ARKIVI:
25 Prill 2026

Kryeministri Kurti vizitoi vendkalimin kufitar me Serbinë , Kapi, mes Komunës së Kamenicës dhe asaj të Medvegjës

Shkrime relevante

Agim Vuniqi thotë se “Rexhep Qosja nuk debatohet më me slogane — lexohet me vepër”

Agim Vuniqi, Vashington Ka një çast në historinë e kombeve kur polemika...

U nda nga jeta Akademik Rexhep Qosja

Frank Shkreli  Një figurë e madhe e kulturës shqiptare dhe zëri që...

Ti vdiqe kur ia ktheve fjalën Gramenos, Bogdanit, Fishtës, Idriz Seferit, Ibrahim Rugovës dhe the se “Turkun e kemi vëlla dhe Islamin fe”

Nga: Blerim Nika  Dhimbja dhe zhgënjimi Lamtumirë, malesor që frymëzove breza dhe mbajte...

Shpërndaj

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me Kryetarin e Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, vizituan vendkalimin kufitar me Serbinë në mes Komunës së Kamenicës dhe asaj të Medvegjës.

Forhåndsvisning av bilde

Vendkalimi kufitar Kapia ishte paraparë të funksionalizohej në kuadër të Marrëveshjes së Brukselit për Menaxhimin e Integruar të Kufirit të 2 dhjetorit të vitit 2011.

Forhåndsvisning av bilde

Edhe sot, mbi një dekadë pas, Serbia pengon zbatimin e kësaj marrëveshjeje duke refuzuar të ndërtojë infrastrukturën për zyrtarët e saj policorë. Në vend të saj, ka bllokuar rrugën me cunga.

Forhåndsvisning av bilde

Ky kufi pa vendkalim i ndanë edhe anëtarët e të njëjtave familje të fshatit Svercë që detyrohen të udhëtojnë mbi 15km larg në Mutivodë për të kaluar në anën tjetër.

Atje, Kryeministri Kurti u prit dhe bashkëbisedoi me oficerët e Policisë së Kosovës.

Forhåndsvisning av bilde

Ai bëri thirrje për zbatimin e marrëveshjes për Menaxhimin të Integruar të Kufirit dhe funksionalizimin e plotë të vendkalimit kufitar Kapia që do të mundësonte lëvizjen e lirë jo vetëm ndërmjet qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë po edhe të banorëve brenda fshatit Svircë i cili është ndarë në dysh.

Forhåndsvisning av bilde

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu