Presidentja Osmani takoi Kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq

Shkrime relevante

Kur drejtësia ngjan me skenë cirku – UÇK-ja nuk mund të nxirret nga historia e çlirimit

Luan - Asllan Dibrani, Gjermani 17 shtator 2026 ___ E ndoqa nga fillimi deri...

Çfarë mësova duke ecur nëpër jetë?

Ismet M. Hasani, Suedi ____ Çfarë mësova duke ecur nëpër jetë? (5) Në jetën...

Shpërndaj

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës zyrtare në Mal të Zi është pritur në takim nga Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Në takim me Kryeministrin Abazoviq, Presidentja Osmani vlerësoi lart fqinjësinë me Malin e Zi, për të cilën kontribuojnë komuniteti shqiptar në këtë shtet dhe ai malazez në Kosovë.

Forhåndsvisning av bilde

Presidentja Osmani tha se për Kosovën, Mali i Zi është një partner, te i cili ka gjetur mbështetje në vazhdimësi dhe shfaqi shpresën se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe më tej.

Në këtë frymë, Presidentja Osmani tha se forcimi i vazhdueshëm i Kosovës në arenën ndërkombëtare ka nevojë për mbështetjen e shteteve mike si Mali i Zi.

Presidentja Osmani tha se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është me rëndësi për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim, ndaj ritheksoi rëndësinë e mbështetjes nga Mali i Zi.

Forhåndsvisning av bilde

Me Kryeministrin Abazoviq, Presidentja Osmani diskutoi edhe për zhvillimet aktuale në rajon me ç`rast vuri theks të veçantë në tendencat e Rusisë dhe Serbisë për destabilizim të Kosovës, Malit të Zi dhe rajonit. Presidentja Osmani ka kërkuar qëndrim të unifikuar kundrejt tendencave për destabilizim dhe ka theksuar se synim i përhershëm i Kosovës është paqja dhe stabiliteti i vendit dhe rajonit.

Forhåndsvisning av bilde

Në takim u diskutua edhe për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e shkëmbimit ekonomik, tregtar, turizëm, arsim dhe fusha të tjera të interesit të dyanshëm.

Forhåndsvisning av bilde

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu