Presidentja Osmani nderohet me Çelësin e Qytetit, çmim ky që u dha për herë të parë nga komuna e Tetovës 

Shkrime relevante

Dashuria e pathënë që jeton midis ëndrrës, dëshirës dhe mungesës, së poetës Lola Shehi

Kujtim Mateli, Tiranë Poezia “S’ta kam thënë” e poetes Lola Shehit, e...

Kur fëmijëve të dëshmorëve dhe familjeve të luftës u mohohet mundësia e barabartë për shkollim, ku mbetët drejtësia?

Majlinda Shala, Gjermani ____ SKANDAL QË NUK DUHET TË KALOJË NË HESHTJE!  ____ Sërish hapen...

Shteti i Dardanisë e vrau Arlinda Zekajn nga Vitomirica

Flori Bruqi, nga vendi i ngjarjës (Vitomiricë,26.10.2026) Me një letër drejtuar prokurores...

Shpërndaj

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ka vizituar komunën e Tetovës, ku është pritur në takim nga kryetari i kësaj komune Bilall Kasami, i cili e ka nderuar Presidenten Osmani me Çelësin e Qytetit, çmim ky që u dha për herë të parë nga komuna e Tetovës. 

“E nderuar që vizitën në Tetovë ta filloj me Çelësin e Qytetit nga kryetari i Komunës, Bilall Kasami, një simbol i përkushtimit tonë të çdoditshëm për të qëndruar pranë bashkëkombasve tanë”, ka thënë Presidentja Osmani. 

 

Presidentja Osmani ka vlerësuar rolin historik të Tetovës për shqiptarët gjithandej dhe ka falënderuar tetovarët që gjatë luftës në Kosovës, më 1998-1999 kanë hapur zemrat dhe dyert e tyre për t`i strehuar refugjatët kosovarë të dëbuar me dhunë nga regjimi gjenocidal i Serbisë.  

Në takim, ndër të tjera është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit me komunat kosovare në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve nga të dy shtetet. 

“Tetova dhe qytetarët e saj janë gjithnjë në zemrat e qytetarëve të Kosovës, prandaj sot, së bashku me kryetarin Kasami, rikonfirmuam angazhimin tonë për kultivimin e mëtejshëm të raporteve tona të veçanta”, ka theksuar Presidentja Osmani. 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu