Identiteti kombëtar dhe mimikëria politike e Rexhep Qosjes

Shkrime relevante

16 shtatori 2026 nuk është dita e hakmarrjes, por e vërteta këtë ditë doli mbi propagandën, mbi etiketimet dhe mbi urrejtjen

Halil Geci, Skenderaj ____ SHTATORI E RRËZOI ETIKETIMIN: GJYKATA E KOSOVËS I VURI...

Vlora Çitaku, …dhe lotët pas verdiktit!

Në foto është Vlora Çitaku me Ivica Daciqin Sak Muji, Rugovë _____ VLORA ÇITAKU,...

Pse maskat…?

Sak Muji, Rugovë ____ Pse duhej të mbuloheshin fytyrat në një protestë që...

Shpërndaj

Rexhep Qosja & Ibrahim Rugova
___
Nga: Lis Bukuroca, Gjermani
___
Identiteti kombëtar dhe mimikëria politike
__
Rexhep Qosja
“Për shumë vjet, në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, të partisë që ka trashëguar gjithë anëtarësinë e Lidhjes së Komunistëve të Kosovës, është mbajtur fotografia e Papa Gjon Palit të Dytë.
Sekush që e di se mbi 99 për qind e anëtarëve të kësaj partie kanë emrat Hasan, Hysen, Mehmet, Muhamet, Bajram, Rexhep, Sadik, Myftar, Murat, Sadullah, do të bëjë pyetjen: çka do fotografia e Atit të Shenjtë në selinë e një partie 99 për qind e anëtarëve të së cilës janë, pra, të besimit mysliman dhe i falen një profeti tjetër? Pse bëhen se ndërrojnë ngjyrën ashtu lehtë? Pse aq lehtë duan të tregohen çka nuk janë? Sigurisht për t’iu servilosur atyre që supozojnë, kot natyrisht, se një servilosje e tillë iu pëlqen!” RQ
Lis Bukuroca: Përgënjeshtrim i mimikrisë: Nuk kanë 99% emra myslimanë, por edhe sikur t’i kenë 100%, nuk do t’ishte tregues për bindje fetare, e aq më pak për praktikim fetar apo për lutje. Sa herë shkon në xhami Rexhepi për shembull? Apo kujt i lutej Enver Hoxha, meqenëse emri qenka tregues i besimit fetar? Besimtarët nuk i luten profetit, por zotit. Sulmon anëtarësinë e LKJ-së, e në LKJ ishte edhe Rexhep Qosja, mirëpo nuk i kritikon kurrë rilindësit e shquar që ishin në Mexhlisin e Kalifatit Osman, gjersa gjuha e tyre amtare ishte e ndaluar. E as vezirët aranutë, që ishin më osman se osmanët…
Demaskimi i paragjykimit dhe mungesës së përsiatjes: Sa veta i ke pyetur dhe në cilat statistika bazohesh? Si mund të jetë njeriu mysliman dhe të mbajë fotograffi të Papës apo Nënë Terezës? Mbajtja e fotografisë tregon diçka tjetër, kurse emri është fatkeqësi e injorancës, pasojë e projektit shekullor osman, pastaj edhe serb, por emri është tepër rrallë tregues i bindjes fetare. Sa naive, sa infantile dhe sa tendencioze është të bazohemi në emër për të përkufizuar besimin fetar të dikujt…
“Në Presidencën e Kosovës janë mbajtur dhe vazhdojnë të mbahen fotografitë e Nënës Terezë dhe të Papa Gjon Palit të Dytë. Presidentët ndërrohen e fotografitë e Shenjtores dhe të Atit të Shenjtë mbahen! “Çka duan ato fotografi në selinë e presidentëve që kanë lindur dhe janë rritur si pjesëtarë të besimit mysliman, që janë zgjedhur prej votuesve numri më i madh i të cilëve i falet profetit Muhamet, mban ramazanin dhe festën e bajramit? ” RQ
Lis Bukuroca: Demaskim i dinakërisë dhe mimikrisë epizodike: Kur Rugova i mbante ato fotografi dhe Kosova ishte e pushtuar, Qosja nuk kërkonte largimin e atyre fotografive, por e kërkon pas çlirimit. Sipas tij e kanë përfunduar atë mision dhe duhet të largohen sepse sipas tij, ky popull është popull mysliman. Shikoja emrat! E dëshiron edhe Erdogani, meqenëse e dëshiron ai, duhet t’i heqim…
Po ndalem këtu, sepse vështirë të gjendet te sprova e tij mbi identitetin një fjali, që i reziston një shqyrtimi serioz…janë konstatime sipërfaqësore, të pamenduar thellë dhe nga epshi i tepruar për ta kritikuar Kadarenë, për t’u krahasuar me të…
Ps. Dikur i besoja si një profeti, tash në një faqe ia gjej së paku 10 konstatime të gabuara! Tmerr! Akademik!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu