Kryeministri Kurti vizitoi Janjevën për ditën e Krishtlindjes

Shkrime relevante

Ibrahim Kelmendi thotë se “nesër nga trupi i gjyqtarëve në Gjykatën e Hagës pres verdikt ligjor!”

Ibrahim Kelmendi, Gjermani MARRËZIA HISTERIKE... Fatkeqësisht, duke kërkuar në internet diçka të re,...

Beteja e Vjenës më 12 shtator 1683 shpëtoi Europën nga myslimanët

Fitorja e Mbretit Jan III Sobieski kundër myslimanëve në betejën e...

Telegram ngushëllimi i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” rreth ndarjes nga jeta të Flora Brovinës

TELEGRAM NGUSHËLLIMI Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta...

Çfarë na mëson një studim kritik mbi fiset shqiptare për leximin e historisë së Peshterit

Ismet Azizi, Gjilan Kur fisi largohet nga territori, a zhduket edhe...

Shpërndaj

Janjevë, 25 dhjetor 2022 

Në ditën e Krishtlindjes, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi fshatin Janjevë. Fillimisht Kryeministri takoi famullitarin e kishës së Shën Kollit në Janjevë, Don Matej Paliq si dhe ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq.

Forhåndsvisning av bilde

Biseduan për historikun e komunitetit kroat në një fshat të bukur si Janjeva, fshat ky i vizituar dhe nga Nëna Terezë në vitin 1981, e i cili njihet edhe për bashkëjetesën e shkëlqyer mes komuniteteve.

Gjatë këtij takimi u diskutua dhe për mënyrat e thellimit të bashkëpunimit për të kontribuar në zhvillimin e Janjevës, dhe në rritjen e mirëqenies së komunitetit kroat dhe të gjithë qytetarëve që jetojnë në Janjevë.

Forhåndsvisning av bilde

Pas takimit, Kryeministri Kurti mori pjesë dhe në meshën e mbajtur në kishën e Shën Kollit në Janjevë, ku takoi qytetarët e komunitetit kroat dhe shqiptar, dhe u uroi festën e Krishtlindjes.

Forhåndsvisning av bilde

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu