ARKIVI:
12 Qershor 2026

“Trojet e Arbërit” reagojnë ndaj refuzimit të projektit të Muranës së Gjergj Kastriotit në Prizren nga ana e neootomanëve të MKRS të Kosovës

Shkrime relevante

Protesta të reja dhe ndjekje të të huajve në Belfast

Policia po përpiqet të largojë demonstruesit pranë Newtownabbey në Belfast më...

Në 27 vjetorin e çlirimit nga Serbia

Florim Zeqa Pse dita e çlirimit nuk është festë shtetërore?! Të paktë janë...

Zbulim arkeologjik i paleolitit të hershëm në Zvërnec të Vlorës

Në perëndim të qytetit të Vlorës, pak kilometra larg tij, ndodhet...

Një lajm i gëzueshëm për Lëvizjen e Deçanit – dega në Mitrovicë dhe veprimtarinë qytetare

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë Një lajm i gëzueshëm për Lëvizjen...

Nga autonomia e vitit 1974 te Pavarësia e vitit 2008, kur shkelet Akti i Helsinkit, historia ndryshon drejtimin

Agim Vuniqi, Vashington Nga autonomia e vitit 1974 te Pavarësia e vitit...

Shpërndaj

Reagim i Shoqatës “Trojet e Arbrit” lidhur me refuzimin përfundimtar të projektit të Muranës se Gjergj Kastriotit në Prizren nga Neotomanet mbrenda Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës se Kosovës
___
Shoqata e Inteletualëve Shqiptarë “Trojet e Arbrit” njofton të gjithë shqiptarët atdhetarë anë e kënd trojeve etnike shqiptare si dhe në mërgatën e madhe atdhetare se forcat e islamit politik për rikthimin e neo-otomanizmit mbrenda trojeve shqiptare e refuzuan përfundimisht ankesën e Shoqatës “Trojet e Arbrit”.Këto forca neotomane të udhëhequra nga një Neotoman i Prizrenit i rritur kalldërmeve të sokakëve dhe kapinxhikëve të Prizrenit më gjuhë të përzier herë turke e herë serbo-boshnjake e me një shqipe të dobët me emrin Hajrullah Çeku, që fatkeqësisht e udhëheq Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Kosovës, përfundimisht pranuan nënshtrimin dhe u treguan besnik të devotshëm të politikës turko-serbo-boshnjake për humbjen e gjurmëve historike shqiptare në Mesjetën shqiptare. Formalizimit të këtij akti te turpshëm antikombëtar,antishtetëror dhe antihistorik ju bashkuan edhe tri qatipe të baba sulltanit me emrat: Vjollca Aliu – Drejtoreshë në Departamentin e Trashëgimisë Kulturore-Kryetare e Komisionit për Refuzimin e Ankesës së Shoqatës “Trojet e Arbrit”, Edona Gashi-Durguti – Drejtoreshë në Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore-Prishtinë-Anëtare e Komisionit për Refuzimin e Ankesës së Shoqatës “Trojet e Arbrit”, Jehona Bashota – Gallapeni- Zyrtare Ligjore- Anëtare e Komisionit për Refuzimin e Ankesës së Shoqatës “Trojet e Arbrit”.
Këto tri qatipe nuk kanë fare njohuri nga Historia shqiptare dhe kanë harruar kontributin e Norës së Kelmendit,Tringës së Smajl Martinit,Marie Shllakut, dhe shumë vajzave e grave atdhetare shqiptare që krahas burrave ishin shtyllë e fortë për ruajtjën e identitetit kombëtar shqiptar.
Shoqata “Trojet e Arbrit” kurrë nuk do të hekë dorë nga projekti i Muranës së Gjergj Kastriotit në Prizren.Ajo tash do të filloj punën në dy drejtime:
a. Informimi i ambasadave të huaja që shtetët prej nga vijnë këta ambasador e krijuan dhe po e mbajnë shtetin e Kosovës,për parandalimin e Islamit politik në Trojet shqiptare e veçanarisht në Kosovë, ku elemnete të islamit politik janë futur mbrenda institucioneve të Kosovës dhe janë duke e shkaterruar çdo gjë shqiptare.
b. Bashkëbisedime me atdhetarët shqiptarë e shoqata dhe organizata shqiptare për formën e protestës dhe qëndresës kundër këtyre forcave neo-otomane që janë duke u përpjekur për të humbur çdo gjurmë shqiptare.
Ftojmë gjithashtu Kryeminsitrin e Republikës së Kosovës Albin Kurti, që ta shkarkon Ministrin e Kulturës,Rinisë dhe Sportit Hajrullah Çeku i cili është duke e shkatërruar kulturën tonë dhe duke u përpjekur që të rikthej neo-otomanizmin në Kosovë.
Në emër të 150 intelektualëve të Shoqatës “Trojet e Arbrit”, reagon:
 Mr.sc.Nue Oroshi Kryetar
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Mund të jetë një imazh i teksti
Mund të jetë një imazh i teksti
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Mund të jetë një imazh i teksti

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Për vendosjen e muranës së Gjergj Kastriotit në Prizren as që duhet përfillur “vendimin ” e analfabetëve, murana mund të vendoset aty ku është më së miri në tokën e Arbërit – Shqiptare, pastaj ata që kanë guximin ta hjeqin do të përgjigjen.

    Nexhmije Mehmetaj

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu