ARKIVI:
14 Qershor 2026

Vetvendosje e pavendosur për reprezentimin e ambasadave të Kosovës në botë?!

Shkrime relevante

Gjithë shenjtorët e Shqipërisë dhe mohimi i sakrificës së shqiptarëve ortodoksë, sipas Foti Cicit

Foti Cici GJITHË SHENJTORËT E SHQIPËRISË Sot, të dielën e dytë pas Rrëshajëve,...

O Zeqir Gervalla, gur i qendreses, poezi nostalgjike për poetin e madh të stërmunduar nga UDB-a

Agim Vuniqi, poezi për Zeqir Gërvallën O Zeqir Gervalla, gur i qendreses Strofa...

Tirana në marshim: “të munduarit” kundër perandorisë së Edi Ramës

Prof. Dr. Fadil Maloku, sociolog, Prishtinë Duke përcjellë me vëmendje, por edhe...

Aktivistja e UÇK-së Hanumshahe Ilazi, rrefen se si Naim Tërnava kishte thënë se Kosovën do ta blenin me para të arabëve!

Organizata "Shqiptaria", Prishtinë ____ SKANDALOZE / DËSHMIA QË TRONDITI KOSOVËN! ____ Naim Tërnava donte ta...

Reshit Lala tregon se si Erdogan i Turqisë do t’i turqizoj dhe pushtoj Kosovën e Maqedoninë

Reshit Lala, Athinë  ERDOGANI KUNDËRSHTON BASHKIMIN E KOSOVËS ME SHQIËRINË, SE AI...

Shpërndaj

Diana Rexhepi, Zagreb
Si quhet apo shpjegohet ky fenomen? Contradictio in adiecto? Legalistët çfare ishte (është) Vetëvendosje, partia e legalistëve që veprojnë në manire jo legale, ndër tavolinë? Me nepotizëm dhe biznese e ryshfete nën tavolinë?
Ne këto momente kyçe kur Serbia është në ofanzivë të fortë politike e në avantazhe në të gjitha nivele diplomatike në Botë? Kur ajo Serbi ka kriju dhe instaluar lobbyn e vet të fortë  edhe në USA, aleatin kyç të Kosovës?
A munden pushtetarët e Kosovës që t’ia lejojnë vehtes një këso neglizhence në këto dhe këso rrethanash?
Kur edhe një tenist si Novak Gjoković financon me qindra mijëra euro dhe dollarë  për çnjohje të Kosovës nga shtete që e kanë njohur Kosovën …, por qeveritë e cilave shtete janë në krizë financiare dhe të korruptuara.
Një parti si Vetëvendosje të lejoi që serbët dhe diplomacia e Serbisë të vendosë asi çështje kyçe, e në rrethana dhe momente tejet kyçe?
Vetëvendosje në vend të cilës do të vendos Serbia?!
Vetëvendosje afër së cilës vendosin serbët dhe aleatët e tyre, në rrethana çfarë i avancojnë serbët e sipas asaj të njohurës: “Ja tash ja kurrë”?
Pritëm një këso partie legaliste më shumë se 20 vjet … Dhe?
Pikërisht ata të pavendosurit për shkak të lojërave dhe rrymave të ndryshme me interesa të kundërta e brenda për brenda një partie?
E me emrin Vetëvendosje…?
A paska shkuar në kualitet apo në kuantitet Vetëvendosje në këto zgjedhje, e në krye me një person aq karizmatik çfarë është Albin Kurti?
A do të vlen për ata e revolucionarët që ishin në skenën e ndryshkur politike të Kosovës, a do te vlenë edhe për ata thënia e njohur historike: “Revolucioni i ha fëmijët e vet”?!…

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Dakort me cfare shkruani per momentin.ky rezultat i papritur ne zgjedhjet lokale te zgjon dhe dyshime perpos habise.Per mua ka lidhje e kuptim vizita e B.Pacollit ne Hage e shpallja ne media lirimi me kusht i Thacit e Veselit nga Haga.Rastesi kjo vizite e pa kaluar 24 ore Arrest shtepie e Thacit me shoke???Trazirat nje jave para votimeve ne Mitrovice.Pra Altinit i mungon nuhatja politike e grackat sikur dhe i sajon vete apo nuk i parashikon qe te jete gati per kundersulm dhe shpetim.Ose jane te shumte e te padukshem armiqte w tij.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu