ARKIVI:
12 Qershor 2026

Në çështjen e imponimit të padrejtë të asociacionit të “komunave serbe”, JEMI ME TY KRYEMINISTËR – JEMI NJË!

Shkrime relevante

Në 27 vjetorin e çlirimit nga Serbia

Florim Zeqa Pse dita e çlirimit nuk është festë shtetërore?! Të paktë janë...

Zbulim arkeologjik i paleolitit të hershëm në Zvërnec të Vlorës

Në perëndim të qytetit të Vlorës, pak kilometra larg tij, ndodhet...

Një lajm i gëzueshëm për Lëvizjen e Deçanit – dega në Mitrovicë dhe veprimtarinë qytetare

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë Një lajm i gëzueshëm për Lëvizjen...

Nga autonomia e vitit 1974 te Pavarësia e vitit 2008, kur shkelet Akti i Helsinkit, historia ndryshon drejtimin

Agim Vuniqi, Vashington Nga autonomia e vitit 1974 te Pavarësia e vitit...

Mendime për lirinë dhe demokracinë 1999 – 2026

Fotoja është e futjes së trupave të NATO-s në Kosovë Nga: Besim...

Shpërndaj

Ragip Rugova, politolog, Prishtinë
Gjakftoftësia, maturia dhe trimëria me të cilën kryeministri Kurti në prani të zyrtarëve tjerë më të lartë të BE i tha JO Borellit për asociacion të komunave me shumicë serbe, është shembull burrështetasi që duhet ndjekur nga gjeneratat në të ardhmen dhe frymëzim për popull të Kosovës që t’i jep përkrahje plebishitare. I përballur me presion psiqik, verbal dhe qendrimmbajtës të përfaqsyesit të lartë, z. Kurti me një pamje të hekurt mbi fëtyrë, me një zë të qetë por të palëkundshëm, me fjalë të zgjedhura si në shprehje të përcaktimit tonë për BE-në si fat i yni ashtu dhe në kundërshtim dhe argumentim të kundërshtimit të imponimit që edhe aty para mediave ia bënte Borelli për “zajednicën”, u shpërfaq si reinkarnim i vet Skenderbeut në shekullin 21 që si një luan mbron vendin e vet nga pazaret evro/boreliane me tokat tona.
Ndërkaq Borelli – Borell spanja më shumë se Borell Brukseli, ky që bëhet avokat i akomodimit të një republika srpska në trup të Kosovës, duke harruar se roli i tij është fasilitues, lehtësues pra dhe jo imponues dhe jo diktues, edhe me qendrim subordinues të trupit i bën trysni, duke mos ia dalur të fsheh habinë se si ky person që përfaqson një vend të vockël ka kaq shumë guxim t’i thotë sy më sy JO, JO në “Romë” të Perandorisë së Re – në kryeqendër të Bashkimit Evropian!
Liderët tanë opozitarë kan rastin e papërsëritshëm të korigjojnë sado pak gabimet që kanë bërë gjer tani në raport stërservil të tyre me BE-në. T’i nxjerrin ndrresat e shtratit të tyre në dritare e t’i ajrosin mirë e mirë nga frymënxënia e egove të tyre të kordhura provinciale; të dalin publikisht dhe si një zë të rrjeshtohen me Kryeministrin e vendit të të gjithë neve duke i dërguar porosi EU-s dhe kujdo tjetër: Në këtë çështje JEMI ME TY KRYEMINISTËR – JEMI NJË!
Nëse huqin të kapin edhe këtë momentum jetik për mbrojtje të tërësisë së vendit tonë të cilin të mëdhenjtë e Evropës synojnë ta bëjnë edhe një herë plaçkë pazarësh dhe monedhë për kusuritje me Serbinë dhe me Rusinë (nuk përjashtohet fare mundësia që këtë do ta bënin edhe për gazin rus që deshprimisht u nevojitet për t’u ngrohur këtë dimër që i pret), opozitarët tanë janë të destinuar për bërllogje të historisë. Bërllogje që s’ka teknologji recikluese e cila do i shtinte në riprodhim për çkado të dobishme në faqe të dheut.
08.12.2021

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu