Tiparet talebane të ardhura nga ndikimi i Serbisë!

Shkrime relevante

Thirrje për ndihmë rreth botomit të librit të Bajram Kabashit, “Shqiptarët në luftë me Islamin Global”

Luan - Asllan Dibrani, Durrës APEL PUBLIK PËR MBËSHTETJEN E GAZETARIT DHE...

Filozofia e A. Dugin dhe filozofia e protestës së ashtuquajtur “studentore”

Pirro Prifti, Tiranë Pra disa ditesh Aleksander Dugin nje filosof rus pranë...

Dhimitër Orgocka (1936 – 2021), biografi e bazuar në dokumentet e arkivit personal dhe të atyre që e njohën

Nga:Klajdi Lulollari ____   DHIMITËR ORGOCKA (1936–2021), e para biografi bazuar në dokumentet e...

Për Gjergj Fishtën në 155 vjetorin e lindjes

Ismet M. Hasani, Suedi                              Kushtuar At’ Gjergj Fishtës O. F. M....

Shpërndaj

Gjergj – Skender Jashari

1. Behar, Shkodran dhe Atdhe Murturi që janë arrestuar, pastaj Shpat e disa emra të tjerë të familjarëve të tyre, tregojnë që familja e tyre ishte ideologjikisht komuniste-enveriste, më parë kur janë lindur dhe emërtuar këta. Prandaj kjo është edhe një shenjë tjetër, që komunisto-enveristët, edhe në raste të tjera, kanë qenë subjekte të përkryera që gjithëherë fundosen në terrorizmin islamik dhe tepër monstruoze e ekstreme në veprimet e tyre.

2. Behar, Shkodran dhe Atdhe Murturi të arrestuar, në pamje duken jovehabist: pa mjekrra të mëdha, pa mustaqe të rruara, me veshje perëndimore, pa pantollone të shkurtëra, pa ndonjë veshje islamiko-arabe. Madje duken disa prej tyre edhe ndjekës të modës moderne perëndimore. Përveç Atdhe Murturit, i cili ka një përgjasim më të madh me vehabistët, e i cili ishte student në Arabinë Saudite për t’u bërë hoxhë vehabi. Këta “Xhihadistët Europian” ( që duken si ne Shqiptarët, pra Europian, e jo si arab, e taleban-ISIS) paraqesin rrezikun kryesor, që asnjë vend i BE-së, nuk është në gjendje të liberalizoj vizat, për Kosovën, e cila ka prodhuar më së shumti terrorist islamik, luftëtarë të huaj terrorist për Siri, pastaj ka prodhuar terroristin më famkeq islamik Lavdrim Muhaxherin etj.

3. Shkodran Murturi është mësues në Shkollën e Mesme të Ulët “Nazim Gafurri” në Prishtinë, derisa tolerohet që individë të tillë, të shpërlajnë trurin e fëmijëve, qoftë edhe me një përshëndetje të vetme islamike edhe atë njëherë në vit, paraqet rrezik për indoktrinim dhe prodhim të terroristëve islamik. Përfshirja e personave të lidhur me terrorizmin islamik, talebanizmin, është plan i shërbimeve sekrete të Serbisë, Rusisë, Turqisë për t’i mbrojtur terroristët islamik, talebanët, islamikët, turkofilët, sllavofilët edhe brenda Institucioneve shtetërore përtej garancave dhe mbrojtjeve që çdo qytetari i ofron ligji.

4. Nëse shikohet shoqëria e tyre, kryesisht shoqërohen me elementë të dyshuar të terrorizmit islamik, të tipit të Ekrem Avidut, e që sheshazi duken që kanë lidhje indirekte me Serbinë, përmes tipave prej të cilëve ndikohen këta.


Talebanët duke shkuar përpara në ripushtimin e vendit , përderisa i zëvendësonin vitin e kaluar forcat amerikane në Afganistan

https://www.facebook.com/photo/?fbid=119269897507179&set=a.114723471295155

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu