaxhait tuaj, Ramushit se : «Shkumbini në luftë e unë të rri, këtu në Gjermani asnjëherë, kurrën e kurrës»! – edhe për këtë të falënderoj, ndërsa ngushëllohemi për Ty më vie pse re atje e ashtu si bien burrat për Vendin e vet.

Flij i qetë o i pavdekshëm në Kosharen, që ju me trimat tjerë e bëtë heroike!

Lavdi Muharrem Mehmeti, Lavdi tê gjithë Heronjve dhe Dëshmorëve, që ne sot, e gëzojmë Lirinë nga gjaku juaj i derdhur!

Gjaku juaj qoftê themel i Lirisë!

Muharrem Fadil Mehmeti lindi më 3 shkurt 1981 në fshatin Pakashticë të Epërme të Podujevës nga babai Fadil dhe nga Nëna Fahrije. Muharremi la pas vetes pesë vëllezër e katër motra.

Pamje nga Kosharja

Gjysh e kishte Mehën e Kadrisë si e quanin, një luftëtar të përbetuar kundër serbëve, sa në një ndejë në fshatin Metehi të Llapit, kur po e shikonte drejt në sy Sadik Tafarshikun, Sadiku po i thot :

– Pashë Zotin mos më kqyerë!

– Po, pse bre burrë, çka të bana? – ia kthen Meha i Kadrisë. Sadikut.

– O, jo bre burrë, nuk m’ke ba kurrgja, veç po m’tutë me ata sy. Maraku yt tek o kanë me u ba komandant i policisë e mos me lanë shka t’shikns n’kit ven. Ata paskan pasë me dekë pej tute veç me sy kur t’i kishin pa. – po ia kthen Sadiku, Mehës.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu