ARKIVI:
1 Maj 2026

“Kali i Trojës”, realitet edhe në aktualitetin e sotshëm

Shkrime relevante

Elita e heshtur intelektuale dhe sundimi i mediokritetit

Luljeta Pula, Prishtinë Një komb rrënohet kur ai humb Elitën. Dhe ne...

Kuvendi i Kosovës, “fabrikë” procedurash apo varr i vendimmarrjes? 

Prof. Dr. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina ____ Dilema që po më provokon...

Shtetin duhet ta drejtojnë ata që e duan me shpirtë dhe zemër atdheun e tyre!

Florim Zeqa Duke qenë dëshmitar që të gjitha partitë pa dallim, nuk...

Pani-i me OVL e tij falsifikatorë të historisë!

(Vijon nga "Penalizimi i qëllimshëm i Kolonel Rrustem Berishës") Idriz Zeqiraj, Gjermani ____  ...

Përplasje mes kohës dhe kërkimit të identitetit, mendime rreth librit të Jusuf Buxhovit , “Lufta e fshehur, Anteu”

Shkruan: Engjëll I. Berisha ____ Jusuf Buxhovi: “Lufta e fshehur, Anteu”. Shtëpia Botuese...

Shpërndaj

Fahri Dahri, studiues i çështjes çame

Përkrah pa asnjë dyshim shqetësimin që trajton z. Frederik Ruco, lidhur me fenomenin e shit-blerjes të pasurive të palujtëshme nga të huajt, kryesisht që vijnë nga dy shtetet fqinje, të cilët në strategjinë e tyre 200 vjeçare kanë pushtimin e trojeve shqiptare. Nuk mundet të realizohen parimet demokratike, kur përballë kemi shtete që herë pas here na shpallin luftë të hapur. Ndaj është e drejta jonë të veprojmë me ligje që sigurojnë sovranitetin territorial dhe pavarësinë tonë. Kjo duket qartë edhe në këto ditë ku të dy shtetet në harmoni të plotë, kombinojnë veprimet armiqësore ndaj të dy shteve shqiptare (Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës/Dardanisë). Në këto kushte dhe situata tejet të rrezikshme kërkohet: “Urgjentisht Ministria e Drejtësisë, ajo e Ekonomisë dhe e Financës të përgadisin ligjin: “Për ndalimin e shit-blerjes së trojeve dhe banesave për të huaj, kryesisht nënshtetasve grekë dhe serbë”, mbasi qeveritë e tyre kanë patur dhe kanë synime armiqësore (pushtuese) ndaj shtetit  shqiprar”. Po kështu me urgjencë qeveria t’ja kalojë parlamentit për miratim. Në këtë ligj të vendoset edhe për mosnjohjen e pronësisë, personave të huaj që kanë blerë deri tani (nënshtetas grekë dhe serbë).

Habitemi me drejtuesit tanë që janë kaq naivë, ose pa asnjë vizion për ruajtjen, mbrojtjen dhe zhvillimin e shtetit.

Të gjithë e dimë nga historia se, si shteti grek dhe shteti serb, me në krye kishat e tyre, kanë vrarë dhe po vrasin shqiptarët, i dëbojnë nga trojet e tyre, duke i mbushur (zëvëndësuar) me shtetasit e tyre (grekë e serbë). Kurse qeveritarët tanë, me apo pa qëllim, krijojnë kushte të vështira për jetesën në Shqipëri, si rrjedhojë duan, nuk duan shqiptarët, largohen nga trojet e tyre.

Krejt ndryshe nga ne, shtetet fqinje, stimulojnë moralisht dhe materialisht shtetasit e tyre për tu ngulur në Shqipëri.

Një mënyrë apo metodë shumë hileqare për të pushtuar trojet tona, me “Kalin e Trojës”, por i kamufluar me kolateral – pasuritë e patundshme, duke sjellë kënaqësi për qeveritarët tanë, të cilët “mendje shkurtër”, gëzohen që shtojnë të ardhurat e buxhetit me taksat që vilen nga shit-blerja e apartamenteve dhe trojeve, brenda territorit shqiptar, pa hezituar se shtohet popullsia me të huajt. Nesër ashtu si minoritarët e sotëm, do “harrojnë” nga kanë ardhur. Do u lind e drejta për të kërkuar tjetërsimin e DHEUT, nga shqiptar mijëravjeçar, në territor grek apo serb. Këtë fenomen duhet ta ndalim urgjentisht.

Në këtë shkrim paraqesim një shqetësim qytetar, në shtim të vigjilencës ndaj manovrimeve të shteteve të huaj që predikohen nga “Naçertania” dhe “Megalloide”, për asimilimin dhe zhdukjen e shqiptarëve.

Ju Faleminderit për mirëkuptimin.

Fahri Dahri, ekspert për ekonomi.

Shtator, 2023

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu