Për një thirrje të Rexhep Qosjes për kultivim të urrejtjes ndërfetare dhe veçimit!

Shkrime relevante

Tirana “zien”, por Shqipëria pa solidaritet rrezikon të mbetet peng i Edi Ramës!

Prof.Dr. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina (Ose; Protestat s’e rrëzojnë Ramën, nëse...

Rasti i Arlinda Zekajt – Ku fillon dhe ku përfundon përgjegjësia institucionale?

Saranda Ademi, Zvicër ____ Vrasja tragjike e Arlinda Zekajt ka ngritur me të...

Pensionistët e rendit të dytë, viktima të një diskriminimi që nuk po merr fund

Zeqir Bekolli, Drenas ____ Është e dhimbshme dhe njëkohësisht e turpshme që njerëzit...

Gjergj Fishta, personalitet i identitetit dhe krenarisë kombëtare, kujtime e mendime me rastin e 155 vjetorit të lindjes

Prof. Dr. Nail Draga, Ulqin Diskursi kulturor Në plejadën e personaliteteve kombëtare...

Shpërndaj

Lis Bukuroca, Gjermani
___
Lexojeni ju lutem si akademik Rexhep Qosja thërret për distancimit fetar dhe veçim! 
___
Një akademik normal do të mburrej me tolerancën fetar dhe do të thoshte, sikur edhe të krishterët të mbanin me respekt imazhe të personalitete myslimane, bota do të kishte më shumë paqe, më shumë dashuri dhe më shumë drejtësi.
Jo, ai nuk kërkon ndërveprim, respekt të ndërsjellë dhe bashkëveprim, jo ai kërkon ndarje, barrikadim, distancim, madje edhe i manipulon duke thënë: “…në selinë e presidentëve që kanë lindur dhe janë rritur si pjesëtarë të besimit mysliman…”!
Çdo njeri i paarsimuar e di, se foshnja nuk lindet me besim fetar, se foshnja nuk lindet as me gjuhë, as me kulturë, as me identitet, por thjeshtë lindet njeri…
Citat “… Çka duan ato fotografi (Nënës Terezë dhe të Papa Gjon Palit) në selinë e presidentëve që kanë lindur dhe janë rritur si pjesëtarë të besimit mysliman, që janë zgjedhur prej votuesve numri më i madh i të cilëve i falet profetit Muhamet, mban ramazanin dhe festën e bajramit?
” Rexhep Qosja pastaj vazhndon thua se po flet Bin Laden: “…çka do fotografia e Atit të Shenjtë në selinë e një partie 99 për qind e anëtarëve të së cilës janë, pra, të besimit mysliman dhe i falen një profeti tjetër?
“ 99% nuk do ta thoshte një njeriu i paarsimuar, sepse ai do ta dinte se ka edhe ateistë, se ka edhe jopraktikues të fesë dhe me numër të tillë merret njeriu vetëm kur merret me manipulim!
Kur e lexon një i huaj atë mendim, mendon se jemi teokraci si në Arabi Saudite apo si në Iran.
Jean-Jacques Rousseau, Voltaire, David Hume, Immanuel Kant, nuk do të kishin mundur kurrë të merrnin me mend se 300 vite pas nismës së iluminizmit do të shfaqet një akademik ateist, që do të bënte apele të tilla…
Edhe atë nga akademiku që adhuron ateistin Enver Hoxha.
Gjon Pali ka ndihmuar Rugovën për t’u kuptuar nga Perëndimi, e ka ndihmuar të krijojë kontakte, i ka rritur imazhin e tolerancës Kosovës dhe qytetarëve, kurse Nënë Tereza ishte krenari jonë shqiptare… Ajo ishte shqiptare, neve nuk na interesonte besimi i saj, por në Perëndim në proteste merrnim me vete edhe fotografi të saj.
Ne nuk i ndanim shqiptarë në fe si ti sot!
Ne i besonim shqiptarisë, jo si beson ti se besonim ne! Ne krenoheshim me humanizmin e saj, me personalitetin, jo me besimin fetar. Ne nuk ishim fetar 99%! Ne ishim shqiptarë!
LDK nuk ishte parti fetare, por parti qytetare demokratike! Pse nuk i thoshe para çlirimit Rugovës, shko Rugovë e lutu te një kryetar i një bashkësie islame dhe do të na kishin ndihmuar më shpejtë?
Meqenëse paskan qenë 99%!?
Legen som bidro til at Osama bin Laden ble tatt, betaler en ...
Kryeterroristi tashmë i ndjerë Osama Bin Laden …
*
Po ndalem, nuk po vazhdoj me analizë se ndiej keqardhje të madhe kur shoh një akademik që logjikon si Bin Laden, një akademiku që si student i besoja më shumë se zotit, tani ndiej vetëm keqardhje, keqardhje të madhe…

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu