ARKIVI:
12 Qershor 2026

Shqiptarët e Luginës së Preshevës, në zgjedhje do të duhej, me një listë të përbashkët?

Shkrime relevante

Në 27 vjetorin e çlirimit nga Serbia

Florim Zeqa Pse dita e çlirimit nuk është festë shtetërore?! Të paktë janë...

Zbulim arkeologjik i paleolitit të hershëm në Zvërnec të Vlorës

Në perëndim të qytetit të Vlorës, pak kilometra larg tij, ndodhet...

Një lajm i gëzueshëm për Lëvizjen e Deçanit – dega në Mitrovicë dhe veprimtarinë qytetare

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë Një lajm i gëzueshëm për Lëvizjen...

Nga autonomia e vitit 1974 te Pavarësia e vitit 2008, kur shkelet Akti i Helsinkit, historia ndryshon drejtimin

Agim Vuniqi, Vashington Nga autonomia e vitit 1974 te Pavarësia e vitit...

Mendime për lirinë dhe demokracinë 1999 – 2026

Fotoja është e futjes së trupave të NATO-s në Kosovë Nga: Besim...

Shpërndaj

Nga: Refik Hasani
___
Shqiptarët, vetëm të unifikuar duke garuar me një listë të vetme për Parlamentin e Serbisë,  do të mundë të maksimalizojn votën.
Me rastin e shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme për datën 17 dhjetor, për Parlamentin e Serbisë. Shqiptarët e Preshevës, Medvegjës, Bujanocit, duke përfshirë  edhe shqiptarët nga Krahina e Sanxhakut, dhe gjithë shqiptarët që jan në Vojvodinë dhe Serbi, duke përpiluar dhe renditur në një listë të vetme do të fitojnë më shumë vende në këtë legjislaturë të Serbisë. Subjektet politike shqiptare  duke garuar me një listë të vetme, do të jen një zë i përbashkët në këtë Parlament, do përfaqësohemi edhe Ekzekutiv eventualisht.
Shqiptarët, jo vetëm  në Preshevë, Medvegjë, Bujanocit, por edhe në gjithë Serbinë, për shkak ndarjeve, përçarjeve të partive politike shqiptare në këtë rast u shpërdan votat dhe kjo çështje do të duhej të marrë fundë, duke ndryshuar  dhe gjithë  të bëjn përpjekje që të arrihet në këto zgjedhje për këtë fund viti, do të duhej të garohet me një listë unike  të shqiptarëve në Serbi.
Ka disa  legjislatura të Parlamentit të Serbisë, ku përfaqësohemi herë me një deputet, apo herë mbetemi, pa asnjë përfaqësues në Parlament, prandaj është më se i domosdoshëm përmesë një liste të vetme të dalim e garojm në këto  zgjedhje të parakohshme.
Pjesëmarrja e shqiptarëve në zgjedhjet e parakohshme për datën 17 dhjetor, për Parlamentin e Serbisë do t’na siguronte të fitohen 5, apo 6 ulëse në Parlamentin e Serbisë, kështu është i vetmi   instrumenti në  demokraci, që mbetët të arrihet, nëse veprohet në kohë  si të unifikuar.
Shqiptarët, jo vetëm  në Preshevë, Medvegjë, Bujanocit, por edhe në gjithë Serbinë,do të përfaqësohemi, dhe vetëm kështu do të marrim ulëse në Parlament, pa u humbur votat. Kjo na ndihmon  se do shtrohet, debatohet e diskutohet edhe  për diskriminimin që po vazhdon përmesë pastrimit etnik-pasivizimit, për përdorimin e Gjuhës Shqipe, për Simbolin Kombëtarë, për investime e për përfaqësime në nivelin lokal e nivelin qendror.
E vetmja është mundësi, që me një listë  të garimit për parlamentin e Serbisë, të përfaqësohemi, është zgjidhje e drejt, do të jemi një zë i unifikuar në këtë Parlament nacional, duke u përfaqësuar në legjislativ.
Rajoni i Preshevës, Medvegjës, Bujanocit, duke përfshirë  edhe shqiptarët nga Krahina e Sanxhakut, jan Rajoni më i pazhvilluar ekonomikisht dhe më i diskriminuar në gjithë Evropën.
✍️ Refik HASANI

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu