ARKIVI:
26 Prill 2026

PISA, rezultat i politizimit të arsimit shqip në Kosovë! 

Shkrime relevante

Prizreni nuk është skenë për rikthimin e hijes osmane

Zamira Bytyqi, Prizren Dje 25.04 në Shadërvan, në zemrën historike të Prizrenit, u...

Zbulohën planet e fshehta ”politike” të opozitës në Kosovë!

Ismet M. Hasani, Suedi Pak politikë Kriza politike në Kosovë dhe dështimi i...

Lavdi grave të qëndresës antikomuniste shqiptare

Nga Frank Shkreli (Në Kujtim të Klora Mirakaj Merlika dhe të gjitha...

Kosova miratoi Rezolutë, për Luginën e Preshevës

Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës, për avancimin e përkujdesjes institucionale,...

Shpërndaj

Zeqir Bekolli, Prishtinë 

Rezultatet e PISA-s, jo vetëm këto të fundit por edhe të më hershme, flasin për mungesën e reformave në arsim  dhe politizimin e skajshëm të arsimit shqip në Kosovë.  

Këtë dëm shoqërisë sonë ia shkaktoi  politika, që nga paslufta, duke mos harruar edhe dëmin e shkaktuar nga pushtuesi, pas viteve të nëntëdhjetë. Këto goditje që i mori arsimin shqip në Kosovë janë vështirë të riparueshme. Së pari, mësimi nëpër shtëpitë shkolla la pas vetës shumë zbrastësi të cilat nuk u kompensuan pas çlirimit me trajnime dhe ngritje profesionale. Së dyti, politizimi i shkollave e i universiteteve dhe shndërrimi i kolegjeve private në “oaza” biznesi përbëjnë goditjen tjetër të cilën e mori arsimi shqip në Kosovë. 

Bie fjala, politikat partiake të punësimit, qoftë në shkolla, qoftë në universitete, e goditën për vdekje arsimin shqip në Kosovë, e pasojë e kësaj janë rezultatet e PISA-s, jo vetëm sivjet, por që nga paslufta. 

Nëse bie fjala për emrimin e mësimëdhënësve e drejtorëve nëpër shkollat tona vendosin kryetarët e komunave, të cilëve nuk iu intereson fare cilësia e kandidatit, por përkatësia partiake, atëherë del qartë se niveli i arsimit nuk mund të jetë ndryshe, pos ky që është.  

Veç kësaj, mungesa e investimeve në arsim në ngritjen e cilësisë, mospajisja me mjete moderne të shkollave e kabineteve të tyre, në harmoni me mësimin bashkëkohor po i jep këto rezultate çfarë i kemi.  

Për shkak të ndërhyrjeve të vrazhda të politikës në sistemin arsimor,  munguan edhe reformat e domosdoshme në mësimdhënie,  në cilësi dhe kuadro. Angazhimi i gjysëmanalfabetëve me diploma nëpër proceset mësimore, qoftë në nivelin lokal apo atë qendror na solli deri këtu.  

Prandaj, puna e parë që duhet bërë është depolitizimi i shkollave e universiteteve , zvogëlimi i kolegjeve që nuk ofrojnë cilësi dhe kushte bashkëkohore shkollimi, financimi më i madh në arsim, në kuadro e cilësi dhe transparenca me rastin e rekrutimit dhe lirimi nga kuadrot e paafta, që janë pjesë e arsimit shqip.  

Vetëm në këtë mënyrë mund të ecët për para , duke kërkuar njëkohësisht edhe llogari nga të gjithë ata që udhëhoqen me arsimin në Kosovë. Por a është e mundur kjo në Kosovë, gjithsesi se jo, për faktin se me mendësinë e deritashme në raport me arsimin vështirë se mund të ecët për para.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu