ARKIVI:
8 Maj 2024

Enver Hasani, kushtetuesja dhe Manastiri i Deçanit

Shkrime relevante

Presidentja Vjosa Osmani takoi presidentin e 43-të të SHBA-ve, George W.Bush

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron...

Shtarorja e Gjergj Kastriotit në Prishtinë më 28 Nëntor 2001-Rugova: Ditë e madhe për Kosovën

Ngrihet Shtatorja e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut në Prishtinë , me 28 Nentor...

Për dallaveraxhinjtë e regjur të BE-së

Aurel Dasareti, ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake, SHBA Dallaveraxhinjtë e regjur të BE-së...

Don Jaku i Kuklit dhe thirrja e tij hymn e 28 shkurtit 1844

Anna Hida, Vatikan ___ Sot në Arkivat Vatikan më tërhoqi vëmendjen, një letër...

Duhet ta pastrojmë pluhurin e së kaluarës që të shihet kontributi i gjeneratave

Ne kembe nga e majta : Agim Dushi, Bujar Hoxha, Shenoli,Fatos Shita,...

Shpërndaj

Gani I. Mehmeti

Diçka sikur nuk është e mjaftueshme, të thuhet se kushtetuesja nuk ka mundur të vendosë ndryshe!

Vallë, a mjafton për një çështje kaq të madhe, në vend të arsyetimit, të thuhet vetëm “Kushtetuesja nuk ka mundur të vendosë ndryshe për Manastirin e Deçanit”!? Atëherë, përse ka mundur të vendosë në dëm të shtetit të Kosovës, sa do që thuhet se Manastiri është në Kosovë, dhe ata hektare tokë nuk do i çojë diku tjetër?

Nëse e çuakan edhe kishën e ndërtuar në kompleksin e Universitetit të Prishtinës, kjo kushtetuese do i ipka lejen të mbijetojë aty ku është?

Po, në bazë të çkahit kjo kushtetuese veproi në dëm të hoteleve legjitime që ishin aty, dhe, kur nuk ka mundur të vendosë ndryshe, më mirë ka qenë që i tërë stafi i Kushtetueses të japë dorëheqje e të shkojë në shtëpi, e jo të veprojë në dëm të Kosovës.

Çfarë i duhen një manastiri 24 hektarë tokë? A jep qëra ajo për atë tokë, a e ka paguar atë tokë, a i është shitur nga dikush? Kush mund të falë  pronën e huaj? Ajo pronë ishte e dikujt, nuk ishte e lirë, dhe si t’i merret vetëm pse dikush dëshiron?

A e di Kushtetuesja e Kosovës, se brenda atyre 24 hektarëve tokë, mund të dalë ai kali i drunjtë, të mbushet me armatim dhe nesër pasnesër ta çojë Kosovën në qiell? Për më keq e më rëndë, si ka mundur një kushtetuese me gjithë ata gjykatës të japë tokën e tjetërkuj, dikujt tjetër? Ata kanë mundur të japin, të falin, vetëm pasurinë e tyre, jo të Kosovës.

Zoti vetë ka thënë: Mos më eni me hakun e huaj, hajdi me hakun tim! Ai, vetë Zoti, nuk ka pranuar të marrë nga tjetri prej tjetrin. Zoti ka thënë me hakun tim hajdi. Këta kanë hyrë në hakun e tjerëve, në hakun e huaj, duke ia falur Mianastirit tokën! Kjo është diçka tepër e paparanueshme.

Këta, nëse kanë pasur presion nga dikush tjetër, është dashur të mos e shqyrtojnë deri sa të vijë momneti e të evitohet presioni.

Aq më e keqe, kur nuk shpjegon se përse nuk ka mundur të vendosë ndryshe Kushtetuesja, apo, kjo kushtetuese ka qenë në shërbim të Serbisë!

Kushtetuesja e Ksoovës ka bërë edhe shumë gabime tjera, duke mos e vendosur lëndën si duhet, drejt. Nuk them se është dashur t’i mbahet krahu dikujt, por të vendoset si është drejt.

Kushtetuesja ka qenë e blerë, e korruptuar, apo e shtyrë nga presione të ndryshme! Po, nuk është turp edhe të tregohet presioni, është turp të vendoset sipas presioneve të kujtdo qoftë. Është vepër penale të luhet me tokën e Republikës së Kosovës. Kjo krejt ka shkuar në shërbim të Serbisë.

Me një fjalë, kjo Kushtetuese ka bërë edhe mëkate të tjera…

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu