Presidentja Osmani u prit në takim nga Admirali Rob Bauer, Kryesues i Komitetit Ushtarak të NATO-s

Shkrime relevante

Tirana “zien”, por Shqipëria pa solidaritet rrezikon të mbetet peng i Edi Ramës!

Prof.Dr. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina (Ose; Protestat s’e rrëzojnë Ramën, nëse...

Rasti i Arlinda Zekajt – Ku fillon dhe ku përfundon përgjegjësia institucionale?

Saranda Ademi, Zvicër ____ Vrasja tragjike e Arlinda Zekajt ka ngritur me të...

Pensionistët e rendit të dytë, viktima të një diskriminimi që nuk po merr fund

Zeqir Bekolli, Drenas ____ Është e dhimbshme dhe njëkohësisht e turpshme që njerëzit...

Gjergj Fishta, personalitet i identitetit dhe krenarisë kombëtare, kujtime e mendime me rastin e 155 vjetorit të lindjes

Prof. Dr. Nail Draga, Ulqin Diskursi kulturor Në plejadën e personaliteteve kombëtare...

Shpërndaj

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në selinë e NATO-s, është pritur në takim nga Admirali Rob Bauer, Kryesues i Komitetit Ushtarak të NATO-s.  

Në takim u diskutua për kontributin e jashtëzakonshëm të NATO-s për lirinë dhe sigurinë e vendit tonë, thellimin e bashkëpunimit Kosovë-NATO, si dhe koordinimin ndërmjet institucioneve te sigurisë së Republikës së Kosovës dhe KFOR-it. Presidentja shprehu mirënjohjen e thellë për përkushtimin e grave dhe burrave nga forcat aleate për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend dhe rajon. 

Forhåndsvisning av bilde

Në takim u diskutua edhe për zhvillimet e fundit të sigurisë në vend e rajon, përfshirë edhe sulmet e vazhdueshme nga grupet kriminale serbe në veri të vendit kundër forcave të NATO-s, Policisë së Kosovës, qytetarëve e gazetarëve, me ç’rast, Presidentja theksoi se sfidat e sigurisë nuk janë asnjëherë individuale, por përgjegjësi kolektive. Në këtë frymë, Presidentja nënvizoi se Republika e Kosovës, si partnere e përkushtuar e NATO-s, do të vazhdojë të punojë ngushtë me aleatë për t’i adresuar bashkërisht sfidat e sigurisë, si dhe për ta promovuar paqen dhe sigurinë. 

Forhåndsvisning av bilde

Presidentja Osmani foli edhe për vendosmërinë e palëkundur të Kosovës për anëtarësim në NATO, dhe përfshirjen në Programin e Partneritetit për Paqe, duke nënvizuar nevojën për kreativitet dhe fleksibilitet për ta lehtësuar integrimin e plotë në NATO. 

Forhåndsvisning av bilde

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu