ARKIVI:
27 Prill 2024

Ka ikur koha e “Zanzibarit”!

Shkrime relevante

Më 24 prill të vitit 1924, 100 vjet më parë, vizionari Sefë Reçica kishte arritur të hapë një shkollë në Llugaxhi

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan  ___ Sot më rrëmbyen emocionet, më tradhtuan lotët dhe...

Florida përforcon me ligj standardet shtetërore të edukimit mbi rreziqet, krimet dhe të këqiat e komunizmit

Nga Frank Shkreli Javën që kaloi, Guvernatori i shtetit Florida në Shtetet...

Mbi romanin “Paraardhësit”, të autorit Muharrem Blakaj

Recensë Nëse e konceptojmë si një triptik të temës shumë të rëndësishme...

“Po regjistrohen si musliman pa i pyetur fare”- Organizatat ankohen për regjistrimet nga ASK-ja

https://www.youtube.com/watch?si=QdoaVNZz80yZCbE2&fbclid=IwZXh0bgNhZW0CMTEAAR0Bl3ZTe0s2WfhXwdNkKlBfyRbGy1qVbhzdAvaBdOIdDVckjS-nticOM4I_aem_AdNBqZfh7wsXYLNCShRif-Kgff6PZLPtUJsQQUiNCg39NmvYujnjhpXYXreerFHnHHBwqpd4tRt-HG4AwnTqCOCw&v=9gqCKJaSH1U&feature=youtu.be

Shpërndaj

Florim Zeqa , Prishtinë 

Ata që janë mësuar për të mos i shkuar deri në fund asnjëherë mandatit politik dhe kushtetues në qeverisjen e vendit, po mundohen me çdo kusht që të njëjtën gjë ta bëjnë edhe me qeverisjen e Albin Kurtit, i cili nuk e ka asnjë arsye dhe as motiv që ta çoj vendin në zgjedhje të parakohshme.

Lutjet e mëkatarëve

Opozita me njëqind e njëmijë mëkate, kot i lutet Albin Kurtit që t’ua falë pushtetin, të kota do të jenë edhe lutjet ndaj elektoratit të zhgënjyer për t’i mbështetur, të cilëve, vetëm ikja nga vendi u ka mbetur shpëtim!

Opozita, të vetmën mundësi demokratike dhe ligjore e kanë ngritjen e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, për të cilën, përveqse nuk i kanë numrat, u mungon edhe bashkrendimi i veprimeve si parti opozitare.

Sa për këtë opozitë të lodht dhe të ç’akorduar, Albin Kurti mund të qeverisë edhe 20 vjet me vendin, po aq sa qeverisën këta me Kosovën, e tek atëherë mund të vihen “pikat e barazimit”, se kush ka qeverisur mirë me vendin e kush jo!

Më lutje qyqare dhe shtirrje atdhetare as nuk mbahet dhe as nuk fitohet pushteti. Janë puna dhe angazhimi i përditshëm në qeverisjen e vendit, përkatësisht politikbërja në shërbim të shtetit dhe qytetarëve, e cila do të vlerësohet nga ‘barometri’ i popullit në çdo katër vjet në ditën e votimit.

Jo Albini, por as Zoti nuk i dëgjon lutjet e opozitës

Partitë e sotme opozitare, dikur i bënte bashkë pushteti, sot në opozitë assesi të bashkohen qoftë edhe për një kauzë të vetme. Nuk mund të bëhen bashkë, për faktin se nuk i besojnë njëra-tjetrës. Për shkak se gjersa ishin në pushtet disa herë u tradhtuan mes tyre përmes “Zanzibarit”, me prishje të koalicionit qeverisës brenda natës, duke krijuar kriza artificiale, kauza të rrejshme situata mosbesimi duke mos arritur kështu asnjëherë që ta qojnë deri në fund mandatin kushtetues dhe besimin e popullit.

Partitë opozitare qëllimshëm po mundohen të harrojnë se ka ikur koha e “Zanzibarit” dhe krizave artificiale. Sot e kemi një pozitë të konsoliduar në qeverisjen e vendit me një koordinim të shkëlqyeshëm mes tre institucioneve më të larta në vend, përkatësisht mes Presidentes, Kryeparlamentarit dhe Kryeministrit, të cilët me mirëkuptim dhe mirëbesim mes tyre po i kalojnë të gjitha sfidat dhe pengesat në rrugëtimin jo të lehtë në qeverisjen e vendit.

Po të kisha mundësi, që nesër do ta dërgoja vendin në zgjedhje për të testuar fuqinë politike të pozitës dhe nivelin e opozitës, e cila përveq zhurmës dhe hallakamës në Kuvend, nuk është e zonja për asgjë, madje as të bëjë opozitarizëm të vërtetë.

Shumë shpejtë opozita do ta kthejë Kuvendin në faltore, duke u lutur që Albin Kurti të (vet) dorëhiqet dhe t’ju thotë atyre, merreni pushtetin ja ku e keni! Vështirë të besohet që Albin Kurti i pranon lutjet e opozitës, madje as Zoti nuk ua pranon lutjet e mëkatarëve në ‘Muajin e Ramazanit’.

Andaj, i bëjë thirrje opozitës që të bashkrendohen në veprime dhe të bashkohen në një koalicion të madh parazgjedhor për t’u përballur me Albin Kurtin, në të kundërtën i pret i njëjti fat i zgjedhjeve të vitit 2021. Më mirë për opozitën dhe për të gjithë për t’i pritur afatet e rregullta zgjedhore, pasi edhe ashtu ka mbetur më pak se një vit deri në fund të mandatit të kësaj qeverie.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. ….Mbaje veten e mos u korite per pak o Florim burri!

    Te keqinj dhe te mire ( contradictio in adjecto): Hashim Thaci, Ramush Haradinaj ose UCK-s, iay sollen lirine, nderin dhe moralin e shkelur dhe neperkembur Kosoves dhe shqiptareve. Plus politika e “urte” dhe e “bute” e Dr. Rugoves…E jo Albin Kurti me Xhelal Sveclen, Husamedin Ferrajn e Faton Bislimin, o jarani i pites!

    Nuk po e dij hala (akoma) se kush i kontrollon dhe menaxhon portalet, gazetat ose revistat shqiptare ne Kosove dhe emigracion, per bese!

    Une per veti nuk shkruaj dhe s´komengtoj me ketu!

    Ju falemnderit qe i keni pranuar disa komente ose reagime te mia me nofka te ndryshme!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu