Lirim Gashi: Kushdo që në Gjilan ia jep votën Lutes, le ta dinë se osht nisoj si m’ia dhon Goran Rakiqit dhe Aleksandër Vuçiqit!

Shkrime relevante

Thirrje për ndihmë rreth botomit të librit të Bajram Kabashit, “Shqiptarët në luftë me Islamin Global”

Luan - Asllan Dibrani, Durrës APEL PUBLIK PËR MBËSHTETJEN E GAZETARIT DHE...

Filozofia e A. Dugin dhe filozofia e protestës së ashtuquajtur “studentore”

Pirro Prifti, Tiranë Pra disa ditesh Aleksander Dugin nje filosof rus pranë...

Dhimitër Orgocka (1936 – 2021), biografi e bazuar në dokumentet e arkivit personal dhe të atyre që e njohën

Nga:Klajdi Lulollari ____   DHIMITËR ORGOCKA (1936–2021), e para biografi bazuar në dokumentet e...

Për Gjergj Fishtën në 155 vjetorin e lindjes

Ismet M. Hasani, Suedi                              Kushtuar At’ Gjergj Fishtës O. F. M....

Shpërndaj

Lirim Gashi, Prishtinë
VV duhet të fokusohet në të gjitha komunat e veçmas në Prishtinë, Prizren, Gjilan dhe Gjakovë.
Kushdo që në Gjilan ia jep votën Lutes, le ta dinë se osht nisoj si m’ia dhon Goran Rakiqit dhe Aleksandër Vuçiqit.
Sepse as këta të dy së bashku e as Millosheviqi nuk kishin mujt me kriju aq shumë komuna fantome serbe në Kosovë që e kanë vorros shtetësinë tonë sa ka kriju Lut Mosmakeqi shpikësi i bagerit serbë dhe udhëtar i rregullt i trenit bullgar.
Sepse përmes bagerit serb i ka dëmtu keq themelet e shtetit e përmes trenit bullgar i ka siguru rregullisht votat.
Dhe ka pas prej kujt me mësu. Prej duetit të famshëm Hashim Isë, e madje shpeshherë ka garu me ta në poshtersi dhe ua ka kalu dyfish.
Sa i përket kandidatit të Ldk-së Përparim Stadion Bazen Rames, vetë fakti që ka dasht kishën e Millosheviqit me shndërru në shpi pajtimi në vend se me themelu një institut me emrin Dimitrije Tucoviq, flet se ky kupton nga pajtimi, nderi dhe politika sa Astrit Haraqika.
Mutaherin mund ta akuzojmë për neglizhencë për shkak të sabotazhes që i është bërë përndryshe nuk ekziston asnjë dëshmi që ka vjedhë dhe abuzu.
E Tota?
Edhe sikur ta kish pas shkronjën e dytë të mbiemrit ( I ) nuk i kisha dhon vota.
Sepse Tita ka qenë larg ma i mirë se çdo politikan i Pydykucit, ndërsa pas asaj që i ka ndodh Bekim Jasharit nga Pdk në Skenderaj, kushdo që ia jep një votë të vetme Pdk-së e do Prontomafian me shumë se familjen e shenjtë Jashari.
E sidomos kur e kemi parasysh faktin që Bekimi ka qeverisë me duar 100% të pastra.
Ja se si e ndihmoj Serbinë që ta bëjë copë-copë Kosovën me të ashtuquajturat “komuna serbe” në Kosovën multietnike, Lutfi Haziri ?!…

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu