Kryeministri Kurti: Të mbijetuarat e të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë do të kenë përkrahje të vazhdueshme

Shkrime relevante

Të masakruarit nuk duhet të shndërrohen në mburojë të mangësive etike dhe morale të të gjallëve

Lirim Gashi, Prizren ____ Më duket thellësisht e ulët mënyra se si drejtuesit...

A mund të ma shpjegojë dikush pse veteranët e UÇK-së po dalin në protestë?

Korab Rashiti A mund të ma shpjegojë dikush pse veteranët e UÇK-së...

A janë sulmuesit e Gjykatës Speciale me seli në Hagë, injorant apo idiot?

Ibrahim Kelmendi, Gjermani Injorantë APO idiotë - sulmuesit e "gjykatës speciale"(?) Fillimisht, “provokimi”...

Simbolet e luftës dhe loja e politikës

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë KUR SIMBOLET E LUFTËS HYJNË NË...

Një Gjykatë Speciale dhe një krim i pazbuluar për të cilin nuk u dënua askush

Gjergj Kabashi ___ Ragip Rugova është politolog nga Prishtina. Në analizën e tij...

Shpërndaj

Prishtinë, 14 prill 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim znj.Shyhrete Tahiri –Sylejmani, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës dhe përfaqësuesit/et e organizatave që mbështesin të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale, kjo ditë veçanërisht na përkujton dhembjen e madhe që nuk kalon, dhe një plagë të madhe që shteti e ka obligim që ta shërojë, tha Kryeministri Kurti në fillim të takimit.

Ai shtoi se të mbijetuarat e të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë kanë në krah shtetin e tyre dhe do të kenë përkrahje të vazhdueshme.

U vlerësua roli i pazëvendësueshëm i të mbijetuarave që kanë folur publikisht për rastet e tyre, e veçanërisht Vasfije Krasniqi-Goodman që vazhdon të jetë avokuese e zëshme, me forcën e saj të pashembullt.

Gjatë takimit u bisedua për angazhimin e përbashkët të institucioneve, organizatave të shoqërisë civile dhe shoqërisë, për të adresuar të shkuarën e për të përmirësuar mirëqenien e të mbijetuarve në Kosovë. U theksua rëndësia e mbështetjes së të mbijetuarve për procesin e aplikimit në Komisionin Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës në Kosovë, që të gëzojnë të drejtat e garantuara me ligj.

Në këtë takim të përbashkët me Kryeministrin, morën pjesë edhe Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Saranda Bogujevci, Kryeshefja Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore në Zyrën e Kryeministrit, Edi Gusia, dhe përfaqësuesit/et e organizatave joqeveritare Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Medica Kosova, Medica Gjakova, Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave – Drenas dhe “Drejtësi për të gjithë”.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu