Mosdënimi i agresorit, nxitje për destabilitet, jo për pajtim

Shkrime relevante

Një takim i veçantë me Presidentin e Konfederatës Zvicerane, Guy Parmelin,

Muharrem Salihu, Zvicër Kontoer med et verifiseringsmerke har blitt godkjent og kan...

Kjo pamje e Shtëpisë së Xhafer Devës nga Mitrovica, do të duhej që të ishte realitet menjëherë pas luftës në Kosovë

Valdet Deva, Mitrovicë Shtëpia e Xhafer Devës në Mitrovicë duhej të ishte...

Berat apo Ferat – kur statistikat vjetrohen, por analistët jo !

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë Dëgjova një video të gazetarit Berat...

Malsorja e veriut në Cafe Bonsai në Mitrovicë apo mirënjohja e Dije Krasniqit

Dije Krasniqii ____ MALSORJA E VERIUT NË CAFÉ BONSAI – MITROVICË ____ Që nga ditët...

Kur madhërimi i të huajës bëhet përbuzje ndaj identitetit tonë

Stema e "Vëllazërisë Muslimane", që tashmë është ndaluar edhe në Egjipt...

Shpërndaj

Gani I. Mehmeti 

Kërkohet paqe e paqeja nuk gjendet me shtetin më destabilizues në Europë. 

Kërkohen bisedime e bisedimet nuk zhvillohen me atë që ka shkaktuar katër luftëra vetëm në vitet e nëntëdhjeta në fund të shekullit 20, deri sa nuk është dënuar si aggressor. 

I bëhen lëshime, në vend se të kërkohen llogari prej tij. 

Ia japin krahun agresorit, nuk ia thonë shkurt e para syve se Kosova është shtet dhe i pavarur.  

I bëjnë lajka në vend se t’ia thonë realitetin. 

E lusin, në vend se ta detyrojnë! 

E shpërblejnë, në vend se ta dënojnë! 

Prandaj humbin të gjitha sukseset e bisedimeve me gjaksorin.  

Vrasësi mbetet vrasës, dhe sa më shumë ta tolerosh, ai bëhet edhe më mizor. 

Nëse do të vësh rregulla, duhet zbatuar ato.  

Nëse do ta zbatosh drejtësinë, duhet të kesh ligje me prokurorë e gjykatës të mirëfilltë, të drejtë e të dinjitetshëm për zbatim. 

Mirë, edhe nëse do bisedime, duhet të dihet qëllimi i tyre dhe fundi se për çka bisedohet e deri kur do të zgjasin.  

Pra, shkaktarin e luftës, kur edhe e humb luftën, ai duhet të dënohet, jo të shpërblehet, qoftë me financime e me lëshime tjera politike e ushtarake. 

Unë mbaj mend kur Gjermania paguante dëmet e luftës, pse ajo e kishte shkaktuar Luftën e Dytë Botërore. Përse Serbia nuk u dënua të paguajë të gjitha dëmet si shkaktare e luftërave me Slloveninë, Kroacinë, Bosnje e Hercegovinën dhe me Kosovën? 

Po nuk u disiplinua agresori, ai e vazhdon. 

Prandaj, ajo nuk ndalet .

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu