Deri kur do t’i fajësosh ardhacaket nga Karpatet për dështimin tënd ?

Shkrime relevante

Qimja në vezë…, në sytë e Hykmete Bajramit!

Lirim Gashi, Prizren ____ RADOJKOHYQMETE KURBAN BAJRAMI DHE SHKENCA E QIMES NË VEZË ____ Dje,...

Kush e organizoj 11 – 26 Marsin 1981

Nga Sak Muji – ish Sylë Mujaj Dëshmia ime personale, dokumentet...

Njerëzit dhe butoni i fundit

Lirim Gashi, Prizren ____ (në shqip, gjermanisht, serbisht) ____ Ekziston një keqkuptim i vogël lidhur...

“Sektet fetare” – Kush i financon 611 sekte në Shqipëri dhe misionet e tyre të errëta

"Sektet fetare" - Kush i financon 611 sekte në Shqipëri dhe...

Serbia nuk do të denazifishohet, përderisa të mos ndodhë pagesa e reparacioneve

Akademik Hakif Bajrami, historian nga Prishtina 1.Iluzionet se nuk duhet filluar lufta...

Shpërndaj

Punim artistik i Sylë Muajajt, piktorit, poetit e të burgosurit të njohur politik. 

Autor : Lirim Gashi, Prishtinë

PSE JEMI KAMPIONË TË ARSYETIMIT TË BUDALLALLËKUT TONË INDIVIDUAL DHE KOLEKTIV ?

Të tjerët e kanë bluar ADN-në tonë kombëtare, kulturore e fetare si mullinjtë e dreqit dhe nga mielli i eshtrave të të parëve tanë të lavdishëm kanë krijuar brumin e identitetit të tyre të rremë.

Ne, nga ana tjetër, përveçse shitëm identitetin tonë autokton e origjinal kombëtar, fetar e kulturor, për 600 vjet më radhë vrapuan si zagaret pas identitetit fetar të beduineve të shkretëtirës arabe, prandaj jeta jonë ishte e vështirë si e beduinëve.

Në fakt, neve nuk na mbeti as skeleti i identitetit tonë burimor, as ADN-ja gjenetike dhe as lavdia e të parëve tanë të famshëm, sepse ishim tregtarë budallenj me identitetin, kredibilitetin, dinjitetin, trashëgiminë kulturo-historike, territorin, krenarinë, etikën dhe moralin tonë.

Çfarë përfituam në fund nga kjo sjellje krejtësisht e palogjikshme, e dëmshme dhe dritëshkurtër.

Gjenocide të njëpasnjëshme nga ardhacaket e Karpateve që na kthyen në rojtarë të kishave që ua dhuruam.

Edhe më keq: Që na kthyen në pastrues të mutit të beogradasve dhe në zorrë të trashë të Evropës, se i panë në kokat tona brirët e lopës.

Rezultati: Jemi i vetmi komb në Evropë me çështje të pazgjidhur kombëtare dhe shtetërore.

Deri kur?

Deri kur vëlla shqiptar?

Deri kur do t’i fajësosh ardhacaket nga Karpatet për dështimin tënd ?

Pse nuk i fajëson serbët dhe arnautët e tu shqipfolës që historikisht t’i kanë futur të dyja këmbët në një këpucë dhe një Hashim në prapanicë?

Kush po na ndalon sot njëzet e katër vjet pas çlirimit nga okupatori famëkeq serb të mësojmë nga gabimet tona trashanike?

Kush?

Mixha Demush, Haliti i bacit Malush apo Zyrafetja e bacit Ibush?

Apo kokat tona si të magarve që nuk janë mësuar të jetojnë pa i komanduar dikush në stilin hush, hush?

Hajt natën e mirë, kush po ju q…n’ rrush.

Më një shkrim them më shumë se ju me një roman. Sikur ta kisha edhe një si vetën do të flija zbathur dhe zhveshur me Qimeten në tavan. Natën e mirë milet hajvan. Hajt shko pi shurrë të deves dhe përzije mundësisht me ajran.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu