ARKIVI:
10 Mars 2026

15 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë

Shkrime relevante

Nga ideali te spektakli: politika, qytetari dhe kriza e besimit

Isuf Bajraktari , Suedi Politika në hapësirën shqiptare, si edhe në shumë...

Unë e dua gjuhën time, historinë time dhe kombin tim

Fahri Xharra, Gjakovë  I zhytur në mendime , i thelluar në historinë...

Sulmi i frymëzuar nga ISIS pranë shtëpisë së Mamdanit në Nju Jork

Hans Rustad / Document.no Policia ndalon Emir Balatin pasi ai u përpoq...

A janë të detyruar deputetët që të qëndrojnë në sallë dhe të marrin pjesë në votim?

Prof. Dr. Kolë Krasniqi, ekspert i sigurisë, Pejë Sipas Kushtetutës së Republikës...

Fillimi i fundit të perandorisë politike kurtiane

Agron Mani, Ferizaj A është sot Vjosa Osmani vaksina kundër përhapjes së...

Shpërndaj

Prishtinë, 20 maj 2023

  • Kryeministri Kurti mori pjesë në shënimin e 15-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka marrë pjesë në shënimin e 15-vjetorit të marrëdhënieve zyrtare diplomatike gjermano-kosovare.

Me këtë rast, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, së bashku me organizata dhe institucione të tjera gjermane dhe me lidhje gjermane në Kosovë, po organizojnë aktivitete të ndryshme në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Duke uruar shtetin gjerman për gjithë kontributin që ka dhënë për Kosovën, kryeministri Kurti tha se ka nderin që është këtu për të kremtuar 15-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë.

Në këtë ceremoni, në të cilën ishte edhe Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, Jorn Rohde, para të pranishmëve, kryeministri Kurti kujtoi se Gjermania ishte ndër vendet e para që ka njohur shtetin e Kosovës, e veç kësaj Gjermania ishte shteti që u bë strehë për shumë shqiptarë që nga vitet e ’70-ta, qoftë për shkak të okupimit apo edhe të luftës më vonë.

“Në këto 15 vite të miqësisë, ndërmjet Republikës sonë dhe asaj Gjermane, ne kemi kujtimet më të mira nga mbështetja gjermane në sundim të ligjit, në arsim, në efiçiencë të energjisë dhe në infrastrukturë”, tha kryeministri Kurti, duke theksuar se bashkëpunimi ynë, partneriteti ynë, aleanca dhe miqësia jonë me shtetin gjerman, sa do të vije duke u thelluar e zgjeruar.

Po ashtu, ai ka falënderuar edhe pjesëtarët e KFOR-it gjerman që janë këtu, për të cilët tha se që nga çlirimi i kemi pjesë të mbrojtjes edhe të sigurisë së vendit tonë.

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

I nderuari ambasador Rohde,

E nderuara ministre Rizvanolli,

Zonja dhe zotërinj,

Të nderuar të pranishëm,

Unë kam kënaqësinë dhe nderin që jemi sot bashkë për të kremtuar 15-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë.

Gjermania na ka njohur ndër vendet e para, mirëpo para se të na njoh pavarësinë, Gjermania për neve është shteti në të cilin kanë gjetur strehë shumë disidentë shqiptarë nga Kosova në vitet e 70-ta, në vitet e 80-ta, e më pastaj edhe shumë refugjatë nga vitet e 90-ta, qoftë kjo për shkak të okupimit apo luftës më pastaj.

Në këto 15 vite të miqësisë ndërmjet Republikës sonë dhe asaj Gjermane, ne kemi kujtimet më të mira nga mbështetja gjermane në sundim të ligjit, në arsim, në efiçiencë të energjisë dhe në infrastrukturë.

Bashkëpunimi ynë, partneriteti ynë, aleanca jonë, miqësia jonë, sa do të vije duke u thelluar edhe zgjeruar. Dhe me këtë rast dua t’i falënderoj edhe pjesëtarët e KFOR-it gjerman që janë këtu, e të cilët që nga çlirimi i kemi pjesë të mbrojtjes edhe të sigurisë së vendit tonë.

Edhe njëherë faleminderit ambasadorit Rohde dhe të gjitha organizatave, ndërmarrjeve dhe institucioneve gjermane, të cilat na e kanë përgatitur këtë festë të rëndësishme të këtij 15-vjetori, me pije edhe me ushqime gjermane, andaj Vielen dank und prost.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu