ARKIVI:
30 Prill 2026

Suella Bravermani asht ministre e Mbrendshme e Britanisë së Madhe, gjuha e saj asht dy herë ma fyese kur flet kundër emigrantëve shqiptarë

Shkrime relevante

Metformina është baza për trajtimin e diabetit të tipit 2

Flori Bruqi, Prishtinë  ____ Për dekada të tëra, metformina ka qenë baza për...

Aktuale thënia e At Gjergj Fishtës: “Shqiptar! Tjetër kush Shqipninë ka ba, se na vetë, haram! Kurgja!”

Lekë Mrijaj, Klinë Fjala e At Gjergj Fishtës: “Shqiptar! Tjetër kush...

Vrull i Zef Serembes, një poezi nostalgjike e paharrueshme

Zef Serembe VRULL _ Zogj të bukur këndojnë me hare, Po zëmra do më plasë...

Cili është misioni i Vjosa Osmanit?!

Florim Zeqa Ish presidentja Vjosa Osmani, e ngazëllyer me deshtimin e zgjedhjes...

Bllokada e shtetit nuk guxon të shpërblehet kurrë e të dënohet guximi për shtebërje

Lirim Gashi, Prizren NUK GUXON TË SHPËRBLEHET BLLLOKADA DHE TË NDËSHKOHET GUXIMI Ka...

Shpërndaj

Agim Morina, Londër
_____
Jo, jo mos u tutni: nuk asht shtrigë. Së paku hala nuk asht ba. Por asht në rrugë të mirë me u ba, po ia blemë na shqiptarët një fshisë të mirë. Quhet Suella Bravermani dhe asht ministre e Mbrendshme e Britanisë së Madhe. Prindët e saj kanë ardhë si emigrantë, ashtu si shqiptarët tani, në vitet ’60 të shekullit të kaluem në Britani.
Rama jem thoshte: “Edhe nëse të vjen puna me u ba shërbëtor, bahu shëbëtor i zotnisë, e mos prano me u ba shërbëtor i shërbëtorit, sepse i pari kujdeset, din qysh me u sjellë me ty, tue e dijtë që i duhesh nesër, e ky i dyti ta nxjerr shpirtin sot, pa e mendu se ke m’iu dashë nesër.”
Edhe kjo, Suella, asht bijë emigrantësh dhe gjuha e saj asht dy herë ma fyese kur flet kundër emigrantëve shqiptarë. Edhe fëmijët shqiptarë të këtyne emigrantëve duhen me i pasë po ato shanse që i ka pasë edhe kjo. Pse jo? Sidoqoftë, shtrignia e saj ka me vërtetu nëse ka me mujtë me fluturu. Na shqipet, jemi të bindun që ka mundësi me fluturu, sepse gjuha e saj po fluturon koxha si shumë, sidomos kundër shqiptarëve. Na qujti “kriminelë” dhe ikjen e shqiptarëve në Britani e qujti “invazion”.
Në Britani, me i mbledhë bashkë krejt shqiptarët, bahen rreth njëqind mijë. Me ba me i mbledhë bashkëkombësit e saj bahen me miliona. Kështu që nëse ardhja e shqiptarëve mundet me u qujtë “invazion”, atëherë ardhja e familjes dhe e bashkëkombësve të saj do të duhej me u qujtë kataklizmë.
Por, kjo nuk asht e vërtetë. E vërteta asht se kusuritjet politike, dështimet e njëpasnjëshme të qeverive koservatore, ua kanë humbë arsyen politikanëve dhe po kërkojnë fajtorë kujdestarë. Ku ka ma lehtë se me u mëshu shqiptarëve?
Sidoqoftë, shqiptarët e Britanisë, për një fjalë goje, i mbushën sheshet dhe u mblodhën me mija tue protestu kundër gjuhës prej shtrigash. Kjo duhet me u shërby si shembull për shqiptarët kudo që jetojnë. Jemi popull i lodhun, i rrëzuem, por nuk do ta pranojmë poshtnimin prej askujt.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Me qe banon ne Londer dhe i njef mire qendrimet e emigrantve shqiptar, do te ishte mire te na pershkruejshe aktivitetin kriminal te mafjozve shqiptar ne ate vend qe i strehoi.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu