Presidentja Osmani takoi nënsekretaren e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Rosemary DiCarlo

Shkrime relevante

Qimja në vezë…, në sytë e Hykmete Bajramit!

Lirim Gashi, Prizren ____ RADOJKOHYQMETE KURBAN BAJRAMI DHE SHKENCA E QIMES NË VEZË ____ Dje,...

Kush e organizoj 11 – 26 Marsin 1981

Nga Sak Muji – ish Sylë Mujaj Dëshmia ime personale, dokumentet...

Njerëzit dhe butoni i fundit

Lirim Gashi, Prizren ____ (në shqip, gjermanisht, serbisht) ____ Ekziston një keqkuptim i vogël lidhur...

“Sektet fetare” – Kush i financon 611 sekte në Shqipëri dhe misionet e tyre të errëta

"Sektet fetare" - Kush i financon 611 sekte në Shqipëri dhe...

Serbia nuk do të denazifishohet, përderisa të mos ndodhë pagesa e reparacioneve

Akademik Hakif Bajrami, historian nga Prishtina 1.Iluzionet se nuk duhet filluar lufta...

Shpërndaj

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në New York, në selinë e OKB-së, ka takuar nënsekretaren e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për Çështjet Politike dhe Ndërtim të Paqes, Znj.Rosemary DiCarlo.

Sipas Presidentes Osmani, Kosova është e përkushtuar për ta vazhduar bashkëpunimin dhe koordinimin me partnerët dhe organizatat ndërkombëtare. Ajo ka thënë se Kosova është gjithashtu e interesuar të zgjerojë marrëdhëniet me shtetet anëtare të OKB-së dhe synon anëtarësimin në OKB.

Në takim është diskutuar situata politike dhe e sigurisë në rajon e më gjerë, implikimet e agresionit të Rusisë në Ukrainë, kriza energjetike dhe ushqimore, si dhe dialogu me Serbinë.

Forhåndsvisning av bilde

Një pjesë e diskutimit në takim ndërmjet Presidentes Osmani dhe nënsekretares DiCarlo iu kushtua agresionit rus në Ukrainë. Presidentja Osmani theksoi se Kosova e ka dënuar agresionin e paprovokuar të Rusisë në Ukrainë dhe se krahas BE, SHBA-ve dhe shteteve demokratike i është bashkuar sanksioneve kundër Rusisë.

Në kontekst të cenimit të paqes dhe stabilitetit në rajon, Presidentja shprehu shqetësimin për rritjen e ndikimit rus në rajon nëpërmjet Serbisë dhe tendencave destabilizuese të saj.

Ndërkaq në raport me dialogun e Serbinë, Presidentja Osmani ka përsëritur se Kosova vazhdon të jetë palë konstruktive dhe se zgjidhja e vetme që i kontribuon paqes dhe stabilitetit të rajonit është njohja e ndërsjellë.

Sipas Presidentes, angazhimi i Kosovës në dialog është i bazuar në mbrojtjen e sovranitetit, rendit kushtetues dhe integritetit territorial të Kosovës. Më tej, Presidentja ka theksuar se Serbia ka ngecur në zbatimin e udhërrëfyesit të energjisë, ka bllokuar marrëveshjen për personat e zhdukur me dhunë dhe ka rritur tensionet në çështjet e targave të makinave, nëpërmjet sulmeve nga struktura ilegale dhe kriminale në veri, ndaj Policisë së Kosovës.

Në takim me znj. DiCarlo, Presidentja e ka mirëpritur pjesëmarrjen e saj në Forumin e Grave, Paqes dhe Sigurisë, i cili do të zhvillohet në datat 22-23 tetor në Prishtinë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu