Vetëm Shqiptarinë e e kemi hak*!

Shkrime relevante

Kur gjyshja në pushtet e ka për opozitë një stërgjyshe, së cilës nuk i beson më as pasqyra e vet!

Lirim Gashi, Prishtinë ____ Ky pushtet ka nevojë urgjente për një opozitë të...

Në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë u diskutua për të drejtat pensionale të mërgimtarëve

Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë Më 12 nëntor 2026 Të drejtat pensionale të mërgimtarëve, zbatimi...

Alfabeti i Dashurisë, poezi nga Nikolin Sh. Lëmezhi 

Nikolin Sh. Lëmezhi  Poezi Alfabeti i Dashurisë ____  Atë që di t’i bëjë gjërat më...

Populli hebre: Nga tragjedia e Holokaustit te fuqia botërore e dijes, shkencës dhe teknologjisë

Luan - Asllan Dibrani, Durrës, më 9 nëntor 2026 Historia e popullit...

Shpërndaj

Ahmet Asani, aktivist i çështjes kombëtare nga Zvicra
Poezi
VETËM SHQIPTARINË E KEMI HAK*!
Mendjet e njer’zve si poçat elektrike,
brenda vetes janë diell drite!
Energji e njejtë i përshkon,
por asnjeni njësoj s’ndriçon!
Dikush kuq dikush mavi,
njeni jeshil e tjetri sari!
Mendja njeriun e mashtron,
por kurrë shpirti se tradhëton!
Ndal’ni mendimet pak pushoni,
n’shpirt t’vertën ta zbuloni!
Shqipe jemi një gjak kemi,
për Shqiptari gjithë një jemi!
E ka thanë Fishta i madh,
kemi Pashkë kemi Bajram!
por një gjuhë e kem një gjak,
vetëm Shqiptarinë e kemi Hak!
____
Ahmet Asani
Regensdorf/ZH, 22 maj 2020
* HAK – e drejtë e dhënë nga Zoti

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu