Kryeministri Kurti zhvilloi një takim me zëvendës ndihmës Sekretaren në detyrë të Departamentit të Shtetit amerikan, Allison Peters

Shkrime relevante

Tirana “zien”, por Shqipëria pa solidaritet rrezikon të mbetet peng i Edi Ramës!

Prof.Dr. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina (Ose; Protestat s’e rrëzojnë Ramën, nëse...

Rasti i Arlinda Zekajt – Ku fillon dhe ku përfundon përgjegjësia institucionale?

Saranda Ademi, Zvicër ____ Vrasja tragjike e Arlinda Zekajt ka ngritur me të...

Pensionistët e rendit të dytë, viktima të një diskriminimi që nuk po merr fund

Zeqir Bekolli, Drenas ____ Është e dhimbshme dhe njëkohësisht e turpshme që njerëzit...

Gjergj Fishta, personalitet i identitetit dhe krenarisë kombëtare, kujtime e mendime me rastin e 155 vjetorit të lindjes

Prof. Dr. Nail Draga, Ulqin Diskursi kulturor Në plejadën e personaliteteve kombëtare...

Shpërndaj

Tallin, 6 shtator 2023
Gjatë qëndrimit në kryeqytetin e Estonisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, po ashtu zhvilloi një takim me zëvendës ndihmës Sekretaren në detyrë të Departamentit të Shtetit amerikan, Allison Peters.
Në takim u diskutua për anëtarësimin e Kosovës në Partneritetin për Qeveri të Hapur dhe për mundësitë e bashkëpunimit me agjencitë amerikane, sikurse USAID në zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për OGP, me theks te shtylla e parë e këtij plani, përkatësisht te transformimi digjital.
Falë vëmendjes së Qeverisë në transformimin digjital, sidomos me shërbimet në e-qeverisje dhe digjitalizimin në arsim, që pritet të përkthehet në investime prej 100 milionë euro në pesë vitet e ardhshme, synohet që të ofrojmë infrastrukturë sa më të përshtatshme për kompanitë e këtij sektori ashtu që të mund të zhvillohen sa më shumë.
Duke folur për potencialin e Kosovës në fushën e Teknologjisë së Informacionit, kryeministri theksoi se Kosova renditet e para në Ballkanin Perëndimor në indeksin e konkurrueshmërisë së IT-së, të parët në Evropën në Zhvillim (Emerging Europe) për numrin e studentëve në fushën e TI-së për 100 mijë banorë, kurse të dytët për infrastrukturën teknologjike.
Forhåndsvisning av bilde
Krahas saj, kryeministri Kurti gjithashtu veçoi edhe progresin në indikatorë ndërkombëtarë të transparencës, sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit.
Edhe në këtë takim, ai ishte i shoqëruar nga ambasadorja e Kosovës për Estoni, Shkëndije Geci Sherifi, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti. Ndërkaq, përkrah zëvendës ndihmës Sekretares në detyrë të Departamentit të Shtetit amerikan, Peters, ishte edhe Zëvendës ndihmës Sekretarja kryesore në Byronë për Hapësirë Kibernetike dhe Politika Digjitale të Departamentit të Shtetit, njëherësh ish- zëvendës ambasadorja e Amerikës në Kosovë, Jennifer Bachus.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu